Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

Makina bie në greminë nga lagështira,vdes Sokol Olldashi Empty Makina bie në greminë nga lagështira,vdes Sokol Olldashi

21st November 2013, 07:01
TIRANË-ELBASAN - Deputeti i PD, ish-ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, ka humbur jetën mbrëmë në një aksident në rrugën Tiranë-Elbasan. Lajmi konfirmohet nga burime nga burime të Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme.
Makina bie në greminë nga lagështira,vdes Sokol Olldashi 10038610
Siç informon nga vendngjarja korrespondenti i 'A1 Report", Arsen Rusta aksidenti i "ish-ministrit të Rrugëve" ka ndodhur sot (dje) në mbrëmje në aksin rrugor Tiranë-Elbasan në lapidarin e Kërrabës rreth orës 21:20 minuta të mbrëmjes së djeshme tek zona e quajtur lapidari i Kërrabës, në kilometrin e 6 të rrugës Tiranë-Elbasan, ku automjeti, tip Benz, me targë AA003NH, në zotërim të Olldashit ka dalë nga rruga. 

Siç konfirmoi më vonë policia, mendohet se veprimi fatal ka ndodhur ngjitur me varrezat dhe xhaminë e fshatit Kërrabë në një kthesë të harkuar për shkak të shpejtësisë së madhe, kthesës së fortë dhe terrenit të lagësht, në një përzierje të baltës me shiun, që binte rrebesh në ato momente. Më pas automjeti ka bërë disa rrotullime dhe ka rënë në një humnerë 20 metra të thellë. Ngjarjen fillimisht e kanë pikasur banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar policinë, e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje. Po ashtu kanë mbërritur edhe dy ambulanca, e para ka mbërritur ambulanca nga Elbasani, e dyta ajo nga Tirana, po ashtu dhe forcat e policisë së komisariatit numër 1 dhe policia rrugore.

Ka qenë e vështirë fillimisht të konfirmohej humbja e jetës së deputetit Olldashi për shkak se pamja e tij ishte shfytyruar dhe makina gjendej e përmbysur 180 gradë në një terren të vështirë. Por tek trupi i tij janë gjetur syzet dhe dokumentet e identifikimit të deputetit, të cilat krijuan menjëherë idenë se viktima është pikërisht Olldashi, i cili ka qenë në timon në çastin e aksidentit dhe i vetëm në makinë. Është provuar edhe të telefonohej Olldashi dhe telefoni binte, por askush nuk përgjigjej. Rreth një orë pas aksidentit, në 23:35 është bërë e mundur dhe nxjerrja e trupit të tij.

Në vendgjarje kanë mbërritur të parët deputetët e Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe Astrit Patozi, më pas ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, më pas edhe kreu i PD, Lulzim Basha, ish-kreu i PD, Sali Berisha, djali i Berishës, Shkëlzen Berisha. I gjithë grupi parlamentar i PD ka mbërritur në vendngjarje, gjithashtu edhe deputetë të PS, si Taulant Balla, Ilir Beqaj, Alfred Peza, por dhe drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit. Nuk ka munguar as kryetari i Kuvendit dhe kryetari i LSI, Ilir Meta apo edhe nënkryetari i LSI, Petrit Vasili.

Në vendngjarje edhe bashkëshortja e Sokol Olldashit, e cila ka pësuar një tronditje tepër të madhe kur ka mësuar lajmin. Ajo shoqërohej nga deputetja e PD, Mesila Doda, e cila më parë përpiqej t'i fshihte të vërtetën, duke i thënë se "Sokolin po e çojnë në spital".

Trupi i Olldashit më pas është çuar në morg, ku kanë mbërritur të shumtë figura të politikës, miq të tij, të njohur, ku nuk ka munguar Lulzim Basha, Edi Paloka, Gerti Bogdani, Ilir Beqja etj. Familja e Olldashit ka hapur dyert e zisë në apartamentin në rrugën e Elbasanit, përballë Ambasadës amerikane.

Ndërkohë që pritet ekspertiza mjeko-ligjore dhe është ngritur edhe një grup hetimor për rastin. Aktualisht rruga është e bllokuar, ka shumë trafik dhe po bie shi i rrëmbyeshëm. Zjarrfikësja pas dy orë përpjekjesh ka tërhequr fuoristradën, e cila gjendej 180 gradë e përmbysur.


MERO BAZE: SHPEJTËSIA DHE RREZIKU I JEPTE ADRENALINË
"Nuk e përfillte rrezikun deri në atë shkallë sa krijonte mitin e njeriut të fortë dhe të pamposhtur. Kam plot episode grindjeje nga jeta ime e përbashkët me të, që nisnin dhe mbaronin me faktin, se ai donte të ishte në timon.  Adrenalina që i jepte shpejtësia dhe rreziku ishin arsye pse ai eci aq shpejt", shkruan ndër të tjkera Mero Baze në një editorial kushtuar Sokol Olldashit tek Tema. 


Redaksia Online
(mag/a.c./shqiptarja.com)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi