Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Totali i votave : 22

Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

Aksidentet në Shqipëri  Empty Aksidentet në Shqipëri

26th November 2013, 02:13
a) faji i drejtuesve
b) mungesa e sinjalistikës në rrugë
c) përmirësimi i infrastrukturës së rrugëve
d) mungesa e kontrollit nga policia Rrugore
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Aksidentet në Shqipëri  Empty Re: Aksidentet në Shqipëri

16th March 2014, 15:18
Aksidentet, 400 persona vdesin çdo vit
Aksidentet në Shqipëri  44660_3

TIRANE-Të dhënat e aksidenteve në vendin tonë janë si një bilanc lufte. Çdo ditë rrugët e Shqipërisë përgjaken duke shkaktuar të vdekur dhe të gjymtuar. Ndërkohë, masat që merren nga institucionet për-gjegjëse janë shumë të vakta. Sipas të dhënave të deri tanishme të Policisë Rru-gore, nga aksidentet automobilistike kanë humbur jetën rreth 290 persona. Në kuadër të dekadës së sigurisë rrugore Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ndërmarrë një nismë të përbashkët dhe me Ministrinë e Shëndetësisë të vendit tonë në kuadër të dekadës së sigurisë rrugore 2011-2020, ku janë mbledhur për të parën herë, në një tryezë të rrumbullakët specialistë të fushës, përfaqësues të qeverisë dhe parlamentit. Gjatë këtij takimi janë diskutuar masat që duhet të merren për të shtuar sigurinë rrugore në vend, por edhe problematikat dhe shkaktarët kryesor të këtij fenomeni.
Statistika
Duke parë të dhënat nga viti 1995 deri në vitin 2010, kanë humbur jetën nga aksidentet automobilistike 4600 persona. Viti më i përgjakshëm sipas të dhënave zyrtare të policisë rrugore ka qenë viti 2007, ku kanë humbur jetën 384 persona dhe janë plagosur më shumë se 1700 të tjerë. Gjatë vitit 2008 është vënë re një ulje e personave që kanë vdekur nga aksidentet rrugore, pasi kanë humbur jetën rreth 100 persona më pak se viti paraardhës, me 283 viktima. Por sërish kurba vjen në rritje gjatë vitit 2009, duke shënuar një ndër vitet me numrin më të lartë të personave që kanë vdekur nga aksidentet rrugore, plotë 378 persona, ndërsa të plagosur kanë qenë rreth 1833. Ndërsa gjatë vitit 2010 kanë ndodhur 1630 aksidente, ku kanë gjetur vdekjen 354 persona dhe 1540 të tjerë janë plagosur. Sipas të dhënave specialistët shprehen se nga viti në vit vihet re se ka një rritje prej 30% të numrit të të vdekurve. Nga ku 35% e të vdekurve dhe të plagosurve janë këmbësorë, 65% drejtues mjetesh dhe pasagjerë. Aksidentet prekin më tepër shtresat e varfra dhe familjet me të ardhura të pakta. Numrin më të madh të këmbësorëve që humbin jetën, 76% e tyre, janë fëmijë dhe të moshuar. 78% e drejtuesve të mjeteve që humbin jetën dhe plagosen janë të moshës 18-44 vjeç. Vlera e dëmit llogaritet në 106 milionë euro humbje në vit.
Shkaktarët
Ndër shkaktarëve kryesore të aksidenteve në vendin tonë renditet shkelja e rregullave të qarkullimit e cila përbën 78,8% të rasteve të aksidenteve. Me tej vijohet me shpejtësinë tej normës së lejuar e cila shkakton 29% të vdekjeve dhe 32% të plagosjeve por edhe shkeljet e rregullave të qarkullimit nga këmbësorët zënë një përqindje të konsiderueshme në shkaktarët e aksidenteve automobilistike, duke kapur shifrën 19 %. Ndërsa përdorimi i alkoolit në timon është shkaktare e rreth 6.7% të aksidenteve, po ashtu edhe shkaqet natyrore dhe mangësitë teknike përbëjnë 2.2% të aksidenteve. Në rrugët e vendit tonë lëvizin shumë mjete të vjetërsuara, ku rreth 72% e automjeteve janë të amortizuar me vjetërsi mbi 10-vjeçare. Duke bërë që mbi 90% i aksidenteve rrugore të shkaktohen nga automjete të vjetra.
Urgjenca
Mjekësore

Shumë shpesh ndodh që të aksidentuarit transportohen në spitale nga transport i rastit pra jo i specializuar. Duke shkaktuar shpesh herë vdekjen e personave të aksidentuar. Ky problem u ngrit edhe nga ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili, i cili sqaroi se do të merren të gjitha masat që kjo shifër të shkoi drejt uljes. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, 27% e të plagosurve rëndë humbin jetën gjatë transportit. Por shpesh herë ndodh edhe nga vonesat dhe trafiku në rrugë, pasi çdo kujt i ka rastisur që jo vetëm automjete private që kanë një emer-gjencë shëndetësore bllokohen në trafik por dhe ambulancave nuk i hap rrugën askush. Sipas të dhënave vetëm 4% e të aksidentuarve transportohen në urgjencat spitalore me mjete të specializuara. Përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë gjatë takimit të organizuar për sigurinë rrugore kanë sqaruar se do të merren masa parandaluese përmes edukimit, masave inxhinierike, zbatimit të ligjit, përdorimit të shërbimit të urgjencës e bashkëveprimit të të gjithë faktorëve.

(GazetaShqiptare/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi