Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Amelia
Amelia

Regjistruar : 02/01/2008
Postime : 909
Points : 1463
Reputacioni : 59
Medalje Medalje2 Medalje Green

 Historia e Shqipërisë ! Empty Historia e Shqipërisë !

29th November 2013, 02:14
Historia e Shqipërisë !

Pas fatkeqsive me vajzat e tyre, Kadmus dhe Harmonia mbreteruan ne Theba per nje kohe te gjate, duke e civilizuar popullin e tyre, dhe kryesisht u mesonin njerezve te shkruanin. Se fundi ata u larguan ne drejtim te veri-perendimit ku Kadmus u be mbret i Ilirjaneve; ne fund te jetes se tyre te dy ata u kthyen ne gjarperinj (sic eshte trajtuar me siper Gjarperi ishte nje figure qe simbolizonte rendin kozmik dhe besimin fetar tek pellasget; shen. i perkth.) krejt te pademshem (kjo histori eshte treguar nga Euripidi dhe Ovidi) ose u derguan ne Elysium nga Zeusi. Si gjarperinj ose si banore te Elysium ata ishin paraardhes te respektuar prej pasardhesve te tyre, dhe largimi i tyre nga Kadmeia (Theba) nuk u be prej ndonje humbje beteje ose mjerimi, por si simbol i ndryshimit te tyre nga te vdekshem ne heronj ose status qiellor.

Eshte me se e kuptueshme, se dy popullsite e ardhura ne kete territor perpara grekeve, ajo e kohes se Neolitit (70000 vjet p.e.s.) dhe ajo Minoane (3000 vjet p.e.s.) kane te njejten prejardhje, fe dhe zakone. Por, kush ishin Minoanet? Sic u parashtrua me lart popullsia dhe epoka u quajten Minoane prej emrit te Minos, mbretit te Kretes dhe i biri i Europes e cila ishte motra e Kadmus mbretit te Tebes (Thebe). Sipas shkrimtareve antike greke, Kadmus pas mbreterimit ne Tebe shkoi me ne veri dhe u be mbret i Ilirjaneve (nga nje llogaritje e thjeshte e kohes kur jetoi Minos nipi i Kadmus, del se Ilirjanet ndodheshin ne trojet e tyre edhe aty ku sot quhet Greqi te pakten 1000 ne mos 70000 vjet perpara grekeve). Kuptohet se as antikasve greke nuk u pelqente te permendnin faktin se keta Iliro-Pellasgiane ne ate kohe banonin edhe ne territorin e Greqise se sotme. Por Joseph Campbell ne librin ”Primitive Mythology” jep te dhena studimore qe e vertetojne kete fakt si dhe per manipulimin Grek te historise duke futur thuajse kudo prezencen e Zeusit, megjithse ne ate kohe keta zota nuk kishin ”mberritur” ne keto territore:
(faqja 184)
Festivali Grek i quajtur Thesmophoria, ishte ekskluzivisht per grate, dhe, sic ka demonstruar Jane Harison ne Prolegomena ne Studimin e Fese Greke, te tilla rite ne territorin e Greqise ekzistonin vetem ne kohen para-Homerike; qe do te thote se keto rite kishin mbijetuar, nga e ashtu-quajtura periudhe Pellazgiane, ne epoken e bronxit te hershem kur qyteterimet e Kretes dhe Trojes ishin ne lulezim te plote dhe zotat luftarake, Zeusi dhe Apolloni, te Grekeve te mevonshem patriarkale nuk kishin mberritur ende ne kete zone qe te zvogelonin forcen e nenes, perendeshes se madhe.

Dihet gjithashtu, sipas pemes familiare te Kadmus te dhene me poshte, se e bija e stergjyshit te Kadmus (lumit-zot) Inachus i cili ndodhej ne Argos, ishte Io, nena e Epaphus themeluesit te familjes mbreterore te Egjiptit dhe Argosit. Epaphus, ishte babai i Lybias (Libise) dhe Agenorit qe ishte mbreti i Fenikasve (nga te cilet greket, sic e permendem edhe me lart, huazuan alfabetin) dhe babai i Kadmus. Pra e perseritur ne menyre te merzitshme, greket huazuan alfabetin nga Fenikasit, mbreti i te cileve ishte babai i mbretit te Ilireve Kadmus. Dhe mua me vinte per te qare dhe per te qeshur kur ne nje nga seancat e parlamentit grek, nje deputet (nuk di se i kujt) i beri te gjithe greket deputete te duartrokisnin ”pa dallim feje krahine dhe ideje”, duke thene, ”Duhet ta kemi te qarte zonja dhe zoterinj se kur themi Veriu i Epirit kemi thene Veriu i Greqise”. Keta lloj qeniesh njerezore ne se do te shihnin fjalorin dhe hartat per ate kohe, do te kuptonin dy gjera: se pari, Epir perkthehet ”territor kryesor” (Main Land); dhe se dyti, ky territor ne cdo harte te asaj kohe eshte i ndare nga Greqia, ndersa vete shkrimtaret antike greke kane shkruar se ai banohet nga nje popullsi e huaj jo greke. Por le t’i kthehemi fakteve dhe studimeve historike, qe tregojne vendndodhjen e paraardhesve te Kadmus bazuar ne legjendat e vete grekeve ku sipas librit ”Classical Mythology”:
...Ne historine e Argive i pari i njerezve ishte Phoroneus, i cili themeloi mbreterine e Argos dhe vendosi, ne ndeshjen per territore midis Poseidonit dhe Heras, ne favor te Heras. I inatosur, Poseidoni i thau lumenjte Argive, nje nga te cilet ishte Inachus, babai i Phoroneus. (Faqja 368. Perseus dhe Legjendat e Argos)

Nepermjet Epaphus, Io kishte themeluar familjet mbreterore te Egjiptit dhe Argosit, si dhe Phoenicia (mbreterine e Fenikasve; shen i perkth.), te Tebes dhe Kretes. Vete Epaphus, thuhet se ka themeluar shume qytete ne Egjipt, duke perfshire edhe qytetin mbreteror te Memphis. Vajza e tij Libya (Libia), e cila i dha emrin e saj nje pjese te Afrikes veriore; kishte dy djem binjake, Agenor dhe Belus, nga te cilet Agenor u be mbret i Phoenician (Fenikasve; shen i perkth.), dhe ishte babai i Kadmus (themeluesit te Tebes dhe me vone mbret i Ilireve, faqja 302; shen i perkth.) dhe i Europes (nena e mbretit te Kretes Minos). Belus qendroi ne Egjipt dhe u be babai i dy djemve binjake, Aegyptus (Egjiptit; shen i perkth.) dhe Danaus. (faqja 378)
Amelia
Amelia

Regjistruar : 02/01/2008
Postime : 909
Points : 1463
Reputacioni : 59
Medalje Medalje2 Medalje Green

 Historia e Shqipërisë ! Empty Re: Historia e Shqipërisë !

29th November 2013, 02:15
Fakti i nje perkatesie fetare jo-greke por i fese me te lashte te
njohur, asaj Indiane, te banoreve te Epirit verteton edhe njehere
perkatesine etnike jo-greke te kesaj treve Ilire. Kjo mund te shihet ne
librin ”OCCIDENTAL MYTHOLOGY The Masks of God” dhe ne librin ”Primitive
Mythology” nga Joseph Campbell, ku jepen te dhena te vlefshme mbi
besimin e vjeter fetar te Epirit, si dhe ngjashmerine e ketij besimi me
ate te qyteterimit te hershem Indian.
Ne librin ”Mbi Kafshet e Natyres”, Aelian, nje autor Romak (222 e.s.),
pershkruan nje gjrper te shenjte ne Epirus, qe thuhej se i perkiste
Apollonit, por qe ne te vertete ishte nje nga gjurmet e mbijeteses se
mitologjise para-Helenike. (faqja 20)


Ne territorin e Greqise ne kohen e Pellasgianeve dhe ne Indi ne kohen e
Dravidianeve, demonet simbolizonin formalisht forcen e rendit kozmik, e
tille ishte forca e gjarperit te pavdekshem.
.....
Perandoria Minoane e Kretes u shperbe ashtu si dhe qytetet binjake,
Harappa dhe Mohenjodaro te civilizimit Dravidian te Indise. Ne Indi
mitologjia e vjeter e forces se gjarperit vazhdoi deri ne gjysmen e
mileniumit te pare para eres sone, ajo ka absorbuar te gjithe panteonin
dhe shpirtin e zotave te Vedikut: - Indra, Mitra, Vayu etj.

...Kjo fitore e principit te deshires se lire, sebashku me moralin e
pergjegjsise individuale, treguan dallimet e para karakteristike te
miteve Oksidentale; dhe ketu e kam fjalen jo vetem per mitet
Arjano-Evropiane (Greket, Romaket, Keltet dhe Gjermanet), por
gjithashtu edhe per ato te Semitike dhe Arjane te Levantit (Semitike:
Akadianet, Babilonasit, Fenikasit, Hebrejte, dhe Arabet; Arjane:
Persianet, Armenasit, Frygianet, Thrako-Ilirjanet, dhe Sllavet) (faqja
24).


Ne librin ”PRIMITIVE MYTHOLOGY THE MASKS OF God” nga Joseph Campbell,
shihet qarte ne baze te renditjes lashtesia e gjuhes shqipe:
Franz Bopp (1791-1867), ka publikuar ne 1816 nje studim krahasues i
sistemeve te zgjedhimit te Sanskrites, Greqishtes, Latinishtes,
Persishtes dhe Germanishtes, duke bere te mundur me se fundi qe ne mes
te shekullit te qartesohej nje shperndarje e afert e gjuheve te lidhura
midis tyre duke i identifikuar ato ne pjeset me te medha te botes se
civilizuar: kjo shperndarje e gjere e familjeve gjuhesore e ka
prejardhjen nga nje burim i vetem dhe perfshin: (I) pas Sanskrites dhe
Palit (gjuha e skripturave Budiste), shume nga gjuhet e Indise veriore,
Singalezen (gjuha e Ceylon), Persishten, Armenishten, Shqipen dhe
Bullgarishten; (II) Polonisht, Rusisht, dhe gjuhet e tjera Sllave;
(III) Greqisht, Latinisht dhe te gjithe gjuhet e Evropes pervec
Estonishtes, Finlandishtes, Hungarishtes, dhe gjuhes Baske. (faqja 9)


THUCYDIDES, nje gjeneral athinas, shkroi librin, ”History of
Peloponnesian War”, ku vertetohet edhe nje here banimi nga Pellasget i
territorit te sotem Grek; te dhena mbi Iliret dhe aftesite e tyre
luftarake qe i benin edhe gjeneralet Spartane te terhiqen, si dhe mbi
Durresin te cilin greket donin ta kolonizonin me banoret e tyre. Keshtu
ai sqaron se:
...Para kohes se Hellenit, birit te Deucalionit, dhe para Luftes se
Trojes territori i Greqise se sotme nuk quhej Hellas. Pjese te ndryshme
te ketij territori njiheshin nga emrat e fiseve perberese te tij, pra
emra Pellasgiane. (faqja 36 ”Parathenie”)

Nje nga qytetet e lashta Ilire ishte Durresi per te cilin gjenerali athinas shkroi:
Qyteti i Epidamnusit (Durresi i sotem; shen. i perkth) ndodhet ne te
djathte te Gjirit Ionik. Ai eshte nje territor i huaj qe banohet nga
nje rrace Ilirjane e quajtur Taulantian. (faqja 49, ”Grindja per
Epidamnusin”, vitet 446-433)

Ambicjet ndermjet Athinasve, Spartaneve, dhe aleateve te tyre bene qe
Durresi te kthehej ne nje arene perleshjesh ne te cilen humbesi me i
madh ishte populli Ilir.
...E gjithe kjo shkaktoi nje ndjenje te keqe, dhe keshtu Korinthasit
ishin teper te gatshem qe te dergonin forca ne Epidamnus. Ata kerkuan
vullnetare per t’i derguar atje, dhe krijuan nje force qe perbehej nga
Ambraciote, Leucadiane, si dhe vete qytetaret e tyre korinthas. Kjo
force marshoi nga toka per ne Apolloni (ne rrethin e Fierit te sotem;
shen. i perkth), qe ishte koloni e Korinthit, duke e shmangur keshtu
rrugen detare nga frika se mos diktoheshin nga Kerkyrasit (Korfuzasit;
shen i perkth.). (faqja 50)


Mesazheret mberriten ne Korinth me lajmin se Epidamnusi ishte i
rrethuar, dhe Korinthasit filluan te pregatisnin nje force cliruese. Ne
te njejten kohe ata benin oferta per vullnetare qe te krijonin nje
koloni Korinthase ne Epidamnus. Ata qe nuk shkonin per momentin, do te
kishin te njejtat te drejta per toke si dhe ata qe shkonin te paret.
Per kete arsye Korinthi e uli cmimin e tokes deri ne 50 dhrahmi
korinthase. (faqja 51)

Disa vjet me vone kur ish-luftetaret Athinas ktheheshin nga ekspeditat
ushtarake per te rifilluar dhe ndertuar jeten civile, nje arsye e
vecante nuk i lejonte ata te ndertonin shtepite e tyre perreth
Akropolit, qendres se tyre shpirterore dhe fetare.
...Nen Akropolin ndodhet nje territor i quajtur ”toka Pellasgiane”, e
cila ishte e mallkuar dhe nuk duhet te banohej; aty ndodhej gjithashtu
nje fragment nga orakulli Pythian ku thuhej: ”Eshte me mire per Athinen
ta lere te qete territorin Pellasgian”. (faqja 135, ”Nderprerja e
Luftes”, viti 431 p.e.s.)
Kjo nuk ishte dicka e re per Greket e mesuar te pushtonin territoret e
tjereve, por ne kete rast atakishin te benin me nje qender te vertete
shpirterore Pellasge, nga e cila ndiheshin te terrorizuar.
Megjithse ne shume literatura artistike, historike, apo ushtarake
shkruhet me admirim per luftetaret dhe jeten e Spartaneve, nuk e ka
marre mundimin njeri te pohoje se:
...Ilirjanet jane nje rrace luftetaresh, dhe frika prej tyre beri qe te
dy komandantet Spartane te binin dakort per t’u terhequr. (faqja 340,
”Fundi i Vitit te Nente te Luftes”, viti 423 p.e.s.)
Amelia
Amelia

Regjistruar : 02/01/2008
Postime : 909
Points : 1463
Reputacioni : 59
Medalje Medalje2 Medalje Green

 Historia e Shqipërisë ! Empty Re: Historia e Shqipërisë !

29th November 2013, 02:15
Per mua ishte shokues fakti qe mitollogjia e grekeve jepte te dhena
edhe per emrin dhe popullin e Dardanise. Keto te dhena munda t’i mbledh
nga libri i Mark P. O. Morford dhe Robert J. Lenardon ”Classical
Mythology”. Megjithse sic e pame me lart greket me zotat dhe emrat e
tyre e kane transformuar ne menyre provokuese historine, shume te dhena
te pa kontestueshme tregojne rrenjen e Dardaneve dhe se ishin Dardane
ata qe krijuan familjen mbreterore te Trojes. Por le te shohim me pare
rrenjen e Dardaneve sipas mitologjise se grekeve:
Elektra, e bija e Atlasit, kishte dy djem prej Zeusit, Iasion dhe
Dardanus. Pas vdekjes se Iasion (qe mendohet te kete ndodhur ne
Samothrace), Dardanus lundroi per ne Troad, ku ishte mbret Teucer, i
biri i lumit-zot Scamander. Atje Dardani u martua me vajzen e mbretit
dhe ndertoi nje qytet te cilit i vuri emrin e tij. Pas vdekjes se
Teucer, territori u quajt Dardania dhe banoret e saj (sipas Homerit)
Dardane. Prej Dardaneve ka rrjedhur edhe familja mbreterore e Trojes.
(faqja 458,”Azia e Vogel”)

Perseri sipas te vjeterve te grekeve dhe mitologjise se tyre, origjina e Dardanus lidhet me vete KRIJIMIN.
...Titanet, bijte dhe bijat e Uranus dhe Ge (sipas mitollogjise greke,
Ge ishte perendeshe dhe e bija e krijuesit te tokes Chaos; shen. i
perkth.), jane dymbedhjete ne numer: Oceanus, Coeus, Crius, Hyperion,
Iapetus (qe ishte babai i Atlasit, gjyshi i Elektres dhe stergjyshi i
Dardanus, shume e shume vjet para ardhjes se grekeve; shen. i perkth.),
Theia, Rhea, Themis, Mnemosyne, Phobe, Tethys, dhe i linduri i fundit
Cronus ( i cili ishte babai i Zeusit; shen. i perkth). (faqja 33. Mitet
e Krijimit)

Prej Dardanus e kishte prejardhjen familja mbreterore e Trojes dhe kjo rrace shquhej nga te tjerat per bukurine dhe trimerine.
...Te tjeret kercenin dhe kendonin ne kor ndersa prifti Thracian,
Orfeus, i shoqeronte ata me harpen e tij. Ketu eshte nje linje e vjeter
Trojane e mbretit Teucher, e Ilus dhe Assaracus themeluesve te Trojes
dhe bij te Dardanus, nje nder rracat me te bukura me heronj
shpirt-medhenj dhe te nje kohe me te mire. (faqja 272-273.)


Virgjili ishte nje shkrimtar Romak, dhe fjalet e tij mbi paraardhesit e
familjes mbreterore te Romes me bejne te gjykoj se anti-Shqiptaret si
Ministri i Jashtem Italian Dini, duhet te pakten te shprehin respekt ne
se nuk e perkrahin kombin prej te cilit e kane prejardhjen:
...Prologu i Vergilit ne historine e tij per Aeneas (Enean e Trojes;
shen. i perkth.), tregon lidhjen e historise Romake me Epiken Homerike,
dhe portretizon Aeneas, si te mbijetuarin nga renia e Trojes dhe
para-ardhes te udheheqesve te Romes (Aeneid 1. 1-7):
...Prej tij (Eneas; shen. i perkth.) e kane prejardhjen populli Latin, te vjetrit e Albas, dhe muret e Romes se madhe.
Sipas Virgilit, Aeneas (pas renies se Trojes ne 1228 p.e.s..; shen. i
perkth.) lundroi per ne Thrace, Delos dhe deri ne Krete, ku ai qendroi
nje vit, duke besuar se ky ishte vendi nga ku kishte ardhur Dardanus.
...Nje epidemi dhe nje vizion i Penates e bene ate te lundronte perseri
ne kerkim te Italise, e cila duhej te ishte shtepia origjinale e
Dardanus, por me pare ai shkoi ne Epirus... (faqja 489. Mitologjia
Romake..
Amelia
Amelia

Regjistruar : 02/01/2008
Postime : 909
Points : 1463
Reputacioni : 59
Medalje Medalje2 Medalje Green

 Historia e Shqipërisë ! Empty Re: Historia e Shqipërisë !

29th November 2013, 02:17
Pema familiare e Dardanus.



Ne baze te ketyre te dhenave apo atyre arkeologjike qe percaktojne ne
baze te objekteve te gjetura se mbreteria Dardane eshte krijuar rreth
shekullit 18-te p.e.s dhe skemes se mesiperme te pemes familiare te
Dardanus, shihet qarte lashtesia e emrit, tokes dhe popullit Dardan,
per te cilin megjithse shume historiane e dine qe u shkaktoi humbje dhe
veshtiresi pushtuesve Romake, ne literaturen shkollore te historise se
Italise as qe permendet. Per te mos permendur qe shtete si Serbia
(popullsia e te ciles ka filluar levizjen drejt jugut ne shekujt 6-8 te
eres sone) pretendojne se kjo toke e hershme Ilire duhet t’u perkase
atyre.
Le te shpresojme se se afermi Akademia e Shkencave Shqiptare, meqenese
ka perfunduar epoka kur duhej te merreshin me trimerite e Brigadave ”S”
partizane, tani do te mund te merren seriozisht, ne se e kane ate
deshire, me ceshtjen kombetare, duke mos lene burimet greke dhe serbe
te manipulojne historine. Gjithashtu le te shpresojme se mediat
Shqiptare (brenda dhe jashte territorit Shqip-foles), do ta beje
popullin Shqiptar me te vetedijshem dhe krenar per prejardhjen e tij ne
vend te ofrimit te thashethemeve banale te politikes.
Ne kohet e lashta mbeshtei nje popullsi te madhe vigore (te forte) ne
sundimin turk shek XV-XX nga kulturimi i varfer. Njerezit paleolitik
gjuajtes te drerit polar kan len shum gjurem historike ne Epir. Ne
kohet e vona neolitike u themeluan qendra detare si ajo e Himares
(himara greqisht perroj). Barinjte dhe gjuetar pushtuan Epirin ne kohet
e hershme te mesme te bronxit te cilet sollen gjuhen greke. Varrimet e
tyre te hershme me shtiza jan ndoshta te popullit Kurgan qe sollen
kalin dhe gjuhet Indo-Europiane qe jan sot Rusia jugore. Themeluesit e
qytetit Miceanea qe benin dhoma varrimi te njejta mund te ken ardhur
nga Epiri dhe Shqiperia qendrore.
Mbas refuzimit te qytetrimit Miceanian ishte zone e pushtimeve Doriane
(1100-1000 P.K). tre bashkime fisesh qe flisnin greqisht u duken ata
ishin Thesprotet e jugperendimit te Epirit, Moloset ne perendim te
Epirit dhe Kaonet ne veriperendim te Epirit. Ata jetonin te mbledhur ne
fshatra te vogla ndryshe nga qytet-shtetet greke e nen koloni ne
Ambracia (Arte),Elatria, Bukaetium dhe Pandosia. Ne shek e V Epiri
ishte ende ne periferi te botes greke po ne kete shek historiani
Thycidides i quante epirotet "barbar" jo grek.
Aecidaenet anetar te familjes mbreterore Molose fituan vrull nga
martesa e Filipit te II te Maqedonis me Olimpian princeshen e tyre. Ne
334 P.K kur Aleksandri i Madh pushtonte Azine daja i tij Aleksandri
sunduesi i Molosis sulmoj jugun e Italis qe ishte nen Rome dhe u vra ne
betej me 331. Mbreti me i madh i Moloseve ishte Pirrua 318-272 P.K. ai
dhe djali i tij Aleksandri i II sunduan ne jug ne Akarna e ne veri te
Shqiperis qendrore.
Aleanca Epirote nje kualicion i fiseve rreth 330 P.k u transferua ne
nje shtet federal e quajtur Liga Epirote qe kish edhe parlamentin e
saj. Shkatrrimisht duke mar pjes ne luften e III Maqedonse 171 168 P.K
Mlosia u mor nga Roma dhe 150 000 banor i moren peng si skllever.

Kur Perandoria Bizantine u nda Epiri eksistonte si mbreteri e pavarur
deri me 1204 por 1318 serb e shqiptar e sundonin kete zone. Me 1430 u
aneksua nga Turqia. Tre shekuj me von sovraniteti turk ne kete zon u
mposht nga nje despot Turko-Shqiptar i quajtur Ali pasha qe u njojt nga
Turqia me 1778 si pasha i Janines. Sundimi i tij u perhap me 1810 deri
ne Peloponezi, Thesali e pjes te Maqedonis Perendimore. Ai ishte shkaku
i luftes greke per pavarsi 1821-29 ku epirotet luajtn nje rol te madh.
Shum prejn Epirit verior iu dha Greqis me 1913 duke len minoritete ne
te dy anet e kufirt Greko - Shqiptar. Ne 1939 Italia bashkoj te gjitha
tokat shqiptare por u spraps nga Epiri i sotem Grek nga ushtria greke.
Pushtimi gjerman erdhi ne vazhdim gjer sa aleatet rivendosen kufijt.
Greket e Epirit Shqiptar e kan ruajtur kombesin e tyre por kerkesa per
tju bashkangjitur Greqis ka qen e pamundur. Ndarja e kufirit kufizoj
levizjen stinore te Vllaheve me kopete e tyre.

DESPOTIA E EPIRIT - (1204-1337), principat Bizantine ne Ballkan qender
rezistence per greket bizantin gjat pushtimit te kostandinopolit nga
perendimi Europian 1204-1261 despotia u krijua ne ate qe sot quhet
Shqiperia e jugut dhe veriperendimi i Greqis nga Mihal Angjel Duka
anetar i shtepis imperiale Bizantine. Gjysem vllai i tij dhe me i
suksesshem Teodor Dukas e zgjeroj sundimin e tij gjer ne Selanik ne
1222 dhe kerkoj titullin perandor bizantin.
Rivali i Teodorit Xhoni i III Vataca perandor i Nikaeas dhe Xhon Asen
III I Bullgaris e sulmuan ate nga lindja dhe veriu. Xhon Asen II sulmoj
dhe kapi Teodorin me 1230 ne betejen e Klokotnices (ne Bullgari).
Nen Mihalin II (1236-71) Epiri u zvogelua shume dhe me 1264 Mihali u
detyrua te pranoj sundimin e Mihalit te VIII i Palaeologus, qe kishte
nxjer latinet nga Kostandinopoja dhe rivendosi perandorin Bizantine.
Ne shek XIII Epiri promovoj nje ringjallje klasike studimore dhe
kontriboj ne zhvillimin e Renaissances ne Itali. Principata u rianeksua
ne perandorin bizantine ne 1337.

ILIRIA - e banur ne shek X P.K nga Iliret nje popull Indo-Europian. Ne
kulmine fuqis se tyre kufijt e tyre shkonin nga lumi Danub e gjer ne
gjirin e Ambracias (Arta) ne vij detare dhe ne malet Shar ne Serbin e
sotme. Iliret mbartes te kultures Hallstate ndaheshin ne fise secili i
vet-qeverisur me keshill rendi e nje lider te zgjedhur. Por nje fisnik
mund te mblidhte disa fise ne nje mbreteri. E fundit dhe me e nojtur
kishte Shkodren si kryeqytet. Nje nga sunduesit me te njohur ishte
mbrei Agron (ne gjysmen e dyte te shek III P.K) i cili ne aleance me
mretin maqedon Demetrusi i II mundi Aetolianet (231 P.K). por ai vdiq
papritur e gjat minoritetit te djalit te tij e veja Teuta vepronte si
regjente. Mbreteresha Teuta sulmoj Sicilin dhe kolonit greke pergjat
bregdetit, pjeserisht me marin Ilire. Njekohesisht u armiqesua me Romen
e cila dergoj nje flot te madhe ne bregdetin lindor te Adriatikut .
edhe pse Teuta iu nenshtrua me 288 mbreteria interiore nuk u
shkaterrua, nje ekspedit e dyte u dergua kunder Iliris qe bente lufte
mbrojtese e cila mbaroj me marjen e te gjith Ballkanit nga Roma. Mbreti
i fundit Ilir Genti u dorezua me 168 P.K. provinca Romake e Iliris
fillonte nga lumi Drilon (Drin) ne jug e gjer ne Istiria te Kroacis se
sotme ne veri e lumi Savus(Sava) ne lindje. Qendra administrative e
Iliris ishte Salonae (Split) ne Dalmaci, me rritjen e perandoris romake
ne lindjen e Danubit, Ilirikumi u nda ne 2 provinca ajo e Dalmacis dhe
e Panonis. Ne shek e III Ilirikumi u be mburoja e fundit e Romes dhe
kultures se Perendimit Europian ne boten antike.
Me 395 Perandoria Romake u nda me ne fund dhe Iliria e lindjes ne lumin
Drinus (Drina) ne Bosnjen e sotme u be pjes e Perandoris lindore.
Ne shek e III-V u shkaterrua nga Visigothet dhe Hunet, me von ne shek
VI-VII Sllavet e transferuan strukturen etnike te territorit qe flitej
Ilirisht pervec zones se sotme me shqiptar.


GJUHA ILIRE - ghuhe Indo-Europiane e folur ne brigjet e Adriatikut dhe
juglindje te Italis ne kohen pre-romane. Gjuha e fragmentit Ilir ne
Itali quhet Mesapike ose Mesapiane. Disa studjues mendojn se gjuha
shqipe vjen nga ilirishtja.

GJUHA SHQIPE gjuh Indo-Europiane qe sipas satistikave te 1970 flitej
nga 2.8 milion njerez ne Shqiperi, Kosov, Maqedoni nga Leskovaci ne liq
e Ohrit ,Mal i Zi, Italin juglindore ne fshatrat Abruci e Molis,
Bazilikata, Pulia, Kalabria e Sicili rreth 300 000, ne Greqin Jugore
(Viotia ose Livadhja, Atika zone Athines, Evia ishull ne afersi te
Livadhjas,Andros dhe Peloponez). Emri Albania gjendet ne rtekorde qysh
nga koha e Ptolemit
Amelia
Amelia

Regjistruar : 02/01/2008
Postime : 909
Points : 1463
Reputacioni : 59
Medalje Medalje2 Medalje Green

 Historia e Shqipërisë ! Empty Re: Historia e Shqipërisë !

29th November 2013, 02:18
Historia e shqiperis
(pjesa e I)

SHQIPERIA NE LASHTESI


Nga Prof Frank W Walbank ,CBE FBA

Njerez qe banonin nga kohet Paleolitike ka patur ne kete vend duke
perfshir edhe Shqiperin moderne; dhe qysh nga 1945 arkeologet Shqiptar
kan qen aktiv ne kerkim te kohes kur jan vendosur njerezit ne kete zone
ne epoken neolitike(6000-2600 pk) ,epoken e bronxit (2600-1000pk) dhe
nga 1000pk ,njerzit e epokes se hershme te hekurit qe jetonin ketu.
Nder qendrat arkeologjike te rendesishme ter epokes se bronxit jan ato
te MALIQIT, TRENIT dhe PODGORES (afer Korces) dhe gajtanit ne jug
lindje te Shkodres. Kodrin-varrimet(tumuli) ne shume pjes te vendit i
perkasin kulturave te epokes se bronxit ose te hekurit, kur nje rritje
ne numer te vendeve te fortifikuara, trgon gjithmon e me shum per nje
shoqeri luftedashesish. Megjithse, probleme jan ngritur per
intepretimin e gjith ketij materiali. Venia ne dukje ne keto botime
eshte qe te vendosesh se cila nga kulturat nxjer ne shesh ne qendra
arkeologjike te ndryshme te shoqerohen me dukjen e Ilireve. Arkeologet
Shqipetar, ngaku Iliret jan parardhesit e tyre, jan te mendimit se
iliret ishin njerez autokton, qe zhvilluan brenda Shqiperis nje gjuhe e
kultur te perbashket gjat epokes se bronxit. Shkollar te tjer
konsiderojn se ishin nder pushtuesit e Shqiperis nga 1250 dhe ketej si
dhe luajten pjes ne carjen e civilizimit Mycaenaen ne Greqi. Ende te
tjer vendosin arritjen e Ilireve ne shqiperi , ne numer materialesh, ne
shek e X pk. Ne ndonje rast eshte e qarte se shum fise Ilire ishin ne
kete vend ne shekujt e XI dhe X pk dhe se ne shek e VII pk te gjitha
fiset udheheqese ishin duke pushtuar zonen ku me von gjendeshin (dhe
sigurisht ,ne hipotezat shqiptare ,me heret)
Termi Ilir ishte mar ie perhapur nga Greket nga nje fils i vecant,
Ilirianet te quajtur sic duket (Plyni,historia e natyres 3.144), qe
banonin ne zonen midis Scodra dhe Dyrrachium ;dhe eshte e perdorur si
pershkrim gjuhesor dhe etnik per popullin e shumt qe ne ate kohe zinte
shumicen e gad Ballkanik deri ne Danub. Gjuha e tyre e perbashket ishte
Ilirishtja. Fatkeqesisht njohuri per te eshte e paket, ngase nuk ka
shkrime apo mbishkrime te mbetura. Si rrjedhim shkollaret kan vetem
emra vendesh ,dhe emra burrash e grash qe te punojne mbi kete ceshtje,
dhe si rrjedhoj ata jan te pavendosur ne pronuncimin mbi
karakteristikat e gjuhes. Megjithate, sic duket ajo ishte gjuhe
Indo-Europiane dhe paraardhese e gjuhes moderne Shqiptare.

Iliret dhe Greket

Si ti karakterizosh fiset qe jetonin ne vendet e Shqiperis antike dhe
gjuhesisht ka qe nje tem shum ediskutueshme. Shkollaret Shqipetar
argumentojn fuqishem dhe me pasjon se te gjith fiset qe jetonin brenda
Shqiperis dhe pertej kufijve te saj ishin Ilir ne origjin. Gjeografi
Grek i shek I Strabo, i perfshin populjt qe jetonin ne jug te maleve te
Acroceraunian si Epirot qe sic thuhet Grek (7.7.5). si Ilir (7.7. ai
fuste ne list Taulantet (ne bregdetin perreth Tiranes), Byllionet (ne
te djatht te derdhjes se Vjoses), Parthini ne (ne luginen e Skumbinit)
dhe Byrget (ne veri te Taulanteve). Disa fise reporton ai (7.7. ishin
dy-gjuhesh;ne te vertet si Byllionet e ndoshta te tjer ishin me von
forcerisht te Helenizuar. Shikimi i Strabos mer pak perkrahje nga fakti
se ne vitin 200 pk qyteti kryesor i Byllioneve, Bylis, shtrihet ne
rrethin e te derguarve te shenjte nga faltoret pan-Helenike te Delfit
nje lidhje me festivalin Pythian. Kjo tregon se Bylisi ishte i
konsideruar si Grek, qysh vetem kur te derguarit vizituan qytetin Grek.
Ndarja e Strabos eshte gjithashtu e konfirmuar nga historiani i shek te
II pas k, Appian (Illyrica1)qe, ndesa caktonin zonat e gjera ne te
gjith Ballkanin te popujt Ilir perfundon kufirin e Iliris jugore me
Kaonet, qe banonin nga Shushica ne mesin e Vjoses. Ne fakt sic e
shikojn shkurt, kur qytetet mekembeshin ne jug te ketij ne shekIV pk
dhe me von, ishin ne respekte esenciale grek-ne gjuhe, kulte,
administrim , stili i artitektures dhe shtrimin e qytetit- por ata
permbanin dukshem nje element Ilir ne popullsin e tyre. Ndoshta Iliret
dhe greket ishin te shperndar ne kete zon thuajse si fshatra Grek dhe
Shqiptare te shtrira krah per krah ne gryken jugore te Drinos se sotem.
Distriktet veriore Shqipetare te shtrira neper male ndryshe nga te
jugut, ishin totalisht Ilir. Nga nje fis Ilir, Albani, qe duke iu
pershtatur gjeografit Claudius Tolemaus(shek II pas k) banoni ne
brendesi te zones te Durrsit, nga ku shqipetarve te sotem ju vin emri,
qe per here te pare eshte i rekorduar ne Normano-Frengjisht si Albanie
ne epike Chansondhe Roland (e kompozuar reth 1022-84). Qyteti i tyre
kryesor, Albanopoli , ishte ndoshta Zgerdeshi.

Jeta midis fiseve

Jeta ne Shqiperin e lasht ndoqi model te njejte per te dy fiset qe
flisnin ilirisht dhe greqisht, qysh kur u formua dermushem nga tipare
gjeografike te vendit. Shqiperia ka qene gjithmon nje vend i ashper me
mdi 2/3e vendit te mbuluar nga male. Vecanerisht ne veri ne kufij me
sllavet, te larta dhe te pakapercyeshme,lugina te ngushta ne nje
lartesi te madhe komunikimet midis te cilave behej nga disa rrugekalime
te veshtira. Ne fakt kjo esht nje nga zonat me te egra te Europes. Me
ne jug eshte e njejta shtrirje por me pak te ashpra. Aty nje seri egjer
lumenjesh Drini i Zi dhe i bardh ,te bashkuar ne Kukes, per te arritur
detin afer Lezhes, lumi i Matit, lumi i Shkumbinit (ne lashtesi i
Genusus ), lumi i Semanit (ne lashtesi Apsus) me degen e Osumit ,dhe
lumi i Vjoses (ne lashtesi i Aous)me ujra nga reshjet dimerore,kthenin
fushat ne keneta ne Vjesht dhe Pranver qe ishin te kufizuara per
kultivim dhe te pakalushem ndonje here per udhetim. Ky eshte nje vend
ku popullsia ka qene gjithmon ne komunitete te izoluara dhe ku izolimi
shkaktonte dushim e konflikte. Neper me te shumten e antikuitetit ne
kohen e marrjes Romake historia eshte se mbreteri te vogla dhe lufte
konstante midis fiseve armike. Ngaqe tiparet fisike dominonin ne vend,
modeli i jetes nuk ka ndryshuar nga nje Epok ne tjetren, i krahesuar
deri ne kohet e fundit. Ne mund ta gjurmojme kete model ne shekujt e
hershem te mijvjecarit te pare PK, kur nje gjysem-nomadik baritarizem
ishte gjeresisht ne praktik. Grupe te vogla familjesh conin kopet e
tyre me dele ,dhe dhi ne bjeshk gjat pranveres dhe i sillnin ne
livadhet e tyre ne vendet e ulta ne vjesht,ne nje ritem stinor i
ndjekur nga Vllahet dhe endacak te tjer ballkanas i pranishem ne ditet
tona. Keta krupe barinjeshe te hershem prodhonin nje shumllojshmeri
mallrash , shumher me teper se kishin nevoj-djath, lesh ,lekura ,
sixhande,rroba dhe mallra prej lekure. Nga koha ne kohe keto grupe te
vogla bashkoheshin per mbrojtje dhe keto grupime te medha te formuara
mund te sigurojn bazat per fise kryesore, te cilet emrat e ketyre 70
jane te ditur. Ngaku i pari i konfederatave te fiseve behej mbret. Disa
tumule(varre Koder) te epokes se bronxit dhe te hekurit mund ti
perkasin fshatrave te cliat nuk jan akoma te lokalizuara, por shume
mund te paraqisin varrime te ketyre grupeve endacake. N.q.s nje mund te
nxjer konkluzione nga evidenca e pronesis se perbashket qe eshte e
siguruar nga rekorde te vona nga lirimi i sklleverve ne Buthrotum e
kudo, keto komunitete te hershme ndoshta i trajtonin kopet dhe pronesit
e tyre si te perbashketa. Ketu duket se grat kishin nje status me te
lart sesa kishin grat me von ne Greqi.
Baritorizimi nuk ishte i vetmi mjet jetese ne keto fise te hershme. Ne
tokat pjellore perreth liq te Ohrit, pellgu i Korces e disa shtrirje ne
bregdet fermeret prodhonin drithra e fruta perime e verera ; dh emri i
fisit Enchelei (Enkelei) (njerez ngjalash) qe jetonte afer liq te Ohrit
sygjerohet se jetonin me peshkim. Mbaheshin derra, perpunohej druri,
dhe miniera bakrri ne punim. Kish depozita te medha bakrri ne Mirdit
dhe Mat ne veri. Shum vendosje ne kodra te fortifikuara me mure te
forta, qe jan nga kjo periudh tregon, qe fermeret, zejtaret dhe
barinjte jetonin jet te rrezikshme dhe violente midis tyre. Ka patur
kercenime nga grabitqar nga veriu qe ishin me pak te vendosur. Por ne
shtim ka pasur mareveshje te mira te shkales se vogel te luftimit, qe
te kujton mbizotruesit feudal neper malet e Shqiperis.
KOLONIT GREKE shek 7-6 pk
Amelia
Amelia

Regjistruar : 02/01/2008
Postime : 909
Points : 1463
Reputacioni : 59
Medalje Medalje2 Medalje Green

 Historia e Shqipërisë ! Empty Re: Historia e Shqipërisë !

29th November 2013, 02:18
Nga mezi i shek VII e ketej zhvillimi shoqeror dhe ekonomik i
barinjve dhe fermereve foles greqisht apo ilirisht, u rrit shum nga
themelimi i kolonive Greke ne bregdet. Ky kolonizim erdhi pas nje
periudhe shkembimi shoqeror dhe tregtar midis njerzve autokton, ketu
shumica ilir ,dhe tregtareve grek qe u ben vizitor te rregullt te ketij
bregdeti. Nje rol te rendesishem luajti corcyra (Korfuzi) nje koloni
greke e themeluar rreth 703pk nga korinthianet si stacion gjat rruges
se tyre per ne Italin jugore dhe Sicili. Ishte ndoshta ne 627 pk kur
fisi Ilir Taulantii, i ngacmuar nga piratet Liburnian qe vinin nga
Adriatiku verior, ftuan Korfuzin te themelonte kolonin e Epidamnusit.
Istmi ne te cilin shtrihej kolonia ndoshta quhej Dyrrachium (emer Ilir)
dhe ky u be nje emer alternativ per kolonin. Jashte te dy emrat
perdoreshin por eventualisht Dyrrachium ishte forma me e preferuar,
pjeserisht ndoshta nga influenca Ilire por gjithashtu se me von kur
Latinishtja u be familiare e ndjekur nga arritja e Romakeve. Epidamnus
shoqerohej me fjalenb Latine "damnum" humbje , dhe ndihej te ish ogur i
keq. Epidamnus zinte vend te shkelqyer, citadeli i tij qendronte ne nje
koder siper dy porteve te tij. Ai e fitoi fuqin e tij te mevon nga
trgtia dhe bujqesia dhe ndoshta nga gerrmimet ne minieren e argjendit
yte Damastiumit ne brendesi. Jo me me pak rendesi ishte dhe nje koloni
e II, Apollonia, e themeluatr ne 588pk nga nje shoqeri e perbashket
Korintho-Korfuziane ne nje vend tashme te frekuentuar nga tregtar
Korinthian qe kontrollonin ultesirat ne derdhje te Vjoses(qe derdhej me
ne veri se sot). Taulantet edhe ta moren pjes ne themelim me nje
prezenc te fort Ilire, e zbuluar nga nje varrez e tipit kodrinor
gjithashtu nga emrat qe jan ne disa varreza, te gjetur aty gjat
historis se gjat te Appollonis. Nje mbishkrim i gjetur ne Olympia, dhe
gjithashtu i pare aty nga udhetari grek Pausanias ne shek e II pas k,
celebron mundjen dhe shkaterrimin nga Apollonia mbi qytetin e aferm
Grek Thronium dhe aneksimin e territoreve perreth nga vendasit Abantes
(Amant) qe jetonin midis lumenjve Shushic dhe Vjose. Apollonia kish ne
dor nje minier te famshme bitumi e vendosur ne Nymphaeum (afer
Selenices);me rreshir e cilesis se larte e cila perdorej vecanerisht
per stukimin e anijeve. Me vendet e saj te gjera dhe pjellore Apollonia
u zhvillua shum shpejt ne nje qytet te fort tregtar. Ne shek e VI pk
Korinthi dhe Korfuzi u kombinuan ne kolonizimin e Buthrotumit
(Butrintit) ne territorin e Kaoneve. Pergjat me nje citadel te lart ai
zinte nje gadishull me vend te mir per banim, midis detit dhe liqenit
me uje te fresket i perdorur per peshkim. Dhe mbas themelimit Butrinti
mbeti nje qytet me prespektiv ne kohet Romake.

URBANIZIMI I BRENDSHEM

Rendesia e zhvillimit te jetes ne tokat Shqipetare nuk duhet te
nenvlehtesohet. Formimi i qyteteve te rregullta Greke i lidhur nga
tregtia, shkembimet sociale, kulteve fetare me qytetet e vet Greqis
mbaruan izolimin e ckomuniteteve autoktone dhe i paraqiti njerezit e
bregdtit ne prodhim, menyr jetese dhe kultur me t perparuar. Per me
teper trgetia e tyre detare dhe kolonit greke zhvilluan lidhje me te
brendshme duke ju paraqitur mallra te huaja dhe duke modifikuar
traditen fisore te tyre. Si rezultat i ketyre kontakteve, por ne
pergjigje mwe evolucionin social, rritjes se pasuris ne brendesi te
vendit, tani qytete filluan te zhvilloheshin aty ku me par ishte vetem
qender strehimi e armatosur. Kjo rritje urbanizimi, me dukeje me shum
ne Jug, u shfaq ne shek VI dhe III pk. Rreth 330 pk Moloset, qe jetonin
ne lartesit e Epirit, ndertuan nje konfederat te fort, qe ne ate kohe
moren nen kontroll pjes te medha ne jug te Shqiperis se sotme. Disa
qytete u duken ne kete zon. Qendra administrative e Kaoneve ishte ne
Phoinike (Finiq), qe ze nje koder te fortifikuar rreth 8 km ne brendesi
te Sarandes. Me von Onchesmus u themelua si porti i tyre ne ane te
Sarandes. Me ne veri shtrihet Amantia qyteti kryesor i Amanteve qe
arkeologet e kan lokalizuar ne kodren e Ploas, 35 km nga Vlora, midis
Shshices dhe Vjoses. Nje vendbanim tjeter jo shum i rendesishem ne
veriperendim te Ploas, ne Morav, qe mund te identifikohet ne lashtesi
si Olympe;ndoshta i varur nga Amantia. Permes Vjoses ne Gradisht, afer
Ballshit, shtrihet Byllis dhe, ne jug te tij, ne Klos, nje qytet
tjeter, ndoshta ne lashtesi Ninaia. Ne vitet e fundit materiale te
mbishkruara u kan ber te mundur arkeologeve shqipetar te identifikojn
dy qytete deri tani familiar vetem nga emri. Antigonea e vendosur ne
Jerme, afer Saraganishtes ne kodrat perball Gjirokastres;dhe vula
tjegullash Helenike te mbishkruara kan treguar Dimalin, i njojtur nga
Polybius dhe Livy, qe te ket qen ne Krotine afer Beratit. Ne Selce,
lart pergjat kodrave ne perendim te Pogradecit, jan gerrmuar gur-varre
dhe varre-puse te ngjashme me disa te gjetura ne Maqedon, evidente qe i
perkasin nje qyteti qe eshte per tu zbuluar. Ka gjithashtu qytete ter
paidentifikuar ne Margellic, afer Fierit, ne Irmaj, afer Gramshit dhe
ne Garzeze ne veriperendim te Byllisit. Berati ndoshta ka qen
Antipatrea i themeluar me 314 pk nga Kasandri, me von mbret i
Maqedonis, qe ja vuri emrin sipas atit te tij Antipater; dhe Antigonea
dukshem u themelua nga Pyrrhus(Pirrua) i Epirit qe e emeroj sipas gruas
se tij te pare Antigone.
Dukja e ketyre qyteteve solli nje ndryshim ne menyren e jeteses. Disa u
kthyen nga bujqesia ne nje vendosje qytetrimi egzistent, qe sollen ne
te ndryshimin ne punetor te kualifikuar - berja e poceve superiore
lokale, punime metali dhe mjete te tjera, secila kerkonte perdorimin e
veglave te specializuara. Qytete te tilla mbroheshin nga nje mur
rrethues dhe qendronin ne kodra te dukshme, shpesh kontrollonin rrug te
rendesishme. Qe ishin dhe ekonomikisht te zhvilluara kete e tregon
fakti se ata perdornin monedha ne jeten e tyre te operditshme, shumica
e tyre te perpunuara ne qytetet Greke koloni te bregdetit; por Amantia,
Byllis, Olympe dhe Orycus (Orikum) kishin monedhat e tyre prej bronxi
per perdorim te brendshem. Mbishkrime qe tregojn lirimin e sklleverve
tregon egzistencen e skllavopronareve ne Byllis, Nikaia, Buthrotum dhe
sigurisht kjo ka qen kudo ne Iliri. Keto qytete ishin modeste ne mas
por ato u ofronin miresi banoreve te tyre. Teatre jan gerrmuar ne
Byllis, Buthrotum, Orikus dhe Phoinike; dhe stadiume per gara ne
Amantia dhe Byllis. Kudo kishte tempuj kushtuar zoteve Grek - Zeus,
Herakles, Artemis, Afrodite- emrat e te cileve figurojn ne mbishkrime.
Mbishkrimet tregojne tregojn edhe rreth administrimit lokal. Gjeneralet
(strategoi) dhe gjyqtaret te quajtur prytaneis jan ne rekorde ne Nikaia
dhe Byllis; dhe Nikaia zotron nje gymnasiarch, e pergjithshme per
gjimastik, atletik dhe instituionet kulturore qe formuan nje pik-fokus
ne jeten e nje qyteti Grek Helenistik. Kudo degjojm per patrulla
ushtarake te organizuara (peripoloi dhe symperipoloi) dhe gjyqtar te
quajtur damiourgoi. Varret ne Selce mbvartnin xhevaire delikate, disa
te importuara edhe nga Egjipt. Shikimi i shpejt ne jeten qytetare
tregon se keto qytete ishin te organizuara ne linja te njejta me
qytetet Greke kudo. E gjith zona ish e shumpopulluar dhe prespektive.
Ne vendet e larta dhe bregdet permbi Shkumbin, urbanizimi erdhi me
ngadal. Megjithate ne shek e IV pk, Lissus (Lezha) me akropolion e saj
Acrolissus (410m) kish ne dor nje mur rrethues 2200m te gjat. Monedhat
e saj dhe prezenca e vazove nga Rodosi dhe Pulia tregon se nuk ka qen
nje fortes e thjeshte, por nje qytet me tregti te perparuar. Scodra,
origjinalisht nje fortes e Labeataeve(Labatve), me von mori rendesi si
kryeqyteti i Genthius(Gentit), mbreti i Ardiaei (Ardianeve). Monedhate
ketij qyteti pershkruhen nga nje Lembus; nje galer i vogel me nje buz
te vetme rreme. Mjet ky qe ndoshta mbante ne bord 50 luftetar, perdorej
me shum per pirati. Si nje simbol ne monedhat e Shkodres ajo tregon
ndoshta nje veprimtari te te Adrianeve qe tani pushtuan qytetin. Gjysem
ore ne juglindje te Krujes shtrihen rrenojat e Zgerdhashit qe te bejn
pershtypje nje qytet i shek IV pk rreth 10 hektar qe mund te jet
Albanopolis i permendur nga Claudius Ptolemaeus.
Amelia
Amelia

Regjistruar : 02/01/2008
Postime : 909
Points : 1463
Reputacioni : 59
Medalje Medalje2 Medalje Green

 Historia e Shqipërisë ! Empty Re: Historia e Shqipërisë !

29th November 2013, 02:19
Mbreteria Ardiane shek IV-II pk
Tashme ne shek e VII pk Ilirianet figuronin si armiq te Maqedonsve, qe
shtrihej ne lindje te vendit qe sot quhet Greqi. Taulantet p.sh, e
sulmonin kete mbreteri nen udheheqjen e liderit te tyre Galaurus. Por
eshte vetem nga shek IV pk e ketej qe Ilirianet filluan te duken
rregullisht ne burime Greke. Nje udheheqes Ilir Bardhyli, ndertoj nje
mbreteri te Pasur i cili dy her e vrau apo e deboj mbretin e Maqedonis,
por ne 358pk Filipi i III babai i Aleksandrit te Madh, i shkaktoj nje
humbje serioze dhe e detyroj te kthehej ne veri dhe perendim te Ohrit.
Ne 335 pk para se te pushtonte Azin Aleksandri i Madh i mundi Taulantet
nen udheheqjen e mbretit te tyre Glaucias jo larg ne lindje te Korces;
dhe mbas vdekjes se Aleksandrit ne 323pk i njejti Glaucias duket si
aleat i Apollonis dhe Epidamusit ne luft kunder Kasanderit, regjent i
Maqedonis, dhe me 313 si zoterues i Epidamusit. Heret ne shek e III pk
i pa Taulantet nen kontrollin e Pirros, mbreti i Moloseve dhe komandant
(hegemon) i Aleances Epirote. Por Apollonia dhe Epidamnus me sukses i
rezistuan dominimit te Pirros nen udheheqjen e Monuniusit. Pas renies
se monarkis Epirote von ne vitin230pk fiset jugore u bashkuan ne nje
trup federativ, Liga Epirote, dhe prej ateher filloj nje periudh
prosperiteti ne te gjith zonen, duke perfshir edhe qytetet bregdetare.
Vulat mbi emphorai vazo vere nga Rodosi, Kosi, Korinthi dhe Knidhosi
jan evidenc per lidhjet e tyre tregtare te gjera.
Zhdukja e monarkis epirote perputhej me rritjen ne fuqi te nje
konfederate Ilire me qender ne luginen Naretva ne Dalmaci,Ardianet. Ky
grupim fisesh kishte egzistuar ne shek e VI pk, kur thuhej se posedonin
nje numer te madh sklleverish - ndoshta te fituar nga sulme pirate. Ne
mes te shek te III pk sulmoj Greqin perendimore me lembit e tyre te
shpejta. Keto sulme perfshinin bregdetin perendimor te Peloponezit-
Elis dhe Mesenia- dhe me tutje arriten Lakonian. Kryeqyteti i tyre ish
tani ne Shkoder dhe ne 233 pk, Demetrius II mbret i Maqedonis,
trashanikisht u kerkoj ndihm qe te ndihmonin aleatet e tij
Akarnanianet, qe u sulmuan nga Aetolianet. Iliret perdoren shancin te
kapin Finiqin qytet i Kaoneve me pabesi dhe te terhequr ne veri mbasi i
siguruan te dy Epirotet dhe Akarnianet si aleat.
Pas kesaj Agroni mbreti i tyre vdiq, duke len te vejen e tij Teuten te
mbikqyrte trazhgimtarin e tij Pinnes. Ankesa se anijet Ardiane sulmonin
ato Italiane ne Adriatik i dhan udhe shtetit tanime te fort Romak te
dergonte nje forc detare kunder Teutesne 229 pk. Te ndihmuar nga nje
tradhtar Ilir, Demetrius, sundimtar i ishullit te Faros, ishin se
shpejti fitimtar dhe formuan nje protektoriat duke perfshir Korfuzin,
Apollonin, Epidamnusin, Atintanet Ilirqe jetonin ne lartesit ne veri te
Drinit te Zi, Parthinianet ne luginen e Shkumbinit dhe qytetin e
Dimalit. Nen termin e paqes Teuta ra dakord te mos kalonte detin nga
Lezha e posht me me shum se dy lembi (dhe keto te paarmatosur). Shum
shpejt pas kesaj Demetrius, bashke me Scerdaliadasin, sunduesi i ri i
Ardianeve, thyen traktatin duke kaluar ne jug te Lezhes, dhe me 219pk
Romaket perseri kaluan detin dhe e perzun Demetrusin, qe menjeher u
lidh meFilipin e V te Maqedonis. Shpejt pas kesaj u be aleat me
komandantin Kartagjenas, Hannibal, qe pushtoj Italin neper Alpe nga
Spanja dhe Franca Jugore qe me von te sundonte romaket ne token e tyre.
Filipi u perpoq her pas here te siguronte dalje ne Adriatik neper
Shqiperin Qendrore dhe ne 212pk ai kapi Lezhen. Por fundi i luftes me
Romen e pa ate te debuar nga te gjitha zonat ne perendim te Pindusit.
Gjat dy dekadave te ardhshme bregdeti i Shqiperis ishte nje ur kalimi e
rendesishme per ushtrin Pomake qe operonte ne Ballkan, ne fillim kunder
Filipit te V 200-197pk dhe me von kunder Antiochusit te III te Siris
192-189pk qe kishte pushtuar Greqin, i ftuar aty nga Aetolianet. Rreth
170pk mbreti Ardian, Genthius(Genti) beri nje aleanc te pagjykueshme me
Perseusin, mbret i Maqedonis, kunder Romes, me te cilin ishte ne luft.
Me ndihme nga aleati i tij Genti sulmoj Ushtrin Romake ne zonen
Pindusit, u mund, i kthyer ne Shkoder dhe i detyruar te dorzohej.
Mundja e tij sinjalizoj fundin e pavarsis se Mbreteris Ilire. Me ne jug
lufta i kish ndar fiset Epirote dhe disa kishin smprapsur Perseusin.
Rezultati ishte shkaterrues. Ne 167pk komandanti Romak L . Aemilius
Paullus, mori ne dor nje sulem neper Epir; 70 qytete te fshir nga faqa
e dheut ( mbasi iu moren gjerat me vler) dhe 150 000 vet te kthyer ne
sklleve. Kjo ishte nje goditje e rend per kete zon e cila donte koh te
merte fuqi (Strabo 7.7.9). nga ketej e tutje e gjith Iliria ketu edhe
Epiri ishin nen kontrollin Romak.

NEN SUNDIMIN ROMAK
Nga 146 pk e ketej Shqiperia Qendrore formohej nga Provinca Romake e
Maqedonis. Dominiumi Romak solli pax Romana, paqja Romake, dhe kjo
solli shum prosperitet. Te marresh dy shembuj: shkrimtari romak qe
shkruante per bujqesi Varro informon se tufat me gjedh ne Epir ishin te
shquara per masen dhe qumshinqe u mernin, dhe Strabo (7.7. komenton per
industrin e peshkut me prosperitet ne Liq Lychnidus(Oher).
Protektoriati Romak mbeti pakonsiderueshmerisht i lir, por njerezit ne
brendesi te paperfshir ne te duhet te paguanin tax Romes- pervec atyre
fiseve qe ishin ne anen e Romes gjat luftes, Taulantet, Pirustaet(qe
formonin pjesen e Dasaretes midis Liq te Ohrit dhe Osumit) dhe disa
fise ne Dalmaci. Mbreteria Ardiane u nda ne tre pjes, njera nga keto
fillonte ne lumin Mat duke perfshir Lezhen dhe Shkodren. Edhe pse
teknikisht te lir, banoret e ketyre tre zonave nuk kishin te drejt te
martohen me njeri-tjetrin dhe te blinin prona pertej kufijve midis
tyre. Se shpejti pas 146pk Romaket ndertuan ne nje linjen e nje rruge
te vjeter qe me von u be nje nga rruget e tyre me te rendesishme;Via
Egnatia. Dy deget e saj fillonin nga Apollonia dhe Dyrrachium dhe
bashkoheshin pak ne perendim te Elbasanit. Nga ketu vazhdonte pergjat
Shkumbinit, perreth Ohrit ne Veri e nga ketu vazhdonte per ne
Selanikdhe eventualisht Byzantium. Via Egnatia zhvilloj nje lidhje
vitale midis lindjes dhe perendimit. Levizja pergjat saj shoqerohej nga
rritje e vendbanimeve pergjat rruges, keto sillnin frutet e tregtis per
te brendshmit e Ballkanit dhe metejesonin Romanizimin neper vendet
Shqiptare.
Nga ketej e tutje zona ishte me prespektiv dhe e qet - Megjithse ne
48pk nuk ish e till per shkak te luftes civile Romake, qe ish
midisCezarit dhe Pompeit. Ne kete vit zona bregtare dhe kodrat e ulta
ne jug te Durresit ishin sken e dueleve te perzgjatura militare, ne te
cilat Cezari u perpoq, por pa sukses, te mbyll mbrojtjen e Pompejt.
Gjat Republikes dhe me von nen Perandorin e themeluar nga Augustus ne
31 pk qytetet bregdetare ishin ne rritje te ekspozuara ne influencen
Romake. Ne 65 pk shoku me i ngusht i Ciceros T. PompuniusAtticus, bleu
cifliqe te pasura ne anet e lumit Thyamis ne jug te Butrintit. Ai ishte
nje nga pronaret tokash ne Epir te referuar ketu nga Varro. Te tjer
emigruan te vendosen ne kete zone. Lissius p.sh mori nje conventus
civium Romanorum (korporimi qyteteve Romake) dhe nen Augustin iu dha
statusi i municipium (qytet bashkiak) me 31.14pk. muret e tij tani u
rindertuan nen autoritetin e krye magjistratit, duoviri
quinquennales(keshilli drejtues dypalesh me detyra te vecanta dhe i
zgjedhur cdo 5 vjet. Shum pak e njojtur Shkodra. Por ne qytetet jugore
nje emigrim i konsiderueshem Italianesh i reflektuar ne emrat dhe
mbishkrimet qe gjenden ne disa muze te ndryshem te Shqiperis. Apollonia
qe Cicero e pershkruante si "qytet i famshem dhe me rendesi" kishte
shum familje Italiane si ajo e Viliit qe luante nje pjes te rendesishme
ne keshillin drejtues. Apollonia ishte shtepia e nje shkolle Retrike e
krahasueshme me ato te Rodosit dhe Athines. Octavia e Re- perandori i
ardhshem Augustus - studionin aty ne 44 pk kur ai mesoj per vrasjen e
Cezarit dhe, si trashgimtar i tij u kthye ne Itali te merte ne dor
fronin. U restaurua teatri i shek IIIpk dhe ne germimet ne shek e II
pasK jan gjetur ndertesa te tjera publike dhe private. Sic kalonte koha
popullsia mbante ne rritje nje element Ilir. Dyrrachium ish gjithashtu
i perparuar. Ne kohen e Cezarit ai gezoj statusin e "qytet i lir";dhe
ne 30pk ai mori nje influks Italianesh, qe i kish ndjekur Octavian nga
vendet e tyre per te patur vend per ishtaret e tij veteran. Nga koha e
Augustit e ketej gezoj statusin formal te nje kolonie Romake-Colonia
Iulia Augusta Dyrrachinorum- dhe mbishkrimi permend gjykaten kryesore
(duoviri) Amfiteatri i madh i shek III pas K perdorej per lojra
gladiatoresh.kapaciteti i tij prej 20 000 vendesh te le te kuptosh se
popullsia e zones ka qen gati 80 000 banor. Gjithashtu nje koloni
tjeter Romake ne Byllis, dhe nje koloni ushtaresh veteran e ber plan
nga Cezari ne 50pk dhe e vendosur nga Augusti me von, Butrinti. Titulli
Colonia Augusta Buthrotum figurohet ne monedhat e qytetit. Konsulli
Romak i vitit 16pk L.Domitius Ahenobarbus, celebrohet ne nje mbishkrim
si perkrahes i kolonis. Pergjat 3 shekujve te eres sone e gjith zona
bregdetare Ilire dhe luginat e ulta lumore gezonin frutet e paqes
Romake ku u lulezua nje jet urbane, por neper kodra larg bregdetit dhe
Via Egnatia mbeten primitiv dhe te izoluar, sic kishin qen gjithmon.
Nga shek i III pasK perandori Diocletian (284-305) riorganizoj sistemin
provincial Romak. Nen kete skem pjesa lindore e Shqiperis se sotme
(Korca) erdhi nen Macedonia Secunda, pjesa ne veri te lumit te Matit u
emerua Praevalitana dhe pjes tjeter (Jugore )u nda midis Epirus Nova
dhe Epirus Vetus duke perfshir Oricusin, shtrirjen Acroceraunian dhe
gjithcka ne jug te Vjoses u perfshin me von ne kete province. Me
ndarjen e Perandoris Romake nen Arcadius dhe Honorius (395 pasK) te
gjitha vendet Ilire benin ne Perandorin Bizante.
Amelia
Amelia

Regjistruar : 02/01/2008
Postime : 909
Points : 1463
Reputacioni : 59
Medalje Medalje2 Medalje Green

 Historia e Shqipërisë ! Empty Re: Historia e Shqipërisë !

29th November 2013, 02:19
PJES E II

FUNDI I SUNDIMIT OTOMAN DHE PAVARSIA E SHQIPERIS

Miranda Vicker

SundimiOtoman vonoj lindjen e nacionalizmit Shqiptar, si subjektet e
Perandoris ndaheshin ne grupe apo MILET, duke mosmar parassysh
etnicitetin apo gjuhen por besimin fetar. Ngaqe shum Shqiptar ishin
mysliman klasifikoheshin si turq. Edhe pse turqit shkaktonin nje amulli
totale ne zhvillimet ekonomike, shum Shqiptar e shikonin administrimin
Turk si nje sens sigurie nga Sllavet dhe Greket.
Nga te gjith popujt e Ballkanit, Shqiptaret ishin me te prirur ne
konvertimin ne Islam. Historikisht, Shqipetaret e kan gjetur me
avantazh te nderrojne fene duke ju pershtatur interesave te momentit.
Thenia e tyre "ku eshte shpata eshte feja" i referohet pervojave te
tyre politike te hershme. Shekulli i 18 pa nje renie ne politiken e
meparshme Otomane ne lidhje me tolerancen fetare, ndersa shtypja
Islamizmit ne popullsin Kristjane te Perandoris u intensifikua.
Kercenimi e paraqit nga luftrat Ruso-Turke ne shek e 18 i inkurajoj
turqit te ndjekin nje politik Islamizimi ne rajone sensitive. Ata qe
konvetoheshin ne Islam merrnin dhurata dhe toka dhe u uleshin taksat.
Te dyshuar nga legjimiteti i subjektit te tyre Kristjan,otomanet
deshironin te krijonin nje grup te fort dhe kompakt nga myslimanet ne
zonat e banuara me shqiptar te Shkodres, Manastirit, Kosoves dhe
Janines. Keto, shpresohej, mund te ishin ideologjikisht,politikisht dhe
sociologjikisht vetvrasje per interesat baz te Peandoris, ndersa duke
siguruar qe me par rekrutimin ne mirmbajtjen e paqes ne kufijt e saj
vunerabel.
Dobesimi i vahdueshem i Perandoris i lejoj Bejleret Shqiptar, te
bazoheshin me shum ne uqit e tyre personale sesa nga sundimi Otoman.
Bejleret i perhapen kufijt e pashallekve te tyre duke rritur te ardhura
dhe influenc. Kjo eventualisht filloj luftra midis bejlerve te medhenj
dhe te vegjeldhe e hodhi Shqiperin ne nje anarki feudale.
Situata mbeti e till per disa dekada. Rreth 1750-1775 keto masa te
vogla feudalesh u bashkuan ne dy pashalleqe. I pari ne veri te
Shqiperis me Shkodren si kryeqender, dhe e sunduar nga Bushatet. E dyta
ne jug te shqiperis, me Janinen si kryeqender, dhe e sunduar nga Ali
Pasha . Ne 1757, lordi feudal Mehmet Bej Bushati e shpalli veten e tij
lord i te gjith zones se Shkodres. Por ishte nen sundimin e birit te
tij Kara Mahmutit kur Pashalliku i Shkodres mori fam. Duke u sjell shum
a pak si nje princ i pavarur, Kara Mahmuti e zgjeroj sundimin e tij ne
Kosov ne veri e deri ne Berat ne jug. Gjer ne vdekjen e tij ne 1796, ai
njihej si princ i Shqiperis dhe pashalliku i tij si Shteti autonom i
Shqiperis.
Pashalliku i II me i madhe qeverrisej nga Ali Pash Tepelena, i cili per
sherbime qe i kish dhen Turqis u emerua guverrnor i Janines nga Porte
ne 1788. I ndihmuar nga bijt e tij, Aliu e zgjeroj autoritetin e tij ne
te gjith pjesen jugore te Shqiperis dhe pjes te medha te Greqis
veriore. Per 18 vjet ai luftoj Lidhjen Suljote, dhe me 1803, ne kulmin
e fuqis se tij ai kapi Sulin dhe malet e tij. Ali Pasha fitoj fam per
persekutime te pameshirsheme per subjektet e tij; ai e mbajti
pashallikun e tij me rryshfete dhe nderime per Kostandinopojen. Kur
Aliu formoj lidhje me Filiqi Eteria, nje organizat revolucionare Greke,
autoritetet Otomane u ben me te shqetesuara rreth mundesis qe masa
kristjane perkrahte Aliun. Me 1821, rreth 5000-7000 ushtar grek i ishin
bashkuar Aliut. Keshtu qe sulltani venosi ta shtypte ate. E ndiekur nga
nje sulm i gjat ne citadelen e tij ne Janin, agjentet otoman me ne fund
e vran Aliun, dhe ja derguan koken ne Kostandinopoj.
Gjat dominimit te Shqiperis nga Aliu dhe Bushatet, influenca e bejlerve
ishte fundosur. Megjithate mbas renies se pashallekve te medha ,
bejleret po perpiqeshin te rifitonin influenc. Kur lufta Ruso-Turke e
1829 mbaroj , Sulltan Mahmudi i II gjeti zgjidhje duke car mosbindjen
dhe gjysem-pavarsin e bejlerve Shqiptar. Ne 26 Gusht 1830, Komandanti,
Mehmed Reshid Pasha, i ftoj te gjith bejleret e jugut ne Manastir me
preteksin se do ti shperblente per legjimitetin e tyre per Porten; 500
prej tyre u vran tradhtisht. Me ne fund, ne 1865, ne menyr qe te
pengonte kerkesen nga Shqiptaret per barazi ne te ardhmen vendi u nda
ne kater vilajete ai i Shkodres, Manastiritt, Janines dhe Kosoves(e
shtuar me 187 , secila me guverrnor dhe garnizon turk.
Ndersa shume Shqiptar perfituan nen sundimin Otoman, avancimi i tyre ne
kultur ishte i penguar rreptesisht. Asgjekundi nuk mesohej shqip, as
alfabeti stabel nuk egzistonte. Libra ne shqip virtualisht nuk
egzistonin, dhe ato pak shkolla qe ishim mesonin Turqisht apo Greqisht.

LIDHJA E PRIZERENIT

Kanosja e par per pozicionin e privilegjuar te myslimanve Shqiptar ne
Perandorin Osmane erdhi me krizen qe perfshiu Bosnje-Hercegovinen ne
1875. Ketu rrebel te perkrahur nga Rusia ,Serbia dhe Mali i Zi kerkonin
autonomi nga Turqia. Me shpres qe te shpetonte Otomanet nga nje mundje
e pa evitueshme, fuqit e medha firmosen nje protokoll qe detyronte
Turqin ti jepte Bosnjes autonomi. Turqit nuk e perfilli te formonte nje
provinc autonome, duke i dhen shkak Rusis ti shpallte luft ne Prill
1877 e bashkuar nga Serbia dhe Mali i Zi. Ne Janar 1878, forcat serbe
pushtuan Kosoven, dhe Malzezet u avancuan per ne Shkoder. Ne Shkurt
greket gjithashtu moren avantazh nga situata dhe pushtuan vilajetin e
Janines. Serbet shperngulen Shqiptaret qe jetonin midis Leskovacit dhe
Nishit, te cilin ja aneksuan Serbis. Popullsia Shqiptare u ndoq per ne
Kosov ku mardheniet midis Serbe dhe Shqiptareve ishte e acaruar.
Ndjekur nga mundja e Turqis ne Mars 1878, Rusia perfitoj shum nga
Traktati i Shen Stefanit. Ky ishte dizenjuar te frenonte influencen
Austro-Hungareze ne Ballkan, dhe te forconte pozicionin Rus ne rajon.
Territore Shqiptare iu dhan Serbis dhe Malit te Zi ndersa Bullgaria u
zmadhua. Serbis ju dhan pjes te medha te Sanxhakut te Prishtines, Mali
i Zi mori rajonin verdall duke perfshir Pejen dhe Podgoricen, Bullgaria
mori zona te medha duke perfshir Korcen dhe Dibren. Fuqit u alarmuan
nga prospekti i dominimit Rus ne Ngushticat dhe zmadhimin e Bullgaris.
Keshtu qe me von e detyruan Rusin ti nenshtrohej nje traktati tjeter
paqeje ne Kongresin e Berlinitne Qershoe 1878, e drejtuar nga Bismarku.
Kongresi prerasi zvogeloj kufijt e Bullgaris, dhe zonat Shqiptare iu
kthyen Otomanve. Synimet Serbe u zvogeluan dhe Serbia mbeti me tokat qe
kishte pushtuar para lufte. Mali i Zi mori tokat e banuara me Shqiptar
te Ulqunit, Podgorices dhe Pllaves.
Ishte ky vendim qe shkallezoj mosperfilljen qe iu ishte ber
Shqiptareve. Vilajeti i Kosoves ishte me kundershtar ndaj ketyre
vendimeve dhe nga kjo u ngrit nje qender e fort rezistence. Disa dit
para Kongresit ne 20 Qershor 1878 ne Prizren u mblodhen nacionalistet
Shqiptar shumica nga Kosova dhe Maqedonia Perendimore, dhe u be e
njojtur si Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Qellimet e saj kryesore ishin
te mblidhnin forca militare dhe politike per te mbrojtur trojet
Shqiptare dhe ti jepnin nje peticion sulltanit te bashkonte 4 vilajetet
Shqiptare ne nje administrativ te vetme.
Amelia
Amelia

Regjistruar : 02/01/2008
Postime : 909
Points : 1463
Reputacioni : 59
Medalje Medalje2 Medalje Green

 Historia e Shqipërisë ! Empty Re: Historia e Shqipërisë !

29th November 2013, 02:20
Nje nga aktet e para te Lidhjes ishte memorandumi derguar Lord
Beaconsfield, delegati Britanik ne Kongres, memorandumi
shkruante"KESHTU SIC JEMI, NE NUK JEMI E NUK DUAM TE BEHEMI TURQ,
KESHTU QE NE DO TE LUFTOJM ATA QE DUAN TE NA KTHEJN NE SLLAV, AUSTRIAK
APO GREK NE DUAM TE JEMI SHQIPTAR". Ne fillim turqia e perkrahu Lidhjen
se mendonte se mund ti jepte disi shtypje kongresit te rikonsideronte
ceshtjen Otomane, dhe rrezikun e shtimit te shteteve te tjera te
pavarura ne ballkan qe ishte kanosje per Perandorin ne Ballkan. Me
vones, por Shqipetaret filluan ta zevendesonin protesten e tyre me
forcen e armve. Lidhja kundershtoj dhenien e territoreve malit te zi
duke vendosur mijra vullnetar te armatosur ne kufi. Malazezet filluan
nje sulem dhe e gjeten veten te mundur nga Shqiptaret.
Mundja e Malazezve detyroj Fuqit te rikonsideronin vendimet e mara ne
Kongres. Ne Janar 1880 Porta i sygjeroj Kongresit te Komisionerve qe,
ne vend qe ti jepnin Malit te Zi toka te banuara me Mysliman Shqiptar,
zonat katolike te Hotit dhe Grudes mund te kapitullojn ndersa perseri i
lejonte malit te zi kerkesat per Ulqinin. Kur zhurmet e ketij sygjerimi
u shperndan, shum shqiptare katolike dhe mysliman, deklaruan se ne
qofte keshtu ata se konsideronin me veten subjekt i Otomanis. Ata do ti
mbrojn trojet vet. Ne fund te Prillit 1880, kur Otomanet u terhoqen nga
zonat shqiptarre dhen Malit te Zi, forcat e Lidhjes zune vend. Fuqit
filluan te kuptonin se Lidhja nuk ishte vetem nje organizat kukull e
krijuar nga manipulimet Turke. Mbas shum diskutimesh , Fuqit informuan
Porten se udheheqja e Shqiptareve ishte qe Porta dukej te mos kishte me
pozicion te sygjeronte leshime territoriale kunder Lidhjes Shqiptare.
Ata e informuan Porten se nese vendimet e mara nuk zbatohen ateher
Fuqit do te pushtojn Izmirin. Kjo me ne fund e detyroj Turqin te
vepronte, dhe perforcime u derguan perreth Ulqinit. Shqiptaret
refuzuan, luftime te ashpra filluan midis Turqve dhe Shqiptareve, dhe
ne fund te Nendorit 1880 Ulqini ju dha Malazezve. Keshtu perfundoj
ndonje koperim midis Lidhjes dhe Otomaneve.
Ndersa krahu verior i Lidhjes po i rezistonte Malazezve, krahu jugor po
mundohej te evitonte ndonje pushtim nga ana e grekve ne Cameri. Ky
rajon kishte nje popullsi te turbullt etnikisht. Megjithate flitej
Toskerisht dhe kuptohej Greqisht. Udhetar te asaj kohe thoshin qe eshte
e veshtir te thuash se Epiri eshte shqiptar apo Grek. Provinca e Epirit
me von u nda ne kater sanxhak ai i Beratit, Gjirokastres, Janines, dhe
Prevezes. Shqiptaret deshironin bashkimin e ketyre sanxhakve me
vilajetet e Shkodres, Uskubit, dhe Kosoves. Kongresi ftoj Greket,
Turqit dhe shqiptaret te bisedonin e te binin dakord Negocimet vazhduan
derisa ja arriten nje dakordi ne 1881, nga i cili Greqia merte Thesalin
dhe Arten ne Epir por jo vilajetin e Janines.
Gjat dekades se fundit te shek te 19 shqiptaret e veriut ishin ne nje
konflikt te armatosur ne kufirin me malin e Zi, dhe gjithashtu filluan
rezistenc kunder turqis. Ne 18 Janar 1881 forcat e Lidhjes moren
Prishtinen nje muaj me von ata kontrollonin Uskubin dhe Dibren. Duke
ndjekur administratoret Turq nga Kosova ata po pergatiteshin te
marshonin per ne jug. Rritja e levizjeve Shqiptare direkt sfidonte
sundimin Otoman dhe krijuan kushtet te cilat ftuan nderhyrje te huaja.
Keshtu sulltani u paralajmerua te shtypte Lidhjen. Ne 22 Tetor 1881
ushtria Turke marshoj per ne Kosov, duke pushtuar Prizrenin mbas nje
rezistence te fort. Udheheqesit e Lidhjes merguan larg ne Turqi.
Programi i Lidhjes ushtroj nje influenc te fuqishme ne mendimet e
politikes Shqiptare per shume dekada. Lidhja ishte barrikada e par
kunder pushtimit nga fqinjet, duke e kthyer levizjen nacionaliste ne
nje qenie te vetme, e cila kerkonte autonomi kulturore dhe
administrative nen kornizen Otomane. Turqit u munduan te shkatrronin
Lidhjen por ata nuk mund te shkatrronin shpirtin nacionalist qe ajo
kishte krijuar. Turqit filluan ti tremben zotesis se Lidhjes te fliste
per her te par, njezeri, ne emer te shumices Shqiptare.
Megjithate Kongresi i Berlinit kishte deklaruar padurimshem se nuk ka
komb Shqiptar, Fuqit nuk mundeshin me te kalonin ceshtjen Shqiptare si
ceshtje radhe. Duke ju qendruar Malazezve dhe Turqve Shqiptaret u ben
nje problem nderkombetar. Kjo periudhu e ndjekur nga shperberja e
Lidhjes pa nje seri revoltash lokale e shkaktuar nga administratoret
turq te cilet perpiqeshin te mblidhnin taksat e vjetra dhe te vendosnin
taksa te reja. Vitet deri me 1908 ishin te mbushur me revolta dhe
kryengritje shqiptare, pasi Turqia shkoj ne nje kriz te thell ekonomike
dhe politike.Perandoria ishte ne renie dhe afer kolapsjes. Liga keshtu
mori nje hap fillestar ne bashkimin e jugut me veriun, duke i fokusuar
shqiptaret te bashkojn te 4 vilajetet Shqiptare. Shpirti i Lidhjes
jetoj edhe ne disa aktivitete kulturore. Rreth 30 gazeta shqip
botoheshin ne te gjih Perandorin, gjithashtu u hap nje numer i madh
shkollash.
Shqiptaret vecanerisht ata te Kosoves, moren nje rol prominent ne
Revolucionin e Ri Turkte 1908, qe rrezoj Sulltan Abdul Hamidin. Turqit
e Rinj remtuan se do ti ulnin taksat Shqiptareve, tu lejonin atyre te
drejta kontitucionale bashk me privilegjet tradicionale, dhe shkolla
Shqip. Ne 1908 u mbajten zgjedhjet, e ndjekur nga konstitucioni i cili
mbaroj regjimin absolut. Mbi 20 Shqiptar u ben deputet ne parlamentin e
ri Turk, dhe per nje kohe te shkurter gezoj mirqenien Turke.
Shqiptaret ishin te pakenaqur me centralizimin e Turqve te Rinj. Ata
avokuan decentralizimin e perandoris dhe autonomi per rajone te
ndryshme te vendit. Nje perplasje ishte e paevitueshme, pasi Turqit
besonin ne forcimin e Perandoris ne tee gjith subjektet ta mbanin ate
te gjall e te fort. Por turqit nuk e dinin sesa ndjenja e Shqiptarizmit
ishte rritur qysh nga Lidhja e Prizrenit. Shum shqiptar nuk e shikonin
me veten e tyre si mysliman te perandoris por edhe Antar te kombit
Shqiptar. Shkaku i par ishte konflikti per vendosjen e alfabetit Shqip.
Tuurqit e Rinj insistonin ne perdorimin e vjeter Arab, por kishte
bashkim i maddh popullor per perdoimin me te leht Latin. Nga kerkesa
per veniein e alfabetit latin turqit shikonin bashkimin e Katolikve dhe
Myslimanve per trazhgimi si Shqiptar. Turqit e Rinj ju kunderpergjigjen
duke mbyllur te gjitha shkollat , gazetat dhe klubet nacionaliste
Shqiptare.
Mardheniet Shqiptare me turqit filuan te keqsohen. Ne 1910 nje revolt
shpertheu ne Prishtin nga shkaku i mos dashjes se pagimit te taksave te
reja te vena nga turqia per mallrat e importuara ne Kosove. Revolt shum
shpejt u shpernda ne te gjith vilajetin. Turqit u pergjigjen duke nisur
20 000 trupa ne Kosov. Ne Qershor 1911, mbasi operacionet e tyre
deshtuan, dicka e madhe per Fuqit, Sulltan Mehmeti i V shkoj nje vizit
ne Kosov me shres te paqesonte Shqiptaret. Austro- Hungaria, ne vecanti
friksohej se dobesimi i Kosovarve do te forconte Pan-Sllavizmin. Kosova
qendroj si e amortizuar ne perhapjen Serbe. Austro- Hungaria
argumentonte per mirmbajtjen e statusit kuo. Sulltani dha nje amnesti
gjenerale per rebelet, te cilet disa moren vemendjen e tij.
Ne 11 Shtator Italia i shpalli luft Turqis, me shpres te kapte
Tripolin; Turqia lehtesisht u mund ne Afriken Veriore. Shtetet e tjera
Ballkanike pan ne dobesimin e Turqis nje ndryshim per te marr avantazh
nga situata, dhe duke i ber me efektive kerkesat e tyre ne territoret
Otomane. Te sheshperuar nga nevoja per ndihme, edhe nje her u mundua te
qetsoj Shqiptaret duke ju premtuar se do ti japi ndihm per aktivitetet
kulturore. Por tani masat shtypse te Turqis dhe mosmbajtja e premtimeve
vetem kishte rritur nacionalizmin dhe idet seperatiste Shqiptare. Ne
Dhjetor Shqiptaret vendosen te fillojn nje revolt te pergjithshme, edhe
njeher e filluar ne Kosov dhe e perhapur ne jug. Armet dhe paret kishin
ardhur nga kolonit shqiptare te Egjyptit, Amerikes dhe italis.
Kosovaret kishin qen nder te paret te ndihmonin Turqit e Rinj de tani
ata ishin kunder tyre per mbrojtur integritetin kombetar.
Me ndihme diplomatike nga Austro-Hungarezet, Komiteti Qendror i
Revoltes Kosovare i thirri Shqiptaret per rrebelim. Ne Korrik 1912
pothuaj se te gjitha zonat te banuara me Shqiptar ishin nen kontrollin
e rrebelve. Ne vjesht te vitit 1912 shtetet ballkanike kishin formuar
nje aleance dhe kishin ren dakord te ndanin Turqin Europiane midis
tyre. Me 8 Tetor Mali i Zi hapi gjendje lufte e ndjekur nga Serbia,
Bullgaria dhe Greqia duke i shpallur luft Turqis. Shqiptaret shpresuan
te ndjekin nje kurs neutraliteti, por kjo u be e pamundur pasi aleatet
ballkanik u shtyn ne tokat Shqiptare. Duke ndjekur dogmen e
vjeter"Midis dy djajve djallin me te mir", Shqipetaret luftuan ne anen
e Turqis kunder aleatve. Pasi Turqia kerkoj mediacione nga Fuqit,
Shqiptaret vendosen te bejn nje ofert per pavarsi parase forcat aleate
te pushtonin vendin e tyre.
Vetem me nje Shqiperi te pavarur Austro-Hungaria mund te siguronte
interesa ne Europen juglindore. Keshtu qe me ndihmen e Austris delegat
nga e gjith Shqipria u takuan ne Kongresin e Vlores me 28 Nendor 1912.
Ketu, nen rrethana te paqarta, u shpall pavarsia e Shqiperis.
Ne Korrik 1913, Konferenca e Ambasadorve ne Londer shpallen pavarsin e
shqiperis si nje shtet sovran nen garanci nderkombetare. Edhe pse
Konferenca e njojti pavarsin shum toka ne veri dhe perendim iu dhan
Serbis dhe Malit te Zi. Greqis ju dha Cameria, duke e len shtetin
Shqiptar te zvogeluar dhe me shum se gjysmen e popullsis. Ne traktatin
e paqes te Majit 1913 qe doli me fitoren e Aleatve Ballkanik, Turqia
hoqi dor perfundimisht nga Shqiperia dhe ne Qershor mbas 500 vjet
pushtimi forcat e fundit turke u terhoqen nga Shqiperia.
Amelia
Amelia

Regjistruar : 02/01/2008
Postime : 909
Points : 1463
Reputacioni : 59
Medalje Medalje2 Medalje Green

 Historia e Shqipërisë ! Empty Re: Historia e Shqipërisë !

29th November 2013, 02:20
Ismail Qemali udhehiqte qeverin provizore Shqiptare derr ne Nendor
1913kur Fuqit zgjodhen Princ Vidin per fronin e principates se re
Shqiptare. Por princi ngeci ne eksperienc administrative, dhe veshtersi
per qeverisjen e vendit. Qeveria Italiane intrigoj hapur kunder tij ,
dhe gjeti bashkpunim nga shqiptar ambicioz qe e aspironin veten per
fronin. Gjasgt muaj me von Vidi iku per te mos u kthyer me.
Shperthimi i luftes me 1914 u dha mundesin fqinjve te sulmonin
Shqiperin. Ne Tetor Greqia pushtoj Shqiperin jugore; ne te njejten koh
Italianet moren nen kontroll portin e Vlores. Te inkurajonte Italin te
hynte ne luft ne ane te Entetes, nje traktat sekret u mbajt ne Londer
ne Prill 1915, ku ran dakord per ndarjen e Shqiperis midis Greqis dhe
Italis, duke len nje shtet te vogel autonom ne qender te Shqiperis. Kur
Serbia ra ne 1915, Austro-Hungaria mori kontroll ne Shqiperin qendrore
dhe veriore, ndersa seksioni jugor mbeti ne dduart e Francezve dhe
Italianve.
Ne Konferencen e Paqes ne Paris, Serbet dhe Italianet kerkonin perseri
territore Shqiptare, por keto u rezistuan fuqishem nga delegatet
shqiptar. Emigrantet Shqiptar ne Europ dhe Amerik derguan perfaqsues ne
Paris per te argumentuar per restaurimin e kombi te tyre. Ne Qershor
1920 rreth 3000 Shqipta kryesisht fshatar luftuan nje betej me ushtaret
Italian, e cila la ne terheqjen e forcave Italiane. Ne te njejtin vit
shqiperia u pranua ne Lidhjen e Kombeve,dhe Nendor 1921 Konferenca e
Ambasadorve ne Paris e njohu Shqiperin si shtet sovran te pavarur.
Situata politike Shqiptare mbeti e trubullt pasi vendi u kthye si ishte
ne midis lufes. Kusari paligjmeri ishin te pandalueshme, dhe shoqeria
Shqiptare perseri filloj te vuante nga hakmarjet dhe klanet e bazuar ne
struktur sociale. Zgjedhjet e para shqiptare u mbajten ne 1921, qe nga
atehere e deri me 1924 vendi ndryshoj shum qeveri. Ne Qershor 1924 Fan
Noli Peshkopi Ortodox i Durrsit, u be kryeminister. Ai ishte edukuar ne
Harvard dhe kishte ide demokratike. Por nxitimi i tij per modernizimin
e shpejt te vendit u prish nga bejleret opozitar dhe te fuqishem te
cilet , objektoheshin vecanerisht, tek Zogu, i kthyer nga emigrimi
politik nga Jugosllavia ne krye te nje force te armatosur, rrezoj
Nolin. Ai e la Shqiperin dhe u kthye ne Amerik ku ju kthye karrieres se
tij kishtare dhe letrare.
Nderkaq Zogu fitimtar, qe tashme kishte patur vende ne pushtet si
Minister i Punve te Jashtme, filloj te likuidonte apo ti bente te
emigronte kundershtaret e tij te rrezikshem. Ne Janar 1925, Asamblea
Konstitutive shpalli Zogun President. I konspiruar te rrinte ne fuqi
Zogu i dha Shqiperis disa masa stabiliteti dhe bashkimi. Ne 1926, nje
oficer britanik u vendos si Inspektor Gjeneral i Xhandarmeris Ai qe i
zoti te vendoste rend dhe stabilitet. u vendosen plane per tharjen e
kenetave per heqjen e malarjes dhe fitim te tokave bujqsore. Ne 1928
Zogu e kurorzoj veten si Mbreti Zog i I i Shqiptarve. Ai argumentoj se
monarkia ishte e nevojshme te krijonte nocionin e bashkimit dhe
stabilitetit e vendit te sapokrijuar. Megjithate, Zogu kishte shum
nevoj financiare nga jasht qe te vazhdonte ne zhvillimin e planeve te
tij
Amelia
Amelia

Regjistruar : 02/01/2008
Postime : 909
Points : 1463
Reputacioni : 59
Medalje Medalje2 Medalje Green

 Historia e Shqipërisë ! Empty Re: Historia e Shqipërisë !

29th November 2013, 02:20
Lindja dhe zhvillimi i qyteteve Ilire
Njoftimet me te hershme te shkruara per ekzistencen e qytetve ilire i
takojn mesit te shekullit IV para eres se re , po sic deshmojn edhe te
dhenat arkeologjike , zanafilla e tyre duhet te kerkojm me heret,aty
nga mesi i shekullit V para eres se re.
Gjat shekullit IV-II para eres se re qyteti edhe jeta ne Iliri morren nje zhvillim te vrulshem.
Ato u zhvilluan vecanerisht ne krahinat e ultesires bregdetare, nga
Dyrrahu e deri ne Apoloni. Qyetet ishin te ngritura mbi kodra te
mbrojtura edhe nga pikpamjet natyrore e te fortifikuara me mure
rrethuese te ndertuara me blloqe guresh te punuara. Ne arkitekturen e
tyre te mbrendshme qytetet ilire u ndertuan sipas shembullit te
qyteteve bashkohese te Greqis Maqedonis dhe Epirit . Ne vendet me te
mire ndertoheshin ngrehinat e rendesishme shoqerore si tempujt ,
portiket , teatrot , stadiumet e tjer. Ne Bylis e Klos u ndertuan
teatro , ne AmAntie e Bylis stadiume.
Qyteti ilir ishte para se gjithash qender ekonomike, ku krahas
skllavopronareve jetonin edhe vepronin edhe zejtaret edhe tregtaret.
Qyteti kishte edhe funksion ushtarak, shoqeror edhe kulturor. Periudha
e zhvillimit edhe lulzimit te qytetit e te kultures qytetare perkonte
me kohen e fuqizimit me te madh te shtetit ilir.



Arti edhe Besimet

Ne epoken parahistorike iliret kishin te zhvilluar artin dekorativ, i
cili gjeti zbatim te gjer ne prodhimet e artizanatit, si enet prej
baltu ashtu edhe ne objektet e zbukurimet prej bronzi. Motivet qe
perdoreshin me shpesh si trekendesha rombe, vija zizage, rrathe etj
kishin per qellim estetik, por edhe botkuptimor .
Ne Lepenice te Vlores dhe ne Tren te Korces jan gjetur piktura shkembore te bera me boj.
Gjat periudhes qytetare ilire , arti u zhvillua ne perputhje me artin
bashkohor. U shfaq skulptura prej guri qe paraqiste shtatore me veshje
ilire.Perhapja te gjere mori punimi i terrakotave prej balte te cilat
praqitnin kyresisht forma qe adhuronte popullsia ilire.
Kulti me i perhapur ishte kulti i Diellit i cili simbolizoj ne form
rrethi, spirale edhe kryqy te thyer. Shum i perhapur ka qen edhe kulti
i gjarperit.


Gjuha Ilire

Iliret flisnin nje gjuhe indoevropiane qe dallohej nga gjuhet tjera te
kohes se lasht te ballkanit. Deri me sot nuk eshte zbuluar asnje
mbishkrim i plot i shkruar ne ilirisht.
Me themelimin e kolonive greke dhe zhvillimin e qyteteve ilire,
perhapje te gjer mori gjuha e shkruar greke e me pas ajo latine .
Ne mbishkrimet e zbuluara ka shume emra njerzish qe shpjegohen ne Ilirishten.








Regjistri turk i vitit 1485*

Prania e toponomisë sllave në tokat shqiptare është bërë objekt i
studimeve të ndryshme me karakter historik e gjuhësor. Analiza
shkencore e saj shërben për të hetuar e shpjeguar shkaqet e mirëfillta
të ekzistencës së këtyre toponimeve si mish i huaj në onomastikën
shqiptare.

Ky problem shpesh zhvendoset në shek. XV, ku dalin të regjistruara nga
turqit viset e banuara nga shqiptarët e që përbëjnë në tërësi
përafërsisht etnosin shqiptar.

Në analizën e emrave të defterëve të kadastrës osmane të vitit 14311
dhe 14672, shqyrtimi i toponimeve me gurrë nga sllavishtja na shërben
për të treguar kryesisht gjurmët e invazioneve dhe të kadastrimeve të
të huajve në tokat shqiptare. Në trevat që përfshijnë këta dy
regjistra, shqiptarët janë autoktonë së paku që nga koha antike, ata
kanë banuar gjithnjë e vazhdojnë të banojnë aty edhe në shek. XV.
Analiza gjuhësore e emrave të këtyre regjistrave3, vetëm përforcon
karakterin vendës të tyre duke shpjeguar në disa raste edhe shkakun e
daljes së disa toponimeve sllave në këto toka shqiptare.4

Në regjistrin e vitit 1485 puna qëndron pak më ndryshe, sepse në skajet
më veriore të trevave që përfshin ky defter, kemi të bëjmë
drejtpërdrejt me simbiozën shqiptare-sllave gjatë mesjetës. Ky problem,
i rrahur shumë veçanërisht nga historianë të huaj, i ka kaluar shpesh
caqet e një vështrimi shkencor të mirëfilltë, duke iu nënshtruar
qëllimeve politike të caktuara. Këto mendime të paracaktuara, kanë
gjetur përhapje te shumë autorë sllavë ku "më i njohuri dhe më
frytdhënësi" (siç!) ishte dhe mbetet J. Cvijiqi, i cili qe edhe
themeluesi i shkollës antropogjeografike, në kuadrin e së cilës qe
formuar edicioni i posaçëm "Naselja i poreklo stanovnistva"5. Sipas
Cvijiqit6, në Kosovë nuk ka popullsi të vjetër, sepse, sipas tij,
shqiptarët kanë ardhur pas luftës austro-turke të vitit 1690.
Vetëkuptohet se emërtimi Stara Srbija (për Kosovën) nuk ka të bëjë fare
me çështje shkencore, ai ka karakter politik të mirëfilltë.

Duke e rrokur problemin nga ana historike vetëm "en bloc" (për të mos
dalë nga caqet gjuhësore të trajtimit të tij), tani mund të themi se
përfundimet e Cvijiqit dhe të pasuesve të tij, janë të gabuara.
Elementi shqiptar jo vetëm është i pranishëm në zonat skajore veriore
të viseve që përfshin defteri i vitit 1485 (themi në zonat skajore
veriore, sepse në trevat e tjera nuk kemi të bëjmë me elemente, por me
një etnikum me intensitet të plotë), por ai përbën atë shtresë që është
autoktone që nga koha ilire. Bile këtu kemi një pjesë të trevës
gjuhësore të kryehershme të formimit të gjuhës shqipe7. Në këto
rrethana nuk bëhet fjalë për autoktoni të shqiptarëve nga shek. XV (kjo
fjalë mund të përdoret vetëm për arsye të karakterit metodik për të
kundërshtuar mendimet e Cvijiqit me shokë). Shqiptarët janë autoktonë
në këto vise që nga koha ilire. Dokumentet e shek. XV vlejnë vetëm për
të vërtetuar praninë e tyre në viset për të cilat po flasim. Kjo prani
tani, është e padiskutueshme duke filluar që nga Krisobulat e Deçanit8,
pastaj në regjistrin e vitit 1455 të vilajetit Vellk9 (Kosova në
kuptimin e ngushtë të saj, duke përfshirë edhe qytetet), si edhe në
regjistrin e vitit 1485.10

Nga pikëpamja historike, prania e shqiptarëve në trevat skajore veriore
të regjistrit të vitit 1485, nuk përbën problem. Pikërisht duke u
mbështetur në këto të dhëna historike do të mundohemi ta trajtojmë
onomastikën e këtij regjistri edhe nga ana gjuhësore. Në këtë drejtim
duhen mbajtur parasysh disa çështje.

1. - Regjistrat e kadastrës osmane për vendin tonë (viti 1431, 1467 e
1485), duke përfshirë pjesën më të madhe të tokave ku banojnë
shqiptarë, paraqiten edhe nga ana gjuhësore si një njësi e një populli
që flet shqip në të gjithë trevën që përfshijnë ato, e pasqyruar kjo në
emrat e vendeve dhe të njerëzve.

A. - Alfabeti arab, me mungesat e tij, nuk e prish këtë njësi.
Ndryshimi i emrave të vjetër me të sotmit në pjesën më të madhe
shprehin ato dukuri që shpjegohen fare mirë nëpërmjet fonetikës
historike të shqipes, duke sjellë një ndihmesë të re në këtë fushë të
dijes.
Amelia
Amelia

Regjistruar : 02/01/2008
Postime : 909
Points : 1463
Reputacioni : 59
Medalje Medalje2 Medalje Green

 Historia e Shqipërisë ! Empty Re: Historia e Shqipërisë !

29th November 2013, 02:21
B. - Elementet vendëse janë mbizotëruese në toponomastikë dhe në
antroponimi, duke mbajtur parasysh këtu apelativat e shumtë, shpeshherë
fjalë të fondit autokton (që përbëjnë një numër të konsiderueshëm të
fjalëve të shqipes paraletrare), elemente të rëndësishme të strukturës
si fjalëformimi: prapashtesat vendëse të vjetra, kompozitat etj.

C. - Në këtë njësi gjuhësore dallojmë, me aq sa na lejon materiali
onnomastik, që shmangiet dialektore janë të pakta dhe disa veçori sapo
kanë filluar të bigëzohen. Për dialektologjinë historike shqiptare
thellimi në këtë drejtim paraqet, në mungesë të dokumenteve të
shkruara, pasqyrën e gjendjes së shqipes në shek. XV.

2. - Elementet e huaja në toponomastikën e këtij shekulli janë e mbetën të huaja, ato nuk marrin e japin me elementet vendëse.

3. - Në shqyrtimin e onomastikës me gurrë të huaj, për asnjë çast nuk
duhet harruar se pushtuesi përpiqet gjithnjë të shuajë ndjenjat
kombëtare të popullit të pushtuar. Në këtë drejtim gjithnjë ka një
program shtetëror të përcaktuar mirë, që përfshin edhe onomastikën. Për
mënyrën e emërtimit dhe karakterin e përdorimit administrativ të emrave
me burim të huaj të defterit të vitit 1485 vlejnë po të njëjtat
vërejtje që kemi bërë për dy regjistrat e tjerë të vitit 1431 e 146711.
Bile, në regjistrin e vitit 1485 ky drejtim është thelluar, duke pasur
parasysh që shkruesi i tij është me kombësi sllave12.

4. - Në shqyrtimin e emrave të njerëzve të defterit turk të vitit 1485
duhet përdorur një kriter specifik. Këtu mund të vihet shenja e
barazimit ndërmjet antroponomisë dhe etnicitetit, kur është fjala për
banorë me emra shqiptarë (e shikuar kjo çështje nga çfarëdo lloj
këndi), por jo kur është fjala për banorë me emra sllavë (ortodoksë).
Në këtë mes duhen mbajtur parasysh rrethanat politiko-shoqërore dhe
kulturore - fetare të periodës që po shqyrtojmë. Në qoftë se për emrat
e Krisobulave të Deçanit vlejnë përfundimet se "... administrata
përfaqësonte interesat e kishës, të shtetit ose të institucionit që i
shërbente, i cili kishte politikë ekspansioniste në të gjithë kuptimin
e fjalës"13 dhe se "në zonat ku sundonte kisha ortodokse sllave kemi
një proces të riemërtimit të popullsive të tjera në të gjitha
kuptimet"14, emrat sllavë (ortodoksë) të njerëzve të defterit të vitit
1485 më tepër se etnicitet tregojnë kufirin e ndikimit të kishës sllave
që, duke nisur nga shekujt VII-VIII qe shtrirë mjaft.

Shembull i qartë i një trajtimi të emrave duke nisur nga kushtet
konkrete është vetë regjistri i vitit 1485. Në qoftë se do të vinim për
të gjithë rastet shenjën e barazimit ndërmjet emrave të njerëzve dhe
etnicitetit të tyre, do të nxirrnim përfundimin e gabuar se myslimanët
e qyteteve të Pejës dhe të Shkodrës janë me kombësi turke meqë mbajnë
emra turq. Ky rast na jep dorë të kuptojmë se ndikimi fetar turk, i
nxitur nga shteti me diferencimin e taksave etj., ka filluar të bëjë
punën e vet brenda një kohe të shkurtër, duke nisur nga qendrat e mëdha.

Për katër shekuj me radhë (XI-XIV) me pak ndërprerje krahinat e
Shqipërisë Veriore (përafërsisht ato që në të ardhmen do të bëjnë pjesë
në sanxhakun e Shkodrës), qëndruan nën sundimin e feudalëve serbë të
shtetit të Dioklesë dhe të Rashës. Vetëkuptohet se klasa sunduese, ajo
që diktonte në të gjitha fushat e jetës, qe sllave, prandaj mbizotërimi
i saj politik dhe fetar mbi popullsinë shqiptare qe i padiskutueshëm15.
Politika ekspansioniste e shtetit dhe e kishës ortodokse sllave
dokumentohet së paku nga shek. XIV16.

Ndaj shqiptarëve të krahinave skajore veriore të regjistrit, që
gjithnjë kanë qenë jashtë kufijve të truallit amtar, është ndjekur një
politikë asimilimi dhe genocidi17.

Në këto rrethana as në pikëpamje gjuhësore elementet sllave të këtij
defteri nuk mund të vështrohen në një hulli me ato vendëse. Janë
pikërisht këto kushte politiko-shoqërore që shpesh ndihmojnë për të
kuptuar disa dukuri kontradiktore që në rrethana normale janë të
pashpjegueshme.

Onomastika me gurrë sllave, veçanërisht në viset skajore veriore të
regjistrit të vitit 1485 më tepër se vepër e një bashkëjetese paqësore
me zhvillim në kohë, është pasojë e rrethanave politiko-shoqërore
(ndërhyrje administrative etj.) me qëllime të caktuara**.
Amelia
Amelia

Regjistruar : 02/01/2008
Postime : 909
Points : 1463
Reputacioni : 59
Medalje Medalje2 Medalje Green

 Historia e Shqipërisë ! Empty Re: Historia e Shqipërisë !

29th November 2013, 02:21
*Defteri i regjistrimit të sanxhakut të Shkodrës 1485, I Tiranë,
1974. Ky defter është i tipit mufassal "i hollësishëm" dhe përfshin një
trevë të gjerë, që i kapërcen kufijtë e sanxhakut të Shkodrës. Ky
sanxhak në vitin 1485 ndahej në katër kaza: të Shkodrës, të Podgoricës,
të Pejës dhe të Bihorit. Kazatë ishin të ndara në njësi më të vogla
administrative, në nahije. Përveç këtyre, në regjistër janë përfshirë
edhe një pakicë fshatrash nga nahijet e Vuçiternit, të Prishtinës, të
Prizrenit etj., që bënin pjesë në sanxhakun e Vuçiternit dhe të
Prizrenit. Regjistri ka si shtojcë në fund regjistrimin e hollësishëm
të nahijeve të Pipërit e të Kelmendit të bërë në vitin 1497. (Për
shënime më të hollësishme shiko Defteri i regjistrimit ..., Hyrje, f.
3-46).

1 - Sûreti defter-i sancak-i Arvanid, H. Inalcik, Ankara 1954.

2 - Sûreti defter-i esami vilayeti Dibra, f. 124-176, Basbakanlik Arsivi, maliyeden mudever, nr.508.

3 - Shiko hollësitë po në këtë pjesë te Regjistri turk i vitit 1431 dhe Regjistri turk i vitit 1467.

4 - Po aty.

5 - M. Tërnava, Shqiptarët dhe qytetet e Kosovës në shek. XV-XVI, në revistën "Studime historike" nr. 2, 1979.

6 - Osnove za geografiju i geologiju Makedonija i Stara Srbija, libri
III, Beograd 1911, f. 1169, 1194. Shiko për hollësi të tjera edhe te
Mark Krasniqi, Disa burime pak të njohura mbi popullsinë e Kosovës, në
rev. "Studime historike" nr. 2, 1979, f. 98.

7 - E. Çabej, Problemi i vendit të formimit të gjuhës shqipe, "Kuvendi I i studimeve ilire "Tiranë 1974, v.II, f. 26.

8 - R. Ismajli, Disa çështje të onomastikës mesjetare, në rev. "Studime filologjike" nr. 4, 1978.

9 - M. Tërnava, Shqiptarët në ..., SH 2, 1979.

10 - S. Pulaha, Elementi shqiptar sipas onomastikës të krahinave të
sanxhakut të Shkodrës në vitet 1485-1582 I, II, III në revistën
"Studime historike" nr. 1 dhe 2 e 4, 1972.

11 - Shiko hollësitë te po kjo pjesë te regjistrat e viteve 1431 e 1467.

12 - Defteri i regjistrimit ..., Hyrje, f. 5.

13 - R. Ismajli, Disa çështje ..., f. 152.

14 - Po aty, f. 157.

15 - Historia e Shqipërisë, v. I, 1967, f. 175-176.

16 - R. Ismajli, Disa çështje ..., 151; shiko edhe shën. nr. 1.

17 - M. Tërnava, Shqiptarët dhe qytetet ..., f. 109.

**Kjo kumtesë paraqet një fragment të Hyrjes së një punimi të gjerë më të njëjtin titull.
Amelia
Amelia

Regjistruar : 02/01/2008
Postime : 909
Points : 1463
Reputacioni : 59
Medalje Medalje2 Medalje Green

 Historia e Shqipërisë ! Empty Re: Historia e Shqipërisë !

29th November 2013, 02:22
Barleti, ikonografia dhe poezitë e para për Skënderbeun

Moikom Zeqo

Kryevepra e Marin Barletit, për historinë dhe jetën e Gjergj Kastriot
Skënderbeut, është ngjarja më e madhe kulturore jo vetëm për humanizmin
shqiptar, por përgjithësisht edhe për kulturën dhe kujtesën e kombit
tonë në shekullin XVI. Kjo kryevepër u përkthye gati në të gjithë
gjuhët evropiane me shpejtësi. Eshtë përkthyer dhe në gjuhën shqipe nga
latinisti i madh Stefan Prifti. Mund të themi se Stefan Prifti i
kushtoi jetën e tij shqipërimit të kryeveprës Barletiane.

Rëndësia e aktit letrar dhe historik të Marin Barletit është e
shumëfishtë. Përfshin disa rrafshe të karakterit intelektual të
mirëfilltë. Duke bazuar te botimi i parë i kësaj kryevepre të
pashembullt dua t'u tërheq vëmendjen lexuesve në disa aspekte, që e
kapërcejnë, ose janë në funksion të tekstit të mirëfilltë shkrimor.


Libri i Barletit u botua në Romë në tipografinë e vëllezërve Vitabulis,
të mbiquajtur si Albanozotë. Shumë dijetarë dhe historianë janë të
mendimit se këta tipografë janë shqiptarë. Mbiemrimi i tyre si
"Albanozoti" ndoshta nuk ka nevojë për koment. Libri shoqërohet me disa
gravura, të cilat spikasin për stilin humanist gotik. Ikonografia e
këtyre ilustrimeve grafike deri më sot nuk është realizuar. Studimet
janë koncentruar në përmbajtjen e librit dhe jo në anën e tij
pikturike. Ka ardhur koha që të thellohemi edhe në këtë aspekt.
Përpjekja ime është e para e këtij lloji për të bërë publike një
analizë dhe një sintezë të ikonografisë së librit të Barletit në lidhje
të drejtëpërdrejtë me kulturën dhe shpirtin kombëtar të shqiptarëve në
epokën passkënderbejane.


Libri i Marin Barletit nuk ka shumë ilustrime. Kështu faqja në
frontespic, ku është titulli "HISTORIA DE VITA ET HESTIS SCANDERBEGI
EPIROTARUM PRINCIPIS", ("Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut
Princit të Epirotëve") është e kornizuar me një numër grafikash që
përmbajnë kompozime dhe subjekte të çuditëshme historike dhe
mitologjike.


Çfarë tregojnë më konkretisht këto subjekte? Çfarë simbolizon
ikono-grafia e tyre e miniaturës? A janë të rastësishme dhe formale
këto ilustrime? A është konsultuar me piktorin grafist apo
ndërsjelltas? A i ka marrë artisti figurativ mendimet dhe idetë e Marin
Barletit? Kjo është një çështje e madhe hulumtimi tepër e dobishme.
Duke vëzhguar dhe interpretuar miniaturat unë dal në konkluzionin se
artisti figurativ dhe autori i librit Barleti ynë kanë bashkëpunuar
shumë ngushtë, se disa nga miniaturat janë të lidhura në mënyrë
konkrete me motivet e skënderbejadës së lavdishme të shekullit XV.
Gravurat e frontespicit përbëhen konkretisht nga 10 kompozime, që
qëndrojnë më vehte, madje janë dhe të kornizuara qartë. Gravura e
sipërme tregon një betejë luftarake me kalorës përballë njëri-tjetrit.
Nga njëra anë janë shqiptarët që sulmojnë dhe nga ana tjetër janë
kundërshtarët e tyre, të cilët bëjnë një jetë për jetë a vdekje. Figura
kryesore mbi kalë e kësaj gravure në anën e majtë përfaqëson me sa
duket Gjergj Kastriot Skënderbeun, ose një figurë kalorësi simbol i
shqiptarëve. Prapa kalorësit janë dy këmbësorë që mbajnë armë të
ngritura në duar.

Një gravurë tjetër më poshtë paraqet në mes një qënie mitologjike me
krahë, që është qartësisht një sfinks me gjoks gruaje me krahë
shqiponjë dhe me trup luani. Fytyra e Sfinksit ka mbi kokë një diademë
të hapur. Në anën e djathtë janë 5 figura, dhe një figurë martiri që
rrëzohet i goditur me sa duket me shpatë. Nuk mund ta përcaktojmë
domethënien e kësaj skene, mbase kemi të bëjmë me ndonjë martir të
kishës, që lidhet me shekullin e XVI ose fundin e shekullit XV. Në anën
tjetër të grifonit është një mbret i ulur në fron i cili ka një kurorë
të dallushme, anash tij janë tre ushtarë me heshta ndër duar ndërsa
përballë është një njeri, i cili ka ngritur duart përballë një
flakadani. Mbreti është në pozën e njeriut që po dëgjon, kurse njeriu
para fladakanit është ai që rrëfen. Eshtë pra kështu simboli i autorit,
që tregon bëmat e të tjerëve, që shpalos heroizmin e shekujve.


Kompozimet e tjera të miniaturave janë dy rreshta gjatësorë anash
faqeve. Një skenë paraqet një mbret mbi kalë me kurorë, që ka anash dy
kalorës dhe të gjynjëzuar para tij një figurë murgu. Një skenë tjetër
paraqet 6 persona më saktë 5 prej tyre i janë të mbështjellë rreth e
qark një njeriu me nderim. Ka shumë mundësi që ky është një mbret,
mbase bëhet fjalë për vetë Skënderbeun. Një skenë e tretë është akoma
më interesante, një grua mban në dorë një enë dhe blaton diçka përpara
dy burrave që rrijnë në këmbë mbi një piedestal. Sipër këtij kompozimi
është një shqiponjë dykrenare e cila paraqet një interes shumë të madh
shkencor. Interesi është se për herë të parë ne kemi dëshminë e
simbolit të flamurit të Gjergj Kastriot Skënderbeut, pra të shqiponjës
dykrenore, të pranuar dhe të aprovuar nga vetë Marin Barleti. Një
kompozim tjetër në miniaturë tregon tri vetë që masakroi me shpatë një
grua martire. Kush është kjo martire? Mos kemi të bëjmë me figurën e
Shën Luçisë, martires së famshme të krishtërimit, që ka patur një
ndikim shumë të madh në trojet shqiptare sidomos në qytetin e Durrësit?
Mos vallë masakrimi i kësaj gruaje simbolizon masakrimin e vetë figurës
së Shqipërisë në formë të femërorizuar?


Një kompozim më vehte paraqet dy djem që mbajnë në duar pishtarë dhe
ecin në drejtime të kundërta me njëri-tjetrin, mbi kokat e tyre
fluturojnë tre pëllumba. Këta simbolizojnë shpërndarësit e lajmeve të
mira, pra të famës së heronjve. Në një tjetër kompozim, i cili është
luftarak tregohet një hero i rrëzuar përtokë me mburojë në krahun e
djathtë dhe shpatë dhe mbi të dy luftëtarë me armë. Në këtë simbolikë
betejash është një simbol tipik i Romës, figura simbolike e ulkonjës
dhe dy foshnjet, Romin dhe Romulin, që pijnë qumësht nga gjinjtë e
ulkonjës. Në këtë kompozim është figura e një gruaje të ulur me dorën e
djathtë në gjoks dhe para saj figura e një burri që diçka tregon me një
kapele të shekullit XVI.
Amelia
Amelia

Regjistruar : 02/01/2008
Postime : 909
Points : 1463
Reputacioni : 59
Medalje Medalje2 Medalje Green

 Historia e Shqipërisë ! Empty Re: Historia e Shqipërisë !

29th November 2013, 02:22
Por ikonografia e librit përmban dhe dy gravura, njëra tregon vetë
figurën e Gjergj Kastriot Skënderbeut në profil, me mjekër të gjatë, me
një kapelë pa strehë dhe me flokë të rruar. Ky portret sipas studjuesve
është gravura më autentike që paraqet Heroin shqiptar. Siç e kemi thënë
edhe në ndonjë shkrim tjetër, libri i Barletit ka edhe gravurën e një
burri të ri që mban në dorën e djathtë një libër, kurse dorën e majtë e
ka të ngritur pak sipër, mbas shpinës së tij është muri i një
kështjelle dhe një kullë e ngritur. Ai nuk ka mjekër dhe portreti i tij
inteligjent është mjaft shprehës. Ky portret i përket vetë Marin
Barletit. Grafika në fjalë është e një rëndësie kolosale. Kjo do të
thotë që edhe miniaturat e tjera por edhe portreti i Skënderbeut janë
bërë në bashkëpunim me artistin figurativ. Cikël më vete janë edhe
gërmat gravura.


Dua të kumtoj se grafikat miniaturiste për të cilat folëm më lart kanë
rrethuar në mes të tyre dhe dy poezi në latinisht nga dy poetë
bashkëkohës të Barletit, me sa duket miq të tij, që vlerësojnë shumë
lart jo vetëm figurën e ndritshme të Skënderbeut por dhe vetë nismën e
pavdekshme të shkrimtarit dhe dijetarit humanist. Poezitë janë shkruar
në distikë, kanë karakter kushtimor, apologjik. Njëra është shkruar nga
poeti Pjetër Reguli nga Viçensa, kurse tjetra nga Domeniko Alcenjano.
Këta dy poetë kanë një rëndësi shumë të madhe për ne shqiptarët sepse
ata janë të parët poetë në botë, që i kanë kushtuar poezi Gjergj
Kastriot Skënderbeut. Të dy këta bëjnë kështu paraardhësit e traditës
shekullore të poezisë së popujve të ndryshëm, që përmendin me nderim
emrin e Skënderbeut dhe të Shqipërisë. Le të kujtojmë pas tyre emrat e
shumë poetëve të mëdhenj si Ronsar, Agrippa, D'Obinje, Gabriel Ferni,
Amadis Jamis, Luixhi Greto, Zhan Bussier, Margarita Sarroki, Lope De
Vega, Kristofor Marlou, Edmund Spencer, Bajroni i madh etj.
Unë i kam përkthyer poezitë nga latinishtja në shqip si më poshtë:



Pjetër Reguli i Viçencës, (Shekulli XVI)
***
Kështu do të mahnitesh o lexues nga betejat
e kapedanëve të famshëm heroikë.
Ndër to çudi është Skënderbeu, rrufe e luftës,
sa kënaqësi do të ndjesh kur të lexosh për të!
Prijës i madh, trim e shpirt hero,
kërdi ka bërë mbi turqit kaq mizorë!
Se emri i tij do të thotë "Aleksandër i madh"
mirëmbetsh o lexues me lavdinë e tij përherë!



Domeniko de Alcenjano i Padovës, (Shekulli XVI)
***
Në qoftë se ti lexues do të tejshohësh
me aftësinë tënde në këtë vepër madhështore,
ke për ta çuar famën e autorit deri në zenith,
se ai këndoi Skënderbeun, bir i një populli të lartë.
Këndoi trimëritë e bëmat e prijësit arbër
që asnjë mangut nuk i le Kamilit të madh.
I pakrahasueshëm në fitore, i shkatërroi me ngulm
ushtritë pafund të perandorëve sulltanë.
Le të gëzojë e larta Arbëri për këto triumfe,
le të ngrejë në qiell veprat e princit të vet.
Amelia
Amelia

Regjistruar : 02/01/2008
Postime : 909
Points : 1463
Reputacioni : 59
Medalje Medalje2 Medalje Green

 Historia e Shqipërisë ! Empty Re: Historia e Shqipërisë !

29th November 2013, 02:23
Gjergj Kastriot Skënderbeu
Gjergj Kastrioti lindi në Krujë dhe ishte djali i Gjon Kastriotit,
princit të Shqipërisë së mesme i cili ishte i obliguar që Perandorisë
Turke ti paguajë tatim. Në mënyrë që të sigurojë besnikërinë e prijësve
lokal Sultani i merrte djemtë e tyre dhe i dërgonte në Turqi. Gjergj
Kastrioti përcjelli shkollën ushtarake në Perandorinë Turke dhe që i
emëruar Skender Beu që në turqishtë do të thotë princi Aleksandër.

Ai qe i dalluar si një nga oficerët më të mirë në disa skuadra Osmane
në Azinë e Vogël dhe Europë, për çka edhe morri nga Sultani titullin e
Gjeneralit. Skenderbeu luftoi edhe kundër Grekëve, Serbve dhe
Hungarezve, dhe disa burime thojnë se ka mbajtur lidhje të fshehta me
Raguzë, Venedikun, Vladislasin e Hungarisë si dhe Alfonsin e V të
Napolit. Sultani Murati i II ia dha titullin Vali çka e bëri Gjergj
Kastriotin Guvernator Gjeneral të disa krahinave të Shqipërisë.
Më 1443, gjatë betejës kundër Hungarezëve te Nishi, ai e lëshoi
ushtrinë Osmane dhe shkoi në Krujë. Në kalanë e Krujës Skenderbeu
ngriti Flamurin Shqipëtarë, flamurin e kuq më shqiponjë të zezë
dykrerëshe në mes, dhe tha fjalin e njohur: "Nuk ju solla unë lirinë,
ate e gjeta këtu, në mesin e juve".

Gjergj Kastrioti arriti të bashkojë të gjithë princat Shqipëtar në
qytetin e Lezhës (Lidhja e Lezhës, 1444) dhe ti udhëheqi ata në luftën
kundër Turqve.

Gjatë 25 viteve të ardhshme ai luftoi, me forca që rrallë herë kalonin
20.000 ushtarë, me ushtrinë më të fuqishme të asaj kohe dhe arriti që
të dal fitues për 25 vjetë të tëra. Më 1450 Ushtria Turke qe e
udhëhequr nga vetë Sultan Murati i II i cili vdiq gjatë rrugës duke e
kthyer nga beteja e hupur. Dy herë të tjera , më 1466 dhe 1467, Mehmeti
i II, pushtuesi i Konstantinopolit, udhëheqi ushtrinë Turke kundër
Skenderbeut dhe dështoi. Perandoria Turke provoi ta pushtoi Krujën 24
herë dhe dështoi të 24 herët.

Për një të katërtën e shekullit Skenderbeu ndaloi pushtimin Turk në Evropën Katolike.

Pasë vdekjes së tijë më 1468 në Lezhë nga shkaqet natyrore, ushtarët e
tijë u bënë rezistencë Turqve për 12 vjetë. Më 1480 Shqipëria
definitivishtë u pushtua nga Perandoria Turke.

Kur Turqit e gjetën vorrin e Skenderbeut në kishën e Shën Nikut në
Lezhë, e hapën ate dhe morrën eshtrat e Skenderbeut për të cilat
besohej se sjellin fat. Më 1480 Turqit ndërmorrën pushtimin në Itali
dhe pushtuan qytetin e Otrantos.

Skenderbeu dhe vepra e tijë nuk mbetën të përmenden vetëm në tokat
Shqipëtare. Volteri ka menduar se Perandoria Bizantine do të kishte
egzistuar sikur të kishte një udhëheqës sikur Skenderbeun. Disa poet
dhe kompozitorë gjithashtu kanë gjetë inspirimin e vetë në mjeshtërinë
ushtarake të tijë. Poeti Francez i shekullit 19, Ronsard, shkroi një
vjershë kushtuar Gjergj Kastriotit. Të njejtën gjë bëri edhe poeti
Amerikan i shekullit 19, Longfellow. Antonio Vivaldi komponoi operën e
cila titullohet Skenderbeu.

Skenderbeu sot është hero kombëtar i Shqipërisë. Shumë muzeume dhe
monumente janë ngritur në nder të tijë anembanë Shqipërisë dhe në mesin
e tyre edhe Muzeumi i Skenderbeut në kalanë e famshme të Krujës.
Amelia
Amelia

Regjistruar : 02/01/2008
Postime : 909
Points : 1463
Reputacioni : 59
Medalje Medalje2 Medalje Green

 Historia e Shqipërisë ! Empty Re: Historia e Shqipërisë !

29th November 2013, 02:23
I pari autor i jetëshkrimit të Skënderbeut ka qenë Martin Barleti, i
cili jetonte në nji kohë me fatosin tone kombëtar. Barleti ishte nji
prift katolik nga Shkodra që pat rastin me njoftë disa nga prijësit
luftarak t'asaj kohe, të cilët I kallzuen gjithçka dinin mbi trimnit
dhe fitoret e të parit të tyne, Gjergj Kastriotit. Ai kishte pasë
gjithashtu mundësin me studjue dokumentet zyrtare të arkivit të
Venedikut, ku kishte shkue me jetue mbas pushtimit të Shkodrës prej
Turqve. Biografin e Skënderbeut ai e shkrojti në gjuhën latine dhe e
botoi në Romë në fillim të shekullit të XVI. Nji shekull ma vonë,
G.Bienuni, nji prift italian nga Brescia, gjeti nji tjetër biografi të
Skënderbeut të shkrojtun prej nji auktori anonim prej Tivari, të cilin
Imzot Fan Noli e pagësoi Tivarasi. Dorëshkrimi origjinal i veprës së
Tivarasit, që mbante datën 1480, ka humbë përjetë dhe njifet vetëm nga
referencat dhe citatat që përmban libri i Biemmit "Istoria di Giorgio
Castrioto Scander-Begh".

Nji burim i tretë origjinal mbi jetën e Skënderbeut asht Gjin Muzaka, i
cili ishte nga familja sunduese feodale e Beratit dhe luftoi
krahpërkrah me Skënderbeun. Ai jetoi në Shqipni edhe 11 vjet mbas
vdekjes së heroit t'onë dhe mandej u vendos në Napoli. Atje shkrojti
"Historin dhe trashëgimin brez mbas brezi të familjes së Muzakëve", ku
kallzon historin e Skënderbeut si nji gja që ka dishmue ai vet.

Në shekullin e XIX, dijetarë të kombësive të ndryshme, tue lanë
menjianë veprat e shumta që ishin shkruejtë gjatë dy shekujve të
maparshëm, u kthyen përsëri në burimet origjinale që ishin mbyllë në

arkivat e Vatikanit, Venedikut, Raguzës dhe Stambollit. Zbulimet e tyne
kanë shtie nji dritë të re mbi jetën dhe veprat e Skënderbeut. Disa e
përmendin në vepra të përgjithëshme dhe fort të gjata që shkruejtën mbi
shekullin e zaptimit të Balkanit nga Turqët. Disa të tjerë si Anglezi
Clement Moors, Francezi Camille Paganel, Gjermani Z. Pisko, shkruejtën
biografi të gjata të Skënderbeut. Por punën ma të madhe dhe ma të
vlefshme e bane eruditët Thalloczy, Jireçek dhe Shufflay, të cilët
mblodhën së bashku dhe botuen nji koleksion dokumentash që përbajnë nji
vepër monumentale mbi Shqipnin e asaj kohe. Ma në fund, iu erdhi radha
Shqiptarve. Mbas luftës së parë botnore, Imzot Fan Noli botoi "Historin
e Skënderbeut", e cila gëzoi menjiherë nji popularitet të
jashtëzakonshëm dhe u mësue gadi përmendsh nga nxanësit e shkollave në
atdheun e lirë. At Martin Sirdani mblodhi dhe botoi gojëdhanat e
popullit mbi Skënderbeun. Më 1937 Thanas Gegaj i parashtroi
Universitetit të Louvain në Belgjikë nji thezë doktorati në gjuhën
frengjishte me titullin "L'Albanie et l'invasion turque au XVëme
siëcle". Kjo u botue në formë libri me shpenximet e Universitetit. Mbas
luftës së dytë botnore, pikërisht më 1947, Fan Noli botoi nji histori
të Skënderbeut në gjuhën anglishte. Kjo asht nji vepër shkencore e nji
niveli shum të naltë, sidomos për shënimet kritike mbi veprat e
auktorve të shumtë që kanë shkruejtë mbi Skënderbeun, ashtu edhe mbi
personalitetet dhe ngjarjet historike që kanë pasë lidhje me epopën
tone kombëtare. Dobija ma e çmueshme e kësaj vepre qëndron në orvatjen
e auktorit me dallue faktet nga legjendat dhe paragjykimet. Mjerisht,
tue dashtë me interpretue ngjarjet historike mbas theoris marksiste,
Imzot Noli sikur mundohet me e futë Skënderbeun në kallëpin e nji shefi
gueriljesh të kohës sonë. Nga ana tjetër tue dashtë me korrigjue nji
tregim të Barletit që i duket i gabuem, ai jep nji versjon të tijën që
prish ndoshta nji legjendë, por nuk duket ma i bindëshëm.

Sidoqoftë, unë nuk kam pasë, as mjetet, as kohën me i studjue vet
burimet origjinale. Prandaj e them menjiherë se ky kapitull asht bazue
në veprat e Imzot Fan Nolit dhe të Thanas Gegajt me farë pak shtesa ose
ndryshime nga burime të tjera.

Kthimi ne Kruje
Gjergj Kastrioti, që muer famë me mbiemrin Skënderbe, ishte djali ma i
vogël i Gjon Kastriotit, kryetari i nji prej familjeve princore ma të
fuqishme të Shqipnis së Mesme. Gjergj Kastrioti lindi në Kruje më 1405,
mbas biografis së Barletit, më 1412 mbas mendimit të Fan Nolit.
Legjenda popullore, që u thur mbas gojëdhanës, thotë se e ama,
Princesha Vojsava, kur priste fëmijën pa në andërr se i dha jetë nji
dragoi që ishte i madh sa e tanë Shqipnija dhe përpinte Turqët me
shumicë. Gjergji kishte, kur lindi, shenjën e nji shpatë në krahun e
djathtë. Që i vogël ai tregoi nji interesim të çuditshëm për armët e
luftës dhe i pëlqente me luejtë si ushtar me vllaznit dhe me djemt e
tjerë të moshës së tij.

Mbas disfatës që pësoi nga dora e Turqve më 1423, Gjon Kastrioti u
detyrue me i dërgue Sulltanit si peng të katër djemt e tij. Barleti
shkruen se Gjergji ishte vetëm 6 vjeç. Kurse shifrat që dhamë ma sipër
tregojnë se duhet të kenë qenë 18, domethanë nji djal që kuptonte nga
bota dhe që nuk mund të asimilohej* krejt në ambjentin e ri të Oborrit
të Sulltanit. Biografët ma të vjetër janë dakord se Skënderbeu kaloi
gadi 20 vjet si peng në duert e Turqve para kthimit të tij dramatik në
Krujë më 1443. Domethanë se ishte nji burrë i pjekun 38 vjeç kur ngriti
flamurin e luftës së shenjtë kundër shkelësit otoman. Tue shkelë
zotimin që kishte dhanë, Sulltan Murati detyroi të katër djemt e
Kastriotit të pranojnë fën muhamedane. Mandej, iu ndërroi emnat tur
quejtë Gjergjin Isqender-Bej, që u kthye shqip në Skënderbe. Ky asht
një emën simbolik që iu dha Skënderbeut për kujtim të Lekës së Madh,
tue qenë se nuk ekziston ndër emnat muslimane.

Në oborrin e Sulltanit Skënderbeu u vue në shkollën e kadetve të
Pallatit. Përveç truqishtes ai mësoi edhe disa gjuhë të tjea dhe
sidomos italishten. Arti i luftës zgjoi interesimin e tij ma të madh.
Porsa ishte në moshë me përdorë armët, ai u çque në lojnat ushtarake në
mes të gjith vërsnikve të tij. Shpata ishte arma e tij ma e preferueme,
dhe vrapimi maj kalit sporti që i pëlqente ma tepër. Nga pamja fizike
ishte i gjatë, me nji trup të derdhun prej statuje, me sy që shkëlqenin
nga gjallnija dhe zgjuetija dhe nji hijeshim burrnor të mahnitshëm.
Sulltan Muratit i kishte ba përshtypje shkathtësia e tij mendore dhe
mjeshtërija e përsosun në garat me armë. Ai e muer me simpathi dhe e la
të jetonte, ndërsa vllaznit e tij duket se u mbytën në nji mënyrë që
nuk dihet mirë.

Skënderbeu u ba komandant kavalerije në ushtërin otomane dhe muer pjesë
në disa luftra të Sulltanit n'Evropë dhe n'Azi. "Në rrethimin e nji
fortese n'Anadoll, - shkruen Fan Noli, - Skënderbeu, si Leka I Madh, u
ngjit majë murit, ngriti sanxhakun dhe hyni i pari në qytet". Mbas çdo
spedite Skënderbeu kthehej ngadhnjyes dhe sillte n'Edrenë robër dhe
plaçkë pa masë. Fama e tij rritej dita-ditës; ushtërija e adhuronte;
komandantët e tjerë e kishin zili.

Ndërsa Skënderbeu ishte në oborrin e Sulltanit, lufta kundër Turqve
vazhdonte akoma në Shqipni. Sikur e pamë, më 1432, Andreja Topija korri
nji fitore të madhe, e cila pat si pasojë nji kryengritje të
përgjithëshme prej Shkodre në Gjinokastër. Tri ushtëri të tjera që
Sulltani dërgoi kundër Shqipnis tre vjet me radhë u shkatërruen dhe u
kthyen në Edrenë pa e krye qëllimin. Suksesi ua shtoi guximin
Shqiptarve, të cilët sulmuen garnizonin turk të Gjinokastrës. Atëherë
Sulltani dërgoi nji ushtëri të zgjedhun ndën komandën e Isak Beut nga
Shkupi. Shqiptarët u kapën në mes të dy zjarreve dhe pësuen nji disfatë
të plotë. Megjithatë, orvatja e Turqve me zaptue Beratin me 1438' u
përpoq në nji rezistencë shqiptare të pathyeshme.

Duket sikur Gjon Kastrioti kishte qendrue larg këtyne luftrave tue
respektue detyrimet që kishte marrë kundrejt Sulltanit. Prapseprap, kur
vdiq në vitin 1443, Sulltan Murati nuk ia dijti për nder qëndrimin e
tij korrekt dhe të paanshëm, por aneksoi menjiherë principatën e tij
dhe dërgoi nji guvernator turk në kështjellën e Krujës. Skënderbeu, i
cili kishte mbetë si I vetnu trashëgimtar i shtëpis së Kastriotve, u
helmue fort nga kjo pabesi. Ai u betue me vehte se nuk do të linte që
kjo grabitje të kalonte pa dënim dhe se do të çkëpuste pronat e
familjes nga thonjtë e uzurpatorit. Rastin e volitshëm për të prue
betimin e tij në vend Skënderbeu e gjeti më 1443. Ai ishte tue marrë
pjesë në nji speditë ushtarake drejtue kundër Kristianve t'Evropës, të
primun prej Vojvodës së Hungaris, Jonash Hunjadi. Beteja ndërmjet të dy
ushtërive u zhvillue në Konovicë afër Nishit. Skënderbeu, i cili
komandonte nji krah të ushtëris turke, pushoi së luftuemi dhe Hunjadi
duel fitues. Skënderbeu, i cili kishte ba mend me u kthye në atdhe për
të librue tokat arbnore, detyroi qatipin e Sulltanit me i dhanë nji
ferman për guvernatorin e Krujës që t'i dorzonte kështjellën. Porsa
mërrijti në Krujë, Gjergj Kastrioti u kthye në fen e të parve dhe
proklamoi luftën e shenjtë kundër invaduesve muhamedan. Ky epizod
dramatik i kthimit të Skënderbeut në Krujë, asht përshkrue në historin
e Barletit dhe asht përjetsue në vjershën "Skanderbeg" të poetit
amerikan Longfellow. Peshkop Fan Noli shpall se epizodi i kthimit të
Skënderbeut në kështjellën historike asht pjella e imagjinatës së
Barletit. Pikpamja e tij asht se, mbas kapitullimit të Gjon Kastriotit,
Skënderbeu qëndroi pranë babes së tij dhe vetëm kohëmbaskohe shkonte me
luftue për Sulltanin në krye të nji fuqije shqiptare.
Amelia
Amelia

Regjistruar : 02/01/2008
Postime : 909
Points : 1463
Reputacioni : 59
Medalje Medalje2 Medalje Green

 Historia e Shqipërisë ! Empty Re: Historia e Shqipërisë !

29th November 2013, 02:24
Skënderbeu në mes të Turqve dhe Venedikut



Mbasi ngriti flamurin kuq e zi mbi kështjellën e Krujës dhe shpalli
luftën e shenjtë kundër invaduesve mysliman, Skënderbeu shtini në dorë
pikat e forta të principatës së Kastriotve ku Sulltani kishte vendosë
garnizone ushtarake të përhershme. Randësin ma të madhe në mes të tyne
e kishte Stefigradi, në kufinin linduer të Shqipnisë, që shërbente si
nji kullë vëshgimi për të diktue afrimin e ordhive anmike, të cilat
aviteshin gjithnji nga ai drejtim. Të gjith Turqët dhe Shqiptarët që
ishin kthye muhamedanë u ftuen të pranojnë fen Kristjane. Ata që
refuzuen Skënderbeu urdhnoi që të griheshin pa mëshirë. Kjo ishte e
para gjakderdhje që i dha shkëndijë luftës 25 vjeçare që Skënderbeu
bani kundër dy Sulltanve osmanlli. Nji valë e bujshme enthuzjasmi në
tanë Shqipnin shoqnoi kthimin e Skënderbeut në Krujë. Fama e tij si nji
prijës i madh ushtarak kishte ra në veshin e çdo Shqiptari, malcor a
fusharak, i madh a I vogël, i pasun a i vorfën. Kjo ishte arma e tij ma
e fortë, mbasi ai kuptonte se nji bashkim i ngushtë i të gjith
Shqiptarve ishte i domosdoshëm për me iu ba ballë me sukses hyryshit të
ordhive turke që nuk do të vonoheshin mbas gjith atyne që ndodhën.
Gjergj Kastrioti iu bani nji thime të parve të kombit për të bashkue
fuqit për nji qëllim dhe ndën nji komandë të vetme. Kushtrimi i tij u
ndigjue dhe nji kuvend kombëtar u mblodh në Llesh, që ishte ndën
sundimin e Venedikut. Në kuvënd muerën pjesë krenët e familjeve ma të
fuqishme shqiptare, ndër të cilët ma të çquemit ishin: Pal Dugjakini,
Pjetër Shpati, Gjergj Ballsha, Andrea Topija, Theodor Muzaka, ashtu
edhe Stefan Cërnojeviç i Malit të Zi. Ata u mblodhën më 2 Mars 1444 në
kathedralën e Shën Kollit dhe formuen Lidhjen e Princave Shqiptar, tue
zgjedhë njizanit Skënderbeun si kryekomandant. Çdo antar i Lidhjes
rezervoi të drejtën me caktue numrin e ushtarve që do t'epte si
kontribut drejt qëllimit të përbashkët. Ndërsa Skënderbeu kishte
likuidue garnizonet turke në tokat e principatës së Kastriotve,
kështjella dhe qytete të tjerë të Shqipnis ndodheshin akoma ndën
okupatën e anmikut. Kjo bahej sambas rregullave të luftës mesjetare,
kur nji prijës lokal, i cili kapitullonte përpara Sulltanit, detyrohej
me pague nji haraç të përvitshëm, me i dhanë peng nji a ma tepër
pjestarë të familjes së tij dhe me pranue vendosjen e nji garnizoni
turk në nji qytet ose kështjellë të principatës së tij. Kur Gjergj
Kastrioti proklamoi luftën e shenjtë kundër Sulltan Muratit, garnizone
turke kishte në Vlonë, Kaninë, Gjinokastër, Berat dhe Elbasan. Ndërsa
në Shqipni u organizuen fuqit për ndeshjen supreme me nji anmik që nuk
dinte me u ndale, ne shtetet fqinj kishte marre fund gadi krejt çdo
rezistence e orgamzueme Qysh me 1389, Serbia ishte ba nji provincje
otomane me Despotin Gjergj Brankoviç si vasal te Sulltamt, te cilit i
ishte dhane dy djem si peng dhe te bijen si grue.



Bullgaria kishte pushue me qene nji mbretni e pamvarun qysh me 1393,
kur kryeqyteti i saj Ternova kishte ra ne duert e Turqve Stambolli vet
ishte nji qytet gadi I rrethuem Nga Oborn i tij ne Edrene Sulltam i
diktonte Perandont se çfare politike me ndjeke Kur perandon Jani I Vin
Paleologu zgjodhi si trashegimtar te mpin Kostandin, Sulltam u informue
dhe çfaqi pelqimin e tij Kostandinit, i cili u ba Perandori i fundit i
Bizantit, ishte ne at kohe Despoti i Morës, ku memzi po qendronte ne
fuqi, ndersa po e sulmomn Turqet nga nji ane dhe Pnncet latin te Greqis
nga ana tjeter



I vetmi udheheqes kristian qe luftonte kunder Turqve ishte Jan Hunjadi
I Hungaris Ai kishte perkrah kandidaturen e Mbretit Ladislav i III te
Polonis, me qene edhe mbret i Hungaris Mbas instalimit te
tij ne fronin e Shen Stefanit, Ladislavi kishte emnue Hunjadin Vojvode
te Transilvanis dhe komandant te forteses se Belgradit Pikerisht gjate
nji lufte te Hunjadit kunder Turqve, Skenderbeu gjeti rastin, sikunder
e pame ma nalt, me u kthye kunder Sulltanit.
Amelia
Amelia

Regjistruar : 02/01/2008
Postime : 909
Points : 1463
Reputacioni : 59
Medalje Medalje2 Medalje Green

 Historia e Shqipërisë ! Empty Re: Historia e Shqipërisë !

29th November 2013, 02:24
Boten Kristiane te Perendimit e perfaqesonte ne Shqipni Venediku qe
okupcnte skelat e Tivarit, Ulqinit, Lleshit dhe Durresit Qysh diten e
pare qe Turqet shkelen kambe n'Evrope, venedikasit filluen me ba nji
politike me dy faqe mbas tradites se Dandolos, tue synue vetem e vetem
mteresat e tyne egoiste Qendrimi I Republikes se Shen-Markut gjate
Kuvendit te Lleshit ilustron ma se mirit ket politike oportuniste qe
kishte per parim me i la duert kur punet shkonin keq.



Venedikasit lejuen qe Kuvendi te mbahej ne toke te tyne per te dhane
pershtypjen se ishin ne favor te luftes kunder Turqve Ata derguen
observues per te pa se ç'u vendos gjate Kuvendit, por refuzuen me marre
ndonji detyrim konkret per me lu ndihmue Shqiptarve Pa u trondite nga
qendrimi i dyshimte I Venedikut, Skenderbeu u kthye ne Kruje dhe filloi
menjehere pregatitjet ushtarake per sulmet nga lindja qe priteshin or'e
cast.



Sulltan Murati e priti lajmin e "dezerhmit" te Skenderbeut si nji ofeze
personale qe duhej ndeshkue pa vonese. Ai ishte i bindun se nji spedite
ushtarake nden komanden e gjeneralit te tij ma te zotin do te mjaftonte
per te likuidue "rebelin Isqender" qe i kishte shpalle lufte me nji
guxim te marre.



Ne Qershor te vitit 1444 nji ushten turke prej 25 000 vetesh, shumica
kalores, u nis nden gjeneralin Ali Pasha per me I dhane fund
"rebelizmit" te Shqiptarve Por pa kalue shum kohe, Sulltan Murati muer
haberin se ushteria e Ali Pashes ishte sulmue befas dhe shpartallue nga
trimat e Skenderbeut ne nji lugine te Dibres se Poshtme Beteja, sado e
shkurte, kishte qene e rrepte tue i shkaktue anmikut 7000 te vrame Nga
ana e Shqiptarve te vramit ishin afro 2000 dhe po ai numur te
plagosumsh Si thote Barleti, ne at shesh lufte luanet u ndeshen me
luane Kjo fitore e pare e Skenderbeut pati nji oshetime te madhe ne
mbare Evropen Knstiane Papa Eugjen i IV, Mbreti Ladislav i Hungans e
Poloms dhe Duka i Burgonjes Filip le Bon e brohonten me enthuziasem NjI
I derguem fuqiplote i Hungaris u nis per ne Kruje me lidhe nji aleance
me mbretin pa kunore te Shqipnis. Rasti ma i pare per bashkepunim ne
luftë të forcave kristiane u paraqit para mbarimit të vitit 1444. Jani
Hunjadi dhe Mbreti Ladislav i III ishin tue luftue me Turqët në skelën
Varna të Detit të Zi. Skënderbeu u ba gadi me u shkue në ndihmë aleatve
të tij, mirpo Despoti I Sërbis, Gjergj Brankoviç, ndaloi kalimin e
ushtëris shqiptare nëpër tokat e tij. Ai vuni si shkak armëpushimin për
dhjet vjet që ishte nënshkrue në mes të Hungaris dhe Sulltanit në
Czegedin më 12 Korrik 1444. Në bazë të atij traktati Murati i II i
kishte njoftë si sundimtar në principatën e tij. Kurse i dërguemi i
Papës Kardinal Cesarini e kishte bindë mbretin Ladislav me e shkelë
armëpushimin. Atëhere Polonija dhe Hungarija i shpallën luftë
Perandoris Otomane. Sulltan Murati, i cili ishte tërheqë nga jeta
aktive, u kthye me vrap në Edrenë dhe muer komandën e ushtëris turke.
Beteja u zhvillue afër Varnës. Armata Kristiane pësoi nji disfatë
dërrmuese dhe Kardinali Cesarini bashkë me mbretin Ladislav mbetën të
vramë në sheshin e betejës. 1 pikëlluem nga pamundësijë me mbajtë
premtimin, Skënderbeu i dha nji mësim Despotit Brankoviç tue ba kërdin
në tokat serbe pranë kufinit. Të vetnut në botën kristiane t'Evropës që
e muerën me sy të keq fitoren e Skënderbeut qenë Venedikasit. Ata u
trembën se mos Gjergj Kastrioti bahej prijës i gjith Kristianve të
Perëndimit dhe kërcënonte ma tepër se vet Sulltani dallaverat dhe
kombinacjonet* e tyre tregtare jo shum të pastra. Për të evitue nji gja
të tillë Doga I Venedikut filloi negocjata me Turqët për të shtie në
dorë Vlonën dhe Gjinokastrën. Sikur nuk mjaftoi kjo, Venedikasit gjetën
sebep nga një përleshje ndërmjet dy familjeve princore shqiptare për me
I shpallë luftë Skënderbeut, i cili iu dha nji dackë të shëndoshë në
betejën e Drinit më 23 Korrik 1448. Doge i banë apel Sulltanit, i cili
dërgoi menjiherë nji armatë në Shqipni. Kësaj Skënderbeu ia ndreqi
hesapin në gusht po t'atij viti. Nji paqe e mballosun u nënshkrue vitin
tjetër, kurse për pak Venediku do të kishte humbë të gjitha posedimet e
tij në Shqipni. Skënderbeu muer premtimin se Republika e Shën Markut do
t'i paguente nji subvencjon të përvitshëm prej 1400 dukatë dhe nji hua
prej 1500 dukatë për të marrë pjesë me Hunjadin në luftën kundër
Turqve. Ky farë armëpushimi, jo shum I sigurtë, vazhdoi deri më 1463
kur Venediku vet ishte në luftë me Turqët dhe, tue pasë nevojë për
krahun e pathyeshëm të Skënderbeut, vrapoi me firmue nji aleancë me të.
Amelia
Amelia

Regjistruar : 02/01/2008
Postime : 909
Points : 1463
Reputacioni : 59
Medalje Medalje2 Medalje Green

 Historia e Shqipërisë ! Empty Re: Historia e Shqipërisë !

29th November 2013, 02:24
Aleanca me Mbretin e Napolit



Prej vitit 1444 e tutje Sulltani dërgoi mot për mot kundër Skënderbeut
nji ushtëri turke ndën komandën e njanit apo tjetrit prej gjeneralve të
tij ma të mirë. Te gjith u mundën me nji rregullsi të pagabueshme para
se me mërrijtë deri në Krujë. Ma në fund, më 1450 Murati i II vendosi
me u nisë vet në krye të ushtëris për me i hanger kryet këtij kapiteni
të nji populli malcorësh që guxonte me i ba luftë sundimtarit ma të
fuqishëm t'asaj kohe. Kështu u ba rrethimi i parë i Krujës ndën
komandën e vet Sulltanit të perandoris Otomane. Ai kishte prue me vehte
metalin për të shkrie topa në vënd. Gjylet treqind kilshe ranë si
breshër kundër mureve të kështjellës, mbasi komandanti, kont Urani,
refuzoi me përbuzje nji ultimatum* me u dorzue. Bombardimi i furishëm
bani efektin dhe muri i kalas u çpue në nji vend. Yryshi I ushtëris
turke me u futë mbrenda u ndal përpara murit të krahnorve Shqiptare.



Muej me radhë Sulltan Murati nxiti ushtarët e tij me zaptue reduktin e
fundit të rezistencës shqiptare, por më kot. Turqët duhej të mbronin
vehten nga sulmet e trimave të Skënderbeut që kishin zanë pozitë në
malet përmbi kështjellën dhe nuk e linin anmikun të merrte frymë, të
gruponte fuqit, të sillte ushtëri dhe material dhe të pregatiste
mësymjen. Nërkaq, Venedikasit banin pare tue iu shitë Turqve ushqim dhe
municjon. Në dëshpërim e sipër, Skënderbeu ofroi me iu dhanë Krujën po
të vinin me i ndihmue atij në vend që me ndihmue anmikun. Por ata thanë
se tregtija me Turqët iu leverdiste ma tepër. Prapseprap ndihma e
venedikasve nuk e shpëtoi Sulltanin nga disfata. Mbas pes muej
orvatjesh të pafrytëshme Sulltan Murati ngriti rrethimin e Krujës dhe u
kthye në kryeqytetin e tij. "Kështu mbaroi, shkruen Falmrayer, - akti i
parë i tragjedis shqiptare".



Tue ndjekë gjurma-gjurmës Turqët që po tërhiqeshin, Skënderbeu u kthye
triumfalisht në Krujë. Ishte e para here qysh prej kohës së Sulltan
Osmanit, që nji ushtëri turke thyhej në luftë tue pasë në krye vet
shefin e Perandoris. Skënderbeu muer famë si gjenerah ma i madh i botës
kristiane. Ai kishte dalë fitues kundër nji ushtërije dhjet herë ma të
madhe dhe që ishte pajosë me artilerin ma të mirë t'asaj kohe. Triumfi
i Shqiptarve kishte kunorëzue gjashtë vjet luftime të parreshtuna, por
humbjet në njerëz ishin shum të mëdha. Me mija Shqiptarë ishin vra në
luftë ose masakrue, shum krahina ishin shkretue nga anmiku që tërhiqej.
Skënderbeu kishte nevojë të ngutëshme për ndihma, për me iu ba ballë
sulmeve të tjerë që nuk kishin për të vonue. Pikërisht n'at kohë të
kritikëshme disa nga pjestarët ma të fuqishëm të Lidhjes Shqiptare e
lanë në baltë fatosin kombëtar, tue dezertue kush në Turqët, kush me
Venedikasit. Vetëm pjestarët ma të ngushtë të familjes i qëndruen
besnik Skënderbeut. Gjergj Kastriotit nuk i mbetej rrugë tjetër veçse
me gjetë aleatë të tjerë jashtë Shqipnis. Ai iu drejtue Mbretit të
Napolit, Alfonsit të V, i cili ishte anmik I Osmanllive dhe i
Venedikut. Kësisoj, Italija e Jugut u përzie edhe nji herë në historin
e Shqipnis. Në nji kapitull të maparshëm kallzova se si Papa Urban i IV
ftoi të vëllan e mbretit të Francës, Karlin Anjou (Anzhu), me i shkue
në ndihmë kundër mbretit të Siçiljes dhe Napolit, Manfred, që ishte
prej shtëpis mbretnore gjermane Hohenstaufen. Në Kallnuer 1266, Papa
Klement i IV, pasardhësi i Urbanit të IV, kunorzoi në Bazilikën* e
Shën-Pjetrit Karlin Anjou si mbret të Siçiljes. Ai kishte ardhë n'Itali
në krye të nji ushtërije franceze, e cila mundi forcat mercenare të
Manfredit në betejën e Beneventos. Karli hyni triumfalisht në Napoli
dhe u suell si nji zaptues pa shkrupulla kundrejt popullatës vendase.



Anmiqsija kundër tij shkoi tue u shtue. Në Siçilje, që ishte qendra e
rezistencës, u organizue nji komplot për të prue në fuqi nji nga nipat
e mbretit Manfred. Ky ishte mbreti i Aragonës*, Don Pedro, i cili ishte
martue me të bijën e trashëgimtaren e mbretit Manfred dhe ishte afrue
me Perandorin e Bizantit, Mihail Paleologun, kundër Karlit Anjou, i
cili kishte dalë si eksponenti i dinanstis latine të Stambollit. Sikur
e pamë ma nalt, Karli kishte marrë titullin Mbret i Shqiptarve dhe po
gatitej me debarkue në Shqipni. Pikërisht në at kohë Don Pedro, me
ndihmën financjare të Paleologut, kurdisi planin e nji spedite
ushtarake kundër Siçiljes, mirpo para se flota aragonase të nisej prej
Barçelonës, populli i Palermos bani vet nji kryengritje që njifet në
histori si "Vesprat Siçiljane", mbasi ndodhi më 31 Mars 1282.
Sponsored content

 Historia e Shqipërisë ! Empty Re: Historia e Shqipërisë !

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi