Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

Politika: Empty Politika:

15th January 2008, 16:44
Politika: Gode10


Godo: Berisha, ndryshime ne qeveri

E Marte, 15 Janar 2008

Presidenti i Nderit i Asamblese Kombetare te Partise Republikane, Sabri Godo, kritikon qeverine per varferine qe po rritet perhere e me shume ne vend. Ne nje interviste per gazeten “Koha Jone”, Godo pranon se Kryeministri Berisha duhet te beje ndryshime ne qeverine e tij, ne menyre qe te ndiqet nje tjeter politike ne disa sektore te rendesishem per jeten ekonomike te vendit. Ai theksoi se keto ndryshime duhet te behen sa me shpejt te jete e mundur, ne menyre qe mazhoranca aktuale mos ta paguaje faturen ne zgjedhjet e vitit te ardhshem. Ne te njejten kohe, Godo shprehet skeptik edhe per marrjen e fteses per ne NATO nga ana e Shqiperise ne samitin e Bukureshtit. Sipas tij, ne marrjen e fteses ndikojne faktore te jashtem edhe te brendshem te vendit. Per te, politika ne vend duhet te jete e kujdesshme per reformen ne sistemin e drejtesise, sepse kjo reforme eshte veshtire te kryhet ne nje kohe te shkurter. Sabri Godo flet edhe per regjimin e vizave mes Shqiperise dhe Maqedonise dhe e quan me habi nje “budallallek” vendimin e qeverise maqedonase per ashpersimin e ketij sistemi.

Si e shikoni punen e qeverise pas 2 viteve e gjysme ne pushtet? Duke u nisur nga ky gjykim mendoni se Kryeministri Berisha duhet te ndermarre ndryshime ne kabinetin e tij?

Une mendoj se duhet te presim Samitin e Bukureshtit dhe pastaj keto ndryshime te behen. Ka kaluar me shume se gjysma e mandatit te qeverisjes dhe eshte pare qarte se ka sektore qe puna nuk po ecen dhe ne kete rast per te permiresuar situaten, duhet te ndryshohet ai qe eshte ne krye te dikasterit. Une mendoj se cdokush duhet te jete ne gjendje t’ju pergjigjet detyrave te tij, sepse koha nuk pret. Shqiptaret nuk mund te durojne me shtyrje afatesh dhe shtime premtimesh. Nga ana tjeter, kjo qeveri nuk mund te thote se sa kilometra rruge ka bere, ajo vetem ka prere shirita dhe ka nenshkruar kontrata. Por rruge, ne te cilen ne te ecim lirisht deri me sot, gjate 2 vjet e gjysme qeverisjeje, ne nuk kemi pare te behet. Po keshtu eshte nje e vertete tjeter e rrezikshme, ajo qe ne vend ka rene fuqia blerese dhe ka nje shtim te varferise qe gjithmone e me shume po rritet. Ky eshte zeri i pergjithshem i qytetareve dhe i biznesit dhe per pasoje ketu ka vertet dicka qe nuk shkon. Mendoj se qeveria duhet te rishikoje punen e saj, te marre me teper fuqi te rigjeneroje atje ku nuk ecen, sepse ndryshe pastaj do ta paguaje faturen ne zgjedhjet e vitit 2009.

Kryeministri Berisha nuk mund te bazohet vetem ne mendimin se deri ne 2009-en do te hapet rruga e madhe e Kosoves dhe ajo per mua do te jete nje dite feste. Por, Berisha nuk mund te bazohet se deri ne zgjedhjet e ardhshme do te behet ndonje segment rruge, sepse keto nuk do t’u mjaftojne qytetareve. Ata do te nisen nga fakti se sa eshte permiresuar standardi i jeteses se tyre dhe, thene me shkurt, cfare kane me teper ne pjate. Deri tani, te dhenat nuk jane te mira, per mos te thene jane negative dhe mendoj se ketu duhet te perqendrohet gjithe energjia e qeverise. Cfare do te beje kjo qeveri per te permiresuar nivelin e jeteses se qytetareve. Ne menyre qe mos te arrije puna deri aty sa te behet fushate vetem me fishekzjarre dhe me perurime, sepse ju ka kaluar koha.

Opozita ka kerkuar ne menyre te perseritur doreheqjen e ministrit te Jashtem, Lulzim Basha, pas heqjes se imunitetit te tij nga Parlamenti. Mendoni se ministri Basha duhet te jape doreheqjen, pas akuzave te bera per rrugen Durres-Kukes?

Ekziston nje parim qe funksionon ne parim, i njohur ne te gjithe boten, qe dyshimi shkon ne favor te te pandehurit dhe derisa fajesia nuk eshte provuar me gjyq, i akuzuari quhet i pafajshem. Kjo vlen edhe per zotin Basha, i eshte bere nje akuze dhe i eshte hequr imuniteti. Kjo, sipas meje, nuk e pengon ate te kryej rolin e ministrit te Jashtem. Une nuk jam me ate qe kerkojne si paradhenie imunitetin e zotit Basha, kjo nuk me duket normale. Nga ana tjeter, nese e shikojme kete ceshtje edhe ne praktiken nderkombetare, te mos shkojme me tej, por te shikojme Berluskonin, qe e kemi perballe. I cili prej 20 vitesh perballet me akuza nga me te rendat dhe me te perbindshmet dhe kjo nuk e ka penguar ate te ishte 5 vite Kryeminister i Italise. Ne kemi tendence t’i fryjme dhe t’i ekzagjerojme gjerat. Sipas meje, zoti Basha duhet te vijoje punen e tij ne menyre normale. Eshte duke punuar mire per ceshtjen e Kosoves, per inkuadrimin e Shqiperise ne NATO, s’duhet te pengohet e nuk duhet te dekurajohet. Do t’i thosha shkurt: “Ec perpara”.

Ne muajin prill, Shqiperia do te kerkoje ne Samitin e NATO-s marrjen e fteses per anetaresim. Sipas jush, sa shanse ka te marrim ftesen ne Bukuresht?

Ftesen per ne NATO nuk mendoj se e kemi 100% te sigurt. Une mendoj se nje pjese e rrezikut na vjen nga Maqedonia. Nese Maqedonia do te gjykohet si nje vend qe nuk i plotesoi kushtet per te hyre kesaj here ne NATO, atehere do te penalizohet edhe Shqiperia, dhe mendoj se do t’i hapet drita jeshile per ne NATO vetem Kroacise. Sepse nese do te hynte vetem Shqiperia dhe Kroacia do te ishte nje diskriminim shume i rende qe do i behej Maqedonise. Keshtu qe, Shqiperia mund te shkonte si krushk ne Samit per te percjelle Maqedonine. Nga ana tjeter, edhe ne kemi problemet tona te brendshme. A do ta bindim NATO-n se po ecim me seriozitet ne reformen per drejtesi dhe ate zgjedhore dhe se po ecim me efektivitet ne luften kunder korrupsionit me fakte? Nuk na ka mbetur dhe shume kohe dhe duhet te shikojme mire, nese i kemi ne rregull te gjitha kartat per te hyre per ne NATO. Te gjitha keto me bejne te mos jem plotesisht i sigurt, nese do ta marrim ftesen per ne NATO. Por, edhe ne rast se do te ndodhe nje gje e tille, atehere nuk do te ishte dita e fundit e botes. Kjo sepse ftesa mund te shtyhet ne nje afat tjeter te afert. Por, une do te uroja qe kjo te ndodhe sa me shpejt, sepse hyrja ne NATO do te na ndihmonte per nje hapje me te gjere ekonomike. Po keshtu, me vjen mire qe ka nje vullnet te mire nga opozita per te plotesuar reformat qe kerkohen per marrjen e fteses, por eshte per te pare se sa e vertete eshte ky angazhim. Palet duhet te mblidhen per te realizuar reformen zgjedhore, sepse nese ekziston vullneti politik kjo reforme realizohet ne nje kohe shume te shkurter. Nga ana tjeter, une mendoj se reforma ne drejtesi duhet te zgjatet ne kohe. Sepse kjo reforme has ne ceshtje me te nderlikuara dhe kerkon me shume perkushtim. Ne nuk mund ta bejme kete reforme me mendjen se do ta ndryshojme pas dy vjetesh, sepse ka ardhur koha te hedhim themelet e nje sistemi te konsoliduar ne kete fushe shume te rendesishme.

Si e gjykoni qendrimin e Maqedonise, e cila ka ashpersuar regjimin e vizave per qytetaret shqiptare?

Kjo ceshtje me ka habitur, pasi eshte nje kundervenie e frymes qe pretendojme se zoterojme ne Ballkanin Perendimor. Ky problem pa dyshim qe ne kundershtim dhe me frymen e levizjes se lire qe karakterizon Evropen, e cila ne 27 vendet anetare te saj i ka hequr vizat. Ne kemi qene ne marredhenie te tilla me Maqedonine 10 vjet perpara dhe pame qe kufizimi i marredhenieve me kete vend con ne rritjen ne nivel alarmant te trafiqeve. Behet kontrabande dhe kalim i paligjshem i kufijve dhe ne ate kohe keto fenomene u shoqeruan me vrasje te shumta. Vetem ne komunen e Rrajces u numeruan rreth 35 te vrare. Nje shtrengim i tille per te marre nje vize na con perseri ne kete te kaluar te erret qe ne shpresonim te mos ndodhte me. Ne kemi familje te ndara qe jetojne ne te dy kufijte dhe perseritja e izolimit sic ka ndodhur pergjate periudhes komuniste na sjell ne mendje kujtime te padeshiruara.

Nuk eshte e vertete qe liberalizimi i vizave me Maqedonine ka favorizuar kalim klandestin te shqiptareve ne Greqi. Sepse per te shkuar ne Greqi, klandestinet nuk ikin permes Maqedonise por zgjedhin rruge tjeter, pra ky pretendim eshte i kote.

Ky vendim i marre nga qeveria maqedonase nuk sjell asnje te mire as ne aspektin tregtar mes dy vendeve, sepse do te sillte nje bllokim edhe te turizmit mes dy vendeve. Kjo do te sillte edhe ashpersimin e marredhenieve diplomatike mes dy vendeve, kur ne jemi fqinje qe se bashku shpresojme te hyjme ne NATO.

Meqenese ne cdo aspekt ky vendim i pales maqedonase eshte nje nonsens, mund te perdorja nje terme me te ashper dhe ta quaja nje budallallek. Por une mendoj se kjo praktike nuk do te funksionoje. Ndoshta tani autoret e ketij vendimi po shohim rrugen ta korrigjojne ate dhe do te ishte mire qe te terhiqeshin haptazi dhe me burreri.

Pse mendoni se pala maqedonase e ka ndermarr nje vendim te tille?

Ne politike asgje nuk eshte spontane, pala maqedonase e ka llogaritur kete vendim, por duhet te terhiqet dhe te kuptoje se nuk i ka bere llogarite mire, sepse nga ky shtrengim e peson edhe vete ajo. Nga ana tjeter, mendoj se mund te kete ndonje vend qe nuk do te donte qe Maqedonia te behej pjese e NATO-s. Mua me shkon mendja se Rusia nuk do ta pelqente anetaresimin e Maqedonise dhe ndofta mes rrymave dhe kanaleve te ndryshme pansllave, ajo arrin qe te ndikoje ne politiken e brendshme maqedonase per te ndermarre nje vendim te tille. Por une them se opinioni i arsyeshem dhe i shendoshe nga pala maqedonase nuk mund ta pranoje nje vendim te tille. Nga ana tjeter, jane dhe shqiptaret e Maqedonise kunder qe perbejne nje te treten e popullsise atje. Por, Maqedonia nuk duhet te harroje se eshte e rrethuar nga 3 vende, ne te cilat banojne popullsi shqiptare dhe ky vendim nuk eshte ne interes te askujt.

Mendoni se Shqiperia duhet te marre te njejtin qendrim ndaj popullsise maqedonase per regjimin e vizave?

Jo, nuk e mendoj keshtu. Nese dikush hedh nje hap te gabuar, nuk do te ishte e udhes qe ne te ndiqnim kete hap. Nese edhe pala shqiptare do te vazhdonte keshtu, atehere do te kishte nje acarim te metejshem te situates. Por une mendoj se pala maqedonase pak nga pak do te terhiqet nga ky vendim. Besoj se po te jete nevoja ne kete situate do te kete ndonje nderhyrje edhe nga Bashkimi Evropian meqenese vendet tona mbahen ne monitorim per shkak se kane firmosur MSA-ne dhe jane kandidate per te hyre ne NATO.

Koha Jone
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Politika: Empty Re: Politika:

5th March 2008, 15:37
Pronat fusin ne sherr politiken
Rozeta Rapushi
E Merkure, 05 Mars 2008


Ekzekutivi ka hapur konflikte te medha me aleatet me projektin e fundit te sjelle ne Kuvend per ndryshime ne ligjin te pronave. Jo vetem opozita, por edhe aleatet, republikani Arian Madhi dhe deputeti i PBDNJ, Spiro Peci, kundershtuan dje ashper ne Komisionin e Ligjeve nismen me te fundit te qeverise per tokat bujqesore. Nisme e cila u jep te gjithe perdoruesve te tokave bujqesore, qe kane aktet e marrjes se tokes ne perdorim deri ne fund te shkurtit 1996, te drejten te kompensohen me truall, nese toka ju merret per kompensimin e pronareve te ligjshem. "Kjo nderhyrje e qeverise eshte e njeanshme dhe kunder cdo procedure ligjore. Eshte e pamundur qe te besh qiramarresit pronare. Ata nuk kane tituj pronesie", reagoi republikani Madhi. Po keshtu edhe deputeti Spiro Peci tha se do te votoje kunder projektit te qeverise, sepse ai cenon te drejtat e pronesise. Zerit te aleateve iu shtua dhe ai i deputeteve te opozites ne komisionin e ligjeve, qe mendojne se ekzekutivi po luan me pronat. Sipas Pandeli Majkos, nderhyrjet do te krijojne konflikte te medha sociale ne vend. "Ju mendoni qe te kompensoni me truall, rreth 8000 familje qe kane ne perdorim toka bujqesore. Cfare do te behet me keto familje deri ne kohen kur do te perfitojne kompensimin. Do i nxirrni ne rruge", reagoi Majko. Ndersa Besnik Dervishi tha se projektligji eshte i pazbatueshem. "Vetem sa do hapni konflikte se kompensime ne keto forma nuk do te beni dot", tha Dervishi. Ndersa deputetet e djathte mbrojten nismen e qeverise, duke pohuar se zgjidh problemet e pronesise qe qeverite ne vite kane krijuar. "Ligji zgjidh gabimet qe kemi bere bashke me pronat. Ne nuk kemi cfare t'ju bejme ketyre familjeve. Nuk i nxjerrim dot me dhune, me kompensim zgjidhet", tha Pal Dajci. Projektligji per "Kalimin ne pronesi pa shperblim te tokes bujqesore", ben rregullime per te gjithe ato familje qe kane toka bujqesore ne perdorim, e duhet t'ua kthejne pronareve te ligjshem. Sipas nismes se qeverise, kjo kategori personash do te kompensohet me truall ne baze te numrit te personave qe ka familja. Konkretisht, per familjet me 6 pjesetare, si kompensim do u jepet 500 m2 truall. Per familjet me me pak pjesetare, siperfaqja do te ulet deri ne 100 m2 per cdo pjesetar me pak. Ata qe kane toka bujqesore ne perdorim ne zonat turistike, do te jene me te fituar. Kjo sepse kompensimi me truall do t'ju behet po ne zona turistike. Jane 8000 familje qe preken nga ky ligj ne te gjithe vendin, por kompensimin per token qe do t'ju merret mund ta perfitojne vetem pasi te perfundoje procesi i legalizimit te ndertimeve pa leje. Nje tjeter pike kjo e sulmuar nga opozita, e cila akuzoi se sa te perfundoje legalizimi, keto familje qe do u merret toka bujqesore ne perdorim do te mbeten ne rruge te hapur. Komisioni do e percjelle me dy variante ne Kuvend projektligjin.



8000 familje qe kane toka bujqesore ne perdorim do te perfitojne kompensim ne truall, pasi toka e tyre do te merret per pronaret e ligjshem. Keto ndryshime qeveria i ka propozuar ne projektligjin per "Kalimin ne pronesi pa shperblim te tokes bujqesore".



10300 hektare toke bujqesore e dhene ne perdorim per familjet deri ne vitin 1996, ndodhet ne zonat turistike. Te dhenat jane marre nga Ministria e Bujqesise. Familjet qe kane keto prona ne perdorim do te kompensohen me toka troje, po ne zona turistike.



500 m2 truall do te perfitojne ato familje qe kane 6 pjesetare e do t'ju merret toka bujqesore qe u eshte lene ne perdorim nga viti 1996. Per familjet me me pak pjesetare, siperfaqja do te ulet deri ne 100 m2 per cdo pjesetar me pak. Ata qe kane toka bujqesore ne perdorim ne zonat turistike, do te jene me te fituar.



Madhi: S'kane tituj pronesie

Kryetari i Grupit parlamentar republikan, Arian Madhi, nuk i kurseu kritikat ndaj nismes se qeverise per tokat bujqesore. Ne nje projekt kundershtues, dorezuar ne komision, Madhi tha se qeveria ku ai ben pjese nuk ka koncepte te drejta per kompensimin. "Eshte e pamundur qe te kompensosh familjet qe u jane dhene toka bujqesore ne perdorim, sepse ata nuk kane tituj pronesie", tha Madhi. Sipas tij, qeveria ne pushtet ne kete menyre vetem sa do thelloje konfliktet sociale, sepse kompensimi qe ka marre persiper te beje eshte nje bonus, sepse s'u takon. Republikani deklaroi voten kunder dhe permendi se nisma ligjore nuk eshte aspak ne funksion te kompensimit te pronareve. "Ky kompensim po behet ne menyre selektive dhe disa prej familjeve qe kane toke bujqesore ne perdorim perfitojne per te dyten here, sepse kane marre edhe nga ndertimet e paligjshme", akuzoi republikani. Madhi kerkoi kthim te projektligjit, por pa rezultat, pasi komisioni e percolli per ne seance plenare. Ai premtoi se do te vijoje kritikat me argumentin se eshte e pamundur qe te lejohet qe pa titull pronesie te merret toke si kompensim.

Majko: Ligji, do te kete trazira

Deputeti socialist, Pandeli Majko, paralajmeroi trazira nga hyrja ne fuqi e projektligjit per "Kalimin ne pronesi pa shperblim te tokes bujqesore". Teper i ashper ne mbledhjen e djeshme ndaj qeverise, qe, sipas tij, po abuzon me pronat, Majko akuzoi se me kete projekt me shume abuzime do te kete. "Ju do i merrni tokat bujqesore ketyre familjeve dhe me kete projekt qe keni sjelle thoni se do i kompensoni me truall, por kur te mbaroje procesi i legalizimit. Ku do shkojne keto familje derisa te marrin token", reagoi socialisti. Ai vuri ne dukje se, duke qene se jemi ne Shqiperi, problemet e konfliktet sociale nuk do te mungojne per kete ceshtje, e qeveria do ua degjoje zhurmen shume shpejt. Sipas tij, behet fjale jo per pak, por per 8000 familje qe preken nga projekti. E numri i tyre eshte shtuar, pasi 8000 te tilla kane qene nga te dhenat e vitit 1995. Madje, me ironi, socialisti i beri ftese republikanit Madhi qe t'i bashkohet opozites, pasi me pushtetin nuk ka gje ne vije. Te pakten per ceshtjen e pronave. Ne bllok se bashku opozita votoi kunder projektligjit dhe premtoi dhe debate ne seancen plenare, kur pritet te behet votimi i kesaj nisme.

Peci: Cenohet e drejta e pronesise

Edhe deputeti i pavarur, Spiro Peci, deklaron hapur voten kunder projektligjit te qeverise per tokat bujqesore. "Do te votoj kunder, sepse ky projektligj cenon te drejtat e pronesise", tha shkurt Peci. Ai theksoi gjithashtu se pronaret pa perjashtim po vuajne nga te gjitha qeverite qe kane qene ne pushtet, duke mos mundur qe te kompensohen per tokat e marra. Peci sqaroi se vota e tij kunder, vjen ne emer te interesave te zones se tij elektorale, pronaret e te ciles nuk kane perfituar asgje.
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Politika: Empty Re: Politika:

7th March 2008, 16:28
NATO, pa vendim per Shqiperine

E Premte, 07 Mars 2008Politika: 20080310


Shefat e diplomacive te vendeve anetare te NATO-s, ne sesionin e djeshem ne Bruksel nuk kane arritur ne nje konkluzion konkret, lidhur me zgjerimin e Aleances me vendet e Kartes se "Adriatik 3". Lajmin e ka bere te ditur sekretari i Pergjithshem i NATO-s, Jap de Hop Shefer, i cili ka sqaruar se gjate mbledhjes jane shqyrtuar detajet teknike para Samitit te Bukureshtit. Ai tha se nuk ishte marre asnje vendim, porse ai kishte mjaft besim se do te mund te njoftoje nje zgjerim te metejshem te NATO-s ne Bukuresht.

"Nga atmosfera e diskutimeve per zgjerimin, mendoj se mund te them me siguri se NATO nuk eshte lodhur se zgjeruari. Une shpresoj, por mund te them vetem se shpresoj, per te mos rene ne kontradikte me vetveten, se ne samit mund te jemi ne gjendje te themi se familja e NATO-s po zgjerohet perseri", tha Shefer. Ne te njejten kohe nuk kane pushuar komentet ne lidhje me perplasjet mes Greqise dhe Maqedonise, per ceshtjen e emrit te kesaj te fundit. "Per hyrjen e Maqedonise ne NATO duhet konsensusi i 26 anetareve te aleances, perfshire edhe Greqine, qe deshiron nje zgjidhje per emrin zyrtar te Shkupit. Ne NATO ekziston fjala veto", u shpreh sekretari i Pergjithshem i Aleances, Jap de Hop Shefer, ne perfundim te takimit midis ministrave te Jashtem ne Bruksel. "Por, duhet te kemi parasysh qe nga nje ane kemi nje vend qe aspiron te jete anetar i NATO-s dhe nga ana tjeter nje qe ben pjese prej kohesh", vijoi Shefer, duke konfirmuar se Athina ka fuqine per te bere te vlefshme pozicion e saj mbi Shkupin. "Kemi nevoje per konsensus, eshte nje princip i shenjte per Aleancen", shtoi ai. Maqedonia shpreson te ftohet per te hyre ne NATO bashke me Kroacine dhe Shqiperine ne samitin e ardhshem, te parashikuar ne Bukuresht me 2-4 prill . "Shpresoj qe do te arrijne te gjejne nje zgjidhje perpara Samitit te Bukureshtit", vuri ne dukje Shefer. Sipas tij, nese nuk do te arrijne ne nje konsensus, ne Bukuresht, Aleanca do te kete nje problem, por ai ka nenvizuar se eshte shume optimist per arritjen e nje konsensusi.

Greqia thote se do te vazhdoje te bllokoje anetaresine e Maqedonise ne NATO, per shkak te mosmarreveshjeve midis te dy vendeve, lidhur me emrin e Maqedonise. Ministrja e Jashtme, Dora Bakoyanni, tha se Athina nuk mund ta shihte Maqedonine ne te njejten menyre si Shqiperine dhe Kroacine, dy vendet e tjera, qe shpresojne te futen ne aleance.

Megjithate, ajo tha se ka ende kohe per arritjen e nje zgjidhjeje te pranueshme deri ne takimin e nivelit te larte te NATO-s. Greqia thote se emri i Maqedonise le te kuptohet per pretendim territorial ndaj provinces se saj veriore me te njejtin emer. Te gjitha vendet anetare te NATO-s duhet te bien dakord per anetaresimin e nje vendi te ri. Nderkohe qe, lajme kontradiktore vijne nga agjenci te ndryshme, te cilat pretendojne se i referohen burimeve te besueshme te NATO-s. Sipas tyre, eshte perpiluar ftesa per tre vende qe do te anetaresohen, por qe nuk jane bere te ditura emrat. Nga ana tjeter, serish agjenci te ndryshme lajmesh saktesojne se Shqiperia mund t'i bashkengjitet Maqedonise, ne mosmarrjen e nje ftese ne Samitin e Bukureshtit, per shkak te mosmarreveshjeve qe ka kjo e fundit me Greqine per ceshtjen e emrit.

Gjermania: Maqedonia, s'ka vendim pa Greqine

Greqia kercenon te bllokoje pranimin e Maqedonise. Qeveria ne Athine ka frike se Maqedonia mund te ngrinte pretendime territoriale per provincen me te njejtin emer ne Greqine Veriore. E diskutueshme brenda NATO-s eshte edhe ceshtja, nese aleanca mund t´i ofroje nje perspektive per pranim edhe Ukraines dhe Gjeorgjise. Lidhur me kontestin ndermjet Greqise dhe Maqedonise, ministri i Jashtem gjerman, Frank-Valter Steinmeir, me te arritur ne Bruksel, tha se, "nese nuk arrihet marreveshje, ne nuk do te mundemi te marrim vendim per Maqedonine, per shkak te mungeses se miratimit nga ana e Greqise".

D'Alema: Po fteses per "Adriatik3"

"Ne jemi ne favor te nje pershpejtimi te perfshirjes ne NATO te tre vendeve Ballkanike qe kane permbushur kerkesat e kerkuara". Keshtu eshte shprehur ministri i Jashtem italian, Massimo D'Alema, ne perfundim te mbledhjes se ministrave te Jashtem te zhvilluar diten e djeshme ne Bruksel, duke shtuar se hyrja ne Aleance e Shqiperise, Kroacise dhe ish-Republikes jugosllave te Maqedonise "perfaqeson nje fakt stabiliteti te sigurise". Per sa i perket diskutimit mbi emrin e Republikes qe quhet si nje province e Greqise, D'Alema shpjegoi se ne mengjes eshte shprehur mundesia e nje diskutimi per nje negocim midis paleve me maturi. Duke folur mbi Ballkanin, D'Alema shpjegoi se per sa i perket Bosnjes, Malit te Zi dhe Serbise eshte e nevojshme nje "afrim per ne NATO". "Duhet t'u jepet nje mesazh te hapur per gatishmerine per Ukrainen dhe Gjeorgjine, edhe pse per keto vende, koha nuk eshte e duhur per nje PAN (Plan Aksionit per anetaresim ne NATO), por eshte e nevojshme te jepet nje deklarate e qarte mirepritjeje".

Rajs-SHBA: Tre vendet kane bere perparime

Shqiperia, Maqedonia, Kroacia kane bere perparim drejt anetaresimit ne NATO.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Kondoliza Rajs, tha dje se Maqedonia, Shqiperia dhe Kroacia kane bere perparim drejt anetaresimit ne NATO. Ajo i beri komentet gjate udhetimit per ne Bruksel, ku mori pjese ne takimin e ministrave te Jashtem te aleances.

"Besoj se ne jemi shprehur qarte se ne besojme qe te tre keto vende kane bere perparime drejt anetaresimit, por ne do ta gjykojme kete se bashku me aleatet tane. Dhe atehere do te jete koha per te vendosur nese ky proces do te ece perpara", tha zonja Rajs, ne pergjigje te pyetjeve per qendrimin e Shteteve te Bashkuara ndaj shpresave te tre vendeve per anetaresim dhe per ceshtjen e emrit te Maqedonise. I pyetur dje, se si do te reagonin Shtetet e Bashkuara, nese Greqia bllokon kerkesen e Maqedonise, Sekretarja e Shtetit, Kondoliza Rajs, tha se eshte e qarte qe Maqedonia, se bashku me Shqiperine dhe Kroacine, kane bere perparim drejt anetaresimit.

Basha: Integrimi ne NATO, garanton stabilitet

Ministri i Jashtem, Lulzim Basha, prezantoi dje ne Berlin te gjitha reformat qe Shqiperia ka bere ne perpjekje per te marr ftesen per anetaresimin ne NATO ne Samitin e Bukureshtit. Keshtu, Basha referoi ne konferencen e Fondacionit "Konrad Adenauer" ne Berlin, "Mundesite dhe kufijte e zgjerimit te metejshem perpara Samitit te NATO-s ne Bukuresht". Ne fjalen e tij, Lulzim Basha theksoi domosdoshmerine e zgjerimit te NATO-s me vendet e Kartes se Adriatikut, per garantimin afatgjate te paqes dhe stabilitetit ne rajon dhe ne Evrope. Basha zhvilloi takime edhe me ministrin e Shtetit ne Ministrine e Jashtme gjermane, Gernot Erler dhe keshilltarin diplomatik te Kancelares Merkel, Kristof Hojsgen.

Mediu: "Bukureshti", samit zgjerimi

Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Fatmir Mehdiu, i cili ndodhet per nje vizite ne Londer, tha se mesazhi nga selia e NATO-s ne Bruksel ishte shume pozitiv. "E para, u konfirmua qe samiti i Bukureshtit do te jete samit zgjerimi. E dyta, qe eshte shume e rendesishme, cdo vend do te vleresohet bazuar ne meritat e veta, domethene te performances se vet ne realizimin e standardeve. Kjo eshte e rendesishme, sepse ne analizen qe i eshte bere planit te veprimit per anetaresim te Shqiperise, vleresimet kane qene jashtezakonisht pozitive. Kam bindjen qe tre vendet e A3-it duhet ta marrin ftesen", tha ministri Mediu. Duket se ministri shqiptar i Mbrojtjes ka marre garanci te forta ne lidhje me nje ftese te mundshme te Shqiperise nga Samiti i Bukureshtit per anetaresimin ne NATO.
Sponsored content

Politika: Empty Re: Politika:

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi