Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

Dëshmitari: Filmova Michael Schumacherin kur u aksidentua me ski Empty Dëshmitari: Filmova Michael Schumacherin kur u aksidentua me ski

5th January 2014, 18:59
Dëshmitari: Filmova Michael Schumacherin kur u aksidentua me ski ShcumacherNjë javë pas rrëzimit të Michael Schumacher teksa ishte duke bërë ski në Alpet Franceze, ende në koma në një gjendje kritike, por
të qëndrueshme, një dëshmitar gjerman tregon se e ka filmuar rastësisht aksidentin me celularin e tij smartphone.
Një djalë 35 vjeç, banor i Esenit, në perëndim të Gjermanisë, thotë se e ka kapur rastësisht me kamera ish-kampionin e Formule 1 teksa filmonte të dashurën e tij, disa metra nga vendi i aksidentit, shkruan e përjavshmja gjermane “Der Spiegel”.
Ky zbulim i ri vjen ndërkohë që sekuestrimi i kamerës që ndodhej në kaskën e Michael Schumacher mund të jetë gjithashtu vendimtar për hetimin.
Kampioni i shtatëfishtë i botës ndodhet akoma në koma në një gjendje kritike për jetën, por të qëndrueshme, ka njoftuar dje Sabine Kehm, zëdhënëse e familjes.
Sipas dëshmitarit, i cili kontaktoi të premten me ”Spiegel”-in, Schumacher po përparonte “me një shpejtësi maksimale prej 20 kilometra/orë”. Në planin e pasëm të filmimit të tij, shihet paksa turbull një skiator që çan një pirg dëbore të re që ndodhej mes dy pistave me dëborë të ngjeshura, pastaj rrëzohet.
Kjo video do t’i jepet prokurorisë së Albertvilit, në juglindje, që po heton rreth aksidentit, shton “Der Spiegel”.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi