Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

Almeda Abazi në lidhje me Paton?  Empty Almeda Abazi në lidhje me Paton?

15th January 2014, 19:30
Almeda Abazi në lidhje me Paton?  Almeda155

Bukuroshja shqiptare e famshme tashmë në Turqi po shijon një dashuri të re, krahas suksesit që po përjeton atje. Sipas asaj që shkruhet në mediat turke, Almeda Abazi ka filluar lidhje me futbollistin e famshëm Alexandre Pato, dhe këtë lidhje ajo nuk e fsheh, ndërsa dashurinë e shpreh nëpërmjet rrjeteve sociale, më saktësisht në Instagram, shkruan Panorama Plus.

“Tani po, të dua edhe më shumë Pato”, ka qenë komenti i shoqëruar me një fotografi tëPatos, postuar në profilin e saj personal. 24-vjeçari i pashëm i ka rikthyer komentin asaj me një buzëqeshje, ndërsa Almedame disa puthje ka rikomentuar.

Pato, i cili ka bërë një transferim nga ekipi i Milanit në Corinthians, për një kohë ka qenë në lidhje dashurie me Barbarën, vajzën e ish-kryeministrit italian, Silvio Berluskoni, por janë ndarë vitin e shkuar. Shenjat e para të një dashurie mes Patos dhe Almedës kanë filluar pas takimit në Itali, përpara se Almeda të shpërngulet për të jetuar në Turqi.

Alexandre Rodrigues da Silva ka lindur në vitin 1989, ka nënshkruar kontrata milionëshe dhe para se të lidhej me Barbarën ai ka pasur një romancë edhe me Miss Brazilin 2010, Debora Lyra. Më anë tjetër, roli i bukuroshes shqiptareAlmeda Abazi në serialin “Muhtesem Yuzyil” ka përfunduar. Ajo ka aktruar rolin e Naze Hatun, me një fund tragjik, pasi hidhet nga ballkoni i pallatit dhe vdes.

Angazhimi i saj në 12 episode, aq sa ka qenë dhe kontrata e nënshkruar, ka përfunduar bashkë me rolin e Nazes ku mbytet nga Nurbanu Sultan (Merve Bolugur), e cila e shtyn nga ballkoni.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi