Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
epanjohura
epanjohura
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 27/02/2014
Postime : 1241
Points : 1375
Reputacioni : 108
Medalje Red Medalje2 Medalje3

Ca Vargje nga Unë,e panjohura! - Faqe 7 Empty Re: Ca Vargje nga Unë,e panjohura!

5th February 2016, 11:40
Më kërko.......

Më kërko nën qepallat e mbyllura
atje do ta gjesh dashurinë time!
më kërko në duart e lutjes,
ndoshta edhe atje do më gjesh'
më kërko tek yjet në qiell,
tek dielli më kërko ....
në pikat e shiut që më përkëdhelin...
edhe atje mund të jem'....
më kërko në dëborë,
tek pëshpëritjet e erës!
ndoshta më gjenë tek një buzëqeshje
sikur të një fëmiu të butë.
më kërko në çdo gjë që shikonë,
në qetësi e në zhurmë...
mos thuaj se një engjëll
humbi diku në një turmë...
më kërko tek ëndërra që nuk do të ndalet.
natën dhe ditën,
në fshat dhe qytet ...
më kërko tek tekstet e bukura të këngëve,
tregime zanash,filma dashurie,
valle me hapa pa kuptim,
në pyjet, lumenjtë, detet
në liqene malore, lulet,
në krahët e fluturave shumëngjyrëshe,
në burime,e parqe kombëtare!
në të fshehtat e rrugëve të ndriçuara,
jam diku dhe unë e fshehur,
për këtë thirrje,kam nevojë,

Diku jamë duke pritur,më gjej'...
mua dhe gjithë dashurinë time!
epanjohura
epanjohura
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 27/02/2014
Postime : 1241
Points : 1375
Reputacioni : 108
Medalje Red Medalje2 Medalje3

Ca Vargje nga Unë,e panjohura! - Faqe 7 Empty Re: Ca Vargje nga Unë,e panjohura!

12th February 2016, 23:04
----Nuk festuam kurr,,Shën Valentinin''!------


Unë dhe Ti i dashuri im
Nuk e festuam kurr këtë ditë
Për ne ishte gjithë jeta,,Shën Valentin''
E jo, vetëm një herë në vit!

Sa shkurt jetuam bashk zemër
Ani që u dashtëm aq shum
Shuaj mallin duke t'thirr në emër
E lotët më shkojn si lum!

Tek varri sot kur erdha
Një lule ta lash dhe ika
S'doja të më duket loti
Ah,sa shum u mërzita!
epanjohura
epanjohura
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 27/02/2014
Postime : 1241
Points : 1375
Reputacioni : 108
Medalje Red Medalje2 Medalje3

Ca Vargje nga Unë,e panjohura! - Faqe 7 Empty Re: Ca Vargje nga Unë,e panjohura!

12th February 2016, 23:07
----Jo nuk pres....----

Nuk pres dhurate nga Ti
Shum vite keshtu me gjene
Kjo dite e te dashuruarve
Tek une nuk e ka folen!

Une tek Ti do vije
Kete dite te jemi bashk
Le te din edhe toka
Sa shum jemi dasht!

Nje lule mbi varr
Dhe dy pika lot
Malli me ka marrë
Veshtirë e kam sot!
epanjohura
epanjohura
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 27/02/2014
Postime : 1241
Points : 1375
Reputacioni : 108
Medalje Red Medalje2 Medalje3

Ca Vargje nga Unë,e panjohura! - Faqe 7 Empty Re: Ca Vargje nga Unë,e panjohura!

13th February 2016, 13:00
Momente.......

Vetëm në një moment..
Yjet i hudhe mbi mua..
Unë shkëlqeja nga gëzimi,
Kur më pëshpëritje-Të dua.

Athua e din-je duke më munguar?


Në vetëm një moment
Vezulloje me buzëqeshje pafund
Kurse unë shkrihesha e tëra...
E dije që të doja aq shumë...

Athua e din që jeton brenda meje?


Në vetëm një moment....
Më sill' një ëndërr të plotë nga Ti
Do t'i duroj të gjitha goditjet e jetës
Më lejo...Tek ti dua të vij'.

E dij që ma ndjen zërin e heshtjes.....
epanjohura
epanjohura
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 27/02/2014
Postime : 1241
Points : 1375
Reputacioni : 108
Medalje Red Medalje2 Medalje3

Ca Vargje nga Unë,e panjohura! - Faqe 7 Empty Re: Ca Vargje nga Unë,e panjohura!

22nd February 2016, 21:46
Message reputation : 100% (1 vote)
S'të titullova këtë herë...

Jeta në historinë tonë të fatit të lidhur
faqe e konsumuar,libra të reja zbulime
çdo fletë tashmë është shkruar,hidhur
sikur fati i lumenjve të thar'..jeta ime

Pa marrë parasysh sa e hidhur, kjo jetë
vetëm at kamë në mes të ngjyrës së gjallë
at nuk mund askush vec meje ta ket'
e mire e keqe,kështu e ruaj me mall'

Më thonë se mes të yllit është shkruar
që fati ynë është vetëm mes nesh
mund të mbaj atë si syrin e verëbuar
por fati përfundimtar,nuk doli dot në shesh'

Gjithëmonë e hidhur,asnjëherë ëmbëlsi
pjesa prej nesh, fund i jetës sonë
vdekja vjedhi fatin me shumë pabesi
por...prap do bashkohemi,herët apo vonë...
epanjohura
epanjohura
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 27/02/2014
Postime : 1241
Points : 1375
Reputacioni : 108
Medalje Red Medalje2 Medalje3

Ca Vargje nga Unë,e panjohura! - Faqe 7 Empty Re: Ca Vargje nga Unë,e panjohura!

24th February 2016, 00:21
Kërkoj zemrën e humbur....

Në zemër të kam,po zemra ku më mbet?
ishte e mbushur plot me dashuri.
një dritë e besimit tim u shua,çdo gjë u tret'
shpirt trazuar ngela, duke qetësuar këtë aritmi....

Nga të qarët në dritë të hënës ...
si në mjegull syt gadi t'verbuar,
dëgjoj bilbilin që vajtonte,apo ja thonte këngës
për një dashurie të pambaruar.

Faqet e lagura nga lotët rrëke...
pikllimin nuk mund ta ndali dot
dua zemrën time,kërkoja pandërpre
të doja aq shumë,të kërkojë por...kot...
epanjohura
epanjohura
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 27/02/2014
Postime : 1241
Points : 1375
Reputacioni : 108
Medalje Red Medalje2 Medalje3

Ca Vargje nga Unë,e panjohura! - Faqe 7 Empty Re: Ca Vargje nga Unë,e panjohura!

28th February 2016, 21:20
''Shpirtit të vdekur''

Forcë nuk të ngeli,e dijë
zemra në heshtje po vdes,
pran teje s'mund të vijë
shpirt i urtë e i pashpresë....

Nëse sonte mund të shkosh
nisu të lutem sa më parë,
dhembje zbehur do frymosh
dëshirë e madhe,por shpirtvrarë

Jam duke pritur me besnikëri
vdekjen si një buzëqeshje e hidhur.
e ardhur për mua n'errësirën gri
brënda meje duke u dridhur....,

Je i mashtruar me shpresë dashurie
guximi i lumturisë një kohë humbur ,
ku vetëm në paqë të një përjetsie
qëndron plagosur...shërimi i pamundur.

Tani të flas me një zë të mekur
 nuk di a e shef ditën e agimit
shpirti që është kaq gjatë i vdekur...
në heshtje pret vuajtjen e mallkimit
epanjohura
epanjohura
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 27/02/2014
Postime : 1241
Points : 1375
Reputacioni : 108
Medalje Red Medalje2 Medalje3

Ca Vargje nga Unë,e panjohura! - Faqe 7 Empty Re: Ca Vargje nga Unë,e panjohura!

1st March 2016, 12:40
Dy gota e jetë

Nëse pyesni pse kurrë nuk jamë dorëzuar
ndjenjat nga të tjerët pse i fshihja gjithëmonë
rebelimin e ndaloja duke u kufizuar
një shenjë të vetme s'të japë herët as vonë.

U largova nga e keqja e mëkateve të njeriut,

Nëse s'të shoh me plot admirim..
Perëndia më dha forcën e hekurt
kështu futur në thellësi të shpirtit tim
të dashta shumë...por shkurt...

Ngelën gotat të zbrazura...pa asnjë jetë..

Sikur u përqafove me dashurinë e quajtur,Tokë,
jam e sigurt se e din... le zemrën pa rehati..
të dashta të dua edhe në at botë...
s'do ndalojë rrugëtimin,destinacioni je TI...

Për mua atëherë gotat mbushen jetë.....

Me një lutje të butë pëshpëris tëndin emër.
vetëveten mundohem t'a ngushëllojë....
edhe që mbaj plagë të madhe në zemër....
pyes veten time: Jetojë apo frymojë??

Sikur të mbushja ato gota me Dashuri....

Fjala jote e fundit ishte...,Përjetësi...
nuk e mbajte dot të shkretën këtë herë..
shpirtin e zemrën e kishe plot mirësi...
ike për të mos u kthyer kurr,as dimër as verë.....

Çfarë është tani? Gotat të mbushura vrerë....
epanjohura
epanjohura
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 27/02/2014
Postime : 1241
Points : 1375
Reputacioni : 108
Medalje Red Medalje2 Medalje3

Ca Vargje nga Unë,e panjohura! - Faqe 7 Empty Re: Ca Vargje nga Unë,e panjohura!

2nd March 2016, 23:58
Message reputation : 100% (1 vote)
Kujtime..

E bllokuar në mjegull
fytyre zverdhur sillem vërdall
vetëm një lëvizje e lehtë e dobët
jep shenja që jam ende e gjallë,

Edhe pse nuk ndij të ftohtit,
kohëzgjatja që shkon më ngriu
si hije mundohem të luaj nga vendi
mes gishtërinjëve shof,silueta njeriu...

Kjo më kujton të kaluarën
dhe ngadal më le të mbytem,
në varrin e kujtimeve qëndroj
dhe aty përgjithmonë po zhytem.....
epanjohura
epanjohura
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 27/02/2014
Postime : 1241
Points : 1375
Reputacioni : 108
Medalje Red Medalje2 Medalje3

Ca Vargje nga Unë,e panjohura! - Faqe 7 Empty Re: Ca Vargje nga Unë,e panjohura!

3rd March 2016, 22:00
Dikush gjithmonë ëndërron'

Gjithmonë dikush syhapur ëndërron
në natën mbushur plot trishtim ....
dikush duke thirrur emrin tënd jeton
përplasje dyersh,dhomë e ftohtë..ç'mjerim...

Mes katër mureve duke u shtrydhur...
zemra papritmas ndjen ftohësi..
prangat e vetmisë më mbajnë të lidhur
dikush me qëllim,të vran me pabesi...

Sytë gjysëm të mbyllur pa shkëlqim..
mysafir të vuajtjes ngelën përgjithëmonë..
vetëm tek zëri yt do gjeja shpëtim..
këtë natë të zymtë,n'kët orë të vonë..

Fjala jote këtë barrë do ma largonte..
krahët i kamë të lodhur,nuk arrij t'përqafoj..
shpesh ndihesha keq, askush s'më dëgjonte..
mundohem vetëveten me focë ta ngushllojë..
epanjohura
epanjohura
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 27/02/2014
Postime : 1241
Points : 1375
Reputacioni : 108
Medalje Red Medalje2 Medalje3

Ca Vargje nga Unë,e panjohura! - Faqe 7 Empty Re: Ca Vargje nga Unë,e panjohura!

3rd March 2016, 23:32
Nuk shikojë ...

Nuk t'shikojë në sy ...jo që ndjehem e frikësuar
por sepse shoh veten në sytë e tu,e ndjehem piklluar..

Nuk t'i shikojë buzët e tua,kur emrin tim belbëzon
nuk dua të lëndohesh,edhe kur m'trazon..
epanjohura
epanjohura
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 27/02/2014
Postime : 1241
Points : 1375
Reputacioni : 108
Medalje Red Medalje2 Medalje3

Ca Vargje nga Unë,e panjohura! - Faqe 7 Empty Re: Ca Vargje nga Unë,e panjohura!

5th March 2016, 23:11
Mëshirë..

Kam qenë e ,,verbër'' që nga lindja,
më mësoi jeta për mua shum e gjatë
çdo gjë më erdhi nga bindja
që duhet pajtuar me këtë shtërngatë..

Unë dhe Ti athua jetuam?
pyetje e shtruar nga mendja ime
kam qenë gjithmonë e bindur....
s'e nuk do ngelin vetëm kujtime....

Oh, sa miq të rinjë e të vjetër!
na shikonin me plot lakmi
Ideal ishim me gjithë zemër...
por...ja që ngelëm pa ardhmëri

Asgjë të pamundur nuk kërkova,
doja të isha e buzëqeshur edhe unë
gjithësesi që kurr nuk u dorëzova.
edhe që të humba,ende të dua shumë

Ke mëshirë për mua pse po më mundon?
dikur do shëndrrohem në hi e në pluhur...
e dijë që thërras kot,askush nuk dëgjon'
ndoshta duhet pritur momentin e duhur....
epanjohura
epanjohura
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 27/02/2014
Postime : 1241
Points : 1375
Reputacioni : 108
Medalje Red Medalje2 Medalje3

Ca Vargje nga Unë,e panjohura! - Faqe 7 Empty Re: Ca Vargje nga Unë,e panjohura!

7th March 2016, 14:50
Message reputation : 100% (1 vote)
Pikëllim..


Në të ftohtë të mëngjesit një shëtitje me hapa të ngrirë ,
Jeta  pa ty më ka lodhur,jam gabim por....e kamë vështirë

Çdo gjë më kujtohet për Ty dhe fluskat e borës më vijnë rëndë,
një re e errët në  qiell më duket e shëndritshme,m'ngjan në trupin tënd.

Kur dëbora shkrihet dhe lumenjët rriten ngadal,
dëgjoj zërin tënd nga larg,përsëri trishtim përsëri shum mall.

Kam frikë natën si një fëmijë, në çdo ëndërr vjenë tek unë,
Unë të puth butë, por k'to i merr era,si ta them?Të dashta shumë..

Pyes veten se sa do jetojë e magjepsur pa ty,
kur të jap një buzëqeshje ,apo do ngelem me lot në sy? ...
epanjohura
epanjohura
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 27/02/2014
Postime : 1241
Points : 1375
Reputacioni : 108
Medalje Red Medalje2 Medalje3

Ca Vargje nga Unë,e panjohura! - Faqe 7 Empty Re: Ca Vargje nga Unë,e panjohura!

13th March 2016, 20:39
Engjëlli im.....

Kam ngelur e zbehtë me pikëllimin ...
me një pikëpyetje në gjoksin tim.
mezi e mbaj drejtëpeshimin,
ti nuk je me mua këtu....por....
mendimet e mia për në parajsë kan udhëtimin.

Errësira është kthyer në bebëzat e syve,
në gjumë të përjetshëm ngadal po zhytem ,
së fundi kam parë ditën e ne të dyve.
Engjëlli i qiellit me ne duke luajtur,po mbytem...

Edhe pse pas nesh tinzisht
drapëri i vdekjes qëndron,
nëse unë vdes...rastësisht...
askush nuk ka pse t'më vajton'...

Edhe pse u mundova,me vite të mbaj në zemër
askush nuk besonte se është i pastër shpirti im
flakë për së gjalli u dogja,ka kohë s'të thirra në emër
vdekja me mua është hidhërua,atje do gjeja shërim...

Po plakem shumë shpejt, zemra është e lënduar.
shpirti i ri nuk mbetet gjithëmonë,kuptohet
çdo ditë thurri iluzione,tërsisht jamë ngatrruar
me ulërimet e mia e plagët e përjetshme,a jetohet?
epanjohura
epanjohura
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 27/02/2014
Postime : 1241
Points : 1375
Reputacioni : 108
Medalje Red Medalje2 Medalje3

Ca Vargje nga Unë,e panjohura! - Faqe 7 Empty Re: Ca Vargje nga Unë,e panjohura!

15th March 2016, 15:52
Shkretëtirë...

Nuk të them atë që ndjej, por at çfarë mendojë,
dhe s'i këto ditë,po kalojn fare pa u vërejtur
pa i mbaruar të gjitha ëndërrat,çdo gjë mbaroj'
zemra ime e lodhur,ngadal është duke u tretur..

Nuk doja të t'humbja,por fundi ngadalë u ofronte
athua jeta është fati?Gjithëçka është e shkruar...
filluam këtë lojë,nuk donim  të përfundonte,
sepse duheshim aq shumë,ngelëm të shkrumuar...

Jam një oazë në shkretëtirë, perlë në fund të detit e zhytur
mbyllur përgjithmonë do të mbetem e vetmuar.
anije e humbur me thesar,mos kërko anijen e mbytur
e zhdukur në thellësi,atje tek ai det i tërbuar....
epanjohura
epanjohura
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 27/02/2014
Postime : 1241
Points : 1375
Reputacioni : 108
Medalje Red Medalje2 Medalje3

Ca Vargje nga Unë,e panjohura! - Faqe 7 Empty Re: Ca Vargje nga Unë,e panjohura!

15th March 2016, 21:59
Fat...

Kur jeta mbetet një lojë
ku të gjithë rolin kryesor kërkojnë,
për imagjinatën dhe ëndrrat, asgjë nuk mbetet
iluzionet në pjesën e kotë mbarojnë ...
Në ndeshjen e jetës
herë humbës herë fitues ,
me meritë, disa thonë,
çudira - që përcakton fati imagjinues ...
mbetet jeta jonë
Fati i panjohur tani?
Dhe kështu e meriton
dashuria, gëzimi dhe paqa ...
asnjëra më nuk ekziston...
Kur jeta bëhet një lojë
serioze, e dhimbshme dhe e vështirë,
Athua e vëren se të gjithë të shikojnë
fshehurazi qeshin nga...ironia dhe ligësia
Buzët athua vjedhurazi i shtrembërojne...?

Ja pra ky është fati,ani që nuk e dëshirojm'
epanjohura
epanjohura
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 27/02/2014
Postime : 1241
Points : 1375
Reputacioni : 108
Medalje Red Medalje2 Medalje3

Ca Vargje nga Unë,e panjohura! - Faqe 7 Empty Re: Ca Vargje nga Unë,e panjohura!

15th March 2016, 22:07
Pa Ty nuk ka agim...

Më mungon
dora jote mbi dorën time,
më mungon
buzëqeshja jote në buzët e mia
të më sjelli ngrohtësi.

Më mungon
prekja e qepallave të mbyllura,
lundrimi nëpë ëndrra,
me Ty
dhe pëshpëritjet si më parë...

Më mungon...
ai vargu i fundit
në një ëndërr,
humbas......
për të derdhur një pjesë të vogël të dashurisë

Mungon....
dje,
sot
dhe nesër ...
humbas
çdo mëngjes të ri...
pa Ty agimi nuk zbardhi
pa buzëqeshjen tënde në buzët e mia
as dielli nuk më ngroh'.

epanjohura
epanjohura
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 27/02/2014
Postime : 1241
Points : 1375
Reputacioni : 108
Medalje Red Medalje2 Medalje3

Ca Vargje nga Unë,e panjohura! - Faqe 7 Empty Re: Ca Vargje nga Unë,e panjohura!

20th March 2016, 20:57
Heshtja...

(Gjëja jote e preferuar)

Ma rrëmbeu errësira
edhe at pak fuqi që kisha
e futi në vellon e saj të pafajësisë
edhe pse dëshiroja të mbetem s'i një fëmijë
nuk ja dola,rrëshqita n'greminën e pafundësisë

Kjo është arsyeja pse nuk dëgjoj
shoh vetëm duart e mija ngritura nga qielli
heshtja më ka vjedhur emrin
buzët e ngrira,kot po mundohem
emrin asesi nuk po mund t'a shqipëtojë

Akoma........

Heshtja, plot shpresë dhe ëndrra......
epanjohura
epanjohura
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 27/02/2014
Postime : 1241
Points : 1375
Reputacioni : 108
Medalje Red Medalje2 Medalje3

Ca Vargje nga Unë,e panjohura! - Faqe 7 Empty Re: Ca Vargje nga Unë,e panjohura!

23rd March 2016, 23:33
Njollë....

Mos lexoni poezitë e mia,
ato janë errësira e natës
pa hënën blu,
ato janë dru të vdekura
pa rrënjë,
ato janë të humbura
si fëmija i harruar
Shtigjet e mia të çojnë
në thellësit e ujit të zi
ku nuk ka kaluar askush,
në një tokë të thellë e të zezë
ku nuk ka të pranishëm,
as nuk ka ardhmëri.
shëtis për rreth
duke pyetur veten.
Ajo që ka mbetur nga unë,
është thjesht'
vetëm një njollë në  trotuar.
pra, mos lexoni poezit e mia.
Unë jam vetëm një njollë....
epanjohura
epanjohura
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 27/02/2014
Postime : 1241
Points : 1375
Reputacioni : 108
Medalje Red Medalje2 Medalje3

Ca Vargje nga Unë,e panjohura! - Faqe 7 Empty Re: Ca Vargje nga Unë,e panjohura!

4th April 2016, 19:54
Message reputation : 100% (1 vote)
Ti....

Ti mbolle dashuri në veshin tim.
Ajo lëshoj rrënjët në zemrën e lënduar.
Sikur të mund të lulëzojë në sy,
Atëherë do ngopesha duke të shikuar....
Sponsored content

Ca Vargje nga Unë,e panjohura! - Faqe 7 Empty Re: Ca Vargje nga Unë,e panjohura!

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi