Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

 Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë - Faqe 2 Empty Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë

28th February 2014, 08:30
Sporti dhe shëndeti

Studimet e kohëve të fundit tregojnë se ushtrimet fizike ndikojnë për një jetë të shëndetshme më të gjatë, më të mirë dhe më të zgjuar.
Tashmë është fakt i njohur se njerëzit që merren rregullisht me sport jetojnë deri në 4 vjet më gjatë se njerëzit që bëjnë pak, ose asnjë lloj ushtrimi fizik. Doktor Jay Smith i Klinikës Mayo në shtetin Minesota, është specialialist në këtë fushë.
Ai thotë se njerëzit që bëjnë sport ka gjasa të jetojnë më gjatë. Ata gjithashtu bëjnë një jetë më cilësore. Zoti Smith thotë se kjo ndodh ngaqë ushtrimet e rregullta fizike ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe një sërë sëmundjesh të tjera. Ai është bashkautor i një libri të titulluar “Kulturë fizike për çdo njeri”. Ai thotë se ushtrimet e rregullta fizike i ndihmojnë njerëzit që vuajnë nga tensioni, diabeti dhe mbipesha trupore. Doktor Smith thotë se edhe njerëzit që vuajnë nga sëmundjet e zemrës dhe artriti mund të kryejnë ushtrime fizike, sigurisht të kufizuara dhe duke u këshilluar më parë me mjekun. Studime të tjera tregojnë se ushtrimet fizike janë të mira edhe për trurin. Disa ekspertë thonë se ato pakësojnë rrezikun për sëmundjen e Alzajmerit dhe pakësojnë stresin dhe depresionin.
Një studim me përfshirjen e më tepër se 10 mijë personave të moshës 35-55 vjeç për 10-15 vjet tregoi se me kalimin e viteve, tek njerëzit që bënin ushtrime fizike më pak se dy orë në javë, aftësia mendore ishte më e ulët se tek ata që bënin fizkulturë për një kohë më të gjatë dhe rregullisht. Gjithashtu, me aktivitetin e ulët fizik lidheshin kujtesa e dobët, fjalori më i kufizuar dhe Aftësitë matematikore. Shkencëtarët thonë se shoqërimi i fizkulturës me muzikë ndihmon në shtimin e energjisë dhe optimizmit. Një studim me gratë mbipeshë që ecnin rreth 5 kilometra në javë, gjysma e tyre dëgjonin muzikë dhe gjysma jo. Gratë që dëgjonin muzikë ishin më të prirura ta mbanin dietën, ta vazhdonin programin e ushtrimeve fizike dhe të humbnin më tepër peshë se sa grupi tjetër i grave që kryenin fizkulturë por pa dëgjuar njëkohësisht edhe muzikë.
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

 Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë - Faqe 2 Empty Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë

28th February 2014, 08:30
Nje gen kundër efekteve të alkoholit

Kohët e fundit, shkencëtarët kanë veçuar një gjen tek minjtë, i cili mund të kontrollojë reagimin e njerëzve kur ata ndalojnë pirjen e alkoholit. Shkencëtarët shpresojnë se këto studime mund t’i bëjnë ata të njihen më mirë me efektet e alkoholit tek njerëzit.
Një mbrëmje në qytet, duke pirë me miqtë mund të jetë diçka e bukur, por shkencëtarët kanë zbuluar se konsumimi i vazhdueshëm, apo në sasi të mëdhe i pijeve bën që truri t’u përshtatet efekteve të alkoholit, apo etanolit. Ky proces ndodh në qelizat e trurit të njerëzve që e pijnë rregullisht alkoholin, pijanecëve kronikë, duke krijuar një numër më të madh molekulash, që quhen receptorë. Këta receptorë mund të marrin sinjale nga qeliza të tjera. Kjo e vështirëson gjendjen për atë që vendos ta lerë alkoholin, duke e detyruar trupin e tij të tërhiqet, apo rezervohet. Ja si e shpjegon këtë proces Sid Strickland, studjues në Universitetin Rockfeller të New Yorkut: “Në se ndërpritet menjëherë etanoli, veprimi i tij në organizmin e njeriut nuk largohet menjëherë, por vazhdojnë të mbeten receptorët dhe një ndjeshmëri e lartë, e cila çon në një gjendje të acaruar të njeriut që është mësuar të pijë alkohol.” Shkencëtarët në Universitetin Rockfeller kanë studjuar efektet e alkoholit dhe mendojnë se kanë gjetur një gjen që mund të kontrollojë procesin e përshtatjes së organizmit. Gjatë konsumimit të alkoholit, gjeni i quajtur TPA, ndihmon në krijimin e një enzime, e cila krijon receptorë shtesë. Shkencëtarët thonë se përdorimi i ilaçit të quajtur Ifenprodil mund ta bllokojë gjenin TPA. Deri tani, shkencëtarët kanë mundur t’i pakësojnë simptomat e tërheqjes tek minjtë. Sid Strickland shpjegon se kjo mund t’i ndihmojë njerëzit. “Ideja do të ishte se në se një person ka abuzuar vazhdimisht me alkololin, që përmban etanol, dhe në një moment ai kërkon ta ndërpresë të pirët, ilaçi i ri mund ta frenojë prodhimin e kësaj enzime dhe kjo do të pakësonte efektet e tërheqjes së menjëhershme.” Megjithëse do të duhen vite për përdorimin e ilaçit Ifenprodil tek njerëzit, ky përbën një hap të ri për njohjen me efektet e alkoholit tek truri i njeriut.
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

 Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë - Faqe 2 Empty Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë

28th February 2014, 08:30
Asimetria të bën agresiv

Njerëzi me trup asimetrik kanë tendencë më të madhe ne agresione. Këtë të pakten sjell një rezulutat i një hulumtimi amerikan.
Shkencëtarët në fillim hulumtuan supozimin e pohuar më parë, që një pamje e jashtme asimetrike ka të bëj me një defekt në sistemin nervor dhe me kontrollim të pakësuar të agresionit.
Shkencëtarët e Universitetit të Ohio-s i matën veshët, duartë, krahet dhe këmbët e 100 personave vullnetarë dhe nga kjo përcaktuan simetrinë. Me pretekstin për t'ja u matur forcën bindëse të tyre, kërkuan nga pjesëmarrësit të bëjnë dy telefonata, në të cilat ata bashkëbiseduesit e tyre duhej ti bindnin për të dhuruar t'holla për një qëllim bamirës.
Pjesëmarrësit nuk e dinin se të dy bashkëbiseduesit në anën tjetër të telefonit punëtorë të Universitetit ishin. Njëri prej tyre refuzonte lutjën e tyre në mënyrë miqësore, ndërsa i dyti reagonte ekstrem me një vrazhdësi. Agresivitetin e pjesëmarrëseve hulumtuesit e matën se sa vrullshëm ata e hudhnin receptorin mbi telefon. Studimi rezultoi që ata persona me trup asimetrik dëgjuesen shumë më shpesh e përplasnin se sa të tjerët pjesëmarrës.
Udhëheqsja e studimit Zeynep Benderlioglu e shpjegon këtë lidhje me faktin, se asimetria formohet në mitër në kushte të pafavorshme. Kjo ndikon pra jo vetëm në dukurinë e trupit, çka edhe shifet, por gjithashtu edhe në sistemin nervor. Defektet e tilla në sistemin nervor, sipas vlerësimit të shkencëtarës, influencojnë Aftësitë e njerëzve për të kontrolluar agresivitetin e tyre.
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

 Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë - Faqe 2 Empty Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë

28th February 2014, 08:31
Ethet e tifos

Ethet e tifos jane nje semundje e njohur ne lashtesi gjer ne vitet 1200 me emra te ndryshem si; ethet e spitalit, ethet e burgut, ethet e anijes etj. qe nga ajo kohe nuk njihen me epidemi te kesaj semundjeje, por kur flitet per te, te gjithe popujt e botes i kujtojne me tmerr. Jane diktuar raste shume te rralla ne kontinentin afrikan.
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

 Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë - Faqe 2 Empty Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë

28th February 2014, 08:31
Ethet e verdha

Kjo semundje epidemike eshte e njohur dhe si nje semundje qe prekte me se tepermi zonat qe ne ate kohe quheshin dhe si Spanja Qendrore. Ka pasur tre zona kryesore te perhapjes se saj;
1) Zona focale, nga ku epidemia nuk ishte kurre e zhdukur, perfshinte Havanen, Vera Cruz, Rio dhe vendet te ndryshme te Amerikes Latine.
2) Zona perifocale qe ishte nje zone e epidemive periodike, perfshinte portet e Atlantikut tropikal dhe Afriken.
3) Zona e epidemive aksidentale qe perfshinte zonen midis paraleleve 45°ne veri dhe 35° ne jug.
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

 Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë - Faqe 2 Empty Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë

28th February 2014, 08:31
Leproza

Eshte nje semundje me origjine orientale dhe mendohet te jete sjelle ne Europe nga ushtaret romake te Pompeit, pas nje inkursioni ne Palestine. Eshte nje semundje ngjitese ne disa raste. Emri vjen nga elephantiasis graecorum. Shkrimtaret e atehershem arabe e quanin "juzam" dhe me vone perkthyesit e zevendesuan me fjalen "lepra".
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

 Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë - Faqe 2 Empty Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë

28th February 2014, 08:32
Vdekja e Zeze

Eshte quajtur ndryshe dhe si plaga Orientale , ose Mortalega ne Itali.
Infeksionet e ndryshme, tumoret dhe njollat e zeza qe ishin shenja te dekompozimit te trupit,ishin shenja te panjohura me pare ne ndonje semundje tjeter epidemike. Te gjitha shenjat nuk gjendeshin se bashku dhe , ne me te shumten e rasteve dhe nje shenje e vetme , ?onte drejt vdekjes. Gjurmet e saj njihen rreth shekullit te dyte para Krishtit dhe arrijne gjer ne shekullin e IV te eres sone.
"Pestilentia gravissima" ne vitin 314 era jone, mendohet te kete lindur ne fshatin Peleuse ne Egjypt. Nga doreshkrime te ndryshme, jane gjendur prova se kjo semundje qe arriti ne Constandinople(Stambolli i sotem) rreth pranveres se vitit 543, merrte ?do dite 5000-10 000 viktima, nje numer qe eshte nje rekord i paarritur nga ndonje semundje tjeter deri me sot.
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

 Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë - Faqe 2 Empty Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë

28th February 2014, 08:32
Inteligjenca e lidhur me peshën e lindjes

Foshnjet të cilat peshojnë më shumë gjatë lindjes kanë përparësi në zhvillimin e inteligjencës më vonë gjatë fëmijërisë, tregojnë studimet e fundit.
Kjo është me siguri për shkak se foshnjat më të rënda janë më të ushqyera në momentet kyçe në fazat fetale. Studimet tjera kanë treguar se pesha e vogël e lindjes është e lidhur me zhvillim të pakët mental. Foshnjat e lindura para kohe janë më të predispozuara rrezikut që të lindin me peshë të vogël. Mirëpo, studimet e fundit, të publikuara në "Revistën britaneze të mjeksisë", sygjeron se pesha e vogël e lindjes është e lidhur me inteligjencën.
Një ekip nga qendra për studime epidemiologjike urbanistike në New York ka vëzhguar 3.484 foshnje të lindura të lindura ndërmjet viteve 1959 dhe 1966. Pesha e tyre e lindjes ishte nga 1.500 deri 4.000 gram, kurse koeficienti i inteligjencës (IQ) është testuar 7 vite më vonë. Në përgjithsi, pesha më e madhe e lindjes ka shënuar dhe një rritje të lehtë të IQ. Dallimi në mes të foshnjeve me peshë më të vogël se 2.5 kg me ata mbi 4 kg ishte 10 poena të IQ. Këta autorë të studimit thonë: Edhe pse variacioni i koeficientit të inteligjencës është i lidhur me peshën e lindjes brenda peshës normale të lindjes është shumë e vogël dhe e pavlefshme për individualë, rezultatet e marra janë shumë të rëndësishëm për nivelin e tërë popullatës.
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

 Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë - Faqe 2 Empty Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë

28th February 2014, 08:33
Forme e re e insulines

Departamenti i ushqimit dhe medikamenteve në SHBA ka rekomanduar aprovim të formës së parë të insulinës që mund të merret me frymë në vend që të injektohet. Ka miliona diabetikë në gjithë botën me ndërlikime si sëmundje të zemrës dhe të të parit që prekin ata që vuajnë. Forma më e dukshme e diabetit, Tipi 2, lidhet me obesitetin dhe kurohet me tableta ose injeksione të insulinës. Sipas departamentit për ushqim dhe medikamente në SHBA, Exubera,(medikamenti i ri) mund të përdoret për njerëz që kanë diabetin e tipit 2 ose më rralllë kur kanë tipin 1 të cilët kanë nevojë për injeksione para se të hanë. Medikamenti nuk do të zëvendësojë injeksionet e insulinës për ata që vuajnë nga tipit 1. Megjithatë, rregullatorët amerikanë të medikamenteve kanë vënë në pyetje sigurinë e përdorimit të Exuberas kur përdoret nga njerëz që pijnë duhan, apo kanë sëmundje të mushkërive. Ata gjithashtu kanë shprehur shqetësim për efektet afatgjata të Exuberas, ndërsa prodhuesit e medikamentit kanë rënë dakord të vazhdojnë studimet deri në 2019.
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

 Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë - Faqe 2 Empty Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë

28th February 2014, 08:33
Shikimi i TV në moshën fëminore zvogëlon koncentrimin

Nëse fëmijët në moshën prej 1 deri 3 vjet shikojnë program televiziv, është përqindje e madhe që ata të kenë problem me koncentrimin në moshën prej 7 viteve.
Këto janë rezultate të një hulumtimi të publikuara në revistën "Pediatrics", të cilën e pubikon Akademia Amerikane e Pediatrisë.
Këto hulumtime janë bërë në 2500 fëmijë dhe tregon se dëmet e shikimi të tepërt të TV-së, mund të jenë edhe mungesa e koncentrimit.
Fëmijët me moshë prej një viti kishin shikuar TV mesatarisht rreth 2.2 orë TV program në ditë kurse fëmijët trevjeçar kishi shikuar mesatarisht rreth 3.6 orë në ditë.
Disa fëmijë kishin qëndruar edhe rreth 12 orë para ekraneve televizive.
Frederick Zimmerman, njëri nga autorët e këtij hulumtimi, thotë se është e pamundur të vërtetohet se sa kohë e qëndrimit para TV në ditë mund të lërë pasoja. "Çdo orë do të thotë rrezik" tha ai.
Në SHBA rreth 3 deri 5 % e fëmijëve është vërejtur zvoglim të koncentrimit, vështirësi në organizim dhe sjellje impulsive. Këto çrregullime është vështirë të vërehen në moshat më të reja se 7 vite.
Autorët theksojnë se hulumtimi ka disa kufizime të caktuara pasi të dhënat e kohës së qëndrimit para TV i kanë shënuar prindërit. Përveç kësaj nuk mund të vërtetohet se a kanë pasur ndonjë çrregullim në koncentrim të cilët i kanë sjelë deri te ajo që ata të shikojnë shumë TV.
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

 Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë - Faqe 2 Empty Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë

28th February 2014, 08:33
Armiku i fshehur brenda nesh

-Cili është shkaku i formimit të kancerit?
Nuk njihet shkaku themelor i formimit të kancerit malinj. Ka nga ata që mendojnë se ai vjen si rrjedhojë e disa kushteve të trashëguara të sëmundjes ose nga disa kushte të jashtme, si virus dhe/ose e përdorimit të gjatë të duhanit.
Në të vërtetë, kanceri malinj nuk është i trashëgueshëm. Fakti që të afërmit tanë mund të kenë vuajtur nuk do të thotë se ne jemi të dispozuar që të kalojmë të njëjtën sëmundje; as edhe ekspozimi për një kohë të gjatë ndaj ‘helmit’ të duhanit mund të dënojë me këtë sëmundje (mjafton të mendojmë të gjithë ‘të dashuruarit’ marrëzisht pas duhanit që nuk janë sëmurur kurrë).
Sidoqoftë, asnjë substancë kancerogjene e veçuar nuk mund të jetë shkaku direkt i kancerit; mundësisht, provokon forma malinje vetëm nëse shkakton ndryshime kimike në brendësi të çelizave të trupit, por disa herë as ky nuk është shkaku i formimit të kancereve.
Deri më sot, shkencëtarët kanë identifikuar rreth 24 substanca kimike që, në kushte të vëçanta, mund të provokojnë kancerin në trupin e njeriut. Kjo listë shtohet gjithnjë me vazhdimin e kërkimeve që bëhen dhe ajo përmbledh edhe mbeturinat industriale, tymin e makinave, helmeve te ndryshme bujqësore dhe disa prej materialeve te ndërtimit. Në këtë listë bëjnë pjesë edhe rrezet diellore, sidomos rrezet X dhe ato atomike. I njëjti opinion është edhe për viruset, edhe pse shumë kërkues, tani për tani, refuzojnë të pranojnë se ato janë një ndër shkaqet e formimit të kancerit tek njeriu.
Në disa prej formave malinje, sidomos ata që prekin gjiun, hormonët mund të jenë ndër faktorët e rastësishëm. Tipa të tjerë të kancerit, duke përfshirë këtu ato të gojës (dhe të buzës) ndodh që të zhvillohen pas një periudhe të gjatë irritimi kronik që shkaktohet nga proteza jo të përshtatshme (ose nga vesi për të mbajtur cigaren e ndezur midis buzëve dhe jo midis gishtërinjve).
Sponsored content

 Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë - Faqe 2 Empty Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi