Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

Rosberg triumfon në Melbourne, Alonso i pesti. Empty Rosberg triumfon në Melbourne, Alonso i pesti.

17th March 2014, 00:28
Rosberg triumfon në Melbourne, Alonso i pesti. 101092

Sezoni i Formulës 1 nisi zyrtarisht me shumë surpriza këtë të dielë, në garën e parë të Australisë. Nico Rosberg, i nisur i dyti arriti të triumfonte në “Philip Island”, në një garë ku dominimi i sezonit të fundit të Vettel përfundoi menjëherë, me kampionin e botës në fuqi të tërhequr që në fillim.

Megjithatë, Ricciardo shpëtoi disi ditën për Red Bullin, duke përfunduar në vendin e dytë të podiumit.

Hamilton, i cili u nis nga vendi i parë, gjithashtu braktisi garën që në fillimin e saj për shkak të një problemi teknik, duke rikthyer mallkimin e sezonit të shkuar, në të cilin shpesh herë arriti të fitonte “pole-position”, duke prishur gjithçka në garë.

Një fillim i “ngadaltë” ky edhe për skuadrën Ferrari, me “kokëkuqen” që vazhdoi të shfaqte një nivel larg pritshmërive.

Kështu, Alonso u rendit vetëm në vendin e pestë, ndërsa finlandezi Raikkonen bëri më keq, duke e mbyllur në vendin e tetë. /albeu.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi