Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

Zhurmë Ferrari për të "zgjuar" Schumin Empty Zhurmë Ferrari për të "zgjuar" Schumin

17th March 2014, 00:31
Zhurmë Ferrari për të "zgjuar" Schumin Schumi-ski
Pas 10 javësh në koma artificiale, më në fund Michael Schumacher ka filluar të marrë frymë vetë, pra jo më me ndihmën e aparaturave. Ky është lajmi i dhënë nga dy gazeta të mëdha europiane, "La Gazzetta dello Sport" dhe "Bild", të cilat dalin kundër të gjitha mediave të tjera, që mendojnë se vetëm një fuqi e mbinatyrshme mund ta shpëtojë tashmë Schumacher-in.

Reporterët e këtyre dy gazetave nuk kanë cituar asnjë burim, por, ndërkohë, kanë publikuar një deklaratë të menaxheres së Schumi-t, Sabine Kehm, e cila as nuk e pohon, por as nuk e mohon këtë lajm.

Mendohet se burimi i këtij lajmi të gëzuar mund të jenë disa nga ish-shokët e vjetër të Schumi-t te Ferrari, të cilët me një leje të posaçme kanë arritur të futen në spitalin Grenoble.

Marrja frymë pa ndihmën e aparaturave shihet si një shenjë e mirë, ndërkohë që "Gazzetta dello Sport" shkon më shumë se kaq, duke thënë se ish-drejtori teknik i Ferrarit, Ross Brawn, është "arkitekti" edhe i përmirësimit të gjendjes shëndetësore të Schumi-t.

Në këtë gazetë thuhet se Brawn u ka dhënë mjekëve një regjistrim audio me zhurmat e motorit të Ferrarit.

Në orare të ndryshme të ditës, mjekët i vendosin Schumi-t të dëgjojë këtë kasetë dhe, sipas burimeve të gazetës italiane, ata mendojnë se kjo gjë do ta ndihmojë ish-pilotin e Ferrarit të hapë sytë dhe t’i rikthehet kujtesa e humbur, gjatë aksidentit me ski në alpet franceze Dhjetorin e vitit të kaluar. /albeu.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi