Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

 Shqiponja në Mitologjinë Shqiptare. Empty Shqiponja në Mitologjinë Shqiptare.

17th March 2014, 08:47
Message reputation : 100% (1 vote)
Një nga shpendët mitikë më të nderuar nga shqiptarët, e rrethuar prej
gjithfarë besimesh e tabush. Thuajse të gjithë shqiptarët vrasjen e saj e
konsideronin mëkat të madh. Por edhe në rastet kur vrisnin ndonjë,
trupin e saj e hapnin në pozë fluturimi mbi ndonjë dru në kopësht a në
arë, sepse besonin se kësisoj pemët apo arat do të kishin prodhime të
mbara . Shqiponja është simbol diellor; përfaqëson të gjithë zotat e
qiellit; diellin në zenith; parimin shpirtëror; ngjitjen; frymëzimin;
clirimin nga skllavëria; fitoren; krenarinë; soditjen; apoteozën;
pushtetin mbretëror; autoritetin; fuqinë; lartësinë; element i ajrit.

Mendimi
se është e aftë të fluturojë gjer te dielli, ta shikojë atë drejt dhe
të identifikohet me të, e bën shqiponjën simbol të parimit shpirtëror të
njeriut, i cili është në gjëndjë të ngjitet fluturimthi drejt qiellit.

Shqiponjat
dykrenare janë tipare të zotave të dyfishtë dhe përfaqësojnë gjithdijen
a një fuqi të dyfishtë. Përleshja midis shqiponjës dhe demit, apo midis
shqiponjës dhe luanit, përleshje nga e cila shqiponja del gjithmonë
fitimtare, përfaqëson triumfin e shpirtit apo të intelektit mbi mishin.
Përleshja midis shqiponjës dhe gjarpërit apo shëmbëlltyra e një
shqiponje me një gjarpër ndër kthetra, përshkruan fitoren shpirtërore,
ku shqiponja është simbol i fuqive qiellore, kurse gjarpri i fuqive
ktonike a nëntokësore; shqiponja është gjithashtu dritë e pamanifestuar,
kurse gjarpri terr i pamanifestuar; bashkë ata mbrujnë plotërinë,
njësinë kozmike dhe bashkimin e shprtit dhe materies. Shqiponja në krye
të një shtyllë është emblemë e zotit të diellit, si sol invictus
ngadhnjyes mbi terrin.


Marrë nga:
Filozofia në shqip
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi