Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Klea1
Klea1
Fillestar
Fillestar
Regjistruar : 02/06/2015
Postime : 2
Points : 6
Reputacioni : 0
Medalje2 Medalje3

“Der Standard”: Kërkimet në Jon, Greqia do të bllokojë negociatat për anëtarësim të S Empty “Der Standard”: Kërkimet në Jon, Greqia do të bllokojë negociatat për anëtarësim të S

2nd June 2015, 12:28
“Der Standard”: Kërkimet në Jon, Greqia do të bllokojë negociatat për anëtarësim të S 2eol2ys
Greqia mund të vendosë veton për të bllokuar nisjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Kështu shkruan në një artikull të sotëm, gazeta prestigjoze austriake “Der Standard”. Sipas saj, Serbia nuk është më problem për Shqipërinë, ndërsa kjo e fundit duhet të “ruhet” nga Greqia.

Gjithashtu, gazeta vë në dukje edhe kritikat e Ramës ndaj Greqisë, gjatë vizitës së Vuçiçit. I pyetur nga një gazetar për mosmarrëveshjet me Greqinë, Rama theksoi se fqinji ynë jugor nuk ka pse ndërhyn në çështjet e brendshme të Shqipërisë dhe se kërkesa e palës shqiptare për informacion lidhur me kërkimet e hidrokarbureve në detin Jon ishte më se normale.

Faksimile e artikullit

“Ashtu si edhe në vitin 2014, Greqia ka hezituar në debatet e BE-së për hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë”, shkruan gazeta austriake.

“Përgjigja që erdhi nga Athina për deklaratat e Ramës në konferencën e përbashkët me Vuçiçin tregojnë qartë se Greqia mund të bllokojë nisjen e negociatave të Shqipërisë për anëtarësim”, vijon më tej artikulli. 

 Mosmarrëveshjet mes Shqipërisë dhe Greqisë për kërkimet në Jon kanë nisur tri javë më parë, kur ministri i Jashtëm i Shqipërisë i kërkoi informacion Greqisë për detajet e kërkimeve në det.

Ndërkohë, Greqia e mori si provokim këtë kërkesë, në një kohë kur kufijtë detarë mes dy vendeve janë ende të paqarta, pas shfuqizimit të një marrëveshje të qeverisë “Berisha” për kufijtë detarë më Greqinë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi