Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Albo
Albo
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 186
Points : 294
Reputacioni : 20
Medalje2 Medalje3

Zbulimi tronditës i NASA-s, zbulohen sekretet, civilizimi në Hënë! Empty Zbulimi tronditës i NASA-s, zbulohen sekretet, civilizimi në Hënë!

8th January 2016, 12:20
Zbulimi tronditës i NASA-s, zbulohen sekretet, civilizimi në Hënë! 2rm780o

Ish shefi i departamentit të menaxhimit të të dhënave dhe fotografive, në laboratorin e NASA-s për zbulimet dhe gjithçka i përkiste Hënës, Ken Johnson, i cili ishte dhe përgjegjësi për misionin e drejtuar të programit të Hënës, Apollo ka zbuluar mjaft fakte tronditëse kohët e fundit në SHBA.

Zbulimi tronditës i NASA-s, zbulohen sekretet, civilizimi në Hënë! Ncgq69

Ky shkencëtar i aftë, të cilin NASA e kishte vendosur përgjegjës për këtë mision, si dhe përgjegjës në laboratorin e menaxhimit të dhënave të saj të ardhura nga Hëna, zbuloi fotografi të cilat vërtet befasojnë, pasi në to pasqyrohen rrënojat e një civilizimi të lashtë…!
Madje, ai pretendon se astronomët zbuluan aty dhe një mekanizëm, i cili kontrollon gravitetin.

Ken Johnson, pohon se astronautët zbuluan aty shumë gjëra interesante, por NASA e urdhëroi atë që t’i mbante sekrete këto dhëna dhe shumë kohë më vonë i kërkoi atij që t’i shkatërronte.
Ndërkohë Johnson nuk ndoqi udhëzimet e “eprorëve” të tij.

Ken Johnson, pohoi gjithashtu se qeveria amerikane mbajti për disa dekada sekrete këto zbulime. Johnson filloi t’i bëjë këto zbulime, duke paraqitur dhe foto-fakte, të cilat ai i ka pasqyruar më së miri në librin e tij të cilin do ta nxjerrë në qarkullim javën e ardhshme, me titull “Misioni i Errët: Historia Sekrete e NASA-s” (“Dark Mission: the Secret History of NASA”).

Këtë libër e bashkë-nënshkruan dhe kanë kontribuar shumë edhe ish këshilltari i NASA-s, Ritzarnt Chogklant si dhe Mike Bara, i cili është konsulent i departamentit të inxhinierisë hapësinore dhe i aeronautikës të aplikuar. Si dhe u bë i njohur, shefi i programit hapësinor të NASA-s, Kay Ferrari (JPL Director of the SSA Program), pas një komunikimi telefonik që ai pati me Johnston, me epiqendër promovimin e librit, i kërkoi Johnson, të japë dorëheqjen nga posti që ai zotëron.
Arsyeja, ngaqë me këtë mënyre kritikohej NASA.

Zbulimi tronditës i NASA-s, zbulohen sekretet, civilizimi në Hënë! 10i54kp

Ndërkohë, Johnston refuzoi të japë dorëheqjen dhe deklaroi se mbrohet nga ligji për lirinë e fjalës.
Por, megjithatë, Kay Ferrari e hoqi atë nga puna në këtë program, javën e shkuar pa e arsyetuar gjestin dhe vendimin e tij.

Ndërkohë, specialistë të tjerë të cilët komentuan fotografitë e Johnston, nënvizuan se ky libër do t’i shkaktojë NASA-s dhimbje koke. Fotografitë tregojnë ndërtesa të shkatërruara me kupolat e tyre gjigante, të ndërtuar me qelq, si pasqyrohen dhe kulla të ndërtuara me gurë, të cilat duken sikur qëndrojnë të ulur në “ajër”.
“Nuk kam asgjë për të humbur. Jam në kontradiktë me NASA-n dhe ndodhem në “gjaknxehtësi”, sigurisht që kam të drejtë”, deklaroi Kehn Johnston.

Ndërkohë, NASA beson se rrënojat e civilizimit që zbuloi atje – në Hënë-, beson se nuk janë të rëndësishme.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi