Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Amelia
Amelia

Regjistruar : 02/01/2008
Postime : 909
Points : 1463
Reputacioni : 59
Medalje Medalje2 Medalje Green

Mediat Britanike ISIS kontrollon kanabisin ne Lazarat. Empty Mediat Britanike ISIS kontrollon kanabisin ne Lazarat.

20th January 2016, 08:21
Mediat Britanike ISIS kontrollon kanabisin ne Lazarat. Iqa6xj
Mediat britanike japin alarmin se Shteti Islamik është duke kultivuar plantacione me kanabis në zonat malore të Shqipërisë dhe ka hyrë në rrjetin fitimprurës të trafikut të drogës, me qendër prodhimi Shqipërinë dhe me Britaninë e Madhe si zonë shpërndarjeje. Kështu, e përditshmja britanike “Daily Mirror” shkruan se xhihadistët po e mbushin Britaninë me kanabisin shqiptar, shpërndarja e të cilit kryhet po nga bandat shqiptare, dhe se Shteti Islamik po shton paratë nga fushata e terrorit, duke drejtuar plantacionet e kanabisit në Shqipëri dhe duke e dërguar drogën drejt Britanisë së Madhe. “Kalifati i keq ka marrë nën kontroll rrjetin e 4 miliardë sterlinave nga trafiku i marijuanës, nga shtimi i operacioneve të mafies, në zonat e thella malore të Shqipërisë”, citohet në shkrim. Ndërkaq, më tej, në gazetë thuhet se “avionët dhe anijet private marrin 4 miliardë sterlina lëndë narkotike në vit dhe ua dërgojnë bosëve të mafies në Itali, të cilët e shpërndajnë”. Po ashtu, në gazetën britanike thuhet se “ISIS-i u zhvendos në tregti fitimprurëse, pasi shërbimet e sigurisë luftuan rrugën e tyre në fshatin malor të Lazaratit”. Vladimir Pivovarov, një ish-oficer i inteligjencës ushtarake, ka thënë: “Është e njohur se Shqipëria dhe vendet e tjera në rajon kanë qytetarë që i janë bashkuar ISIS-it. Inteligjenca perëndimore identifikon vendet e Ballkanit si më aktive në ofrimin e të rekrutuarve për xhihad”. Kurse një ekspert sigurie, Dr. Marjan Nikollovski thotë se ISIS-i i hyri kësaj tregtie të leverdishme pasi shërbimet e sigurisë në Shqipëri ndërhynë ushtarakisht në selinë e mafies shqiptare në fshatin kodrinor të Lazaratit. “Operacioni jo vetëm që nuk i dha fund kultivimit të kanabisit, por hapi rrugën për ekstremistët që të merrnin kontrollin. Ata tashmë rekrutojnë në atë zonë, shpesh nga vetë radhët e mafies”, – ka thënë ai. “Daily Mirror” shkruan më tej, se një media tjetër, “Sunday People” ka intervistuar disa banorë të Lazaratit, të cilët janë shprehur se u ishte bërë jeta ferr nga banditët ekstremistë që rekrutonin meshkujt në fshat. Të dhënat e saj flasin për një kamp stërvitor të militantëve të ISIS-it që fshihet në malet afër Lazaratit. Theksohet se disa rekrutë shqiptarë xhihadistë janë dërguar në Siri për t’u stërvitur si terroristë. “Një burim i qeverisë shqiptare i tha gazetës se ‘me kaq shumë para, nuk është habi që ISIS-i të kërkojë kontrollin e biznesit të drogës’. Autoritetet britanike janë të shqetësuara jo vetëm si pjesë e luftës kundër ISIS-it, por edhe për faktin se e shohin shitjen e kanabisit shqiptar në Angli, si financim të drejtpërdrejtë të terrorizmit”, shkruan më tej “Daily Mirror”.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi