Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
XgirlX
XgirlX
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 28/12/2007
Postime : 635
Info : e keshtu e ashtu :)
Points : 23
Reputacioni : 23
Medalje Green Medalje Red Medalje3
http://albo-youth.gooforum.com

Sokrati Empty Sokrati

26th January 2008, 17:19
Sokrati (greq. Σωκράτης - Sokratis 470—399
p.e.s.) ishte një filozof i lashtë grek. Ndihmesa e tij më e
rëndësishme në mendimin evropian është mënyra e hulumtimit, e njohur si
përzgjedhje, që e zbatoi në shqyrtimin kritik të koncepteve themelore
morale. Për këtë arsye Sokrati njihet si babai i etikës apo filozofisë
morale si dhe filozofisë në përgjithësi.

Sokrati nuk la pas
asnjë shkrim. Burimi kryesor i të dhënave mbi Sokratin është nxënësi i
tij Platoni, e më pas Ksenofoni. Dëshmi tjetër mbi Sokratin gjendet në
komedinë "Retë" të Aristofanit.

Përgjithsisht mendohet se
Sokrati nuk shkroi asgjë, për shkak të mendimit të tij, se filozofia
nuk mund të çohet përpara nga një shkrim, gjersa ai përçon njohuri por
jo dituri.
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Sokrati Empty Re: Sokrati

27th February 2014, 18:41
Sokrati lindi dhe jetoi ne Athine .Vete Sokrati nuk ka lene asnje dokument te shkruar .Gjithcka qe dime per te ,vjen nepermjet shkrimeve te nxenesve te tij,Platonit dhe Ksenofonit.Shkrimet e Platonit jane ne forme dialogesh ku Sokrati eshte personazhi kryesor...
Gjeja me e rendesishme per Sokratin ishte ``zbulimi i te vertetes`` Te kerkoje,ky ishte objektivi i filozofise te vertete dhe kjo pikepamje e Sokratit ka ndikuar thellesishte te filozofia gjate shekujve.Sokrati ishte shume i interesuar edhe per ndryshimin ndermjet dijes (cfare di me siguri ) dhe opinionit (cfare di me perafersi ).
Sokrati besonte se, kur nje person meson te verteten ,ai duhet ta zbatoje ate.Sipas tij e mira eshte e lidhur ngushte me dijen dhe rrjedhimisht ,e keqja me padijen.Lidhja ndermjet se mires dhe dijes eshte nje tipar tipik per Platonin ,ashtu si edhe per Sokratin.Sikurse thoshte ky i fundit ``Askush nuk gabon me deshire``.
Metoda qe zbatonte Sokrati per te kerkuar te verteten ishte ,vezhgimi.Per kete arsye ai pati nje ndikim te thelle ne metoden e studimeve filozofike ermes ``hetimit`` ,duke bere pyetjet e duhura ,pa qene i sigurte nese do te gjesh pergjigjen e duhur.Rendesia e kesaj metode qendron ne faktin se pyetjet nuk te cojne te pergjigjet ,por ne pyetje te tjera.Per Sokratin ``menyra si mendon`` eshte shume me e rendesishme se ajo ``cfare dini``...
Pyetjet e Sokratit ishin etike dhe jo shkencore.Ai nuk arsyeton per natyren e gjithesise ,por per menyren e si duhet te jetojne qeniet njerezore.Ketu del ne pah edhe ndryshimi rrenjesor midis Sokratit dhe filozofeve paraardhes,pasi kerkimi nuk ishte i drejtuar ne shpjegimin e Botes ,por drejt vete njeriut qe e kerkon. ``UNE DI NJE GJE QE S`DI ASGJE!``,kjo thenie e famshme e Sokratit nuk deshmon per nje modesti te tepruar ,por qellimin e tij per te zbuluar te verteten.
Sokrati u gjykua me akuzat se kishte korruptuar rinine dhe se nuk besonte ne perendite e qytetit .Ai u ekzekutua nga autoritetet e Athines ne vitin 399 para Krishtit...
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Sokrati Empty Re: Sokrati

27th February 2014, 18:42
Nga i_lire (FH)

* Sokrati i tha miqve të tij:
- Unë në jetën time kam pasur tri të këqija të mëdha për të luftuar:
gramatikën, varfërinë dhe gruan. Duke studiuar të parën e hoqa qafe, fati më shpëtoi nga e dyta, kurse nga e treta, mjerisht, ende nuk kam shpëtuar.

* Për të mos dëgjuar ulurimat e gruas së vet, Sokrati doli me një kovë ujë dhe ia lëshoi në kokë. Atëherë ai tha:
- E mora më mënd se pas gjithë atyre bubullimave do të fillonte shiu.

* Alqiviadhi çuditej me Sokratin sesi i duronte britmat e së shoqes.
- Tashmë jam mësuar, - i tha Sokrati, - ato nuk më bëjnë më shumë përshtypje nga zhurma e rrotave të karrocës.

* Kur Sokrati ishte në mes të nxënësve të tij, Platoni i tha:- Mjeshtër, dje keni bërë shumë gabim që keni qortuar shërbëtorin në praninë e të gjithëve. A nuk do të ishte më mirë ta kishit qortuar vetëm për vetëm?
- Vërtetë, - i tha Sokrati, - por edhe ju më bëni mirë që më qortoni kur nuk ka njeri tjetër këtu pranë.

* Mbreti Arkelau i Maqedonisë i ofroi pasuri të madhe Sokratit që ta mbante në oborrin e tij. Sokrati iu përgjigj:
- Mielli është më i lirë në Athinë, ndërsa uji kudo nuk kushton asgjë.

* Nxënësit e Sokratit u zemëruan shumë me dikë që nuk iu përgjigj përshëndetjes së filozofit.
- Mos u shqetësoni, kur shikoni se mësuesi juaj është më i edukuar se një tjetër, - u tha Sokrati.

* E pyetën Sokratin se pse bënte çdo ditë shëtitje të gjata. - Përgatis shijen për drekën time, - u përgjigj Filozofi.

* Alqiviadhi i solli mësuesit të tij të shquar një dhuratë të çmueshme. Sokrati i tha së shoqes Ksanthipit që t'ia kthente dhuruesit. Për këtë veprim e shoqja u tërbua nga inati se donte ta mbante dhuratën. Por Sokrati i qetë i tha:
- Duke pranuar gjithnjë dhurata do ta bëjmë që të lodhet dhuruesi. Një mospranim i mençur nuk mund të shpjerë veçse te një bujari më e madhe. Po të mos e kthejmë sot një gjë për të cilën nuk kemi nevojë, nuk do të mund të kërkojmë me lehtësi nesër kur do të jemi të detyruar nga nevoja. Alqiviadhi i dërgoi si dhuratë Sokratit një tortë shumë të mirë. Ksanthipi, që ishte në humor të keq, për inat të të shoqit e hodhi përdhe tortën, e shtypi me këmbë dhe e përzjeu me baltë.
Të lumtë Ksanthipi, - i tha Sokrati qetë-qetë, - po shoh me kënaqësi se ju duke hëdhur tej pangopësinë tënde.

* Kur Sokrati u dënua me vdekje, e shoqja Ksanthipi shkoi dhe e takoi në burg, kur nisi të qajë. Sokrati për ta ngushëlluar i tha:
- Mos qaj Ksanthipi. Gjyqtarët që më kanë dënuar me vdekje, janë vetë të dënuar me vdekje nga natyra.
- Po, - i tha gruaja, - por të kanë dënuar padrejtësisht dhe kjo është që më bën të vuaj kaq shumë.
A do të ishit më i kënaqur, - i tha filozofi i madh, - po të më kishin dënuar për ndonjë faj?

* Në çastin kur Sokrati ishte duke pirë kupën e helmit Apollodori i afroi mantelin e tij për ta mbuluar mirë.
- O? Manteli im më ka mjaftuar për të jetuar dhe do të më mjaftojë edhe kur të kem vdekur - i tha Sokrati.
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Sokrati Empty Re: Sokrati

27th February 2014, 18:45
Sokrati


Sokrati është një nga kritikuesit më të mprehtë të sofistëve. Identifikimi i Sokratit me sofistët, pjesërisht ka ardhur nga fakti se Sokrati ka përdorur analizën e pamëshirshme për çdo subjekt, teknikë kjo gjithashtu e përdorur nga sofistët. Por midis Sokratit dhe sofistëve ka një dallim kryesor. Sofistët treguan se argumente njëlloj të bazuar mund të jepen për secilën anë të një çështjeje.
Ata ishin skeptik dhe dyshonin nëse mund të ketë ndonjë dije të sigurt ose të besueshme. Për më tepër, ata konkludonin se përderisa gjitha dijet janë relative atëherë edhe idetë dhe idealet morale janë gjithashtu relative.
Sokrati nga ana tjetër kishte një motivim të ndryshëm për argumentet e tij të qëndrueshme. Ai besonte në arritjen e së vërtetës dhe e konsideronte gjetjen e bazave të një dijeje të qëndrueshme dhe të sigurtë si misionin etj.
Ai gjithashtu përpiqej të zbatonte bazat për një jetë më të mirë. Duke zbatuar misionin e tij, Sokrati formuloi një metodë për arritjen e të vërtetës, duke e lidhur dijen me veprimtarinë në një mënyrë të tillë me njëra tjetrën saqë për të, të argumentosh njohjen e së mirës, është të veprosh mirë sepse dija është virtyt. Ndryshe nga sofistët Sokrati u muar me argumentimet në dialektikë jo për të shkatëruar të vërtetën ose për të zhvilluar aftësitë pragmatike midis juristëve dhe politikanëve, por për të arritur konceptet krijuese të së vërtetës dhe të mirës.


Jeta e Sokratit
Rallë mund të gjendet një vend dhe një kohë kaq e pasur me njerëz gjenialë, sesa Athina në kohën kur lindi Sokrati. Sokrati u lind në Athinë në vitin 470 p.e.s dhe është një ndër figurat më interesante dhe më atraktive në historinë e filozofisë së lashtë greke. Ishte me origjinë të thjeshtë-nëna e Sokratit ishte amvise,kurse i ati gurskalitës. Sokrati ishte autodidakt dhe u aftësua dhe u ngrit në nivel të një filozofie falë punës së tij vetanake.
Por megjithëse Sokrati u rrit në një periudhë të artë, në vitet e tij të fundit atij iu desht të shihte mundjen e Athinës në luftë dhe ta mbyllte jetën e tij në burg në vitin 399 p.e.s në moshën 71 vjeçare. Sokrati është i vetmi që nuk ka shkruar as edhe një resht (asnjë vepër). Megjithatë ai është filozofi që ka ushtruar ndikim më të fuqishëm përgjatë shekujve. Shumica e atyre që ne dime për të, ka qenë ruajtur nga tre bashkohës të rinj të tij, Aristoteli, Platoni dhe Ksenofoni.
Nga këto burime del se Sokrati ka qenë një gjeni, i cili përveç një arsyetimi të jashtëzakonshëm dhe rigoroz, zotëronte edhe një ngrohtësi personale dhe një ndjenjë humori. Ai ka pasur një trup të fortë dhe zotëronte një fuqi të madhe fizike. Në komedinë e tij, Aristofani e përshkruan Sokratin si një shpezë shtëpiake që të bën për të qeshur me zakonet e tij të rrotullimit të syve, duke u referuar me çapkënllëk nxënësve të tij dhe dyqanit të mendimit.
Ndërsa nga Ksenofoni na vjen portreti i një ushtari besnik, i cili kishte një pasion për diskutime rreth bazave të moralit dhe i cili në mënyrë të paevitueshme tërhiqte të rinjtë të kërkonin këshillën e tij. Platoni e konfirmon portretin e Ksenofonit dhe shton se Sokrati ishte një njeri me ndenjë të lartë detyre dhe me një pastërti morale absolutiste. Në veprën “Simpoziumi” Platoni tregon se si Alkibadi, një i ri mesatar përpiqej të fitonte simpatinë e Sokratit duke sajuar mënyra të ndryshme për të qëndruar me të. Por thotë Alkibadi:”asnjëherë nuk ndodhi një gjë e tillë”; ai thjeshtë mund të bisedonte me mua në mënyrën e tij të zakonshme dhe kur e kisht harxhuar ditën me mua, më linte e vazhdonte me rrugën e tij. Gjatë fushatave ushtarake Sokrati mund të ecte pa ngrënë më shumë se çdo njeri tjetër dhe ndërsa të tjerët mbështeteshin me mandeke kundër të ftohtit të ashpër të dimrit, Sokrati ecte jashtë në dimër duke mbajtur një pallto që e kishte zakon të vishte dhe ai ecte mbi akull më lehtë pa këpucë, se sa të tjerët me këpucë-thotë Alkibadi. Sokrati ishte në gjendje të përballonte një përqëndrim ekstrem. Gjatë një fushate ushtarake ai qëndroi në një meditim të thellë për një ditë e një natë të tërë, derisa erdhi agimi dhe lindi dielli, pastaj ai u largua pasi bëri një lutje për diellin.Ky mbase ka qenë rasti me anën e të cilit ai provonte atë që ai e quante vazhdim i misionin të profetit mbi jetën morale të bashkëkohësve të tij.Ai gjithmonë merrte mesazhe apo paralajmërime nga një zë misterioz ose nga si e quante ai- daimoni i tij.
Megjithëse kjo shenjë mbinatyrore ka përshkruar mendimet e tij që nga fëmijëria e hershme, kjo të sygjeron më shumë se çdo gjë tjetër, sensibilitetin e Sokratit si një vegimtar, veçanërisht ndjeshmërinë e tij për cilësitë morale të veprimeve njerëzore të cilat e bëjnë jetën e vlefshme për ta jetuar. Ai duhet të ketë qenë i familjarizuar me shkencat natyrore të filozofëve të hershëm jonianë dhe anaksakgorësve, sadoqë tel vepre Apologjia ai thotë se “e vërteta e thjeshtë është se, o Athinas, se unë nuk kam të bëj fare me spekulimet fizike”. Ngjarja më e rëndësishme që konfirmoi misioni I tij si një filozof moral ishte përgjigja e Orakullit të Delfit. Kur Kerofani pyeti Orakullin nëse gjendej ndonjë person I gjallë ql të ishte më I zgjuar se Sokrati, Orakulli u përgjigj se nuk gjendej. Sokrati interpretoi këtë përgjigje duke thënë se ai ishte më I zgjuar sepse ai e kuptoi dhe e pranoi injorancën e vet. Në këtë mënyrë, Sokrati kishte për qëllim, në kërkimet e tij, që të triumfonte e vërteta dhe dituria.

Sokrati si një filozof

Pasi që Sokrati nuk ka shkrimet e tija, sot ka disa mosmarëveshje se çfarë idesh filozofike mud t`i atribohen atij në të vërtetë. Burimet tona më të gjëra për idetë e tij janë dialoget e Platonit, në të cilat ai ishte veçanërisht në dialogjet e hershme, personazhi kryesor.
Por çështja kryesore është nëse Platoni është këtu për të sqaruar se si mendonte Sokrati, apo shprehte idetë e tij nëpërmjet figurës së Sokratit.
Disa argumentojnë se Sokrati i gjetur në dialogjet e Platonit është historikisht Sokrati i vërtetë.
Nga ana tjetër Aristoteli bën një dallim midis kontributit filozofik të dhënë nga Sokrati dhe atij të dhënë nga Platoni. Sokrati, sipas Aristotetlit ka merita për “argumentimet induktive dhe për përkufizimet univerzale”, ndërsa Platoni atij I atribon zhvillimin e teorisë së formave, nocionin e ideve ose formace univerzale, që ekzistojnë pavarësisht nga sendet e veçantë që ato personifikojnë. Argumentimi, se kush e zhvilloi teorinë e formave në pjesën më të madhe ka përfunduar. Derisa vetë Aristoteli ka qenë veçanërisht I interesuar në këtë temë, duke e diskutuar atë gjatë me Platonin në Akademi, duket e arsyeshme të mendohet që dallimi I tij, midis ideve të Sokratit dhe të Platonit është I saktë. Në të njejtën kohë, disa nga katalogjet e hershme janë përshkrime të qarta dhe të sakta të mendimeve të vetë Sokratit, si në rastin e Apologjisë dhe Euthifro.
Mbi këtë bazë, Sokrati është pare si një filozof origjinal I cili zhvilloi një metodë të re të kërkimeve intelektuale.
Që Sokrati të ishte I sukseshëm në kapërcimin e relativizmit dhe të skepticizmit të sofistëve, ai duhej të zbulonte ca themele të palëvizshme, mbi të cilat të ndërtohej godina e diturisë.
Këto themele Sokrati I zbuloi jo në faktet e botës jashtë njeriut, por brenda njeriut. Bota e brendshme e njeriut, thotë Sokrati, është vendi I një aktiviteti unik, vendi I aktivitetit njohës I cili udhëheq aktivitetin praktik.
Për të përshkruar këtë aktivitet Sokrati krijoi konceptin e shpirtit të psiqikës.
Për të shpitri nuk është ndonjë dhunti e veçantë, as ndonjë lloj I veçantë substance, por është deri në një farë shkalle kapacitet për inteligjencë dhe karakter. Sokrati më vonë përshkroi se çka kuptonte me shpirt si “diçka brenda nesh në bazë të së cilës ne jemi të përcaktuar, të zgjuar ose budallenj, të mire ose të këqij ”.
Duke e përshkruar atë me këto terma, Sokrati identifikoi shpirtin me fuqitë normale të inteligjencës dhe të karakterit, vë vend që ta identifikonte me ndonjë substance mbinatyrore. Shpirti është struktura e personalitetit. Sado që për Sokratin, shpirti nuk ishte një send, ai mund të thoshte që qëllimi më I madh I njeriut duhet të ishte kujdesi përkatës për shpirtin sa më të mire që të ishte e mundur. Pika e patundshme në këtë konceptim të shpirtit ishte, për Sokratin, ndërgjegjësimi I vetëdijshëm I njeriut se çfarë kuptimi kanë disa fjalë për të. Të dish se disa gjëra kundërshtojnë disa të tjera, që drejtësia nuk mund të ketë për qëllim të dëmtojë të tjerët, paraqet për Sokratin një shembull tipik të një lloj njohjeje të shpirtit, që mund të arrihet pikërisht duke përdorur fuqinë e tij. Të veprosh në kundërshtim me këtë njohje, të dëmtosh të tjerët edhe kur dihet që një sjellje e tillë është në kundërshtim me njohjen e tij të drejtësisë është të ushtrosh dhunë mbi natyrën e tyre si një qenie njerëzore. Sokrati ishte I sigurtë që njerëzit mund të arrinin njohjen e vërtetë dhe të besuseshme dhe se vetëm një njohje e tillë mund të ishte baza e vërtetë e moralit.
Detyra e tij e pare kryesore ishte pra, të sqaronte veten dhe pasuesit e tij se si arihej njohja e besueshme.
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Sokrati Empty Re: Sokrati

27th February 2014, 18:46
Metoda Sokratike

Sokrati ishte I bindur që rruga më e sigurtë për të arritur njohjen e besueshme ishte nëpërmjet praktikimit të bashkëbisedimit të rregullt, duke vepruar si një mumi intelektuale, një metodë që ai e quajti dialektikë.
Sokrati për zhvillimin dhe mishërimin me idetë e tij zbatoi metoda të veçantë e cila në historinë e filozofisë njihet si metoda sokratike.
Metoda sokratike përbëhet nga dy pjesë apo faza nga ironia dhe nga majeutika. Ironia sokratike është një veprim metodik, i cili mbështetet në ndjekjen e mendimit, parashikimit të pyetjeve të bashkëbiseduesi të deklarohet se nuk është dakord me vetveten aq sa edhe ai vetë nuk di më se çfarë kishte menduar. Ironia sokratike është pra zbulim i mosdijes, përkatësisht qëllimi i ironisë është që tia bëj me dije bashkëbiseduesit se mendimet e tij janë të mangëta, të njëanshme. Në të vërtetë ironia sokratike është një induksion. Përmes fazës së dytë majeutikës, Sokrati te bashkëbiseduesi ndikonte të zgjohej ndjenja e së vërtetës, përkatësisht bashkëbiseduesi të nxjer përfundime të sakta. Majeutika është një definicion, përkufizim, deduksion përkatësisht “art i të lindurit”. Sokrati thoshte se ai ushtronte të njejtin profesion sikurse nëna e tij, ka ndihmuar që të lindin fëmijë, Sokrati ka ndihmuar që të lindin shpirtëra, të lind ndjenja e së vërtetës. Sokrati nga nxënësit e tij kërkonte para së gjithash nuhatje pët të vërtetën. Thënia e njohur e Sokratit:”Unë di se nuk di asgjë” është një kërkesë për një të vërtetë më të lartë, e jo për të vërtetën në vetvete.
Filozofia morale

Sokrati tërë filozofinë e tij ia kushtoi njohjes së njeriut dhe marrëdhënieve ndërnjerëzore, si miqësisë, dashurisë, mirësisë, trimërisë, guximit, urtësisë, drejtësisë, të mires, maturisë, kënaqësisë etj.
Sokrati me këtë filozofisë së vet ia dha orientimin antropologjik. Duke e pasur parasysh këtë orientim antropologjik mendimtari I njohur romak, Ciceroni thotë se Sokrati e zbriti filozofinë nga qielli dhe e vendosi mbi tokë. Për Sokratin, dituria dhe virtyti ishin e njejta gjë. Në qoftë se virtyti kishte të bënte me “bërjen e shpirtit sa më të mirë që ishte e mundur” së pari është e nevojshme ta dijmë se çfarë e bën shpirtin të mirë. Virtyti dhe dituria janë pra të lidhur ngushtë. Ai I identifikoi të dyja duke thënë se që të njohës të mirën do të thotë të bësh të mirën dhe se dituria është virtyt. Duke identifikuar diturinë dhe virtytin, Sokrati gjithashtu thoshte se vesi ose ligësia janë mungesë e diturisë. Ashtu si dituria është virtyt, ashtu edhe vesi është injorancë. Të barazosh virtytin me diturinë dhe vesin me injorancën mund të duket se bie në kontradiktë me experience më elementare të qenieve njerëzore. Kuptimi ynë I përbashkët na trgon se më shpesh jepemi pas gjërave që ne I dime që janë të gabuara kështu që bërja e gabimit për ne është një veprim I paramenduar dhe I vullnetshëm. Sokrati do të kishte qenë I gatshëm të pranonte që njerëzit kryejnë veprime që mund të quhen ligësi. Kur dikush kryen një veprim të keq, thotë Sokrati, ai gjithmonë e bën atë duke menduar që ai veprim është I mirë në një farë mënyre.
Një nga pyetjet në filozofinë morale të Sokratit ka qenë:
Si duhet jetuar sipas parimeve të së mirës?. Sokrati ishte i pari që mbeti i habitur nga detyrimet që ka qenia njerëzore për ta drejtuar jetën e vet, për ti drejtuar veprimet drejt së mirës. Kur një njeri sipas Sokratit vepron, ai është i prirur të arrij diçka të cilën e sheh si të mirë. Mirëpo ndodh të lind e keqja e cila sipas Sokratit rrjedh nga fakti se njeriu gabohet me çështjen e së mirës.
E keqja vjen nga padija. Pra, sipas Sokratit, ne bëjmë të këqija vetëm për shkak të paditurisë, dhe nëse ne dëshirojmë të zbulojmë paditurinë dhe të njohim të vërtetën dhe të zhvillojmë te vetja kërkesën për të vërtetën duhet të fillojmë me veten tonë. Prej këtij rrjedh edhe maksima e famshme e Sokratit:”Njeri, njihe vetëm vetveten tënde”. Të njohim veten tone, do të thotë të zbulojmë te tek ajo jo vetëm rrënjën më të thellë të ndjenjës për të vërtetën, port ë zbulojmë edhe padijen tone. Pra, qëllimi I njohjes së vetvetes është që njeriu të bëhet I vetëdijshëm për mosdijen e vet, të bëhet përpjekje që kjo mosdije të kapërcehet e të zëvendësohet me dituri të vërteta, të zhvillohet ndjenja e së vërtetës te njeriu.
Për të zbuluar të mirën e vërtetë, sipas Sokratit është I domosdoshëm një transformim I brendshëm, pasi padituria prej së cilës rrjedh një veprim I keq, nuk është një padituri objective. Ajo është një paaftësi e brendshme. Të njohësh të vërtetën e mire është në vetvete edhe një veprim moral, sepse ndjenja për të vërtetën është vet morali.

Gjyqi dhe vdekja e Sokratit

I bindur se kujdesi për shpirtin njerëzor duhej të ishte qëllimi më i madh për njeriun, Sokrati harxhoi shumicën e kohës së vet duke shqyrtuar jetën e vet dhe jetën e mendimet e bashkëkohësve të tij athinas.
Gjatë kohës që në Athinë ishte një demokraci e sigurtë dhe e fuqishme në Perikliun, Sokrati mund të vazhdonte karierën e tij si një zekth pa ndonjë kundërshtim serioz.
Zhvillimi i aftësive dialektike midis të rinjëve nga familjet e shquara, aftësimi i tyre në ngritjen e çështjeve kërkuese rreth zakoneve të moralit, të fesë dhe të sjelljes politike shtuan shumë shpejtë dyshimet për Sokratin, por veprimet e tij nuk ishin konsideruar si një rrezik i qartë dhe aktual, derisa athinasit ishin në luftë me spartanët.
Një seri ngjarjesh të lidhur me këtë luftë çuan eventualisht në gjykimin dhe dënimin e Sokratit. Një ngjarje ishte veprimi tradhtar i Alkbiadit, për të cilin athinasit e dinin se ai ishte nxënës i Sokratit. Alkibadi aktualisht kishte shkuar në Spartë dhe i kishte dhënë këshilla të vlefshme spartanëve në luftën e tyre me athinasit. Në mënyrë të pavitueshme, shumë athinas nxorrën përfundimin se Sokrati, në një farë mënyre, duhet të ishte i përgjegjshëm për atë çka Alkibadi kishte bërë. Më tej, Sokrati u gjend në mosmarëveshje serioze me Komitetin e Senatit të të Pesëqindëve, ku ai ishte anëtar. Në fillim komiteti i rezistoi kësaj, duke i mbrojtur nga quajtja si dhunues të procedurave të rregullta të konstitucioneve.
Por, kur paditë kërcënuan se do të shtonin emrat e anëtarëve të Komitetit në listën e gjeneralëve, vetëm Sokrati i qëndroi mendimit të tij, ndërsa pjesa tjetër e Komitetit kapitulloi. Gjeneralët u gjendën fajtor dhe gjashtë prej tyre, të cilët ishin në arrest u dënuan menjëherë me vdekje. Kjo ndodhi në 406 p.e.s dhe në 404 p.e.s. Me rënien e Athinës, Sokrati edhe njëherë u gjend në opozitë me një grup të rrezikshëm. Sokrati duke gjurmuar pas të vërtetës morale dhe ekzistencës së vet i dha kuptim etik. Kur u bë i famshëm, pushteti i Athinës e akuzoi se ai e prishte rininë. Edhe pse e vërteta ishte se Sokrati vinte gjithçka në dyshim: të drejtën e shtetit, autoritetin, fenë etj. Gjyqi athinas Sokratin e dënoi me vdekje. Mirëpo, në kohën është i dënuar në burg me vdekje, nxënësit e tij e organizojnë arratisjen e tij. Sokrati edhe pse dënimin e tij e quan të padrejtë, ai nuk ikën nga burgu. Sokrati mendonte se kishte qenë i dobishëm dhe se shteti përkundrazi duhej ta shpërblente. Nëse do arratisej nga burgu, do të mohonte gjithçka që u kishte mësuar të tjerëve. Sokrati edhe pse e dinte se ishte i dënuar padrejtësisht, përkundrazi i arsyetonte ligjet e shtetit. Ai ka thënë “ligjet janë babai dhe nëna ime”. Sokrati do të qëndroj në burg dhe do të pësoj dënimin- piu kupën me helm dhe vdiq në moshën 70 vjeçe.


(fund)

Pergatiti Mirsad Asani aka StormAngel
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Sokrati Empty Re: Sokrati

27th February 2014, 18:47
Thenjet e Sokratit
Duhet të hahet për të jetuar, jo të jetohet për të ngrënë.

Kush do të lëvizë botën të lëvizë më parë vetveten.

Un e di që s´di.

Sak isha një njeri shumë i ndershëm për të jetuar dhe qenë politikan.

Këshilla ime për ty është të martohesh; nëse do të gjesh një grua të mirë, do të jesh i lumtur; nëse nuk do ta gjesh do të bëhesh një filozof.

Padija është zanafilla e të gjitha të këqiave.

Është më mirë të pësosh padrejtësi sesa të ushtrosh.

Kujtohu gjithnjë, se çdo gjë është kalimtare (e përkohëshme); atëherë nuk do të jesh tepër i gëzuar në lumturi dhe jo shumë i pikëlluar në fatkeqësi (vuajtje).

Kush beson, se është diçka, ka ndaluar, të bëhet diçka.
Ku s´ka me fjalosje, fillon dhuna.

Nuk është marre (kori), të mos dish asgjë, por, të mos duash të mësosh kurrgjë.

Jo sepse është e vështirë, nuk guxojmë, por sepse nuk guxojmë, është e vështirë.
Kishte qen ne ate kohe nje mbret dhe deshira e tij ishte qe te dinte shume gjera..(nga jemi ne,kush jemi ,ku do te shkojm mas vdekjes etj..) dhe kerkon nga ushtaret e ti qe ta kontaktonin me njeriun me te menqur te Greqis antike dhe me ne fund ushtaret ja sjellin Sokratesin dhe i thon Mbretin se ky eshte njeriu me i zgjuar qe e gjetem ne Athin. Dhe mbreti i thot Sokratesit tregom gjitheqka qe dini ju,Sokratesi i pergjigjet lartmadheri,Nuk eshte marre (kori),te mos dish asgje,por,te mos duash te mesosh kurrgje.Jo sepse eshte e veshtire,nuk guxojme,por sepse nuk guxojme, eshte e veshtir .Prandaj lartmadheri, une e di nje gje,qenuk di asgje.........
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Sokrati Empty Re: Sokrati

27th February 2014, 18:47
Sokrati tha:



1-Zgjuarsia e madhe , shqetesime te
medha.

2-Njeriu sa me i perulur te jete , aq me i pavendosur
eshte.

3-Dhimbja forcon moralin.

4-Askush seshte i keq me
dashje.

5-Te gjykosh dmth te tallesh.

6-Ai qe eshte
dallaveraxhi i madh eshte edhe strateg i madh.

7-Jeta jone plekset
qysh ne fillimet e veta ne rrjeten qe na eshte ngritur para se te
lindnim.

8-Mendja shpik pajisje , kurse pajisjet ndryshojne
mendimin.

9-Shkenca dyshon, feja pohon.

10-Ska gje me te
vjeter se risia.
11-Sa me shume njerez te bashkohen dhe te bejne nje
turme , aq me i dobet behet gjykimi dge aq me e forte ligesia.

12-Ku
ka hedhur rrenje trinia (budallallek,hutim,frike) atje shteti ka fuqi dhe
populli eshte i lumtur.

13-Turma,opinioni publik: Qen i zgjebpsur i
madh i lidhur ne hu mes diellit.Gjithe kohen fle,kruan zgjeben e vet dhe
sulet i terbuar mbi kedo qe kerkon ta zgjoje e ti zgjidhe
zinxhirin.

14-Sa me shume te mendoje qytetari aq me i mencur eshte,
sa me pak te flase aq me i lire eshte.

15-Feja eshte themeli Atdheut
dhe moralit.

16-Dashuria shpirterore dmth e panatyrshme, pastron
shpirtin dhe pjell ide.

17-Kriminelet nuk i gjykojne por u falen si
te jene hyjni ose i vrasin pabesisht.

18-Demokracia eshte nje tirani
e maskuar.

19-Ligji do te thote vullneti i te pafuqishmeve dhe dobesi
e te pavullnetshemve.

20-Drejtesia nuk eshte vec se interesi i me temirit.
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Sokrati Empty Re: Sokrati

27th February 2014, 18:48
*Njeriu nuk mund te perparoj nese nuk e liron mendjen nga paragjykimet*
ishte pikerisht arsyeja sepse u denua me vdekje per dijen dhe te
menduarit ,filozofi i madh grek Sokrati.

Po sjelle disa nga filozofia e tije :

*Une ne jeten time kam pasur tri te keqija te medha per te luftuar :gramatiken ,varferin dhe gruan .
Duke studiuar te paren e hoqa qafe ,fati me shpetoi nga e dyta ,kurse nga e treta mjerisht ,ende nuk kam shpetuar.

Kur e pyeten Sokratin se si ka mundesi te i duroj britmat e se shoqes ai u pergjegj:

*Tash me jam mesuar ,ato nuk me bejne me shume pershtypje nga zhurma e rrotave te karroces.

Per dhuratat :
*Duke pranuar gjithnje dhuratat do te bejme qe te lodhet dhuruesi .Nje
mospranim i mencur nuk mund te shpjere vecse te nje bujari me e madhe .

Kur Sokrati u denua me vdekje e shoqja Ksanthipi gjat vizites ,filloi te qaj.Per te e ngushlluar ai i tha:
*Mos qaj Ksanthipi .Ata qe me denuan ,jane vete te denuar me vdekje ,nga natyra.
Po te denuan padrejtesisht dhe kjo me bene te vuaj i drejtohet e shoqja .
Filozofi iu pergjegj :
*A do te ishe me e lumtur po te me kishin denuar per ndonje faj ?
Sponsored content

Sokrati Empty Re: Sokrati

Mbrapsht në krye
Similar topics
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi