Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Sa e njohin shqiptarët kombin dhe njëri-tjetrin? Empty Sa e njohin shqiptarët kombin dhe njëri-tjetrin?

12th April 2008, 14:10
Po flitet shumë për ribashkim kombëtar, diku me spekullime e demagogji, e diku me dëshirë të pastër. Por a e njohin shqiptarët njëri-tjetrin? A e njohin Shkodrën, Kukësin, Ulqinin, Plavën, Gucinë, Prishtinën, Gjakovën, Pejën, Prizrenin, Preshevën, Shkupin, Tetovën, Kërçovën, Manastirin, Janinën, Korçën, Beratin, Tepelenën, Pargën, Prevezën etj etj?
Se ribashkimi duket i vështirë kur një pjesë e mirë e shqiptarëve nuk njohin shqiptarët e tjerë, dhe nisen me paragjykime ndaj tyre duke u kapur te propaganda sllave e greke.
Kam një javë në Tiranë, dhe më kanë zënë veshët lloj-lloj çmendurish, si tipit: I urrej kosovarët, nuk i dua "maqedonsit" (term që disa ndyrësira përdorin për shqiptarët në FYROM), çamët e poshtër duan të na prishin vllazërinë me grekët, lalucë të urryer, kuksianë të poshtër, etj etj.
Dhe ma merr mendja që persona të tillë, nuk kanë marrë mundimin të dalin jashtë qendrës së Tiranës, megjithëse kanë para për të shëtitur në Athinë, Beograd, e lloj-lloj shtetesh.
Kam takuar plot të rinj këtu në Tiranë, që nuk kanë qenë asnjëherë në Kosovë, ose në pjesën Shqiptare në FYROM, bile kishte nga ata që kishin qenë në FYROM, dhe njihnin një tufë me sllavomaqedonas, por nuk njihnin asnjë shqiptar nga FYROM, dhe mendimet rreth shqiptarëve aty i mbështesnin dhe ndërtonin sipas atyre që u kishin thënë sllavomaqedonasit. Ose ke shumë që nuk kanë qenë as në ndonjë qytet tjetër përveç Tiranës e Durrësit, dhe pastaj ndërtojnë dhe u lindin lloj-lloj mendimesh të këqija rreth bashkëkombasve të tyre.

Ne duhet të propagandojmë me të madhe takimet mes shqiptarëve që kemi mbetur në shtete të ndryshme. Pa e njohur njëri-tjetrin, nuk mund as të bëhemi atdhetarë, e as të ribashkohemi. Duhet që të gjitha shkollat ku ka shqiptarë, ta kenë me detyrim të paktën një udhëtim në vit në zonën shqiptare në Mal të Zi, në Kosovë, Preshevë, zonën shqiptare në FYROM, dhe në Çamëri.
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Sa e njohin shqiptarët kombin dhe njëri-tjetrin? Empty Re: Sa e njohin shqiptarët kombin dhe njëri-tjetrin?

5th March 2016, 08:51
Shqiptaret per para shesin nenen edhe motren Smile jo me kombin e veten
ergita
ergita
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 31/01/2016
Postime : 1025
Points : 1268
Reputacioni : 91
Medalje2 Medalje3

Sa e njohin shqiptarët kombin dhe njëri-tjetrin? Empty Re: Sa e njohin shqiptarët kombin dhe njëri-tjetrin?

10th March 2016, 22:02
Shume e vertet Black, duke u nisur dhe nga zhvillimet e fundit ne politiken shqiptare ku politikanet tane zgjedhin partine ne vend te shqiperise
marino
marino

Regjistruar : 24/01/2016
Postime : 2487
Points : 2587
Reputacioni : 88
Medalje Blu Medalje2 Medalje3

Sa e njohin shqiptarët kombin dhe njëri-tjetrin? Empty Re: Sa e njohin shqiptarët kombin dhe njëri-tjetrin?

10th March 2016, 22:25
kush lexon histori meson per shqiperine dhe per shqiptaret ,saper njeri tjetrin jemi deshmitare te nje realiteti dy kontrastesh ne shqiperi nje realitet i te pasurve dhe nje i te varferve
Sponsored content

Sa e njohin shqiptarët kombin dhe njëri-tjetrin? Empty Re: Sa e njohin shqiptarët kombin dhe njëri-tjetrin?

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi