Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
legjenda
legjenda
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Regjistruar : 30/01/2016
Postime : 136
Points : 220
Reputacioni : 4
Medalje2 Medalje3

Berisha: Edi Rama luajti rol antishqiptar, ndihmoi Serbinë e dëmtoi Kosovën Empty Berisha: Edi Rama luajti rol antishqiptar, ndihmoi Serbinë e dëmtoi Kosovën

31st January 2016, 13:59
Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për ndihmë ndaj Serbisë, ndërsa dëmtoi nderkombetarisht Kosovën.
“Edi Rama, ne nje akt te mirefillte antishqiptar, i rakorduar me Beogradin nuk dergoi me dt 8 dhjetor 2015 ne Bruksel perfaqesuesen e Shqiperise, Valentina Leskaj, ne mbledhjen e Komitetit Politik te Asamblese Parlamentare te Keshllit te Europes. Mungesa e perfaqesuesit te Shqiperise beri te mundur qe perfaqesuesi serb te paraqese dhe miratoje tre amendamente ne dem te qarte te Kosoves”, ka shkruar Berisha.
Më tej Berisha ka shkruar se Edi Rama për të larë duart me aktin e tij antishqiptar, fajin ia hedhë atij.
“Pas ketij akti te papergjegjshem, qe ndihmoi serbet te demtojne nderkombetarisht Kosoven, Edi Rama, per te lare duart si Pilati me aktin e tij antishqiptar, po bertet serish se fajin e ka Saliu! Nje qendrim te tille mban vetem njeriu primitiv qe nuk di çfare eshte pergjegjesia ose njeriu i semure psiqik qe nuk ka pergjegjesi kurre per aktet e tij”, shkruan Sali Berisha në facebbok./BS/
Ja postimi i plotë:
Perseri fajin e ka Saliu!
Edvin Kristaq Rama eshte i ftohur ne ...Ai pasi luajti rol antishqiptar dhe ndihmoi serbet me rezoluten ne KE, perpiqet sot te laje duar si Ponc Pilati.
Te dashur miq, Edi Rama, ne nje akt te mirefillte antishqiptar, i rakorduar me Beogradin nuk dergoi me dt 8 dhjetor 2015 ne Bruksel perfaqesuesen e Shqiperise, Valentina Leskaj, ne mbledhjen e Komitetit Politik te Asamblese Parlamentare te Keshllit te Europes. Mungesa e perfaqesuesit te Shqiperise beri te mundur qe perfaqesuesi serb te paraqese dhe miratoje tre amendamente ne dem te qarte te Kosoves.
Pas ketij akti te papergjegjshem, qe ndihmoi serbet te demtojne nderkombetarisht Kosoven, Edi Rama, per te lare duart si Pilati me aktin e tij antishqiptar, po bertet serish se fajin e ka Saliu! Nje qendrim te tille mban vetem njeriu primitiv qe nuk di çfare eshte pergjegjesia ose njeriu i semure psiqik qe nuk ka pergjegjesi kurre per aktet e tij. Sipas Rames dhe zerave te tij, fajin e ka Saliu se mungonte ne Strasburg. Lidhur me keto pretendime te Edvin Kristaq Rames sqaroj sa vijon:
Une me daten 26 qershor 2013 kam dhene doreheqjen nga cdo funksion tjeter ne PD, pra dhe perfaqesim te saj, pervecse deputet ne parlamentin shqiptar. Nisur nga ky vendim, cakimin tim si anetar i delegacionit te parlamentit te Shqiperise ne Asamblene Parlamentare te Keshillit te Europes une e kam zgjidhur duke zevendesuar veten qe ne fillim me deputetin Oerd Bylykbashi, i cili ka qene ne cdo sesion te asamblese parlamentare te KE si anetar me te drejte vote, pra me te drejta te plota. Ai ka marre pjese dhe ne seancen e fundit dhe ka votuar kunder amendamenteve serbe dhe pas miratimit te tyre, ka votuar per shkak te tyre kunder rezolutes dhe ka vepruar drejte.
Per dijeni, PD nga parlamenti ka te caktuar vetem nje anetar me te drejta te plota ne delegacionin e Shqiperise ne Asamblene Parlamentare te KE. Une nga dita qe jam ulur ne parlament, shtator 2013, nuk kam shkuar asnjehere ne asnje sesion dhe nuk do shkoje si perfaqesues i opozites, pra PD, ne Strasburg dhe nuk jam akredituar asnjehere si anetar delegacioni, dhe pa u akredituar prane ketij institucioni nuk je dhe nuk mund te jesh anetar delegacioni me te drejta te plota as dhe anetar rezerve, çka do te thote se nuk kam asnje lidhje me perfaqesimin e PD ne kete Asamble.
Perveç kesaj, ne kuader te ketij qendrimi une nuk kam marre pjese ne asnje takim apo aktivitet te zhvilluar ne Tirane me reporteret e Asamblese Parlamentare te KE ku kane marre pjese te gjithe anetaret e tjere te delegacioni te Shqiperise.
Lidhur me konsideratat e mia per rezoluten dhe procesin e miratimit te saj, une diten e enjte ne parlament dhe dje me nje status te veçante ne FB tim kam shprehur mendimet e mia per pergjegjesit e vertet te nje demtimi te pamerituar te Kosoves. sb
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi