- Amelia
- Regjistruar : 02/01/2008
Postime : 909
Points : 1463
Reputacioni : 59
Biografia dhe veprat e Nietzsches
1st February 2016, 21:11
Friedrich Wilhem Nietzsche është një nga filozofët më të mëdhenj gjerman të shek. të 19. Ai ka qenë një kritik i bindur i Krishtërimit, idealist gjerman i Feminizmit dhe modernizmit në përgjithësi. Ai konsiderohet si një mjeshtër i vërtetë i aforizmave filozofike të krijuara në formë eksperimentale. Për këtë arsye, ai është urryer, adhuruar, keq-interpretuar dhe ndoshta mbetet edhe sot e kësaj dite filozofi më i vështirë për t’u kuptuar.
Nietzsche ka lindur me 15 tetor te vitit 1844 ne Ryken te Lajpcigut, ne Saksoni. Ai u rrit ne gjirin e nje familjeje protestante, ndersa i ati ishte prift. Ky i fundit vdiq kur Friedrich ishte vetem 4 vjec, pasi vuante nga nje semundje mendore. Se bashku me te emen dhe motren, Elizabeth, ai u transferua ne Naumburg ku do te jetonte per tete vite me radhe. Friedrich ishte nje adoleshent teper kurioz, nje nxenes i shkelqyer dhe ne momentin e perballjes me besimin fetar, nisi te anonte nga ateizmi. Ai studioi filozofine ne Universitetin e Lajpcigut ku do te hasej me veprat e Shopenhaurit, te cilat do te perbenin dhe pikenisjen e frymezimit te tij filozofik.
Ne vitin 1865, ne moshen 24 vjecare Nietzsche emerohet profesor ne Universitetin e Baselit dhe perfiton nënshtetesi zviceriane. Nje vit me pare, kishte njohur kompozitorin Richard Wagner, me te cilin do te kishte nje miqesi te gjate, por kjo nuk e ndaloi ta kritikonte si perfaqesues te kultures me dekadente ne bote, asaj gjermane. Ne kete periudhe studion filozofine antike greke, ne veçanti veprat e filozofeve para-sokrate, Heraklitit dhe Empedokles.
Ne vitin 1870 Nietzsche sherbeu si asitent mjekesor ne Luften Franko-Pruse dhe ishte deshmitar i traumave dhe mjerimit njerezor, per me teper u sëmur nga dizinteria dhe difteria, pasojat e se cilave do t’i vuante gjate gjithe jetes. Pas rikthimit ne Bazel, ne vend qe te pushonte nisi te shkruante pambarimisht, duke shtyre fuqine e tij mendore ne limit. Ne 1872 publikoi vepren e tij te pare te famshme “Lindja e tragjedise’.
Ne vitin 1879 braktis mesimdhenien per shkak te problemeve shendetesore dhe ne dekaden ne vazhdim e kaloi kohen ne Venecia, Torino dhe Nisa.
Tre vite me pas, bie ne dashuri me Lou fon Salome, por kjo e fundit refuzoi kerkesen e tij per martese. Po ne 1882 Nietzsche nis te shkruaje kryevepren e tij “Keshtu foli Zarathustra’( Also spracht Zarathustra ), e cila publikohet tre vite me vone.
Ne 1888 transferohet ne Torino, ku dhe do te perfundoje veprat ‘Perendimi I idhujve’ dhe Ecce Homo – Si behet njeriu ai qe eshte.
Filozofia e Nietzsches nis me trajtimin e filozofise dhe artit te Greqise Antike, ne disfavor te klasicizmit, te cilin e veshtronte si nje afirmim te vizionit te arsyeshem dhe si per pasoje perfaqesues te dekadences. Ne vecanti tragjedia greke eshte interpretuar si nje shprehi e impulsit jetesor, apo sic shprehet Nietzsche i ‘momentit dionisiak’. Nice kritikon ashper vlerat morale te shoqerise dhe altruizmi te cilat ne fakt mohojne vete jeten. Sipas tij njeriu duhet te perjetoje edhe dhimbjen pasi ‘çfaredo nuk te vret, te ben me te fuqishem’. Koncepti i njohur i Nices ‘ vullneti per fuqi’ luan nje rol kryesor ne filozofine e tij, duke u shprehur se‘ eshte esenca e ekzistences njerezore, sikur t’i thuash jetes po!’, pra afirmimi i saj. Nietzsche mendonte se lideret fetare perdorin besimin dhe moralin per te skllaveruar njerezimin. Sipas tij, koncepti ‘fuqia e vullnetit’ lejon tejkalimin e njeriut jo eliminimin e tij, pra braktisjen e idhujve dekadente dhe shpreses per nje jete ne boten e pertejme dhe pranimin e jetes ashtu siç eshte ajo. Pra ndyshe nga keqinterpretimet e filozofise se tij, mbinjeriu nichean nuk eshte nje njeri i gjithefuqishem, por nje qenie qe duhet te evoluoje lirshem per te tejkaluar vetveten ( "..njeriu eshte nje ure dhe jo nje qellim." – kjo eshte edhe parabola e Zarathustres. Pikerisht ketu nis komploti nazist, i cili perdori me tjeter kuptim filozofine e Nietzsches. Shkrimet e tij persa i perket fuqise, dobesise, feminizmit dhe fese u bene aksioma te nazizmit ne perhapjen e doktrines se tyre totalitare, nderkohe qe vete Nietzsche ishte kunder anti-semitizmit dhe denimit me vdekje.
Nje nga theniet me te famshme ne histori, ‘Zoti ka vdekur’, eshte thene pikerisht nga Nietzsche, por kuptimi nuk eshte aspak ai i supozuar, Nietzsche flet per kontemporanet e tij, ipokrizia e se cileve le te kuptohet se ata ne fakt jetojne ‘sikur Zoti te kishte vdekur’, sipas Nietzsche‘..ka ekzistuar vetem nje i krishtere i vertete, dhe Ai vdiq mbi Kryq’.
Me 3 janar te vitit 1889, teksa ndodhej ne Sheshin Karlo Alberto, ne Torino, Nietzsche peson krizen e pare nervore duke shfaqur mendime delirante duke u vete-quajtur Krishti apo Dionisi, perendia greke e defrimit. Semundja e papritur e tij eshte debat me vete, disa mendojne se e ka trasheguar nga babai i tij, ndersa ndikimi ose jo i semundjes ne krijimtarine filozofike ndahet ne opinione te ndryshme.
Fridrich Nietsche kaloi dy vitet e fundit te jetes se tij ne erresire mendore dhe u perkujdes nga motra e tij Elizabeta. Filozofi I madh u nda nga jeta me 25 gusht te vitit 1900, ne Weimar.
Trashigimia e Nietzsches
Filozofia e Nietzsches ka ndikuar ne kulturen dhe disa nga mjeshtrit e shekullit te 20, perfshi Thomas Man, Andre Gide, Herman Hesse, Zigmund Freud, Martin Heidegger apo Emil Cioran. Fatkeqesisht rreth viteve 20 filozofia e tij u intyerpretua ne menyre barbare nga nazizmi gjerman dhe fashizmi italian, dhe per me teper te ndihmuar nga e motra e cila fallsifikoi disa nga tekstet. Tragjedia e vertete nicheane qendron ne faktin se keto intrepretime te gabuara vazhdojne te ekzistojne edhe sot e kesaj dite.
Krijimtaria letrare e Nietzsches
Shkrime dhe filozofi
Aus meinem Leben, 1858
Über Musik, 1858
Napoleon III als Praesident, 1862
Fatum und Geschichte, 1862
Willensfreiheit und Fatum, 1862
Kann der Neidische je wahrhaft glücklich sein?, 1863
Über Stimmungen, 1864
Mein Leben, 1864
Homer und die klassische Philologie, 1868
Über die Zukunft unserer Bildungsanstalten
Fünf Vorreden zu fünf ungeschriebenen Büchern, 1872 perbere nga:
. Über das Pathos der Wahrheit (Mbi patorsin e se vertetes)
. Gedanken über die Zukunft unserer Bildungsanstalten (Mendime mbi te ardhmen e Institucioneve tona arsimore )
. Der griechische Staat (Shteti grek)
. Das Verhältnis der Schopenhauerischen Philosophie zu einer deutschen Cultur (Marredhenia midis filozofise Schopenhaueriane dhe kultures gjermane)
. Homer's Wettkampf (Kundeshtimi i Homerit)
Die Geburt der Tragödie, 1872 ( Lindja e tragjedise)
Über Wahrheit und Lüge im aussermoralischen Sinn, 1873 (Mbi te verteten dhe fallsitetin ne nje kuptim me moralizues)
Die Philosophie im tragischen Zeitalter der Griechen (Filozofia ne eren tragjike te grekeve)
Unzeitgemässe Betrachtungen (Meditimet perfundimtare) perbere nga:
. David Strauss: der Bekenner und der Schriftsteller, 1873 (David Strauss: Rrefyesi dhe shkrimtari )
. Vom Nutzen und Nachtheil der Historie für das Leben, 1874 (Mbi perdorimin dhe abuzimin e Historise per Jeten )
. Schopenhauer als Erzieher, 1874 (Schopenhauer si edukues)
. Richard Wagner in Bayreuth, 1876
Menschliches, Allzumenschliches, 1878 ( Njerezor, teper njerezor)
Vermischte Meinungen und Sprüche, 1879 (Opinione te perzjera dhe aksioma
Der Wanderer und sein Schatten, 1879 (Udhetari dhe hija e tij)
Morgenröte, 1881 (Agimi)
Die fröhliche Wissenschaft, 1882, 1887
Also sprach Zarathustra, 1883-5 ( Keshtu foli Zarathustra)
Jenseits von Gut und Böse, 1886 (Pertej se mires dhe se keqes)
Zur Genealogie der Moral, 1887 (Mbi gjenealogjine e moralit)
Der Fall Wagner, 1888 (Çeshtja Wagner)
Götzen-Dämmerung, 1888 (Perendimi i idhujve)
Der Antichrist, 1888 (Antikrishti)
Ecce Homo, 1888 (Ecce Homo. Si behet njeriu ai qe eshte)
Nietzsche contra Wagner, 1888 (Nietzsche kunder Wagner)
Der Wille zur Macht, publikuar filimisht ne vitin 1901 ( Vullneti per fuqi, nje koleksion I pezgjedhur shenimesh, publikuar pas vdekjes se autorit)
Filologji
De fontibus Laertii Diogenii
Über die alten hexametrischen Nomen
Über die Apophthegmata und ihre Sammler
Über die literarhistorischen Quellen des Suidas
Über die Quellen der Lexikographen
Poezi·
Idyllen aus Messina
Dionysos-Dithyramben, shkruar 1888, publikuar 1892
- MonroeAnëtar elitë
- Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Re: Biografia dhe veprat e Nietzsches
4th March 2016, 10:27
Jeta e tij --> [Vitet e fëmijërise - pjesa parë]
1844Tetor 15. Lind Nietzsche në Röcken. Emri i tij eshte vene pas mretit Prusian Friedrich Wilhem IV, si nje demonstrim besimi por edhe sepse datelindja e Nietzsches koincidonte me ate te mbretit Prusian.
Nietzsche pagezohet dhe i jati Karl Ludvig zgjedh keto vargje nga Luka 1:66 “Te gjithe qe e degjuan kete u habiten, duke pyetur “ Cfare do te jete femija valle ? Pasi dora e Zotit eshte me te" .
Röcken eshte nje qyteze e vogel ndermjet Nuamburg-ut dhe Leipzig-ut. Edhe pse gjith familja jeton ketu vetem per 5 vjet, te gjithe varrosen ne kete qyteze. ( Karl Ludvig(1849), Franziska(1897), Friedrich Nietzsche(1900), dhe Elisabeth(1935).
Nietzsche ishte gjithashtu i lidhur me gjak(kushuri nga e ema) me Richard Wagner(1813-1883). Dihet ketu miqesia e tij me kompozitorin e madh gjerman qe njihet per himnet dhe muziken e tij triumfale.
Mamaja e Nietzsches, Franziska Ernestine Rosaura Oehler, ishte femija e gjashte nga 11. I ati i saj, David Oehler ka studiuar teologji ne Leipzig dhe ka qene prift Luteran.
Dihet qe Nietzsche shkon rreth 3 gjenerata mbrapa prifterinjsh, qofte nga i ati qofte nga mamaja. Pra kishte nje kulture shume te theksuar Kristiane ne familjen e tij.
Per tu pasur parasysh eshte fakti se besohet qe familja e Nietzsches ka origjine Polake. Kjo origjine ka te bej me gjak mbreteror nga Polonia. Ne disa vepra Nietzsche e permend indirekt faktin se ai ka origjine te tille "noble", pasi keto gjera i jane perseritur nga familja e tij. Me sa di un kete origjine e ka nga mamaja.
*Ne kete vit Arthur Schopenhauer publikon edicionin e dyte te "Die Welt als Wille und Vorstellung", ose Bota si vullnet(will) dhe rapresentim(ide).
1846
Lind motra e Nietzsches Elisabeth Therese Alexandra Nietzsche(1846-1935). Te tre emrat e pare jane emra princesash te dukes se Saxe-Altenburg, ku i ati i Nietzsches ishte tutori i vajzave te tij.
1848
Lind vellai i vogel i Nietzsches Ludwig Joseph.
Ne gusht te keti viti, Karl Ludwig(i ati) merr nje demtim te rende ne koke. Si rrjedhoje e renjes fillon procesi i degjenerimit te trurit, qe do te rezultoj me pas ne vdekjen e tij mbas 11 muajsh. Data e fundit e meshes qe jepet nga ai eshte 17 Shtator. Shume shpejt ai humbet aftesine per te folur si dhe shikimin.
1849
Ne 30 Korrik vdes Karl Ludwig, ne moshen 35 vjecare.
Kur i ati len Nietzschen ai eshte vetem 5 vjec. Thuhet se mbas vdekjes se tij Nietzsche ka ndryshuar totalisht. I ati ishte i vetmi qe me ane te muzikes mund ta qetsonte ate duke e marr me te mira. Me te tjeret Nietzsche ishte i pakomunikushem dhe tip i veshtire.
*Adele Schopenhauer, e motra e Arthur Schopenhauer-it , vdes ne moshen 52 vjecare.
** Vdekja e babait te Nietzsches, dhe tezat e mundshme
I ati i Nietzsche-s vdiq perpara kohes ne moshen 35 vjecare. Cfar a beri ate qe te vdesi ne nje moshe kaq te re? Si pasoje e veshtiresise e ruajtjes se rekordeve ne Gjermanine e gjysemshekullit te 19, eshte shume e veshtire te gjejm se cfar ka patur realisht i ati. Eshte e qarte ama se ai ka vdekur nga nje patologji e trurit. Per aresyen e kolapsit te Friedrich Nietzsche-s me vone, familja ishte shume e interesuar qe ta hiqte imazhin e « cmendurise gjenetike » ne familjen Nietzsche. Ata filluan te sajojn nje histori ku Karl Ludwig paska rene nga shkallet. Kjo thuhet dhe ne nje nga letrat e mamase se Nietzsches tek Carl Fuchs, nga viti 1890, ne te cilen ajo thote se problemet e Karl Ludwigut filluan kur ai ra nga shkallet, dhe ai nuk ishte i cmendur. [Janz I [[/ 44-5]]
Editori i KGW, Montinari shkruan ne notat e librit Ecce Homo : “einige Briefe von Ns Mutter an Freunde beweisen die Unhaltbarkeit der 'fable convenue', nach der ein Sturz auf der Treppe die Ursache der Krankheit von Ns Vater gewesen ware”[disa letra nga mamaja e Nietzsches, provojn se historia e renies nga shkallet eshte ne fakt e kunderta. I ati ra nga shkallet pasi ai ishte i semur, dhe jo qe semundja eshte provokuar nga renia nga shkallet.”
Gjithashtu Elisabeth, motra e Nietzsches e ka bere shume te fuqishme kete propaganda, me aresyen qe ti hiqte dyshimet tek nje “cmenduri hereditare” ne familjen Nietzsche. Nje nga falsfikimet e saj te para eshte ne letrat e Nietzsches. Kjo leter daton vitin 1858(ai ishte 13 vjec)… vijon si me poshte:
"Im September 1848 wurde plötzlich mein geliebter Vater gemütskrank." [Ne shtator 1848 babai im i dashur pati nje sballance emocionale]. Ne edicionin e Elisabeth ama kemi keto ndryshime: "Im September 1848 wurde plötzlich mein geliebter Vater infolge eines Sturzes bedeutend krank."[ Ne shtator 1848 babai im i dashur u semur jashtmase si rezultat i renies. Janz I p. 46].
Janz gjithashtu tregon nje leter nga nje moter e Karl Ludwig Nietzsche’s, Friederike Dächsel (Gusht 1849), e cila shkruan se kafka e Karl Ludwig-ut u hap dhe u pa qe kishte nje depression(deteriorim) shume evident te trurit. Ne asnje raport nuk thuhet se ai ka rene nga shkallet.
Gjithashtu ka pasur dhe nje teze mbi tumor ne tru. Max Oehler, thote se nga autopsia e bere ka patur nje tumor ne tru. Kjo gjithashtu eshte pak si e paqarte sidomos duke e krahasur me letren e Dächsel-es.
Konkluzionet jane se semundja nuk ka qene hereditare, por ama Karl Friedrich nuk ka rene nga shkallet. Dr. Archinto P. Anzil, Profesor Emeritus i departamentit te Neuropathology ne SUNY(State University of New York), ka ofruar tezen qe eshte dhe me e pranuara deri tani se ai ka vuajtur nga shtrengime ne zemer dhe emoragjira celebrale(mbase).
1850
Ne 4 janar vdes vllai i vogel Joseph. Mund te imagjinohet cfar impakti ka kjo tek Nietzsche, qe tashme eshte i vetmi djal ne nje familje ku ka vetem femra.
Gjyshja Edmuthe Nietzsche
Tezet Auguste dhe Rosalie.
Mamaja Franziska dhe motra Elisabeth
Ne Prill familja largohet nga Rocken, dhe shkon ne Naumburg.
1851
Friedrich Nietzsche merr leksionet e para te pianos. Gjithashtu dhe kompozimi i par i tij daton kete vit.
* Arthur Schopenhauer publikon "Parerga und Paralipomena"
1853
Nietzsche fillimisht regjistrohet ne shkollen publike Knaben-Bürgerschule. Ngaqe shkolla nuk i pelqen, ai transferohet ne nje shkolle private, ne menyre qe te pergatitet dhe me mire per Domgymnasium(fjal per fjal - Shkolle Katedrale).
1854
Nietzsche arrint e futet ne gymnasum. Tashme i duhen shume me teper ore mesimi qe te mesoj greqishten e lashte si dhe te ushtroj me tej talentin e tij per muziken.
1855
Tezja Auguste vdes nga nje semundje mushkrish.
1856
Ne kete vit Nietzsche dhe shoku i tij Pinder, kompozojn vepren “Die Götter auf dem Olymp”(Zoterit e Olimpit).
Ne prill te ketij viti vdes dhe gjyshja Erdmuthe.
vazhdon...
- MonroeAnëtar elitë
- Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Re: Biografia dhe veprat e Nietzsches
4th March 2016, 10:28
Jeta e tij [Vitet e fëmijërisë - pjesa dytë]
1857
Kompozimi i pare muzikor i Nietzsche-s qe disponojm dhe nje kopje.
Shkruan poemen “Kleine Weihnachtsgabe für meine liebe Mutter"(nje dhurate te vogel Krishtlindje per mamane). Vazhdon talenti i tij me kompozimet muzikore: Geburtstagssinphonie, Marcia, 2 Skizzen, Sonata, Overtür fü Streichorchester, "Es zieht ein stiller Engel," 4 stimmiger Satz und figuierter Choral(fragment).
1858
Nietzsche leviz ne shkollen Schulpforta rreth nje ore larg Naumburg-ut. Kjo eshte nje nga shkollat me te veshtira Gjermane dhe me njerez me tradite si Klopstock, Fichte, Leopold Von Ranke dhe Ulrich von Wilamowitz-Moellendorff. Shkolla ka rreth 200 studenta dhe eshte dicka e cuditshme nese dikush terhiqet mbrapa. Pra shkurtimisht nje shkolle gjenish.
Nje dite shkolle tipike eshte:
Zgjimi ne 5 te mengjesit.
Mengjesi ne oren 5 :30 si dhe lutja ndaj Zotit.
6 am fillojn klasat
Ne mesdite dreka dhe lutja ndaj Zotit
Nga ora 2-4 pm klasa te tjera
4 :15-5 , ore leximi
5 :15-7 detyrat e shtepise
7 pm darka
8:30 lutja ndaj Zotit
9 e darkes, mbyllen dormitoret.
Nietzsche nuk u adoptua fort mire ne fillim dhe shpesh here shkonte te vizitonte njerezit e shtepise. Ne kete kohe kemi gjithashtu dhe shume kompozime te tij muzikore : Fugen(fragmente te ndryshme) ; Missa ; shkrime te ndryshme mbi korin dhe orkestren e shkolles. Si tekst Nietzsche perdor vargjet Biblike nga Pslamet(24 :7).
1959
Franz Overveck fillon studimet e tija ne teologji. Nga viti 1856-1859 ai studion ne G öttingenl nga 1859-1860 ne Liepzig dhe nga 1860-1861 ne Berlin. Nietzschen fillon punimet e tije ne nje veper teatrale me titullin « Prometheus ».
*Del edicioni i trete i “Die Welt als Wille und Vorstellung”
1860
Nietzsche dhe shoket e tij Pinder dhe Krug formojn shoqerine letrare “Germania”. Cdo antar eshte i detyruar te shkruaj nje kompozim(essay) cdo muaj, qe do te lexohet me ze te larte dhe diskutohet. Shoket mbledhin ato pak leke qe kane per tu nenshkruar ne publikimin e Zeitschrift für Musik(Periodik per Muziken) dhe per te marre notat muzikore te vepres “Tristan und Isolde” nga Richard Wagner.
*Vdes Arthur Schopenhauer (72 vjec)
1861
Vit me shume angazhime ky per Nietzschen. Fillon leximin e poemave te te “panjohurit” Hölderlin. Nietzsche ne nje poeme qe shkruan e quan Hölderlin
"mein Lieblingsdichter"(poeti im i preferuar). Profesoret ne Pforta ama nuk jane dhe shume te kenaqur me kete zgjedhje te Nietzsches. Mesuesi Karl August Koberstein i jep Nietzsches noten 2-2a(ekuivalent B ose 85) ne nje essay qe ai shkruan per Hölderlin.
Keto jane dhe komentet e mesuesit te tij per essayn e Nietzsches : "Ich muß dem Verf[asser] doch den freundlichen Rath ertheilen, sich an einem gesundern, klareren, deutscheren Dichter zu halten." [I them autorit(Nietzsche-s) te ketij shkrimi qe te kerkoj per nje poet qe eshte me I shendetshem, me I paster dhe me Gjerman].
Nga Janar 16 deri ne Shkurt 17, Nietzsche eshte i semur. Ai ka disa semundje duke filluar nga gjendje gripale, e deri ne dhimbje koke te medha.
Shkruan ne Shkurt 16 : "Ich habe es nun wahrhaftig satt mit diesen Kopfschmerzen; es wird nicht besser und kommt immer wieder. Die kleinste Anstrengung des Kopfes macht mir Schmerzen...Ich habe schon dran gedacht, ob ich nicht lieber ein Paar Wochen in Naumburg zubringe und mich da durch Spazierengehen kurire" [U merzita me keto dhimbje koke, nuk po I duroj dot me. Ato nuk me ikin dhe kthehen perseri. Gjeja me e vogel me shkakton dhimbje. Mbase do ishte mire te ikja ne Naumburg per disa dite, per nje kurim me te shpejt.]
Ne fakt Nietzsche e len shkollen per disa kohe dhe kthehet ne shtepi per te vazhduar kuren e tij. Fillojn debatet e para fetare rreth rrespektimit nga ana e Nietzsches e festave te Pashkes(pasi ai nuk do te paraqitet ti festoj me familjen).
Kompozimet muzikore te ketij viti jane : Einleitung. Gjithashtu vepra Weihnachtsoratorium (Oratori i Krishtelindjeve) si dhe kompozime te tjera ku spikat vepra "Schmerz ist der Grundton der Natur" (Dhimbja eshte toni elementar I natyres; pjano me kater duar)
1862
Vazhdojn kompozimet e tij te shumta si dhe dhimbjet e kokes. I duhet tashme te shtrihet ne infiermeri per nje jave te tere. Gjate gjith ketij viti Nietzsche shtrohet ne infiermeri per gjendje gripale dhe dhimbje koke.
1863
Ne vitin e tij te fundit ne Schulpforta, Nietzsche shkruan nje essay te gjate Latinisht mbi jeten dhe veprat e Theognis-it te Megara-s.
Gjate veres shoqeria letrare « Germania » pezullohet. Aresyhet qene mungesa e fondeve por edhe nje kriticizem teper i ashper i Nietzsches ndaj veprave te Pinder-it dhe Krug-ut.
Dicka kurioze eshte fakti qe Nietzsche kthehet i intoksiuar nga kater gota birre nje dite.
Ne kete vit, shtator ai promovohet ne klasen me te larte ne Pforta(tip honors), e ashtuquajtura Oberprima. Nje nga shoket e tij te klases, Raimund Granier, i kujtohet se gjate kesaj kohe "Sein [FN] später so außerordentlich starker Schnurrbart fing schon auf der Schule an, sich zu zeigen." [fillon te dali mustaqja e tij, qe me vone behet dhe karakteristike e fytyres se Nietzsches dhe ne cdo pikture qe kemi te tij].

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|