Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Amelia
Amelia

Regjistruar : 02/01/2008
Postime : 909
Points : 1463
Reputacioni : 59
Medalje Medalje2 Medalje Green

Kant...  Empty Kant...

1st February 2016, 21:13
I lindur si djalë i katërt në familjen zejtare të vogël, të orientuar në mënyrë pietiste me nëntë fëmijë, Imanueli jetoi i tërhequr dhe kreu fakultetin në vendlindje, në Kënigsberg, nga i cili nuk u largua gjatë gjithë jetës. Studioi filozofinë, matematikën dhe shkencat natyrore. Pas kësaj siguroi ekzsitencën afërsisht gjatë 8 vjetëve nga të ardhurat që i fitoi si mësues shtëpiak.

Shumë interpretues e ndajnë zhvillimin filozofik të Kantit në periudhën deri në vitin 1766 në të cilën është nën ndikimin e dukshëm të racionalizmit të Volfit, pastaj deri në vitin 1770, që karakterizohet nga tezat empirike dhe skeptike dhe në fund, pas vitit 1770, në të ashtuquajturën periudhë të filozofisë kritike, kur shkroi veprat origjinale të tij dhe para së gjithash tri kritikat e njohura (Kritikën e mendjes së kulluar, Kritikën e fuqisë së të gjykuarit dhe Kritikën e mendjes praktike). Qysh në vitin 1755 u promovua (de jure) doktor i filozofisë dhe në semestrin dimëror 1755-'56 filloi të mbajë ligjërata në universitet dhe deri në pleqëri (kah fundi i verës 1796) ligjëroi vazhdimisht (më shumë se 16 orë në javë) logjikën, metafizikën, etikën, të drejtën natyrore, antropologjinë, pedagogjinë e gjithashtu edhe matematikën, fizikën, mineralogjinë dhe gjeografinë fizike. Vetëm në vitin 1770 bëhet ordinarius pasi gjatë 15 vjetëve ishte docent privat. Kishte simpati për revolucionin francez, ndërsa si njeri, sipas fjalëve të njërit nga biografët dhe miqtë e tij R. B. Fahmanit, në vete bashkonte "diturinë e thellë mendore dhe dashamirësinë e këndshme". Proverbiale ishte saktësia dhe pedanteria e tij, mirëpo megjithkëtë nuk ishte si dëshirojnë nganjëherë ta paraqesin, shkencëtar i kabinetit, i paafrueshëm, i zbarët dhe i ftohtë, por për më tepër, ishte dhe mbeti i kthjelltë dhe spirituoz deri në fund të jetës.

Nga studimet e rëndësishme të periudhës parakritike është interesante sidomos vepra e tij Historia e përgjithshme e natyrës dhe teoria e qiellit, në të cilën paraqiti hipotezën e njohur të tij mbi krijimin e botës nga thërrmijat materiale të panumërta kaotike që bashkohen atje ku ekziston forca më e madhe e tërheqëse. Sistemi ynë diellor është, ndërkaq, vetëm një pjesë e universumit, thotë Kanti. Njësoj si Kanti, (por pavarësisht nga ai), e paraqiti teorinë e vet edhe fizikani Laplas, kështu që kjo në literaturë zakonisht trajtohet si teoria e Kant-Laplasit.

Përveç këtij, studim interesant është edhe Shqyrtime mbi ndjenjen e së bukures dhe të madhrishmes (1763) në të cilin përveç disa tezave estetike (në fillim të studimit) paraqiten kryesisht disa shqyrtime morale psikologjike dhe popullore filozofike mbi njeriun, natyrën e tij dhe relacionet shoqërore të tij, mbi marrëdhëniet e gjinive dhe mbi disa karakteristika dhe ndryshime midis disa popujve. Duke dalluar në këtë studim të madhërishmen dhe të bukurën, Kanti konsideronte se e madhërishmja (që objektivisht përmban të lemerishmen, bujaren dhe madhështoren) duhet gjithmonë të jetë e madhe, ndërsa e bukura mund të jetë edhe e vogël. Cilësitë e madhërishme inspirojnë nderimin, të bukurat, dashurinë, kështu që nganjëherë e vlerësojmë tepër lartë për të mundur ta duam. Por nëse e madhërishmja nuk shoqërohet nga e bukura, së shpejti na lodh. Ky si dhe shumë studime të tjera të periudhës parakritike nuk kanë, ndërkaq, ndonjë rëndësi vendimtare Për problemet kryesore të filozofisë së Kantit siç kishin në veprat kritike që ishte një kthesë botërore-historike në roendimin e kohës sonë.

Kritika e mendjes së kulluar, një nga veprat më të rëndësishme të gjithë literaturës filozofike, flllon me tezën e të bazuarit empirik specifik të njohjes. Nga aspekti i kohës, me fjalë të tjera, sipas Kantit, asnjë njohje në ne, nuk i paraprin përvojës, por ndonëse çdo njohje fillon me përvojën, prapëseprapë të gjitha nuk burojnë nga përvoja. Në ndryshimin ndërmjet gjykimeve sintetike (gjykimet që zgjerojnë njohjen predikati i të cilave gjendet jashtë nocionit të subjeiktit) dhe gjykimeve analitike (gjykimet shpjeguese, domethënë ato te të cilat në nocionin e subjektit përmbahet objekti), Kanti gjeti pikënisjen për çështjen themelore të Kritikës së mendjes së kuttuar. Është e qartë, me fjalë të tjera, se të gjitha gjykimet e përvojës janë sintetike dhe se zgjerojnë njohjen tonë, por çështje fundamentale është: "si janë të mundura gjykimet sintetike a priori?". (Wie sind die syn-thetischen Urteilen apriori moglich?) Me këtë njëkohësisht problematizohet mundësia e përdorimit të mendjes për themelimin dhe realizimin e të gjitha shkencave që kanë njohje teorike a priori mbi sendet dhe kështu shtrohen pyetjet: Si është e mundur matematika e kulluar? Si është e mundur shkenca natyrore e kulluar? etj. Përgjigjet lidhur me këto pyetje janë të mundura vetëm (në suazat e të ashtuquajturës estetikë transcendentale) duke i rishqyrtuar sërish dhe duke iu caktuar ndryshe se deri tash vetë strukturën e fuqive njohëse njerëzore, domethënë strukturën e vetëdijes njerëzore në përgjithësi.

Themelet e teorisë së njohjes së Kantit bazohen në atë shqyrtim dhe analizë kritike të fuqive njohëse të njeriut të cilat duke sintetizuar në vete konkluzionet empirike dhe skeptike të Hjumit si dhe dogmatizmin dhe racionalizmin e shkollës së Lajbnic-Volfit, sjellin pohimin mbi fenomenalitetin e njohjes sonë dhe aprioritetin e intuitave të kulluara (hapësira dhe koha) dhe të kategorive (12 kategorive: 3 kategori të kuantitetit: uniteti, shumësia, përgjithësia; 3 kategori të kualitetit: realiteti, mohimi, kufizimi; 3 kategori të raportit: inherenca-subzistenca, kauzaliteti-depedenca, bashkëveprimi; 3 kategori të modalitetit: mundësia-pamundësai, ekzistenca-mosekzistenca, domosdoshmëria-rastësia). Këto kategori i bëjnë format subjektive me vlerë objektive brenda të vetmes vetëdije të mundur, brenda vetëdijes njerëzore. Nëse të kuptuarit do të duhej të drejtohej ndaj. cilësive të objekteve, atëherë vërtet është e pamundur të dimë diçka mbi te a priori.

Por në qoftë se objekti drejtohet ndaj cilësive të fuqisë sonë njohëse - dhe kjo është e njohura "Kthesë kopernikane" e Kantit, atëherë është e qartë se ne a priori (që te Kanti do të thotë: përgjithësisht i vyeshëm dhe i domosdoshëm) njohim te sendet pikërisht atë që neve vemë në to. Duke kufizuar burimet dhe realizimin e njohjes njerëzore ekskluzivisht në përvojë, Kanti provoi se kategoritë, nocionet pa përvojë do të ishin të "zbrazëta" sikurse që përvoja pa nocion do të ishte "e verbët". Njëkohësisht, konsekuent ndaj pohimit të vet mbi subjektivitetin e kategorive dhe të intuitave të kulluara, Kanti mohoi në mënyrë agnostike mundësinë e njohjes së botës noumenale, të sendit në vetvete (Ding an sich). Asgjë nuk mund të njohim, pos në mënyrën si njohim ne (domethënë me anën e dymbëdhjetë kategorive transcendentale si dhe të kohës dhe hapësirës) dhe kurrgjë nuk dimë çfarë janë sendet në vetvete, domethënë çfarë janë pavarësisht nga fuqitë tona njohëse.

Në pjesën e dytë kryesore të analitikës transcendentale Kanti tregoi sesi uniteti analitik i apercepcionit është i mundur vetëm duke supozuar unitetin sintetik të tij. Kategoritë janë nocione që u përcaktojnë fenomeneve dhe gjithashtu natyrës si bashkim të të gjitha dukurive, ligjet a priori. Por si mund ta përcaktojnë kategoritë a priori lidhjen e llojllojshmërisë së natyrës kur nuk e nxjerrin nga natyra dhe nuk drejtohen ndaj saj si model të vet? Ligjet, me fjalë të tjera, gjithashtu nuk ekzistojnë në fenomene, por ekzistojnë vetëm për subjektin të cilit i takojnë fenomenet, nëse ky subjekt është i pajisur me arsye.

Fenomenet, pra, nuk qëndrojnë nën kurrfarë ligji të lidhshmërisë përveç të atij të cilin e përcakton vetë fuqia që i bashkon. Ato parime me të cilat mendja spekulative merr guxim të dalë jashtë kufijve të vet, kanë në realitet pasojë të paevitueshme jo zgjerimin, por ngushtimin e përdorimit të mendjes sonë, sepse pikërisht këto parime mundësojnë që kufijtë e sensibilitetit të zgjerohen në të gjitha fushat e mendjes. Andaj, pohonte Kanti - kritika e mendjes së kulluar teorike, pavarësisht nga fakti se përcakton negativisht kufijtë, në realitet është pozitive, sepse siguron përdorimin e domosdoshëm të mendjes praktike, mirëpo në kufijtë e mendjes teorike gjithmonë dhe medoemos mbetemi vetëm në fushën e fenomenit, botës fenomenale. Mendja teorike e Kantit kështu ngel në këtë anë të përvojës, kurse në anën tjetër për të bota e panjohur dhe parimisht bota transcendentale që nuk mund të njihet. Ding an sich - sendi në vetvete - mbetet i panjohuri që ndikon vetëm në shqisat tona.

Ndërkaq, vetë ky ndikim, pra në një mënyrë të caktuar edhe të shkaktuarit, në të vërtetë është mungesë e konsekuencës së kritikës së mendjes së kulluar të Kantit, sepse në fushën e botës noumenale përdoret shkakësia, kategoria e fenomenalitetit; për këtë moskonsekuencë folën edhe shumë interpretë (Jakobi, E. Shulci, S. Maimoni dhe më vonë edhe Plehanovi). Kanti këtë, ndërkaq, duhet theksuar veçanërisht - assesi nuk dyshon në ekzsitencën e botës noumenale. Për më tepër, ai (në një shënim të njohur të parathënies së botimit II të Kritikës së mendjes së kulluar) do ta quajë skandal për filozofinë dhe për mendjen njerëzore në përgjithësi, që supozimi i ekzistimit të sendeve jashtë nesh duhet të themelohet vetëm në besimin e thjeshtë.

Ndryshe nga mendja teorike e kufizuar me fuqitë e veta njohëse, mendja praktike (dhe andaj ajo është edhe e renduar mbi atë teorike) hyn në botën mbishqisore, noumenale. Idetë e nendjes nuk mund të jenë njohja, sepse nocioni për mbishqisoren së cilës nuk mund t'i përgjigjet asgjë shqisore: andaj këto nuk janë parime konstituitive, por vetëm rregullative të njohjes njerëzore. Liria e vullnetit, avdekësia e shpirtit dhe ekzistenca e erëndisë nuk mund të bëhen kurrë sbjekt i diturisë, sepse nuk miind të provohen në mënyrë ndijore dhe se këtejmi nuk mund t'i vërtetojë mendja teorike, por mund të jenë vetëm çështje e bindjes, d.m.th. e sjelljes etike.

Kritika e mendjes praktike d.m.th. etika e Kantit - në realitet duhet të arsyetojë tërë kriticizmin e tij nga Kritika e mendjes së kulluar, të tregojë kundërthëniet imagjinare dhe paqendrushmërinë imagjinare të ndarjes së botës në noumenale dhe fenomenale. Kjo duhet t'i përgjigjet edhe pyetjes se si njeriu si subjekt i lirisë është noumen dhe njëkohësisht i lidhur me fenomenalitetin në vetëdijen empritike vetjake, Pikërisht ekzistimin dhe domosdoshmërinë e botës noumenale. Kanti përpiqet ta bazojë në fushën e mendjes praktike që bëhet kështu realizimi më i lartë i tërë sistemit, premisë e domosdoshme dhe njëkohësisht pasojë e pashmangeshme e Kritikës së mendjes së kulluar. Nga premisa sipas së cilës vetëm vullneti i mirë si vullnet autonom mund të tregohet absolutisht i mirë ("Askund në botë, për më tepër, përgjithësisht as jashtë saj nuk mund të paramendohet diçka që pa kufizim do të konsiderohej si e mirë përveç vullnetit të mirë"), Kanti arrin te domosdoshmëria, te aspekti kategorik i ligjit fundamental moral të tij, te imperativi kategorik i njohur: "Vepro në një mënyrë të tillë që maksima e vullnetit tënd të mund të vlejë gjithmonë si parim i një legjislacioni të përgjithshëm". (Imperativin kategorik Kanti e përkufizoi në veprën Baza e metafizikës së moralit në tri mënyra të ndryshme).

Etika e Kantit i dha vullnetit karakterin e autonomisë, e cila vetvetes i jep fuqinë e ligjit. Kanti refuzon themelimin e vlerës morale në çfarëdo ndjenje ose parimi të lumturisë së përgjithshme. Njohja, me fjalë të tjera, e ndjenjës së simpatisë, të lumturisë së përgjithshme e të tjera mund të bazohet vetëm në të dhënat empirike, për të cilat është e domosdoshme llojllojshmëria e pafund e të menduarit. Andaj edhe në bazë të mendimeve të tilla nuk mund të krijohen rregullat universale. Vlera morale, pra, nuk do të duhej të varej nga objekti real i veprimit, as nga forcat e fuqisë fizike që të realizohet objekti. Kjo vlerë mund të gjendet vetëm në parimin e vetë vullnetit, andaj objekti i vërtetë i vlerësimit moral është vullneti i mirë, por jo i mirë sipas asaj çka shkakton ose arrin, por ekskluzivisht me dashjen e kulluar, domethënë e të mirës në vetvete.

Cilido përcaktitn sipas urdhëresave të jashtme dhe qëllimeve është heteronomi, pra, diçka e jashtme, e imponuar (qoftë kjo perëndia ose shteti), ligjësi që na privon nga përgjegjësia, të cilën si qenie të arsyeshme duhet ta kemi për sjelljen tonë vetjake. Vetëm atëherë, konsideron Kanti, kur të jemi të lirë nga çdo autoritet, kur të krijojmë vendime dhe të zgjedhim detyra, mund ta meritojmë aprovimin moral. Duke theksuar detyrën si të vetmen formë në të cilën është e mundur veprimtaria morale, Kanti bëhet edhe përfaqësues i rigorizmit në etikë. Jo për shkak të mëshirës, dashurisë, prirjes, por për shkak të nderimit të detyrës mund të kryhen ekskluzivisht vepra morale. Pikërisht ky rigorizëm i ashpër ishte objekt kritike i shumë etikanëve dhe sidomos të Maks Shelerit, i cili pikërisht për këtë arsye e quajti moralin e Kantit "moral të nënoficerit". Sheleri, ndërkaq, njëkohësisht provoi se pikërisht Kanti "njëherë e përgjithmonë rrëzoi të gjitha etikat që dalin nga pyetjet ç'është e mirë e më e lartë ose cili është qëllimi i fundit i përpjekjeve tona morale".

Dashjet formaliste të Kantit mbi ndërtimin e parimeve apriore në fushën e estetikës lindin së pari për shkak të justifikimit të tërë sistemit filozofik.

Mbretëria e etikës, e lirisë, e noumenit, mbretëria e mendjes dhe e imperativit kategorik, do të mbetej me fjalë të tjera e palidhur me mbretërinë e fenomenit, të njohjes, të natyrës, të domosdoshmërisë, pa një mbretëri transitore e cila mundëson themelimin dhe bashkimin e këtyre dy mbretërive. Me kritikën e mendjes së kulluar dhe me Kritikën e mendjes prakiike Kanti radikalisht ndau dhe copëzoi tërë njëmendësinë në dy botët diametralisht të kundërta, kështu që Kritika e fuqisë së të gjykuarit (domethënë estetika e tij) i shërbeu për të kapërcyer dhe kaluar këtë humnerë, meqë këtë, si thotë Kanti, "ia përcaktoi vetë natyra e gjërave": Kështu fuqia e të gjykuarit, kështu fusha e estetikës, bëhet ajo nyjë e mesme me të cilën Kanti do që'të justifikojë ndarjen e mëparshme metafizike të tij. Andaj edhe është shumë karakteristike që menjëherë në fillim të Kritikës së fuqisë së të gjykuarit jep këtë skemë të gjithë sistemit.

Në katër përkufizimet e njohura të tij Kanti e cilësoi të bukurën në gjykimin e pastër të shijes. E bukur është, para së gjithash, ajo që na pëlqen pa inte-res, pastaj ajo që është objekt i të pëlqyerit të përgjithshëm pa ndihmën e nocioneve, që është formë e kryerjes së sendit pa përfytyrimin e ndonjë qëllimi, dhe në fund, ajo që njihet pa nocion si objekt medoemos i të pëlqyerit. Lidhur me këtë, gjithashtu, edhe sipas Kantit, gjykimet e shijes, këtë e dimë pikërisht nga përvoja, në përvojë nuk përputhen. Mirëpo kjo nuk është përcaktim empirik por transcen-dental: këta, me fjalë të tjera, do të duhej të përputheshin.

Shikuar nga jashtë, ajo e reja e Kritikës së fuqise së të gjykuarit është vetëm të mbledhurit në një zhvillim unik mendor i tezave qysh moti të njohura dhe në trashëgimin estetik të përpunuara. Por risia e vërtetë dhe vepra e njëmendtë e kritikës së tretë është të vënët në qendër të filozofisë kritike të vetë problemit të mundësisë së kritikës si sistem, të vënët në pyetje të doktrinarizmit të vetë doktrinës, të skematizmit të supsumacionit nën no-cione, dhe andaj në mënyrë të caktuar edhe të gjithë pozicionit vetjak të Kantit. E bukura dhe organikja bashkon individualen e cila nuk mund të përfshihet me përgjithshmërinë e ndonjë skeme, ato largohen nga çdo teori doktrinare.

Mirëpo, koncepti i përgjithshëm filozofik i Kantit e bëri të pamundëshëm që deri në fund "të shfrytëzohet" aspekti qenësor problematik i fushës së kritikës së fuqisë së të gjykuarit. Thua se vetë Kanti e parandien se kjo i kalon kufijtë e caktimit të thjeshtë të kufijve gnoseologjikë që i pat marrë në fillim të mendimit kritik të tij. Prandaj, edhe këtu ende gjithnjë është e pranishme pavendosmëria për braktisjen e çdo doktri-narizmi që iu ofrua si kpnkluzion i domosdoshëm nga premisat vetjake që i shtroi pikërisht në Kritikën e fuqisë së të gjykuarit, në kritikën më doktrinare, pra edhe më kritike midis të gjitha kritikave të tij. Kritika e fuqisë së të gjykuarit, me konsekuencën e saj të fundit, megjithatë është dashur të vihet në ata kufij të cilët nuk janë caktuar nga lënda vetjake e saj dhe nga mundësitë, por me shtratin e Prokrustit të filozofisë së Kantit në tërësi.
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Kant...  Empty Re: Kant...

4th March 2016, 10:23
Ne vepren "Kritika e mendjes se paster" , me 1781, Kanti kishte riformuluar dallimin tradicional ne mes te asaj qe eshte imanente dhe asaj transcedente , duke i vecuar fenomenan dhe gjerat ne vetvehte !
Fenomena jane se si objektet paraqiten ne mendjen tone te ndergjegjshme.
Njeriu nuk ka hyrje-mundesi perdorimi , te botes jashta pervojave qe ne I gezojme nepermes ndergjegjes sone , dhe Kanti besonte se ndergjegja ne vetevehte ose mundesia e pervojes se ndergjegjshme , imponojne kondita te caktuara ne menyren-metoden , ne te cilen objektet fenomenale(te jashtezakonshme) paraqiten(larjmerohen) te ne.
Nder ato kondita jane edhe format e hapsires dhe kohes dhe format abstrakte te lidhjeve ne mes te ngjarjeve dhe objekteve sikur qe eshte koncepti i substances dhe realcioni ne mes te shkakut dhe pasojes.

Nuk eshte vetem ajo se ne e aplikojme parimin e shkakut dhe pasojes te fenomena , por eshte ajo se ne e aplikojme ne nje menyre te caktuar.


Kanti besonte se shkenca i shef gjerat ne ate menyre , por ne jo , se ideja e vullnetit te lire kontradikton determinismin.

Kanti nuk besoi se ishte e mundur qe te provoheshin gjerat rreth 'gjerave ne vetevehte'.
Nese do te benim nje gje te tille , ne do te benim , ate qe Kanti e quanteIluzion Dialektik , qe involvon kontradikta ne vet mendjen ,dmth ne mes determinizmit dhe vullnetit te lire.

Ne Stibiumin e Katert , Kanti shtronte argumente per dhe kunder, megjitheateKanti besonte se Ekzistenca e Zotit , Lirise dhe Shpirtit NUK MUND TE PERGENJESHTROHEJ , NUK MUND TE HEDHEJ POSHTE!

Keshtu ne vepren "Kritika e mendjes praktike", me 1788 , ai vendos se Ligji i Moralit na ofron neve bazat per te marrur vendime te caktuara rreth objekteve transcedente ,qe mendja teorike nuk mund te bente.
Keshtu ne besojme ne vullnetin e lire sepse ne DUHET TE BESOJME , nese do te perdornim konceptet morale si pergjegjesia , faji ,lavderimi, fajesimi,ndeshkimi etj,, sepse bazuar ne determinizem , ne fakt askush nuk eshte pergjegjes per akcionet(veprimet) e tyre , dhe sqarimet shkencore gjithmone do ti reduktojne njerezit ne krijesa te shkaqeve ne distance si psh. gjenetikes, femijerise,shoqerise, semundjeve etj.
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Kant...  Empty Re: Kant...

4th March 2016, 10:24
Kompleksiteti I te kuptuarit te Kantit dhe teorise se tije te REALIZMIT EMPIRIK dhe IDEALIZMIT TRANCENDENTAL qendron ne terminologjine e perdorur dhe ne veshtiresite e bashkrendimit te pjeseve te teorise se tije.
Dy termat e permendura ; trancendental dhe empirik, jane epistemologjike dhe do te thone : I pavarur nga eksperienca( transcendentale) dhe imanente ne eksperince.
Realizmi dhe Idealimi Kantian bashkrenditen me dallimet ne mes te fenomenas dhe gjerave ne vetevehte .

...

Ketu eshte interesante te permendim edhe nje dijetar te shquar dhe me influence te madhe ne filosofi : Hamid El-Gazaliun , I cili ceshtjen e zgjedhjes se lire dhe vullnetit te lire e permblodhi ne dy fjali te vetme :
"Njeriu eshte i lire ne ate qe ka dituri" .
dhe
"Nuk eshte i lire ne ate qe nuk ka dituri".
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Kant...  Empty Re: Kant...

4th March 2016, 10:24
Dokumentohet se Kanti kishte njohuri të shumta :
Kant...  Attachment
Sponsored content

Kant...  Empty Re: Kant...

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi