Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Amelia
Amelia

Regjistruar : 02/01/2008
Postime : 909
Points : 1463
Reputacioni : 59
Medalje Medalje2 Medalje Green

 Filozofia ..!  Empty Filozofia ..!

1st February 2016, 21:15
Message reputation : 100% (1 vote)

Filozofia (prej fjalëve greke philos - shok, mik dhe sophia - dituri, që mund të shqipërohen "dashuri për diturinë") është kuptuar në mënyra të ndryshme nga filozofë të ndryshëm gjatë historisë. Në përgjithësi, filozofia ka si synim kuptimin dhe shpjegimin e çështjeve më themelore të njerëzisë, si për shëmbull: realiteti, dituria, kuptimi, vlera, e qena dhe e vërteta.

Filozofia është lëmi shoqërore e cila mirret me studimin e botës totalitare, njeriut dhe pozitës së tij në të.

Filozofia është dashuri apo dashamirësi ndaj urtësisë apo mençurisë.

Ajo është njëherit një shqyrtim i thellë mendor dhe logjik i çështjeve të përgjithshme që kanë të bëjnë me botën dhe pozitën e njeriut në të.

Pa ashtu filozofia që nga fillimi ka qenë dhe sot e kësaj dite është një persiatje e thellë, e sistemuar dhe racionale mbi botën, gjithësinë, për njeriun, për vlerat, për të vërtetën, për të mirën, për të bukurën, për kuptimin e jetës etj.

Filozofia në kohën e Greqisë Antike, që ishte vatër jo vetëm e filozofisë por në përgjithësi e kulturës së Evropës perëndimore,konsiderohej një luks.

Në shfaqjen e filozofisë si një veprimtari racionale, rol të rëndësishëm kan luajtur kërshëria, ndarja.
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

 Filozofia ..!  Empty Re: Filozofia ..!

29th December 2016, 15:50
Ç'ËSHTË FILOZOFIA?

Që në lashtësi është krijuar koncepti për filozofinë si dije për gjithçka. Edhe vetëemërtimi filozofi vjen nga fjala greke ³Philosophia´ - ³dashuria për të ditur´. Filozofia merret me probleme të përgjithshme dhe fondamentale si: ekzistenca, dituria, e vërteta, e bukura,ligji, drejtësia, vlefshmëria, mendja dhe gjuha ( Wikipedia.org ). Filozofia nuk është njohje ethjeshtë e botës; ajo të bën të pyesësh veten mbi enigmat që shfaqen në sfondin e kësaj bote që na hapet para syve ( Gadamer, 2008:32 ). Filozofia fillon me ndjenjën e habisë dhetë kuriozitetit njerëzor, i cili shprehet në pyetjet: ³Çfarë janë në të vërtetë sendet´? Faktet si lindja, vdekja, rritja dhe shkatërrimi, ngrenë pyetje jo vetëm rreth fatit personal, por edhe si sendet dhe personat fillojnë të ekzistojnë, si mund të jesh i ndryshëm në kohët e ndryshmeetj. ( Samuel Enoch Stumpf:3 ). Edhe pse qëndron krahas shkencave në studimin e natyrës,shoqërisë dhe mendimit njerëzor, filozofia ndryshe prej tyre nuk mbështetet në eksperiment dhe vëzhgim por vetëm te mendimi
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

 Filozofia ..!  Empty Re: Filozofia ..!

29th December 2016, 15:51
Sokrati

Filozofia është refleksion që synon diturinë dhe mençurinë. Refleksioni është metoda, pra rruga drejt diturisë, kurse mençuria është qëllimi. Refleksioni filozofik ka për objekt vetëtë menduarit. E mendimi filozofik lind për t¶u përgjigjur në një pyetje, pra në një shqetësim.Shqetësimi intelektual është element nxitës apo lëvizës i refleksionit filozofik.Për Sokratin ta zgjosh një shpirt drejtë filozofisë do të thotë t'i mësosh atij tronditjen. Kurse përmes tronditjes fillon refleksioni


Pa dyshim se mrekullia e parëe madhe në zhvillimin e njerëzimit mbi të gjitha është gjuha ( Popper, 2008:16 ) Filozofia ezbërthyer përmes gjuhës, duhej të ishte fuqia për ta bërë njeriun të lumtur. Por jeta kavërtetuar se filozofët nuk ishin njerëz të lumtur. Edhe pse mund të parashikonin me saktësi disa gjëra si për shembull eklipsin diellor ( p.sh.Talesi ), megjithatë ata nuk mund të jepnin receta të gatshme për të zgjidhur çdo vështirësi në jetën e njeriut. Disa kultura herët kishin gjetur përgjigje në lidhje me çështjen e jetës njerëzore siç është: misteri i vdekjes,mrekullia e lindjes apo edhe format e pafund të organizimeve fetare, pasi që njerëzimi ishtekurioz të dinte rreth pyetjeve filozofike, por gjithçka imponohej nga traditat fetare.

Civilizimet si ato tëEgjiptit

,Kinës, Asirisë, Babilonisë,Palestinës,Persisëapo edhetë Afrikëskishin njohur zhvillime të artit, si dhe forma qeverisjeje të avancuara, por asnjëranga këto nuk kishte të arritura filozofike apo shkencore me përjashtim tëIndisë, ku mendimi filozofik ishte i lidhur me fenë. Përderisa në Kinën e kohës sëKonfucius (551- 479)kishte përpjekje të zhvillimit të filozofisë, por që i mungonte epistemologjia apo logjika.

Po si u paraqit filozofia në një çast të caktuar të historisë së njerëzimit? Se bërthama efilozofisë ka rrënjët në Greqinë antike nuk është edhe interpretim i drejtë. Athina është pikakulmore ku kishte lulëzuar kultura greke, por kjo ka ndodh relativisht vonë( Guchet,2008:18 ). Vendlindja e filozofisë ështëqyteti bregdetar i Miletit

, i cili ndodhet përballë detit Egje nga Athina në brigjet perëndimore të detit Jon në Azinë e Vogël ( Samuel Enoch Stumpf:3 ). Është e njohur edhe ³shkolla e Miletit´ (nxënës i së cilës ishteTalesi ) për të cilat burime na flet mbi të gjithë Aristoteli ( Guchet, 2008: 19 ). ( Lexoni : Philosophen ausMilet )
Sponsored content

 Filozofia ..!  Empty Re: Filozofia ..!

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi