Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Amelia
Amelia

Regjistruar : 02/01/2008
Postime : 909
Points : 1463
Reputacioni : 59
Medalje Medalje2 Medalje Green

FRANC KAFKA Empty FRANC KAFKA

1st February 2016, 21:24
Franc Kafka është një nga shkrimtarët më të njohur të hapësirës gjermanisht-folëse.

Kafka lindi më 3 korrik 1883, para 125 vjetësh, në Pragë, kryeqytetin e sotëm çek, që asokohe ishte pjesë e perandorisë austrohungareze. Zona e turistëve në Pragë të çon te unaza përmes rrugicave të ngushta të pjesës së vjetër të qytetit. Dyqanët e suvenirëve rreshtohen përkrah njëri-tjetrit. Në mes të mallrave të bie në sy edhe emri i Franc Kafkës. “Kemi bluza me emrin e Kafkës, apo filxhanë me fotografinë e tij”, thotë një shitëset e suvenirëve. “Biznesi me Kafkën ka funksioniuar gjithmonë”, - tregon ajo. Por edhe në muzeun e Kafkës, krahas informacionit mbi jetën dhe veprën e shkrimtarit të njohur, ofrohen gjithëfarësoj suveniresh, në kujtim të figurës së tij që nga shenjueset për lexim me portretin e Kafkës, deri te mausi i kompjuterit me nënshkrimin e shkrimtarit të njohur. E reja e fundit është një stilolaps, ku Kafka noton. “Një Kafkë që noton është një suvenir mjaft i dashur”, thotë shitësja.

Kafka lindi në një familje hebrejsh

Më 3 korrik 1883, Kafka lindi në një familje hebrjsh në Pragë. Pas një fëmijërie e rinie të vështirë, me një baba që atij i dukej shpeshherë i padrejtë dhe i plotfuqishëm, vijnë studimet në degën e juridikut dhe një punë në një shoqëri sigurimesh. Ky ishte thjesht një profesion për të fituar bukën e gojës sepse ajo që donte të bënte Kafka, ishte thjesht të shkruante. “Kur Gregor Samsa u ngrit një mëngjes pas ëndrrash të shqetësuara, ai e pa veten në krevat të shndërruar në një insekt të frikshëm.” Kështu fillon tregimi i Kafkës “Metamorfoza”, në të cilin Gregor Samsa vazhdon ekzistencën e tij si një insekt, gjithnjë e më shumë i pavlefshëm, derisa ai vdes. Një lehtësim për familjen e Samsës. Të errëta, mistike, irreale të duken tregimet e Kafkës. Kafkeske si bën fjalë studiuesi i letërsisë, Milan Tvrdik. “Kjo është diçka që lidhet së tepërmi me Pragën. Duhet të jetosh në këtë qytet që ta kuptosh këtë. “Kafkeske” do të thotë diçka që është e përçudshme, në ëndrra, në botën irreale, që ndonjëherë del në krye dhe realiteti në qytet të shenjon më shumë sesa vet jeta.”

Absurdi i Kafkës

“Letërsinë e Kafkës e karakterizon hendeku i madh mes individit dhe shoqërisë”, sqaron Tvrdik. Gjithnjë bëhet fjalë për ballafaqimin e një njeriu të vetmuar me ambientin familjar, me një shoqëri anonime dhe një burrokraci të pamëshirshme teknokrate. Edhe punonjësja në biletarinë e muzeut të Kafkës dridhet kur kujton letërsinë e tij: “Vetë i kam lexuar tregimet e tij dhe gjithnjë me një ndjesi tmerri i kam hedhur mënjanë. Me këtë ne nuk jemi ballafaquar ende. Kam përshtypjen se absurditetin që përshkruan ai, ne e kemi përjetuar në vitet e komunizmit.”

Pse turistët e duan Kafkën?

“Në vitet 90-të, pas rrënies së Murit, Praga u rizbulua. Qyteti ishte në gjendje errësire dhe mbulohej me lidhjen me Kafkën e me veprën e tij. Me sa duket, kjo zgjoi interesin për të zbuluar sesi jetohej në këtë qytet të largët. Ky është ndoshta një shpjegim për valën e turistëve pas viteve 90-të. Dhe fenomeni “Kafka i pëlqyeshem” është një zbulim i kohëve moderne e postmoderne. Kafka vdiq në moshën 40-vjeçare nga turbekulozi i mushkrive, por sipas studiuesit Tvrdik “Kafka nuk vdes kurrë!”

Deutsche Welle
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi