Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Amelia
Amelia

Regjistruar : 02/01/2008
Postime : 909
Points : 1463
Reputacioni : 59
Medalje Medalje2 Medalje Green

Omar Al-Khayyam Empty Omar Al-Khayyam

1st February 2016, 21:28
Omar Kajami lindi ne vitin 1044 ne Nishapur, kryeqyteti i Khurasanit (ne Iran). Ai njihet si Persian. Megjithatë një nga mendimet është qe paraardhesit e tij ( nga fiset arabet te quajtura Khajami ) emigruan dhe u vendosen ne Persi. Omar Kajami u edukua ne Nishapur. Pervec kësaj ai udhetoi edhe ne shumë institucione me reputacion ne fushën e diturise përfshirë këtu atë te Bukhara, Balkh, Samarkand dhe Isfahan. Pjesen me te madhe te jetës se tij ai e kaloi ne Nishapur ( Azia Qendrore ). Omar Al-Kajami ishte bashkekohes i Nizam al-Mulk Tusit. Ai vdiq ne vitin 1123 e.r. ne Nishapur.
Omar Al-Khajami ishte një matematikan dhe astronom i shquar. Ai ishte gjithashtu i njohur si poet, filozof dhe fizikant. Ne librin "Historia e Filozofise perendimore", Bertrand Rusell veren qe Omar Kajami ishte i vetmi njeri qe ai njihte i cili ishte poet dhe matematikan ne te njëjtën kohe. Ne vitin 1079 C.E. Omar Khajami rregulloi Kalendarin Diellor. Kontributi i tij ne Algjeber u vleresua ne gjithë Europen. Ne Perëndim ai njihet për permbledhjen poetike me titullin "Rubaiyat" (Strofat) e cila u perkthye nga Edward Fitzgerald ne 1859. Emri i tij i plotë ishte Ghijath al-Din Abul Fateh Omar Ibn Ibrahim al-Kajam.
Midis veprave te mbijuetuara(ndoshta jo te plota) te Kayyamit janë edhe Rrrubaijatet e tij te bukura dhe me fame, te cilat janë perkthyer ne shumë gjuhe te botës midis tyre edhe ne gjuhën tonë.
Janë te shqiperuara fillimisht nga Fan Stilian Noli, dhe mendohet se nuk ka shfrytezuar origjinalin e tyre por i ka shqiperuar nga te tjera gjuhe.
Ndërsa i dyti qe u mor me shqiperimin e këtyre Rrubaijateve(poezi katrore, nga Arabishtja )është Hafiz Ali Korça.
Amelia
Amelia

Regjistruar : 02/01/2008
Postime : 909
Points : 1463
Reputacioni : 59
Medalje Medalje2 Medalje Green

Omar Al-Khayyam Empty Re: Omar Al-Khayyam

1st February 2016, 21:29
RUBAIRAT...........

Natën kur flija, më tha shpirti: "Pi!
Në gjumë dhe në Varr s'ka lumturi.
Ngreju! Sa rron, zbras Kupa dhe puth çupa;
se ke shekuj që të flesh në qetësi".




Në ëndërr, kur Agimi zbardhëllonte,
Një zë që nga Taverna po gjëmonte:
"Cohuni, djema, e Verë sillnani,
Se Fati na e tha lëngun sonte".



Dhe posa në tavernë këndoi gjeli,
Besnikët jashtë thirrën "Portat çelni!
E shkurter është Jeta, ja, u mplakmë
Dhe mbetmë si kofini pas së vjeli".




A di përse këndesi po këndon
Dhe menatë nga gjumi po të zgjon?
Që shkoi një ditë po të lajmëron,
Dhe ti, çkujdesur, fle dhe ëndërron.




U gdhi! Me verë zëmrën e zbardhëlloj
Përdhe çdo Fe të Natës e dërmoj:
Në Djall dërgoj Parajsën e përpjetë,
Gërshetin me lahutën lavdëroj.




Kur Diellin me zjarr kurorëzuar,
E pret me gas Natyra faqeshkruar,
Shoqen me mall po shoh në gjumë shtruar
Dhe foshnjën buzëqeshur më të zgjuar.




Ja, Kup' e Qiellit skuqet prej Agimit,
Bilbili nisi këngën e dëfrimit
Me trëndafilin: Eja, Faqepjeshkë,
Natyra qesh; nem Qelqin e Rubinit.



Zgjo-hu! Mëngjezi me shigjet' e grisi
Perden e Natës, Yjt' i arratisi,
Dhe Dielli gjahtar me rreze kapi
Çdo majë mali, pallati e lisi.




O Engjëll faqedritë, ja u gdhi,
Shtjer Verë dhe këndo me ëmbëlsi!
Xhamshidi e Khosroj qysh lulëzuan,
Qysh dimërojnë sot në Varrverri.
Amelia
Amelia

Regjistruar : 02/01/2008
Postime : 909
Points : 1463
Reputacioni : 59
Medalje Medalje2 Medalje Green

Omar Al-Khayyam Empty Re: Omar Al-Khayyam

1st February 2016, 21:30
Ja, Mars'i ri dëshirat na valon,
Çdo shpirt i mënçur në Gërmadhë shkon
Ku dor' e Moisiut zbardh nga degët
Dhe frym' e Krishtit tokën gjelbëron.


Mbi lulet po pikojnë vesë retë,
Dhe me një zë qiellor Bilbili shkretë:
Ah, Verë! Verë! Trëndafilit
I lyp t'i skuqë faqëzën e zbehtë.


Bilbili nëpër kopshtet në Pranverë
Sheh Lilin Kup' e Trëndafilin Verë
Dhe thotë: "Puthuni e pihuni!
S'e gjeni këtë ditë tjatër herë".


Shiko luadhe, lule, bukuri,
Lumenj kristali, kronj e brohori:
Nga dimri Ferr pranvera Qiell na ndriti,
Gëzo mi Dhe Parajsën me Huri.


Desh Trëndafili e thotë: "Lulëzoj
Dhe botës bukurinë po ia shtoj:
Pastaj e hap kuletën e mëndafshtë
Dhe përmbi kopsht thesarin po e shtroj".

"Jam, thotë, lulja e Josefit t'ri
T'Egiptes, xhevahir, zëmërflori:
Ja edhe rrob' e kuqe gjak, e çjerur
Prej vllezërve dhe gruas Petefri.


Tufani kopshtin kur ma çkatërron
Dhe Rrot' e Fatit shpresat m'i dërmon,
Pështillem si burbuq' i Trëndafilit,
Po zemra gjak përbrenda më pikon.

U dogja dhe u përvëlova: Verë!
Nga vrer'i lotëve u shova: Verë!
Në Qelq rubin, e Dashur, dhe Luten
Dhe nga ky zjarr shpëtova: Verë!

Me Ver' e Vajza, me Lahut e Valle,
Me Fyell e me Këngë po s'u çmalle,
Jeta s'vlen hiç: Se pa këto nuk është
Veç pemë helmi, pus e tym vërdalle.


Nga njëra dorë Trëndafil e Grua,
Nga dora tjatër patsha Rrush e krua:
"Zotit - po thoni - i ardhtë keq për mua!"
Po as m'a fal pendimin, as ia dua.


Një Engjëll më tërhiqte në Xhami,
Një Djall po më zvarrniste në Dolli;
Po Ver' e kuqe e fitoi davanë:
Gërshet këtej - edhe andej Hardhi.
Sponsored content

Omar Al-Khayyam Empty Re: Omar Al-Khayyam

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi