Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Amelia
Amelia

Regjistruar : 02/01/2008
Postime : 909
Points : 1463
Reputacioni : 59
Medalje Medalje2 Medalje Green

Mikhail Lermontov Empty Mikhail Lermontov

5th February 2016, 18:13
Mikhail Yurevich Lermontov është një nga shkrimtarët rus që mbetet i pavdekshëm në historinë e letërsisë ruse dhe atë botërore. Lindi në Moskë në 1814 në një familje fisnike. Në krijmtarinë e tij, ai pati shumë ndikim nga vepra e Pushkinit dhe Bajronit, sidomos në fushën e poezisë. Ashtu si dhe Pushkini, Lermontovi ra viktime e nje dueli te provokuar me qellim. Keshtu, ne 1841, ne moshen 27 vjec, u nderprene jeta dhe krijimtaria e nje artisti të madh.
Ndërmjet veprave të tij të përkthyera në shqip janë romani "Një hero i kohës sonë" si dhe poema "Demoni". Për këtë poemë ai punoi 12 vjet. E filloi që kur ishte në kolegj dhe e ripunoi deri pak përpara se të vritej. Në fillim ai mendoi ta shkruajë poemën mbi Demonin, i cili dashurohet pas murgeshës së bukur dhe "ajo më në fund e dashuron". Demoni e vret atë, nga cmira dhe nga urrejtja për ëngjellin e saj. Ne versionin përfundimtar, murgesha imagjinare u kthye në bukuroshen Tamara - bijën e princit plak Gudal. U ndërrua subjekti i poemës, rivali i Demonit u bë i fejuari i Tamarës - "Sunduesi i Sinodalit". Ai e mbaroi poemen ne 8 Shtator 1838. Por poema pa dritën e publikimit vetëm pas vdekjes së autorit dhe u publikua në vitin 1856.
Megjithëse nuk jetoi gjatë, Lermontov la mbrapa krijime qe frymëzuan dhe artistë të tjerë. Ne poemën e tij "Demoni" u mbeshtet Rubinshtejni, i cili krijoi operen me te njejtin titull. Vrubel i misheroi vargjet e Lermontovit ne nje nga pikturat e tij, ku ne sfondin e horizonteve te kuqerremte del fytyra e stermadhe e Demonit. Tolstoi e quante "faren" e vepres se tij "Lufta dhe paqja".
Përmbledhja e pjeses me pak fjalë është që Demoni pa një vajzë të bukur (Tamarën) dhe për herë të parë ra në dashuri. Ditën e dasmës së Tamarës me princin, ky i fundit ra në pritë dhe vritet. Nga mërzitja Tamara vendos të futet murgeshë, por përsëri ajo nuk gjen qetësi dhe herë pas here i shfaqet imazhi i princit. Në një nga këto netë asaj i shfaqet Demoni që i shpreh ndjenjat e tij.
Amelia
Amelia

Regjistruar : 02/01/2008
Postime : 909
Points : 1463
Reputacioni : 59
Medalje Medalje2 Medalje Green

Mikhail Lermontov Empty Re: Mikhail Lermontov

5th February 2016, 18:13
Demoni

Jam un'ai që t'u fanit
Në mes të natës në qeli
Ai mendim që të trondit
Ai trishtim që të venit
Ai që pe në ëndërr ti
Ai që s'do e që s'e duan
Që me vështrimin shpresat shuan
Kamxhiku, jam që botën rreh
Jam mbret i dijes dhe lirisë
Armik i qiellit, gjithësisë
Po ja, per ty më gjunjë bie!
Me gjithë shpirt te dashurova
Prandaj ta çfaq me përgjërim
Të vetmen vojtje që provova
Të parin lot të syrit tim
O! Kij mëshirë - u përvëlova!
Vec' fjala jote mund t'u japë
Qiejve dhe mua mirësi
Në më rrethofsh me dashuri
Do dukem ëngjëll unë prapë
Në një parajs' e qiell të ri
O, ndal, dëgjo, të përgjëroj
Jam skllavi yt, të dashuroj!
Që atë çast që të vëreva
Me shpirt, pa masë e urreva
Pavdekësnë time, moj
Zili ja pata kësaj bote
Këtë të pakët lumturi
Kur s'jam me ty më mbytin lotë
Më kap një tmerr e llahtari
Në zemrën shterpë rrez' e ndritur
Sërishmi plagët m'i mais
E ç'kish e ç'ish gjer dje dremitur
Si gjarpr' i zgjuar nis lëviz
Pa ty ç'më është gjithësia
Pushteti im, pavdekësia?
Fjalë të thata që s'm'i ka ënda
Tempull vigan pa ëngjëll brënda

perkthyer nga Petraq Kolevica
Amelia
Amelia

Regjistruar : 02/01/2008
Postime : 909
Points : 1463
Reputacioni : 59
Medalje Medalje2 Medalje Green

Mikhail Lermontov Empty Re: Mikhail Lermontov

5th February 2016, 18:14
I burgosuri
Përktheu Lasgush Poradeci


Hapmani burgun-katua,
Nëm-ni ditën plot ndriçim,
Vashën sy-zezë që dua,
Kalin, kresht-ziun t’im!
Unë nusezën e mirë
Do ta puth me ëmbëlsirë,
Do marr kalin e do shkoj
Stepave të fluturoj.


Po dritarja ësht’ e lartë,
Porta me një kyç mizor;
Dhe sy-zeza ndodhet largë,
Në hajatin madhështor;
Mbi blerime kal’ i mirë,
Pa fre, vetë, me dëshirë,
Rend gazmor e lot sa mund,
Bishtin nëpër erë e tund…


Jam i vetëm, s’kam gëzime:
Vetëm muret rrethpërqark,
Një kandil bën pak ndriçime
Me atë zjarr që vdes nga pak;
Veç se prapa aty në derë
Hap i regullt bje përherë;
Natën ec në qetësi
Roja pa përgjegjësi.


Amelia
Amelia

Regjistruar : 02/01/2008
Postime : 909
Points : 1463
Reputacioni : 59
Medalje Medalje2 Medalje Green

Mikhail Lermontov Empty Re: Mikhail Lermontov

5th February 2016, 18:15
Në t'egrin veri

Në t'egrin veri po qëndron e veçuar,
një pishë mbi mal gollomesh.
Dhe dirgjet dhe tundet dhe plot me dëborë,
si rizë atje sipër u vesh.

Sheh n'ëndërr gjith' ç'ka shkretëtin' e larguar
në vendin ku lind dielli i ri,
Në shkëmbin që ndizet , rri vetë dh' e gjorë,
një palmë për mrekulli.
Amelia
Amelia

Regjistruar : 02/01/2008
Postime : 909
Points : 1463
Reputacioni : 59
Medalje Medalje2 Medalje Green

Mikhail Lermontov Empty Re: Mikhail Lermontov

5th February 2016, 18:48
Dhe vetmi dhe dëshpërim

Vetmi dhe dëshpërim, kur kush dorën s'ta jep
Në çastet kur shpirtit t'i bien fatkeqsira...
Dëshirat!... që sillen në boshllëk dhe ti duash përjetë?...
Vitet shkojnë - gjithë vitet më të mira!

Dashuro ... por kë?.. pak kohë – s’ja vlen për mundimin,
Por përjetë të dashurosh pamundësohet.
Në vete nëse shikon? - atje madje s'të ndjekin:
Gëzimi, suksesi, dhe gjithçka atje asgjesohet...

Ç'ndjenja? - lëngata të ëmbla që arsyeja lehtë i kuron
E shkojnë me gjykimin e fjalëve;
Dhe jeta, tek vështron me vëmendje të ftohtë ç'na rrethon,-
Është e tillë shaka shkretane dhe budallaqe...
Sponsored content

Mikhail Lermontov Empty Re: Mikhail Lermontov

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi