Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
ergita
ergita
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 31/01/2016
Postime : 1025
Points : 1268
Reputacioni : 91
Medalje2 Medalje3

Kopja perfekte -sozia Empty Kopja perfekte -sozia

8th February 2016, 23:28
Thuhet që çdo njeri ka deri në 40 persona të cilët ngjasojnë shumë me të. Po, shumë njerëz kanë sozitë e tyre anembanë botës. Megjithatë, askush nuk do t’ia dijë për sozitë e tij, përveç rastit kur sozitë kanë të bëjnë me personalitete të shquara, aq më tepër, me presidentë vendesh të ndryshme. Sot akoma flitet për Sadam Hysenin, nëse është gjallë apo jo, nëse i ekzekutuari ishte sozia e tij, apo vetë Sadami. Më parë, është folur gjerë e gjatë për Hitlerin, për të cilin thuhet se vetëvrasja e tij ishte thjesht një truk, për tu hedhur hi forcave aleate. Pothuaj për të gjithë liderët diktatorë, thuhet se jetojnë në vila dhe ishuj luksi, të rrethuar nga kënaqësi pafund. Përgjithësisht, ata që përngjasojnë kaq shumë me krerët e shteteve, janë njerëz që vijnë nga shtresa të thjeshta të popullsisë, fukarenj.

Në Kuvajt, punëtori i krahut nga rajoni Ehvaz në Iran, nuk njihej nga askush, derisa një ditë kamera e një gazetari e fokusoi dhe e publikoi foton e tij në media. Megjithatë, aq ishte, një ditë, të nesërmen ai vazhdoi punën e tij në ndërtim.

Kopja perfekte -sozia Soze2_zps8sbhgku8


Qytetari jemenas, Muhamed Abdullah të tërhiqte vëmendjen e popullit egjiptian, të cilët e morën për ish presidentin e tyre Mubarak. Ata e rrethuan dhe përkohësisht, besuan se ish presidenti i tyre kishte dalë nga burgu, për të mos thënë që nuk kishte qenë fare atje. Ai mezi ua mbushi mendjen, duke u treguar pasaportën e tij dhe se kishte ardhur në Kajro për të vizituar të afërmit.

Kopja perfekte -sozia Soze3_zpsi0kjotdc

Por edhe presidentit aktual të Egjiptit, Muhamed Morsi, ia gjetën menjëherë sozinë, i cili u bë publik gjatë muajit të Ramazanit të shkuar, teksa u shfaq mes njerëzve në protesta. Përveç pamjes, ai e imiton presidentin Morsi edhe në fjalët më të përdorura prej tij, si ato:”Familja dhe njerëzit e mi! U dua shumë të gjithëve!” kur i drejtohet popullit.

Kopja perfekte -sozia Soze4_zpsejodkdji

Indoneziani Ilham Enes, 34 vjeç, është personi që përngjan më së shumti me presidentin amerikan, Barak Obama. Ai është sozia e vetme, i cili e shfrytëzoi këtë rastësi për ti bërë reklamë vetes, pas kushedi sa vitesh dëshpërim për imazhin e tij, sa herë që dilte para pasqyrës. Ai filloi menjëherë të shfaqej në reklama të shumta, ku reklamonte mallra dhe produkte të rajonit të Lindjes së Largët.

Kopja perfekte -sozia Soze5_zps6amyabfb

Sozia e presidentit sirian, Bashar Asad, u kap nga Ushtria e Lirë, e cila menjëherë publikoi lajmin se kishte kapur pikërisht presidentin e vendit. Në fakt, sozia e Asad, nuk ishte shumë larg pushtetit, pasi punonte pilot në flotën ajrore të regjimit. Forcat e Ushtrisë së Lirë, e kishin rrëzuar avionin e tij dhe e morën peng, edhe pse në fakt donin të kapnin jo sozinë, por kopjen origjinale.

Kopja perfekte -sozia Soze6_zps2jhxxfzx


Themeluesi i revolucionit iranian, Khomeini, ka dhe ai sozien e tij, i cili është ylli hollivudian Sean Connery. Kur fokusohesh tek detaje të fytyrës së dy personaliteteve, vetëm tek hunda do të dallosh disa dallime, sakaq të tjerat janë shumë të ngjashme. 

Kopja perfekte -sozia Soze7_zpsjnksdnlf
/ao
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

Kopja perfekte -sozia Empty Re: Kopja perfekte -sozia

10th February 2016, 02:34
Nje sozi e Sadam Hyseinit, me origjine nga Egjipti, eshte rrembyer nga nje bande kriminelesh irakiane, te cilet donin te benin nje film porno me te ne rolin e diktatorit.
Mohamed Bishr, nga Aleksandria, thote se grupi shpresonte ta shiste me pas videon si pamje ekskluzive te ish- liderit duke bere seks.
Ai pretendon se grupi e ka rrahuar ate aq fort, kur ai e refuzoi nje gje te tille, edhe pse i kishin ofruar 333 mije dollare.
Myslimani i devotshem thote se ata e kane kercenuar vazhdimisht dhe i thane se do e rrembejne nese nuk pranon te beje filmin.
Javen e shkuar tre persona tentuan ta hipin me force ne makine.
Pasi shpetoi, ai perfundoi ne spital nga te rrahurat.
Familja beson se personat jane nga Iraku ose Siria, nga theksi qe perdorin.
Sozia ka vuajtur edhe me pare kur diktatori ishte gjalle pasi e kane sulmuar duke pretenduar se ishte ai.
Njehere tjeter e sulmuan kur nisi lufta dhe deshen ta rrembejne per ta dorezuar tek amerikanet.
Ai e ka zhvendosur shtepine kater here si pasoje e sulmeve.
lajmivip.com



Kopja perfekte -sozia Soze8_zps8d74h6od
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi