Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Musafir
Vizitor

Tekste kengesh shqiptare - Faqe 7 Empty Re: Tekste kengesh shqiptare

26th March 2008, 02:28
Mbetet KujtimElita 5

2x)
Nese sonte ndihesh vetem
Dhe ke frie te shohesh endrra
Shuaj driten, ndize zemren
Do tme gjesh mua Brenda

Dhe lindi enga e dashurise
Qe kurre per ty sdo kete mbarim
Kjo enge perjete mbetet kujtim

(2x)
Me ty asgje nuk do nderroj
Le tme falin boten mua
Cdo vajze tjeter qe e takoj
Ben me teper te te dua

Dhe lindi enga e dashurise
Qe kurre per ty sdo kete mbarim
Kjo kenge perjete
Mbetet kujtim
Anonymous
Musafir
Vizitor

Tekste kengesh shqiptare - Faqe 7 Empty Re: Tekste kengesh shqiptare

26th March 2008, 02:31
Nuk Kerkoj Tjeter NjeriElton Deda

kam kohe pa e pare,nuk di ku do jete,
at vjeshte te brishte dhe zerin e saj si kristal...
mes zerave te dimrit, mundohem ti flas

as vet nuk e di, pse lodhem ta gjej,
ende ndjej, ndonese ka shume akull mes nesh.
kjo vjeshte e heshtur, dimrin se fsheh.

refreni
se dielli ndricon prape dhe shiu pushon,
nuk di zemra e saj,nga dhimbja renkon,
gjithshka do ta falja qe hapat e saj,te trokisnin prape te une(te une)
ende syte e tu,kane ca lote te pathare
si fshin dot e dashur,ndonse jemi larg...
dhe kurre mos mendo,vetem,sje ne kte bote
sepse ti ke nje njeri...qe te do

as vete nuk e di,pse lodhem ta gjej
ende ndjej,ndonese ka shum akull mes nesh
kjo vjesht e heshtur,dimrin se fsheh...

refreni

ne zemren time,dimri dhe vjeshta me thone per ty
jo mos kerko tjeter njeri

se dielli ndricon prap dhe shiu pushon
nuk di zemra e saj,nga dhimbja renkon
dhe kurr mos mendo,vetem,sje ne kte bote
sepse ti ke nje njeri...qe te do
Anonymous
Musafir
Vizitor

Tekste kengesh shqiptare - Faqe 7 Empty Re: Tekste kengesh shqiptare

26th March 2008, 02:32
Te Pranoj Si Je Elton Deda
Ti mos u shqetso kur vjen ne shtrat
Pse me blen me te shtrenjtin deodorant
Mua me josh parfumi trupit tend
Ta fali ty natyra ndaj ti me cmend

E sado te jete dielli I forte
Ti syze mos mbaj kur me takon
Dua te shoh perlotesh ti vertet
Kur pergjerohesh se sa me do

Shpesh kur je me mua ne lokal
Pasqyren nxjerr dhe ben tualet
Valle a s’te mjaftojne keta syte e mi
Per te pare a je simpatike vertet

Ref
O sy njerzor qe boten e shikoni ne cdo cast
Ju pasqyre e shpirtit jeni kaltersi e re
E nese ndizet edhe digjet flake e zjarr
Jo jo fasada nuk ka rendesi per ne

Dashuri si ajri je
Une pa ty s ‘ mund te jetoj
Anonymous
Musafir
Vizitor

Tekste kengesh shqiptare - Faqe 7 Empty Re: Tekste kengesh shqiptare

26th March 2008, 02:40
Je E ÇmendurAleksander Gjoka

Çdo ditë rrugës kur kalon
E shëmtuar shumë ti je
Jo nuk mund ta imagjonoj
Se të dua ty , jo kurrë . (2x)


Më vështron me ata sy
më ngjall , më ngjall
neveri
Është tmerr kur e mendoj
Jo s'të dashuroj . (2x)


Ti je e çmendur që ëndërron
Gjithë kohën për mua
Nuk dua të jetoj
N\\\' ëndërrat e tua . (2x)

Je e çmëndur .
Je e çmëndur .
Je e çmëndur ...
Anonymous
Musafir
Vizitor

Tekste kengesh shqiptare - Faqe 7 Empty Re: Tekste kengesh shqiptare

26th March 2008, 02:41
Dite DimriAleksander Gjoka

Ne jetën time
Ka qënë një cast
Kur unë për ty pata nevojë
Jo për të tuat gjeste, fjalë
Por ti pranë meje më qëndroje.

(refren)
E kundërta ndodhi ti ike larg
Ato ditë dimri të jetës time
Gjithmonë gëzimet i ndanim bashkë
Përse me ike, më braktise?

(përsëritet 2 herë)
Anonymous
Musafir
Vizitor

Tekste kengesh shqiptare - Faqe 7 Empty Re: Tekste kengesh shqiptare

26th March 2008, 02:42
Pesha E Fatit
Aleksander Gjoka

(Bashke me M.NallbanI V.Tahiraj)

O shpirti im
Mos bjer ne deshperim
S ‘u mbyten endrrat tona
Ne detin e trazuar
Ne ket’ mjerim pa fund

Mos me kerko
Le te ikim larg
Te bejme pakez drite
Ne kete erresire te gjate

O nene jam larg
Per ty me djeg nje mall
I varfer jam ndonese para une kam
Por s’jam prane teje

E ndjej se gjumi me eshte vrare
Ne endrra shoh une syte e tu
Dhe ndjej une dhimbje

Fli o shpirti I mamit
E di pse sonte qan
Ke lodra, cokollata
Por babin se ke prane

Mbylli syckat zemer
Kujto ti syte e tij
Ne enderr puthe
Ne mengjes te vij ai

Ej ti qe mban trishtim
Jo, jo mos prit lufto
Bej drite si nje Naim
Dhe jeto

Per here te pare
Pane drite syte tane
Ku cdo gure I rrugices sime
Dhimbje mban

Per here te pare
Pane drite syte tane
Ku dashuria
Ka te bukurat fjale…
Anonymous
Musafir
Vizitor

Tekste kengesh shqiptare - Faqe 7 Empty Re: Tekste kengesh shqiptare

26th March 2008, 02:44
Pa EmerBojken Lako
Une nuk e di, nuk e di pse na linden
Une nuk e di, nuk e di, asgje nuk di
Nuk di asgje, nuk di per eta njerez
Qe nuk e dine, nuk e dine ku shkojn nga vijne

Me trego nga vijne eta njerez
Pa dashuri pa emer
Me trego nga vijne eta njerez
Pa dashuri pa emer
Me trego nga vijne eta njerez
Por me pare tregome une nga vij

Victory, nje flamur ngrihet lart
kjo eshte jeta ime
nje gol i anulluar

Me trego nga vijne eta njerez
Pa dashuri pa emer
Me trego nga vijne eta njerez
Por me pare tregome une nga vij
Anonymous
Musafir
Vizitor

Tekste kengesh shqiptare - Faqe 7 Empty Re: Tekste kengesh shqiptare

26th March 2008, 02:47
Nje Shpres Per Jeten TimeKlajdi Musabelliu

STROFA 1
Pak dashuri prej zemre,kerkova un nga jeta,
Por zemren e babait,se gjeta qe se gjeta.
Eh fati i jetimit,sa larg nga syri zotit,
Ndaj jeta rrjedh e hidhur,si pikeza e lotit.

Por nje portret i dashur,me del ne enderrime,
Si drite dashurie,si shpres per jeten time,

REFRENI

Ndaj vehten se leshova,ne krah te pikellimit,
Per ju me shpirt kendova,gjith kenget e gezimit.
Jetova dhe kendova,mes shpreses edhe lotit,
Dhe fatin ja besova,gjith juve edhe zotit

STROFA 2

Ne shpirt qirinjt mu fiken,se fryu nje furtune,
Ditet e bardha iken,dhe vetem mbeta une,
Vetmia nuk me mbyti,su bera rob i saj,
Ne vit mu be shpirti,si lule celur maji

Por nje portret i dashur,me del ne enderrime,
Si drite dashurie,si shpres per jeten time
Anonymous
Musafir
Vizitor

Tekste kengesh shqiptare - Faqe 7 Empty Re: Tekste kengesh shqiptare

26th March 2008, 02:50
1001 DjemAnxhela Peristeri
Ti ,nje- dy kete me thua
se ti vajze nuk bene per mua
nje tjeter do kerkoje
me vjen te caj se shpejt
ti ke harruar ne shpirt me ke lenduar
jo nuk do mundem ta besoje
1001 e nje djem vetem e jotja do te jem
tjeter nuk dua beso cfar them ,
cfar them me beso afer meje djalo me qendro
dhe thuaj thuaj se prap me do
Ti ,te lutem qetsohu
qendro ne nje cast kthjellohu,
perpara se te shkosh ,
kur ti te gjesh nje tjeter
me ke si brenge te vjeter
qe nuk do mundesh ta harrosh
1001 e nje djem vetem e jotja do te jem
tjeter nuk dua beso cfar them ,
cfar them me beso afer meje djalo me qendro
dhe thuaj thuaj se prap me do
Anonymous
Musafir
Vizitor

Tekste kengesh shqiptare - Faqe 7 Empty Re: Tekste kengesh shqiptare

26th March 2008, 02:51
Leri, Leri Ti Keto Anxhela Peristeri

Ti me thua se do te ikesh pergjithnji
kur e di se ti pa mua asnje cast nuk rri
pse i thua zemres time vetem nje
ku e di se ajo vetem ty te do.

Me genjen, une e di qe po luan me mua.

(refreni)(4x)
Leri leri ti keto
dhe mos bej sikur sme do
pse gjithcka ti je per mua
dhe te pres qe te me thuash.

Ti i dashur kot mundohesh te luash me mua
ti e di shume mire o zemer se sa une te dua
po kendoj per ty une sot e gjaku po me vlon
thuaj zemra ime, e degjon kete reggaeton.

Kur te them ty se gjithcka mbaroi mes nesh
ti papritur me ngadale nis e fillon e qesh
me afrohesh dhe me thua se me do
ndersa une te them, tani me mire ti shko.

Te genjej, ti e di se sa shume te dua.

(refreni)(4x)
Leri leri ti keto
dhe mos bej sikur sme do
pse gjithcka ti je per mua
dhe te pres qe te me thuash.

Te genjej, ti e di se sa shume te dua.

(4x)
Leri leri ti keto
dhe mos bej sikur sme do
pse gjithcka ti je per mua
dhe te pres qe te me thuash.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Tekste kengesh shqiptare - Faqe 7 Empty Re: Tekste kengesh shqiptare

26th March 2008, 02:53
Ishe Mbret  Anxhela Peristeri

Zemra ime mbushur me kujtime,
sonte endem vetem neper shi ,
ne shpirt me mbeti djalo vetem malli
mekati edhe shalli yt i zi .

Vuaj se gabova bera faj,
te te them se faj nuk kam
nese eshte gabim qe te besova
sot te them e jotja me nuk jam .

E humba pas teje gjith rinin
e lendove thelle ti shpirtin tim
shko tani ti me dhe zhgenjim
ishe mbret ne gjum ,
por jo ne zgjim .

Ref':
Ishe mbret ne boten time
dashuria ish pikture
trupi im ishte korniza,
mbeti nje grafike ne mur.

Ref:
Buzet jane venitur
ska me puthje si atehere
sonte shiu qe mi lagu
do te me sjell mbreter te tjere .

E verteta eshte e hidhur
se me shikon me dot ne sy,
ti per mua je i vdekur
vuaje ti sot per te dy.

Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Tekste kengesh shqiptare - Faqe 7 Empty Re: Tekste kengesh shqiptare

26th March 2008, 10:08
Albumi: Te Ndryshme
Kenga: Mendonja

Mendonja, (s')te donja
me zemer si te vegjlit kaq shume
te shihja per cdo nate dhe ne gjume,
mendonja, mendonja.

Kur ishe larg meje,
kujtimi yt o vash', ma ndezte gjine
dhe malli se c'ma shtonte dashurine
per shoqen e dashur.

Te desha, te dua ashtu si kurr' ne jet' s'kam dashuruar
e dashur, per mua je shok i mir' dhe krah i fort' mbi dhe.
Degjoje, degjoje se si bucet per ty sot kenga ime
per ty qe i fal k'saj zemre vec gezime, degjoje degjoje.

Me shpirtin e paster,
per mua vetem ti je e vertet',
qe sjell pran' meje gazin qe dha jeta,
o shoqe e dashur.

E vitet do shkojne,
te vegjlit do ta mbushin shtepine
e thirje do te degjojne per dashurine,
per jeten e lumtur.

Te desha, te dua ashtu si kurr' ne jet' s'kam dashuruar
e dashur, per mua je shok i mir' dhe krah i fort' mbi dhe.
Degjoje, degjoje se si bucet per ty sot kenga ime
per ty qe i fal k'saj zemre vec gezime, degjoje degjoje.
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Tekste kengesh shqiptare - Faqe 7 Empty Re: Tekste kengesh shqiptare

26th March 2008, 10:09
Ermal Fejzullahu-- Deshiroj

Prape kete nate ne mendje te kam
yjet dhe hena bashke me mua jane
prape gjumi nuk me merr
kete ndjenje se kisha asnje here
Te deshiroj te kem prane
duart t'i prek e t'ledhatoj
perqafoj e shtrengoj
vertete kjo shprese me mban
sa TE DUA te tregoj
Nje buzeqeshje do ta gjej
tek UNE apo tek TI
nje shikim do ta rrembej
ne zemer ne thellesi
ti qesh kur te shikoj
T'afrohem une provoj
syri yt sikur me flet
nje fshehtesi duhet ta kete

Kjo nate e bukur dhe e qete
brenda ne mua po lulezon
t'lutem rri dhe mos ik
e embel endrra do te jete
kur TI ne krahun tim pushon
Nje buzeqeshje do ta gjej
tek UNE apo tek TI
nje shikim do ta rrembej
ne zemer ne thellesi
ti qesh kur te shikoj
T'afrohem une provoj
syri yt sikur me flet
nje fshehtesi duhet ta kete


Nje buzeqeshje do ta gjej
tek UNE apo tek TI
nje shikim do ta rrembej
ne zemer ne thellesi
ti qesh kur te shikoj
T'afrohem une provoj
syri yt sikur me flet
nje fshehtesi duhet ta kete
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Tekste kengesh shqiptare - Faqe 7 Empty Re: Tekste kengesh shqiptare

26th March 2008, 10:11
Ti zemren time mos e kerko -- Anita Bitri


Sot n'autobus u njoha me nje djale,
shkembeva cilter un' me te disa fjale.
Dhe kur u ndame te dy ne stacion,
ai doren fort mua sec ma shtrengon...

S'kaluan shume, vetem disa dite,
harrova emrin, i harrova dhe syte.
Nje dite ne rruge befas me takon
dhe per cudi me thot' se m'dashurooon...

C'esht' kjo dashuriiiii...?!

(refreni)
Mos u nxito, mos u gabo,
ti zemren time mos e kerko!

Mos u nxito, mos u gabo,
ti zemren time mos e kerko!

Mos u zem'ro, ti mos me mbaj meri,
un' do te flas gjithmon' me ciltersiiiiiiii....

Kur njeh nje vajz' qe ngroht' te flet,
te buzeqesh, te respekton,
nuk esht' e then' se ajo te dashuron.

Kur njeh nje vajz' qe ngroht' te flet,
te buzeqesh, te respekton,
nuk esht' e then' se ajo te dashuron.

***Kur njeh nje vajze,
qe ngrohte ty te flet,
nuk esht' e thene
se ajo te dashuron.
Kur njeh nje vajze,
qe ty te respekton,
nuk esht' e thene
se ajo te dashuron.***
-------------------------

Te lutem djale, mos me keqkupto,
s'jam mendjelehte, k'te ti mos e harro.
Mir'sjelljen ruaj un' tek cdo njeri,
si djale, vajz' te rritur, dhe femij'.

Do te takoj un' ty perseri,
por k'te nga mendja hiqe ti.
Sepse mir'sjellja s'eshte dashuri.
Le ta mesoje ai qe nuk e di !

...Ai qe nuk e diiiiiii...!

(refreni)------------
Mos u nxito, mos u gabo,
ti zemren time mos e kerko!

Mos u nxito, mos u gabo,
ti zemren time mos e kerko!

Mos u zem'ro, ti mos me mbaj meri,
un' do te flas gjithmon' me ciltersiiiiiiii....

Kur njeh nje vajz' qe ngroht' te flet,
te buzeqesh, te respekton,
nuk esht' e then' se ajo te dashuron.

Kur njeh nje vajz' qe ngroht' te flet,
te buzeqesh, te respekton,
nuk esht' e then' se ajo te dashuron.

Nuk esht' e thene... se ajo te dashurooooooooooon
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Tekste kengesh shqiptare - Faqe 7 Empty Re: Tekste kengesh shqiptare

26th March 2008, 10:15
Julka - I embal si kripa


Flisje ti sa shumë flisje,
Si një këpucë e shkepur,
Fjalët e tua janë një çorap i qepur,
Ti vet e di mirë se sa më ke kripur,
Puthjet e tua janë një çarçaf i grrisur,
Grrisur nga puthjet e tua me krip,
Pa ty kriposur ndihem më mirë,
Grrisur nga puthjet e tua pa jet,
Krip ti vet je.

Refren
Sa jam kripur
Jam kripur shumë
Krip, krip, krip,
Puthja jote më vë ne gjumë
----2x

Kërko veten të gjesh
ti në jetën reale,
Sheqer, majlt, ëmbël,
Si puthje speciale,
Kërko emocion
Të gjesh të vërtetën,
Iluzione grrisur si një letër,
Grisur nga puthjet e tua me krip,
Pa ty kriposur ndihem më mirë,
Grrisur nga puthjet e tua pa jet,
Krip ti vet je.

Refren
Sa jam kripur
Jam kripur shumë
Krip, krip, krip,
Puthja jote më vë ne gjumë
Anonymous
Musafir
Vizitor

Tekste kengesh shqiptare - Faqe 7 Empty Re: Tekste kengesh shqiptare

7th April 2008, 15:16
Martesa e Halilit

Fort po shndrit njaj diell e pak po nxeh!
C’po e merr fryma rrapin e Jutbines!
Bore e madhe paska ra:
Randojne ahet per me u thye
Kane cetinat vetem kreshtat
Ushtojne lugjet prej orteqesh
Prej orteqesh kah po bijne nder gropa
Kane ra vashat me gja ne lume

Kane gjete lumin ngri akull
Kane nise vashat me lype krojet
Kane gjete krojet tane ngri hej!
Ka dale Muji me kreshnike
A thue ndeshet me ndoj gja malit
Sa shpejt diellin ma zu reja!
Shpejt ma endi njei pelhure t’gjane e t’gjate
E ia ka veshun majat rreth e rrotull
Qe kur jane kap trimat-o te lumi

Kaq perzi i ka fryma e plajm e re
Askurrnji shoshojne trimat s’po e njohin
Ngrine trimat, u sharruen
Por n’breg t’lumit – kulla e Mujit
T’tane per darke Muji i ka ndale
Kqyr cka bani Gjeto Basho Muji
E ka vu nje barre dru t’vogel ne zjarr
Treqind vete prihere m’u nxeh…
Sa shpejt fryma burrave u ka ardhe

Sa shpejt gjaku trimave po u nxehet!
Kane marre llafin e po llafiten
Kane marre gazin e po gazmojne
Kane nise trimat Mujin, po pyesin
-N’vater tande, Muje, kemi qellue
mos na ki rande per nji fjale…
Qysh Halilin s’e martove?…
Jane martue krejt mosha e tij…
Djemt’e tyne n’loje te tane kane dale

A t’u dhimbsen paret per me i dhane?
A t’u dhimben dasmat per me i ba?
Tutna djalin dikush po na e rre
Shpesh e shpesh po bie n’Kotorre t’Reja
Rob te gjalle djalin po e zane
Le konakun, Muje, po ta fikin
Ma zi fisin, Muje, po na koritin…
-Faqebardhe, more shoke,ju qofshi
Se mire hallin po ma ditki, burra!…

Ju t’pavllazen shoke s’keni qellue
Kujt po i dhembe dasmat per vlla t’vet?
Ky edhe s’asht or burra cub flligshish
Mire e njihni se asht daji trimnish-
Atehere djali ka nise me fole
-Kah kam vlla e kah kam moter
vdeksha para n’u martofsha
se gjithe grate e Krahines ku jane
se gjithe vashat e Jutbines ku jane

bash si motra qe po m’duken
dheu m’ka mblue e fat s’i qita vedit
po s’e mora Tanushen e kralit
E une Tanushen vete e kam pa
Gja ma t’mire s’sheh njeri nen kete diell
Vetulla e saj e drejte si fiskaja
Shtegu i ballit si shtegu i malit
Kur merr hana me prendue
Syni i saj si kokrra e qershis

E ka qerpikun si krahu i dallendeyshes
Fytyra e saj si kuqet molla n’dege
Hunda e drejt-o si kalemi i Tushes
Goja evogel si lulja qe shperthen
Dhambet e bardhe si gurezit e lumit
Fill mbas shiut, kur po i shndrit dielli
Qafa e saj si qafa e pellumbit
Shtati i saj porsi shtat cetine
Mishi i dores posi rremi i shemshirit (lloj druri)

Por n’qafe m’paci mor Bjeshket e Nalta
Kurrrkund nji shteg qe nuk me late
Per me dale deri ne Krajli!-

Sa mire nama bjeshket m’i paska gjue!
Sa shpejt deti ka ndigjue!

E e ka cue nji fryme te forte
E e ka cue nje fryme te nxehte
Bijne orteqet neper gropa
Ushtojne malet si prej motit!
Por tri dite e ma s’ka zgjate
A shkri bora e ka ra n’lume
Por tri jave e ma s’ka zgjate
Cka e ka ba lumi ate te bardhe?
T’bardhet e bjeshkeve krejt e ka mbyte n’det

Cpo kendojne bilbilat n’mal
c’po lodrojne femija n’fushe
-Shpejt me dale te t’bani (stan ne bjeshke)
se ka shperthye ahi! –
Atehere djali Mujit i ka thene:
-Qetash gjokun , Muje, ti me ma dhane…
Atehere djali i ka kcye gjokut n’shpine:
-T’mire u pafshim! – Mujit i ka thane
Ka marre rrugen per krali

Dy here djalin kurkush s’e ka pa
Kalojne male e kalojne lugje
Kalojne breshte (pyll me bredha) e kalojne ashte (pyll me ahe)
Kalojne dite e kalojne net…
-C’ka ka hana qe s’po del?
Kane pyet bilbilat e malit
Pritni pak more zogjt e malit
Ju me kndue tjeter pune s’keni
Hana sonte ka ndodhe zane

Ka nji ndore (ne mbrojtje) me percjelle…-
Qatehere djali sa kish ra n’breg t’lumit
Ka lidhe gjokun brenda ne nji imshte (ahishte me drure te rinj)
Imshta ishte tane ahishte
Vete shatorret neper muzg te nates po i lyp
Kur ta mbrrite te cadra e kuqe…
Ka zane vend permbas nji lisi
Rranjet e lisit shpernda ne lume…
Sa urtisht djali qe po e msyn (sulmon)

Ma ka nxjerr thike ma te mprehten
Kamba-doras asht avite…
-Po ket fytyre ku e ka pa
qe po me gjet me te Halilit?-
Ma gjate djali s’ka durue:
-Po je a njeri qe ke bese?
-Te thafshin krahet more djale i ri
se fort thelle qe paske hy!…
Hajde brenda, kopil (djale i shkathet); - po i thote

Se ja vdesim te dy pernjihere
Ja te dy kemi shpetue!-
Atehere djali brenda ka hy
E ka marre vasha per dore
Shpejt e shpejt te nj’ode i prin…
I ka zgjedhe nji pale petka ma te mirat…
Krejt si cike djali po ngjan…
N’breg te detit, permbi shkamb
Dymbedhjete katesh kulla e nalte

Kurrkund shoqen nuk e kishte
Treqind hapash kulla e gjane
Te tana ballet guri te lemue
Anash krejt guri te latue
Latue shkambi prej mermeri
Aty gurrat me flladite
Aty kopshti me u mahite (per te kaluar kohen)
Aty velat me valzue (per te lundruar)
Me valzue per shpine te detit…

Me Halilin brenda kane hy…
Sa fort shpejt kralica gati asht ba!…
Kur ka pa sokol Halilin
A dredhe mbrapsht si dridhet gjarpni…
Edhe deren e ka shkrepe (ka hapur me force)
Fill te krali paska shkue…
-Te kane ardhe cubat e Jutbines
e ty kullat t’i kane zaptue
erzin marre, cikat cnjerezue! -

Krali shpejt qenka shtrengue
t’dy prej krahu krajli i ka kape…
n’burgje t’thella Halilin e ka ndrye
rrugen e madhe Tanushes ia ka dhane
Mire po e ndal Jovani (nje mik) e po e pyet:
-C’asht ky vaj Tanushe lum motra? – i thote-
Se kso britme kure nuk kemi ndi!
-Rob kane zane Halilin e Mujit
e mue rruget tata m’i ka dhane

ma per t’gjalle te shpia mos me kthye!…
Nji fjale Mujit te dera me ia cue
Me i ra mbrapa Halilit sa ma pare
Ndryshe djali n’tburgje t’u ka kalbe! –
E ka gjete nji njeri te beses
Menjihere Mujit naten ia ka nisun
N’nestret nadje djali asht kape te kulla
Nji ka nji punet ia kallzon Mujit
T’madhe burri paska nise me qeshe:

-A t’kam thane taraku (dem, mezat) i Kotorrit
se Kotorret kane me ta hanger kryet?…
Ka dale trimi ne beden te kulles
Me nji kushtrim ka thirre Jutbine e Krahine
-S’kam cka u them more aget e mi
vec me koriti sokol Halili
Me u shtrengue burra si te mundni
Se dita e vdekjes ma e veshtire nuk vjen! –
Kane ba ashtat trimat me ushtue

Kane ba lumin trimat mu turbullue
Kane ba gjoket trimat me fluturue
E t’jane kape te Kotorret e Reja…
Neper rane t’detit Muji i ka shpernda:
-Ver me goje mos guzoje kush me ba…
Se shume njerez qenkan mbledhe n’Kotorre!
Me kushtrim krali i ka thirre –
Midis logut asht nji djale i ri
Hekrat duersh bugagite (prangat) kambesh

Ai asht Halil aga i ri
Mbare Kotorret me ate po qeshin:
-A po e sheh Halil, vdekjen me sy?
Kurre ma ngushte, Halil, a thue ke qen?
Kuvend burrash djali paka shtrue…
-S’asht ngushte njeriu deri n’dite te vdekjes
-Fjalen e mbrame ne pac me e fole
se ty jeta m’at hu t’u ka sose!…
-Pese dekika (minuta) liri me me dhane:

Tjeter t’mire ne t’paret nuk na kane lane
Kurrnji nesh mos me vdeke ne shtrat
Por me shpate m’u pre tuj kendue…-
Edhe duert mire ia shpengojne
Ia kane dhane lahuten ne dore
Kurrkush djaloshin vesh s’e ka marre
Krejt po e kendon kangen ne gjue te pareve
Qaty Muji neper fushe ka dale
E e ka ba nji piskame te madhe

Jane shembe kullat gjer ne themele
U trand deti me hy brenda
Kane gjemue malet si per mot t’lig!
Kurrnji trimat nuk po e lane me ike
Lufte e rrepte aty qe po bahet
Me dhambe trimat duen shoshojne me shkye
Me dhambe gjoket duen shoshojne me e marre
Notojne kurmat thelle ne det
Notojne trupat neper gjak

Hic s’po lodhet Gjeto Basho Mujei
Sa thelle trimi me paska hy!…
Muji djalin e ka shpengue
A turre djali si i terbue
Gjalle me dore kralin e ka zane
Me shpin ne hu ditet i mbaroi
Qatehere burrat kane rroke unat (urat e zjarrit)
Shpejt qyteti ka marr zjarr
Ka marre zjarr krejt ne fund e ne maje

Sa fort Muji m’asht terbue!
Aspak dhimbe trimi s’po ka
As per kulla qe rrenohen
As per t’vdekun qe shkrumbohen!…
Tri here dielli ka prandue
Tri here hana ka ague
Kurrkund zjarri me pushue!
Anonymous
Musafir
Vizitor

Tekste kengesh shqiptare - Faqe 7 Empty Re: Tekste kengesh shqiptare

7th April 2008, 15:17
Vajtimi i Ajkunes

Drita a dale e drite s’po ban,
ka le dielli e nuk po nxeh:
ça ka ba Gjeto Basho Muji;
Djalin n’dhe Muji e ka shti…
A dredhe Muji e ne shpi ka shkue,
nana e djalit po e pyet;
-Mujo, djalin ç’ma ka gjete?
N’Lugjet t’Verdha, a thue ka mbete?…
Qyqe vetem rrugen paska marre,
kane zane vend yjt’ vajin me e ndie!
Kur ka dale nder Lugjet t’Verdha,

atehere nana hanen ka mallkue:
-T’u shkimte (shofte) drita ty, o mori hane,
qe s’ma çove ate nate nji fjale,
n’Lugje t’Verdha, shpejt me dale
bashke me hy n’nji varr me djale!…
Kur ka shkue te varri i djalit,
ka pa ahin treqind vjec,
ahi ishte rrema-rrema,
nji ma t’bukrin mbi varr po e shtin

Mire po pshtetet per dege t’ahit
pikon loti mbi varr te djalit
Kane lane kangen zogjte e malit,
kane lane kangen me veshtrue!
-Po a s’e din se kush ka ardhe,
qe nuk cohesh per m’u fale,
more i miri i nanes-o?
Amanet, o more bir,
dil nji here ksi burgut t’erret,

fol me nanen qe t’ka rrite
s’m’ke lane kurre kaq shume me prite!…
More Omer i nanes-o;
A thue gjokun me ta prue?
Dil nji here per me lodrue
bjer nder gurra me u freskue
kerko majat bashke me zana
se ty varrin ta ruen nana,
mori i miri i nanes-o!…
Anonymous
Musafir
Vizitor

Tekste kengesh shqiptare - Faqe 7 Empty Re: Tekste kengesh shqiptare

7th April 2008, 15:18
Cikli i kreshnikeve
Fuqia e Mujit

Lum e lum per t’lumin Zot,
Nu’jem kane e Zoti na ka dhane!
Kurr ish’kane Muja djale i ri,
M’a kish cue baba n’rroge tu njizotni;

Coban lopesh zotnija e ka ba,
Per gjith dite bjeshket Muja tu’i kerkue;
Per gjith dite nder gurra t’u u freskue,
Per gjith dite nder mriza tuj pushue
Rruge as shtek pa njofte nuk ka lane

M’i con lopet gjithhere ku s’i’n kane
‘I nate lopet cobanit i paskan hupe
E tu shpija nu’ka mujte me dredhe
Buze nji shkambit m’u ndale asht ngushtue

Asht ule djali aty per me fjete
Paj dy djepa aty ki’n qillue;
E kan marre brimen e tuj kjajte
M’asht avite Muja me i shikjue
Po i pajton tuj i pekunde
E t’dy djepat ika vun ne gjume
Bardhe si drita dy Zana atehere kane ardhe
-Ty, qysh te thone – Mujon e kan pvete-
Zo’! c’te ka pru n’ket vend e shka t’ka trete!-

Muja atehere shka u ka thane
Rrogtar lopesh un kam qillue
Per gjith dite kto bjeshke i kam kerkue
Mue rreziku sot ka ardhe me me ndeshe
M’kan hupe lopet, e askund s’kam mujte me i gjete
Ktu m’xu nata e u ngja per me fjete
S’mylla sy prej vajit, qi kam ndie
Ishin kane tuj kajte keta dy fmi
Kurrkund carje fmia nu’m’kan lane

M’u kan dhimte e jam hudhe me i pajtue
I pajtova e sa grima n’gjume i kam vdue
Po Zo’! shka jeni me gjithe ket drite?-
-Zana jemi, Mujo, tuj shetite,
-Tuj u sjelle na njerzvet me u ndihmue,
Ti c’fare ndere, Mujo, po na lype?
Qi dy djepat na ike vu ne gjume?
A don force, Mujo, me qindrue?
A don lufte, Mujo, me luftue?

A don gja, Mujo, a don mall?
A don,dije, Mujo a don gjuhe?
Lyp shka te duesh Mujos te i kan thane
Kqyr Muji atehere c’ka qite e ka thane:
-Shpesh po m’ngucin cobanija
Shum inad cobajt si me kane

Paj me force me ja u kalue un due
Njana shoqes Zanat atehere i kan thane:
-Tamel gjiut Mujit per me i dhane
Tamel gjiut i kan dhane me pi
Me tri pika djalin m’a kan ngri
E ika fale Zoti kaq fuqi
Sa me e luejte shkambin ma t’madhin
-Kape gurin! - Zanat i kan thane
Njimi okesh e ma guri ish’kane

E ka kap gurin njimi okesh
Badihava peshue me duer e ka;
Der n’nye t’kames vec e n’mujt ma
Njana shoqes Zanat atehere i kane thane:
-Edhe do tamel Mujos me i a dhane
E ka marre tamlin Muji e e ka pi
E ka kape gurin me e peshue
Deri ne gju ai gurin e ka cue
E ka ugje prap n’toke e ka pushue

Kqyre Zana sa mire ka thane:
- Edhe pak gji Mujo me i a dhane
I ka dhane prap gji per me pi
Sa don Zoti t’i ka dhane fuqi
E e ka marre gurin me e peshue
Deri ne shoge (brez) gurin e ka cue
E kan pa Zanat e kan kqyre
Njana tjetres prap te i kan thane:
- Opet (perseri) Mujit gji lypet me i dhane

E ka marre Muji gji me pi
O! se c’po i ep edhe Zoti fuqi
Kenka ba si me kane drangue
Ka marre gurin me e peshue
N’cep te krahit Muji e ka vdue
Njimi okesh gurit i ka qindrue
Njena shoqes Zana c’ka i ka thane:
-Tjeter gji Mujit mos me i dhane:
Pse tjeter gji Mujit per me i dhane

E batis dyrnjan ana-m’ane,
Atehere Zanat Mujin po e zhgjertojne
Se sa t’vogel qi po flasin:
Permbi krye hana tuj i shikjue
Permbas shkambit hija tu’u zgjatue
Sa miqsisht me te kan kuvendue
Kqyre Zanat, Mujit, shka i kan thane:
-Probatin na, Mujo, duem me te xane:
Fol ti, Mujo tash qysh po thue?-

-Tu t’jem ngusht, Zanat, me m’ndihmue!-
E ka fale Zoti sabahin
Ferk e ferk Muji kanka cue
I ka gjet lopet e ne shpi ka shkue
N’fushe t’Jutbines Muji kur a ra
Bytym shoket e mbledhun i ka pa
Se me Mujin aty i’n kene msue
Me i a mujte Mujit tuj ladrue
Kqyre seri Muji shka ka ba:

I a ka nise me cobaj me ladrue
Send ma t’fortin me dore e ka kape
Pese konope perpjete i ka dhane
As kurrkush me fole nuk po flet
Se me thue kur po i bjen
Dekun n’toke gjinden po i qete
Prej zotnis – tha – Mujit asht largue
Prej zotnis – burri kur asht da
Ka dredhe n’shpi - tha – nanen per me e pa

*Tha – I a ka nise Muji tuj punue
*Tha – I a ka nise Muji tuj luftue!
E n’sa lufta Muji si po bjen
Ai gjith here me ndere si po del.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Tekste kengesh shqiptare - Faqe 7 Empty Re: Tekste kengesh shqiptare

7th April 2008, 15:20
Elita 5 - E urrej shiun

Në kitarë teli i këputur
Ndali këngën më të bukur
Por s’e ndali
Shiun në këtë qytet


Ku je buza e paputhur
Dashuria ime e humbur
N’mes të rrugës
Unë po lagem vet.


I harruar si një letër e djegur
Në këtë rrugë
pa adresë kam mbetur

E urrej shiun kur bie
Se një herë ma fiku
Një zjarr,
Një zjarr dashurie

I urrej lotët e mij
Vetëm se i ngjajnë shiut
Që më ndau nga ti


Dashuria që ish dikur
Mbet kornizë pa pikturë
Që askund nuk e shoh në mur
I harruar


E urrej shiun kur bie
Se një herë ma fiku
Një zjarr,
Një zjarr dashurie.


Ti ndoshta ishe një rrufe
Që erdhe shpejtë
Dhe ku shkove nuk e dita
As se dij
Por këngën dhe shpresën
I le të treten
Nëpër shi.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Tekste kengesh shqiptare - Faqe 7 Empty Re: Tekste kengesh shqiptare

7th April 2008, 15:20
Dua Te Vdes .... ELITA 5

Dua te vdes
Deri sa jam i ri
Ndoshta kur do ta degjosh
Do te qash dhe ti
Ndoshta kur do ta degjosh
Do te qash dhe ti
Por dije se kam vdek
Dhe zemra mu be hi
Dhe smendoj
Me per ty
Por dije se kam vdek
Dhe zemra mu be hi
Dhe smendoj
Me per ty
Ndoshta do te gezohesh
Se nga une do te lirohesh
Ndoshta do te qash
Se nga une do te ndahesh
Ndoshta do te qash
Se nga une do te ndahesh
Por dije se kam vdek
Dhe zemra mu be hi
Dhe smendoj me per ty
Por dije se kam vdek
Dhe zemra mu be hi
Dhe smendoj me per ty
Por dije se kam vdek
Dhe zemra mu be hi
Dhe smendoj me per ty
por dije se kam vdek
Dhe zemra mu be hi
Dhe smendoj me per ty
Por dije se kam vdek
Dhe zemra mu be hi
Dhe smendoj me per ty
Por dije se kam vdek
Dhe zemra mu be hi
Dhe smendoj me per ty
Dhe smendoj me per ty ...
PS ; per papuzzella
Sponsored content

Tekste kengesh shqiptare - Faqe 7 Empty Re: Tekste kengesh shqiptare

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi