Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Albini
Albini
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 16/01/2008
Postime : 931
Info : op
Points : 21
Reputacioni : 20
Medalje Medalje2 Medalje3

Emigracioni i Shqipëtarve Empty Emigracioni i Shqipëtarve

9th February 2008, 00:17
KURBETI

Mërgim ne dhe te huaj për arsyeekonomike e politike. Mori përpjesëtim të mëdha në gjysmën e dytë të shek. XIX Varfërimi i fshatarësisë së lirë dhe i vegjëlisë qytetare i shkaktuar nga grabitja fiskale shtetërore dhe nga xhvillimi i formave kapitaliste të shfrytëzimit, rriti numrin e krahëve të lira të punës, të pro-letariatit të xhveshur nga çdo lloj prone e mjeti jetese, një pjesë e mirë e të cilëve u detyrua te largohet nga shqipëria përkohësisht ose për gjithnjë.

Qyteti që vaxhdoj të tërhiqte më shumë mërgimtarë në vitet 80-të shek. XIX ishte Stambolli ku shkuan disa dhjetëra mijë shqiptarë nga të xhitha krahinat e vendit. Të tjerë sidomos nga krahinat jugore të shqipërisë, vazhduan të vendosen në Rumani, Egjipt etj. Në Rumani në fillim te shek. XX kishte mbi 10 mijë shqiptarë, në Egjipt rreth 30 mijë, kurse në Bullgari rreth 3000. Në përgjithësi shqiptarët e mërguar merreshin me zejtari, tregti e bujqësi. Nga fundi i shek. XIX filloj vala e madhe e emigrantëve nga shqipëria e Jugut për ne SHBA, ku u vendosën rreth 40 mijë shqiptarë, të cilët u përqëndraun kryesisht në Boston, Nju-Jork e Sen-Lui. Vala e mërgimit në SHBA mori një hov të ri 20-30 të shek. XX Në Prag të Luftës II Botërore numri i tyre llogaritej në 80 mijë. Në një numër më te vogel u vendosën në Kanada, Argjentinë, Serbi, Greqi, Francë, Itali, Australi, etj. Mërgimi vazhdoi pa ndërpreje deri në çlirimin e shqipërisë më 1944.
CLICHE
CLICHE
Anëtar i rregullt
Anëtar i rregullt
Regjistruar : 31/12/2007
Postime : 433
Points : 40
Reputacioni : 29
Medalje Medalje2 Medalje3

Emigracioni i Shqipëtarve Empty Re: Emigracioni i Shqipëtarve

9th February 2008, 00:30
Emigrimi nga Shqipëria është në përmasa të mëdha. Në krahasim me përqindjen e popullsisë, Shqipëria është një nga vendet me emigracionin më të lartë në botë.
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Emigracioni i Shqipëtarve Empty Re: Emigracioni i Shqipëtarve

22nd February 2008, 20:30
APEL; Drejtuar Parlamentit Evropian,Prokurorisë dhe Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës,Istitucionit të Lartë për të drejtat e njeriut.
Emigrantët Shqipëtar që punojnë dhe jetojnë në shtetin Grek prej 18 vjetësh ndiejnë domosdoshmëri të drejtohen në organet më të larta ndërkombëtare të drejtësisë njerëzore për t’ju bërë të njohur veprimet raciste,të një anëshme,skllavëruese dhe të dënueshme nga opinioni i gjithë njerëzve të ndershëm dhe demokratë të vërtetë.
Në Greqi sotë jetojnë më shumë se 800.000 emigrant Shqipëtarë të cilët mbahen peng nga politika e pa drejtë e qeverisë Greke e cila pa asnjë arsyetim llogjik dhe ligjor nuk po bënë legalizimin e duhur dhe në standartet Evropiane.Gjatë këtyre 18 vjetëve emigranti Shqipëtar është denigruar,ndjekur,syrgjynosur,përzënë,rrahur,torturuar në të shumtën e rasteve pa të drejtë.I janë marrë me forma presioni një shumë parash për legalizim,e cila varion nga 150-900 euro dhe asnjëherë nuk është bërë brënda standarteve.Më e keqja është se dokumentat e legalizimit janë dorzuar me afat të skaduar,për këtë kemi plotë raste të dokumentuara.Kërkojmë të bëhet një kontroll i përgjithshëm dhe të dalë përgjegjësia.
Emigranti Shqipëtar është mbajtur dhe mbahet si skllav,pa të drejtë të lëvizë për në vëndin e tij,ku detyrohet të shkoj për shum arsye njerëzore,ekonomike,zyrtare etj.
Gjëndja është bërë e pa durueshme me vonesat e dhënies së lejeve të qëndrimit të quajtura: “Adhje Paramoni” sepse ndjehemi si të lidhur me zinxhir në qafë më keq se një kafshë.Nuk ka ditë të mos pyesim dhe përgjigja është e njëjtë; “Nuk kemi mundësi ti nxierrim më shpejt”,kur ligjërishtë është një afat prej 45-60 ditë.Kemi nga 1-2 vjetë që kemi depozituar kërkesat për rinovim të lejes së qëndrimit.Në anën tjetër pushtetarët janë shum të rreptë në kërkesën e plotësimit të kushteve të vendosura nga ligji,i cili asnjëherë nuk ka qënë dhe nuk është për të ndihmuar emigrantin.Në shumë raste emigrantit i janë marrë shuma e të hollave për legalizim dhe më mbrapa është deportuar drejt vëndit të tij me forcë me arsyen se është i pa ligjshëm dhe nuk plotëson kushtet për ligjërim.Operacioni “Fshesa” asnjëherë nuk ka ndaluar.
Kërkojmë ndërhyrjen urgjente të organizmave ndërkombëtare të mbrojtjes së të drejtave njerëzore,pasi ndjehemi të pa mbrojtur si nga shteti jonë Shqipëtar dhe nga shteti pritës Grek.Gjëndja nuk është e pa njohur për asnjërin nga këta shtete.
Jemi munduar me forma të ndryshme ta ngremë zërin tonë,por ai është mbytur nga zhurmat e pa drejta dhe nga përçarjet që kanë bërë organe të specializuara e të qëllimëshme,ose ka rënë në vesh të shurdhër.
Në të shumtat e rasteve i janë etiketuar padrejtësishtë emigrantit Shqipëtar veprime kriminale,qëllimishtë për të goditur figurën e mirë dhe për ti dhënë opinionit të gjerë publik ksenofobinë e cila në shumë raste na ka kushtuar edhe me jetën tonë.
Asnjëherë dhe në asnjë rast nuk ka patur dhe nuk do të ketë barazi me punonjësit vëndas,për emigrantin,megjithëse propogandohet për të zbukuruar figurën e qeverisë Greke para opinionit botëror.
Të gjithë ata emigrantë,që me djersën e tyre përfitojnë asistencë sociale,(Tamio-anergjias) nuk lejohen të dalin nga
Greqia sepse ju ndërpritet asistenca.Bëhet fjalë vetëm për Shqipëtarët sepse ata që shkojnë në vëndet Evropiane nuk marrin vulë në pasaportë dhe kështu që nuk ju ndërpritet asistenca sociale,(Tamio-anergjias).
Emigrantët Shqipëtarë janë detyruar dhe po detyrohen nga policia dhe gjykata greke të kalojnë në autoshkollat greke si fillestar për t’u paisur me leje-drejtimi-automjeti,(Patenta),pavarsishtë se zotërojnë një leje-drejtimi-automjeti nga vëndi i origjinës,e cila plotësonë standartet botërore të sigurisë.E gjithë kjo vetëm për t’i vjelë nga 800-1200 euro.
Emigranti Shqipëtar është dënuar dhe po dënohet padrejtësishtë nga bashkitë ku jeton,nga 250-1000 euro,për vonesa dokumentash,mos plotësim afatesh,mos deklarim ndryshimesh,shtëpi,punë,asistencë,siguracion,pronar,etj,por asnjëherë nuk i janë kthyer mbrapsht paratë e dhëna kotë për të marrë lejen e qëndrimit,lëremë që s’bëhet fjalë për dëmshpërblime në raste përzëniesh pa të drejtë nga puna,në raste aksidentesh,në raste të ndarjes familjare dhe të nxierrjes jashtë ligjit mbas një periudhe faktikishtë të gjatë në punë etj.
Për këto dhe shumë padrejtësira të tjera shteti grek nuk ka një zyrë të mirëfilltë,për sqarimin dhe informimin e emigrantëve.Edhe një zyrë që ka krijuar kohët e fundit si “qëndër të shërbimit të qytetarëve” KEP (Kendro Eksipiretisi Politon) ato nuk ndihmojnë dhe nuk publikojnë ligjet në të shumtën e rasteve po nuk u paraqit i interesuari.
Ne kërkojmë ndërhyrjen e organeve të Drejtësisë Botërore në një kohë sa më të shpejtë të jepet rrugëzgjidhje e cila është e mundëshme në të gjitha rastet,vetëm se mungon dëshira e përmbushjes së tyre.
Shkurtimishtë këto janë disa nga ankesat kryesore dhe që përbëjnë problemin e madh të emigracionit në Greqi.
LSHSHG-Lidhja e Shoqatave Shqipëtare në Greqi
Albini
Albini
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 16/01/2008
Postime : 931
Info : op
Points : 21
Reputacioni : 20
Medalje Medalje2 Medalje3

Emigracioni i Shqipëtarve Empty Re: Emigracioni i Shqipëtarve

22nd February 2008, 21:05
Se paku numerohen kater faza te emigrimeve ne Kosove:

Faza e pare: emigrimet ne vitet 50-60 te shekullit XX per ne Turqi.
Faza e dyte: emigrimet e viteve 70 gjithashtu te shekullit XX per ne Evropen Perendimore dhe Serbi.
Faza e trete: emigrimet e viteve 80-90 te shekullit XX drejt Evropes Perendimore.
Faza e katert: emigrimet e viteve 1998-1999 drejt Shqiperise, Maqedonise, Serbise, Malit te Zi, Evropes dhe vendeve tjera perendimore.

Keto kane qene ato fazat me te reja dhe me te dukshme fatkeqe per ne.
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Emigracioni i Shqipëtarve Empty Re: Emigracioni i Shqipëtarve

22nd February 2008, 21:39
GREQIA BËNË REPREZALJE TEK EMIGRANTËT SHQIPËTAR DHE QEVERIJA SHQIPËTARE HESHT.
shkruar nga Danel Cana
Ka më shumë se nëntë muaj që policia Greke vazhdonë me intesitet të lartë operacionin “Fshesa”.Nuk ka ditë të mos ketë autobuza me emigrant shqiptar të kthyer në pikat kufitare me Shqipërinë.Të vizitoshë rajonet e policisë,është e pa mundur të mos ketë emigrant Shqiptar në qelitë e paraburgimit.Në ishullin e Zakynthos ky fenomen është më i theksuar.Kjo ngaqë u është lënë “dorë e lirë për gjithçka”.Me gjithë sinjalizimet tona të shpeshta,ambasadori Shqipëtar nuk ka denjuar të vijë dhe të marrë një takim me pushtetarët e vëndit,për shumë halle dhe shqetësime që kanë emigrantët në këtë ishull.Ka disa momente apo drejtime ku indiferenca e shtetit Shqiptar është aqë e pa skrupullt saqë me gjakftohtësinë e një krimineli profesionistë po shkatërronë jetën,familjet,identitetin, e çdo gjë shqiptare të bashkëkombësve të saj.Për këtë dhe vetëm për këtë shteti Shqiptar duhet të jetë në gjyq ndërkombëtar me atë pjesë të kombit i cili dergjet rrugëve të Evropës dhe i shikojnë duartë,se sa para pruri nga puna e tij skllavërore për të ndihmuar ekonominë e sëmurë shqiptare.Dhe mburren ministri i financave apo dikush tjetër se ndihma emigrantëve është “kaq dhe aq %”! Por asnjëherë nuk i kam dëgjuar të këmbëngulin për të drejtat e emigrantëve! Emigrantët shq1iptar në Greqi kanë 17 vjetë dhe akoma janë të pa ligjshëm!Presin qarkoret e qeverisë greke për të lëvizur drejtë atdheut dhe familjeve dhe të afërmve të tyre!Depozitojnë dokumenta...derdhin një shumë të konsiderueshme dhe cilësohen “të rregullt”Nga ana e qeverisë dhe pushtetarëve grekë,pasi kanë përmbushur kërkesat e tyre...pavarsishtë se këto leje nuk kanë ndërmënd ti marrin! Ose do ti marrin të skaduara ose kapë e përcjellë “veveosi-veveosin”,(vërtetimi-vërtetimin).Dhe mbetën gjithë kohës me një copë vërtetim në xhepë.Nuk ka ditë pushimi për “Kluvën”,një Fugon i policisë i shoqëruar nga një autoveturë dhe një motoçikletë.Në çdo orë trokasin nëpër dyert e eigrantëve shqipëtar duke ju thënë me brutalitet:
-Grigora ta kartja sas.(Shpejtë letrat tuaja)
Nuk kanë të mbaruar postblloqet,(Këtu shumica e shqiptarëve kanë nga 2-3 mjete qarkullimi).Sa shikojnë patenta shqiptare tallen,e hedhin poshtë, e grisin,duke thënë:
-Me afto pu eqis,kseris ja ti kriazete? (Me këtë që ke,e di përse duhet?)
I mbajn 2-3 ditë aftoforo (arrestë),pastaj i lëshojnë duke ju thënë të shkojnë e të nxierrin patentë Greke.
Këtu qëndronë meskiniteti i qeverisë shqiptare.Nuk ka mundësi qeveria shqiptare ta padisë në gjyqin ndërkombëtar Greqinë për shkelje të të drejtave të njeriut? Asnjëherë nuk i kanë munguar provat dhe dëshmitarët.Disa herë e kemi trajtuar edhe në shtyp,këtë temë kaqë të rëndësishme dhe delikate e mjaftë të nxehtë.Në konventën ndërkombëtare të Hagës thuhet qartë:”Është i detyruar të paiset me leje qarkullimi të automjetit,të vëndit dhe shtetit ku jeton,çdo njeri që ka të drejtën e qëndrimit të tij ligjor në këtë shtet.Juridikishtë e drejta e qëndrimit është pasaportizimi.Cili nga emigrantët e greqisë e ka fituar këtë të drejtë? Përveçse disa të konsideruar si Vorio-Epiriotë(Homogjenis)!Të gjithë të tjerët mbi të cilët bëhet kërdia e fushatës dhe e “spastrimit Ekonomik” janë kthyer në terren fitim prurës për qeverinë greke,e cila gjoja me një qarkore të ministrisë së transportit paska të drejtë të çfuqizojë ligjet e konventës së Hagës.Këto nuk i di qeveriq Shqiptare? Apo nuk ka mundësi ti zbulojë? Unë kërkoj ndihmë nga qeveria Shqiptare dhe disa të tjerë akoma,të na ndihmojë me përkrahje ligjore,me avokatë për t'ju drejtuar gjykatës së Hagës.Për këto teka, thjeshtë individuale do ti quaja nga ana e policisë greke, ne si emigrantë kemi paguar shuma të mëdha gjobash,kemi ndëjtur me ditë të tëra në biruca,shumë janë detyruar të nxierrin patentë greke si fillestar.Përse të detyrohet emigranti shqiptar të futet nëpër këto kanale?Përse të mos legalizohet patenta e tij shqiptare,e cila plotësonë të gjitha kushte dhe parametrat e duhur?Kush përgjigjet për të gjitha këto padrejtësi në kurriz të emigrantit?Kush e shpërblen stresin dhe vuajtjet e tij?Kush e shpërblenë dëmin financiar që i është shkaktuar emigrantit? Kush përgjigjet për familjet e shkatërruara nga këto veprime të jashtëligjëshme në kurriz të tij dhe që janë haptas shkelje me të dyja këmbët e të drejtave dhe lirive njerëzore? Nuk ka të drejtë emigranti shqiptar në Greqi të jetoj i qetë brënda normave ligjore, që i zbatonë më mirë nga dikush tjetër,nuk ka të drejtë të shijojë lirinë,lirinë e fjalës,të jetës,të punës,të shkollimit në gjuhën amtare? Etj.
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Emigracioni i Shqipëtarve Empty Re: Emigracioni i Shqipëtarve

1st March 2008, 18:23
Sipas një raporti të kohëve të fundit të Bankës Botërore, shifra zyrtare e të ardhurave nga emigracioni është mbi 15 përqind e GDP-së, ndërsa parashikohet që remitancat aktuale të jenë shumë më të larta.
Sponsored content

Emigracioni i Shqipëtarve Empty Re: Emigracioni i Shqipëtarve

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi