Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

FROJD, Zigmund Empty FROJD, Zigmund

7th April 2008, 23:42
FROJD, Zigmund

(FREUD, Sigmund), psikolog dhe psikiatër austriak. Themelues i psikanalizës. Nga viti 1932 profesor në Vjenë, kurse në vitin 1928 për shkak të hitlerianëve emigroi. Teoria e tij mbi jetën psikike ndi-koi jo vetëm në zhvillimin e psikologjisë (Adleri, Jungu e tjerë), por me modifikime të ndryshme dhe korrektura të shumta është e pranishme edhe në disa teza filozofike deri në kohën tonë (E. Fromi, H. Markuze e tjerë), ndonëse vetë Frojdi refuzonte vendosmërtisht që t'i atribuohet çfarëdo intence filozofike koncepcionit të tij «natyror-shkencor». Nocioni i nënvetëdijes është kategori fundamentale e psikanalizës së tij. Duke konsideruar se baza e tërë jetës është në sferën e cila është krijuar duke prapsur instinktin (para së gjithash ate libidinoz) në sferën e nënvetëdijes, ai pohon se pikërisht kjo sferë qenësisht përcakton të gjitha aktet tona të vetëdijshme. Të prapsurit, mosplotësimi i kënaqësisë së plotë të instinkteve seksuale rezulton me neuroza të ndryshme, ekscese patologjike, gabime në shkrim dhe në të folur e tjera. Zbulimi i sferës së nënvetëdijshme, që i takon Frojdit, pa-raqet një zbulim jashtëzakonisht të rëndësishëm, relevant sidomos për shpjegimin më të thellë të disa feno-meneve jo vetëm psikike por edhe të përgjithshme kulturore.
Me zmbrapsjen e instinktit libidinoz në të vërtetë nuk krijohen medoemos neurozat: në manifestimet e sub-limuara të instinktit të paplotësuar shfaqet për shembull arti. Artisti kryesisht, për shkak të nevojave të fuqishme instinktive është i paaftë të gjendet në realitetin praktik: andaj i drejtohet botës së imagjinatës dbe në të gjen kompensimin për plotësimin e drejtpërdrejtë të dëshirave të veta. Nga kjo botë fiktive e artit nuk është larg shpeshherë rruga deri te neurozat. Mirëpo artisti me anën e mekanizmit mbrojtës, domethënë rne anën e aftësive të sublimimit - ndonëse ka pësuar disfatë në jetë dhe e ndien veten të vetmuar - prapëseprapë gjen ngushëllim në faktin se u ofron ngushëllim joartistëve. Ndërkaq, bukuria në vetvete nuk u takon qëllimeve të drejtpërdrejta të artistit: për të pikërisht janë të rëndësishme problemet jetësore; bukuria i shërben vetëm si armë për mbrotje dhe për lehtësimin e vështërsive. Neurotikët nuk e kanë këtë armë, kështu që u bëhet «e pamundur rruga në realitet».
Në ëndrrat si dhe në religjionet dhe mitet manifestohet gjithashtu bota e dëshirave të parealizueshme, të prapsura. Gjithë simbolika që krijohet pikërisht për shkak të censurës dhe të pamundësisë që të shfaqen drejtpër-drejt impulset libidinoze (këta censorë nuk flenë as në kohën e ëndrrave) mund të kuptohet duke i reduktuar në format e veta të pacensuara. Shpjegimet e ëndrrave zbulojnë dëshirat dhe qëllimet sekrete, madje edhe atëherë kur iluzorisht duken se janë,të karakterit të kundërt.
Impulsi themelor dhe thelbi i gjithë mësimit të Frojdit si dhe i një serie veprash teorike të jashtëzakonshme të tij qëndron në synimin e tij që sa më shumë të eliminohet censura e përhershme, e cila pengon të shprehurit e lirë të impulseve, që këta të depërtojnë pa pengesa nga burgjet e tyre, që të shprehet në mënyrë autentike njeriu i vërtetë, burimor dhe jo i rremë dhe hipokrit, që në asociacionin e drejtpërdrejtë të zbulohen gjurmat e veprimeve jonjerëzore të njeriut. Andaj metoda fundamentale e shërimit psikanalitik qëndron në faktin që duke i bërë të vetëdijshme elementet e ndryshme nga nënvetëdija që shfaqen te pacienti (shpesh për shembull edhe në format simbolike në ëndrra), të zbulohen shkaqet e vërteta të neurozave me anën e asociacioneve të lira dhe nëpërmjet bisedave. Teoria e tij mbi Egon, mbi kompleksin e Edipit, mbi ëndrrat, mbi shkaqet e ndryshme të pervezioneve, mbi krijimin dhe përjetimin e artit, shpjegimi i tij i totemit dhe i tabusë, si dhe një seri e tërë tezash mbi strukturën psikike dhe sociale të popujve primitivë, patën (dhe në një masë të caktuar kanë edhe sot) ndikim jashtëzakonisht të madh në shumë vazhdues dhe popullarizatorë të psikanalizës në gjithë botën dhe në fusha të ndryshme shkencore (nga psikologjia, psikiatria deri te sociologjia, estetika dhe filozofia e kulturës). Ndërkaq, sot njëkohësisht provohet edhe një seri e tërë e njëanshmërive dhe i tezave joshkencore, të ndera dhe të pavërtetuara dhe i teprimeve plauzibile me të cilat, duke reduktuar tërë jetën në elementet e instinkteve libidi-noze, janë të pasura veprat e Frojdit. Të gjitha kryeveprat e Frojdit janë përkthyer në serbokroatishte, sidomos në «Odabrana dela Sigmunda Frojda», Matica Srpska, në VIII vëll.: I Psihopatologija svakodnevnog zivota; II Lfvod u psihoanaJizu; III Dosetka i njen odnos prema nesvesnom; IV O seksuainoj teoriji; Totem i tabu; V Iz kulture i umetnosti(Sumanutost i snovi u Gradivi V. Jensena; Jedna uspomena iz detinjstva Leonarda da Vinci-ja; Mikelandelov Mojsije; Dostojev-ski i oceubistvo; Nelagodnost u kultu-ri); VI Tumaëenje snova I; VII Tuma-denje snova II; VIII Autobiografija; Nova predavanja za uvodenje u psi-hoanalizu.
FROJD, Zigmund (FREUD, Sigmund), psikolog dhe psikiatër austriak. Themelues i psikanalizës. Nga viti 1932 profesor në Vjenë, kurse në vitin 1928 për shkak të hitlerianëve emigroi. Teoria e tij mbi jetën psikike ndi-koi jo vetëm në zhvillimin e psikologjisë (Adleri, Jungu e tjerë), por me modifikime të ndryshme dhe korrektura të shumta është e pranishme edhe në disa teza filozofike deri në kohën tonë (E. Fromi, H. Markuze e tjerë), ndonëse vetë Frojdi refuzonte vendosmërtisht që t'i atribuohet çfarëdo intence filozofike koncepcionit të tij «natyror-shkencor». Nocioni i nënvetëdijes është kategori fundamentale e psikanalizës së tij. Duke konsideruar se baza e tërë jetës është në sferën e cila është krijuar duke prapsur instinktin (para së gjithash ate libidinoz) në sferën e nënvetëdijes, ai pohon se pikërisht kjo sferë qenësisht përcakton të gjitha aktet tona të vetëdijshme. Të prapsurit, mosplotësimi i kënaqësisë së plotë të instinkteve seksuale rezulton me neuroza të ndryshme, ekscese patologjike, gabime në shkrim dhe në të folur e tjera. Zbulimi i sferës së nënvetëdijshme, që i takon Frojdit, pa-raqet një zbulim jashtëzakonisht të rëndësishëm, relevant sidomos për shpjegimin më të thellë të disa feno-meneve jo vetëm psikike por edhe të përgjithshme kulturore.
Me zmbrapsjen e instinktit libidinoz në të vërtetë nuk krijohen medoemos neurozat: në manifestimet e sub-limuara të instinktit të paplotësuar shfaqet për shembull arti. Artisti kryesisht, për shkak të nevojave të fuqishme instinktive është i paaftë të gjendet në realitetin praktik: andaj i drejtohet botës së imagjinatës dbe në të gjen kompensimin për plotësimin e drejtpërdrejtë të dëshirave të veta. Nga kjo botë fiktive e artit nuk është larg shpeshherë rruga deri te neurozat. Mirëpo artisti me anën e mekanizmit mbrojtës, domethënë rne anën e aftësive të sublimimit - ndonëse ka pësuar disfatë në jetë dhe e ndien veten të vetmuar - prapëseprapë gjen ngushëllim në faktin se u ofron ngushëllim joartistëve. Ndërkaq, bukuria në vetvete nuk u takon qëllimeve të drejtpërdrejta të artistit: për të pikërisht janë të rëndësishme problemet jetësore; bukuria i shërben vetëm si armë për mbrotje dhe për lehtësimin e vështërsive. Neurotikët nuk e kanë këtë armë, kështu që u bëhet «e pamundur rruga në realitet».
Në ëndrrat si dhe në religjionet dhe mitet manifestohet gjithashtu bota e dëshirave të parealizueshme, të prapsura. Gjithë simbolika që krijohet pikërisht për shkak të censurës dhe të pamundësisë që të shfaqen drejtpër-drejt impulset libidinoze (këta censorë nuk flenë as në kohën e ëndrrave) mund të kuptohet duke i reduktuar në format e veta të pacensuara. Shpjegimet e ëndrrave zbulojnë dëshirat dhe qëllimet sekrete, madje edhe atëherë kur iluzorisht duken se janë,të karakterit të kundërt.
Impulsi themelor dhe thelbi i gjithë mësimit të Frojdit si dhe i një serie veprash teorike të jashtëzakonshme të tij qëndron në synimin e tij që sa më shumë të eliminohet censura e përhershme, e cila pengon të shprehurit e lirë të impulseve, që këta të depërtojnë pa pengesa nga burgjet e tyre, që të shprehet në mënyrë autentike njeriu i vërtetë, burimor dhe jo i rremë dhe hipokrit, që në asociacionin e drejtpërdrejtë të zbulohen gjurmat e veprimeve jonjerëzore të njeriut. Andaj metoda fundamentale e shërimit psikanalitik qëndron në faktin që duke i bërë të vetëdijshme elementet e ndryshme nga nënvetëdija që shfaqen te pacienti (shpesh për shembull edhe në format simbolike në ëndrra), të zbulohen shkaqet e vërteta të neurozave me anën e asociacioneve të lira dhe nëpërmjet bisedave. Teoria e tij mbi Egon, mbi kompleksin e Edipit, mbi ëndrrat, mbi shkaqet e ndryshme të pervezioneve, mbi krijimin dhe përjetimin e artit, shpjegimi i tij i totemit dhe i tabusë, si dhe një seri e tërë tezash mbi strukturën psikike dhe sociale të popujve primitivë, patën (dhe në një masë të caktuar kanë edhe sot) ndikim jashtëzakonisht të madh në shumë vazhdues dhe popullarizatorë të psikanalizës në gjithë botën dhe në fusha të ndryshme shkencore (nga psikologjia, psikiatria deri te sociologjia, estetika dhe filozofia e kulturës). Ndërkaq, sot njëkohësisht provohet edhe një seri e tërë e njëanshmërive dhe i tezave joshkencore, të ndera dhe të pavërtetuara dhe i teprimeve plauzibile me të cilat, duke reduktuar tërë jetën në elementet e instinkteve libidi-noze, janë të pasura veprat e Frojdit.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi