Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Pitagora (580-500) Empty Pitagora (580-500)

27th February 2014, 16:31
Pitagora (580-500)
Pitagora është matematicient e filozof grek që jetoi nga fundi i shekullit VI p.e.s. Lindi në ishullin Samos nga ku u largua për për të bërë shum udhtime e ndër ta vizitoi edhe Egjiptin por pjesën më të madfhe të jetës e kaloi në Crotone, (foto poshtë) në jug i Italisë së sotshme . Këtu krijoi shkollën e tij të afërt me një sektë.

Pitagora studjoi matematikën, muzikën dhe filozofinë. Njihet si kreator i filozofisë sepse e kuptoi dhe vu në pah ndjenjën për kërkimin e pambarimit të njeriut dhe njëherit ofron një përfundim të këtij hulumtimi : realiteti i përjetshëm që spjegon shfaqjen e të qenurit relatif dhe nxitjen që përbën ajo për përkryrje. Pitagora pra, merret edhe me metempsikozë ; mundësi për rilindje apo ringjallje pas vdekjes në një qenie të ndryshuar dhe kështu në vazhimësi, që do të thotë, mundësi për të patur më tepër jetëra.

Përndryshe, sot parashtrohet pyetja se çfar do të qe niveli dhe rruga e mendimit grek pa Pitagorën ? Ku do të kishin aritur Parmenidi, Platoni apo Aristoteli?

Tre dhunti, spiritualizmi, dija dhe filozofia harmonizohen në vepren e Pitagorës dhe kjo është vetia kryesore, dhe elementi kryesor që bënte madhështinë e tij e që lidhi pas tij një numër të jashtëzakonshëm pasuesish pa lënë asnjë gjurmë egërsie por as edhe pengese për lulzimin e personaliteteve si Milon apo Filolasi.

Nxënësit fillestar në pesë vjetët e para mësonin dhe ushtronin heshtjen. Në këtë kohë ata quheshin auditorë (dëgjues). Pas pesë vjetëve, fillonte studimi i lëmive të mjekësisë, astronomisë dhe gjeografisë.

Lufta kundër qytetit të afërt Sibaris (foto djathtas) dhe suksesi i komuninetit të Pitagorës ngjallën armiq kështu ai u detyrua të tërhiqet në Metapontë ku edhe vdiq. Besonte metampsikozën por na nuk dijmë a u ringjall ndonjëherë… Dijmë vetëm se filozofë të rëndësishëm pas tij, në Greqi, në Romë e gjetiu, lanë dëshmi të qarta për se frutet e urtësisë së Pitagorës jetonin akoma.

Pas zbulimit të blloqeve të gravuara t’argjilit nga Babilonasit që datojnë nga viti 1800 p.e.s., dijmë se Pitagora nuk është më zbuluesi por thurrësi i teoremës së njohur « Shuma e katrorëve të masave të kateteve të trekëndeshit këndëdrejtë është e barabartë me katrorin e masës së hipotenuzës ». Pitagora dhe nxënësit e tij zbuluan se seriali i numrave katrorë : 4, 9, 16, 25, 36 dhe me rradhë formohet nga shtimi i numrit tek që vijon në brënda njësisë pra : 1+3 ; 4+5 ; 9+7 ; 16+9 ; 25+11 e kështu me rradhë. Ky zbulim i rëndësishëm, jo vetëm që ka fuqine e një ligji, po krijon edhe një harmoni të këndëshme vizuale të numrave në shpirtin e njeriut.

Në muzikë, njohim « Gamën e Pitagorës ». Gama natyrore që përdorej në mënyrë empirike egzistonte është e qartë. Njeriu i njihte notat pa e ditur se i përdor gjatë rënies së instrumenteve (shqip dëndëneve) dhe këndimit. Pitagora ka meritat për zbulimin dhe vendosjen e bazave të teorisë se muzikës (gama) dhe të fizikës sepse spjegoi bazat e intervaleve natyrore : oktavë, kintin dhe kvartetin që janë në përputhje me raportet numrave të thjeshta.

Këto intervale themelore u zhvilluan gjatë shekujve dhe sot na kemi gamën e njohur : do, re, mi, fa, sol, la.

* * *
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi