Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Zenoni nga Elea (485-435) Empty Zenoni nga Elea (485-435)

27th February 2014, 16:32
Zenoni nga Elea (485-435)
Zenoni lindi në ishullin Elea rreth vitit 485 p.e.s. Dijmë se është nxënës i Parmenidhit dhe se e shoqëroi atë
Zenoni është njëri nga nxënësit më të spikatur të shkollës së Elea-së. Mik dhe disipël i Parmenidhit e mohon lëvizjen dhe e arsyeton me të menduarit. Nga kjo pikëpamje edhe kundërvënia doktrinës së Pitagorës i cili ndërlidh numrin me gjërat.
Zenoni është i njohur si formulues i shum paradokseve me të cilat pasqyron pamundësinë dhe egzistencën e ndonjë materje që mund të ndahet në pafund si dhe lëvizjen, nëse pra hapësira dhe koha përbëhën nga pjesë të pandashme. Filozof që nxit debate në të cilat njëra palë mbron një tezë kurse tjetra mundohet të vërë në pah paqëndrueshmërinë dhe ta rëzoj atë në absurditet. Mu për këtë lloj debati, Aristoteli e konsideron Zenonin çpikës të dialektikës.
Të cekim se Zenoni shkroi një libër ku sulmon kundërshtarët e mësusit të vet por madhështia e tij nuk vjen nga 200 fjalët që janë gjetur gjer më tash, ajo vjen më tepër nga citime të ndryshme mbi veprën e tij nga të tjerët e pjesa më e madhe, na bëhet e njohur nga Aristoteli.
Paradoksi i shigjetës së hedhur drejt një caku : Poqese koha dhe hapësira përbëhen nga çaste dhe vënde, atëherë në çdo çast shigjeta duhet të jetë në një vend dhe kështu më tutje dhe kështu, nëse koha dhe hapësira janë të ndashme në pakufi, shigjeta nuk do të arij cakun... Nëse hapësira është e ndashme në pambarim, atëherë shigjeta duhet të kaloj më parë gjysmën e rrugës për te caku, mandej gjysmën që ngel për ta kaluar dhe kështu me rradhë e pasiqë nuk kemi largësi zero, shigjeta asnjëherë nuk do të arrij cakun.
Të dy rastet faktikisht na bartin në një rrugë pa krye. Na do të thomi vetëm se është akoma e pamundur të vërtetohet diç rreth pranisë së pafundësisë absolute. Asnjë metodë racionale, e shëndoshë, nuk mund të provon një gjë të tillë pasiqë, nëse do të egzistonte një fund i pafundësisë, çdo gjë do të përfshihej në brendi të një sfere të përkufizuar në një pafund.
Paradoksi i breshkës : Akili sheh para vehtes një breshkë dhe nxiton ta mbërij por kur është në vendin e nisjes së breshkës, ajo qartë, ka përparuar. Akili i shkathët vrapon dhe distanca ngushtohet por nuk arin breshkën e cila ka ecur para. Pradoks shembullor !
Të shohim më qartë mendimin e Zenonit :
Akili > breshka >
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi