Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Albo
Albo
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 186
Points : 294
Reputacioni : 20
Medalje2 Medalje3

Albanët me famë në mijëvjeçarë (Nga Troja e lashtë deri në ditët tona)    Empty Albanët me famë në mijëvjeçarë (Nga Troja e lashtë deri në ditët tona)

13th February 2016, 09:24
Elena Kocaqi 
Albanët me famë në mijëvjeçarë (Nga Troja e lashtë deri në ditët tona)  
Hyrje 


Ky studim ka si objekt figurat më të famshme shqiptare, ose me rrënjë shqiptare, të cilët kanë lënë gjurmë të thella në historinë botërore. Shqiptarët janë krijuesit dhe qeveritarët e perandorive më të mëdha të njerëzimit; Perandoritë, si ajo e Aleksandrit të Madh, Romës, Bizantit dhe Osmanëve, janë në thelbin e tyre perandori të krijuara dhe qeverisura nga shqiptarët, apo nga paraardhësit e tyre, pellazgo-ilirët. Ata në rolin e qeveritarëve, i kanë dhënë botës zyrtarisht fenë njëzotëshe dhe janë arkitektët dhe financuesit e veprave të kultit më të vjetra dhe më të famshme të botës. Shqiptarët kanë dhënë kontributin e tyre për krijimin e disa shteteve moderne si të Egjiptit, Turqisë, Greqisë, Rumanisë, Italisë etj. Ata studiues të huaj, të cilët e njohin historinë, e vlerësojnë lart kontributin që kanë dhënë shqiptarët për qytetërimin botëror. Një nga këta është amerikani Xh. Williams, i cili e dënon ashpër persekutimin e shqiptarëve në shekullin e XX, kur thotë se: “Është tragjedi tej çdo përfytyrimi që kjo racë e madhe dhe shumë e lashtë të katandisej në këtë gjendje, e cila meriton të quhet skandal i qytetërimit evropian”. Ka ardhur koha që të njihet e vërteta historike dhe shqiptarëve t’u jepet vendi që meritojnë, për kontributin që kanë dhënë në historinë e qytetërimit botëror. Shqiptarët janë gjyshërit e kombeve dhe gjuhëve të Evropës, si dhe krijuesit e qytetërimit më të lashtë etnik evropian dhe nuk e meritojnë të trajtohen siç janë trajtuar, sidomos në shekullin e XX. Bota duhet të dijë të shfrytëzojë dhe të kanalizojë aftësitë e shqiptarëve në drejtimin e duhur, për të kontribuar për të mirën e njerëzimit dhe, për ta bërë këtë, ajo duhet të njohë historinë e vërtetë të këtij kombi. Në këtë libër, për herë të parë përfshihen fakte të marra nga burimet Mesjetare perëndimore, në të cilat flitet për origjinën iliro-trojane të popujve të perëndimit, apo racës gjermanike nga ku del qartë roli i madh i genit shqiptar në formimin e kombeve të Evropës dhe të gjuhëve të tyre. Këto të dhëna mendoj se meritojnë të shihen me kujdes nga historianët shqiptarë dhe të huaj. Për të nxjerrë të vërtetat historike, të cilat për një historian janë të rëndësishme, jam mbështetur në burimet historike parësore, si të Antikitetit dhe të Mesjetës, i kam ballafaquar këto burime me njëra tjetrën si dhe me të dhëna të tjear. Shpresoj që të kem dhënë sadopak kontribut mbi njohjen dhe rivlerësimin e historisë së vërtetë të shqiptarëve. Falënderoj Zotin e vetëm të të gjithë njerëzimit, që e dua më shumë se çdo gjë në këtë botë, i cili më ka dhënë vullnetin për të studiuar dhe çdo gjë që unë kam. Falënderoj prindërit dhe profesorët e mi për edukimin tim, nga ana njerëzore dhe profesionale si dhe të gjithë intelektualët shqiptarë për mbështetjen që më kanë dhënë në punën time.  Autorja Elena Kocaqi
Albo
Albo
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 186
Points : 294
Reputacioni : 20
Medalje2 Medalje3

Albanët me famë në mijëvjeçarë (Nga Troja e lashtë deri në ditët tona)    Empty Re: Albanët me famë në mijëvjeçarë (Nga Troja e lashtë deri në ditët tona)

13th February 2016, 09:30
MBRETËRIA TROJANE Çfarë etniciteti kanë pasur trojanët
Qytetërimi trojano-dardan, është një nga qytetërimet më të lashta dhe më të ndritura që ka njohur njerëzimi dhe së bashku me qytetërimet e Kretës dhe atë etrusk përbëjnë bazën e
atij që quhet qytetërimi evropian, apo Perëndimor, pasi si qytetërimi grek, dhe ai romak nuk janë gjë tjetër veçse derivate të këtij qytetërimi.
Populli dardano-trojan i Azisë së Vogël është quajtur nga autorët e antikitetit si populli i parë që ka banuar atë vend, që pas përmbytjes së madhe dhe Dardani si i pari njeri që ka lindur në atë tokë. Për herë të parë në histori, dardanët përmenden si aleatë të Hetëve në betejën e Kadeshit në vitin 1272 p.k. kundër mbretit legjendar Ramses II i Egjiptit. Të dhënat e tjera rreth tyre jepen nga Homeri dhe më pas nga autorët antikë. Dardanët e Trojës ishin qendra, ose kryeqyteti i Perandorisë trojano-dardane që përfshinte të gjithë Azinë e Vogël me një influencë që shtrihej nga Gadishulli Ilirik deri në Evropën Perëndimore. Troja është qytetërimi më i lavdishëm i racës evropiane.
Nga Troja dhe rrethinat si Thraka, Iliria, dëshmohet se e kanë origjinën pothuajse të gjitha dinastitë dhe kombet e Evropës Perëndimore, kështu që, është e rëndësishme të përcaktohet se cilët ishin trojanët dhe çfarë etniciteti kanë pasur ata.


Popullsia trojane e Azisë së Vogël, ishte dardano-albane


Autorët antikë kanë sjellë një numër të madh faktesh direkt apo indirekt, të cilat, po të lexohen me pak vëmendje, nxjerrin në pah origjinën e trojanëve. Kur flasim për trojan kemi parasysh të gjitha fiset që popullonin Azinë e Vogël si lidët, frigët, myzët, dardanët, karianët, pellazgët, lelekët etj.
Faktet që tregojnë se popullsia e Azisë së Vogël është e një fisi me ilirët, dalin qartë nga të dhënat e historianëve antik. Le t’i marrim me radhë:


1 – Paionët ishin një nga fiset më të mëdha ilire. Herodoti te vepra e tij Historia jep bisedën që zhvillohet midis disa paionëve dhe mbretit të Persisë, Dari, në të cilën ai përcjell fjalët e paionëve kur tregojnë për origjinën e popullit të tyre “Paionia në brigjet e Strymonit (në Maqedoninë bregdetare) dhe se ky lum nuk ishte shumë larg Helespontit, se ishin me prejardhje teukrase dhe koloni e trojanëve”
2 – Straboni te Gjeografia thotë po të njëjtën gjë për paionët “Paionët disa i quajnë koloni
frigase disa të tjerë vendas”.
Paionët një nga fiset më të rëndësishme të ilirëve quhen trojanë dhe frigas, nga Herodoti dhe Straboni.
3 – Paionët Trojanë janë ilirë dhe këtë na e tregojnë autorët antikë, midis tyre Apiani, i cili thotë se “Paionët janë një fis i madh pranë Istrit dhe shtrihen për së gjati që nga Japodët deri te Dardanët. Prej helenëve ata quhen paionë, kurse prej romakëve quhen panonë,
të cilët përfshihen në Iliri”.
Pra, paionët janë ilirë, por e konsiderojnë veten e tyre si trojanë, atëherë edhe trojanët janë
i njëjti fis me ilirët. Nga këto fakte del se meqë paionët ilirë, janë trojanë, atëherë ilirët dhe trojanët
janë një etni. Ky fis i madh Ilir siç do e shohim, ka qenë shtrirë nga Maqedonia deri në
Danub dhe është ndarë në Panoninë e Sipërme dhe atë të Poshtme.
4 – Trojanët janë quajtur Dardanë nga Homeri dhe, sipas tij, janë të parët që kanë banuar në Azinë e Vogël pas përmbytjes së madhe. Pas rënies së Trojës ka fakte që një pjesë e tyre u shpërngulën për t’u vendosur në vende të tjera të botës pellazgo-ilire apo albane. Është fakt që ishte Ene Dardanidi ai që themeloi Romën. Është fakt që një fis ilir ka pasur emrin dardan. Ata jetojnë ende dhe sot në ato troje dhe quhen shqiptarë.
Çfarë kanë të përbashkët dardanët e Trojës me dardanët e Ilirisë?
E përbashkëta e tyre është se ata janë një popull dhe fakti që dhe sot flasin shqip, tregon që edhe Troja duhet të ketë folur këtë gjuhë. Dardanët e Ilirisë ndoshta u vendosën në Iliri tek ilirët që ishin të së njëjtës kombësi me ta dhe i vunë vendit në Iliri emrin Dardani në kujtim të atdheut të tyre. Por ka edhe mendime se Dardani nga Gadishulli Ilirik ka shkuar në
Trojë dhe ka themeluar aty qytetërimin trojan, dhe kjo mund të jetë e mundur.
5 – Straboni tek Gjeografia mban një qëndrim të tillë kur thotë se “Dardani dhe Jasoni
ishin dy vëllezër që jetonin në Samothrak (territori i Thrakisë së atëhershme) dhe pas vdekjes së Jasonit, Dardani shkon dhe themelon në rrëzë të malit Ide qytetin e quajtur sipas emrit të tij Dardania”.
Straboni tregon se dardanët janë me origjinë Thrake. Pra, dardanët ilirë janë quajtur si ilirë, thrakas e trojanë në të njëjtën kohë, rrjedhimisht nuk ka asnjë dallim etnik midis
thrakasve, ilirve dhe trojanëve.
Por sido të jetë, edhe sikur ata të kenë ardhur nga Troja në Iliri, edhe sikur të kenë ikur nga Iliria në Trojë, kjo nuk bën ndonjë ndryshim, pasi bëhet fjalë për një popullsi të një gjaku dhe gjuhe që shtrihej nga Azia e Vogël deri në Evropën Perëndimore. Sido të jetë
padyshim që dardanët e trojës janë dardanët e sotëm alban apo shqiptarë.
6 – Një fakt tepër interesant që tregon se dardanët e Ilirisë janë të një etniciteti me trojanët, është ai që jepet tek libri romak “Historia e Perandorëve”. Autori romak tregon për origjinën e perandorit ilir, Klaudi II dhe thotë se “Në këtë luftë që e udhëhiqte Klaudi, u dallua shumë guximi i kalorësisë dalmate, pasi Klaudi linte të kuptohej se ishte nga kjo provincë, megjithëse të tjerët thoshin se ishte dardan dhe rridhte nga mbreti i trojanëve Ili dhe nga Dardani vetë”.
Dardanët e Ilirisë konsideroheshin nga autorët romakë si ekzaktësisht i njëjti popull me dardanët e Trojës, madje disa me origjinë dhe nga vetë dinastia dardane e Trojës. Pra, sipas autorëve romak, dardanët e Ilirisë janë i njëjti komb me dardanët e Trojës. Dardanët e Ilirisë mbajnë të njëjtin emër si dardanët e Trojës dhe kjo nuk është koinçidencë por vazhdim i kujtimit të Trojës nga popullsia e saj.
7 – Trojanët e kanë quajtur veten si dardanë dhe albanë dhe kjo duket tek emrat që u vunë vendeve të reja ku u vendosën, pas shpërnguljes së një pjese të popullsisë nga Troja. Kështu, Ene Dardanidi qytetin që themeloi në Itali e quajti Alba. Nipi i tij Briti, pasi u vendos në Britani e quajti një pjesë të saj Albani (Skocia emër që e ka trashëguar kryeqyteti i New Yorkut). Pra, ka fakte që ata e mbanin veten për albanë dhe dardanë, emra që dalin te dy fiset ilire të dardanëve dhe albanëve në antikitet. Por edhe sot, të vetmit popuj që quhen albanë dhe dardanë, janë shqiptarët.
Nuk është rastësi që populli shqiptar i sotëm quhet me emrin më të vjetër të Evropës Alban, me të cilin janë quajtur tërë popujt e Evropës së vjetër. Kështu, Britania është quajtur Albion dhe Skocia,
Albani, fiset gjermane teutono-trojane janë quajtur nga Straboni me emrin Albane, në Itali trojanët ngritën qytet me emrin Alban, në Detin e Zi Skithët e quanin veten Alban etj... Edhe dinastitë perëndimore, siç do e shohim më vonë në këtë studim, së bashku me popullsitë e tyre, rrjedhin nga dardano-albanët. Albanët janë shumë të rëndësishëm për të përcaktuar historinë e Evropës dhe arkeologët, para se të merren me gërrmime arkeologjike, duhet të studiojnë albanët, të cilët me gjuhën dhe kulturën e tyre të lashtë tregojnë të gjitha misteret e botës së vjetër. Historianët e antikitetit duhet të mësojnë shqip për të kuptuar historinë botërore. Ata kërkojnë të zbulojnë misteret me bijat e shqipes, si greqishtja dhe latinishtja, por nëse vazhdojnë
kështu duke lënë nënën e tyre pa mësuar, nuk kanë për ta kuptuar kurrë historinë antike.
8 – Emri alban sipas të gjitha burimeve historike dhe shkencore, do të thotë I BARDHË.
Skithët që banonin në veri të Detit të Zi të cilët ishin të së njëjtës racë me iliro-trojanët, thonë në kronikat e tyre se flokët tanë bjondë na vendosën emrin Alban”. Në të gjithë fjalorët fjala albino do të thotë njeri i bardhë. Me një fjalë, emri alban me të cilin njihen shqiptarët e sotëm nga bota, ka kuptimin i bardhë.
9 – Fis tjetër trojanë është edhe ai i kaonëve, të cilët kanë bërë pjesë në shtetin e Epirit apo Ilirinë e Jugut. Homeri përmend kaonët si një fis i rëndësishëm që banonte në Azinë e Vogël, por nga ana tjetër ka fakte që një pjesë e kaonëve të Trojës, pas luftës u vendos në Epir dhe në Itali, ashtu si dhe dardanët.
Kaonët e Epirit janë po i njëjti popull me kaonët e Trojës dhe kaonët e fiseve ilire të Italisë. Kaoni ia vuri vendit emrin Heleni, i biri i mbretit të Trojës, Priamit, pasi erdhi në Epir. Kaonët e Italisë e kishin ruajtur mirë origjinën e tyre dhe gjatë kohës së Pirros u erdhën në ndihmë kaonëve të tjerë që banonin në Korfuz dhe Epir, në luftë kundër Maqedonisë, edhe pse kishin kaluar 1000 vjet nga rënia e Trojës. Kaonët e sotëm që banojnë nga Llogaraja në lumin Cami, nuk janë gjë tjetër veçse trojanë të pastër të përzier me popullsinë vendase të së njëjtës etnie me ta.
10 – Myzët janë një tjetër fis i rëndësishëm në Azinë e Vogël, dhe që ishin aleatë me trojanët, por myzia më vonë del si një fis ilir që ishte vendosur në verilindje të Paionëve apo Panonëve. Pas luftës së Trojës, krerët e këtij fisi duhet të jenë shpërngulur si dardanët dhe kaonët dhe janë vendosur pranë popullsisë që ishte e një etnie me ta. Straboni tregon se Mysët e Ilirisë dhe të Trojës janë të njëjtë, veçse ata të Trojës e kanë prejardhjen nga Mysët, që banonin në Gadishullin Ilirik.
11 – “Mysët janë thrakë, dhe të njëjtë me njerëzit që tani quhen Moesi, nga këta mysë
kanë dalë, gjithashtu, edhe mysët që jetojnë ndërmjet lidëve, frigasve dhe trojanëve”. Pra, mysët e Trojës janë një fis me mysët e Evropës dhe se këta të Evropës kanë shkuar në Azi.
12 – Por, nga ana tjetër, Apiani që ka shkruar një libër për Ilirinë, thotë se “Romakët, jo
vetëm ilirët po edhe paionët që janë afër tyre, dhe Retet, Norikët dhe Myzet që janë në Evropë dhe tërë ato fise që janë kufitare me to që banojnë nga e djathta e atij që lundron nëpër Ister nga lart poshtë i dallojnë nga helenët si kundër bëjnë dhe helenët vetë dhe i quajnë secilin me emra të veçantë, por viset e gjithë këtyre, i quajnë me emrin e përbashkët, “Ilir”.
Pra, romakët mysët i quajnë ilirë, nga ku del se, përderisa mysët e Evropës janë të njëjtë me mysët e Trojës, atëherë trojanët janë ilirë.

13 – Troja dardane ka një emër shqip pa i hequr asnjë gërmë, që do të thotë Trojë vend ku ndërtohen shtëpi banimi, ndërsa të çdo lloji. Ky emër kështu përdoret edhe sot. Kur kërkon të ndërtosh, të duhen troje që të ngresh ndërtesa mbi të. Këtë emër Troja ndoshta e ka pasur, sepse ajo ishte një vend i ngritur që ka shërbyer për ndërtimin e banesave.
14 – Një fakt interesant është ai që trojanët kanë pasur si simbol të tyre shqiponjën, e cila ka qenë simbol i Aleksandrit të Maqedonisë, i Pirros, i perandorëve ilirë të Romës, Ptolemenjve, Skënderbeut dhe sot populli alban ose shqiptar është i vetmi që shqiponjën e ka në flamurin e kombit dhe veten e quan me emrin shqiptar.
15 – Një fakt i rëndësishëm që tregon etnicitetin alban të Trojanëve dhe aleatëve të tyre, është vetë Iliada. Homeri jep emrat e vendeve, njerëzve, perëndive të asaj kohe, emrat e të cilëve janë shqip. Këto emërtime nuk kanë nevojë për shpjegim, sepse vijnë në një variant të pastër të shqipes së sotme.
Festi ishte luftëtar i zoti nga Lidia që i përgjigjet fjalës në shqip fest.
Arna Menesti, nga Beocia quhej kështu se luftonte me vegla të vjetra që i përgjigjet fjalës shqip arna, gjë e vjetër dhe e arnuar.
Soku që shqip do të thotë shoku, dhe ky ishte trojan.
Alkatos, trojan emër që është përdorur dhe në Epir, përdoret edhe sot tek ne për vajzat dhe djemtë.
Kliti, trojan emër që është përdorur në Iliri, Maqedoni e Trojë. Këtë emër ka pasur dhe
mbreti ilir që luftoi me Aleksandrin e Maqedonisë në Pelion. Ky emër i bukur përdoret edhe sot.
Perifati, është në shqip shumë pastër perri-fati, pra fat të mirë e të bukur si perri. Edhe sot
te ne përdoret në disa krahina dhe nuk thuhet mirë, por bukur p.sh. bukur mirë që ka kuptim shumë mirë, por bukur është e njëjta gjë si perri, por kjo e fundit është një shkallë më e lartë se e bukur.
Aise, perëndi që sheh veprimet e njeriut gjatë gjithë ditës, që në shqip do të thotë Ai-se pra
Ai-she, sheh se çfarë bën njeriu gjithë ditën.
Aretyre, vend i zhvilluar që i përgjigjet fjalës në shqip aretyre do të thotë arë-tyre, pra ara e tyre.
Erinjet është perëndi që mbron jetën që i përgjigjet shqip funksionit të saj. Ajo do të thotë
Erinjet që është e-rin-jet, pra e rin e përtërin jetën.
Haropi, që ishte trojan i pasur, në shqip do të thotë fjala ha-ro-pi, pra ha, rro dhe pi. Hypokanti, që është nga Thraka, në shqip hy-po-kan-ti, pra, që je si hy i bukur. Hypodon, që është emër trojan në shqip do të thotë hy-po-don, pra që don të jetë si hy. Jadet quhej perëndesha e shirave që është në shqip ja-det, pra që është det me ujë. Menti nga Qipro që në shqip mendi ose menti, pra që është person i mençur, ka mend
gjithashtu ka emër trojan të tillë si Mentor, ka mend i ditur. Pra, siç shihet këto emra dhe pothuaj se të gjitha emërtimet që jepen në Iliadë janë shqip.
Pra, popullsia që ka banuar në Azinë e Vogël ka qenë e njëjta popullsi nga etniciteti me atë që ka banuar në Iliri, për aq kohë sa fiset trojane quhen trojane dhe Ilire në të njëjtën kohë, dhe ka fakte historike që tregojnë se këto fise iliro-shqiptare e kanë origjinën nga Troja pellazgo-iliro-albane.
Të dhënat e historianëve të antikitetit, vërtetojnë se pellazgët apo trojano-dardano-albanët kanë qenë të parët që kanë populluar territoret e Azisë së Vogël, Evropës dhe ndoshta më
gjerë. Ka dhe një numër faktesh të cilat jepen më pas në studim (për të mos i përsëritur dy herë, janë tek kapitulli që flitet për origjinën e popullsisë së Thrakisë dhe racës gjermanike) që tregojnë qartë se Troja ka pasur të njëjtën etni me popujt e tjerë që banonin në gadishullin Ilirik, si dhe me vet Mykenën kundërshtaren e saj politike.
Albo
Albo
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 186
Points : 294
Reputacioni : 20
Medalje2 Medalje3

Albanët me famë në mijëvjeçarë (Nga Troja e lashtë deri në ditët tona)    Empty Re: Albanët me famë në mijëvjeçarë (Nga Troja e lashtë deri në ditët tona)

13th February 2016, 09:31
MBRETËRIT E TROJËS DHE PRINCAT ALEATË


Dardani, sipas Homerit, është i pari njeri që ka banuar në Azinë e Vogël pas përmbytjes së madhe, nga i cili kanë rrjedhur dhe popujt e racës së bardhë me origjinë dardano-albane të Azisë së Vogël si frigjia, lidia, mysia, karia, pellazgjia e Azisë së Vogël dhe popujt e racës
së bardhë Europiane si ilirët, keltët, gjermanët etj.
Teukri
Sipas Deodor Siçilianit, mbreti i parë i Trojës ka qenë Teukri, që ishte djali i Skamandrit me Iden.
Dardani
Ai ishte pasardhës i Teukrit që i dha emrin trojanëve dhe pothuajse Azisë së Vogël si dardane. Ai themeloi qytetin Dardani buzë detit.
Erithoni
Ishte djali i Dardanit dhe mbahet si mbreti më i pasur i Trojës, madje Homeri e quan si burrin më të pasur ndër njerëzit e vdekur.
Trojani
Ai ishte djali i Erithonit dhe dardanët u quajtën edhe si Trojanë pas qeverisjes së tij. Në fakt, Homeri, përdor të dy emrat për të treguar trojanët, si atë dardan dhe atë trojan. Ilu ose Ylli
Ai ndërtoi qytetin e Trojës duke e zgjeruar dhe lulëzuar atë, prandaj Homeri e quan Trojën edhe si Ilu, nga ku ka marrë emrin dhe vepra e tij Iliada.
Laomedon
Qeverisi Trojën dhe pati dy djem, Priamin dhe Thithon. Djali i madh, Priami, u bë mbreti i
Trojës pas vdekjes së të atit.
Priami
Ishte mbreti i Trojës, vendit që ishte ashtu siç është edhe sot një nga pikat më strategjike të planetit tonë. Priami ishte një mbret i pasur dhe kjo do të ketë shërbyer si shtysë për nisjen e një lufte kaq të madhe për kohën. Emri i tij në shqip do të thotë Pri-am, jam prijës. Nga rrënja shqip, ka dalë dhe emri Princ, që përdoret edhe sot në disa gjuhë të botës, por që me siguri
nuk e dinë se çdo të thotë me të vërtetë dhe në cilën gjuhë e ka kuptimin. Priami kishte shumë gra
të cilat i kishte marrë nga fiset e Azisë së Vogël dhe nga Gadishulli Ilirik. Ai ishte baba i 50 fëmijëve me gra të ndryshme. Ka hyrë në historinë e njerëzimit për urtësinë, mençurinë dhe besnikërinë e tij. Disa popuj të Evropës që e kanë origjinën nga Troja, e kanë mbajtur Priamin si njeri të shenjtë, madje dhe si perëndi dhe kjo për shkak të cilësive të tij të admirueshme. Ai është një nga burrat më të mëdhenj të historisë së njerëzimit.
Hektori
Djali më trim i Priamit, që luftoi dhe vdiq në Trojë. Ai kishte marrë për grua Andromakën, vajzëne mbretit të Qiqilisë po në Azinë e Vogël. Hektori, një burrë trim, i printe në luftë
ushtrisë së Trojës dhe u vra nga Akili. Siç do ta shohim më poshtë në këtë studim, nga djali i Hektorit dhe nga ilirët e Panonisë rrjedh populli dhe mbretëria e Frankëve.
Pari
Ishte i biri i Priamit dhe vëlla i Hektorit. Pari që në shqip do të thotë po Pari, pra, që është i pari, nga ku del dhe fjala Pari që ka përdorur shqiptarët për parinë, apo aristokracinë. Ai rrëmbeu Helenën nga Mykena dhe e mbajti si gruan e tij për dhjetë vjet. Thuhet se lufta shpërtheu për Helenën pasi ai e shkeli në besë Menelanë, sepse i mori gruan kur ky i
kishte besuar shtëpinë. Po t’i referohemi besës që ka qenë institut i së drejtës tek shqiptarët
deri sot, ndoshta mund të gjejmë ndonjë nga shkaqet e Luftës së Trojës, por shkaku kryesor i saj nuk ishte as Helena dhe as Pari, por interesat gjeo-ekonomike midis vetë fiseve pellazgo-albane. Pari vret Akilin, por vritet nga Filokteti.
Ene Dardani
Ishte trojan dhe luftëtari më i zoti pas Hektorit, që i printe fisit të dardanëve. Pas rënies së Trojës ikën për te fiset e tjera pellazgo-iliro-albane të Italisë, ku themelon Romën. Romakët ia dedikojnë edhe sot Ene Dardanidit themelimin e qytetit të tyre. Ene Dardanidi sipas Geofrey of Manmouth dhe autorëve të tjerë mesjetarë perëndimorë është edhe babai i dinastisë britanike, sepse nga një nipi i tij Briti, themelohet mbretëria e Britanisë pasi ai vendoset aty me popullin e tij. Në sagat mesjetare skandinave, të cilat tregojnë për origjinën iliro-trojano-thrake të skandinavëve, thuhet se Evropa quhet ndryshe dhe me emrin Enea. Kjo tregon sa i rëndësishëm ka qenë Ene Dardanidi për historinë e Evropës. Hypothoni dhe Pyleu
Prijësit e pellazgëve që banonin në Larisën e Azisë së Vogël dhe ishin bijtë e pellazgut Leto Teutamidi. Teutamid që ishte mbiemri i tyre, është emër iliro-shqiptar, që përdoret edhe sot.
Elefnor Halkadondia
Princ i Abantëve popullsisë që në atë kohë pasi kishte ardhur nga Thrakia, jetonte në Kalkida, Eube, Histe dhe Ritre, dhe që luftuan kundër trojanëve. Po ky fis, pas luftës së Trojës ikën nga ishulli i Eubes dhe, siç na njofton Herodoti, do të vendoset në tokat ilire dhe gjatë gjithë historisë së lashtë janë njohur si Amantë me qytet kryesor Bylisin dhe themelues të Orikumit. Këtu edhe një herë del qartë se nuk ka dallim etnik midis ilirëve e thrakëve.
Pandari dhe Glauku
Ishin prijësit e lykaoneve që banonin në Trojë. Pandari ishte hedhësi më i mirë i shtizës. Ai arrinte gjithmonë ta hidhte në shenjë, ndoshta dhe për këtë ka pasur emrin Pa-ndar që do të thotë se e hidhte shtizën në shenjë pa iu ndarë asnjëherë objektivit. Kaonët janë populli trojan që pas rënies së Trojës, një pjesë u vendos në Kaonin e Epirit dhe në Korfuz, dhe pjesa tjetër në Italinë ilire. Pasardhësit e tyre jetojnë edhe sot në Shqipëri nga malet e Llogarasë deri në lumin Thiami. Ishin aleatë të trojanëve. Emri Glauk është përdorur shumë në Iliri, ka pasur një mbret të taulantëve që quhej Glauk dhe që më pas u bë mbret i ilirëve.
Pirro, Akamanti, Aksyli
Ishin prijësit e thrakasve në luftë dhe ishin aelatë të trojanëve. Emri Pirro del në Thrakë po edhe në Epir, edhe sot në Shqipëri. Emri Akamant është i afërt me emrin Amantë që ishte fisi thrakas që u vendos në Iliri pas luftës dhe që quhej si fis ilir. Aksyli kishte baba
Teutandrin, emër që e ndeshim te fisi tjetër trojano-pellazg dhe më vonë tek ilirët e sot në
Shqipëri.
Rez Eanidi
Ishte mbret i Thrakës në atë kohë dhe ka një emër të bukur po shqip Rez që do të thotë rreze dielli. Me emrin Rez në këtë kohë ka dhe një lumë në Trojë. Ishte aleat i fortë i trojanëve, sepse kishte krushqi me ta.
Pylemeni i Enetëve
Ishte prijësi i Pelagonëve që banonin në Kytorr e Sezam, aleatë të trojanëve. Ka pasur dy fise enetësh, një në Ulqinin e Kotorrin e sotëm, që banohet nga shqiptarë, edhe pse kanë kaluar tre mijë e dyqind vjet nga lufta e Trojës, dhe fisi tjetër i enetëve në Venecian e sotme, që sipas disa autorëve antikë e kanë themeluar trojanët dhe në antikitet është njohur si territor ilir. Në luftë ndoshta kanë marrë pjesë Enetët e Kotorrit por ka mundësi të kenë qenë edhe Enetët e Venetias sot, apo Enetët e Belgjikës, pra kjo është e diskutueshme.
Askani dhe Forku të Frigasve
Ishin prijësit e një tjetër fisi trojan në Azinë e Vogël, nga ku kishte dhe origjinën familja mbretërore e Mykenës. Askani dallohej për bukurinë e tij dhe prandaj e kanë quajtur me emrin Asgan, që i përgjigjet shumë mirë emrit të sotëm shqip, kur tregon për një djalë të bukur dhe trim. Në ninullat që u këndojnë bebeve të tyre edhe sot nënat shqiptare këndojnë që t’u rritet djali t’u bëhet asgan. Këtu duket qartë që lufta e Trojës ka qenë luftë civile, sepse frigasit janë aleatë të trojanëve dhe kundërshtarë të mbretit mykenas, që ishte i së njëjtës etni me ta.
Hyrt Gyrtiadi
Ishte mbreti i Mysëve fis në Azinë e Vogël, që më pas dalin si një fis Ilir në vend të Ilirisë në kufi me Danubin. Dhe siç e sqaron Straboni te Gjeografia Mysët e Trojës kanë ardhur nga Mysët e Evropës. Emri Hyrt në shqip do të thotë tokë afër shtëpis, që përdoret si kopsht, ndërsa mbiemri i tij Gyrt, ka kuptimin në shqip gurt, sepse në këtë vend ka pasur
qytete të quajtur Gyr-tona, pra gur-tona po kështu ka pasur emra të tillë në Kretë e Thesali.
As Hyrtaku
Prijësi i fiseve nga Përkoti dhe Arsiba hyjnore. Mbiemrin i As-it, Hyrt e shpjeguam më sipër si një pjesë toke afër shtëpisë që punohet e mbillet për të plotësuar nevojat e familjes për perime ose bar për lopët, pra, ka funksionin e një kopshti afër shtëpisë. Për-koti që është shqip Për-koti. Arsib ishte një vend i pasur, nga më të pasurit në Azinë e Vogël. Penthesilea e Amazonave
Në ndihmë të trojanëve kanë marrë pjesë dhe amazonat, siç janë quajtur nga grekët, sepse emri i tyre i vërtetë nuk dihet. Amazonat ishin nga Skithia një vend në veri të Detit të Zi. Skithët e quanin veten e tyre albanë dhe ishin të një race me thrako-iliro-trojanët. Mbretëresha e tyre luftoi krah trojanëve dhe u vra nga Akili.


Trojau shkatërrua, dhe u dogj, por nuk mori fund qytetërimi i saj i lavdishëm. Siç do e shohim më pas në këtë studim fiset trojane emigruan në Itali, Britani, Irlandë, Francë dhe themeluan mbretëritë trojane atje, por edhe fiset e ashtuquajtura gjermane, anglo-Saksone, që nisën një valë të dytë emigrimi nga territoret etnike trojane dhe ilire duke u bashkuar me të njëjtën popullsi që kishte prej 1000 vjet që banonte në ato vende, u përzie dhe
formuan ato kombe që njohim edhe sot. Nuk ishte rastësi që Evropa Perëndimore ngriti qytetërimin dhe kulturën më të lartë që ka njohur njerëzimi, sepse ata ishin njerëz me kulturë të lartë, ishin trojano-dardano-albano-ilir.
Trojano-ilirët nuk vdiqën, ata janë të gjallë dhe sot më të fortë se kurrë, pasi kanë
ngritur qytetërimin dhe shtetet më të forta të botës së sotme si ato amerikano-veriorë, anglezë, gjermanë, francez, skandinavë etj.
Albo
Albo
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 186
Points : 294
Reputacioni : 20
Medalje2 Medalje3

Albanët me famë në mijëvjeçarë (Nga Troja e lashtë deri në ditët tona)    Empty Re: Albanët me famë në mijëvjeçarë (Nga Troja e lashtë deri në ditët tona)

13th February 2016, 09:32
MBRETËRIA E MYKENËS


Atuorë të shumtë antik Grek dëshmojnë se Peloponezi ka qenë banuar nga një popullsi e vjetër që ka lindur në ato troje dhe se grekët i gjetën atje kur erdhën dhe i quajtën me emrin pellazgë.
1 – Efori thotë se “Peloponezi mbante dikur emrin pellazgjia se ky orakull (Dodona)
është ndërtuar nga pellazgët, për të cilët flitet se janë më të vjetrit që banuan Eladhën”.
2 Eskili në “Lutëset” dhe “Danajt” thotë se raca e pellazgëve ka dalë nga Argoja pranë
Mikenës”.
Pra të dhënat e autorëve antikë grekë tregojnë që Peloponezi apo Mykena para se të vinin grekët në Evropë ishte e banuar me pellazgë. Derisa të dhënat tregojnë që para grekëve në atë vend kanë qenë pellazgët atëherë qytetërimi i vjetër Mykenës i cili daton shekuj para se grekët të hidhnin këmbën në Evropë, është qytetërim pellazg. Po qytetërimi i ri i Mikenës, ai që daton gjatë luftës së Trojës, i kujt është i grekëve apo pellazgëve?
Studiuesit grekocentrikë që nuk njohin qytetërim tjetër, në kundërshtim me të gjitha të dhënat historike dhe arkeologjike, thonë se ishin grekë. Atëherë le t’u japin përgjigje këtyre pyetjeve?
Përse qytetërimi dorë shkatërroi atë “ake” në momentin që dorët erdhën në Mykenë? A
nuk ishin grek ata e grek këta?
Pse grekët akeas patën kulturë në shekullin XIII-XI p.k. dhe grekët dorë qenë fare të paqytetëruar? A nuk ishin një popull e një kulturë?
Si shpjegohet që dorët shkatërruan çdo gjë dhe në vend të pallateve madhështore të Mykenës dhe Kretës, mbinë kasollet e kashtës nga shekulli XI deri në atë të VIII p.k. kur grekët na dalin në histori si shumë të qytetëruar? Si shpjegohet kjo mungesë e madhe kulture?
Pse shkrimi linear B i Mikenës, që është deshifruar nga shkencëtarët, nuk përkthehet me gjuhën greke të re dhe as me atë të vjetrën apo me asnjë dialekt të saj?
Si shpjegohet që nga të dhënat arkeologjike ka një kulturë të njëjtë midis Trojës, Mikenës dhe
Kretës?
Këto janë pyetje që historianët e mirëfilltë duhet t’ua bëjnë vetes, për të gjetur të vërtetën historike që të mos e bëjnë historinë sipas simpative, por sipas fakteve të vetë grekëve të lashtë mbi të cilat mbështetet historiografia antike. Pse këta historianë, kur vjen puna tek e vërteta, anashkalojnë ato që kanë thënë vetë grekët duke folur me supozime të pabaza. Qytetërimi i Mikenës NUK është qytetërim ake grek, por vazhdimi i qytetërimit pellazg dhe ka një numër të madh faktesh të qarta që e tregojnë.
1 Mikena gjatë luftës së Trojës nuk ka qenë qeverisur nga grekë sepse këtë na e tregojnë autorët antikë të cilët e quajnë mbretin e Mikenës si barbar nga Frigjia apo Lidia.
Hekateu nga Mileti na jep të dhënat për origjinën e Atreut, babait të Menelaut dhe Agamemnonit. Ai dëshmon që “Pothuajse e gjithë Helada në kohët e lashta ka qenë banuar nga barbarë. Pelopi solli popullin nga Frigjia në vendin e quajtur sipas tij Peloponez”. Por Pelopi Frigas është babai i At-Reut, i cili ishte babai i Agamemnonit dhe Menelaut.
Pra, në Mikenë qeverisi gjatë Luftës së Trojës një dinasti frigolidase me mbret Atreun, të birin e
Pelopit dhe nipi i mbretit Tantali. Frigët banonin në pjesën qendrore të Azisë së Vogël dhe që nuk kanë absolutisht asnjë gjë të përbashkët me akeasit. Kështu, pra Atreu nuk ka qenë ake, por Iliada u shkrua në shekullin VI p.k. dhe lufta e Trojës u zhvillua në XIII p.k., kështu që me kohë ndoshta është ndryshuar dhe i është përshtatur popullsisë që zotëroi këto territore më pas.
Sipas të gjitha të dhënave të autorëve antikë, akejt jo vetëm që nuk kanë pasur pushtet
gjatë Luftës së Trojës në Mykenë, por ndoshta nuk kanë ardhur ende. Por edhe nëse ka akej në këtë kohë në Mykenë, ata kanë qenë të pakët dhe pa pushtet. Qytetërimi i Mykenës, si i riu dhe i vjetri, nuk kanë asgjë të përbashkët me grekët, ai është vazhdim i atij qytetërimi që kishte shekuj që ishte ngritur në atë territor.
2 – Fakti që dyndjet dore shkatërruan qytetërimin e lartë të Kretës dhe Mykenës dhe ka një kthim pas të historisë nga pallatet te kasollet, tregon se në atë kohë ka një dyndje të vërtetë e të mirëfilltë greke dore, e cila kishte një nivel kulturor të ulët në momentin që erdhi, krahasuar me popullsinë vendase pellazge.
Mykenën nuk e qeverisnin akejt, por popullsia vendase, e cila e humbi këtë pushtet në kohën që erdhën grekët dor. Dorët u dëbuan në shekullin X p.k. nga shteti i Izraelit, në kohën e Davidit dhe në këtë kohë erdhën në Evropë. Ka të dhëna, si nga Bibla dhe nga historia e Izraelit për dëbim të një fisi të dorëve në këtë shekull nga tokat që pushtuan izraelitët që koinçidon me ardhjen e dorëve në Greqi.
3 – Origjinën nga Lindja e Mesme të grekëve e vërtetojnë vetë grekët e vjetër. Kështu, sipas Strabonit, i cili citon Hekateun nga Mileti “Danau (kështu quheshin Grekët) erdhi nga Egjipti”
Euripidi thotë se “Danau si erdhi në Argos u vendos në qytetin Inah dhe urdhëroi që pellazgët të linin emrin e tyre të vjetër dhe të quheshin danaj”. Pra, ka të dhëna që tregojnë dhe vërtetojnë origjinën e saktë të grekëve që para se të vinin në Evropë, kanë banuar në vendin midis Egjiptit dhe Izraelit të sotëm. Me ardhjen e tyre ata mundën të asimilojnë një pjesë të popullsisë vendase pellazge dhe këtë e vërteton edhe Herodoti kur thotë “popullsia e Atikës pellazge nga origjina harroi të folmen e saj, duke u kthyer në helene, prej të cilëve mësoi dhe gjuhën”. Ndërsa disa studiues të sotëm që nuk e shkruajnë historinë mbi bazën e atyre që thonë grekët, tregojnë se grekët erdhën nga veriu, që tingëllon sa absurde dhe qesharake. E vërteta është ajo që thonë vetë grekët e vejtër, se kanë ardhur nga Egjipti dhe vendi i Izraelit dhe këtë e tregojnë edhe tiparet e tyre që nuk janë si ato të Evropës së veriut pasi nëse duhet të kishin zbritur nga veriu, duhet të ishin bjondë.
4 – Duke u mbështetur tek të dhënat arkeologjike midis popujve që morën pjesë në Luftën e Trojës, nuk ka dallime kulturore që tregojnë dhe vërtetojnë, se kemi të bëjmë me të njëjtin etni si në Mikenë dhe në Trojë.
5 – Fakt tjetër është se shkrimet e Mykenës të deshifruara nga studiuesit, nuk janë përkthyer as me gjuhën greke të vjetër as me të renë. Kjo sepse ajo gjuhë nuk është e grekëve por është e atij populli që ata gjetën kur u vendosën aty.
6 – Po të shohim dhe emrin e Atreut, përkthehet në shqip si At-Reu, pra si Ati që e kishte
emrin Reu që i përgjigjet fjalës shqipe re në të shquarën e shqipes –reu, pra shqip pa asnjë sqarim është e kuptueshme At-reu.
Pra familja mbretërore e Mikenës nuk është akease, por është nga Frigjia dhe frigët nuk
kanë asgjë të përbashkët me akejtë, nga ku del se në Mykenë nuk qeverisnin akejtë. Frigët janë popullsi trojane, që në Luftën e Trojës ka qenë aleate e trojanëve, në të njëjtën kohë ata luftonin kundër mbretit të Mikenës, që e kishin të një gjaku. Popullsia që u ndesh në Luftën e Trojës ishte e së njëjtës kombësi. Nga ana e dardanëve ose trojanëve luftonin disa fise si lidët, frigët, pellazgët, myzët, thrakët, maqedonët, amazonat, enetet etj. Nga ana e Mykenës luftonin dinastia mbretërore frigase, pellazgët e Epirit dhe Thesalisë, së bashku me Kretën.
Në luftën e Trojës nuk kanë luftuar grekët kundër Trojës, por trojanët e Mikenës
kundër trojanëve të Dardanisë, pra ishte një luftë civile midis shteteve të të njëjtit komb. Ajo ishte luftë trojano-trojane. Mbretërit e Mykenës, para dhe gjatë Luftës së Trojës kanë qenë të së njëjtës etnie me popullin që banonte gadishullin Ilirik dhe Trojën. Perseu mbreti i Mikenës XV-XIV p.k.
Ishte djali i Danës dhe nipi i Akrizit, mbretit të Argos Pellazgjike; sa për babanë e tij nuk ka të dhëna, sepse pretendohet se e kishte me Zeusin. Në fakt Kreuzi e dëboi të bijën nga shtëpia, sepse ndoshta ajo duhet ta ketë pasur fëmijën jashtë martese, ndërsa burimet
thonë se ai e dëbon të bijën, sepse thuhet se kishte parë në ëndërr që nipi kur të rritej, do ta
vriste. Mendoj se varianti i parë është i saktë, duhet ta ketë dëbuar se e ka pasur fëmijën me ndonjë të dashur dhe për të qenë në rregull me të gjithë thoshte se e kishte me Zeusin. Perseu mbahet si themeluesi legjendar i qytetit të Mykenës dhe kjo duhet të ketë ndodhur diku nga shekulli XV-XIV p.k. Në fakt nga të dhënat arkeologjike Mykena ka një qytetërim më të lashtë se këto shekuj me një kulturë të lartë e të sofistikuar siç paraqitet te maskat e arta që janë gjetur dhe varret monumentale që datojnë në shekullin XVI p.k. Perseu duhet të ketë qenë një nga mbretërit e Mikenës dhe themelues i dinastisë së Persejve që mbaron me Yllin, djalin e Herkulit kur Mikena pushtohet me luftë nga Pelopi, babai i Atreut. Emri Mykena ka
lidhje me një lloj kërpudhe që quhej Myk. Në fakt myk i thonë edhe sot mykut në shqip,
që është si një lloj kërpudhe, që mbin dhe rritet shpejt si ajo.
Ka autorë që thonë se djali i Perseut, Perseu është themelues i shtetit Pers, pasi dhe vet
persët ia dedikonin krijimin e mbretërisë dhe të shtetit të tyre një të huaji.
Perseu ra në dashuri dhe u martua me Andromedën, vajzën e mbretit të Aethiopias, Kefeut dhe mbretëreshës Kasiope. Andromeda shkoi në vendin e burrit të saj në Tiryn në Argo dhe i dha atij disa fëmijë: Perseun, Alkeun, Heleu, Mestor, Sthenelu, dhe Eliktronin, gjyshin e Herkulit.
Atreu, Agamemnoni dhe Menelau.
Atreu ishte babai i mbretit të Mykenës, Agamemnonit, i cili mbretëronte në atë vend gjatë kohës që u zhvillua Lufta e Trojës. Atreu ishte i biri i Pelopit frigas, apo trojan, që mori me luftë pushtetin në Mykenë, të cilën e qeveriste dinastia e Perseut. Nga trojani Pelop ka marrë emrin edhe gadishulli i Pelopit. Mykena njohu forcim ekonomiko-ushtarak gjatë
qeverisjes së Atreut, por ajo kishte një rivale të fortë dhe të pasur, siç ishte Troja kryeqendra e Azisë së Vogël. Gjatë qeverisjes së Agamemnonit u zhvillua një luftë 10 vjeçare me Trojën që drejtohej nga Agamemnoni dhe Menelau. Si pretekst për shpërthimin e luftës shërbeu fakti që Pari rrëmbeu Helenën, gruan e Menelaut gjatë kohës që ai e kishte ftuar Parin në shtëpi. Rrëmbimi i grave është një zakon që e kanë përdorur gjithmonë shqiptarët, por rrallë e kanë ushtruar me gra të martuara.
Lufta filloi me pretekstin se Pari e kishte shkelur në besë, duke i marrë gruan kur Menelau i kishte besuar shtëpinë. Në fakt, besa ka qenë një institut juridik i së Drejtës Zakonore në botën albane, por nuk besoj se lufta shpërtheu për Helenën dhe as për besën, por për
shkak të pasurisë që kishte Troja. Kjo luftë e gjatë, nuk do të ishte fituar kurrë nga Mykena, nëse ajo nuk do të kishte përdorur dredhinë pasi Troja ishte shumë e pasur dhe kishte aleatë gjithë Azinë e Vogël dhe Gadishullin Ilirik, pra, një ushtri të madhe. Mykena as mund ta ëndërronte që të fitonte përballë Trojës po të mos kishte qenë për kalin e drunjtë të Trojës në barkun e të cilit ishin futur ushtarët që i hapën portat ushtrisë së Mykenës natën. Ushtria e Mykenës e zuri në gjumë dhe në befasi ushtrinë trojane, e cila nuk qe në gjendje të mbrohej. Mykenasit ndërmorën një masakër të vërtetë duke vrarë të gjithë ata që i dolën para në mes tyre dhe anëtarët e familjes mbretërore të Trojës, Priamin dhe Parin. Një pjesë e popullsisë i shpëtoi masakrës dhe u shpërngul për në vende të tjera dhe nga kjo popullsi së bashku me popullsinë thrako-ilire krijohen kombe të tjera në Evropë. Kjo zonë që përfshin Trojën, gadishullin Ilirik dhe territoret e Detit të Zi, ka qenë nëna që populloi Evropën e bardhë.
Tezeu themelues i Athinës XIII p.k.
Tezeu ishte me origjinë nga fisi i Lapëve, të cilët jetonin në faqen lindore të malit të Pindit. Lapët duhej të jenë i të njëjtit fis me labët e sotëm, ndoshta Labëri apo Lapëri është quajtur zona malore nga Pindi deri në Karaburun. Këtë ide e hedh Aristidh Kola, që ishte një njohës shumë i mirë i popullsisë së këtyre territoreve. Tezeu njihet si mbreti i parë i Athinës dhe ka qeverisur në shekullin XIII p.k.
Tezeu njihet për reformat dhe ligjet që vendosi në qytet ku kryesorja ka qenë ndarja e popullsisë në disa kategori sipas pasurisë. Ai ndërtoi akropolin e Athinës, por muret rrethuese që janë quajtur si pellazge nuk dihet se në ç’kohë janë ndërtuar.
Ishte një burrë i pabesë dhe i linte femrat në mes të rrugës, pavarësisht se çfarë mund të bënin ato për të. Kështu pati disa gra, të parën Arjanën, princeshën e mbretit të Kretës, të cilën më vonë e braktisi. Rrëmbeu mbretëreshën e Amazonave, Hipolyten, me të cilën pati një fëmijë dhe që më vonë e la dhe u martua me Fedrën, me të cilin pati djalin Akaman, që mori pjesë në Luftën e Trojës. Ka burime që thonë se Hypolyta solli amazonat për të vrarë të gjithë pjesëmarrësit në dasmë, por nuk ia arriti dot.
Gruaja e tij, Fedra, ra në dashuri me djalin që ai e kishte me amazonën Hypolyta, që quhej si e ëma Hy-po-lyt, por ai e refuzoi atë. Thuhet se ajo e gënjeu Tezeun se gjoja djali i tij e kishte përdhunuar dhe Tezeu vret të birin, por më pas del se ai ishte i pafajshëm dhe Fedra vret veten. Tezeu mbahet si mbreti i parë i Athinës dhe si i pari që kreu reforma në atë vend.
Akili
Ai ishte i biri i Peles dhe Thetit dhe kishte lindur në Fthija të Thesalisë. Fthija banohej në atë kohë nga pellazgë, dhe një fakt të tillë na e jep Dionis Halikarnasi në veprën e tij
“Historia e vjetër e Romës” kur thotë për vendin e Akilit kështu “Në brezin e 6 ata
(pellazgët) lanë Peloponezin dhe emigruan në Hajmoni, që sot quhet Thesali. Në krye
të kolonisë ishin Aheu, Fthiu dhe Pellazgu të cilët e ndan vendin në tre pjesë në Fthioti, Ahe dhe Pellazgi”.
Popullsia e Fthijes ku mbretëronte i ati i Ahiles, ishte pellazge atëherë Akili, që ishte biri i një mbreti të pellazgëve, patjetër që është pellazg.
Straboni shumë shekuj pas luftës së Trojës thotë se: “Për pellazgët pothuajse të gjithë
janë të mendimit se ishin një fis i vjetër, i përhapur në të gjithë Helladën e sidomos në vendin e etolëve afër Thesalisë... Thesalia që shtrihet nga gryka e Peneit dhe Thermopileve dhe gjer në malet e Pindit quhet Argo pellazgjike”.
I ati i Akilit ishte mbret i pellazgëve të Fthijas, ndërsa e ëma ishte Theti, perëndesha pellazge e Detit, pra emri i saj është shqip Theti do të thotë deti kështu që Akili me dy prindër pellazgë nuk ka se si të jetë tjetër veçse Pellazg.
Në varrin e Akilit do të përulej një mijë vjet më vonë iliro-maqedonasi Aleksandri i Madh dhe më vonë perandori i Romës me origjinë ilire, Konstandini i Madh, që tregon se këta dy burra pellazgo-iliro-albanë e mbanin për të fisit të tyre Akilin.
Akili në Iliadë del me tiparet e popullit shqiptar, si mipritja që i bënë Priamit, edhe pse i
kishte vrarë të birin Hektorin, besa që i jep atij dhe që Priami u thotë të vetëve dilni jashtë mureve, për çfarë të doni se më ka dhënë besën Akili. Këto kanë qenë institute të së drejtës popullore të shqiptarëve deri më sot.
Akili kur i lutet Zotit, i lutet Dodonës së pellazgëve. Pse i lutej Dodonës pellazge që ishte kryeqendra e pellazgëve? Fakti që ai i lutet për ndihmë Dodonës pellazge, tregon që ai ishte pellazg dhe që do t’i drejtohej perëndisë që kishte trashëguar nga paraardhësit e tij. Plutarku thotë se “Akili në Epir nderohej si hyjni dhe në gjuhën e atij vendi quhej aspet”. Kjo fjalë në shqip i përgjigjet shumë mirë cilësisë kryesore të Akilit, i shpejt, që tregon vitalitetin e shqipes që s’ka ndryshuar, edhe pse kanë kaluar mijëvjeçarë. Pra spet=shpejt të shqipes së sotme, sepse nuk ka sh në gjuhën greke, siç ka shqipja dhe kur ne e përdorim këtë fjalë, edhe sot me nxitim e themi shpet-shpet pa ia vënë shkronjën j. Pra në gjuhën e përditshme shqiptare edhe sot përdoret shpet ose kur thuhet akoma më me nxitim e themi spet.
Akili quhet Mirmidon dhe në vendin e tij Homeri jep vendbanime me emra shqip si këto të sotme pa asnjë ndryshim.
Pel-jon që do të thotë po në shqip Pel-jon, mal në vendin e Akilit ku rriteshin kuajt.
Gyr-ton që në shqip do të thotë Gur-ton, A-lopes që në shqip do të thotë A-lopë Do-lop që në shqip do të thotë Do-lop
Ethik që në shqip do të thotë Thik, kështu quhej krahina malore në Thesali që do të thotë është si thikë e pjerrët.
Kuajt e Akilit quheshin Ksanthi, siç quhej kali i Hektorit, kundërshtarit të tij trojan, dhe si
emri i një lumi në Trojë dhe kali tjetër bal. Sot në viset shqiptare të Ballkanit dhe kudo që
jetojnë shqiptarë si në Itali, Turqi, Greqi, gjysma e kafshëve të shtëpisë quhet, bal që tregon se shqiptarët kanë gusto të njëjtë në vënien e emrave te kafshët. Pra emri bal i kalit të Akilit është emri më popullor për kafshët në botën shqiptare, si për qen, lopë, kuaj. Fjala bal në shqip do të thotë një kafshë që është me një bal, me shenjë, në trupin e saj.
Akili në të gjitha pikturat e ardhura deri më sot, paraqitet me simbolet e Dodonës pellazge, me shqiponjën që ishte simbol i Aleksandrit të Madh, Pirros, Skënderbeut dhe i shqiptarëve sot, si dhe me simbolin tjetër të yllit ose diellit, që ishte simboli i ilirëve dhe i flamurit të Aleksandrit të Maqedonisë.
Pra, etniciteti i Akilit është i qartë dhe i padiskutueshëm, ai ishte pellazg. Është e qartë se në këtë kohë Grekët nuk kishin ardhur në territoret e tyre historike Peloponez dhe Atikë dhe jo më të bëhej fjalë që të gjenden në teritoret, të cilat shteti grek modern i përvetësoi shumë vonë.
Odisea
Ishte nga ishulli i Itakës në detin Jon, që shqip do të thotë i joni dhe ishte prijës i gjithë ishujve të Jonit dhe Epirit pellazgjik. Janë autorët e antikitetit që japin të dhëna për origjinën pellazge të Epirit.
Straboni thotë se “Shumë autorë të vjetër dhe fiset epirote i kanë quajtur Pellazge sepse
ato shtriheshin deri atje (Në Epir)”.
Efori thotë se “Dodona është e ndërtuar nga Pellazgët”.
Po Efori thotë se “Fillimi i Heladhës është Akarnania (poshtë Prevezës), sepse kjo takon e para me fiset epirote”. Kjo do të thotë se epirotët nuk ishin Grek.
Hesiodi thotë se “Dodona (në Epir) dhe lisi ishin qendra e pellazgëve”.
Këto fakte tregojnë që Epiri ishte pellazg gjatë Homerit dhe gjatë antikitetit. Fillimi i
Greqisë për autorët antik grekë ishte jashtë tokave të Epirit.
Aia apo Ajaksi
Emri i vërtetë i Aiaksit është Aia që shqi do të thotë Ai, dhe që ajo s që iu shtojnë grekët emrave zakonisht nga pas e bën të lexohet ashtu. Aia ishte kushëri me Akilin dhe ishte i të njëjtit gjak me të. Ajaksi kishte një vëlla me emrin Teukër, emër me të cilin quheshin trojanët, pasi i ati i tij kishte rrëmbyer në Trojë motrën e Priamit që quhej Hesiona, me të cilën kishte lindur Teukrin. Këtu del edhe njëherë i qartë se në Trojë luftuan trojanët kundër trojanëve, se vëllai i tij Teukri e kishte dajë Priamin. Aia luftoi në Trojë si aleat i Mikenës dhe
ka qenë një nga luftëtarët më të zot, saqë për trimërinë që ka treguar disa e quajnë i madh. Thuhet se vrau veten se nuk pati lavdinë që kishte Akili dhe Odisea.
Helena e Trojës
Helena, preteksi i luftës s’mund të ketë qenë tjetër përveçse pellazge, ashtu siç ishin të gjithë ata që morën pjesë në Luftën e Trojës. Ajo ishte kushërirë e parë me Penelopën e Odisesë. Thuqididi te libri “Historiae” na tregon për origjinën e emrit helen “Para Luftës së Trojës, Helladamua bile më duket se ajo në tërësi nuk e mbante akoma këtë emër, se një emërtim i tillë nuk ekzistonte para Helenit, të birit të Deukalionit dhe se emrin ia kanë dhënë asaj sipas emrave të tyre fiset e ndryshme, më tepër pellazgët”. Pra, emri Helena nuk është emër etnik grek, por emër Pellazg.
Dionisi i Halikarnasit kur flet për pellazgët thotë “raca e lashtë e pellazgëve ishte helene
nga Peloponezi” “Këtu del edhe një herë qartë se emri Helen është emër pellazg dhe jo grek. Helena e Trojës, apo Helena Dardanidi është personifikimi dhe simboli i bukurisë femërore të popullsisë vendase pellazgo-trojano-ilire.
Në fakt, Homeri nuk e tregon direkt se ajo ishte shumë e bukur, por kjo del kur e shikojnë
disa pleq trojanë të cilët thonë se ia vlen lufta që u bë për të, pra, që donte të thoshte se ajo ishte shumë e bukur, aq sa ia vlejti të luftoje për të.
Albo
Albo
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 186
Points : 294
Reputacioni : 20
Medalje2 Medalje3

Albanët me famë në mijëvjeçarë (Nga Troja e lashtë deri në ditët tona)    Empty Re: Albanët me famë në mijëvjeçarë (Nga Troja e lashtë deri në ditët tona)

13th February 2016, 09:32
MBRETËRIA THRAKE
Do thoni se çfarë lidhje kanë shqiptarët e sotëm me Thrakën e vjetër?
Shqiptarët kanë aq lidhje me Thrakën sa kanë, edhe me ilirët; sepse ilirët dhe thrakët ishin të së njëjtës etni. Shpesh studiuesit nga afërsitë që ka midis thrakasve dhe Ilirëve në lidhje me gjuhën dhe kulturën nuk janë në gjendje të dallojnë ndryshimet midis këtyre dy popujve. Në rrethet serioze shkencore është arritur përfundimi se thrakët dhe ilirët ishin popuj të të njëjtit komb, ose që kanë afërsi të mëdha etnike midis tyre dhe faktet tregojnë se kanë të drejtë. Duke iu referuar autorëve antikë gjen të dhëna interesante në lidhje me këtë çështje.
1 – Amantët ishin një fis Thrakas, i cili në fillim ka banuar në ishullin e Eubes dhe pas Luftës së Trojës u vendosën në iliri dhe më vonë autorët, duke na treguar origjinën e tyre, i quajnë ilirë. Pra, fisi i Amantëve, që themeloi Bylisin dhe Orikumin, ishte thrakas, por ata nga të gjithë autorët antikë më vonë janë quajtur si ilirë, dhe pasardhësit e tyre jetojnë ende edhe sot aty ku kanë jetuar gjyshërit e tyre.
2 – Gjeografi më i madh i antikitetit Straboni, jep disa të dhëna interesante për thrakët, me anën e të cilave arrijmë në konkluzionet se ata ishin i njëjti popull me ilirët.
Ai thotë se “Myzët tani (shek I të erës sonë) gjithashtu janë thrakas dhe identikë me
njerëzit që tani quhen Moesi. Nga këta mysi rrjedhin edhe Mysit që jetojnë midis lidëve, frigëve dhe trojanëve. Dhe vetë frigët janë brigi një fis thrakas ashtu siç janë Mygdoni, Bebri, Medobithyni, Bithyni dhe Thyni”.
Pra siç dëshmon Straboni, Myzët janë fis thrakas, por në burime të tjera quhen, dhe si fis ilir, që do të thotë se thrakët dhe ilirët ishin të së njëjtës etni derisa studiuesit e antikitetit nuk shikonin dallime etnike midis tyre dhe të njëjtat fise herë i quanin thrake dhe herë
ilire. Po aty Straboni thotë se fiset trojane janë thrake dhe myse për sa iu përket etnicitetit
që do të thotë se Trojanët me Thrako-Ilirët ishin të një etnie.
3 – Straboni vazhdon duke thënë se “poeti (Homeri) lidh me mysët dhe Hippemolgi,
edhe Galaktofagi dhe Abi, që janë vendet e skythve dhe saramantëve”. Vendet e Skythëve (e quanin veten e tyre me emrin Alban) dhe Saramantëve janë në veri të Detit të Zi që do të thotë se populli i Azisë së Vogël dhe i rrethinave të Detit të Zi kishte të njëjtën kombësi me popullin e gadishullit Ilirik.
4 – “Aeliu Catu, thotë Straboni, transportoi nga Isteri në Thrakë 50 mijë burra ndërmjet
Geotve, një fisi me të njëjtën gjuhë si Thrakasit, dhe ata jetojnë atje tani dhe quhen Moesi, ndoshta këta njerëz në kohët e vjetra janë quajtur kështu dhe që në Azi emri i tyre është ndryshuar në Mysi, ose që në kohët e hershme këta njerëz janë quajtur në Thrakë, Mysi”.
Geotë ishin fisi gjerman i gotëve, që Straboni i quan mysë, dhe të së njëjtës kombësie e gjuhe me thrakët. Të njëjtën gjë thotë dhe historiani i vetëm që ka shkruar historinë e gotëve i cili ishte edhe vetë Got, me emrin Jordanes. Pra gotët gjermanik ishin iliro-thrakë pasi ata quheshin myzë.
5 – Fisin e Tribalëve disa autorë e shtrijnë deri në Fushë-Dardani dhe e quajnë si fis thrakas, por Apiani i quan tribalët fis ilir. Në Fushë-Dardani të gjithë autorët antikë kanë treguar qartë se ka banuar historkisht, ashtu si dhe sot, fisi ilir i Dardanëve, kështu nëse ka thrakas në Fushë-Dardani, ata nuk janë gjë tjetër veçse dardan ilir. Dardanët shpesh nga
autorët antikë dhe modernë janë quajtur si fis thrako-ilir, çka tregon që nuk ka asnjë ndryshim etnik midis ilirëve dhe thrakasve, përderisa fise të njohura si ilire janë edhe thrake njëkohësisht.
6 – Fjalët që kanë mbërritur deri sot nga gjuha thrake janë shqip, madje dhe shumë fise thrake kanë emra shqip. Në enciklopeditë dhe studimet e huaja kur flitet për gjuhën thrake, së pari jepet ngjashmëria e saj me shqipen e sotme. Shumë fjalë të thrakishtes janë shqip kështu p.sh. Mëz ka lidhje me fjalën shqipe Mëz, që tregon të voglin e kalit dhe për këtë kanë rënë dakord të gjithë gjuhëtarët. Sorin Paliga linguist rumun e lidh fjalën buza që si në shqip dhe rumanisht ka të njëjtin kuptim që do të thotë buza, me emrin Buza me
të cilin e quanin veten thrakët. Fiset thrake kanë emra që kanë kuptim në gjuhën shqipe ku dallohen fiset Besa si Besa, fisi Di që po shqip do të thotë Di, Bythyni që shqip po Bith- yni, Medobithyni që në shqipen e pastër do të thotë Me-do-bith-yni, Fisi Thyni, pra, që është Thyni, Edoni që do të thotë E-doni në shqip. Pra, emërtimet dhe fjalët që kanë mbërritur nga thrakishtja janë një variant tepër i pastër i shqipes së sotme.
7 – Dakët në bazë të të gjitha burimeve antike janë vetë thrakët dhe disa fjalë që kanë ardhur në kohën e sotme, janë të një shqipeje të pastër, fakt që e kanë nxjerrë dhe e pranojnë studiuesit perëndimorë. Kështu p.sh. fjala Vatër është po në shqip Vatër. Fjalë tjetër që studiuesit kanë rënë dakord është Karpate, nga ku kanë marrë emrin malet e Karpateve, që rrjedh nga fjala shqip Karp që do të thotë shkëmb, naparka që do të thotë nepërka etj. Nga gjuha dake kanë mbërritur rreth 160 fjalë dhe nga këto 90 janë shqip, fakt që e pranojën të gjithë gjuhëtarët.
Çfarë kërkon shqipja në Daki e cila ndodhej në veri të Detit të Zi? Kjo është shumë e thjeshtë derisa dakët kanë në gjuhën e tyre rreth 60 përqind fjalë të shqipes, padyshim, që ata kanë qenë të një etnie me ilirët. Nga këtu del se, përderisa dakët janë të një etnie me ilirët, atëherë dhe ilirët janë të së njëjtës etni me thrakët, skythët, trojanët dhe gotët me të cilët dakët dalin si të një etnie.
8 – Fisi ilir i paionëve është quajtur nga Herodoti si koloni trojane, apo si trojanë. Trojanët vetë janë quajtur nga autorët si popull që e kishte origjinën nga thrakët. Përderisa paionët ilirë janë trojanë, atëherë ata janë edhe thrakas, sepse fiset e trojës ishin nga Thrakia.
Ka një variant tjetër siç e kemi përmendur më sipër që thotë se Dardani, i cili themeloi
Dardaninë e Trojës ka ardhur nga Thraka, por Dardani është ilir.
9 – Maqedonia është quajtur Emathia, që në shqip do të thotë po E-mathia dhe në kohën e
Homerit dhe Herodotit është quajtur e gjith me emrin Paioni, por paionët ishin fis iliro- trojano-thrakas. Përderisa maqedonasit janë quajtur paion dhe Paionët ishin iliro-thrako- trojan, atëherë maqedonasit janë popull i së njëjtës etnie me iliro-thrako-trojanët.
10 – Dionisi në gjuhën paione quhej si në shqip Dyalu pra djalë. Paionët kanë folur gjuhën
shqipe ashtu siç kanë folur maqedonët, thrakët edhe trojanët që ishin të një etnie me ilirët.
11 – Një fakt tepër i rëndësishëm dhe i patundur është se në Thraki vendbanimet kanë të gjitha pas fjalën Fara p.sh. Besa-fara, Bendo-fara, Buzi-fara. Studiuesit vrasin mendjen dhe nuk e kuptojnë se çfarë do të thotë emri fara? Po të dini shqip, patjetër që nuk do e
kishin problem për ta kuptuar. Vendbanimet thrake me fara tregojnë farën dhe fisin pra që kjo është fara e besëve, kjo e buzëve e me radhë. Po ndarja në fara ekziston akoma në disa zona të Shqipërisë edhe sot. Pra thrakët kanë përdorur emrin shqip Fara për të treguar
vendbanimin e secilit nga fiset, që tregon edhe një herë që thrakasit ishin të një etnie me ilirët dhe shqiptarët janë të vetmit pasardhës të tyre që ruajtën gjuhën e vjetër të Evropës. Si konkluzin: nga të dhënat e mësipërme, thrakët, ilirët, trojanët, gotët, dakët, skythët dhe Maqedonasit ishin i njëjti popull. Këtë e vërtetojnë të dhënat historike, gjuhësore dhe emrat e vendeve të cilat kuptohen lehtë nga shqiptarët e sotëm.
Herodoti i quan thrakët një popull i madh dhe shumë i shtuar, madje kombin e dytë në botë pas indianëve. Territoret e Thrakës shtriheshin nga Deti Egje në Jug deri në Paioninë ilire dhe Maqedoninë në Perëndim e Jugperëndim. Në lindje shumë fise trojane janë quajtur si thrake pothuajse e gjithë Troja si Lidia, Frigjia. Në veri kapërcente Danubin në vendin e dakëve dhe skythve të Amazonave që shtrihej në territoret që sot janë shtetet e Rumanisë, Moldavisë, Ukrahinës dhe Rusisë Jugore. Pra, një territor i gjerë me një popullsi të madhe. Autorët mesjetarë me emrin Paioni kanë quajtur të njëjtat territore që quhen dhe Thraki. Koncepti Paioni është shtrirë nga disa, nga këta studiues deri në vendin e dakëve dhe skithëve përtej Danubit në lindje dhe në të gjithë Alpet e Evropës në perëndim.


Mbretëria e Bithynit 328-75 p.l.k.
Bithynia ishte një mbretëri që u krijua në fund të shekullit të IV p.l.k. në Azinë veri- perëndimore. Sipas autorëve antikë Strabon, Kenofon, Bithynët ishin një fis thrakas. Në fakt siç e kemi parë më lart në këtë studim që në kohët më të lashta popullsia e Azisë së Vogël e njohur si trojane ka qenë e një race me thrakasit. Fiset kryesore thrake që banonin në Azi të vogël, sipas Herodotit kanë qenë Thyni dhe Bithyni.
Bithynia qe pjesë e Mbretërisë së Krezit të Lidisë dhe, pasi u pushtua nga Persia, ajo bënte pjesë në Satrapin e Frigjisë. Gjatë pushtimit të Aleksandrit të Madh, Azia e Vogël që ishte e një kombësie me të, i hapi portat, kështu që patën dhe privilegje duke ruajtur pavarësinë e tyre, përveç qytet-shteteve greke të cilat bënë luftë. Nikomedi është i pari mbret që e meritoi këtë titull, pasi ai sundoi tërësisht mbi mbretërinë e tij. Ai themeloi si kryeqytet Nikomedin që do të forcohej shumë gjatë qeverisjes së pasardhësve të tij. Sundimtari i fundit, Nikomedi i IV, në vitin 74 p.k. ia dorëzoi me dëshirën e tij mbretërinë Romës së fuqishme, pasi ai nuk mundi të përballonte dot më fushatat ushtarake të Mithridatit të Pontit.


Mbretëria Thrake e Odryseve shekulli V-III p.k.
Rez Eanidi është mbreti i parë i thrakasve, që njohim nga burimet e shkruara historike, por pa diskutim që mund të ketë pasur dhe mbretër të tjerë para tij. Ai qeverisi në fund të shekullit XIII dhe ndoshta në fillim të shekullit të XII p.k. dhe mori pjesë në luftën e Trojës si aleat me trojanët. Rezi kishte lidhur një numër të madh krushqish me dardanët e Trojës dhe ishte aleat i fortë i tyre.
Mbretëria thrake ka vazhduar të ekzistojë dhe pas luftës së Trojës, por ajo e arriti kulmin me mbretërinë e Odrysëve. Kjo mbretëri u krijua nga bashkimi i të gjitha fiseve thrake nga Egjeu deri në Danub nën mbretin e fuqishëm Tere 450-431 p.k.
Nën sundimin e të birit të Tereut, Sitalkut 431-424 p.k. mbretëria arriti kulmin e shtrirjes territoriale dhe fuqisë ushtarake. Ai ndërtoi rrugët që lidhnin Egjeun me Danubin dhe ngriti një ushtri prej 150 mijë ushtarësh. Sitalku ndërmori një sërë fushatash ushtarake
kundër maqedonasve dhe vdiq në fushatën ushtarake kundër fisit ilir të tribalëve, të cilin donte ta bashkonte me mbretërinë e tij.
Gjatë qeverisjes së Seuthe I 424-415 mbretëria njohu paqe dhe zhvillim, por një numër
fisesh u larguan nga mbretëria e përbashkët thrake. Pas këtij mbreti, mbretëria erdhi duke u dobësuar.


Mbretërit e Lidisë
Lidia ishte një shtet në veri të Azisë së Vogël me një qytetërim të lartë dhe të lashtë. Lidët janë trojanë dhe gjatë Luftës së Trojës luftuan për mbrojtjen e Trojës. Nga Lidia kanë ardhur edhe tyrrenët apo etruskët. Kështu Straboni citon Antiklidin që thotë se “pellazgët qenë të parët që populluan ishujt Lemno dhe Inmbro dhe disa prej tyre kaluan në Itali me Tyrrenin të birin e Atit”. Qytetërimi i lidëve dhe frigasve, të cilët ishin popuj trojanë, pa dyshim ka qenë një nga qytetërimet më të larta që ka njohur njerëzimi. Nga Lidia shtetet greke, dhe ato të tjera fqinje morën shpikjen me patentë lide, që quhej monedhë. Një nga mbretërit e Lidisë, sipas Herodotit, ka qenë Agroni i njëjtë me emrin Agron të mbretit Ilir. Aty ka emra që kanë shpjegim në shqip dhe që shqiptarët i përdorin edhe sot
si mbreti Ati po si ati në shqip, mbreti Koti po si koti në shqip, emri Ar-di që përdoret dhe
sot në Shqipëri.
Një fakt tjetër interesant është një mal në Lidi që quhej Tmol, pra mol që quhej po mos si
në shqipen e sotme. Lidët e frigët i thoshin Bukës po si i thonë shqiptarët sot Bukë.
Tantali 1300 p.k.
Tantali është një nga mbretërit legjendarë të Lidisë. Ai kishte djalë Pelopin, babanë e Atreas që mori mbretërinë e Mykenës. Në fakt Tantali njihet si mbreti i Frigjisë, por edhe i Lidisë. Meqë këto dy shtete kanë qenë afër, ka mundësi që në atë kohë ai t’i ketë bashkuar në një shtet mbi të cilin sundonte vetë. Tantali, thotë legjenda, ka sakrifikuar djalin e tij Pelopin për perënditë, por perëndia që e kishte emrin Fati, e ringjalli përsëri Pelopin. Perëndia lide Fati, në shqip ka kuptim të njëjtë me fjalën që përdorin edhe sot shqiptarët Fati, pra që përcakton fatin dhe jetën e një njeriu, kështu pavarësisht çdo gjëje nëse është e shkruar nga fati, ashtu do të ndodhë. Mbretër të tjerë pas Tantalië ishin Moloni, Koti, Ati, Liduja, Aciasmu, Ermon, Alkim, Kamblitu, Tmoli, Teoklemenu, Marsia, Iardanu, Omfal, Filomenu, Alkau, Belu, Ninu, Agron, Ardi, Aliate, Mirsu, Kandal Gigi 720-682, Ardi 682-633, Sadiate 633-621.
Aliati 621-564.
Ishte djali i Sa-di-atit dhe në histori njihet si themelues i perandorisë së Lidisë. Gjatë mbretërimit të tij, arriti të nënshtroi të gjithë Azinë e vogël si Karinë, Miletin dhe Smirnën. Media në këtë kohë po shndërrohej në një kërcënim të vërtetë për interesat e perandorisë Lide. Gjendja u acarua aq shumë, sa këto shtete hynë në luftë kundër njëra-tjetrës dhe beteja finale u zhvillua në lumin Hali. Në kohën që të dyja ushtritë po ndesheshin ndodhi një eklips që friksoi pa masë të dyja palët, të cilat e morën për një shenjë të keqe. Ata menjëherë ndërprenë luftën, dhe përfunduan një marrëveshje paqeje që i dha mundësi shtetit lid të jetonte edhe disa vite.
Krezi 564-546
Ai ishte djali i Ali-atit dhe kur erdhi në pushtet, trashëgoi një perandori dhe pasuri përrallore. Krezi ka qenë një nga mbretërit më të pasur të botës së atëhershme. Në këtë
kohë persët kishin krijuar një perandori të fortë dhe të madhe, dhe kërcënonin egzistencën e shteteve të tjera fqinjë duke përfshirë këtu edhe Lidin. Krezi lidhi një aleancë ushtarake me mbretin e Egjiptit, dhe atë të Babilonisë për të përballuar kërcënimin e mbretit Kiri të Persisë. Në 547 p.k. nën komandën e tij, ushtria Lide kapërceu lumin Hali dhe ndeshet me Kirin. Krezi nuk qe me fat si Aliati, sepse nuk ndodhi asgjë për të penguar humbjen e tij përballë mbretit pers, nga i cili u kap rob. Kiri donte ta ekzekutonte, por më pas u bind se ai ishte njeri i mirë dhe e mbajti si një nga këshilltarët e tij më të besuar, detyrë që ai do ta mbante edhe pas vdekjes së Kirit. Krezi njihet në histori për pasurinë e madhe që kishte dhe për besnikërinë e tij ndaj kundërshtarit.
Albo
Albo
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 186
Points : 294
Reputacioni : 20
Medalje2 Medalje3

Albanët me famë në mijëvjeçarë (Nga Troja e lashtë deri në ditët tona)    Empty Re: Albanët me famë në mijëvjeçarë (Nga Troja e lashtë deri në ditët tona)

13th February 2016, 09:33
DINASTITË TROJANO-DARDANO-ALBANE TË EVROPËS Dianstia Trojano-Dardane e Alba-Longës
Pas luftës së parë të Trojës (1189 disa thonë 1230) disa fise trojane që kishin qenë drejtuese
të luftës, megjithë princat apo mbretërit e tyre u larguan nga Troja për në perëndim. Ene Dardanidi ishte princ i dardanëve që shpëtoi pa u vrarë gjatë luftës. Ai me gjithë familjen e tij dhe shumë anëtarë të fisit mori rrugën për në perëndim. Para se të ikte në Itali qëndroi në Butrint, dhe kodra ku ata qëndruan gjatë zbarkimit u quajt Trojë. Deti i trazuar e hedh Enean në Afrikë ku qëndron për një kohë të shkurtër dhe më pas vendoset përfundimisht në Itali. Ene Dardanidi së bashku me gjithë bashkatdhetarët që e ndiqnin, zbarkuan në Latium ku u prit shumë mirë nga prijësi i vendit, i cili i dha vajzën Lavinia për grua. Më vonë vjehrri i tij, vritet në luftë, kështu që drejtimi i mbretërisë i mbeti Enesë. Nga martesa me Lavianin ai pati djalin Silvi, të cilit iu vu ky emër pasi e ëma e lindi poshtë një peme që e kishte emrin Selvi. Studiuesit e huaj kanë rënë dakord që emri Selvi është një emër peme, por ata thonë se nuk e dinë se për çlloj peme bëhet fjalë. Nga shqipja e sotme jepet zgjidhja se kjo pemë është Selvia që shqiptarët edhe sot pas mijëra vjetësh e quajnë Selvi. Fakt që tregon edhe njëherë që trojanët kanë qenë gjyshërit e shqiptarëve të sotëm. Kjo pjesë e historisë së Dardanëve është përjetësuar nga Virgjili te vepra e tij Eneida si, dhe nga autorë të tjerë të cilët vërtetojnë këto fakte historike.
Ene Dardanidi 1181-1176
Ene Dardanidi ishte djali i Angisesit dhe ishte martuar me një nga vajzat e mbretit Priam të Trojës, por në ikje e sipër ai humbi lidhjet me të dhe nuk e mori në Itali. Kështu që në Itali u martua me një grua tjetër, me të cilën pati pasardhësin e tij Selvi. Pas vdekjes së tij, pushtetin në Luaret e mori i biri i tij Azgani me të cilin erdhi nga Troja.
Asgani ose Julu 1176-1151. Asgani e la Laureten dhe ndoshta në të vazhdoi qeverisja nga
trojanët dhe themeloi një qytet tjetër të quajtur Alba-Longa, ku ai mbretëroi vetë. Pas
Asganit qeverisën disa mbretër të tjerë në Alba-Longa si:

Kapetu 934-921
Tiberi 921-913
Agripa 913-872
Allodiou 872-853
Aventin 8353-816
Proka 816-793
Numitori 793-?
Kluilu ?-670
Meti Fufeti 670-655
Këtu merr fund edhe dinastia Trojane në Alba-Longa. Vajza e Numitorit, Rea Selvia lindi
dy binjakët Romulin dhe Remin, të cilët thuhej se i kishte me perëndinë më të lartë Jupiterin. Pa dyshim që i ka pasur me ndonjë të dashur dhe për t’i shpëtuar qortimeve të të afërmve, ka pretenduar se i kishte me Jupiterin, ose njerëzit me botëkuptimin e tyre fetar të kohës u kanë ngjitur një atë hyjnor për shkak të lavdisë së tyre si themelues të Romës.
Të dy fëmijët u hodhën në lumë ngaqë xhaxhai i saj nuk donte rivalitet për fronin e Alba- Longës, por lumi Tiber i nxori në breg dhe për ta u kujdes një familje, e cila i rriti dhe i bëri burra. Romuli vrau të vëllanë Remin gjatë kohës që po debatonin se në cilën kodër do të ndërtonin qytetin e Romës. Romuli e ndërtoi qytetin në kodrën Palatin, ku u vendos ai me një grup të vogël banorësh dhe ishte afër me qytetin Etrusk, Vei. Në kodrën Palatin jetonin vetëm burra, nuk kishte gra, sepse sabinët që jetonin afër, nuk ua jepnin vajzat për gra. Kështu Romuli dhe shokët e tij vendosën t’i rrëmbenin dhe ti sillnin në Palatin vajzat e sabinëve. Mbreti i Sabinëve, Taiti, u shpalli luftë, por me ndërmjetësimin e vajzave të tyre, që ishin bërë gratë e atyre që i rrëmbyen, u vendos paqja dhe mbreti sabin Tati, që i përgjigjet në shqip po Tati që përdorin disa zona në Shqipëri për atin, u vendos në Kapitol ku të dy fiset jetuan së bashku. Gjatë një mosmarrëveshjeje midis Tatit dhe Romulit, ky i fundit e vret atë dhe qeverisi vetëm Romën, deri sa vdes.


MBRETËRIT
TROJANO-ALBANO-ETRUSK TË ROMËS



Romuli qeverisi në vitet 753-716
Romuli njihet jo vetëm si themelues i Romës, por edhe si i pari mbret i saj. Ai rridhte nga familja e princërore e dardanëve të Trojës dhe njihet në histori si themeluesi i Institucioneve të Romës. Kështu, ai formoi Senatin e famshëm romak, që këshillonte mbretin për çështje civile e ushtarake dhe që më vonë do të këshillonte magjistratët gjatë sistemit republikan të qeverisjes. Senati ishte institucioni më i rëndësishëm i Perandorisë Romake.
Romuli mbahet në histori për krijimin e kalendarit, që është quajtur më vonë si Kalendari Romak. Ky kalendar kishte 10 muaj dhe 304 ditë dhe fillonte në muajin Mars. Festa e 14 marsit Dita e Verës që në Shqipëri është festë kombëtare nuk është gjë tjetër veçse Viti i Ri sipas kalendarit të vjetër, që tregon, edhe njëherë autoktoninë e padiskutueshme të shqiptarëve në këto troje. Kjo traditë është përcjellë brez pas brezi dhe, nëse populli i
sotëm shqiptar nuk do të ishte ai i vjetri, atëherë kjo traditë do të ishte ndërprerë dhe nuk do vazhdonte, ashtu si nuk e kanë popujt e tjerë, të cilët nuk janë vendas.
Numa 716-672
Ai ishte mbreti i dytë i Romës dhe qeverisi për një kohë të gjatë këtë qytet. Gjatë qeverisjes së tij, mbretëroi paqja në vend. Numa njihet si i pari që vendosi ceremonitë fetare në Romë dhe ngriti tempuj fetarë. U organizua hierarkia e priftërinjve dhe më i larti nga ata quhej pontifeks.
Numa i shtoi kalendarit romak 2 muaj, janarin dhe shkurtin dhe i bëri muajt me nga 29-30 ditë. Ky kalendar ka mbizotëruar për shumë kohë në të gjithë botën romake. Sot muaji shtator është muaji i nëntë, por sipas kalendarit romak ka qenë i shtati, sepse viti fillonte në mars, prandaj quhet dhe shtator, dhe ai i dhjeti quhet tetor dhe me radhë, pasi me kalendarin e vjetër janari dhe shkurti ishin muajt e fundit të vitit.
Tul Hostili 672-640
Pas vdekjes së Numitorit, Hostili zgjidhet mbret nga populli i Romës. Gjatë kohës që qeverisi Romën, shkatërroi mbretërinë trojane të Albanisë, nga ku kishte origjinën Romuli dhe kapi rob mbretin e fundit të saj Met Fufetin, të cilin e vrau. Pas kësaj ai filloi luftën me sabinët të cilët, ashtu si dhe etruskët e albanët ishin shumë afër, madje një pjesë e sabinëve jetonin në Romë. Hostili arriti t’i nënshtrojë qytetit të tij fiset e albanëve dhe sabinëve, përveç etruskëve, të cilët jetonin në qytete të zhvilluara dhe të fortifikuara. Tul Hostili ndërtoi godinën e senatit të quajtur sipas mbiemrit të tij Ku-ria Hostilia.
Anku Marku 640-611
U zgjodh mbret pas Tulit nga popullsia e Romës dhe u miratua nga Senati. Ai ngriti një urë mbi Romë dhe e zgjeroi atë duke populluar një kodër tjetër të quajtur Jan-kulum. Në politikën e jashtme qe i suksesshëm, sepse vazhdoi pushtimin e qyteteve të tjera afër Romës.
Lokum Tarkuin Prisku 616-578
Nëna e tij ishte nga familje e lartë etruske dhe quhej Tana e babai i tij vinte nga Korinthi dhe quhej Demarat, por emri i tij i vërtetë ishte Lokum, të cilin e mori dhe i biri. Në burimet e Mesjetës thuhet se Demarati vinte nga Paionia ilire. Emri Lokum ndoshta ka lidhje me fjalën Lokum që përdoret edhe sot tek albanët apo shqiptarët dhe që emërton një lloj ëmbëlsire. Ai njihet si rregullues dhe ndërtues i qytetit të Romës. Gjatë qeverisjes së tij
u ngrit sistemi i kullimit të Romës, që është ruajtur deri sot. Ai pati dy djem të quajtur Luk
ose Lokum sipas emrit të të atit dhe Arrun që u vranë nga pasardhësit e Anku Markut, të cilët pretendonin të merrnin pushtetin në Romë. Kështu, duke mos pasur djem, pushtetin në Romë e mori dhëndrri i Priskut, i cili ishte martuar me vajzën e tij, Tarkuina.
Serve Tuli 578-534
Emri i tij origjnal ishte Mastar, ndërsa emri Serve e mori kur hipi në fron. Ai ndërtoi muret rrethuese të Romës; njihet si reformator dhe që zhduku dallimet midis patricëve dhe plebejve. Kështu, ai ndërtoi ushtrinë romake sipas shtresave të popullsisë, duke vendosur që edhe plebejtë të shërbenin në ushtri, që deri në këtë kohë që flasim kishte qenë privilegj
i patricëve. Serve Tuli e ndau popullsinë në katër kategori sipas pasurisë dhe jo sipas asaj në ishin patricë apo plebej. Emri Patric ka rrënjën tek fjala shqip at që tregon të parin e fisit apo të familjes nga ku ka dalë dhe fjala Pater që në latinishte e në disa gjuhë do të thotë at.
Ai e mbajti pushtetin në Romë, derisa u vra nga vajza e tij Tula dhe dhëndri Lukum.
Albo
Albo
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 186
Points : 294
Reputacioni : 20
Medalje2 Medalje3

Albanët me famë në mijëvjeçarë (Nga Troja e lashtë deri në ditët tona)    Empty Re: Albanët me famë në mijëvjeçarë (Nga Troja e lashtë deri në ditët tona)

13th February 2016, 09:34
Luk Tarkuin Superbu 534-510
Ishte dhëndri i Mastarit apo Serv Tulit dhe erdhi në pushtet duke vrarë të vjehrrin. Ai është mbreti i fundit që qeverisi Romën, sepse në 510 p.k. me revolucion u përmbys mbretëria dhe u vendos një formë e re qeverisjeje-Republika. Gjatë qeverisjes së tij ngriti sistemin e shkarkimit të Romës në lumin Tiber dhe i ndërtoi një tempull perëndisë Jupiter. Ai njihet si tiran dhe pati marrëdhënie të këqija me Senatin, duke vrarë shumë senatorë. Tarkuini u rrëzua nga froni dhe u strehua në Kuma të Etruris, derisa vdiq në vitin 496 p.k. Ai kishte tre djem që quheshin Tati, Arrun dhe Seksti; ky i fundit përdhunon Lukrecian gruan e kushëririt të tij në kohën që i ati dhe burri i saj nuk ishin në shtëpi. Ajo i tregon të atit dhe burrit për përdhunimin dhe pas kësaj vrau veten. Lukum Juni Bruti ishte kushëri si i mbretit, ashtu edhe i Lukrecias dhe në këtë mes mbajti nga familja e viktimës, duke ndihmuar që të vritej Sekstu dhe të rrëzohej nga froni i ati i tij që kishte qeverisur si tiran.
Ai organizoi një revolucion në Romë që përfundoi me rrëzimin nga froni të mbretit etrusk, kushëririt të tij. Në krye të Romës u vendosën etruskët Lokum Juni Bruti dhe bashkëshorti
i Lukrecias Trakuin Kollatini që u zgjodhën dhe konsujt e parë të Romës, por më vonë bashkëshorti i Lukrecias do të zëvendësohej nga Mark Horat Pulvili. Lokum Bruti u vra nga kushëriri i tij Arrun, djali i mbretit të fundit etrusk, që mbetet edhe vetë i vdekur në këtë betejë. Mbreti i rrëzuar nga froni caktoi një etrusk tjetër Lar Porsena që të merrte fronin për të, por sipas Tacitit, ai arriti të marë fronin, por qeverisi vetë në të.
Kështu mori fund edhe dinastia trojane-albane-etruske e Romës. Romën e kanë themeluar trojano-dardanët dhe ajo u rrit në bashkëpunim me fise të tjera vendase të një etnie me trojanët, por që janë quajtur me emra të ndryshëm sipas fiseve si etruske, ilire, sabine, pellazgë etj. Bashkimi i këtyre fiseve solli dhe formimin e Romës, e cila më vonë u zgjerua dhe u bë një perandori e madhe. Për trojanët apo ilirët, që i ruajtën rrënjët e prejardhjes së tyre dhe emrat e fiseve do të flasim më poshtë. I ashtuquajturi komb latin romak nuk është asgjë tjetër vetëm sa përzierje e fiseve të ndryshme albane të antikitetit si trojanët, etruskët, ilirët me një element ndoshta të ardhur, apo jo nga diku, që askush nuk e di dhe nuk
mund ta përcaktojë deri më sot. Ajo që është e sigurtë është fakti se kombi romak pati si bazë të tij popullsinë iliro-trojane që ka qenë sipas humë të dhënave e një etnie me atë etruske.


DINASTIA TROJANO-DARDANO-ALBANE E ALBIONIT (BRITANISË)
Do të thoni ju se çfarë lidhje kanë britanikët me dardanët dhe albanët?
Britanikët janë komb dardano-alban, sepse dinastia dhe populli i vjetër britanik e kishin origjinën e tyre nga dardanët e Trojës, por edhe Anglo-Saksonët si do të shohim më poshtë në këtë studim e kishin origjinën nga Iliria. Kjo periudhë e historisë ka qenë konsideruar nga disa historianë si mitologji deri në kohën që u zbulua Troja në fund të shekullit të XIX, e cila tregonte se ishte atje dhe doli të vërtetonte ato që kishin shkruar për të, me mijëra
vjet rresht historianët. Zbulimi i Trojës vërtetoi ato që kishte thënë Homeri dhe historianët e vjetër të Antikitetit dhe Mesjetës, duke përfshirë këtu edhe vërtetimin e veprave të shkruara nga historianët britanikë në Mesjetë. Historinë e Britanisë e kemi filluar gjithmonë me Cezarin në momentin që ai pushton Britaninë në 55 p.k. dhe për periudhën më përpara nuk flitet, sikur këta njerëz të mos kenë ekzistuar fare në atë vend para këtij
viti. Ka një histori para vitit 55 p.k. që është pasqyruar nga disa historianë britanikë me tepër dinjitet.
Historia e vjetër e Britanisë lidhet me dardanët e Trojës, sepse ishte kjo popullsi që populloi këtë ishull pas rënies së Trojës.
Trojanët mbërritën në Albion në shekullin e XI p.k. Por përpara sesa trojanët të mbërrinin në Britani, ka jetuar një popullsi tjetër. Sipas një kronike të vjetër të quajtur Holinshed, të parët njerëz që pas përmbytjes së madhe kanë banuar ishullin janë Samotheant, të cilët ndërtuan një perandori të madhe nga Rini në Pirenej. Samotheantët u mundën nga Albionët (mendohet se kanë shkuar në Albioni në 1721 p.k.), të cilët e quajtën ishullin, Albani deri sa mbërriti Briti trojan që e quajti me emrin e tij, Britani. Në kronikë jepen emrat e disa mbretërve të kësaj kohe të quajtur si Druid, Bard(h)u, Albion, Pari, Romi, Nane, etj. Në fundin e shekullin të XII e fillimit të XI p.k. disa vite nga përfundimi i Luftës së Trojës, mbërrin një pjesë e popullsisë trojane me në krye Britin. Neniu (që së bashku me Geofrey of Monmouth) janë dy historianë më të rëndësishëm të Britanisë Mesjetare) thotë trojanët e Britit ishin të së njëjtës origjinë me popullsinë që gjetën në Albionë kur mbërritën. Pra, Neniu thotë se populli që banonte në Albionë në momentin që erdhën trojanët, ishte i së njëjtës etnie me trojanët.
Briti, siç na tregon Geofrey of Monmouth, ishte nga familja e Ene Dardanidit. Ai ishte nipi i Enesë. Pasi pa dashje vret të atin, Selvin, merr një pjesë të trojanëve të tjerë dhe shkon në Angli. Faktet që tregojnë se britanikët janë trojanë, janë të shumta.
1 – Autori Britanik i shekullit të VIII Nennius siç e tham më sipër tregon origjinën trojane
nga Briti të britanikëve në librin e tij “Historia Britnum” pra, Historia e Britanisë. Ai paraqet linjën e dinastisë trojane deri te Briti i britanikëve, i cili ishte nipi i Ene Dardanidit dhe themelues i mbretërisë së Albionit.
Neniu ka shkruar në shekullin e VIII dhe të dhënat që jep për origjinën e britanikëve koinçidojnë me ato të Geofrey of Monmouth dhe autorëve të tjerë të Mesjetës. Vepra e tij është një nga veprat më të vjetra të historisë Anglo-Saksone.
2 – Geofrey of Monmouth në librin e tij “Historia e mbretërve të Britanisë”, botuar në
shekullin e XII, jep qartë gjithë historinë e Britanikëve nga shekulli XI p.k. deri në 650 kur Britania pushtohet nga Anglo-Saksonët. Autori thotë se ky libër ishte i shkruar në gjuhën britanike dhe se ai po e përkthente nga gjuha e vjetër e britanikëve në atë latine në shekullin e XII. Këta dy historianë janë më të rëndësishmit e Britanisë së Mesjetës dhe të dy flasin për të njëjtën gjë, për origjinën trojano-dardane të britanikëve.
Për të qenë sa më të qartë, dyndjet e popullsive në Britani janë kryer në disa valë, por më të rëndësishmet kanë qenë dy. Së pari, dyndja dardane e shekullit të XI p.k. dhe së dyti, dyndja anglo-sakse në shekullin e VI-VII të erës së re. Bashkimi i këtyre dy popullsive krijoi kombin britanik. Le të shohim me radhë edhe faktet e tjera që tregojnë për origjinën trojane të britanikëve.
3 – Historianë të Antikitetit dhe të Mesjetës tregojnë për shpërnguljen e popullsisë trojane dhe vendosjen e tyre në Evropën Perëndimore. Kronistët Mesjetarë të popullsive gjermanike, anglo-saksone, skandinave tregojnë për emigrimin e popullit të tyre nga rajoni i Trojës, Gadishulli Ilirik dhe nga Deti i Zi, drejt perëndimit, në epoka të ndryshme të cilat do i shohim më me hollësi tek kapitulli për racën gjermanike.
4 – Në dorëshkrimin anglo-sakson Pseudo-Sybella i shkruar në latinisht, tregohet se Britania ishte një ishull i populluar nga të mbijetuarit e Trojës (insulam reliquiis Trojanorum inhabitatam). Pra, pushtuesit anglo-saksonë thonë për popullin që gjetën në Britani se ai është trojan. Ndërsa flasin për britanikët, ata tregojnë edhe origjinën e tyre.
5 – Kështu, Kronika Saksone “Widukind” thotë se “Saksonët kanë prejardhje nga
Maqedonia nga ushtria e Aleksandrit të Madh”. Ushtria e Aleksandrit përbëhej nga ilir dhe maqedonas, të cilët ishin të një etnie. Pas Luftës së Trojës një pjesë e trojanëve u vendos në Maqedoni, që quhej Paioni. Por siç e kemi shpjeguar, paionët ishin në të njëjtën kohë ilirë, Trojanë, thrakas dhe maqedonas, pra e njëjta etni. Anglia pas emigrimit të parë ka një emigrim tjetër, po nga fise iliro-maqedono-trojane, të cilat së bashku me britanikët e vjetër dardano-trojan, formuan kombin britanik. Saksonët kur flasin për popullsinë e tyre
thonë se kanë ardhur nga Maqedonia dhe kur flasin për britanikët Trojanë që gjetën kur erdhën në
shekullin VI-VII, thonë se janë nga Troja, por ata thonë gjithashtu se ne me trojanët, që janë britanikët e vjetër, jemi të një etnie. Ata vërtetojnë edhe njëherë në shkrimet e tyre që iliro- Maqedonasit ishin i njëjti popull me dardano-trojanët, sepse ata i konsiderojnë si të së njëjtës etnie, ashtu siç del edhe nga burime të tjera historike. Madje, po t’u referohesh autorëve mesjetarë, ata thonë se emri Maqedoni vendit ia kanë dhënë fiset që erdhën nga Troja pas luftës. Kjo është tërësisht e vërtetë, sepse emri Maqedoni nuk ka ekzistuar për maqedonasit gjatë kohës së Luftës së Trojës, pasi Homeri e quan popullsinë e vendit të Maqedonisë me emrin Paioni dhe këta paion ishin ilirë. Pra, që Maqedonasit janë ilirë, nga fisi i paionëve dhe që emrin ia dhanë asaj po paionët që banonin në territoret e Maqedonisë, dhe që e mbanin veten për Trojanë. Kështu që kanë të drejtë autorët
mesjetarë që maqedonët e kanë marrë emrin nga paionët dhe që maqedono-paionët janë të
një etnie me trojanët.
6 – Lord Chancellor Fortescue në punën e tij Ligjet e Anglisë thotë: “Mbretëria e
Britanisë ka institutet e veta origjinale nga Briti i Trojanëve”. Pra, që tregon se kjo ka qenë e njohur shumë mirë nga britanikët në vitet e mëpasme.
7 – Po kështu, Mbreti Eduard fliste me krenari që ishte pasardhës i Trojanëve.
8 – Cezari e quajti qytetin e Londrës si Trinovante, sepse ai e konsideronte si Troja e re nga ku edhe familja e tij kishte origjinën. Cezari e ka ditur shumë mirë hsitorinë e britanikëve dhe ai thotë kështu, kur mbërriti përballë Britanisë: “Në të vërtetë ne romakët dhe britanikët kemi të njëjtën origjinë, sepse rrjedhim nga raca trojane. Babai ynë i parë pas shkatërrimit të Trojës ishte Enea. Briti, që kishte baba Selvin, djalin e Asganit, djalit të Enes”.
9 – Studiuesit mesjetarë Wace, Laymon mbështesin origjinën trojane të britanikëve, të cilët erdhën aty pas rënies së Trojës.
10 – Fakte të tjera jepen dhe nga autorë të tjerë, të cilët tregojnë për një shpërngulje të një pjese të popullsisë së Trojës drejt vendeve të perëndimit, që na e paraqet Virgjili me Eneida-n për vendosjen e Ene Dardanidit në Itali. Gjithashtu Straboni te Gjeografia, i cili tregon për vendosjen apo udhëtimet e disave nga këto fise dhe vendosjen e tyre në Perëndim.
11 – Në Britani në vitin 1103 në Toton në lumin Dart ishte një gur historik që përkujtonte ardhjen e princit trojan, Briti në Albionë.
Pra, të dhënat e të gjithë autorëve më të rëndësishëm të Mesjetës flasin për origjinën trojane të britanikëve të vjetër. Nuk ka kronika ose histori të autorëve të tjerë që të kundërshtojnë këto fakte edhe të tregojnë për ndonjë variant tjetër të origjinës së britanikëve apo albionit. Autorët antikë dhe mesjetarë janë të gjithë të një mendjeje, që britanikët e vjetër ishin dardano-alban dhe anglo-saksët, që erdhën më pas, ishin të një etnie me ta, pra, trojano-iliro-shtrak.
Kështu, Briti pasi vret të atin pa dashje, detyrohet të shpërngulet për në Albionë. Gjatë rrugës qëndroi në brigjet e Galisë, Francës së sotme, ku themeloi qytetin e Turit. Pas një udhëtimi relativisht të gjatë, Briti dhe trojanët e tjerë mbërritën në atë vend që quhej Albionë. Ishulli ku mbërritën ishte i pasur dhe pothuajse i pabanuar, përveç një popullsie të pakët. Kështu, Briti u vendos përfundimisht atje së bashku me pasardhësit e tij dhe popullsinë trojane që kishte me vete. Vendi quhej Albionë para trojanëve, por Briti e quajti Britani, sipas emrit të tij dhe e ndau në tre qendra të mëdha, të cilat u emëruan sipas emrave të djemve të tij, Albani u quajt Skocia, Kamberi u quajt Wells dhe Lokrini, Anglia. Ai themeloi Londrën në lumin Thame, por ajo do e merrte emrin Londër shumë kohë më pas në shekullin e I p.k. sepse në këtë kohë që flasim quhej Troja e re. Cezari një tjetër trojan e quajti Londrën kur e pushtoi si Troja e re dhe jo si Londër. Kështu, në Britani u vendos një dinasti trojano-dardano-albane, që do të qeverisi atje për shumë shekuj.
Briti ishte i pari që themeloi dhe ndërtoi Trojën e re, Londrën e sotme dhe e rrethoi atë me
mure të larta dhe të forta. Në kohën që Briti qeveriste Britaninë, djali i Hektorit ishte rikthyer në Trojë dhe qeveriste Trojën, që ishte marrë sërish nga duart e atyre që e pushtuan, ndërsa Dardani tjetër Selvi Enea qeveriste Alba-Longën në Itali, kështu thotë Geofrey of Manmouth. Autorët e Mesjetës flasin për tre luftëra trojane, sepse disa vjet pas luftës së parë dinastia e Priamit u rikthye në pushtet me djalin e Hektorit. Jordanes autori Myso-Got që ka shkruar një vepër për historinë e gotëve thotë gjithashtu se nuk ka vetëm një luftë Trojane. Ai dëshmon se për herë të dytë Trojëne pushtuan myzët. Këta popuj që e kanë shkruar një gjë të tillë, ishin me origjinë nga Troja dhe duhet ta dinë mirë një gjë të tillë, sepse e kishin përjetuar vetë dhe po e shkruanin vetë historinë e tyre, dhe nuk po shkruanin të huajt për ta.
Nga lufta e Trojës e shekullit të XIII-XII p.l.k. deri tek Hesiodi dhe Herodoti janë rreth 700 vjet të pambuluar nga historia, sepse Iliada dhe Odisea bëjnë fjalë vetëm për luftën e parë. Mund të ketë pasur edhe vepra të tjera që kanë folur për këtë periudhë, por ato ndoshta nuk i kanë rezistuar kohës dhe nga ana tjetër grekët ishin të ardhur dhe nuk e kanë ditur mirë historinë e popullit që gjetën këtu. Iliada dhe Odisea duhet të jenë ruajtur vetë nga populli Alban që e zhvilloi këtë luftë dhe grekët vetëm sa e transmetuan në veprat e tyre duke e marrë nga historia e popullsisë vendase.
Pas vdekjes së Britit, Britania u nda midis tre djemve të tij. Lokrini mori për grua të bijën e Korinel Guendolenit një tjetër trojani që Briti e kishte gjetur në brigjet spanjolle gjatë rrugës për në Albionë. Me të pati një djalë të quajtur Madan. Lokrini pati edhe fëmijë të paligjshëm me një grua shumë të bukur të cilën e mori për grua pas vdekjes së të atit të gruas së tij të ligjshme, sepse sa ishte gjallë Korineli ai nuk guxonte t’i linte të bijën. Kështu, pas vdekjes së Korinelit ai divorcoi gruan dhe mori të dashurën, kjo zemëroi pa masë gruan e tij të parë, e cila mblodhi një ushtri tek vendi i të atit dhe arriti të mundë
ushtrinë e Lokrinit duke vrarë dhe vetë atë. Në krye të Trojës së Re u vendos ajo me djalin e saj Madan.
Madan 1056-1016. Ai pati dy djem Meibirin dhe Malin të cilët pas vdekjes së të atit
qeverisin 40 vjet. Ata hynë në luftë për pushtet dhe në fund doli fitues Meibyr 1016-996. Efrauk 996-957. Ai ishte i pari nga mbretërit trojan që kapërceu ngushticën dhe ndërmori ekspedita luftarake kundër galëve. Shkatërroi qytetet e tyre dhe plaçkiti një sasi të madhe ari dhe argjendi. Ai mbahet si themelues i qytetit të Yorkut që e quajti sipas emrit të tij Kaer-Efrauk. Efrauku kishte 20 gra me të cilat pati 20 djem dhe 30 vajza. Të 20 vajzat i çoi në Itali tek Selvi Alba dhe i martoi me aristokraët Trojanë të qytetit Albani. Djemtë e tij ikën në Gjermani dhe me ndihmën e Selvi Albaës morën në dorë mbretërin atje. Pas tij vijnë mbretërit si Briti, Leili, Hudibra, Bladudi.
Lir 861-801. Ai qeverisi për një kohë të gjatë prej 60 vjetësh, por nuk la djem pas që të
trashëgonin mbretërinë e tij. Pati tri vajza dhe vajzën e vogël Kordelian e kishte më për zemër. Kordelia u martua me mbretin e galëve, Aganipin që ishte gjithashtu trojan sepse siç do e shohim më pas trojanët u shpërndanë në të gjithë Evropën. Dy vajzat e mëdha së bashku me bashkëshortët e tyre e hoqën nga pushteti mbretin Lir. Në ndihmë të të atit
vjen vajza e vogël Kordelia me bashkëshortin e saj Aga-nip, të cilët duke përdorur ushtrinë e mbretërisë së tyre, e sollën në pushtet Lirin.
Kordelia 801-796. Pas riardhjes në pushtet, Liri vdes, dhe pas tij vdes dhe bashkëshorti i
Kordelias, kështu që ajo mbeti e vetme në pushtet për 5 vjet. Djemtë e motrave të saj që ishin dukë të dy qyteteve të rëndësishëm, mblodhën një ushtri dhe e rrëzuan nga pushteti. Ajo burgoset dhe vret veten në burg. Pastaj dy kushërinjtë filluan një luftë për pushtet që përfundoi me vrasjen e Morganit nga Kyneda. Kjo luftë është quajtur si lufta civile midis Albanit dhe Cornwellit, që u fitua nga ky i fundit.
Dinastia Trojane vazhdoi me nipin e mbretit Lir, Kyneda, që si nga nëna dhe babai kishte gjak trojan. Por, po të kesh parasysh se popullsia që banonte Albionin pas Britit, ishte e gjithë trojane nuk bëhet fjalë për kalim pushteti jashtë derës së Trojës. Kyneda qëndron nga 796-761 në pushtet.
Rriallon 761-743, ishte një mbret i zgjuar që qeverisi shumë mirë shtetin e tij, por gjatë
kësaj kohe ra një sëmundje që mori shumë jetë njerëzish. Pas vdekjes së Rriallonit erdhën në pushtet pasardhësit e tij: Gurgusti, Sisyli, Jame, Kimarku, Gurduku që pati dy djem Ferrek e Porrex, të cilët luftuan midis tyre për pushtet, luftë që u fitua nga Porrex. Por pas kësaj filloi një luftë e dytë civile 200-vjeçare që përfundoi me ardhjen në pushtet të një pinjolli të familjes së Cornwellit që lidhej me familjen e Britit, nga vajza e mbretit Lir, që ishte martuar në atë derë dhe kishte lënë djalin e saj Kyneda.
Dunvalio Molmutiu 430-390. Pas vdekjes së të atit që ishte mbreti i Cornwellit,
kundërshtarët e tij i morën pushtetin. Kështu, ai bëri luftë kundër mbretit të Loegris Ymnerit, të cilin e vrau. Pas kësaj ai luftoi kundër mbretit të Kamberias, Hereupon Radakut dhe kundër atij të Albanit të quajtur Stateri, që kishin bërë aleancë me njëri-
tjetrin. Molmutiu i mundi dhe mori skeptrin e mbretërisë së Britanisë. Ai vendosi rregullin dhe qetësinë në vend dhe nxori një sërë ligjesh të quajtura si ligjet Molmutine. Kishte disa rregulla për trajtimin e mirë të robërve të luftës, për azilin politik etj. Ai ndërtoi tempullin
e Konkordit ku edhe u varros pas qeverisjes së tij të gjatë prej 40 vjetësh. Molmutini ishte i pari mbret që la një kurorë që simbolizonte mbretërinë.
Albo
Albo
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 186
Points : 294
Reputacioni : 20
Medalje2 Medalje3

Albanët me famë në mijëvjeçarë (Nga Troja e lashtë deri në ditët tona)    Empty Re: Albanët me famë në mijëvjeçarë (Nga Troja e lashtë deri në ditët tona)

13th February 2016, 09:35
Beli i madh 390-374 p.l.k. Pas vdekjes së Molmutiut pushtetin e trashëguan dy djemtë e tij, Beli dhe Breni, të cilët filluan një luftë të gjatë civile për fronin e Britanisë. Në fillim ata arritën një marrëveshje, sipas së cilës Beli do të merrte Loegrin, Kamberin, Cornwollin, sepse sipas së drejtës trojane, e drejta e trashëgimisë së fronit i mbetej vëllait të madh, e drejtë që u trashëgua në Britani gjatë gjithë historisë ku djali i madh mbante tokën ose pronën e babait. Breni mori nga lumi Humbur dhe në Veri, por ai nuk ishte i kënaqur dhe për t’i marrë pushtetin vëllait të tij, u martua me vajzën e mbretit Elsinki të Norvegjisë, me qëllim që të siguronte ndihmë ushtarake prej tij. Gjatë kohës që Breni ishte në Norvegji,
Beli i merr tokat. Sapo u njoftua për një gjë të tillë, Breni u vendos në krye të ushtrisë dhe u
nis për në Britani. Mbreti i dakëve Guithlaku, ishte i dashuruar marrëzisht pas vajzës që mori Breni për grua. Ai e ndjek nga pas dhe zhvillohet midis tyre një luftë detare që përfundon me marrjen e vajzës dhe anijes nga mbreti i dakëve. Breni nuk hoqi dorë dhe e sulmoi sërish vëllanë e vet. Beteja midis Belit dhe Brenit u zhvillua në Albani, ku ky i fundit u mund dhe u largua për në Gali.
Breni në Gali u martua me vajzën e një duke të pasur dhe arriti të ngrejë një ushtri kundër vëllait të tij, por kur mbërriti në Britani nëna i del ëprpara dhe arriti që ta bind të pajtohet me vëllanë e tij, Belin. Kështu, të dy vëllezërit pas një lufte disa-vjeçare vendosën përfundimisht paqen midis tyre dhe më pas ndërmorën një ekspeditë ushtarake në Gali dhe arritën ta pushtonin atë. Breni pas kësaj arriti që pa ndihmën e të vëllait të sulmojë,
dhe të pushtojë Romën për pak kohë, sipas Gofrey of Manmouth. Beli ka bërë një numër të madh rrugësh me gurë që lidhnin Britaninë. Në historinë e Britanisë është quajtur si Beli i madh.
Gurgut Barbtruk 374-369 ishte djali i Belit dhe gjatë qeverisjes së tij mbretëroi paqja dhe
drejtësia në të gjithë Britaninë. Ndërmori një ekspeditë ushtarake ndaj Danimarkës. Kyhylyn 396-363 ishte djali i Gurgutit dhe u martua me një grua të zgjuar që quhej Marsiana, me ndihmën e të cilës arriti të nxjerrë disa ligje që mbajtën emrin e saj. Pas vdekjes së Kyhylynit ajo mbajti pushtetin si regjente për djalin e saj, Sisylin.
Beli 113-73 pati tre djem Ludin, Kasibelin dhe Neniun. Ludi është shquar për rindërtimin
që i bëri Trojës së Re, pra Londrës dhe rrethimit me mure të saj. Ai i vendosi emrin e tij
Kaer-lud që më vonë u quajt London nga romakët.
Pushtimi i Britanisë nga Cezari
Pasi Cezri pushtoi Galin, i dërgon letër mbretit të Britanisë që të nënshtrohet pa luftë, por përgjigjja që mori nga mbreti Kasabeli, ishte e tillë: “Kërkesa jote Cezar është skandaloze, derisa i njëjti gjak aristokratik i Enes rrjedh si te romakët dhe te britanikët dhe i njëjti zinxhir gjaku na lidh ne, i cili duhet të jetë një urë miqësie dhe këtë duhet të na kishe kërkuar ne, dhe jo skllavërin” (Geoffrey of Monmouth History of the kings of Britain, London
1966 libri IV, faqe 55) Pra, si Cezari dhe mbreti i Britanisë e ndiqnin dhe e dinin linjën e gjakut dhe origjinën e tyre, edhe pse kishin kaluar mbi një mijë vjet që nga rënia e Trojës. Kasabeli nuk pranoi kërkesën e Cezarit për nënshtrimin e Britanisë pa luftë.
Kasvallaun 58-38 ishte djali i Kasabelit dhe e vazhdoi konfliktin që kishte nisur i ati me
Cezarin. Në këtë kohë Cezari kishte pushtuar Galin, por nuk kishte fituar dot mbi britanikët, ndoshta ngaqë të dy palët vinin nga e njëjta derë trimash. Cezari pas dy vjetësh u rikthye në Britani që të luftonte me britanikët, por edhe kësaj here nuk i mundi dot, sepse anijet e tij që u futën në lumin Thame, u mbytën nga britanikët dhe vetë Cezari u
largua për në gjirin e Morinit. Festimi i fitores kundër Cezarit u krye me një therori të madhe për nder të perëndive që i dhanë fitoren britanikëve.
Por kjo nuk do të zgjaste shumë, sepse britanikëve u hyri përçarja, kështu duka i Trojës të cilit i qe vrarë nipi, pretendonte se mbreti nuk kishte dhënë drejtësi dhe ishte armiqësuar me të. Kjo bëri që ai të afrohej me kundërshtarin e mbretit, Cezarin, dhe të dy bashkëpunuan që të rrëzonin nga froni Kasvallaun. Me ndihmën e dukës së Londrës Cezari mndi trupat britanike, por pas kësaj Duka nuk pranoi që mbreti britanik të shetiste si skllav në Romë. Kështu duka i Londrës u bë ndërmjetës midis mbretit Britanik dhe Cezarit, dhe i kërkoi këtij të fundit vendosjen e paqes. Cezari dhe Kasvallauni në bisedimet me ndërmjetësinë e dukës ranë dakord që Britania t’i paguante një tribut vjetor Romës dhe të pranonte nënshtrimin. Pas marrëveshjes së paqes, marrëdhëniet midis këtyre dy burrave u përmirësuan aq shumë, sa u bënë shokë. Pas Kasavallaut qeverisën Taskiovanti dhe Kynobeli, të cilët ruajtën marërdhënie të mira me Romën.
Guideriu
....................
Arvirag
............... Mario 57-97
...................... Gurthena 437-480
............................... Emri 480-501
........................
Uther Pendragoni 501-521
................... Arthuri 521-542
............................. Kadvan 600-625
............................
Kigvalad Vendigaid 633-664
...............................
Këtu merr fund edhe dinastia Trojane-Dardane e Britanisë. Një komb i ri filloi të formohej në Britani që po mbipopullohej me fiset e quajtura Anglo-Sakse. Trojanët u tërhoqën në Wells. Nga bashkimi i trojanëve të tjerë me Saksonët, të cilët në kronikat e tyre tregonin se ishin i njëjti komb me britanikët, u formua kombi Anglez. Fillojnë dinasti të reja në Britani, të cilat kishin po të njëjtin gjak me Trojanët. Mbretërit e më pasëm do e mbanin veten e
tyre si pasardhës të Trojanëve. Në shekullin e VIII nga rrënjët Pellazgo-Iliro-Albane u formua një komb i ri, ai Britanik i cili në dejet e tij ka të njëjtin gjak që kanë edhe shqiptarët e sotëm.


MBRETËRIT TROJANË TË GALISË 1216-776 P.L.K.


Këtu do të flasim për mbretërit që kanë qeverisur Galin para Luftës së Trojës. Freculphe
në librin mesjetar Historia de Hainhaut (një përkthim francez nga latinishtja në shekullin e
XIII, shih tek Compendium of the World History volumi II i Herman Hoeh botim 1963) thotë se në vitin 1216 p.l.k. në territoret e Francës së sotme mbretëronte një dinasti galo-kelte që e kishte origjinën nga Troja. Ai sqaron se ata ishin trojanë, por ishin vendosur atje në kohën kur Troja ishte perandori e fortë dhe nuk kishte rënë ende. Ai jep një të dhënë shumë interesante dhe thotë se në Luftën e Trojës mbreti i galëve kishte marrë pjesë si aleat i trojanëve. Homeri, kur flet për aleatët e Trojës, përmend fisin e enetve që i vinte në ndihmë Trojës që mund të ishin enetet e Italisë dhe përderisa mund të kenë marrë pjesë enetët e Italisë, mund të kenë marrë pjesë edhe galët që nuk ishin larg tyre. Nëse galët kanë marrë pjesë ose jo përkrah trojanëve dhe nëse kjo luftë ka qenë ose jo e përmasave të mëdha, duhet vërtetuar dhe me fakte të tjera.
Këta mbretër, sipas autorit, qeverisnin keltët në Gali nga 1216-776 p.l.k. Apiani në librin e tij Ilirike jep një fakt interesant kur thotë se “Këtë emër (Ilir) ky vend e mori nga Iliri i
biri i Polifemit. Bijtë e ciklopit Polifem dhe Galatës të quajtur Keltë, Ilirë dhe Galë lanë Siçilinë dhe bënë sundimtar mbi fiset të cilat nga emrat e tyre u quajtën Kelt, Ilir dhe Galë”. Pra, legjenda tregon se keltët, ilirët dhe galët janë vëllezër. Edhe kronika bavareze e Mesjetës i quan prej një nëne dhe baba ilirët-keltët dhe galët. Kjo dinasti, sipas autorit, është trojane, por vendase dhe ka qenë në Gali gjatë kohës që zhvillohej Lufta e Trojës.
Ai jep të plotë linjën dinastike të trojanëve që sunduan në Gali dhe e fillon atë në vitin 1216
me mbretin që quhej Franko 1216-1169 p.l.k. dhe më pas Sikamberi 1169-1118, Priami
1118-1095, Hektori 1095-1067, Troili 1067-1045, Trogoti 1045-969, i cili nuk është pasardhës
i Troilit, por erdhi nga Panonia ilire një emigrim në vitin 1045 dhe bëhet pauses në fronin e keltëve në Gali. Pas tij vijnë mbretërit, Tongre 969-935, Teuto 935-903, Agripa 903-875, Ambrio 875-842, Thuringu 842-808, Kamberi 808-776.
Pas këtij viti mbretëria trojane e Belgjikës pushtoi tokat e Keltëve në Gali, dhe sundoi mbi to. Pra, në këtë vit, merr fund kjo dinasti që sundoi me shekuj në Gali.


Dukët trojano-dardano-alban të Galisë 1181-416 p.l.k.


Në dallim nga mbretërit trojan të Galisë, të cilët ishin vendas, por me origjinë trojane, dukët e Galisë emigruan në Gali pas rënies së Trojës. Historia e emigrimit në Gali është shkruar në një kronikë të Mesjetës franceze me titullin “Le Myreur d’Histoire” (compendium of World... pjesa II). Dhe ky historian e fillon këtë dinasti me mbretin Franko në vitin 1181 p.l.k., pra rreth tre vjet pas rënies së Trojës, sepse në kronikat e Mesjetës dhe të këtyre historianëve, Troja ka rënë në vitin 1184. Autori jep linjën mbretërore të panono-trojanëve dhe unë kam seleksionuar disa nga mbretërit apo dukët e Galisë.
Franko I 1181-1171, u largua nga Troja sipas këtij autori me Ene Dardanidin dhe të dy
udhëtuan drejt perëndimit. Në fillim era i hodhi në Afrikë dhe pas kësaj Enea u vendos përfundimisht në Itali dhe Franko në Gali. Këta themeluan një dukat në Gali, mbi të cilin qeverisën për shumë vite. Sigurisht që dukati nuk kishte territore të gjera, por shtrihej në disa pjesë të Francës së sotme.
Melu 1171-1120. Vajza e tij, Odela, u amrtua me mbretin Selvi, të birin e Ene Dardanidit.
Siç duket shokët e udhëtimit, Eneja dhe Franko, bënë krushqi, edhe pse njëri vendoset në
Gali dhe tjetri në Itali. Nëse Selvio nuk do të ketë pasur grua tjetër, atëherë djali i tij, Briti, që u vendos në Britani, duhet të jetë i Odelës.
Ektori I 1096-1080. Ishte djali i Selvios me Odelën dhe është themeluesi i Trojës në
Burgonjë.
Alemani 1080-1058. Pushtoi një pjesë të Gjermanisë së sotme dhe nga ai ky vend e mori
emrin Aleman, sipas autorit.
Kastori 1058-1028. Themeloi qytetin e Kastrit dhe vdiq në luftë me mbretin e Italisë Latinë
Selvinë.
........................................................


MBRETËRIT DARDAN TË BELGJIKËS 1179-52 P.L.K.
Në librin Historia e hainautit (Annales Hannoniae), e shkruar në latinisht në shek. 13 nga
autori Jacques de Guise (shih volumin e 19 cit. tek. Compendium of World pjesa II) flitet për origjinën e dinastisë së vjetër të Belgjikës, Jacque de Guyse jep të gjithë linjën princore të Belgëve nga Troja.
Mbretëria e Belgjikës fillon me Bavon, nipin e Laomedonit, kushëririt të Priamit. Bavoja,
me një grup të madh lë Trojën dhe shkon në vendet e ulta dhe si qendër duhet të ketë pasur qytetin e sotëm belg me emër ilir, Gent, sepse aty ndodhet katedralja e Shën Bavos. Autori që ka përkthyer këtë libër të De Gyse, quhet Wauquelin (shek. XV) dhe në parathënien e përkthimit të cilin e bëri me kërkesën e mbretit, Filipit të Mirë, ka shkruar “Arsyeja që po përkthej këtë vepër është se kronika e Hainautit demonstron jo vetëm antikitetin e Kontes (Burgundisë), por edhe se zotëria im i fortë është pasardhës nga gjaku i lartë dhe i shkëlqyeshëm i trojanëve.
Bavoja ishte profet, sipas autorit, që kishte parashikuar rënien e Trojës dhe që i qëndroi deri në fund besnik Priamit. Ai i priu një pjese të popullit të tij sipas profecisë që i ishte dhënë, dhe e çoi në lumin Ren, ku u vendosën përfundimisht. Autori thotë se ai u largua me anije nga portat e Herkulit, kaloi në Albion dhe më pas në Belgjikë.
Po Straboni në librin e tij Gjeografia flet për një qytet Venetia në Belgjikë dhe që e lidh
me venetet e Italisë, që Homeri i quan enetë. Këta Enet, sipas Homerit, ishin aleatë të trojanëve dhe morën pjesë në mbrojtje të Trojës. Enetia e Italisë është mbajtur se është themeluar nga trojanët, ndaj dhe ishte aleat me ta, por ajo është quajtur dhe ilire në të njëjtën kohë. Ajo që ka rëndësi është fakti që Enetët e Belgjikës janë njëlloj me enetet e Italisë dhe janë racë me Trojanët. Pra, si burimet nga Homeri, Straboni dhe nga vetë populli i këtyre zonave, tregojnë se kemi të bëjmë me të njëjtin fakt, origjinën trojane apo ilire të belgëve.
Ai themeloi një dinasti priftërore, në të cilën qëndronte një princ me besim druid. Fjala Druid është shqip dru dhe lidhet me drurin. Në Dodonë kryeqendrën fetare të pellazgo- iliro-albanëve (të racës së Jafetit e Javanit sipas Biblës, nga ku ka prejardhjen popullsia e bardhë e Evropës), kur lexohej profecia dëgjohej fëshfëritja e gjetheve të pemëve të lisit
apo dushkut. Pra, besimi i Albionit të vjetër, Irlandës, dhe pellazgo-ilirëve ishte i njëjtë dhe quhej me emrin druid, që pa dyshim është shqip dhe i përgjigjet po fjalës Dru.
Belgët praktikonin në fillim Princ Druid fetar, dhe më pas monarki të zgjedhur jo të trashëguar. Belgët e shtrinë mbretërinë e tyre në vendet e ulta dhe në një pjesë të Francës e Gjermanisë së sotme.
Kështu Bavo trojani është themelues i mbretërisë së parë në Belgjikë në vitin 1179-1169 p.k. Në vitin 885-835 në pushtet vjen Aganipi, i cili martohet me princeshën trojane të
Britanisë, Kordelia, vajza e mbretit Lir. Aganipi ndihmoi Lirin që të vinte në pushtet pasi dhëndurët e tij të mëdhenj, që ishin dukë në Albion, i kishin marrë pushtetin.
Kjo dinasti pushon së ekzistuari në kohën e mbretit Andromad, në vitin 52 p.k. kur pushtohet nga Cezari.
Mbretërit Irlandezë
Irlandezët kanë një histori të vjetër dhe valë të tëra dyndjesh popujsh, të cilët populluan herë pas here këtë ishull. Të parët që populluan këtë vend, ishin partholanët, që mendohet se janë baskë që sunduan në ishull nga 1484-1184. Pas tyre vjen një popullsi e quajtur Tuatha da danan.
Irlandezët e sotëm ia dedikojnë origjinën e tyre Milesianëve, ose Trojës së Azisë së Vogël.
Kronistët irlandezë thonë se Milesët trojanë u nisën nga Thraka drejt e në Irlandë. Dy udhëheqësit e eksodit milesian janë Eremoni dhe Doni. Trojanët themeluan kombin dhe dinastinë irlandeze. Është një varg i gjatë mbretërish që kanë qeverisur Irlandën në disa mijvjeçarë.
Mbretërit Skandinavë
1 – Robert Wace shkroi kronikën Roman de Rou, në të cilën tregon prejardhjen e Normanëve nga Troja. Ata, thotë autori, e quajtën veten danë për nder të mbretërisë së vjetër të Trojës.
2 – Ka shkrime që tregojnë për origjinën e danezëve nga fisi thrakas, Agathyrsi, nga i cili
doli Odini, ose Adini, që i priu popullit të tij për në Skandinavi.
Te Proza Eda, një prozë skandinave e Mesjetës, jepet historia dhe origjina e racës
skandinave. Në tekst autorja e quan Evropën me emrin Ene, ndoshta ngaqë ai ishte babai i disa nga kombeve të saj. Në prozë thuhet se një nga vajzat e mbretit Priam, ishte e martuar me një mbret thrakas, edhe Homeri e dëshmon një gjë të tillë. Kjo vajzë quhej Troa dhe lindi një djalë të quajtur Thor. Ai pati fëmijë Loridin, Einridin, Modën, Athran, Jatin, Finin dhe Odin, që u martua me Frigen. Odini ishte ai që emigroi për në Skandinavi së bashku me gruan e tij. Ai sipas Prozës Eda ngriti një shtet sipas modelit trojan në atë vend ku u vendos përgjithmonë me pasardhësit e tij.
3 Heminskringla flet për të njëjtën gjë që Odini ka ardhur nga Deti i Zi dhe nga lumi Don
në Ukrahinën e sotme. Odini ishte nga Troja, por fisi i tij u shpërngul për në Detin e Zi pas lufte dhe që aty shkoi në Skandinavi. Në fazën e dytë të dyndjeve ishin teutonët që u vendosën në Skandinavi dhe së bashku me popullsinë e vjetër të vendosur atje pasi u shpërngulën nga Troja, formuan kombin skandinav. Mbreti i parë i skandinavëve, që është njohur edhe si perëndi, është Odini, ose i quajtur ndryshe me emrat Adin dhe Adon. Ai udhëhoqi emigrimin e popullit të tij trojano-thrak nga territoret e Thrakës dhe Trojës për
në Skandinavi. Me Odini fillon edhe mbretëria e Skandinavisë.
Odini i Skandinavëve, siç tregohet nga të dhënat, mendohet se ka shkuar deri në Amerikë ku ka themeluar mbretërinë Maja, sepse në traditën e tyre Majat ia dedikonin krijimin e mbretërisë një të bardhi të quajtur Votan ose Odin. Po të kihet parasysh se nga gërmimet arkeologjike në Amerikën e kësaj periudhe historike ka dalë një kulturë materiale e njëjtë me atë të Evropës para-greke, si sëpata me dy tehe që ka qenë dominuese në botën pellazgo-ilire gjatë periudhë së Bronzit, si dhe qeramika e njëjtë me atë pellazgo-Ilire,
mund të jetë e vërtetë dhe për këtë të shtyn fakti që banorët e parë evropianë kanë qenë lundrues të shkëlqyer, por megjithatë kjo hipotezë mbetet për t’u vërtetuar.
Mbretëria e lashtë spanjolle
Spanja ka një histori shumë të vjetër, por që për të është shkruajtur shumë pak. Spanja duke pasur një pozitë gjeografike të mirë dhe klimë të ngrohtë ishte tërheqëse për popujt e vendeve të tjera. Në Spanjën e kohëve të lashta kanë shkuar të parët popujt e Azisë së Vogël dhe më pas popujt nga Afrika, të cilët formuan dhe popullsinë e lashtë spanjolle. Në librat e Anderson’s ‘Royal Genealogies’ dhe ‘Universial History’, të publikuara në 1748 në Angli jepet gjithë historia e Spanjës, që nga mbretëritë e para deri në kohën e Romës.
Në disa periudha historike dalin edhe sundues të fuqive detare të Mesdheut lindor. Kam zgjedhur ato mbretëri që janë trojane-pellazge në këtë territor dhe vitet që kanë qeverisur.
Lidët kanë qeverisur nga viti 1149-1101
Pellazgët nga viti 1101-970
Thrakët 970-884
Rodët nga viti 884-864
Frigasit nga viti 864-838
Milesia nga 723-694
Karianët 694-646
Lesbosi nga 646-578
Pas këtij viti kontrollin mbi Iberikun e marrin fenikasit dhe më pas kolonia e tyre
Kartagjena.


ORIGJINA ILIRE E RACËS DHE DINASTIVE GJERMANIKE


Fiset e ashtuquajtura gjermanike, të cilat formuan kombet e Evropës Perëndimore dhe Veriore emigruan nga Lindja drejt Perëndimit. Si pikënisje këto fise patën territoret e Detit të Zi, Ilirisë dhe Trojës.
Fiset kryesore, të cilat formuan kombin francez, anglez, gjerman, skandinav, janë frankët,
teutonët, gotët, anglo-saksët, normanët, langobardët etj. Të gjitha këto fise kanë ruajtur në historinë e shkruar nga vetë ata faktin e emigrimit, se nga ku, dhe si emigruan, luftërat që kanë bërë dhe vendet ku u vendosën. Ajo që ka ruajtur një popull në traditën e tij, është shumë herë më e vlefshme, nga ajo që thonë të tjerët për të. Këta popuj që populluan Evropën dhe që i dhanë botës qytetërimin më të lartë që ka njohur, nuk vinin nga pylli dhe nga hiçi, ashtu siç është thënë deri më sot, por ishin pasardhës të gjyshërve të tyre etnikë evropianë, sepse rrjedhin nga ata.
Frankët janë fisi me origjinë gjermanike që formoi së bashku me galët dhe romakët kombin francez.
Teutonët një nga fiset kryesore gjermanike, formuan kombin gjerman dhe atë skandinav. Shpesh me emrin Teuton përfshihen të gjitha fiset gjermanike.
Anglo-saksonët janë fiset që populluan Albionin (Britaninë) dhe që u bashkuan me britanikët e vjetër për të formuar kombin britanik.
Normanët janë, gjithashtu, fis gjermanik, që kanë luajtur rol në etnogjenezën e kombit gjerman.
Gotët e quajtur albanë, janë një fis i rëndësishëm gjerman. Dihet që këto kanë populluar
Evropën me emigrimet e tyre nga Lindja. Por cilët ishin këta popuj dhe nga dolën?
Këta popuj kanë qenë të së njëjtës origjinë me popujt pellazgo-trojano-iliro-thrak, ose e
thënë ndryshe gjermanët janë iliro-thrakë.
Shkrimet e historianëve antikë dhe atyre të Mesjetës, vërtetojnë që frankët, gjermanët dhe skandinavët janë popuj iliro-thrakë, të cilët emigruan në kohë të ndryshme drejt Perëndimit.
Ka dy valë dyndjesh kryesore të fiseve gjermanike, nga territoret trojane dhe ilirike, në drejtim të perëndimit.
Faza e parë fillon pas Luftës së Trojës, pra rreth shekullit XII p.l.k., por edhe më përpara
për të cilat folëm më parë. Siç e pamë, janë të dokumentuara emigrimet e trojano- dardanëve drejt Italisë me Ene Dardanidin, emigrimi i nipit të Ene Dardanidit, Britit drej Albionit në shekullin XI p.l.k., emigrimi i trojanëve drejt Belgjikës dhe drejt Skandinavisë. Këto janë vërtetuar nga autorët antikë si Virgjili, Straboni, Dionis Halikarnasi etj., si dhe nga historia e shkruar nga këta popuj gjatë Mesjetës.
Faza e dytë fillon në shekullin IV p.k. dhe vazhdon deri në shekullin e VI-VII të erës së re.
Në këtë fazë janë emigrimet masive të popujve të quajtur gjermanikë, nga Iliriku dhe
Troja. Pse morën rrugën e emigrimit këta popuj që lanë pas vende të ngrohta dhe të begata dhe shkuan në vende të ftohta dhe të varfra?
Shpërnguljet e popullsive nga Troja, Thraka, Iliria, Dakia apo Deti i Zi ndodhën si pasojë e luftërave të vazhdueshme dhe dyndjeve barbare nga lindja. Me pushtimin romak, një
pjesë e popullsisë që nuk iu bind rregullave të Romës, kapërceu Danubin dhe emigroi
drejt perëndimit dhe veriut, ku ishin më të lirë. Popullsia etnike evropiane thrako-ilire e shtyrë nga dyndjet e sllavëve që vinin nga Azia emigroi përtej Danubit në vende të sigurta dhe këto dyndje janë quajtur Gjermanike por në fakt, janë dyndje iliro-thrake. Faktet që tregojnë origjinën iliro-thrake të rracës gjermanike në mënyrë të drejtpërdrejtë janë të shumta.
1- Kronisti i mesjetës Gregorius of Tours thotë se “Frankët kanë dalë nga fisi i
Panonëve”. Panonët ishin fis ilir, që do të thotë se frankët janë ilir.
2 – Dudu, kronisti i Normandëve tregon se “Normanët dhe frankët ishin i njëjti popull dhe kishin gjysh Antenorin”. Pra, siç tregohet edhe nga kronisti i Normandëve, edhe ata kanë dalë nga Iliria, pasi Antenori është udhëheqësi legjendar që u priu frankëve në rrugën e tyre nga Panonia e Ilirisë, deri në Francën dhe Gjermaninë e sotme.
3 – Edhe në kronikën ‘Chronicle of Hunibald’ jepet emigrimi i pasardhësve të Antenorit
nga Iliria për në Francë.
4 – Fredergar, një tjetër kronist i Mesjetës, ka shkruar një kronikë në të cilën thotë se
“Frankët vijnë nga Troja”. Ai thotë se një grup trojanësh u vendos në Paioni dhe që aty u nisën për të emigruar për në Francën dhe Gjermaninë e sotme.
Të dy grupet e historianëve mesjetarë janë të një mendjeje lidhur me origjinën e frankëve,
sepse paionët ishin dhe ilirë dhe trojan dhe maqedonas në të njëjtën kohë, pra, një etni, kështu që nuk ka ndonjë ndryshim midis thënieve të autorëve për këtë çështje. Ata janë tepër të saktë dhe të një mendjeje lidhur me faktin se frankët janë nga Panonia Ilire dhe se që aty u nisën drejt Perëndimit.
5 – Rethanan Macre, është një tjetër studiues mesjetar që ka dhënë të plotë linjën mbretërore të frankëve nga Priami deri te dinastitë Merovinge dhe Karolinge, mbështet prejardhjen trojane të frankëve, por ai thotë se, kur emigruan, dolën nga Panonia Ilire.
6 – Këto të dhëna të autorëve të Mesjetës, koiçidojnë me të dhënat që jep edhe autori
Virgjili tek Eneida, thotë se "Antenori kaloi përmes liburnëve, retëve, dhe vendolikëve
të cilat ndanin Panonin nga Reni, dhe u vendos tek ky lum ku themeloi qytetin Patavium." Pra Virgjili para këtyre kronistëve thotë të njëjtën gjë që ka një Antenor që nga ilirët shkoi në Ren. Fiset e liburnëve, retëve, vendolikëve ishin fise ilire, kështu që Antenori ka dalë nga Iliria. Autori në këtë rast e shtrin konceptin e Panonisë Ilire në të gjithë Alpet e Evropës deri në kufi me Renin.
7 – Straboni te Gjeografia thotë se "Udhëtimet e Enesë janë fakte tradicionale, ashtu si
ato të Antenorit". Po Straboni thotë se qyteti Opsicella, i themeluar nga Ocelasi, të cilët
së bashku me Antenorin dhe fëmijët e tij, kapërcyen Italinë". Pra, Straboni, flet për një shpërngulje të popullsisë me në krye Antenorin të njëjtën gjë që thonë edhe kronikat e Mesjetës. Ai flet edhe për koloni të tjera trojane, apo fise të tjera që ishin vendosur atje pas Luftës së Trojës. Straboni i quan Henetët si kelt, por ai thotë, se sipas disave ata janë pasardhës të Antenorit që iku nga Troja pas luftës. Këto fakte që japin autorët mesjetarë për udhëtimin e Antenorit nga Iliria në Ren vërtetohen edhe nga Virgjili dhe Straboni. Kjo do të thotë se janë të vërteta.


Pra, sipas autorëve antikë ka një emigrim të frankëve nga Iliria drejt perëndimit dhe vetë kronistët e këtyre popujve kanë treguar se ata vijnë nga Iliria. Fisi gjermanik i frankëve ishte fis ilir, i cili formoi kombin francez, që do të thotë se, përsa i përket etnicitetit, nuk ka pasur dallim midis ilirëve dhe gjermanëve, ashtu si midis këtyre të fundit dhe fiseve thrake, trojane. Me një fjalë frankët apo francezët janë Ilir.

Edhe kronisti i normanve ka shkruar që normanët janë të së njëjtës origjinë si edhe frankët, që do të thotë se janë ilirë, për aq kohë sa frankët kishin dalë nga Iliria.
Pra, fiset e Frankëve dhe Normanëve janë Ilir, gjë që tregon se gjermanët janë Ilirë.
8 – Gotët gjermanikë janë quajtur Getae dhe Straboni kur flet për etnicitetin e tyre i quan si "Getae ishin thrakë, dhe jetonin në anën tjetër të Danubit, ashtu si dhe mysët, të cilët janë thrakas gjithashtu, dhe janë identikë me njerëzit që tani quhen Moesi. Nga këta myse dalindhe myët, që tani jetojnë ndërmjet frigasve, lidasve dhe trojanëve. Dhe vet frigasit janë brigianë një fis thrakas". Straboni tregon se gotët gjermanik ishin të një race me thrakët, mysët dhe trojanët, nga ku del se gotët ishin fis me etniciteti iliro-thrako-
trojan.
9 – Straboni thotë për Dakët e Getae se "disa njerëz janë quajtur dakë dhe të tjerët janë
quajtur getae, të cilët shtrihen në drejtim të Pontit, dhe dakët që shtrihen në drejtim të Gjermanisë dhe burimit të Isterit. Gjuha e getaeve është e njëjtë me atë të dakëve. Ai thotë se emigrimet e geatëve përtej Istrit, janë të vazhdueshme". "Gjuha e thrakasve është e njëjtë me atë të gotëve".
Straboni e tregon qartë që dakët janë të një race me gotët, ashtu siç ishin edhe thrakët, atëherë edhe trojanët dhe ilirët të cilët siç e kemi parë janë të një etnie me thrakët, janë të
një etnie me dakët dhe gjermanikët. Ai dëshmon për emigrimet e herëpashershme të gotëve drejt perëndimit, që e tregon qartë se nga cili popull kanë dalë gjermanët. Fjalët e gjuhës dake përkthehen 60 përqind me shqipen që do të thotë se, meqë
Straboni tregon se thrakët, dakët e gotët gjermanikë flisnin një gjuhë, atëherë ajo ka qenë të paktën 60 përqind shqip apo një dialekt i shqipes. Shqiptarët janë i vetmi popull etnik evropian që ruajti gjuhën e vjetër të Evropës, pasi kombet e tjera që rrodhën nga kjo racë e njëjtë krijuan gjuhë të tjera, por që nënë kanë shqipen.
10 – Në kronikën mesjetare të piktëve, të cilët ishin një popull që erdhën nga vendet e
skythëve, territoret e të cilëve shtriheshin në Moldavinë dhe Ukrahinën e sotme, nga ku ata emigruan për në Britani, thuhet se "Dakët janë prej së njëjtës prejardhje ashtu si dhe goetet, pra gotët". Po në këtë kronikë thuhet, gjithashtu, se "Skithët e gotët kanë të njëjtën origjinë".
Piktët në Mesjetë thonë po të njëjtën gjë që ka thënë Straboni në Antikitet se gotët janë i të njëjtit etnicitet me thrakët, dakët, trojanët, ilirët dhe me skithët. Gotët gjermanikë janë quajtur dhe me emrin albanë.
11 – Fakti i fortë është libri i vetëm i shkruar nga një gjerman got, i quajtur Jordanes në shekullin e VI, me titullin "Origjina dhe bëmat e gotëve", në të cilin tregohet origjina e gjermanëve. Vetë autori është got dhe e njeh mirë historinë e popullit të tij dhe faktet që ai jep, janë dëshmi që nuk mund të kontestohen lehtë, sepse ai jetoi në periudhën kur gotët filluan të emigronin drejt Gjermanisë.
Ai tregon se gotët quhen myzë dhe fisi i tyre kufizohej në jug me Maqedoninë Veriore.
Pra, ai dëshmon se gotët gjermanikë jetonin në veri të Maqedonisë dhe quhen myzë, por myzët në të gjitha burimet dalin si fis iliro-thrakë që do të thotë se vetë gotët gjermanikë janë iliro-thrakë.
Në libër ai tregon një pjesë të historisë së thrako-iliro-trojanëve pjesë e të cilëve ishin edhe goto-myzët që nuk e njohim fare nga burimet historike greko-romake. Kështu tregon se mbreti i myzo-gotëve, i quajtur Tanau luftoi kundër faraonit Vesos të Egjiptit, i cili kishte ardhur për të pushtuar gadishullin Ilirik. Myzët i mundin egjiptianët dhe i ndjekin deri në Egjipt. Në rrugën e kthimit ata pushtojnë sipas tij Azinë dhe nënshtrojnë Sornusin mbretin e medëve. Jordanes thotë se parthët e kanë origjinën nga myzo-gotët që qendruan në atë pjesë të Azisë. Ai tregon se paraardhësit e tij pushtuan Kaukazin, Armenin, Sirinë, Kilikinë, Galatinë, ishujt e Egjeut si dhe ishin Myzët, ata që ngritën tempullin e Dianës në Efes. Sipas tij myzët ngritën një perandori nga Deti i Kuq në jug deri në vendin e skythëve në veri. Këto të dhëna interesante dëshmojnë se mysët, iliro-thrakas kanë pasur ushtri të fortë dhe kanë luftuar deri në Egjipt dhe nën sundimin e tyre kanë qenë territore të gjera. Kjo pjesë e historisë nuk njihet fare nga grekët pasi ata nuk kishin ardhur ende në Evropë prandaj dhe nuk flasin për këto ngjarje. Në fakt, të dhëna të plota e interesante për historinë e vjetër të Iliisë, gjen më tepër në kronikat gjermanike të Mesjetës, se sa tek autorët antikë greko- romak. Kjo tregon se këta popuj gjermanikë e kanë ditur mirë historinë e iliro-thrakëve se ishin vetë iliro-thrakë.
Jordanes dëshmon se myzët kanë marrë pjesë në luftën e Trojës dhe se mbreti i tyre vret Thesandrin, por vritet nga Akili. Pas vdekjes së mbretit, në pushtet vjen djali i tij Euripyli, i cili ishte nipi i Priamit, pasi mbreti kishte marrë të motrën e Priamit për grua. Troja rindërtohet dhe rimerret nga dera trojane, por janë myzët ata sipas tij që e shkatërrojnë për
herë të dytë. Edhe kronikat dhe librat e tjerë historikë të mesjetës së Evropës perëndimore, flasin për tri luftëra trojane që do të thotë se, autorët grekë e kanë njohur shumë pak historinë e popullsinë që banonte Ilirikun dhe për të njohur historinë e Ilirisë duhet të bazohemi me seriozitet në të dhënat e burimeve mesjetare të hershme të racës gjermanike. Pra Jordanesi tregon histori të panjohura që i përkasin një periudhe historike të hershme dhe dëshmon se gotët ishin në truallin iliro-thrak që në këto kohë të lashta
fakt që tregon se gotët ishin vet iliro-thrakët, pasi nuk ka të dhëna nga autorë të tjerë që t'i quajë myzët si të një etnie tjetër që nga koha e Homerit e deri në kohën që flet Jordanesi në shekullin e VI.
12 – Në "Pictich Chronicle" thuhet se "Skithët kanë lindur me flokë të bardhë nga bora që bie në mënyrë të vazhdueshme dhe ngjyra e flokëve i dha emrin skithëve dhe për këtë u quajtën albanë dhe nga ata skotët dhe piktët e kanë origjinën. Albania kishte fqinj amazonat". Pra, te kronika Pikte thuhet se piktët vetë dhe skotët e kanë origjinën e tyre nga Skithët e quajtur albanë. Skithët (nga të cilët rrjedh një pjesë e kombit britanik), siç e thamë, ishin të një kombësie me thrakët e dakët, që do të thotë të një kombësie me pellazgo-ilirët.
Straboni thotë se Thraka është bërë zakon të quhet Skithia e Vogël. Kjo tregon se thrakët ishin vetë skythët.
13 – Straboni i quan fiset gjermanike në Veri si Albane, dhe më të mirënjohurit tek këto
fise gjermane të quajtura albane janë Cimbrit dhe Sucambrit. Sukambrit autorët i vendosin në Panoni, dhe cimbret në Detin e Zi, përpara se të gjendeshin në Gjermaninë Veriore. Pra, që albanët e Gjermanisë janë ilirë, sepse sukambrit janë panonas, pra ilirë. Autorët e Mesjetës shpesh e shtrinin konceptin e fisit panonas deri në lumin Don dhe Dnjepër, ndërsa autorët romak në Panonin ilire fusnin edhe Alpet e Evropës. Kështu pra, emri Panoni në disa raste ka përfshirë brenda vetes edhe fiset thrake, dake, skithe, gote të cilat Straboni dhe autorë të tjerë dëshmojnë se kanë një gjuhë dhe janë të një etnie.
14 – Retet e Vendolikët janë quajtur nga Straboni dhe autorë të tjerë si fise ilire. Emrat e
tyre janë shqip dhe tregojnë vendin ku ata banonin. Kështu Re do të thotë që banoj tek retë, janë fis i reve, dhe ata vërtet banonin në Alpet e Evropës në një lartësi me retë. Vendolik po në shqip do të thotë Vendolik, pra që jam vendas dhe ku ka më vendas se ata që banojnë në majë të malit. Nga fiset ilire të Alpeve të Evropës u popullua një pjesë e madhe e Gjermanisë dhe Italisë Veriore.
15 – Tek belgët, Straboni përmend të parët venetët apo enetët, të cilët bënë luftën detare
me Cezarin, dhe ai tregon se janë të njëjtë me venetët e Italisë. Nëse Venetët e Belgjikës janë të një popullsie me Venetët e Italisë, atëherë venetët apo enetët e Belgjikës janë ilirë, sepse autorët e antikitetit i kanë quajtur enetët, si ilirë. Pra, ilirët kanë populluar edhe Belgjikën.
16 – Në kronika Saksone "Ëidukind" të shek. X thuhet se "Saksonët kanë prejardhje nga
Maqedonia nga ushtria e Aleksandrit të Madh". Maqedonët ishin një fis iliro-pellazg, sepse Maqedonia është quajtur me emrin Paioni dhe paionët janë ilirë, që do të thotë se edhe maqedonasit ishin po ashtu ilir.
17 – Në kronikën anglo Saksone, të quajtur si dorëshkrimi Pseudo-Sybella, e shkruar në
latinisht, tregohet se Britania ishte një ishull i populluar nga të mbijetuarit e Trojës (insulam reliquiis Trojanoru inhabitatam). Këtu e ka fjalën për trojanët që u quajtën britanikë nga Briti dhe që zbarkuan në Albion në shekullin XI p.l.k. Pra, pushtuesit anglo-Saksonë e dinin mirë origjinën e popullit të Britanisë në kohën që pushtuan Britaninë, dhe i
konsideronin ata si të një race me veten e tyre. Anglo-Saksonët ishin maqedonas, fakt që do të thotë se nuk ka dallim etnik midis ilirëve, maqedonëve dhe Trojanëve. Anglo- Saksonët tregojnë, gjithashtu, se ata kanë të njëjtën kombësi me gotët dhe frankët që vërteton se ilirët, thrakët, trojanët ishin një komb, sepse frankët dhe gotët dolën nga Iliriku dhe Troja.
18 – Teutonët janë gjermanikë dhe nga ata kanë prejardhjen edhe skandinavët. Shpesh me
emrin Teutonike quhen të gjithë gjermanët. Emri Teuton është një emër pellazgo-ilir, dhe del për herë të parë tek Iliada e Homerit kur mbreti i pellazgëve të Azië së Vogël quhet Leto Teutamidi. Teuta ka qenë emër ilir, pasi ka pasur një mbretëreshë ilire me këtë emër që përdoret edhe sot në botën shqiptare. Teutonët kanë shumë lidhje për sa i përket emrit të tyre me ilirët dhe trojanët.
19 – Teutonët tregonin se ishin trojanë dhe këtë e kanë thënë autorë mesjetarë, midis të
cilëve një Kronist Frank ka shkruar në shekullin e gjashtë një kronikë, e cila është dhe një
nga më të vjetrat e frankëve, në të cilën thotë se "Populli Teutonik i kishte thënë kronistit, se ata kishin të njëjtën gjak si romakët dhe që ata kishin emigruar si romakët nga Troja, dhe se ata kanë të njëjtën prejardhje nga heronjtë e Trojës".
20 – Taciti thotë për teutonët se janë racë e pastër dhe që për t'u mos u përzier me fiset e tjera erdhën me anije nga oqeani. Kjo do të thotë se dhe për Tacitin, i cili ishte një njohës shumë i mirë i gjermanëve, teutonët janë të ardhur, por ai vë në dukje se janë të ardhur nga rruga detare, nga oqeani ndërsa tek kronikat e tjera konsiderohen të ardhur por nëpërmjet luginës së Danubit. Pra, burimet tregojnë që teutonët gjermanikë janë të ardhur dhe jo vendas.
21 – Më 787, historiani i mirënjohur Paulus Diaconus shkroi një histori për bishopin e
Metz dhe njëri nga të afërmit e arkipeshkopit kishte një djalë me emrin Anchises. Pauli thotë se ky emër është vendosur në kujtim të babait të Ene Dardanidit që shkoi nga Troja në Itali, dhe duke iu referuar evidencave të vjetra ai thotë se frankët ishin pasardhës të trojanëve. Angises kishte qenë një nga udhëheqësit e teutonëve për në Gjermani.
22 – Islandezët dhe skandinavët kur flasin për origjinën e popullit të tyre teutonik, e quajnë atë si racë trojane. Kjo tregohet në kronikat mesjetare skandinave të quajtura si Heimskringla dhe Prosa Edda.
23 – Robert Wace me Roman de Rou si e pamë dhe më sipër thotë se normanët janë
Trojanë dhe se ata lanë Trojën në flakë dhe emigruan në Skandinavi, e cila është quajtur
Danë për nder të emrit të lavdishëm të Trojës.
24 – Galët, Cezari i quante si të të njëjtës racë me romakët, pra trojanë që kishin ardhur në ato territore pas rënies së Trojës (fratres consanguineique). Ndërsa frankët, që erdhën më pas, pretendonin se me galët ishin një fis, se të dy e kishin origjinën e tyre nga Troja, që ishin ndarë në dy grupe dhe u ribashkuan pas 1500 vjetësh. Pra, si romakët dhe frankët i quajnë galët trojanë.
25 – Në librin Historia e Britanisë, e Neniut vepër e shekullit VIII, jepet një e dhënë nga
autori, që ai thotë se e ka marrë nga Bibla e vjetër dhe nga autorë të mëparshëm, në të cilën tregon se kombi britanik e ka prejardhjen nga njëri nga bijtë e Nohut, Jafeti dhe nga djali i tij, Jovan. Në Bibël, Zoti e quan Aleksandrin e Madh të Maqedonisë si mbret të Jovanit. Maqedonasit janë quajtur panon, por panonët ishin ilirë, prandaj dhe anglo-saksonët ishin ilirë.
26 – Autori Panajot Kupitori nga Hydra në veprën e tij "Studime Shqipëtare" thotë se "Historianët bizantinë të shekujve të XIV, XV, XVI shqiptarët i quajnë, arvanitas, alvanus, ilirus, trivallus, skithas, myzë, kroat, polanius dhe saramantes".
Këto të dhëna janë shumë të rëndësishme që tregojnë se shqiptarët nga historianët janë quajtur me të gjithë emrat e fiseve nga ku doli raca gjermanike, që do të thotë se ka qenë e qartë për historianët e Bizantit se shqiptarët kanë qenë të një etnie me të gjitha këto fise, gjë që vërtetohet nga të gjitha burimet historiket.
27 – Laibinici thotë se, shqiptarët janë keltë nga origjina dhe gjuha e tyre është fis me gjermanishten dhe frëngjishten. Laibnic studioi pak fjalë nga shqipja dhe arriti në përfundimin se shqiptarët dhe gjuha e tyre janë të një race me gjermanët.
Si konkluzion, fiset që populluan Evropën e kanë origjinën të gjitha nga populli iliro-thrako-trojan që ishte i së njëjtës kombësie, fakt që vihet në dukje si nga autorët e Antikitetit dhe nga ata të Mesjetës së hershme dhe të mesme. Këto fise populluan Evropën në disa valë, të cilat kishin filluar që para Luftës së Trojës, vazhduan pas Luftës së Trojës dhe vala më e madhe ishte ajo që filloi nga shekujt IV p.l.k. deri në shekujt V-VI-VII pas erës së re. Kombet gjermane, angleze dhe skandinave janë të një race me ilirët, pra, me albanët, shqiptarët e sotëm.
Albo
Albo
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 186
Points : 294
Reputacioni : 20
Medalje2 Medalje3

Albanët me famë në mijëvjeçarë (Nga Troja e lashtë deri në ditët tona)    Empty Re: Albanët me famë në mijëvjeçarë (Nga Troja e lashtë deri në ditët tona)

13th February 2016, 09:36
MBRETËRIT ILIR-DARDAN-ALBAN TË FRANKËVE


Frankët dolën nga Panonia e ilirëve dhe emigruan me në krye djalin e Antenorit, Sunno. Këta autorë i quajnë frankët si panonë, po ashtu dhe normanët, të cilët kishin të njëjtin gjysh, Antenorin. Rethaan Macaré në librin e tij "Oude Kronijk van Brabant", në "Codex Diplomaticus Neerlandicus", seria 2, pjesa 3 (publikuar nga Het Historisch
Genootschap te Utrecht, Holland në 1855), jep të gjithë linjën dinastike nga Hektori deri
te Karli i Madh i frankëve, që ishte dhe Duka i Brabanteve. Studiuesit e Mesjetës janë të një mendimi që dinastia mbretërore franceze e ka origjinën nga djali i Hektorit, që quhej Franko. Rethanan Macre jep dhe linjën e djalit të Hektorit, që qëndroi në Sikambri të Panonisë ilire. Priami i II, nipi i Hektorit të dytë, stërnipi i Priamit dhe Hektorit të Trojës, sipas tij filloi të qeverisë në Panoninë Ilire 1063-1036, dhe themeloi qytetin e Sikambrit, dhe që më vonë, kur emigrojnë, quhen si gjermanë. Pas tij vjen Enea 1063-1036 dhe Priami i III
976-965.


Selvi Brabon 965-916 ishte djali i Priamit të III. Ai pati 6 djem të quajtur Vandal që i dha emrin fisit të quajtur Gjerman të Vandalve, Polex që i dha emrin Polonisë së sotme, Ruso që shkoi në Rusi që e mori emrin sipas tij, Himu dhe Frixi që shkuan në Frigji dhe Brabon Selvia mbajti pushtetin e të atit. Pra siç e shohim nga kjo e dhënë që jep autori dhe fisi i Vandalëve që njihen si gjermanë, ashtu si dhe frankët dhe normanët që njihen po ashtu si gjermanë kanë dalë nga fisi ilir i panonëve.


Hektori III 881-847 në vitet që ai qeveriste vendin e tij, gjashtë heronj sikambrian, pra panonët emigruan për në Francën e sotme me 4000 veta. Ata ndërtuan një qytet që për nder të djalit të Priamit të quajtur Pari e quajtën Paris. Autori jep me radhë mbretërit në Panoni dhe thotë se djali i Hektor Brabonit 732-700, i quajtur Demfon martohet me vajzën e mbretit Anku Marku të Italisë, me të cilën pati Tarkuinin, i cili u bë mbret. Në historinë e Italisë ka
një Demrat, që martohet me vajzën e Anku Markut, por burimet thonë se ai ishte nga Korinthi. Në fakt Panonia e poshtme ka qenë shtrirë deri në jug të Maqedonisë antike dhe kështu që nuk përjashtohet mundësia që Demrati apo Demfoni të jetë nga Panonia ilire.
Një nga prijësit e Sikambrit në Panoni quhej Pylime (552-522) që pati tre djem; Priamin, Arkadhin dhe Makedon, nga i cili rrjedh dhe emri Maqedoni. Në fakt Maqedonia është quajtur Panoni nga Homeri kështu që autori mendoj se mund të ketë të drejtë kur thotë se emri Maqedoni ia dhanë panonët pasi të thuash Panoni dhe Maqedoni është e njëjta gjë.
Në kronikën "Chronicle of Hunibald" jepet emigrimi i pasardhësve të Antenorit nga Iliria
për në Francë. Trojanët kishin qëndruar në Paioni, e cila quhej edhe vet trojane, në fund të shekullit V p.l.k. filluan të emigrojnë drejt perëndimit. Ky është edhe grupi më i madh dhe më i rëndësishëm që krijoi edhe kombin francez. Antenori dhe pasardhësit e tij njihen
edhe si etër të Frankëve, Normanëve dhe Vandalëve. Suno dhe Markomiri ishin pasardhës
të Antenorit që u vendosën në Francë në 439 p.l.k. Ata ishin këshilluar me një prift, i cili iu kishte thënë të shkonin në perëndim, ku kishte shkuar Briti i Britonëve dhe që profecia i premtonte fitoren mbi galët dhe romakët.
Më 439 p.l.k. ata lanë Danubin dhe lëvizën për në perëndim, ku u vendosën në lumin Ren me rreth 0.5 milion njerëz, përveç skllevërve, pra, një numër i madh njerëzish që do formonin një komb të madh.


Markomiri 444-416
........................... Dioklea 341-302
..........................
Besani i Madh 288-252
.......................................
Meradaku 125-97.
..................................
Anthari 76-41
........................


Mbretëria e frankëve
Franku 41-13
.........................
Rathheri 66-87
........................
Rishmir 87-111
........................
Odomar 111-125
...........................
Markomir IV 125-146
.....................................
Faraberti 163-183
...............................
Hilderik 211-251
............................
Clodomir V 317-335
.................................
Richimir II 335-348
............................
Teodomir 348-358
............................
Clodi V 358-376
..........................
Marcomirus V 376-391
..................................
Dagobert II 391-396
...............................
Pharamund 396-417
.................................
Clodi VI 424-444
.............................
Meroveus 444-456
..............................
Hilderik II 456-459
..............................
Clodove or Klovis 481-511
........................................


Dukdomi i Frankonisë Lindore
Genebaldi I 322-352
.................................
Klodi II 487-503
........................
Mbretërit e Brabantit (Austrazisë)
...........................
Mbretëria e Frizisë (Vendet e Ulta) 321 p.k.-775 erës së re.
.........................
Dinastia e Habsburgve
............................... Dinastia maqedonase

Çfarë e lidh Maqedoninë me ilirët?


Maqedonasit ishin pellazgo-ilir. Në burimet antike ata dalin herë si ilirë, si maqedonas, si epriotë, si pellazgë dhe herë si Trojanë.

Maqedonët janë quajtur si paionë nga autorët antikë, por paionët janë një fis ilir, që ka banuar territoret e Maqedonisë dhe më gjerë, që nga koha e Homerit, Herodotit, madje edhe në kohën kur mbretëria Maqedonase ishte e fortë, një pjesë e saj quhej Paioni.
1 – Homeri tek Iliada në bisedën që zhvillohet midis Akilit dhe Pelagonit, udhëheqësit të Paionëve, në Luftën e Trojës, i vë në gojë të Pelagonit këto fjalë për origjinën e tij:
"Jam nga Paionia pjellore dhe e largët
burrave pajonë heshtgjatë u prij...
fisi im vjen prej Aksit me rrjedh të gjerë".



Lumi Aks është lumi Vardar i sotëm, që derdhet në gjirin e Selanikut dhe që është në
zemër të Maqedonisë antike të Filipit dhe Aleksandrit të madh. Pra, sipas Homerit paionët janë maqedonas, por paionët janë ilir, atëherë edhe Maqedonasit janë ilirë.
2 – Straboni te Gjeografia thotë po të njëjtën gjë si Homeri: "Paionët në viset rreth lumit
Aks të quajtur për këtë Amfaksitë". Pra edhe Straboni i quan maqedonasit, Paionë.
3 – Herodoti te libri Historia përforcon të njëjtën gjë që ka thënë Homeri, por i shtrin më në lindje "Paionët që banonin rreth Strymoni". Edhe për Herodotin tokat ku banonte popullsia e Maqedonisë quheshin, Paioni, pasi lmi Strymoni derdhet më në lindje të lumit Vardar, pra derdhen në truallin etnik të Maqedonisë.
4 – Apiani i quan paionët dhe panonët si i njëjti fis kur thotë se "Paionët janë një fis i
madh pranë Istrit dhe shtrihen për së gjati që nga Japodët deri te Dardanët. Prej helenëve ata quhen Paionë, kurse prej romakëve quhen Panonë, të cilët përfshihen në Iliri". Pra, Panonët dhe Paionët janë i njëjti fis dhe kanë pasur një shtrirje të gjerë.
5 – Straboni i quan të njëjtë nga ana etnike si Maqedonasit dhe Epirotët kur thotë se: "Edhe gjithë fiset deri në Korkyr disa i quajnë Maqedoni, për arsye siç thonë se banorët e këtyre krahinave përdorin edhe të qethurin edhe të folmen edhe mantelin edhe gjërat e tjera në mënyrë të ngjashme". Kjo e dhënë e Strabonit dëshmon se maqedonët dhe
epirotët kanë pasur të njëjtin etnicitet.
6 – Justini thotë se "Maqedonia më parë quhej e Emathia populli quhej pellazg e krahina
Botia". Pellazg janë quajtur dhe epirotët që do të thotë se maqedonasit dhe epirotët ishin
një komb dhe sot meqë epirotët janë popullsi etnike shqiptare atëherë dhe maqedonasit ishin pellazgo-ilorë me një fjalë shqiptarë.
7 – "Paionia thonë se shtrihej deri në Pelagoni dhe Pieri, Pelagonia më parë quhej
Oresti. Sikurse më parë edhe tani duket se paionët zënë një pjesë të madhe të Maqedonisë së sotme". Orestët janë paion, por ata janë njohur edhe si fis Maqedonas, edhe si fis epirot, çka do të thotë edhe njëherë se epirotët, maqedonë dhe ilirët kanë qenë fise të së njëjtës etni.
8 – Po te Straboni "Maqedonia kufizohet nga Perëndimi me bregdetin e Adrias dhe nga
Lindja me vijën paralele me këtë, e cila kalon nëpërmjet derdhjes së lumit Hebrit"
(Maricë). Straboni quan Maqedoni një pjesë të territoreve të mbretërisë ilire.
8 – Gjeografi tjetër, "Ptolemeu, territoret e Maqedonisë i vendos nga Durrësi, duke
mbaruar në jug me Amantët". Pas Amantëve vendosë fiset epirote. Ai quan Maqedoni
truallin historik të shtetit Ilir. Pra, të dy gjeografët më të mëdhenj të Antikitetit, quajnë territoret e Ilirisë si Maqedonase. Siç shihet koncepti Maqedoni përfshin tokat ilire të Adriatikut, që do të thotë se Maqedonia ka qenë një entitet politiko-shtetëror, ashtu si mbretëria ilire, epirote, por që ka qenë e së njëjtës etnie me to. Dardanët nuk bënin pjesë në mbretërinë ilire, kishin një mbretëri më vete, por ata quheshin ilirë, kështu edhe maqedonasit, kishin shtetin e tyre bashkim fisesh ilire, epirote, thrake fise të cilat ishin të një kombi.
9 – Një pjesë e ushtrisë së Aleksandrit të Madh rreth 6000-10000 ikën nga ushtria pasi
Aleksandri, në gjaknxehtësi e sipër, vret të birin e dados së tij Lanika Mila. Aleksandri u bë
aq shumë pishman, saqë donte të vriste dhe veten, por nuk e la garda që e ruante. Këta ushtarë iliro-maqedonas që ikën nga ushtria e tij vendosen në një vend midis Afganistanit dhe Pakistanit të sotëm.
Para disa vjetësh skenaristi James Hilton xhiroi dokumentarin Horizonte të Humbura, ku
tregohej se banorët e atij vendi ishin të gjatë, të bardhë me flokë gështenjë. Ultësira ku jetojnë quhet Hundëza, që në shqip është hunda. Kjo ka marrë këtë emër ndoshta ngaqë fusha ku jetojnë mbyllet me një hundë midis dy maleve që e rrethojnë. Një tjetër vend moçalor quhet Balta, që si në shqip moçali është baltë. Gjuha që flasin është e ndryshme nga ajo vendase dhe quhet Burrusheski, pra gjuhë burrash, po në shqip. Ata hanë mish derri dhe pinë verë, edhe pse janë myslimanë ekzaktësisht siç bëjnë një pjesë e shqiptarëve myslimanë sot. Atje ndodhet një kala që quhet Qala e Aleksandrit, pra në shqip fjala qala është kala.
10 – Feverial citon Puarson dhe Coyx në "Saktësimin e Historisë së lashtë" kur thonë se "Maqedonia ia detyron origjinën e saj një kolonie pellazgësh të dëbuar nga Histioktida prej Kadasmëve rreth 1302 p.l.k. Ata u vendosën në Pind me emrin Maqedonas dhe u shtrinë deri në Emathia". Kuint-Kyras dhe Plutarku shohin se midis Greqishtes e Maqedonishtes ekziston një ndryshim i thellë, saqë duke kuptuar njërën prej këtyre gjuhëve, nuk mund të kuptosh tjetrën" – "Maqedonasit nuk flisnin greqishst dhe për t'u amrrë vesh ishte e nevojshme një përkthyes".
11 – Herodoti thotë se Aleksandrit, të birit të Amyntës, nuk iu lejua të merrte pjesë në
Lojëra Olimpike, sepse nuk ishte grek.
12 – Se çfarë i lidhte maqedonët me grekët e tregon qartë Demosteni, i cili thotë për mbretin e Maqedonisë Filipin e II, të atin e Aleksandrit të Madh, kështu: "Jo vetëm që nuk je grek dhe nuk ke asnjë lidhje me grekët, nuk je as edhe një barbar nga ndonjë vend
që mund të quhet me nder, por je një zuzar shtypës nga Maqedonia, që dikur nuk ishte kurrë në gjendje për të blerë një skllav të saktë".
Fjalët e Demostenit e vulosin origjinën jo greke të Maqedonasve dhe tregojnë origjinën e tij barbare, që do të thotë i huaj. Territoret e Maqedonisë i kanë banuar me shekuj iliro- shqiptarët ashtu siç i banojnë edhe sot. Vet ekzistenca e shqiptarëve në këto territore që në mënyrë absolute është kombi më etnik i Evropës tregon qartë se shqiptarët i kanë banuar ato territore që prej mijëra vjetësh, kohë para Filipit dhe Aleksandrit.
Mbreti i parë i Maqedonisë sipas burimeve historike është Pelagoni, i cili mori pjesë në
Luftën e Trojës si aleat i trojanëve. Dinastia maqedonase e ka fillesën me Keraunin në shekulin e nëntë para erës së re. Në shekullin e shtatë ka të dhëna për një mbret i quajtur Trimi. Pas tij qeverisën Perdika, Argoja, Filipi, Aeropi, Alketa.
Amynta 540-498 Me të cilin fillon historia e Maqedonisë, sepse ai ishte i pari mbret që lidhi marrëveshje me shtetet fqinje. Në këtë kohë Maqedonia ishte ende një shtet i dobët dhe vasale e Darit të Persisë, ashtu si dhe Thraka dhe një pjesë e ilirëve të Lindjes.
Aleksandri I 498-454
Ai nuk ishte shumë miqësor me persët, por sidoqoftë i shërbeu Persisë në kohën që ajo po pushtonte Greqinë. Nën Aleksandrinë e parë Maqedonia fitoi pavarësinë nga Persia. Ai shprehu dëshirën që të merrte pjesë në Lojërat Olimpike të grekëve, por u fefuzua, sepse ishte barbar, pra, i huaj jo grek, pasi ato lojëra ishin vetëm për ata që ishin grekë.
Perdika II 454-413
Ishte djali i Aleksandrit dhe qeverisi Maqedoninë në një kohë shumë të vështirë kur fiset e saj ishin bërë autonome nga shteti qendror dhe në një kohë kur shtetet greke kishin hyrë në një luftë të gjatë me njëri tjetrin, gjë që ndikoi në të gjitha vendet fqinje, që nga Italia deri në Azi të Vogël. Në politikën e jashtme është treguar diplomat, sepse herë lidhej me Spartën dhe herë me Athinën, sipas interesave të shtetit të tij, gjë që solli përfitim prej Maqedoninë. Ai e shfrytëzoi luftën civile të grekëve për të forcuar shtetin e tij.
Arkelau 413-399. Ishte djali i Perdikës me një grua jashtë martesës. Për të siguruar
pushtetin, zhduku të gjithë njerëzit e afërt që i kishte rivalë. Arriti të përfitoi shuma parash duke ndërtuar anije, të cilat ia shiti me çmime të larta AThinës, që në këtë kohë luftonte ende kundër Spartës. Ai ndërtoi rrugët e Maqedonisë dhe organizoi ushtrinë dhe kalorësinë. Arkelau vendosi kryeqytetin e Maqedonisë në Pela, që është një emër që i përgjigjet në shqipen e sotme fjalës Pela, femrës së kalit. Në Maqedoni ka pasur shumë qytete me emrin Pela, si Pelion, pasi Maqedonasit ishin shumë të dhënë pas rritjes së kuajve. Ai e shndërroi qendrën shpirtërore fetare të Maqedonasve, Dionin, në një qendër
të rëndësishme. Ai u vra nga një shërbëtor i pallatit ndërsa po gjuante në pyll dhe ndoshta ka qenë një plan i përgatitur më përpara për ta eleminuar fizikisht. Tuqididi thotë se Arkelau ka bërë për Maqedoninë më tepër sesa bënë të gjithë mbretërit përpara tij. Pas vdekjes së Arkelaut, fillon një garë e madhe për pushtet dhe disa mbretër hipin e rrëzohen nga pushteti, deri në 392 vjen Amynta.
Amynta III 392-370. Erdhi në pushtet pas 10 vjet trazirash dhe vrasjesh, që vazhduan pas
vrasjes së Arkelaut II. Ai luftoi me ilirët që e dëbuan nga pushteti në Maqedoni, por që më vonë u arrit një marrëveshje paqeje, që u firmos me martesën e tij me Euridikën, princeshën lynkeste të ilirëve, që në atë kohë shtrihej në territoret ku sot banojnë
shqiptarët në Maqedoni në pjesën perëndimore të saj. Euridika pati tre djem dhe një nga ata ishte Filipi II, babai i Aleksandrit të Madh. Pra, pasardhës të gjyshes së Aleksandrit të Madh, janë shqiptarët që banojnë sot në ato territore ku kanë banuar paraardhësit e tyre prej mijëra vjetësh. Shqiptarëve u takon flamuri me diellin simbolin e Ilirëve, të mbajtur nga gjyshi i tyre Aleksandër, si edhe emri, Maqedoni.
Aleksandër II 370-368. Ishte djali i Amyntës dhe Euridikës së Lynkeste. Ai u fut në një
sërë luftrash dhe aleancash për të mbrojtur pushtetin e tij, megjithatë nuk arriti të qeverisë, sepse u vra nga kundërshtari i tij politik brenda pallatit, burri i motrës, Ptolemeu.
Ptoleme 368-365. Ishte dhëndër i Amyntës dhe Euridikës, sepse kishte marrë vajzën e tyre
për grua. Aleksandri II ishte djali i madh i Amyntës dhe pas vdekjes së tij pushteti i kaloi djalit të dytë Perdika III dhe regjenca i kaloi Ptolemenut.
Perdika III 365-359. Perdika vrau Ptolemeun që mbante realisht pushtetin në Maqedoni
dhe siguroi fronin që i takonte. Perdika u vra në luftë kundër mbretit të ilirëve Bardhylit dhe froni i kaloi djalit të tij të vogël, Amynta IV me regjent Filipin II që më vonë e mori vetë pushtetin në dorë, sepse Maqedonia kërcënohej të zhdukej si shtet nga fqinjët e saj. Filipi II i Maqedonisë 382-334 p.l.k.
Filipi ishte mbret i Maqedonisë gjatë viteve 356-334 p.l.k.. Ai lindi në vitin 382 p.l.k. nga një baba maqedonë dhe një nënë ilire nga Lynkestia e quajtur Euridike. Nga martesa me Amynten II, ajo lindi 3 djem dhe një vajzë". Euridike ishte vajza e princit të lynkestëve, mbesa e mbretit ilir, gruaja e Amyntës së dytë mbretit të Maqedonisë, nëna e Filipit II dhe gjyshja e Aleksandrit të Madh.
Me vdekjen e të shoqit të saj, ajo së bashku me dhëndrin Ptoleme, morën realisht pushtetin në dorë në Maqedoni dhe Filipin e dërgoi peng në Iliri tek Lynkestët, për të garantuar marrëveshjen e paqes midis Lynkestisë dhe Maqedonisë, e vendosur që me martesën e princeshës Euridike me Amyntën. Pas Ilirisë Filipi dërgohet peng në Tebë.
Situata do të ndryshojë më vonë, pasi trashëgimtari i fronit maqedonas, Perdika vritet në luftë me ilirët, dhe froni maqedonas i jepet të birit të tij, Amynta, me regjent Filipin që kthehet në Maqedoni. Në vend plasë kontradikta për marrjen e pushtetit ndaj dhe Filipit iu dha kurora e mbretit të Maqedonisë.
Kështu në 359 p.l.k. Filipi, hipi në fronin mbretëror kur ishte 23 vjeç.


Jeta e Filipit II
Filipi gjatë viteve të adoleshencës kishte qëndruar peng në Lynkesti dhe Tebë nga ku mori shumë njohuri të artit luftarak. Ai ishte një burrë tipik maqedonas, të cilit i pëlqente të pinte, por edhe punonte shumë.
theopompi thotë se "Çështja e jetës që Filipi kuptonte më pak ishte velra e parasë" këtë zakon e trashëgoi dhe i biri i tij Aleksandri i Madh, i cili pasuroi të gjithë ata që e ndoqën nga mbas duke mos mbajtur asgjë për vete. Ai i kishte shumë për zemër gratë dhe binte në dashuri nga shkonte rrugës duke lënë shumë fëmijë të ligjshëm, dhe të paligjshëm.
Gruaja e parë e tij e ligjshme ishte ilirja Audata, me të cilën pati një vajzë, Kynën. Por më vonë gjërat do të ndryshonin pasi në ishullin e Samotrakës ai njohu një grua të bukur, princeshën epirote Olimpian, e cila me emrin e saj origjinal është quajtur Mirtal. Ishte e bija e mbretit Neoptolem I.
Siç thotë Vajgal, vizita e Filipit në Samotrakë pati rëndësi për historinë botërore se aty pa
gruan me të cilën u martua, dhe që u bë nëna e Aleksandrit të Madh. Olimpia ishte një bionde e bukur me flokë me onde të mëdha. Ajo merrej me zbutje gjarpërinjsh, ishte shumë fetare, ambicioze dhe xheloze.
Marrëdhëniet mes Filipit e saj nuk ishin të mira, pasi ajo pretendonte se Aleksandrin nuk e kishte me të, por me Amonin, perëndinë më të lartë. Kjo e tërbonte Filipin, sepse ajo me Amonin, që ishte një gjarpër i pështirë, rrinte në shumicën e kohës, madje dhe flinte, fakt
që do t'i jepte fund dashurisë së tij për të. Mohimi i atësisë së padiskutueshme të Aleksandrit, e xhelozonte pa masë Filipin, i cili urrente nëpërkën Amon, që i kishte rrëmbyer dashurinë e gruas, dhe atësinë e të birit.
Në fakt Olimpia si nënë e si besimtare e ndiente se nuk kishte lindur një mashkull dosido, por Aleksandrin, një nga burrat më të mëdhenj të njerëzimit, një burrë biblik.


Jeta politiko-ushtarake e Filipit të II
Qëllimi krysor i Filipit ishte zgjerimi i Maqedonisë, prandaj ai filloi të forcojë ushtrinë, duke formuar kalorësinë me 600 ushtarë, ndërsa këmbësoria ishte e pajisur me falanga prej 7 metrash dhe një shpatë të shkurtër, përkrenare dhe mburojën.
Fushatën kundër lynkesteve
Filipi fushatat e tij ushtarake në fillim i drejtoi kundër lynkestëve, fisit të së ëmës, sepse nuk mund të vazhdonte të varej nga ata, ndërkohë që pretendonte të zgjeronte territoret e shtetit të tij dhe për këtë duhet të kishte prapavijën e sigurt. Lynkestët që nga viti 423 p.l.k.
kishin dominuar me politikën e forcën e tyre ushtarake në Maqedoni, por Filipi i detyroi që mos kishin më atë rol, sepse i mundi.
Dëbimi i kolonive greke nga territori maqedonas
Pas kësaj ai pushtoi dhe dëboi të gjitha kolonitë greke në gjirin e Selanikut, pasi i shihte si shkaktare të rrënimit të ekonomisë vendase. Në luftë për marrjen e kolonisë greke të Methanës ai humbi dhe njërin sy pasi u godit nga një grek me emrin Aster. Ai filloi të presë monedha ari, të cilët u përhapën kudo në botën tregtare, sepse futi në dorë disa miniera ari në vendet që pushtoi.
Pushtimi i Paionisë, Thrakisë dhe Skithisë
Më vonë zgjeroi territoret në Paioni, Thraki, Skithi, dhe në këto territore zhduku 200 koloni greke, duke e çuar kufirin në Helespont, ku sot ndodhen ngushticat e Dardaneleve e Bosforit, ndërsa në veri deri në Danub.
Pushtimi i Greqisë nga Filipi II
Fitoret kundër grekëve i festonte me komedi greke, pasi atij i pëlqente të qeshte e pinte gjithë ditën. "Athinës i dërgonte fjalë se kishte dashur që të spastronte brigjet e atdheut të tij prej kolonizatorëve të huaj, të cilët nuk kishin asnjë të drejtë mbi tokën maqedonase". Pasi dëboi të gjithë kolonët grekë kudo në tokat e pushtuara prej tij, kërkonte marrëdhënie të mira me grekët, pasi tani donte t'i pushtonte dhe vetë ata.
Në botën greke këtë synim të Filipit ishin të paktë ata që e kuptonin, dhe njëri prej tyre ishte Demosteni, i cili njihet në histori për Filipiket, të cilat ishin fjalimet publike kundër barbarit Filip, që kërcënonte interesat e botës greke. Madje Demosteni mburrej se kur të shkonte në Maqedoni do e vinte Filipin me shpatulla pas murit, por në realitet kur shkoi s'tha asnjë fjalë, pasi nga natyra ishte shumë frikacak, ligjëronte kundër Filipit, por kur ishte larg.
Ai priste shkakun të pushtonte Greqinë e cila ishte e pasur, dhe preteksti erdhi kur në Pele, kryeqytetin maqedonas, vjen një lajmëtar nga Delfi, i cili i kërkon ndihmë Filipit për ndëshkimin e malësisë së Amfisas, pas ata kishin grabitur tempullin e Delfit. Kështu, çasti i ëndërruar për të pushtuar Greqinë erdhi nga vetë grekët, ai mori të birin Aleksandrin dhe u nis. Teba, mikja e tij ishte bërë me Athinën, të cilën e kishte ngritur në këmbë Demosteni. Kështu filloi një luftë maqedono-greke, ku Sparta e Arkadhia qëndruan asnjanëse.
Pasi pushtoi Amfisasin ai i propozoi Athinës dhe Tebës paqe, por ato nuk deshën. Atëherë në frontin kundër tebanëve vendosi të birin Aleksandër, i cili kishte përballë çetën e
shenjtë tebane, të cilën e asgjesoi komplet dhe i shkoi në ndihmë të atit kundër Athinasve. Athinasit morën arratinë së bashku me Demostenin, i cili me filipiket e tij i kishte çuar në luftë.
Filipi ishte burrë i madh, ai nuk u tregua ashpër me të humburit, disa athinas të shquar i uli për të ngrënë në tavolinë me të pas fitores dhe lëshoi robërit e luftës, por nuk u soll kështu me tebanët, pasi ata e kishin ngrënë në besë se nga miq të tij ishin bërë armiq, duke u bashkuar me Athinën.
Kështu ai pushtoi tërë botën greke, përveç Spartës. Tani e kishte të lehtë të përdorte grekët si të donte për qëllimet e tij, duke i vrarë në sedër ai u kujtoi persët, armiqtë e tyre, por që në fakt ishin
më tepër të Filipit, se sa të grekëve, të cilët putheshin e përqafoheshin me persët prapa krahëve të maqedonasve.
Megjithatë ai arriti t'i detyronte grekët që të merrnin pjesë në luftë kundër persëve dhe për këtë në vitin 337 p.l.k. u mblodh Kuvendi i Korinthit, në të cilin ai u bë komandant i ushtrisë greke. Kështu Filipi me luftë e me zgjuarsi arriti të vendosë nën sundimin e tij botën greke që ishte e pasur dhe ta përdorë atë si mashë për qëllimet e veta.
Bashkimi që i bëri Filipi me forcë botës Greke, ishte në të mirën e Grekëve, të cilët për shkak të xhelozisë e ambicies së tyre kishin pataksur botën e kohës, sepse i kishin larë në gjak territoret greke, në luftë me njëri-tjetrin.
Ajo që ndërpreu fushatën e Filipit kundër persëve ishte rënia në dashuri me një grua tjetër që quhej Kleopatra, e cila donte të bëhej mbretëreshë, ambicje që do t'i hante kokën asaj dhe Filipit.
Dashnorja e re e Filipit pretendonte të mënjanonte mbretëreshën e Maqedonisë, Olimpian. Në fakt ajo nuk i kishte bërë hesapet mirë pasi nuk kishte grua të matej me Olimpian, madje dhe as edhe vetë Filipi nuk merrej dot me të. Ajo e akuzoi Olimpian se Aleksandrin nuk e kishte me Amonin, por me një burrë tjetër të vdekshëm dhe se ia kishte dredhur Filipit, por që në fakt nuk diskutohej që Aleksandri ishte i biri i Filipit, sepse Olimpia nuk njihej si imorale.
Meqë Aleksandri s'ishte i Filipit dhe as i Zotit më të lartë, Amonit, ajo pretendonte të lindte trashëgimtarin e fronit. Filipi aq sa i fortë ishte në fushën e betejës, aq i dobët bëhej me gratë, sepse dashurohej marrëzisht prapa tyre, kështu ai ndau Olimpian dhe u martua me Kleopatrën. Por gjatë dasmës ndodhi një incident pasi një i afërm i nuses së re, uroi që së shpejti të lindë trashëgimtari i fronit. Atëherë Aleksandri, që ishte detyruar nga Filipi të merrte pjesë në dasmë, përmbysi tavolinën e tha "Pse kopil jam unë!"
Filipi ngriti shpatën të qëllonte të birin, por rrëshqiti e ra. Pas kësaj Aleksandri iku te fisi
ilir i gjyshes në Lykesti për një vit dhe Olimpia në Epir te familja e saj. Filipi sulmoi Lynkestet, për të marë me forcë të birin por s'i mundi dot dhe nuk arriti të marrë Aleksandrin nga fisi i gjyshes, ku qe strehuar. Në betejën me Lynkestët, Filipi për pak humbi jetën. Pas një viti ai kërkoi të pajtohej me Aleksandrin, por ky i fundit vuri kusht që e ëma të kthehej në Maqedoni e të respektohej, kusht që Filipi e pranoi. Për të forcuar miqësinë me fisin e Olimpias, ai i dha mbretërit të Epirit, vëllait të saj, të bijën për grua të quajtur Kleopatra. Në dasmën e së bijës së tij Kleopatra me mbretin e Epirit, grekët, persët dhe Olimpia ngritën një komplot. Ata nxitën një ushtar të tij, i cili e vrau Filipin me thikë në zemër. Pas kësaj Olimpia vret nusen e re të Filipit së bashku me fëmijën e saj, dhe për këtë krim Aleksandri e qortoi ashpër. Në fronin maqedonas hipën Aleksandri i Madh.
Filipi mbetet i famshëm në histori se e bëri Maqedoninë nga një mbretëri të vogël malësore vasale të një fisi ilir të Lynkestëve, në një mbretëri të madhe, nga Danubi në Egje duke pushtuar edhe Greqinë. Ai ngriti një ushtri moderne për kohën pa të cilën Aleksandri nuk do të kishte pushtuar dot pjesën më të madhe të botës së atëhershme në një kohë rekord. Filipi ka një pjesë të meritës në veprën që realizoi Aleksandri.

Albo
Albo
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 186
Points : 294
Reputacioni : 20
Medalje2 Medalje3

Albanët me famë në mijëvjeçarë (Nga Troja e lashtë deri në ditët tona)    Empty Re: Albanët me famë në mijëvjeçarë (Nga Troja e lashtë deri në ditët tona)

13th February 2016, 09:36
Aleksandri i Madh i Maqedonisë 356-323 p.l.k.


Aleksandri i Maqedonisë padyshim është burri dhe strategu ushtarak më i madh që ka njohur njerëzimi deri më sot. Sot për të fituar të drejtën e pasardhësit të tij, janë futur në
garë shumë kombe, të cilat nuk kanë të bëjnë fare me Aleksandrin dhe Maqedoninë antike. Cila është e vërteta? Cilës etnie i përket ai?


Etniciteti i Aleksanrit të Madh të Maqedonisë
1 – Emri i vërtetë mbretëror i Aleksandrit të Maqedonisë është Mirjamun Aleksandër (Alexander's royal name Meryamun Setepenra Alexandro) Këtë emër e ka vendosur në një mbishkrim në Egjipt ku thuhet një citim dhe në fund vendoset emri i tij "Horus, the strong ruler, he ëho seizes the lands of the foreigners, beloved of Amun and the chosen one of Ra –meryamun setepenra Aleksandros". Emri i Aleksandrit, Mir-jam-un do të thotë nga shqipja Mir-jam- un, jam mir unë. Pra, Aleksandri e ka emrin shqip të pastër.
2 – Babai i tij ishte Filipi II i Maqedonisë, i cili ishte gjysmë Maqedon dhe gjysëm nga fisi ilir i Lynkestëve të cilët banonin rreth liqenit të Ohrit dhe kishin kryeqytet Manastirin e sotëm.
3 – E ëma e tij ishte Mirtali ose Olimpia, princesha e Epirit, i cili në antikitet është quajtur nga autorët antikë grekë si popull "barbar" që ka kuptimin jo-grek, pra që nuk ka të njëjtën gjuhë dhe zakone me grekët dhe janë të shumtë autorët që i kanë quajtur me emrin
pellazg. Epiri historikisht është banuar ashtu siç banohet edhe sot në pjesën më të madhe të tij nga rraca shqiptare.
4 – Në të gjitha të dhënat e autorëve antikë, Maqedonia asnjëherë s'është quajtur nga
grekët si greke, por si barbare, pra jogreke. Autori Pompe Trogu që ka shkruar një vepër të plotë për Maqedoninë, e cila ka ardhur përmes Justinit, shprehet "Populli quhej pellazg,
kurse krahina Beotia".
Straboni i quan me gjuhë dhe zakone të njëjta si maqedonasit dhe epirotët pellazgë.
Maqedonasit janë quajtur si paion, por paionët ishin ilirë që tregon se edhe maqedonët ishin ilir. Maqedonasit kishin një gjuhë të tyre që ndryshonte nga gjuha greke. Ka fakte të forta që ata flisnin me përkthyes dhe se Aleksandri, ushtrisë së vet i fliste maqedonisht dhe grekëve, greqisht, të cilën nuk e zotëronte mirë. Kur ka fakte që maqedonasit flisnin një gjuhë të ndryshme nga grekët atëherë si ishin grek kur nuk flisnin asnjë dialekt greke. Nëse ishte grek pse duhet që Aleksandri të mësonte greqisht?
Që këtu del se Aleksandri ishte 100 përqind ilir. Them 100 përqind sepse nga e ëma ishte epirot nga
i ati 50 përqind ilir e 50 përqind maqedonas, por siç e pamë maqedonasit ishin pellazgo-ilirë, atëherë në dejet e tij rridhte 100 përqind gjak pellazgo-ilir, pra shqiptar.
Historia duhet të thotë të vërtetën dhe t'u japë shqiptarëve meritat që ata kanë në lindjen dhe rritjen e burrave të mëdhenj si Aleksandri. Grekët apo sllavët mund të pretendojnë Aleksandrin vetëm nëse plotësojnë një kusht, nëse në dejet e tyre rrjedh gjak iliro-shqiptar. Kur të vërtetojnë përqindjen e gjakut iliro-shqiptar në dejet e tyre, atëherë mund të pretendojnë
se në raport me përqindjen e gjakut shqiptar që kanë, është edhe përqindja që u përket
Aleksandri.


Kush është Aleksandri i Madh? Cila është jeta dhe vepra e tij?


Aleksandri lindi në një ditë vjeshte me stuhi në tetor të vitit 356 p.l.k. në pallatin mbretëror të Maqedonisë, ndërsa sipas gojëdhënave të popullit shqiptar ka lindur në Emathia dhe pasi u bë një vjeç, Mirtali e çon në Pela. Disa thonë se Emathia mund të jetë Mat i sotëm,
por kjo mund të vërtetohet vetëm nga të dhënat arkeologjike në të ardhmen. Mirtali nëna e tij një natë para martese thuhet se kishte parë në ëndërr se një rrufe shkrepi mbi trupin e saj, ndërsa Filipi pa në ëndërr një natë pas martese sikur vulosi me unazën e tij me kokë luani trupin e Olimpias. Pra, nga ëndrrat që panë të dy prindërti e tij, ishte shkruar se do lindte një njeri i madh.
Profecia e Biblës për Aleksandrin
Po të shikosh me vëmendje Biblën te profecia e Danielit, lajmërohet që në shek. e 7 p.l.k. lindja e Aleksandrit. Kështu te profecia e Danielit te "Vegimi i dashit dhe Cjapit" thuhet: "Pashë një dash që godiste kundrejt perëndimit, drejt veriut dhe drejt jugut. Asnjë kafshë nuk
mund t'i rezistonte, askush nuk mund të çlirohej nga pushteti i tij, kështu ai bëri atë që deshi, dhe u bë i madh ndërsa kisha parasysh këtë, ja ku po vinte nga perëndimi një cjap që përshkonte tërë sipërfaqen e dheut pa prekur tokën. Cjapi kishte një bri të madh midis syve të vet. E pashë që i afrohet, dhe të zëmrohet kundër tij pastaj i ra me bri dashit dhe copëtoi dy brirët e tij ndërsa dashi nuk kishte fuqi për t'i rezistuar kështu e hodhi për tokë dhe askush nuk mund ta çliroi dashin nga pushteti i tij. Cjapi u bë shumë i madh, por kur u bë i fuqishëm biriri i tij i madh u thye, në vend të tij dolën katër brirë të mëdhenj që drejtoheshin në të katër erat e qiellit".
Po te Danieli shpjegohet "Dashi me dy brirë që ti ke parë, përfaqëson mbretin e Medisë
dhe Persisë. Cjapi leshtor është mbreti i parë i Javanit dhe briri i madh që ishte mes syve të tij, është mbreti i parë. Briri i thyer dhe katër brirët që dolën në vend të tij janë katër mbretërit që do të dalin nga ky komb, por jo me të njëjtën fuqi të tij" Dashi ishte mbreti i Medisë e Persisë, të cilët në shekullin e 6 e 5 p.l.k. arritën të vendosin nën vasalitetin e tyre Maqedoninë e Thrakën, por duhet theksuar veç Greqisë.
Ndërsa cjapi me një brir është Aleksandri i Madh, i cili mundi mbretin e Persisë, Darin III
që na paraqitet me simbolin e dashit. Ky cjap pushtoi Persinë e territore të tjera shumë shpejt, përreth 10 vjet, ashtu siç thuhet aty ku cjapi "përshkonte dheun pa prekur Tokën", ashtu si e realizoi Aleksandri.
Briri i thyer në katër pjesë në drejtimet e erës ishte ndarja e mbretërisë së Aleksandrit nga gjeneralët e tij të një kombësie me të ashtu siç u nda në të vërtetë ndërmjet gjeneralëve të tij Ptolemeut, Lisimakut, Antipatrit, dhe Selekut.
Danieli e jep të njëjtën profeci te "Konflikte të ashpra deri në kohën e mbarimit" ku thotë "Atëherë do të dalë një mbret i fuqishëm që do të sundojë mbi një perandori të madhe dhe do të bëjë çfarë të dojë. Por kur të jetë formuar mbretëria e tij do të coptohet e do të ndahet në drejtim të katër erërave të qiellit, por jo midis trashëgimtarëve të tij dhe as me po atë forcë me të cilën ai mbretëonte, sepse mbretëria e tij do të çrrënjoset do t'u kalojë të tjerëve dhe jo trashëgimtarëve" Mbretëria e tij u ndaj midis katër gjeneralëve, por të së njëjtës kombësi me të, dhe jo midis trashëgimtarëve të tij, ashtu si ndodhi në realitet, sepse djemtë e tij nuk trashëguan asgjë. Dhe sa për sqarim me emrin Jovan, Zoti në Bibël ka quajtur nipin e Nohut të birit të Jafetit që mitologjia thotë se pellazgët e mbajnë si gjyshin e tyre. Duke qenë se Aleksandrin në Bibël e quan bir të Jovanit, atëherë me këtë emër kuptohet popullsia pellazge e Maqedonisë e rrethinat gjë që vërteton se kjo popullsi është aq e vjetër, sa thonë dhe grekët e lashtë, të cilët thonë se me parë ka dalë pellazgu në tokë, se sa hëna. Pra, dhe
para Zotit, Aleksandri s'ka të bëjë me kombësi tjetër, veç asaj më të vjetër evropiane që është quajtur pellazge që nuk është e ardhur por vendase.
Zoti bën fjalë për një mbret, populli i të cilit ka aty që nga koha e Nohut, dhe s'është i ardhur siç janë disa kombe që sot pretendojnë se janë pasardhës të Aleksandrit.
Zoti të birin e Jovanit, pra Aleksandrin, në Bibël e quan cjap, edhe Pirroja dhe Skënderbeu në kapelet e tyre vunë kokën e dhisë është kjo rastësi apo ata e kanë njohur Shkrimet e Shenjta ku flitet për të. Kjo është një temë interesante, që meriton të diskutohet më thellë. Një tjetër simbol që ka pasur Aleksandri, ka qenë shqiponja, të cilën e përdori si Pirroja dhe Skënderbeu, dhe sot shqiptarët e kanë në flamur dhe emrin e shtetit.
I dhanë këto detaje për të kuptuar lexuesi se sa i rëndësishëm është Aleksandri në hsitorinë botërore dhe atë të Zotit.
Jeta e Aleksandrit të Madh
Edukimi kulturor-ushtarak
Deri në dy vjeç për të u kujdes dadoja e quajtur Lanika Mila, të cilën e deshi shumë gjatë
gjithë jetës së tij dhe më vonë për edukimin e tij, Mirtali solli nga Epiri një njëri të vetin të quajtur Leonidha, që e edukoi për 10 vjet. Ishte një djalë bjond me sy bojëqielli, lëkurë të trëndafiltë, tepër i bukur, dhe një paraqitje më tepër i ngjante Olimpias. Kishte marrë nga ajo zgjuarsinë, trimërinë, ambicien, besimin fetar, ndërsa nga Filipi besnikërinë, trimërinë, pijen dhe prishjen e parave.
Olimpia e mbante larg nga Filipi, pasi ajo po e rriste që ta bënte të madh; për të nuk ishte as më shumë e as më pak, por vet biri i Zotit më të lartë Amon dhe jo i Filipit. Nga ana tjetër Filipi donte ta shkëpuste nga influenca e Mirtalit që ta edukonte me artin ushtarak, gjë që e bëri shumë mirë ai dhe Leonidha. Filipi zgjodhi Aristotelin që ta edukonte me filozofi, letërsi. Marrëdhëniet e tij me Aristotelin nuk ishin aq të mira, pasi ai s'e vlerësonte shumë. Plutarku thotë se "Aristoteli shtypi në librat e tij disa nga parimet filozofike që u kishte mësuar nxënësve të tij. Aleksandri i dërgoi letër e tha: "Gjithçka na mësuat ju, ia bëtë
të ditur gjithë botës, përsa më përket mua, do doja t'ua kaloja të tjerëve më fort në dituri se sa në
fuqi e ndikim vetjak". Pra këtu del qartë ambicia e dëshira e tij për të qenë i ditur më tepër se të tjerët. Në moshën 16 vjeç ai mbante pushtetin real në Maqedoni, kur Filipi ikte për fushata ushtaake.
Virtytet e tij si njeri
Aleksandri njihet në histori jo vetëm si strategu më i madh i njerëzimit, por edhe si një nga burrat me mendje dhe me zemër të madhe. Në histori ka disa ngjarje që çudisin të gjithë
ata që i lexojnë. Kështu ishte sjellja e tij e mirë me familjen e Darit. Në betejën e Isos, ai zuri peng të gjithë familjen e Darit: nënën, gruan dy bijat dhe princin trashëgimtar të Perandorisë Perse, pra të birin e vetëm të Darit. Çuditesh nga marrëdhëniet e mira që mbajti me këtë familje për 10 vjet, edhe pse ai luftonte kundër Darit III. Nëna e Darit do të bëhej nënë e tij deri në fund të jetës, pasi ai e trajtoi atë si nënë, edhe pse luftonte kundër të birit të saj. Edhe ajo, nga ana e saj, e donte Aleksandrin sikur ta kishte bir, dhe u bë një
nënë e dytë për të, madje, kur vdiq Aleksanri, ajo nuk duroi dot dhe vdiq pesë ditë pas tij.
Ku është parë në histori që të dojë si birin e vet nëna e kndërshtarit.
Gruan e Darit e trajtoi si mbretëreshë dhe nuk lejoi ta prekte askush me dorë, madje as shfaqi dëshirën ta shikonte. Gjatë kohës që gruaja e Darit qëndronte në kampin e Aleksandrit, sëmuret rëndë dhe vdes. Aleksandri u prek shumë sikur ta kishte nënë. Qau, mbajti zi dhe agjeroi për të. I bëri varrimin si mbretëreshë. Dari s'e besoi kur i dëgjoi që ai ia kishte respektuar gruan dhe familjen sikur ta kishte të tijën, dhe thuhet se iu drejtua
perëndisë dhe i tha: "Nëse mbretërisë persiane i ka ardhur fundi, po ju lutem që asnjë tjetër të mos hipë në fronin e Kirit, përveç Aleksandrit të Maqedonisë".
Të dyja vajzat e Darit i trajtoi si motra dhe si princesha, madje ai së bashku me shokun e ngushtë do të martoheshin pas dhjetë vjetësh me këto dy princesha. Princin trashëgimtar
të Persisë të birin e Darit e trajtoi si vëlla dhe e mbajti afër vetes. Është unikale në histori që një pushtues të sillet kaq mirë me robërit e vet. Kjo tregon fisnikërinë e këtij burri të madh edhe pse ende ishte 23 vjeç dhe kulturën e lartë të fisit të lavdishëm, nga ku ai kishte gjakun.
Të njëjtën gjë bëri edhe me vet Darin, kundërshtarin e tij më të madh, me të cilin luftoi për disa vite. Pas betejës së Guagamelës, truproja e Darit e kishte detyruar atë të abdikonte
nga froni dhe pritej ta vriste. Kur mori vesh Aleksandri, u nis menjëherë me një grup të vogël kalorësish, por qe vonë se e gjeti Darin duke dhënë shpirt. Aleksandri e puthi në ballë Darin, duke i thënë "të betohem se këtë nuk e kam dashur kurrë" dhe dha urdhër të varrosej si mbret pranë familjes mbretërore perse.
Truprojën e Darit e kapi, dhe e lidhi midis dy pemëve, duke e shqyer më dysh, si ndëshkim për vrasjen e Darit. Edhe pse ishte vetëm 25 vjeç, ai e nderoi dhe e varrosi kundërshtarin e vet si mbret. Ai kishte bërë plan që Darin të mos e vriste, por t'i jepte një pjesë të mbretërisë dhe ta linte të jetonte si mbret me familjen e tij.
Në vitet e fundit të jetës u bë shumë nevrik dhe në gjaknxehtësi vrau të birin e dados Lanika Mila, i cili e shau duke i thënë se ti s'je biri i Zotit, se unë të kam shpëtuar jetën. Në fakt Aleksandri ishte shumë besimtar dhe e mbante veten sipas frymëzimit të nënës së tij
si bir të Zotit, dhe nëse e kundërshtoje për një gjë të tillë, të ikte koka. Pas vrasjes u pendua aq shumë sa qau tre ditë e netë, dhe donte të vriste veten por s'e lanë rojat e tij. Pra pavarësisht faktit që ai ishte i pamëshirshëm me ata që e kundërshtonin, ai pendohej shumë, aq sa donte të vriste dhe veten kur u bënte keq atyre.
Aleksandrit nuk iu dorëzua Jerusalemi, sepse i qëndroi besnik Dari. Meqë ishte vend i shenjtë Aleksandri si besimtar që ishte, ia kishte frikën dhe nuk bëri luftë me të, por i kërkoi të futej në qytet që t'i bënte kurbane perëndisë së tyre, që pas disa shekujsh do të bëhej perëndia e pjesës më të madhe të njerëzimit. Priftrinjtë pranuan dhe Aleksandri bëri një dem kurban dhe u largua pa pasur në mend që ta pushtonte Jeruzalemin, i cili mbeti i vetmi vend i papushtuar, ndërkohë që të gjitha territoret rreth tij ishin pushtuar. Një gjeneral i tij i tha, si e nderove kryepriftin që mban anën e Darit dhe ai iu përgjigj: "Unë nuk nderova personin, por Zotin e tij. Madje, shumë historianë thonë që Aleksandri ndoshta e ka pyetur si besimtar që ishte nëse kishte ndonjë profeci për të Bibla dhe prifti duhet t'i ketë treguar profecinë e Danielit. Besoj se profecinë e Danielit ai dhe Olimpia e kanë ditur.
Ndërkohë që po ndërtonte flotën për të pushtuar tokat deri në Gjibraltar sëmuret rëndë dhe vdes shoku, Hefesti të cilin e kishte si vëlla.
Hidhërimi e tërboi. Nuk kishte njëri ta ngushëllonte për vdekjen. E humbi arsyen, dhe qau tri ditë mbi kufomën e tij, shkuli flokët dhe i qethi, preu jelet e kuajve dhe dha urdhër që të mbante zi gjithë Perandoria. Varrimin e tij e bëri në Babiloni në një monument
madhështor. Në fakt atë e kishte pasur shok që nga fëmijëria dhe ishte i vetmi njëri besnik që kishte, sepse po të mos kishte qenë ai mundej që Aleksandri të ishte vrarë nga komplotet, ashtu si ndodhi menjëherë pas vdekjes së Hefestit.
Disa njerëz e akuzojnë Aleksandrin se ishte homoseksual, dhe se Hefestioni ishte dashnori i tij, që është tepër qesharake. Këta njerëz xhelozë për lavdinë e tij dhe ngaqë nuk mund të ëndërrojnë kurrë që të bëhen as hija e tij, duan të hedhin baltë mbi burrërinë dhe veprën e Aleksandrit, duke shpifur gjëra të tilla. E vërteta është se këta nuk kanë parë traditën e popullit nga ku lindi dhe u rrit Aleksandri që e vlerësonte shoqërinë, edhe sot te pasardhësit e tij direkt, që janë shqiptarët, dy meshkuj mbajnë shumë shoqëri me njëri- tjetrin, aq sa mund të japin jetën për njëri-tjetrin, dhe ky është një virtyt i mashkullit shqiptar. Ndërsa sot ka plasur një epidemi e madhe e homoseksualizmit, aq sa ka kombe, që gjysma e burrave janë zhburrëruar duke u kthyer në femra, meshkujt e kombit shqiptar nga ana sentimentale vdesin për femrat, madje janë të pangopur. Nuk duhet ngatërruar homoseksualizmi tek grekët të cilët e sollën nga Lindja e Mesme, me shoqërinë mashkullore që kanë shqiptarët, pasi Aleksandri në dejet e tij nuk pati as 1 përqind të gjakut grek sipas autorëve antikë grekë.
Jeta sentimentale
Ai ishte i frymëzuar nga nëna e tij që ishte hyjnor dhe pjesën më të madhe të adoleshencës e ka kaluar duke menduar për lavdi. Gjatë kësaj kohe Olimpia kujdesej për jetën sentimentale të princit hyjnor, duke i gjetur dashnore tokësore, siç thotë Vajgali.
Pasi filloi betejat në perëndim, ai u dashurua me një vejushë me të cilën pati një djalë që lindi gjatë rrethimit të Tirit dhe që i vendosi emrin Herkul, për nder të perëndisë së qytetit, i cili e ndihmoi ta pushtonte.
Pati një djalë dhe me një princeshë tjetër të një qyteti të quajtur Masaga, të cilit ia vuri emrin Aleksandër.
Gjatë kohës së pushtimit të Baktrinës, ai u dashurua me princeshën Roksana, të cilën e
kishte rob lufte dhe mund të bënte çfarë të donte, por ai nuk e preku me dorë. Aleksandri i kërkoi dorën të atit të vet, të cilin e kishte mundur dhe u martua me të bijën e tij, e cila d lindte një djalë të quajtur Aleksandër pas vdekjes së tij. Komandantët Maqedonë nuk e donin një martesë të tillë, sepse ata pretendonin që mbreti i tyre të merrte një grua nga kombi i vet, andej nga kishin marrë gjithmonë mbretërit maqedonas si në Maqedoni, Epir, Iliri. Ata nuk e njohën dhe respektuan kurrë Roksanën si mbretëreshën e tyre, madje quanin bashkimin e tyre si bashkëjetesë dhe jo si martesë të vlefshme.
Para se të vdiste, u martua dhe me të bijën e Darit, të cilën nuk e preku me dorë për rreth
10 vjet të ngujuar në kampin e tij, deri ditën që u martua. Vajza e Darit, pas vdekjes së tij, vritet nga Roksana xheloze, e cila në atë kohë ishte shtatzënë dhe lindi djalin trashëgimtar të Aleksandrit, që nuk e trashëgoi kurrë të atin.
Jeta politiko-ushtarake e Aleksandrit të Maqedonisë.
Pas vrasjes së Filipit nga një komplot greko-persë me asistencën e veçantë të ish- mbretëreshës së shkurorëzuar Mirtali, në moshën 20 vjeç, Aleksandri mori fronin Maqedonas. Ai menjëherë filloi të përgatisë ushtrinë për në lindje, për luftë kundër persëve. Aleksandri kishte pasur përvojë në drejtimin e shtetit maqedonas, sepse Filipi kur ikte në fushata ushtarake e linte atë të kujdesej për Maqedoninë. Ai kishte marrë pjesë në disa beteja që në moshën 16-17 vjeç, ku midis të tjerave kishte shkatërruar Çetën e Shenjtë Tebane dhe i kishte shpëtuar jetën Filipit disa herë.
Grekët të cilët mendonin se me vdekjen e Filipit s'kishin më punë me Maqedoninë, filluan ta shihnin me mospërfillje Aleksandrin, por që shumë shpejt e panë se me kë kishin të
bënin. Grekët filluan të shpallin pavarësinë nga Maqedonia, ndërsa Demostenit i qe dukur Aleksandri si "një budalla qesharak i padëmshëm" kjo tregon qartë se sa fjalë të pa menduara ka thënë Demosteni.
Betejat ushtarake
Bukuroshi hyjnor mori ushtrinë dhe doli një xhiro nga Greqia por sa mbërriti atje, nuk pati burrë t'i dilte para, as dhe vetë Demosteni. Grekët pranuan që ta njihnin si komandant të të gjithë Greqisë. Pas kësaj, ai shkoi deri në Danub ku kontrolloi territoret e pushtuara, dhe u kthye me të shpejtë se mori vesh që mbreti ilir Kliti, i cili mendonte të merrte kontrollin e Maqedonisë, meqë vdiq Filipi shkeli kufijtë maqedonas e po marshonte drejt Pelës.
Beteja e Pelionit.
Në Pelion u zhvillua beteja midis mbretit ilir, Kliti, i ndihmuar nga mbreti i Taulantëve, Glaukia me mbretin e Maqedonisë, Aleksandër. Në këtë betejë Aleksandri pësoi të vetmen dhe të fundit disfatë në jetën e tij, ku mbeti i plagosur rëndë me gurë në kokë, aq sa u hap lajmi se vdiq. Ushtria e mbretit ilir fitoi. Pra Aleksandri nuk e pati të lehtë të fitojë me burrat e fisit të tij që ishin aq luftëtarë sa ai. Por ai ishte gjeni ushtarak; pas tre ditëve kur ilirët mendonin se i shpartalluan, ai kthehet e sulmon në befasi dhe fiton, por nuk shkel
më tej tokat ilire, sepse donte vetëm të siguronte prapavijën kur të nisej ndaj persisë.
Masakra e Tebës
Në kohën kur u plagos në kokë në luftë me ilirët, në Greqi u hap fjala se vdiq dhe grekët u ngritën në këmbë kundër pushtuesit maqedonas. Tebanët rrethuan garnizonin maqedonas që u mbyll në kështjellë për të luftuar. Aleksandri vjen me të shpejtë dhe i kërkon Tebës paqe, por përgjigjja e saj ishte se do bashkohej me Persët kundër Maqedonisë.
Persia kishte qenë armike e Greqisë më tepër se sa e Maqedonisë dhe tani që Aleksandri
përgatitjej të luftonte kundër saj, grekët preferonin më mirë persët. Pa dyshim kjo e tërboi Aleksandrin, i cili së bashku me gjeneralët e mirë që i kishte lënë Filipi e mori mjaft lehtë Tebën që e kishte ngrënë në besë dy herë, një herë të atin e tij e një herë atë. Ndërsa Filipi u hakmor duke mos varrosur kufomat e mos çliruar robërit, hakmarrja e Aleksandrit qe e paparë.
Ai masakroi dhe vrau 6000 tebanë dhe shiti si skllevër 8000 të tjerë, shkatërroi Tebën deri në themel. Kjo masakër e parë e jetës së tij tmerroi tërë botën greke, që kishte ngritur krye, e cila filloi të hynte në garë se kush do i nënshtrohej më shumë. U pa se Aleksanri qe më i tmerrshëm se i ati dhe me të nuk bëhej shaka.
Pasi vuri në kontroll prapavijën, shiti pasurinë e tij për të mbajtur 30 mijë ushtarë dhe 5000 kalorës për një muaj, përshëndeti të ëmën, që e donte shumë dhe iku drejt Lindjes për të mos u kthyer më kurrë. Ndalesën e parë e bëri në Trojë, ku i bëri kurban heronjve të saj, pasi ai ishte i marrosur pas tyre dhe filloi të përgatitej kundër Persisë.
Beteja e Granikos
Dari III i dërgon një letër ku e këshillon që të kthehet në shtëpi tek e ëma, një kamzhik që tregonte se Aleksandri do rrahur, një top që të lozë dhe një arkë me flori që ta kishte si para xhepi. Dari e quante atë fëmijë të papjekur, mëndjemadh dhe kokëfortë. Aleksandri s'e prishi gjakun fare, mobilizoi ushtrinë dhe fiton në Graniko kundër ushtrisë së Darit, ku mbetën të vrarë dhëndri dhe kunati i Darit. Në ushtrinë e Darit kishte shumë mercenarë grekë me të cilët u hakmor rëndë duke i therur dhe lënë pa varrosur, ndërsa persët e vrarë i varrosi. Pjesën
tjetër të grekëve që zuri robër, i dërgoi si skllevër në Maqedoni së bashku me plaçkën e luftës.
Pushtimi i Azisë së Vogël
Ai pothuajse pa luftë pushoi Friginë, Lidinë, Efesin që i hapën portat e qyteteve
Aleksandrit pasi ishin të një race me të.
Problem i hapi kolonia greke e Miletit, që ishin të kënaqur nga Persia dhe i mbyllën dyert atij. Ai u tha se "Nuk pranoj të ndaj me të tjerët atë që më takon vetëm mua". Rrethoi qytetin
dhe e mori në këtë betejë, vritet i biri i Dados së tij Lanika Mila që quhej Kliti, si mbreti ilir. Miletasit filluan t'i tregojnë medaljet që kishin marrë në Olimpiadë, por ai u ktheu
kurrizin, pasi s'i pëlqenin mburrjet e këtyre lojërave, se ndoshta për të s'përbënin burrëri të madhe. Pas kësaj iu drejtua kolonisë greke të Halikarnasit, e cila si Miltei ia mbylli dyert. Aleksandri zhvilloi një betejë të ashpër, ku u vranë shumë Maqedonas midis tyre u vra
dhe një princi lynkest Ilir i afërm i tij nga gjyshja, që pretendonte fronin e Maqedonisë. Qytetin e pushtoi dhe e rrënoi që nga themelet dhe shiti popullsinë si skllave. Ndërsa Aleksandri luftonte kundër persëve, Sparta bënte plane me Persinë të pushtonte Maqedoninë nga pas. Athina i lutej Aleksandrit që të lironte pengjet greke dhe nga pas thurte intriga e komplote kundër tij. Pushtimet vazhduan me marrjen e Gordonit dhe Kilkilisë.
Beteja e madhe në Isos
Në Isos u ndesh me ushtrinë perse që e komandonte vetë Dari III. Në këtë betejë ai arriti të thyejë krahun grek dhe të fitojë betejën, edhe pse ushtria e tij ishte e vogël. Fitoret e Aleksandrit i dedikohen dhe kësaj ushtrie pellazge apo albane, e cila kishte ushtarë tepër
të zotë të cilët më vonë ishin ushtarët më të mirë të Romës, Bizantit dhe Perandorisë
Osmane. Në këtë betejë ai kap rob familjen e Darit; nënën, gruan, vajzat dhe djalin e tij të vetëm, që ishte princi trashëgimtar i kurorës së Perandorisë Perse.
Beteja e Tirit.
Pas betejës së Isosit u dorëzuan qytet-shtetet e bregut lindor të Mesdheut, pothuajse pa luftë, por hasi vështirësi me Tirin e ndërtuar në ishull. Nabukodonosor, mbreti i Babilonisë e mbajti 13 vjet rrethuar dhe nuk e pushtoi dot. Aleksandri e kishte zakon që t'u bënte kurban perëndive kudo që shkonte pasi ishte shumë besimtar, madje ai nuk fillonte asnjë betejë pa therur vetë ndonjë dem, ky është një zakon që grekët e vjetër thonë se e kanë pasur pellazgët.
U kërkoi tirasve që të futej brenda paqësisht pa ushtarë për t'i bërë kurban perëndisë së qytetit, por ata s'deshën dhe kjo e tërboi Aleksandrin, që vendosi të pushtojë qytetin. Tiri i fenikasve, racë me grekët, ishte në ishull dhe Aleksandri nuk kishte flotë. Ai ishte kaq i vendosur të pushtonte qytetin, sa urdhëroi ushtarët që të ngrenë një pendë me dhe që të lidhte ishullin me tokën. Kjo kërkonte një punë të madhe dhe vite kohë, por ai ishte i vendosur ta bënte, sepse ata e kishin tepruar që s'e kishin lejuar që t'u bënte kurban perëndisë. Penda do ishte 800 m e gjatë e 50 m e thellë, gjë që është një çmenduri që kërkon shumë punë edhe me mjetet që nuk janë në dispozicion edhe sot. Ndërsa
vazhdonte punën për pendën, atij i erdhën 224 anije nga vendet që kishte pushtuar, të cilat donin shkatërrimin e Tiros, sepse ai u bënte konkurencë të madhe në tregti.
Edhe pse e përfundoi pendën, ajo nuk i hynte në punë, sepse ishte e vështirë të pushtohej pasi kishte mure të larta, ndaj përdori flotën dhe fitoi. Kur pushtoi Tiron, lindi dhe djali i
parë i tij me një robëreshë të cilit i vendosi emrin e perëndisë së qytetit që e kishte ndihmuar të fitonte, pra Herkul. Vrau si në Tebë rreth 8000 burra të Tirit dhe të tjerët i shiti si skllevër.
Pushtimi Egjiptit dhe Afrikës Veriore
Ai e mori Egjiptin pa luftë dhe atje i bëri kurban perëndisë Amon me të cilin thoshte se e kishte Olimpia dhe në grykderdhjen e Nilit themeloi Aleksandrinë. Gjithë Afrika bregdetare veç Kartagjenës, u dorëzua pa luftë. Ai nuk u mor me Kartagjenën, sepse kishte plan të ikte në lindje, dhe më pas do të kthehej përsëri të merrej me perëndimin. Në Egjipt, djali i gjeneralit të tij më të mirë, Hektori, u mbyt në Nil, ngjarje që e trishtoi shumë dhe
për nder të tij bëri një therore të madhe. Ndërtoi tempullin e perëndisë Amon, që e zbukuroi me ar, sepse e mbante për baba shpirtëror që e ndihmonte.
Beteja e Guagamelës.
Para kësaj beteje vdes gruaja e Darit, të cilën e varros si mbretëreshë. Beteja e Guagamelës ishte më seriozja e jetës së tij, sepse do luftonte me 50 mijë ushtarë përballë ushtrisë perse prej 200 mijë ushtarësh. Tërë natën para betejës kishte parë zorrët e pulës si e kishte mësuar e ëma nëse do të fitonte apo jo dhe në mëngjesin e betejës nuk po çohej nga gjumi. Betejën e fitoi dhe Dari e la ushtrinë e iku.
Pushtimi i Babilonisë, Persepolit.
Duke u vënë në ndjekje të Darit, ai arriti t'i pushtojë këto dy qytete të mëdha e të pasura
ku kapi një pasuri përrallore me ar e argjend, të cilën ua ndau me shumicë ushtarëve të tij. Në një letër që dërgoi në Maqedoni, thuhet se nuk do të mjaftonin as 20 mijë mushka dhe
5000 deve ta trasnportonin arin që kishte në dorë. Kur mori vesh Olimpia bujarinë e tij që ishte e njëjtë me atë të Filipit, i shkruan dhe thotë: "Ti po i bën të gjithë mbretër dhe vetë po varfërohesh". Në këtë kohë Aleksandri ishte 25 vjeç.
Pushtimi i Arianës që është Afganistani i sotëm, Baktrinës dhe Sogadianës.
Ushtria donte të kthehej por ai vazhdoi të pushtojë territoret më në lindje. Aleksandri shkoi deri në kufi me Kinën, ku gjeti një koloni greke, të cilët i theri të gjithë pasi grekët i konsideronte si tradhtarë të pabesë. Në Baktrinë u dashurua me të bijën e mbretit, princeshën Roksana, me të cilën u martua.
Pushtimi i Pakistanit të sotëm; ai po planifikonte të pushtonte Indinë, por ushtria e tij
donte të kthehej në shtëpi, kështu nuk e kapërceu dot lumin Ind. Aty zhvilloi disa beteja që i rrezikuan seriozisht jetën. Në një nga këto beteja ngordhi dhe kali i tij i dashur që e kishte shoqëruar që nga mosha 12 vjeç dhe për nder të tij themeloi qytetin Bukefal. Ushtria donte të kthehej dhe kështu mori rrugën e kthimit për në Perëndim. Kur mbërriti në Persi ai dhe shoku i tij i ngushtë Hefestion u martuan me të dy princeshat perse, të bijat e Darit III, që i mbante që prej 10 vjetësh. Pas kësaj ai nxiti një epidemi martesash mes gjeneralëve e ushtarëve të tij dhe grave vendase. Pothuajse e martoi të gjithë ushtrinë; ushtarët kishin nga dy gra, një aty dhe një grua me fëmijë në Maqedoni e Iliri. Ndërkohë që po ndërtonte flotën për të pushtuar tokat deri në Gjibraltar, sëmuret rëndë dhe vdes shoku më i ngushtë i tij Hefestioni, të cilin e kishte si vëlla.
Vdekja e Aleksandrit
Pas vdekjes së mikut të tij më të ngushtë i cili u sëmur e vdiq pasi hëngri e piu 2 ditë, po në të njëjtën mënyrë i ndodhi dhe Aleksandrit. Atë e ftuan për të pirë disa miq të tij, dhe pas dy ditësh u sëmurë rëndë. Në ditën e dhjetë pasi u sëmur, edhe pse ishte duke vdekur, po
përgatiste flotën për në perëndim dhe u bëri kurban perëndive dhe po atë ditë dha shpirt në Babiloni në datën 13 qershor të vitit të 13 të mbretërimit pa mbushur 33 vjeç të cilat i bënte në vjeshtë në vitin 323 p.k. Trupin e tij e mori me vete Ptolemeu, të cilit ia kishte lënë amanet, dhe e çoi në Egjipt, ku e ballsamosën. Trupi i tij ka qenë deri në vitin 30 p.l.k., por Augusti xheloz e dogji, sepse ndoshta donte të bëhej më i madh se ai. Historianët hedhin dyshim për vdekjen e tij ashtu si hodhi dhe e ëma Olimpia që e paralajmëroi se kush donte ta vriste, por ai s'e dëgjoi. Thuhet se nuk vdiq nga pija, por u helmua gjë që ka shumë mundësi, sepse po në të njëjtën mënyrë vdiq dhe shoku më besnik që kujdesej për jetën e tij, dhe ishte pengesë për eleminimin e Aleksandrit. Kështu eleminuan Hefestion të parin, i cili kishte zbuluar disa komplote për vrasjen e Aleksandrit dhe qe bërë pengesë
për ata që donin vdekjen e Aleksandrit dhe më pas eleminuan vetë Aleksandrin. Gjeneralët u pasuruan shumë nga bujaria e tij dhe nuk donin të luftonin më drejt perëndimit, ku ai po përgatitej të shkonte. Pas vdekjes së tij, 5 ditë më pas, vdes e ëma e Darit. Ndërsa gruaja e tij xheloze Roksana vret gruan tjetër të tij, që ishte e bija e Darit bashkë me të motrën e saj. Perandoria u nda në 4 pjesë. Ptolemeu mori Egjiptin, Lisimaku mori Thrakinë e rrethinat, Antipatri Maqedoninë dhe Greqinë, dhe Seleuku, Sirinë. Roksana lindi djalë dhe i vendosi emrin Aleksandër.
Olimpia akuzoi Antipatrin se kishte helmuar Aleksandrin dhe filloi luftën me të; ajo mbeti e vdekur së bashku me dy gratë dhe dy djemtë e Aleksandrit, Herkulin 12 vjeç, dhe Aleksandrin 2 vjeç. Ai la një djalë me një princeshë në lindje i cili shpëtoi, por që nuk ishte trashëgimtar, sepse kush do të shkonte këtu e në kufij me Kinën të merrte të birin e tij për ta vendosur në fronin e Maqedonisë në një kohë kur disa gjeneralë të tij po ziheshin për pushtetin në Maqedoni. Kështu mori fund raca e tij e lavdishme.
Aleksandri njihet në historinë botërore si strategu më i madh ushtarak që ka njohur njerëzimi. Ai arriti që për një periudhë kohore prej 10 vjetësh të pushtonte pjesën më të madhe të botës së qytetëruar që njihej deri në atë kohë. Kufijtë e perandorisë shtriheshin nga Iliria në Perëndim, dhe deri në kufi me Kinën në Lindje. Në Jug nga bregdeti verior i Afrikës pa Kartagjenën dhe oqeani Indian dhe në veri deri në Danub në pjesën evropiane, dhe Azinë Qendrore në atë Aziatike. Kjo ishte perandoria më e madhe e krijuar në histori nga dora e një burri dhe për një periudhë kohe kaq të shkurtër. Ai mundësoi përzierjen e kulturave dhe qytetërimeve të asaj kohe, duke i afruar më tepër midis tyre. Krijoi qytete të mëdha dhe mundësoi rritjen e tregtisë midis kombeve të ndryshme, nga e cila përfitonte pjesa më e madhe e këtyre popujve.
Aleksandri është burri më i madh iliro-shqiptar, dhe më i madhi burrë që ka njohur njerëzimi. Kanë kaluar 2300 vjet nga vdekja e tij, do të kalojnë edhe shumë vite të tjera që do të nxjerrin burra të fuqishëm, por asnjëri prej tyre nuk ka për të qenë si Aleksandri, që me kalë dhe me këmbë arriti që për një periudhë kohe rekord të pushtojë sipërfaqe kaq të mëdha. Aleksandri meriton të quhet më tepër se i Madh, sepse kjo fjalë është tepër e vogël për të, sepse Zoti e ka privilegjuar atë mbi të gjithë burrat e tjerë të mëdhenj, duke i dhënë një fuqi që nuk e ka pasur asnjë njeri deri më sot në tokë.


Aleksandri IV 323-309
............................
Demetri I Poliorket 294-287
.................................
Antigoni II 277-239
............................ Demetri II 239-229
.........................
Filipi V 222-179
.....................
Perseu 179-168
........................


Dinastia e Epirit
Mbretëria e Epirit shtrihej në Ilirinë e Jugut dhe përfshinte territoret nga Karaburuni në Prevezë dhe
ndonjëherë kufijtë shtriheshin dhe më në jug. Epirotët ishin iliro-pellazgë. Shqiptarët e kanë banuar
Epirin historikisht ashtu si dhe sot pjesën më të madhe të tij.
Dinastia mbretërore e Epirit e ka origjinën nga Pirro Aiakidi, djali i Akilit, që pas luftës së Trojës
themeloi dinastinë Molose. Në vitet në vazhdim dinastia e Molosëve qeverisi të gjithë Epirin. Në fakt mbretëria në Epir nuk fillon me Pirro Aiakidin, sepse nga të dhënat e mëparshme Epiri ka pasur dhe mbretër të tjerë. Ajo që duhet theksuar është fakti se me djalin e Akilit fillon një dinasti që zgjati rreth një mijë vjet.
Aleksandri Molos ka qenë një nga mbretërit e dinastisë Molose që qeverisi Epirin gjatë kohës së
Aleksandrit të Madh të Maqedonisë. Ndërsa nipi i tij shkonte drejt Lindjes, Indisë daja shkonte drejt perëndimit për të luftuar kundër Romës. Atë e ftuan në Itali fiset e tjera ilire që banonin atje dhe që kërkuan ndihmë për të mos rënë në pushtimin romak. Aleksandër Molosi shkon në ndihmë dhe arrin që të ketë disa fitore, por vdes duke e lënë për gjysmë fushatën që kishte nisur.


Albo
Albo
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 186
Points : 294
Reputacioni : 20
Medalje2 Medalje3

Albanët me famë në mijëvjeçarë (Nga Troja e lashtë deri në ditët tona)    Empty Re: Albanët me famë në mijëvjeçarë (Nga Troja e lashtë deri në ditët tona)

13th February 2016, 09:37
Pirro i Epirit 319-272 p.k. Jeta e Pirros
Pirroja lindi në Epir në vitin 319 p.k., pra rreth 4 vjet pas vdekjes së Aleksandrit të Madh, kushëriri i tij. Pausania thotë se “Neoptolemi babai i Olimbisë, dhe Arrypa gjyshi i Pirros ishin vëllezër, dhe kishin baba Alketën. Vetë Pirroja kishte baba Ajakidin”. I ati i tij ashtu si edhe xhaxhai i tij vdiqën në luftë kundër Maqedonisë se mbanin anën e Olimbisë pas vdekjes së Aleksandrit. Gjyshi i Pirros, dhe gjyshi i Aleksandrit të Maqedonisë ishin vëllezër, Olimpia e ëma e Aleksandrit me Ajakidin të atin e Pirros ishin kushërinj të parë, dhe Aleksandri
me Pirron kushërinj të dytë.
Plutarku thotë se “Meqë populli nga urrejtja kundër të atit, (Ajakidit, i cili i erdhi në ndihmë kushërirës së tij Olimbisë në luftë kundër vrasësve të të birit të saj Aleksandër) kërkonte vdekjen e tij (Pirros). Atëherë këtë e morën fshehurazi dhe e shpunë tek ilirët, ia dorëzuan Berojës, bashkëshortes së mbretit Glaukia (mbretit Ilir) për ta mbajtur se edhe ajo ishte nga familja e ajakidëve (pra mbreti ilir, gruan e kishte epirote). Në këtë kohë Pirro ishte 2 vjeç, të cilin Glaukia e bëri bir për shpirt dhe e mbrojti nga Kasandri i Maqedonisë që e kërcënoi
mbretin ilir me luftë. Kasandri kërkoi të blinte me para Pirron duke i ofruar Glaukias rreth
3000 kg argjend që ky ta dorëzonte, por Glaukia nuk pranoi. Maqedonasit kërcënuan por nuk bënë luftë me ilirët.
Pirro pati disa gra, pasi ai lidhi disa martesa politike për të forcuar pushtetin e vet. Gjatë kohës që iku në Egjipt ai u njoh me Antigonën, vajzën e Berenikes, njërës nga gratë e Ptolemeut. Këtë vajzë ajo e kishte pasur me Filipin II të Maqedonisë.
Ai u martua me të bijën e Filipit II të Maqedonisë, që ishte motra e Aleksandrit të Madh nga babai. Në fakt, nëse Antigona ka qenë vajza e paligjshme e Filipit, sipas Plutarkut, dhe motra e Aleksandrit, ajo do të ketë qenë të paktën 35 vjeçe, (sepse Filipi vdiq në 336 p.k., kështu që nuk mund të ishte më e vogël se kaq) dhe Pirro rreth 20 vjeç. Antigona ka qenë gruaja që Pirro ka dashur më shumë në jetën e tij, por vdiq shumë shpejt pasi i dha një djalë, ky fakt që e hidhëroi pa masë. Ai ia përjetësoi emrin duke ngritur një qytet me emrin e saj Antigona që sot ndodhet pranë Gjirokastrës.
Plutarku thotë se pas vdekjes së Antigonës, Pirro mori disa gra për arsye shtetërore, dhe rriti fuqinë e tij. Mori për grua princeshën nga fisi i madh ilir i paionëve. Mori princeshën ilire të bijën e mbretit Bardhyl II të Enkeledëve, që quhej Brikena, e cila i dha një djalë të quajtur Helen, dhe Lanasën të bijën e sundimtarit të Sirakuzës, që solli prikë Korfuzin, e cila i dha një djalë të quajtur Aleksandër. Pirroja ka dashur shumë Antigonën dhe Brikenën princeshën ilire.
Jeta politiko-ushtarake e Pirros
Pirro e kaloi të gjithë fëmijërinë e tij në oborrin mbretëror ilir, nga 317 p.k. deri në vitin 307 p.k. kur sipas Plutarkut mbreti ilir “e dërgoi me një ushtri të madhe në Epir, dhe e vendosi në fron”. Pra, ishte mbretëria ilire që e vendosi atë në fronin e Epirit, e rriti, dhe e edukoi. Sipas Plutarkut “në moshën 17 vjeçare kur kujtonte se e kishte siguruar fronin, iu desh të bënte
një udhëtim, pasi njëri nga djemtë e Glaukias me të cilin qe rritur do të martohej”. Atëherë molosët (302 p.k.) u ngritën për të dytën herë dhe e dëbuan, ndërsa miqtë e tij i rrëmbyen pasuritë dhe thirrën në fron Neoptolemin”. Burimet historike e nxjerrin Pirron në Maqedoni, ku Demetri, mbreti maqedon i cili ishte martuar me motrën e Pirros, e çoi peng në Egjipt pasi humbi betejën me Ptolemeun e Egjiptit. Atje ai krijoi një miqësi të jashtzakonshme me ilirin, Ptoleme që kishte qenë gjeneral i Aleksandrit të Madh, dhe martohet me Antigonën të bijën e Filipit II.
Plutarku thotë se “kjo martesë e rriti më tepër emrin e Pirros, duke pasur dhe ndihmën e gruas së tij të mençur Antigona, ai arriti të mbledhë të holla dhe ushtarë dhe u nis për në Epir”. Në Epir u prit mirë dhe i propozoi paqe e miqësi mbretit Neoptolem, duke bashkëqeverisur me të, por shpejt midis tyre filloi sherri, sepse Neoptolemi po bënte plane ta eleminonte, kështu që Pirro e vrau para se ai ta vriste. Në këtë kohë, Antigona lindi djalë dhe Pirro i vuri emrin e të vjehrrit ilir, Ptoleme, i cili ishte njerku i së shoqes por, që ai e donte dhe e respektonte shumë.
Pasi forcoi pozitat në pushtet ai filloi përgatitjet për një politikë të jashtme agresive ndaj Greqisë, Romës, por edhe ndaj Maqedonisë, pasi e motra e martuar me mbretin Maqedon kishte vdekur. Pirro bashkoi pas vetes Prevezën, Akarnaninë, Amfilokin, dhe një pjesë të Maqedonisë, dhe u përgatit të sulmonte Maqedoninë. Lisimaku, mbreti i Thrakës dhe një ishgjeneral i Aleksandrit, nuk donte që ai të pushtonte Maqedoninë dhe nisi një letër fallco sikur t’ia kishte nisur Ptolemeu i Egjiptit, të cilin Pirro e dëgjonte shumë ku e këshillonte të mos sulmonte Maqedoninë. Pirro e kuptoi që nuk ishte letër e Ptoelemeut sepse përshëndetja ishte “Mbreti Ptoleme përshëndet mbretin Pirro”, kur zakonisht ai e
përshëndeste “Babai i dërgon përshëndetje të birit”, dhe kjo e zemëroi shumë me Lisimakun.
Të dy ushtritë nisen kundër njëra-tjetrës, por Pirro nuk takohet rrugës me Demetrin mbretin maqedonas, i cili hyn në Epir dhe shkatërron vendin, ndërsa Pirro hyn në Maqedoni, ku ndeshet me një pjesë të ushtrisë që kishte mbetur atje. Pra, të dy mbretërit nuk u ndeshën me njëri-tjetrin. Pirro nuk arriti fitoren që donte.
Lanasa, njëra nga gratë e tij, u bë xheloze ngaqë Pirro donte më shumë njërën nga gratë ilire dhe ikën në Korfuz, ku, për inat të Pirros martohet me mbretin e Maqedonisë Demetrin, i cili kishte qenë martuar më parë me Diademën, të motrën e Pirros, por që në këtë kohë siç e thamë ajo kishte vdekur.
Shpallja e Pirros mbret i Maqedonisë
Së bashku me Ptolemeun e Egjiptit, dhe Lisimakun e Thrakës, Pirro lufton kundër Demetrit dhe e rrëzon atë nga froni, duke u shpallur mbret i Maqedonisë, por për pak kohë pasi i ndau territoret e pushtuara Maqedonase me Lisimakun midis Lisimakut, dhe mbretit Pirro, të cilët pak më vonë vepruan si aleatë kundër Demetrit filluan grindjet. Më pas,
Pirro e humbi Maqedoninë, sepse Lisimaku ishte nga Maqedonia, pavarësisht se sundonte në Thraki, dhe kishte shumë influencë atje, kështu që ai arriti të bindte ushtarët
maqedonas dhe t’i kishte pas vetes.
Fitoret mbi Romën
Pirro synonte, ashtu si kushëriri i tij Aleksandri Molos, daja i Aleksandrit të Madh dhe vëllai i Olimbis, të luftonte ndaj Romës. Në vitin 281 p.k. tarentasit kaonë, sidomos plebejtë japigë (ilirë) të lidhur ngushtë tejembanë me Dodonën, e ndihmua Pirron me flotën e tyre gjatë çlirimit të Korkyrës kaone, prej maqedonasve.
Ishin fiset ilire apo pellazge të një gjaku të cilat kishin ndihmuar Pirron, që të çlironte Korfuzin nga Maqedonasit, të cilët u vendosën aty kur u martua gruaja e tij Lanasa me mbretin e Maqedonisë, Demetër Pliorketi.
Kjo ndihmë erdhi sepse kishte qenë Aleksandri Molos i cili i kishte ndihmuar ata kundër Romës. Këtu del dhe një fakt tepër interesant sepse kaonët e Italisë ndihmuan kaonët e Korfuzit. I gjithë ky fis i lavdishëm kaonësh ishte me origjinë nga Troja, të cilët u shpërngulën që atje dhe u vendosën në këto vise. Edhe pse kishte kaluar 1000 vjet në atë kohë, nga lufta e Trojës që ishin të një fisi, dhe i gjendeshin njëri-tjetrit, pavarësisht se ishin përtej Adriatikut.
Një vit më pas (pra në vitin 280) u nis me një ushtri prej 3 mijë kalorësish, 20 mijë këmbësorësh, 2 mijë harkëtarësh dhe 20 elefantë që i kishte marrë nga ata që solli Aleksandri i Madh nga India. Gjatë rrugës i zuri një stuhi dhe vetëm gjysma e ushtrisë doli në brigjet e japigëve.
Megjithëse me gjysmën e ushtrisë në betejën e parë, ai i mundi romakët dhe u bë zot i
lëmit, por humbi shumë nga komandantët e tij më të mirë. Në këtë kohë i ndodhi një pabesi nga mjeku i tij, i cili i dërgoi një letër konsullit romak Fabricio, ku i kërkonte një shpërblim të mirë dhe nga ana tjetër, ai do t’i jepte fund Pirros dhe luftës.
Konsulli romak u tërbua nga pabesia e mjekut të Pirros dhe ndërmori një veprim tepër burrëror. Ai i dërgon letrën Pirros dhe e këshillon që të marrë masa të menjëhershme kundër doktorit. Në letër thuhej “Gai Fabric dhe Kuit Emil, konsuj romakë, i dërgojnë përshëndetje mbretit Pirro. Duket se nuk ke pasur fat, as në zgjedhjen e miqve, as në të armiqve. Kur ta lexosh këtë letër që na u dërgua ne do ta kuptosh se po lufton kundër njerëzve të ndershëm e të drejtë dhe u beson miqve të ligj e të pandershëm. Ne të vemë në dijeni, jo pse të duam të mirën,
por n.q.s. do të pësosh ndonjë gjë, të mos thonë se ne romakët, duke mos qenë në gjendje të fitojmë luftën me trimëri, përdorim dredhi”. Pirro pasi e vërtetoi komplotin, e dënoi ashpër mjekun e tij dhe i dërgoi Romës njerëz për të biseduar për paqe. Në shenjë mirënjohjeje liroi të gjithë robërit romakë dhe po të njëjtën gjë bëri Roma duke liruar dhe ajo disa pengje të ilirëve vendas.
Por lufta vazhdoi me betejën e Askolit, ku morën pjesë dhe elefantët. Pirro arriti të fitojë edhe pse u plagos. Plaçkën e luftës ia dha fisit ilir të daunëve. Pas kësaj beteje Pirro deklaroi “n.q.s. do t’i mundim romakët dhe një betejë tjetër si kjo, do të humbasim plotësisht”.
Një natë para se të ndeshej për herë të tretë me Romën, pa një ëndërr që e tronditi shumë. Ai ëndërroi sikur i ranë të gjithë dhëmbët. Kjo ëndërr e shqetësoi, pasi ai e shpjegonte se do të kishte humbje të mëdha në ushtarë. Edhe sot po të pyesësh të gjitha gratë shqiptare plaka dhe të reja do të thonë menjëherë se rënia e dhëmbëve do të thotë vdekje. Është shumë interesante se edhe pse kanë kaluar mbi 2285 vjet që atëherë, përsëri në mendjen e popullit tonë, e njëjta ëndërr shpjegohet njësoj. Në këtë betejë ai humbi gjysmën e ushtrisë
dhe sot fitoret me humbje të mëdha quhen “fitore pirrike”. Në të vërtetë atij i doli ëndrra siç e interpretoi.
Fitorja mbi Kartagjenën
Në 278 Pirros do i dorëzohej Sicilia pa luftë, por pas kësaj Kartagjena do të hynte në konflikt të armatosur për këtë zotërim territorial të saj dhe në betejën që do të zhvillohej midis tyre, Pirro fitoi.
Humbja me Romën
Ai e la Sicilinë për të luftuar përsëri kundër Romës. Në Maleventum në 275 p.k. sulmoi Romën me 23 mijë ushtarë, ku fitorja u buzëqeshi romakëve, sepse elefantët bënë rrëmujë të madhe.
Fitorja mbi Maqedoninë
Pas kësaj humbje u kthye në Epir dhe sulmoi sërish Maqedoninë ku sundonte i biri i Demetrit, Antigoni, me preteksin se ai nuk i kishte dërguar ndihmë në Itali. Pirro arriti që të mund maqedonasit shumë lehtë, sepse një pjesë e ushtarëve u dorëzua vetë.
Pa konsoliduar fitoren me Maqedoninë e thërriti Sparta që ta ndihmonte pasi kishin një luftë të brendshme për pushtet, por ai vajti e plaçkiti. Pas kësaj shkoi në Argos ndërsa luftonte me një ushtar vendas e ëma e tij e godet me një qoromillë në kokë, dhe humb ndjenjat. Në këtë kohë kali e tërheq zvarrë, dhe një ushtar që i shërbente mbretit maqedonas Antipatri II, përfiton nga rasti dhe i pret kokën. Kështu në vitin 272 p.k. në moshën 47 vjeçare vdiq dhe një nga strategët më të zotët të antikiteti me gjak iliro- shqiptar.
Pirro njihet si i madh në histori se ai mundi të luftojë, dhe fitoi mbi tre fuqi të mëdha ushtarake të botës. Fitoi mbi Maqedoninë që kishte bërë vetëm disa vite më parë një perandori deri në Indi, arriti të fitojë mbi Romën, që pas disa vjetësh do bëhej fuqia e vetme ushtarake në botën e atëhershme, por duhet thënë se fitoi, dhe mbi Kartagjenën në Sicili që ishte zonja e Mesdheut.
Tit Livi thotë se “pyetjes së Skipion Affrikanit (një komandant i famshëm romak, që luftoi e mundi Kartagjenën) drejtuar Hanibalit Kartagjenas se kush ishte sipas tij komandanti ushtarak më i madh, ai iu përgjigj: “Aleksandri mbret i Maqedonisë, i cili me një grusht ushtarësh shkatërroi ushtri të panumërta, dhe kishte arritur krahinat më të largta të botës ku askush nga njerëzit nuk shpresonte
të arrinte. Në vend të dytë u përgjigj për Pirron, sepse ky ishte i pari që u mësoi të tjerëve si të
vendosnin lëmin, dhe komandanti i tretë pa dyshim ishte ai vetë”. Autorët antik kanë vënë në dukje se Pirro më tepër kujdesej të merrte pushtetin se sa ta mbante”, që në fakt është e vërtetë. Megjithatë, të gjithë bashkëkohësit e tij e vlerësojnë si një nga mbretërit më të drejtë dhe pa të meta dhe mbi të gjitha si strateg ushtarak të madh.
Heleni, djali që kishte me iliren Brikena, të bijën e Bardhylit II, trashëgoi fronin në Epir, sepse Ptolemeu djali i madh kishte vdekur në një betejë ushtarake. Heleni, me ndihmën e armikut të të atit Antipatrit II mbretit të Maqedonisë, të cilin Pirro e kishte mundur, arriti të marrë fronin e Epirit. Kjo dhe njëherë tregon madhështinë e këtyre burrave të cilët luftonin me njëri-tjetrin, por për çudi, kur kundërshtari mbetej pa mbrojtje dhe dobësohej, i dilnin krah. Por nga ana tjetër ndihma për të trashëguar fronin i biri i Pirros ishte në kuadër të legjitimitetit të monarkive, të cilat sundonin me shekuj në këto shtete. Ajo ishte
një marrëveshje ose një kod moral i fisnikërisë pellazgo-iliro-albane. Pirro, Aleksandri Molos
dhe Aleksandri Maqedonisë ishin burrat më të mëdhenj që nxori dinastia e lavdishme e Ajakidëve, e themeluar që pas Luftës së Trojës nga Pirro, i biri i Akilit me Andromakën, gruan e Hektorit
Trojan.


DINASTIA E PTOLEMEJVE


Origjina etnike e Dinastisë së Ptolemejve


Dinastia e Ptolemejve ishte me origjinë ilire, sepse Ptolemeu, themeluesi i saj ishte ilir njëri
nga shtatë rojet personale të Aleksandrit të Maqedonisë. Të dhënat për origjinën e tij na i jep Ariani, i cili ishte maqedonas.
Ariani thotë se “Nga Eordaia ishin Ptolemeu i biri i Lagut” po aty ai e përsërit dhe një
herë këtë fakt ku thotë se “Ptolemeu i biri i Lagut ishte nga Eordaia”. Eordaia është quajtur në antikitet lumi Devoll ashtu dhe krahina ku kalonte ky lumë, pra Ptolemeu ishte nga Devolli i Korçës.
Ka disa autorë që thonë se ishte biri i paligjshëm i Filipit II i cili e kishte pasur të dashur
gruan e Lagut. Pra, vëlla nga babai i Aleksandrit, por kjo nuk dihet me siguri. Por edhe sikur të ketë qenë i Filipit, përsëri është me gjak ilir. Po të llogaritësh se dhe maqedonasit e lashtë ishin një fis me ilirët dhe epirotët, pra pellazgët, kjo e bën atë edhe sikur të jetë i biri
i Filipit 100 përqind ilir. Megjithatë ai është njohur si Ptoleme Lagu, pra i biri i Lagut nga
Iliria.
Edhe në gojëdhënat e popullit shqiptar faktohet kjo origjinë. Leont Leontiu ka botuar në greqisht një bisedë të një shqiptari nga veriu me një bullgar, i cili donte të bindte malësorin shqiptar se ptolemejtë dhe Seleukët ishin Greko-Bullgar. Malësori iu përgjigj: “Ne nuk i kemi Ptolemejt dhe Seleukët për bullgar as për grek. I kemi për burra shqiptarë” Ptolemejtë e kanë pasur në monedhat e tyre simbolin Dodonas të rrufesë, simbolin panalban të shqiponjës.
Ptolemeu mori Egjiptin në ndarjen e perandorisë, dhe kështu u bë themeluesi i dinastisë së Ptolemejve, që zgjati 292 vjet nga viti 323 p.k. deri në vitin 31 p.k. kur Kleopatra u mund nga romakët. Pra, këtë dinasti e themeloi Ptolemeu një gjenral ilir dhe mori fund me gruan më të madhe të antikitetit dhe një nga gratë më të mëdha të njerëzimit Kleopatra.
Ptolemeu I Shpëtimtari 323-285
Pas vdekjes së Aleksandrit të madh në 323 p.k. froni i Egjiptit i takoi Ptolemeut të birit të Lagut dhe Arsinos. Ai ishte një veteran i ushtrisë së Aleksandrit dhe i kishte shërbyer atij në të gjitha fushat ushtarake si komandant besnik. Ptolemeu themeloi dinastinë e Ptolemejve që zgjati 300 vjet. Në vitin 305 e shpalli veten mbret të Egjiptit dhe filloi luftën për të konsoliduar pushtetin e tij. Ai pushtoi Qipron dhe luftoi kundër mbretit maqedonas Antigon, i cili donte të zgjeronte territoret më në lindje. Ai bëri luftë me Antipatrin e Maqedonisë dhe pushtoi katër herë Sirinë, të cilën përfundimisht e mbajtën seleukët. Në vitin 284, abdikoi nga froni në favor të të birit të tij Ptolemeu II dhe vdes në moshën 84 vjeçare në vitin 283 p.k.
Ptolemeu është themeluesi i bibliotekës së madhe të Aleksandrisë, e cila po të ishte sot, mbase nuk do t’i linte disa historianë të flisnin kot.
Ai shkroi një libër historik të titulluar Fushatat e Aleksandrit, që mendohet se ka humbur,
megjithatë, ai libër ka mundësi të jetë shfrytëzuar nga Ariani, historiani që shkroi fushatat e Aleksandrit.
Ptolemeu II 282-246
Ptolemeu II gjatë qeverisjes së tij të gjatë arriti të vendoste nën pushtetin Cikladet, Samotrakën, Likin, Karin duke luftuar kundër Maqedonisë. Në luftën kundër seleukëve për të pushtuar disa territore të Azisë së Vogël ai humbi dhe në marrëveshjen e paqes me seleukët, i dha të bijën Berenise për grua, Antiokut II të seleukëve. Ai u martua me
Arsinon I, e cila ishte e bija e Lisimakut dhe nëna e fëmijëve të tij legjitimë. Gjatë qeverisjes së tij u pasurua më tej biblioteka e Aleksandrisë. Në oborrin e tij mbretëror ai ftonte dijetarët më të mëdhenj të kohës.
Mendohet që gjatë qeverisjes së tij është përkthyer dhe testamenti i vjetër i hebrejve në gjuhën greke,
pasi ka një letër ku ai fton 70 hebrej të ditur që të bëjnë një përkthim të tillë për bibliotekën e Aleksandrisë. Ai filloi punën për ndërtimin e një kanali që lidhte Nilin me gjirin e Suezit. Ptolemeu III 246-222
Ishte djali i Ptolemeut II me Berenisën I, dhe erdhi në pushtet menjëherë pas vdekjes së të atit. Ai u martua me Bereniken II dhe patën Arsinon III dhe Ptolemen IV.Gjatë qeverisjes së Ptolemeut III, është shkruar një tabelë si e Rozetës me shkrime dy gjuhëshe, të shkruara në gur në të tre sistemet e shkrimit. Nëse ai nuk do të kishte shkruar këto lloj shkrimesh, do të ishte e vështirë, ndoshta e pamundur që sot të njihej një pjesë e historisë njerëzore. Dhe pasardhësit e tij do të bënin të njëjtën gjë. Në tabela janë shkruajtur predikime fetare, dhe në njërën nga ato jepen ditët e vitit që janë 365, plus një ditë shtesë që i është shtuar kalendarit egjiptian.
Ptolemeu V 204-180
Ishte djali i Ptolemeut IV me Arsinon III. Ai u bë mbret pas vdekjes së të atit në moshën 5 vjeçare. E ëma e tij nuk u bë dot regjente e të birit, pasi i vëllai i dashnores së burrit të saj, që ishte një ministër tepër i fuqishëm, e vrau. Agathokleu u bë regjenti i tij për dy vjet, derisa një revoltë e armatosur e hoqi nga pushteti.
Duke përfituar nga rasti që ai ishte i mitur, dy bashkatdhetarët e tij që ishin mbretërit e Maqedonisë, Filipi V dhe Antiuku III i Seleukve, ranë dakord që të ndajnë territoret ptolemaike në Egje e Azi të Vogël. Pas fitores së tyre mbi ptolemejtë, Maqedonia mori territoret Thrake dhe Karin, ndërsa Seleukët morën territore të Azisë së Vogël dhe Judën. Në marrëveshjen e paqes midis seleukëve dhe ptolemenjve, Antiokui III i dha të bijën për
grua Ptolemeut V. Gjatë qeverisjes së tij është shkruar stela e Rozetës, e shkruar në tre gjuhë që tregon kurorëzimin e tij si mbret. Kjo pllakë u gjend shekuj më vonë nga ushtria e Napoleonit të Madh. Ai vdiq në moshën 28 vjeçare dhe ka burime që tregojnë se u helmua. Kleopatra, gruaja e tij mori regjencën për djalin e saj Ptolemeun VI. Pas vdekjes së Kleopatrës do të fillonin trazirat midis ptolemenjve dhe seleukve.
Berenise III 81-80
Ajo ishte vajza e Ptolemeut IX dhe gruaja e Ptolemeut X. Pas vdekjes së të atit dhe burrit të saj ajo qeverisi për një vit vetëm. Pas kësaj ajo u detyrua që të martohej me Ptolemen XI, i cili e vrau nëntëmbëdhjetë ditë pas martesës që t’i merrte fronin, gjë që e revoltoi popullin, i cili u ngrit në revoltë dhe e vrau Ptolemen XI. Ajo mbahet si e para grua e Egjiptit që qeverisi Egjiptin pas 1100 vjetësh vetëm pa ndihmën e ndonjë burri për një vit.
Ptolemeu XII 80-58 dhe 55-51
Ai ishte djali i Ptolemeut IX, por e ëma e tij nuk dihet. Ptolemeu IX ishte martuar me Kleopatra Selenën, por nuk dihet saktë nëse ky ishte djali i saj. Pra, në burimet historike ai njihet si djali i paligjshëm i Ptolemeut IX. Ai ishte babai i Kleopatrës VII dhe të fundit të Egjiptit. Në vitin 58 ai u detyrua që të linte Aleksandrinë dhe në fron mbeti gruaja e tij Kleopatra V me Bereniken IV. Pas pak kohësh gruaja e tij vdiq dhe froni mbeti vetëm Berenises. Ai u kthye në fron në vitin 55 dhe qeverisi deri në vitin 51 kur edhe vdiq. Në testament ia la regjencën të bijës, Kleopatrës VII.


Kleopatra e Madhe 68-31


Jeta e Kleopatrës


Dinastia e ptolemejve, dhe pse qeverisi për një kohë të gjatë, e ruajti prejardhjen e saj, sepse martesat janë bërë brenda të njëjtës familje dinastike, për të mos ikur pushteti. Ajo ishte vajza e Ptolemeut XII dhe Kleopatrës V. Kleopatra lindi 68 p.k. në familjen mbretërore të ptolemejve dhe vdiq në 31 pk. Gjithsej ishin 6 fëmijë katër motra dhe dy vëllezër, kështu që për të marrë fronin pati një rivalitet të madh. Dy motrat e saj të mëdha
arritën të merrnin pushtetin, duke organizuar një revoltë kundër të atit, por ky i fundit, me ndihmën e ushtrisë romake, arriti t’i thyejë dhe të ekzekutojë të bijën rebele, e cila më parë kishte vrarë motrën e saj për të mbajtur për vete gjithë pushtetin. Mbreti Ptoleme, i ati, duke parë aftësitë e Kleopatrës, me testament ia la fronin asaj dhe djalit të madh, madje e ngriti në rrang mbretëreshe sa qe vetë gjallë. Pas vdekjes së të atit Kleopatra duhej të martohej me të vëllanë e saj 11 vjeç Ptolemeun XI ky ishte një zakon i kësaj dinastie me qëllim që kurora të mos dilte jashtë familjes, mirëpo Kleopatra nuk donte. Regjenti i vëllait të saj shpalli të rrëzuar nga froni Kleopatrën, e cila u detyrua të largohej për në Gaza ku mblodhi një ushtri me të cilën donte të luftonte Egjiptin për të rimarë fronin.


Në këtë kohë Cezari, në ndjekje të Pompeut me ushtrinë e të cilit kishte zhvilluar dy beteja, një te Shkëmbi i Kavajës, ku nuk fitoi asnjëra nga ushtritë, dhe tjetrën në Farfala të Maqedonisë, në të cilën fitoi Cezari, i ishte drejtuar Egjiptit. Pompeu kishte vajtur për strehim në Egjipt, dhe regjenti i Ptolemeut kishte dhënë urdhër që ta vrisnin, dhe sa hyri
në pallatin mbretëror, e vranë. Kjo e trishtoi pa masë Cezarin pasi e kishte pasur shok prej shumë vitesh dhe dhëndër njëkohësisht, pasi e bija kishte qenë martuar me Pompenun.


Romanca e dashurisë me Cezarin dhe marrja e fronit të Egjiptit.


Ndërsa Kleopatra ishte në Gaza, i vjen lajmi se Cezari donte ta takonte. Kleopatra niset për Egjipt dhe arrin të hyjë fshehurazi në dhomën e Cezarit. Ai i premton fronin pa asnjë kompensim, vetëm për të vënë drejtësinë në vend pasi pushteti i takonte asaj sipas testamentit të të atit. Po atë ditë, Kleopatra rreth të 18-ave bëhet e dashura e Cezarit me dëshirën e saj, sepse e dinte që po të kishte dashurinë e burrit më të fuqishëm të asaj kohe, do të plotësonte të gjitha ambiciet e saj dhe nuk do ta prekte askush. Ajo në fakt, pavarësisht nga të gjitha këto përfitimeve, ra në dashuri me të, pasi Cezari ishte një dashnor i madh, dhe nuk para refuzonte grua, dëshironte të kishte çdo grua që pëlqente.
Të gjithë burrat në Romë thuhet se i fshihnin gratë e tyre kur takonin ose dhe vetëm kur kalonte Cezari, sepse thuhet se ai kishte aftësi që të bënte për vete çdo grua.
Cezari e vendosi në fron dhe e martoi formalisht Kleopatrën me të vëllanë e saj, me qëllim që të mos kishte kundërshtime të brendshme, por kjo martesë nuk pati sukses, sepse midis tyre nisi lufta. Lufta u fitua nga Kleopatra me ndihmën e Cezarit, por u dogj një pjesë e bibliotekës së Aleksandrisë. Ai qëndroi rreth një vit në Egjipt dhe kur iku, Kleopatra ishte shtatzënë. Pasi lindi, djalit ia vuri emrin Ptoleme Cezarion dhe u nis për Romë që të takonte Cezarin. Djali i saj ishte i vetmi fëmijë i Cezarit, sepse ai nuk kishte pasur fëmijë përveç vajzës me gruan e parë, e cila i kishte vdekur, ndërsa gruaja e dytë nuk bënte
fëmijë. Kleopatra ambicioze donte që ai të trashëgonte Cezarin, por ligjet në Romë ishin të
forta, sepse Roma nuk ishte monarki.
Duke qenë se Cezari nuk i linte dot trashëgimi në Romë të birit të tij me Kleopatrën, ai mendonte që t’i linte një mbretëri të fuqishme në lindje. Por këtë dëshirë nuk e realizoi dot se u vra në senat nga disa njerëz që mendonin se ai do vendoste monarkinë.
Vdekja e Cezarit e hidhëroi pa masë Kleopatrën dhe nga ana tjetër shuajti ambiciet e saj për një perandori të vetën që do t’ia linte djalit të saj. Pas vdekjes së Cezarit perandoria u nda në tre pjesë dhe Mark Antoni që kishte qenë truproja dhe gjeneral i tij mori Afrikën, ndërsa Oktavian Augusti, djali i adaptuar dhe nip i Cezarit, mori Romën.
Martesa me Mark Antonin dhe lufta me Romën
Mark Antoni ishte i martuar me motrën e Oktavian Augustit, ndërsa kishte filluar një romancë dashurie me Kleopatrën. Madje ai arriti deri aty sa të ndante atë dhe të martohej me Kleopatrën, gjë që e tërboi pa masë Augustin. Qëllimi i martesës së Kleopatrës me Mark Antonin ishte që ajo të bashkonte forcat ushtarake me të kundër Romës, pra ambicja e saj ishte tepër e madhe donte të bëhej zonjë e perandorisë më të madhe të kohës pas asaj të Aleksandrit. Pas disa vitesh përgatitje, Oktaviani bindi Senatin, që t’i shpallte luftë Egjiptit. Beteja ushtarake detare midis të dy flotave u zhvillua në gjirin e Prevezës, në 2 shtator të vitit 31 p.k. Në këtë betejë pati një organizim të keq, sepse komandantët e
anijeve nuk u morën vesh me njëri tjetrin, dhe disa u tërhoqën nga beteja duke lënë Mark Atnonin vetëm, i cili u mund, por nuk u vra në betejë. Pas kësaj fitoreje Augusti filloi të pushtojë Lindjen deri në kufi me Egjiptin. Forcat e Antonit dhe Kleopatrës nuk mundën t’i bënin ballë ushtrisë Romake.
Pas mundjes nga Roma, Mark Antoni vret veten dhe ushtria romake hyn në qytet. Augusti i jep urdhër Kleopatrës që të bëhet gati se do e çojnë si peng në Romë, dhe ta shëtiste si plaçkë lufte para turmave Romake. Kleopatra vendosi që më mirë të vdiste si i shoqi, se sa të poshtërohej, gjë që ishte dhe qëllimi kryesor i Augustit, i cili kishte inate të vjetra me të, që kur ajo ishte e dashura e Cezarit, pasi ajo lindi një trashëgimtar që rrezikonte fronin e Augustit.
Kështu Kleopatra kreu vetvrasje, duke u vetëhelmuar me gjaprin kobra. Ky ishte një akt që nuk do ta bënin dot as burra shumë të fortë, që dëshmon për guximin dhe trimërinë e saj. Augusti si një njeri ambicioz që fronin ia kishte lënë Cezari më tepër sesa e kishte
merituar, për të mos pasur konkurencë në pushtet, vrau të birin e vetëm të Cezarit dhe Kleopatrës, Ptoleme Cezarionin. Këtu del dhe njëherë qartë karakteri i Augustit dhe sa ka gabuar një burrë i Madh si Cezari, që i la pushtetin atij që do t’i vriste birin e tij të vetëm. Ka historianë që thonë se tre djemtë që ajo pati me Mark Antonin nuk i vrau, por i mori në Romë ku edhe u kujdes për ta. Dinastia e ptolemejve, zgjati treqind vjet, dhe mori fund me vdekjen e Kleopatrës.
Vlerat e Kleopatrës dhe gruas Ilire
Vlera dhe madhështia e kësaj gruaje qëndron në atë se ajo arriti që të rimarrë fronin në Egjipt, duke mundur kundërshtarët e saj politikë me ndihmën e burrit më të fuqishëm të kohës. Ngriti një dinasti të fortë mbretërore, e cila do i bënte rivalitet edhe Romës. Luftoi me perandorinë e vetme të kohës, sepse donte të vendoste pushtetin e saj në të, gjë që edhe mund ta kishte arritur nëse Mark Antoni do të kishte pasur burrërinë e saj.
Në arritjet e saj si femër, ajo bëri që të dashurohej pas saj Cezarin, burrin më të fortë politikisht, dhe ushtarakisht të botës së atëhershme, dhe t’i japë atij të vetmin trashëgimtar. Arriti të ndajë nga burri motrën e sunduesit të Romës dhe të martohej vetë me burrin e saj Mark Antonin. Të dy këta burra të fuqishëm i bëri të çmendeshin pas saj, dhe forcën e tyre e vuri në shërbim të interesave të shtetit, gjë që s’është pak për një grua. Kleopatra njihet si gruaja më moderne e antikitetit, dhe nga gratë më moderne të historisë.
Si shpjegohet ky modernizëm i saj, kur dihet se gruaja greke nuk nxirrte kokën nga dera e shtëpisë dhe është trajtuar si skllave? Që këtu del qartë kultura e saj, e cila s’kishte asgjë të përbashkët me atë greke dhe romake, sepse nuk ka asnjë rast në historinë antike të Greqisë që të ketë drejtuar shtetin një femër. Drejtimi i shtetit nga gratë në Evropën antike ka qenë tek fiset iliro-pellazge, kështu mbretëresha ilire, Teuta qeverisi Ilirinë dhe bëri luftë me Romën, Kleopatra me origjinë ilire qeverisi Egjiptin dhe luftoi Romën gjithashtu.
Autorët antikë grekë thonë se gruaja Ilire mund të drejtonte shtetin nëse froni i mbetej asaj dhe i bindeshin të gjithë shtetasit, por a do pranonte greku patriarkal ta udhëhiqte një femër, natyrisht që kurrë, se kishin tradita të ndryshme nga bota iliro-pellazge që s’bënte dallim burrë-grua për çështjet politike. Pra, si në drejtimin e shtetit nga burrat, dhe nga gratë dhe emancipimi i gruas, tregon qartë një diferencë kulturore të ndjeshme midis Ilirëve vendas dhe botës greke, që hedh poshtë edhe njëherë ca përralla që shkruajnë disa historianë të rinj.
Dinastia e Seleukëve
Me vdekjen e Aleksandrit mbretëria e tij u nda në katër pjesë dhe një nga këto pjesë ishte dhe mbretëria e Seleukëve.
Seleuku I 358-281
Ai ishte djali i Antiokut, njërit prej gjeneralëve maqedonas të Filipit dhe i Laodisë.
Seleuku I u vendos në Babiloni në vitin 312, vit që njihet si viti i themelimit të perandorisë së tij. Perandoria e seleukëve shtrihej që nga deti Egje, deri në Afganistan. Në perandorinë e tij kishte raca të ndryshme, por ai ndoqi politikën e Aleksandrit të Madh, duke mos diskriminuar njëri për racën e tij. Në vitin 304 pushtoi Indinë e veriut dhe Pakistanin që e çoi në luftë me dinastinë indiane të Maryanve. Gjatë kohës që ishte gjallë humbi disa territore në detin Arabik. Në vitin 301, me një koalicion me maqedonasin tjetër Ptoleme, ai fitoi mbi mbretin e Maqedonisë. Në vitin 281, u ndesh me Lisimakun e Thrakës, dhe fiton
mbi të duke vendosur Azinë e Vogël nën sundimin e dinastisë së tij. Ai ngriti kryeqytetin e perandorisë, që në atë kohë shtrihej nga Egjeu në Indi, në lumin Tigër dhe e quajti me emrin e vet, Seleuk. Një vit para se të vdiste ai kishte restauruar gjithë perandorinë e Aleksandrit të Madh, përveç Egjiptit, Thrakës, Maqedonisë dhe Greqisë, të cilat kishte bërë plan t’i pushtonte.
Antiuku I 281-261
Ishte i biri i Seleukut të I dhe emri i tij i vërtetë ishte Apama. Antioku I ndërtoi një kryeqytet tjetër në Siri të quajtur Antiokia. Ai mori popullsi nga Maqedonia për të populluar kryeqytetin e tij dhe dëboi popullsinë vendase babilonase. U mundua që të merrte atë pjesë të Sirisë që ishte nën sundimin e Ptolemejve të Egjiptit, por nuk arriti dot. Antioku II 261-246
Ishte djali i Antiokut të I me vajzën e Dimitër Poliorketit mbretit të Maqedonisë. Ai mori për grua të bijën e Ptolemeut, Berenisën pasi la gruan e parë që ishte munduar ta helmonte. Gjatë qeverisjes së tij, shumë qytet-shtete të Azisë së Vogël u shpallën të pavarura.
Antiuku III i Madh 223-187
Ai ishte djali i Seleukut II. Në kohën që erdhi në pushtet shumë toka të perandorisë ishin humbur. Kështu në vitin 250 Diodoti, qeveritari maqedonas i Baktrinës, shpalli pavarësinë nga perandoria seleuke dhe krijoi një shtet të tijin. Njëri nga mbretërit e kësaj dinastie Demetri do të pushtonte Indinë në vitin 180 dhe do të formonte mbretërinë maqedono- indiane, që do të zgjaste deri në vitin 1 p.k.
Edhe Parthët në vitin 250 ishin shkëputur dhe kishin formuar një mbretëri të tyren që më vonë do të bëhej një perandori e fortë që luftoi për shumë vite kundër Romës. Ai humbi një luftë të katërt me Ptolemejtë për Egjiptin. Por gjatë qeverisjes së tij arriti të nënshtrojë mbretërit rebelë të Baktrinës dhe të Parthëve, madje shkoi deri në Indi, duke restauruar kufijtë e perandorisë.
Antioku në aleancë me Filipin V të Maqedonisë, hyri në një luftë të pestë me ptolemejtë
për Sirinë dhe e fitoi. Ai i nxitur nga gjenerali kartagjenas Hanibali, që kishte gjetur azil politik në mbretërinë e tij, planifikonte të pushtonte Greqinë. Por Greqia ishte e pushtuar nga romakët, të cilët e mundën ushtrinë e Antiokut III dhe e detyruan atë që të hiqte dorë nga disa territore në Azinë e Vogël, dhe t’i paguante tribute vjetore Romës. Vdiq në vitin
187 në një ekspeditë ushtarake në lindje.
Antioku IV 175-163
Ishte djali i Antiokut III dhe vëllai i Seleukut IV. Ai pushtoi Egjiptin, dhe po të mos kishte ndërhyrë Roma në këtë konflikt, Egjipti do të ishte pjesë e mbretërisë së seleukëve. Antioku IV shkatërroi Jeruzalemin dhe kreu një masakër mbi popullsinë, që shkaktoi një
kryengritje të madhe në vend. Ai u nis vet në krye të ushtrisë për të shtypur rebelimin e
Izraelit, por nuk arriti dot, sepse vdiq rrugës.
Dhemetri II 146-138
Ai u martua me Kleopatra Thean e ptolemejve, e cila u divorcua nga bashkëshorti i saj Aleksandër Bala. Mbreti i ri nuk ishte shumë popullor, pasi kishte ardhur në fron me ndihmën e ptolemejve, që kishin qenë kundërshtarët politikë të seleukëve në Mesdheun Lindor. Në vend shpërtheu një luftë civile, midis përkrahësve të Balës dhe mbretit që e bëri pushtetin e Demetrit të dobët. Megjithë kushtet e pafavorshme, ai u nis në një fushatë ushtarake kundër parthëve që ishin fuqizuar shumë në tokat e seleukëve. Në këtë betejë,
forcat e seleukëve humbën dhe Demetri II u zu rob lufte dhe u burgos në Parthi. Mitridati, mbreti i parthëve, e trajtoi mirë Demetrin, duke i dhënë edhe një princeshë për grua, me të cilën pati fëmijë. Demetri u përpoq të arratisej me ndihmën e shokut të tij besnik, Kalimanderit, por u kap nga rojat parthe. Mitridati, në vend që të ndëshkonte mikun e tij, veproi ndryshe, e vlerësoi me dhurata për besnikërinë ndaj mbretit Demetër. Herën e dytë që tentoi të arratisej, i dha një lodër që të lozte, pasi Mitridatin e konsideronte si fëmijë të lëvizshëm. Vëllai i tij, Antioku VII mori fronin në Siri dhe kështu që vazhdoi dinastia seleuke.
Antioku VII 138-129
Pasi forcoi pozitat e tij brenda mbretërisë, ai iu drejtua kundërshtarit të tij, mbretit të parthëve, Mitridatit. Në këtë kohë Mitridati lëshoi Demetrin te vëllai i tij, me qëllim që të shpërthente një luftë civile midis vëllezërve për fronin dhe të largohej rreziku i luftës nga dera e mbretërisë parthe. Dhe në fakt kështu ndodhi, ushtritë e dy vëllezërve u ndeshën me njëra-tjetrën dhe fitimtar doli Demetri, që rimori fronin dhe mbretëreshën. Në vitet
129-126 rivjen në fron Demetri II, por lufta për pushtet me vëllanë tjetër vazhdoi me ndihmën edhe të ptolemejve dhe ai u vra në vitin 126 p.k.
Kleopatra Thea 125-121 p.k.k.
Ajo ishte vajza e Ptolemeut VI dhe e Kleopatrës II të Egjiptit. Në 150 ajo u martua me uzurpuesin e fronit të seleukëve Aleksandër Balën dhe me të pati Antiokun VI. Në vitin
148 ajo u martua me Demetrin II me të cilin pati dy djem, Seleukun V dhe Antiokun VIII dhe një vajzë. Martesa e saj e tretë ishte me Antiokun VII, vëllanë e burrit të dytë që u zu rob nga parthët dhe pati djalin Antiokun IX të cilin pas kthimit të burrit të saj të dytë në fron, e fshehu në Azi të Vogël. Kleopatra urdhëroi vrasjen e burrit të saj gjatë kohës që Demetri II kishte hyrë në luftë me ptolemenjtë që ishin familja e saj. Ajo e ndau fronin me Antiokun VIII i cili filloi shumë shpejt që të bëhej i pakontrollueshëm. Kështu që ajo vendosi të helmoi të birin, duke i afruar atij një gotë me verë. Ai dyshoi sepse nëna e tij
nuk e kishte zakon që t’i shërbente dhe e detyroi atë që ta pinte verën e helmuar, që solli si pasojë vdekjen e saj në vend. Ajo kishte vrarë më përpara edhe djalin e saj, Seleukun V,
kur ai kërkoi fronin. Një mizori e paparë për pushtet që një nënë arrinte deri aty sa të eleminonte dhe djemtë e saj, e pabesueshme, por është fakt, prandaj njerëzit nuk duhet të jenë të fiksuar pas pushtetit, se bëjnë marrëzira të tilla për ta mbajtur.
Antioku IX 114-96
Ishte djali i Antiokut VII me Kleopatra Thean. Pas vrasjes së babait të tij dhe ardhjes në fron të xhaxhait Demetrit II, ai u dërgua nga e ëma në Azi të Vogël, ku qëndroi deri në vitin 116. Pas ardhjes në fron të gjysmëvëllait të tij dhe kushëririt të parë, Antiokut VIII, ai
kërkoi fronin dhe pas një lufte civile mundi të marrë gjysmën e mbretërisë. Ai u vra në luftë në 96 p.k. nga Seleuku VI.
Demetri III 90-88
Ishte djali i Antiokut VIII dhe Trifanisë së ptolemejve. Me ndihmën e Ptolemeut X, që ishte i afërm i tij nga nëna, mundi të rifitonte territoret e mbretërisë që kishte humbur gjatë luftërave të brendshme civile për pushtet. Gjatë qeverisjes së tij pati probleme me të
vëllain, Filipin I, i cili kërkonte fronin. Ai u kap rob nga Mitridati II i Parthëve pas humbjes së betejës kundër tij, i cili e mbajti rob deri sa vdiq në vitin 88 p.k.
Filipi II 65-63.
Ishte djali i Filipit I dhe erdhi në pushtet në vitin 60 p.k. me ndihmën e Pompeut. Me vdekjen e tij mori fund edhe dinastia maqedonase e seleukëve në Siri. Mendohet se shumë nga pasardhësit e seleukëve kanë qeverisur në vende të tjera, por kjo është shumë e vështirë për t’u vërtetuar.


Mbretëria maqedonase në Azinë Qendrore
Pas ndarjes së perandorisë së Aleksandrit të Madh, seleukët morën një territor të gjerë nga Mesdheu Lindor deri në kufi me botën kineze. Për ta menaxhuar mirë ky territor i gjerë u nda në provinca që qeveriseshin nga një guvernator i emëruar nga seleukët. Një nga këta guvernatorë ishte dhe maqedonasi Diodo, ose Diodoti, i cili në vitin 250 p.l.k. shpalli pavarësinë e provincave të Baktrinës dhe Sogodianës (Azia qendrore dhe Afganistani i sotëm) nga Perandoria Seleuke. Në këtë kohë u fuqizua dhe dinastia perse, e cila bëri të mundur shkëputjen e kësaj dinastie nga kontakti me seleukët dhe botën perëndimore, sepse ishte ndërmjet territoreve të Seleukëve dhe atyre të Azisë qendrore. Kjo mbretëri më vonë u shndërrua në një perandori të madhe. Pas vdekjes së Diodotit I, në fron erdhi i biri
i tij, Diodo II.
Dinastia e Euthydemit 230-170 p.l.k.
Në vitin 230 Euthydemi rrëzoi nga pushteti Diodon II dhe u shpall mbret i mbretërisë së
Azisë qendrore.
Në 206 Euthydemi theu trupat e mbretit Seleuk, bashkatdhetarit të tij Antiokut III. Pas kësaj, seleukët e njohën pavarësinë e mbretërisë së Baktrinës dhe Antioku III lidhi krushqi me Euthydemin, duke i dhënë vajzën për grua. Euthydemi i zgjeroi territoret e tij duke pushtuar pjesë nga territoret e Parthëve në perëndim.
Të dhënat që na jep gjeografi më i madh i antikitetit, Straboni, tregojnë se Euthydemi ka luftuar kundër Kinës dhe ka pushtuar pjesë të saj. Ai ka pushtuar dhe pjesë të Turkistanit kinez.
Pushtimi i disa territoreve kineze si dhe i Turkistanit kinez, bëri që të zhvillohej tregtia dhe shkëmbimi i eksperiencës midis dy perandorive. Kështu është përdorur metali Koper- Nikel për prodhimin e monedhave, që do të përdorej vetëm në shekullin XIX për monedhat. Monedha të këtij tipi u prenë gjatë mbretërve Agathokle dhe Pantaleon. Demetri II 200-180 p.l.k.
Demetri ishte djali i Euthydemit dhe i vajzës së Antiokut III të seleukëve. Ai ndërmori në vitin 180 pushtimin e Indisë dhe pushtoi anën perëndimore dhe atë veriore, duke formuar një mbretëri maqedono-indiane, që zgjati për dy shekuj, deri në vitin 1 p.k. Në mbretërinë e kësaj kohe, lulëzoi feja dhe kultura budiste. Gjatë kohës që pasardhësit të Demetrit II,
pikërisht vëllai i tij Antimak qëndronte në selinë e tij në Indi, në Baktrinë, që ishte dhe qendra e vjetër e mbretërisë, Eukrati rrëmbeu pushtetin. Në betejën që u zhvillua midis tyre fitorja i buzëqeshi Eukratit, i cili në 160 p.l.k. konsolidoi përfundimisht pushtetin e tij në mbretërinë maqedono-indiane.
Eukrati 170-145
Gjatë qeverisjes së tij, vendi njohu një zhvillim të madh. U ndërtuan qytete të mëdha dhe u prenë monedha që mbizotëronin në Azinë Qendrore. Eukrati preu monedha të mëdha ari. Heliokle 141-125
Ai ishte mbreti i fundit i dinastisë maqedonase mbi mbretërinë indo-baktriane, sepse pas
125 ata do të sundonin vetëm në pjesën indiane të mbretërisë, për shkak të dyndjeve të fiseve me origjinë kineze Yueh chih në Azinë Qendrore dhe në territoret e mbretërisë. Këto fise u vendosën në Baktrinë dhe në vitet më vonë zbritën në Indi. Dianstia maqedonase e qeverisi një pjesë të madhe të Indisë deri në vitin 1 p.k.
Albo
Albo
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 186
Points : 294
Reputacioni : 20
Medalje2 Medalje3

Albanët me famë në mijëvjeçarë (Nga Troja e lashtë deri në ditët tona)    Empty Re: Albanët me famë në mijëvjeçarë (Nga Troja e lashtë deri në ditët tona)

13th February 2016, 09:38
DINASTIA E ILIRËVE


Mbretëria ilire njihet nga burimet historike në shekullin IV. Duke qenë se ka pasur mbretëri dominuese në të gjithë rajonin e kësaj kohe, mendoj se mbretëria ilire duhet të jetë më e vjetër. Fiset epirore dhe fise të tjera pellazgo-ilire kanë pasur mbretëri pothuajse
që para Luftës së Trojës, kështu që në shekullin IV mendoj se arrihet në një fazë më të lartë në atë të bashkimit të disa mbretërive të fiseve, në një mbret të vetëm, siç ndodhi në Ilirinë e Jugut (Epir) dhe në krijimin e mbretërisë ilire nga enkeledët. Që nga shek. VII p.l.k. u krijuan federata e taulantëve, e molosëve dhe e fiseve të tjera. Federata taulante drejtohej nga Galauri. Mbreti i parë tek Ilirët del tek fisi i Lynkestëve, në vitin 423 p.l.k. dhe është Sirra, që ndeshet me maqedonasit. Në shek. IV p.l.k. Bardhyli e rrëzoi mbretin Sirra nga froni dhe mori drejtimin e shtetit ilir, duke themeluar dinastinë e tij, që e kishte qendrën rreth liqenit të Ohrit, te fisi i enekeldëve. Për t’i çliruar këto toka, Bardhyli mundi tre mbretër maqedonas dhe i detyroi t’u paguanin ilirëve tribut vjetor. Në vitin 360 p.l.k. kur maqedonasit u përpoqën ta ndryshonin këtë gjendje me luftë, mbetën të vrarë 4000 maqedonas, së bashku me mbretin e tyre, Perdikën.
Mbreti Bardhyl i Enkeledëve ishte mbreti që luftoi kundër Filipit II të Maqedonisë. Në vitin 359 p.l.k. në moshën 90vjeçare, ai u vu në krye të ushtrisë ilire dhe përballoi sulmet maqedonase, të cilat më në fund e detyruan të lëshonte të gjitha qytetet që më parë i kishte pasur Maqedonia.
Kliti, mbreti ilir, pasi vdiq Filipi, hyri në tokat e shtetit maqedonas dhe marshoi drejt Pelës.
Aleksandri i Madh i Maqedonisë, kur mori vesh lajmin, i doli ushtrisë ilire para dhe beteja midis tyre u zhvillua në Pelion, ku Kliti e mundi Aleksandrin e Madh. Aleksandri me ilirët pësoi të vetmen humbje ushtarake të jetës së tij, ku mbeti edhe vetë i plagosur me një gur në kokë, aq sa u hap lajmi se vdiq. Por, si gjeni ushtarak që ishte, ai u kthye pas tre ditësh dhe e kapi ushtrinë ilire në befasi dhe mundi të fitojë, por që nuk eci më në brendësi të tokave të shtetit ilir. Pas shuarjes së kryengritjes që bënë enkeledët me në krye djalin e Bardhylit, Klitin, për t’u shkëputur nga Maqedonia, qendra e shtetit ilir kaloi te taulantët,
me Glaukian. Ai zhvilloi një politikë të papajtueshme ndaj maqedonasve pas vitit 232 p.l.k. kur vdiq Aleksandri i Madh Glaukia arriti të çlironte të gjitha tokat që maqedonasit ua
kishin marrë enkeledëve. Në vitin 309 p.l.k. Glaukia, me një ushtri të madhe, zbriti në Epir dhe vendosi në fron mbretin Pirro. Kjo ndikoi në dobësimin e grupit promaqedonas në Epir.
Në shekullin III p.l.k. pas dobësimit të pushtetit të taulantëve, pushteti kaloi te dinastia e mbretërisë së ardianëve, themelues i saj ishte Agroni, i cili ngriti një flotë detare të përmasave të fuqive të Mesdheut.
Teuta qeverisi mbretërinë ilire për një vit, në 330-329, pra, një periudhë kohe të shkurtër
kohe si regjente e Pinit, të birit të Agronit. Ajo u dallua për agresivitetin e saj në politikën e jashtme dhe sidomos në marrëdhëniet e tensionuara me Romën. Nën pushtetin e saj ajo
arriti që të bashkojë Epirin për disa muaj me mbretërinë ilire në një shtet, duke shtrirë kufijtë nga Akarnania në Dalmaci. Armiku më i madh i saj në territorin ilir ishin kolonitë greke që konkuronin tregtinë ilire. Ajo i lejonte shtetasit e saj që të ushtronin piraterinë në det të hapur, gjë që e armiqësoi pa masë me Romën që dëmtohej nga kjo pirateri. Vrasja e negociatorëve romakë me urdhër të Teutës, që erdhën në Iliri për të biseduar rreth mosmarrëveshjeve midis dy shteteve, shërbeu si pretekst që Roma të sulmonte mbretërinë ilire.
Mbretëria ilire kishte një ushtri dhe flotë të fortë për kohën, që shkonte në mbi 200 anije që ishte afërsisht e njëjtë me flotën romake. Kështu, shanset që ajo të fitonte ishin shumë të mëdha. Por armiqësimi i saj me kolonitë greke, bëri që grekët t’ia hapnin dyert e qyteteve ushtrisë romake, e cila zuri qytete strategjike të Ilirisë pa luftë. Nga këto qytete filloi edhe sulmi i Romës kundër ushtrisë ilire. Ajo që do të përcaktonte fatin e betejës, ishte flota ushtarake, por edhe ajo ra në duart e romakëve nga komandanti i ushtrisë ilire Dhimitër Fari, dashnori i Tritetuës, gruas tjetër të Agronit. Kështu, flota e madhe dhe e fortë ilire, u dorëzua pa luftë në duart e romakëve. Pra, humbja e Teutës erdhi nga hapja e dyerve të qyteteve greke të ilirisë, që strehuan, mbështetën, dhe u bënë baza nga ku Romakët sulmonin Ilirët, si dhe nga dorëzimi i flotës nga Dhimitër Fari, që për etnicitetin e tij ka historianë që hedhin
tezën se ai ishte grek nga një koloni greke në Iliri. Grekët e asaj kohe bënë të mundur pushtimin e Ilirisë dhe ata kanë meritën për krijimin e Perandorisë Romake, që do të pushtonte më vonë dhe vetë Greqinë.
Mbretëria Ilire u mund me tradhëti dhe dredhi nga ana e romakëve, dhe jo me luftë. Polibi ka thënë se “Nëse Roma nuk do të kishte pushtuar Ilirinë, mbase nuk do të ishte bërë kurrë perandori”.
Teuta nënshkroi një marrëveshje paqeje me Romën, por pas kësaj ajo pushoi së qeni mbretëreshë reale e Ilirisë. Disa vite më vonë ajo vdiq dhe pushtetin në Iliri e merr Dhimitër Fari, i cili me ndihmën e Maqedonisë, zhvilloi luftë kundër Romës, që njihet si lufta e dytë iliro-romake (219-218), në të cilën ai humbet.
Genti ishte mbreti i fundit i ilirëve, dhe gjatë qeverisjes së tij u krye dhe lufta e tretë Iliro-
Romake. Tre dinastitë e së njëjtës etnie, si ajo maqedonase, ilire dhe epirote për herë të parë në historinë e tyre u bashkuan kundër Romës. Lufta mund edhe të ishte fituar nëse mbreti Gent nuk do të kishte kryer një çmenduri ushtarake duke nxjerrë ushtrinë nga kalaja e Shkodrës për t’u ndeshur në fushë të hapur me romakët. Kjo i kushtoi edhe ilirëve humbjen e betejës, pasi ushtria romake ishte tepër e madhe dhe fitonte në fushë betejë. Genti me gjithë familjen u zu rob dhe u çua në Itali ku edhe jetoi deri në vitet e fundit të jetës së tij. Iliria, Epiri, Maqedonia ranë nën sundimin e Romës dhe këto shtete pushuan së
funksionuari pothuajse deri në shekullin XX me disa ndërprerje në mes. Iliria ra nën sundimin romak, pastaj atë bizantin dhe turk. Në shekullin e XIX-XX dolën sërish shtetet, por jo siç ishin nga pikpamja historike dhe etnike. Gadishulli ilirik u bë në dy shekujt e fundit mall i lirë që e fitonte më i forti dhe kush kishte miq më të fortë në politikën e jashtme, pa marrë parasysh fare etnicitetin. Këto marrëzira të një klase politike
oportunisto-feudale kanë sjellë një gadishull ilirik sot të pastabilizuar që mund të vazhdojë edhe më gjatë nëse nuk respektohen parimet historike dhe të drejtat më elementare të kombeve të shtypura.
Themistokliu
Sipas Kornel Nepotit, nëna e tij pellazge ishte nga Akarnania, ndërsa sipas Amfikratit dhe Athaneut nëna e tij ishte nga Trakia. Themistokliu, kur pati probleme në Athinë, u strehua te mbreti i Epirit, Admeti, kështu që ka shumë mundësi të ketë qenë nga Epiri. Nëse ka qenë nga Epiri apo nga Thrakia nuk ka ndryshim të madh, sepse si thrakët dhe epirotët ishin të një kombësie.
Kush ishte Themistokliu?
Themistokliu ishte një nga udhëheqësit e Athinës gjatë luftës greko-perse. Ai propozoi që beteja përfundimtare detare me Persinë të zhvillohej në Salaminë, më 28 shtator të vitit 480 p.e.s., në të cilën u zhduk plotësisht flota detare perse. Merita e Themistokliut qëndron në atë se ai ishte projektuesi i këtij plani që rezultoi tepër i vlefshëm, pasi flota perse u zu në një grykë të ngushtë në Salaminë dhe u shpartallua.
Nën udhëheqjen e Themistokliut u ndërtua një sistem i madh fortifikimesh rreth Athinës dhe një mur i gjatë 11 km që lidhte Athinën me Pireun. Në bazë të këtij fortifikimi të shkëlqyer Athina u bëri ballë kundërshtarëve të saj në politikën e jashtme.
Themistokliu i dha fitoren detare Greqisë kundër persëve, dhe ndërtoi muret 11 km, dhe një sistem të madh fortifikimesh, por pas këtyre ai ra viktimë e famës së tij, sepse grekët xhelozë e dëbuan me ostracizëm nga qyteti si person që dëmtonte demokracinë. Ostracizmi ishte një votim i fshehtë me anë të të cilit populli votonte për personat që mendonin se ishin kërcënues të demokracisë. Shpesh ky lloj votimi u përdor për të dëbuar nga vendi burrat e zot që qeverisën Athinën, kur pjesa tjetër e burrave të pazotë, bëheshin xhelozë për veprën e këtyre njerëzve.
Pasi u dëbua nga Athina ai u strehua te mbreti i Epirit dhe më pas te mbreti i Persisë, Kserksi, armiku i tij më i madh që Themistokliu e kishte mundur në betejë dhe i kishte prishur planet për pushtimin e Greqisë. Kserksi, të cilin Themistokliu e kishte mundur, doli mik më i madh se Athina së cilës i dha fitoren.
Mendje të mëdha të antikitetit me origjinë iliro-albane.
Një grup i madh filozofësh, historianësh, politikanësh të antikitetit që quhen grekë dhe romakë, nuk janë aspak të tillë, por janë nga populli vendas që banonte gadishullin Ilirik dhe Italinë në antikitet. Historia i ka përmbledhur këta intelektualë në dy grupe ose janë grekë ose janë romakë, duke lënë me ose pa qëllim mënjanë etnicitetin e tyre pellazgo-ilir. Populli vendas evropian që banonte këto territore para se grekët dhe romakët të dilnin në histori, ka pasur një kulturë të lartë që dëshmohet edhe sot nga gjurmët që ka lënë. Pasi analizon këtë pjesë të antikitetit, të lind pyetja se kush janë grekët dhe kush janë romakët kur, shumica e mendjeve greko-romake nuk ajnë të tilla. Greko-romakët të cilët kopjuan
qytetërimin e lashtë evropian, morën dhe meritën sikur i kishin krijuar ata të gjitha këto vlera.
Klementi i Aleksandrisë ka vënë në dukje se shumë nga figurat më të shquara të Greqisë së vjetër janë me prejardhje johelene, që do të thotë se janë nga popullsia vendase e një etnie që popullonte të gjithë gadishullin ilirik. Numri i tyre është shumë i madh, por po paraqes vetëm disa nga më të dëgjuarit dhe më të famshmit e antikitetit. Për origjinën e tyre etnike disa nga ata kanë shkruar vetë, dhe disa të dhëna jepen direkt ose indirekt nga autorë të tjerë.
Aristoteli 384-322
Lindi në Stagjyra të Maqedonisë në vitin 384 p.l.k. dhe ishte maqedono-ilir.
1- Kalistheni, një i afërm i Aristotelit, fliste një gjuhë jogreke, ashtu si edhe Aristoteli, pra, gjuhën pellazgo-ilire që fliste i gjithë gadishulli ilirik. Aristoteli e mësoi greqishten në Akademinë e Platonit, sepse gjuha e nënës së tij ishte maqedonishtja e vjetër apo ilirishtja.
2 – Aristoteli nuk e mori kurrë qytetarinë Athinase dhe është quajtur si “metanast”
refugjat, i ardhur, i huaj. Ai pati vetëm lejen e qëndrimit në Athinë, por kurrë qytetarinë e saj.
3 – Aristoteli u thirr në oborrin mbretëror të Maqedonisë nga Filipi II që të edukonte Aleksandrin e Madh. Pasi Aleksandri filloi fushatën në Lindje ai qëndron në vendlindjen e tij, Stagjira, dhe në vitin 334 në Athinë themeloi shkolën Peripatetike. Pas vdekjes së Aleksandrit në 323, jeta e tij si maqedonas në Greqi u vu në rrezik, pasi ai kishte edukuar Aleksandrin dhe kishte mbështetur politikën pushtuese të shtetit Maqedonas në Greqi, kështu që ai u largua nga Greqia.
Deri sa Aristoteli nuk fliste greqisht, por e mësoi atë kur shkoi në Athinë dhe gjuha e
nënës ishte maqedonishtja, nuk ka sesi të jetë grek, pra Aristoteli ishte maqedono-ilir. Në moshë të re shkoi në Athinë dhe u bë nxënës i Platonit. Ai qëndroi atje për 20 vjet. Filipi II mbreti i shtetit të Maqedonisë, nga ku ishte dhe Aristoteli e ftoi në Maqedoni vendlindjen e tij, që të edukojë princin Mirjamun Aleksandër, detyrë që ai e kryen me shumë dëshirë. Aristoteli është filozofi më i madh i antikitetit dhe një nga filozofët më të mëdhenj të njerëzimit që gabimisht shumë njerëz e njohin si grek.
Veprat filozofike të tij janë Metafizika, Fizika dhe Psikologjia. Tek Politika trajton
pikëpamjet e tij mbi shtetin dhe familjen. Ai mbështet formën e regjimit aristokratik, dhe jo ato demokratike si Athina, që e quante formë të keqe qeverisje. Ai ka shkruar kushtetutat e
158 vendeve, midis të cilave edhe ato të Epidamnit, Apolonisë dhe molosëve, por që kanë humbur, veç asaj të Athinës që ka mbërritur deri sot. Ai është autor i veprës “Mbi historinë e kafshëve” dhe “Mbi mrekullitë e dëgjuara”.
Aristoteli u shqua për kritikën ndaj idealizmit objektiv të Platonit ish mësuesit të tij. Lidhur me botën e ideve të Platonit ai shprehej “Të thuash se idetë janë modele dhe çdo gjë tjetër që lidhet me to, do të thotë të shqiptosh fjalë boshe dhe të shprehesh me metafora poetike”. Aristoteli është një filozof materialisto-idealist, sepse ai pranonte idenë e materies jashtë ndërgjegjes dhe e merrte atë si një lëndë ku mund të ndërtohen sendet. Kjo bëhej e mundur me anë të “Intelehies”, e cila ishte si fillimi i çdo gjëje që lëviz, qëllimi i gjithçkaje që ekziston. Ai e kritikoi Platonin, por duket qartë se ai ishte i ndikuar nga filozofia idealiste e tij.
Pitagora 580-500
Aristokseni, Aristoteli, Teopompi, Diogjeni, Laerti, Neanti, Porifyri, pohojnë se matematikani Pitagora, nga ishulli pellazg i Samosit, ishte me origjinë pellazge. Pitagora ka qenë matematicien i madh për kohën. Ai ka meritën e vërtetimit të dy teoremave që mbajnë emrin e tij edhe sot. Thelbi i filozofisë së tij ishin numrat. Ai është një nga etërit e matematikës.
Hipokrati 460-370
Ai lindi në ishullin e Kosit, pranë bregdetit të Karisë, në vitin 460 p.l.k. dhe vdiq në vitin
370 p.l.k. Ai ishte nga të parët mjekë që përcaktuan misionin human të mjekut, i cili ishte jo vetëm të identifikonte sëmundjen, por edhe ta kuronte atë, sepse disa teori para Hipokratit kishin vënë në dukje vetëm identifikimin e sëmundjes dhe jo kurimin e saj. Hipokrati është babai i mjekësisë dhe mjeku më i famshëm i Antikitetit. Formula e betimit e mjekut të sotëm, është vepër e tij. Ai hodhi bazat e mjekësisë si shkencë, dhe e shkëputi atë nga lidhjet me fuqitë dhe magjitë mbinatyrore.
Origjina e Hipokratit është pellazge, sepse ai e ka përcaktuar vetë atë. Hipokrati rrjedh nga një familje e quajtur e Asclepius, që mbahej dhe si hyjni e shërimit, që kanë banuar në
Trojë rreth 1400 p.l.k. dhe nuk është grek. Familja e Hipokratit ka qenë familje mjekësh, sipas të dhënave që 1400 p.l.k. dhe e ka trashëguar atë brez pas brezi, deri te Hipokrati. Demokriti 470-380
Demokriti ka lindur në Abdera të Thrakës në 470 p.l.k. dhe vdiq më 370. Mbahet si babai i materializmit të lashtë dhe me të, filozofia antike arriti kulmin. Ai është i pari që futi në shkencë nocionin e atomeve si pjesa më e vogël e pandashme e materies. Atomet formojnë sende duke u bashkuar dhe ndarë. Filozofia e tij ishte se nga asgjëja nuk mund të lindë asgjëja dhe asnjë send nuk mund të shndërrohet në asgjë. Platoni e urrente filozofinë e Demokritit, sepse ai ishte idealist dhe dëshironte t’ia digjtë të gjitha librat që ai kishte shkruar, e ndoshta nga kjo nuk ka vepra të tij, por Aristoteli, përkundrazi, e vlerësonte punën e Demokritit.
Protagora
Ka lindur në Abdera të Thrakës. Ishte filozof i Antikitetit i rrymës së sofistëve që pretendonin se ka disa të vërteta në këtë botë. Ai thoshte se njeriu është masa e të gjitha sendeve që ekzistojnë dhe atyre që nuk ekzistojnë. Ai arriti deri aty sa të mohonte ekzistencën e vetë perëndive.
Sapfo
Sipas Ovidit, poetesha e famshme Safo e shekullit të VI p.l.k. ishte pellazge.
Pindari 518-438
Ai e pohonte vetë se rridhte nga paraardhësit para-helenë, pellazgo-ilirë. Pindari lindi në Tebë. Ai ka qenë një poet lirik i famshëm në antikitet. Kur Aleksandri dogji Tebën, vetëm shtëpinë e Pindarit nuk e shkatërroi, pasi ai kishte simpati për të dhe poezitë e tij. Me Pindarin u mbyll dhe poezia lirike dhe u hap rruga një gjinie të re në letërsi, që ishte poezia dramatike.
Mark Tul Ciceroni 106-43 ilir?
Ai lindi në Arpina, në fisin e Tulve në krahinën e Lacios së sotëm, krahinë që ka qenë banuar në antikitet nga fise ilire. Arpina u pushtua nga Roma dhe populli që banonte në këtë qytet shumë vonë e fitoi qytetarinë Romake.
Ai studioi për drejtësi dhe retorikë në Romë. Në vitin 63 p.l.k. arriti në postin më të lartë në shtetin e Romës, atë të konsullit. Gjatë luftës civile në Romë ai mbajti anën e Pompeut dhe më vonë ishte kundërshtar i Mark Antonit, i cili e vrau atë në vitin 43 p.l.k.
Ai u dallua si orator, avokat dhe politikan. Veprat e tij janë “De oratore” (Mbi oratorin), “De republica” (Mbi Shtetin), “De senecute” (Mbi pelqërinë), “De amicitia” (Mbi miqësinë). Ciceroni hyri në histori si një nga oratorët më të famshëm të antikitetit dhe njerëzimit.
Taciti 56-117... ilir?
Të gjithë historianët kanë rënë dakort për origjinën joromake të Tacitit. Fakt është se ai ishte me origjinë nga provinca të Romës, por jo-romak. Ai ka lindur në veri të Italisë së sotme në pjesën e Alpeve. Ajo pjesë e Italisë është banuar historikisht nga ilirët, ashtu si pjesa më e madhe e Alpeve të Evropës. Taciti është një nga historianët, avokatat, senatorët dhe oratorët më të mëdhenj të Romës. Vepra e tij e madhe historike është “Analet” ku pasqyrohet historia e Perandorisë Romake nga Augusti deri në vitin 96. Vepra të tjera janë Histories, Gneau Iuliu Agricola, libri Gjermania, ku flet për fiset gjermane. Ai ka shkruar një biografi dhe për britanikët e kohës.
Virgjili... ilir?
Lindi në Mantova të Italisë në vitin 70 p.l.k. pra në jug të Alpeve. Virgjili e ka thënë edhe vetë dhe studiuesit janë të mendimit se ai nuk ishte romak. Në Alpet e asaj kohe kanë jetuar fisi ilir i retve dhe ai i vendolikve, të cilët populluan të gjithë Italinë e veriut, kështu që popullsia e këtyre zonave ka qenë ilire gjatë gjithë Perandorisë Romake. Ka pasur dhe supozime se mund të ketë qenë edhe kelt, por sidoqoftë të jetë, ajo që është e sigurt që ai vjen nga një zonë ku ka mbizotëruar elementi ilir.
Studioi në Romë për retorikë dhe filozofi. Veprat e autorit janë “Ecloga”, “Vjersha të
zgjedhura”. Kryevepra e tij është “Eneida”, në të cilën tregohet për peripecitë e udhëtimit të heroit trojan Ene Dardanidi, përpara se të arrinte në Lat, ku themeloi Romën. Autori, jep të dhëna për fatine një pjese të popullsisë së lavdishme dardane që iku nga Troja. Në vepër tregohet se Heleni, biri i Priamit, i quajti disa vise të Epirit me emrin Trojan Kaon.
PERANDORËT DHE STRATEGËT ILIRË TË ROMËS Gai Mariu 157-86 p.l.k.
Ishte një politikan i shquar romak që u zgjodh konsull shtatë herë. Lindi në qytetin e
Ciceronit, Arpinum. Në enciklopedi të ndryshme, Gai Mari futet te lista e sundimtarëve ilirë të Romës, pra quhet si ilir.
Mario njihet për reformën e famshme ushtarake që kreu në Romë, në sajë të së cilës Roma do të kthehej në superfuqi. Deri në atë kohë karriera ushtarake kishte qenë pronë e fisnikërisë, por me reformën që kreu, ia hoqi këtë monopol asaj, duke rekrutuar ushtarë dhe oficerë nga shtresat e tjera të popullsisë. Ai u premtoi ushtarëve tokë, plaçkë lufte në vendet që do të pushtonin romakët dhe një pension ushtarak pas lirimit nga ushtria. Mario u dallua në fushatën ushtarake kundër Numantisë dhe ra në sy të Scipio Emilianit që ishte në atë kohë komandant i ushtrisë romake në fushatë. Në vitin 120 p.l.k., ai u zgjodh tribun plebe, që ishte një rang i lartë, pasi pa firmën e tij nuk miratoheshin as
urdhrat e senatit. Në vitin 116 p.l.k. u zgjodh pretor në Romë dhe në vitin 114 u dërgua për të qeverisur Spanjën. Ai u martua me Julia Cezarin, tezen e Jul Cezarit.
Mario u zgjodh konsull i Romës në vitin 107 p.l.k., në moshën 50 vjeçare; gjatë kësaj kohe ai i dha fitoren Romës kundër Jogurthas mbretit të Mauritanisë. Në këtë kohë fiset të ashtuquajtura gjemane të teutonëve dhe cimbreve mundën ushtrinë romake që komandohej nga një gjeneral romak i quajtur Mali Maxim, dhe kërcënonin seriozisht Romën. Përballë këtij kërcënimi, Mario u rizgjodh konsull për herë të dytë nga 104-100 p.l.k. Në fakt, të drejtën për t’u zgjedhur konsull e kishte vetëm një herë për një vit, por kjo ishte hera e parë që ndodhte ngaqë situata ishte e rëndë. Ai mundi fisin e teutonëve, që në aleancë me cimbret dhe tigret ishin nisur të pushtonin Romën.
Punët më vonë nuk do shkonin mirë, pasi reformat e tij ushtarake, përveç efekteve
pozitive patën dhe efekte negative. Negativ ishte fakti se ushtarët, nga të mirat që fitonin, i
bindeshin komandantëve të tyre, që çoi në luftë civile në Romë midis Sulës dhe Mariusit. Kjo luftë përfundoi me disfatë për Marion dhe ikjen e tij në azil në Afrikë. Gjatë kësaj kohe, kur Sula mungonte, pasi kishte ikur në një fushatë në lindje, Mario me gjithë ushtrinë e tij marshoi dhe hyri në Romë, ku ndërmori një fushatë zhdukjesh kundër kundërshtarëve të tij politikë, përkrahës të diktaturës së Sulës. Në vitin 86 p.l.k. ai u rizgjodh konsull për herë të shtatë, por 6 muaj më vonë, vdes në moshën 71 vjeçare. Sula rikthehet në Itali, ku
vendos një regjim terrori, duke persekutuar senatorë dhe përkrahës të Marios. Në këtë kohë, Jul Cezari largohet nga Italia e shkoi përkohësisht në Kilkili për të mos rënë viktimë e persekutimeve të Sulës, pasi halla e tij ishte gruaja e Mariosit.
Strategët ushtarakë me origjinë ilire janë të shumtë, dhe vetë Jul Cezari dhe dinastia e
Klaudëve ishte trojane, sepse e mbante veten si pasardhëse direkte e Asganit, djalit të Ene Dardanidit. Ka qenë i madh numri i perandorëve me origjinë ilire që qeverisën Romën për etnicitetin e të cilëve ka të dhëna të sakta nga autorët romakë. Kur studion rrënjët e historisë së Romës dhe kërkon se kush janë romakët, aty të gjithë dalin se janë ilirë, etruskë ose trojanë. Sinqerisht, nuk di të jap një përgjigje në lidhje me konceptin e etnisë Romake. Mendoj se historianët duhet të bëjnë më tej për të përcaktuar etnicitetin e romakëve, megjithëse kjo ka qenë tepër e vështirë dhe askush nuk ka dhënë një përgjigje të qartë e të saktë, sepse romakët dalin si Trojanë, Ilirë dhe Etruskë.
Luc Septim Severi 193-211
Dinastinë e Severëve në pushtet e vendosi ushtria ilire e Panonisë. Severi thuhej se ishte një aristokrat i pasur që kishte prona në Afrikë, dhe për origjinën e tij nuk ka të dhëna të sakta, por shumë studiues të mëvonshëm e quajnë ilir. Në fakt, për jetën e perandorëve të kësaj periudhe nuk kanë folur shumë autorë veç Hadrionit, i cili nuk flet për origjinën e tij. Ai u shpall perandor nga ushtria ilire, komandant i së cilës ishte, dhe rivalizoi me dy pretendentë për perandorë të shpallur nga ushtritë e tyre në Britani dhe Siri, të cilët i mundi.
Për të gjithë perandorët e tjerë ilirë nga Deci te dinastia Valentiniane, ka të dhëna të sakta që tregojnë se ata ishin me origjinë ilire dhe u shpallën perandorë, nga po kjo ushtri komandantë të së cilës ishin. Ajo që më shtyn të mendoj njëlloj me disa studiues të tjerë, se severët ishin ilirë është fakti që ushtria ilire asnjëherë nuk ka shpallur një perandor, i cili të mos ketë qenë ilir.
Pra, të gjithë perandorët që ka shpallur ushtria ilire, më e forta e perandorisë në shërbim të Romës, kanë qenë komandantët e tyre ilirë, dhe në asnjë rast kjo ushtri nuk ka shpallur perandor një jo-ilir, kështu që, meqenëse severët u shpallën perandorë nga ushtria ilire pa dyshim që ata ishin ilirë. Shumë studiues të tjerë kanë po këtë mendim që severët ishin
ilirë edhe këtë e tregojnë dhe masat që u morën në favor të ushtrisë ilire.
Ndërsa më parë, kur kishim të bënim me perandorë latin e gjithë garda pretoriane zgjidhej nga ushtarët latinë si romak, spanjoll e galë në momentin që erdhi Severi, situata ndryshoi menjëherë. Ai shpërndau gardën e vjetër pretoriane dhe pretorianët e rinj i rekrutoi nga legjionet ilire të Danubit.
S.Severi vendosi me ligj që çdo ushtar mund të bënte karrierë, pavarësisht origjinës së tij jolatine dhe menjëherë pas këtyre ligjeve, ushtarët ilirë qoftë dhe me origjinë të ulët fshatare, në saj të aftësisë së tyre arritën deri në shkallën më të lartë të qeverisjes së perandorisë, atë të perandorit. Këto duke i dhënë lavdi asaj. Ai lejoi martesat e ushtarëve dhe pajisjen e tyre me parcela toke të cilat i punonin kur nuk ishin në luftë. Rriti rrogat e ushtarëve pretorianë nga 1000 në 1250 dinarë në vit, ndërsa ato të legjionarëve nga 300 në 500 dinarë në vit dhe në kohë fushatash ushtarake paga dyfishohej gjë që boshatisi arkën e shtetit, të cilën e mbushi me taksat që i vendosi provincave perëndimore. Severi e mënjanoi senatin dhe konsultohej vetëm me këshillin e perandorit. Ai luftoi kundër Parthisë dhe i ktheu perandorisë edhe njëherë Mesopotaminë që e kishte humbur si pasojë e trazirave të brendshme për pushtet dhe presionit të dyndjeve barbare. Severi me luftë nënshtroi Britaninë, por mbeti i vrarë në Skoci.
Karakalla 211-217
Pas vdekjes së Septim Severit, perandorë u shpallën bijtë e tij Mark Aurel Antonini i njohur si Karakalla dhe Publ Septim Gëtes, si bashkperandorë, por pushtetin në dorë, shumë shpejt e mori Karakalla, pasi eleminoi të vëllanë. Karakalla, si i ati, pati marrëdhënie të këqija me senatin.
Në vitin 212 ai shpalli ediktin e famshëm perandorak, me anë të të cilit të gjithë qytetarët e perandorisë shpalleshin qytetarë romakë. Ky edikt ishte tepër i rëndësishëm se, për shekuj, populli me qytetarinë romake kishte qenë më i privilegjuar se sa ata që nuk e kishin këtë qytetari. Kështu, romakët kishin të drejtën e tyre me të cilën rregullonin marrëdhëniet midis tyre dhe shtetit, ndërsa romakët kishin të drejtën Ius Gentium që ishte e ndryshme nga ajo romake. Pas këtij edikti të gjithë do përdornin të drejtën romake. Me ardhjen e perandorëve ilirë morën fund privilegjet e romakëve. Kjo tregon edhe njëherë se severët ishin jolatinë.
Karakalla e çoi ushtrinë në disa beteja në zonat kufitare në Ren, Danub në lindje në Parthi, për të luftuar me fiset barbare. Perandori u vra nga ushtria e tij më 217, ndoshta sepse nuk qe aq i zoti sa i ati, dhe nuk përmbushi amanetin që i la ai para se të vdiste kur i tha dy djemve të tij “Shkoni mirë me njëri-tjetrin, pasuroni ushtarët dhe mos çani kokë për asgjë”. Karakalla nuk bëri asnjë nga ato që i la amanet i ati se vrau të vëllanë dhe nuk e trajtoi si duhej ushtrinë, kështu që, si veproi e pësoi. Megjithë këto, Karakalla mbetet në histori me dhënien e qytetarisë romake të gjithë popullsisë së perandorisë. Pas vdekjes së tij,
pushtetin e morën komplotistët dhe njerëzit e gruas dhe jo ndonjë pasardhës i tij. Kështu u zgjodh perandor nipi i gruas së tij Vari Avit Basiani dhe më vonë kushëriri i tij Aleksandër Severi (222-235). Në këtë kohë vendi futet në anarki dhe luftë midis perandorësh të shpallur nga ushtritë e tyre, luftë që do të vazhdonte deri në 268 kur në
pushtet erdhën perandorë ilirë të zot. Ata qëndruan në pushtet deri në vitin 455 pa ndërprerje.
Deci 249-251
Në 249 pushtetin e mori “Deci i lindur në Budalie në Panonin e ulët”. Pra i lindur në veri të Ilirisë. Aurel Viktor thotë se “Deci i lindur në një fshat të Sirmit”. Ai filloi karrierën si ushtar dhe arriti të bëhej perandor. Ai shpalli Cezar të birin të cilin e quajti me emrin pellazg, Etrusk, dhe e dërgoi në Iliri duke bashkëqeverisur me të. Deci arriti që të ngjisë shkallët e karrierës nga ushtar i thjeshtë, duke arritur në rangun e perandorit të Romës. Gjatë kohës së shkurtër të qeverisjes së tij prej dy vjetësh, arriti të shtypë luftën civile në Gali dhe ndërtoi një banjo publike të madhe në Romë. Deci bashkë me të birin u vra në Myzin e Ulët, pra në Iliri, në luftë me Galët në vitin 251.
Laeliani 268
Ai e shpalli veten perandor në Mainz te Gjermanisë dhe kjo zgjati për 2 muaj.
Mark Viktori
U shpall perandor i perëndimit për pak kohë në vitet 268, 270, 271. Atë e shpalli perandor ushtria e tij në Trier, Gjermani, dhe u njoh nga galët dhe britanikët, por jo nga spanjollët. Ai u vra nga ushtria e tij në vitin 270 ose 271. E ëma e tij Viktoria, mbajti pushtetin pak kohë pas tij dhe u përpoq që pushtetin në perëndim ta merrte Tetriku.
Tetriku 271-273
U zgjodh perandor i perëndimit me ndihmën e Viktorias nënës së Viktorit, dhe vendosi kryeqytetin në Trier të Gjermanisë. Ai e shpalli të birin, Tetrikun e dytë, bashkëperandor. Në këtë kohë, perandor në Romë ishte iliri Aurelian, i cili donte të rekuperonte perëndimin që kishte dalë nga pushteti i Romës. Në betejën që u zhvillua midis perandorëve ilirë fitoi Aureliani, i cili nuk e dënoi Tetrikun, por i dha atij tituj nderi dhe pasuri dhe e la të jetoi në Romë derisa vdiq.
Klaudi II qeverisi nga vitet 268-270
Klaudi II ishte dardan dhe këtë na e vërteton libri i asaj kohe “Historia e perandorëve” në të cilin thuhet: “Në këtë luftë që udhëhiqte Klaudi u dallua shumë guximi i kalorësisë së Dalmacisë, pasi linte të kuptohej se vinte nga kjo provincë, megjithëse të tjerët thoshin se ishte dardan dhe rridhte nga mbreti i trojanëve Ili, dhe nga Dardani vet” (që ka qenë themeluesi i Trojës dhe që, sipas Homerit i pari që ka banuar në Trojë). Këtu autori nxjerr qartë në pah se dardanët e ballkanit janë pasardhës të dardanëve të Trojës, edhe, pse kishin kaluar 1400 vjet nga ikja e tyre prej andej. Në një letër të dërguar nga perandori Valerian guvernatorit të Sirisë, thuhet se “caktuam si tribun të legjionit të V të Marsit një njeri shumë të guximshëm dhe besnik, Klaudin me prejardhje ilire”, pra këtu theksohet edhe njëherë prejardhja ilire e tij. Karrierën e nisi si ushtarak dhe më vonë
si komandant legjioni. U ngrit në detyrë duke u bërë Duka e gjithë Ilirikut. “Klaudi u zgjodh perandor nga ushtarët dhe u emërua nga senati”.
Pasi mori fronin në Romë, gotët plaçkitën Kretën, Qipron e Selanikun. Në fakt, sipas burimeve të vetë gotëve, të cilët ishin myzët, pra Ilirë ata ishin brenda kufijve të perandorisë. Kjo është një çështje që duhet trajtuar me kujdes nga historianët pasi këtu bëhet fjalë për ilirë që nuk i bindeshin fare perandorisë, pjesë e së cilës ishin. Në vitin 269, në betejën e Nishit të sotëm, ai theu gotët duke i shpartalluar plotësisht. Dëmet që i shkaktoi armikut tregohen në letrën që i dërgon një mikut të vet, Brokut, ku thotë se ai
kishte vrarë 320 mijë gotë (por në fakt thuhet 50 mijë) dhe kishte mbytur 2000 anije. Lumenjtë, thoshte ai, janë mbuluar me mburoja dhe eshta. Zumë aq shumë gra, saqë ushtarët kanë marrë nga 2 a 3 secili. Në fakt, nga gotët do e gjente dhe vetë perandori, sepse mosvarrosja e tyre solli si pasojë rënien e murtajës, ku vdiqën shumë ushtarë dhe midis tyre dhe vetë ai. Pas vdekjes, ai u shpall “hyjnor” dhe senati e vlerësoi duke urdhëruar të vendosë një bust në Kuirie dhe një bust i artë në Kapitol.
Luc Domic Aureliani 270-275
“Thuhet se lindi në Sirm të Panonisë në një familje të parëndësishme ose siç vëretojnë disa, në Dakinë Analumase”. Panonia ishte një fis ilir në kufi me Danubin dhe pikërisht
në Sirm kishin rezidencat e tyre perandorët ilirë të Romës. Aureliani nuk duhet ngatërruar me perandorin Mark Aurel që ishte me origjinë spanjolle dhe qeverisi gjatë dinastisë së Antoninëve në vitet 161-180, e njihet si perandori filozof.
Aureliani, i cili komandonte ushtrinë në Iliri duke mos përfillur Galienin (perandorin)
mori pushtetin që i dhanë ushtarët”. Aurel Viktori thotë se “Aureliani rridhte nga një baba i thjeshtë i cili, siç na tregojnë, ka qenë kolon i shumë të ndriturit senatorit Aurel diku mes Dakisë dhe Maqedonisë. Autropi thotë se “mbas tij (Klaudit) e mori sundimin Aureliani i lindur në Dakinë Ripense”. Pra ishte nga Iliria. Ai arriti të thyejë alemanët që kishin hyrë deri në Itali dhe kërcënonin Romën. Për të mbrojtur Romën nga dyndjet gjermanike në vitin 272, ai ngriti murin 18 km të gjatë dhe 9 m të lartë që është edhe sot në Romë. Këto mure janë pagëzuar me emrin e tij si “mure Aureliane” dhe janë të punuara me një tullë të kuqe të pjekur mirë. Pasi zhduku gotët, ai kapërceu Danubin dhe vrau princin e gotëve, Kanabën, së bashku me 5 mijë ushtarë. Nga dyndjet gote provincat romake të perëndimit ishin shkëputur nga Roma, ndaj ai ndërmori një fushatë ushtarake dhe rimori sërish Galinë (Francën), Britaninë dhe Spanjën, që ishte një fitore e shkëlqyer historike, të cilën dhe vetë Cezari do ta kishte pasur zili.
Pas kësaj iu drejtua lindjes, pasi disa zotërime romake ishin shkëputur nga perandoria. Për këtë iu desh të luftonte me mbretërinë e Palmirës, që kishte zgjeruar kufijtë, duke marrë zotërimet romake gjatë kohës që perandorët ishin të zënë në luftërat me gotët. Bëri përpjekje që t’i merrte me diplomaci, por ishte e pamundur, sepse në krye të kësaj mbretërie ishte një grua tepër dinake e quajtur Zenaria, ndaj u detyrua të përdorte forcën ndaj saj duke shkatërruar mbretërinë dhe duke zënë rob lufte mbretëreshën. Gjatë
qeverisjes së shkurtër, ai i ktheu lavdinë Romës, sepse vendosi nën sundimin e saj përsëri Britaninë, Francën, Spanjën, Egjiptin, Azinë e vogël, Sirinë territore që Romës i ishin dashur shekuj t’i bënte të sajat ndërsa Aureliani i bëri për 5 vjet; këtu qëndron dhe madhështia e këtij perandori ilir. Autorët romakë të kohës e kanë vlerësuar këtë figurë kështu: “Shteti ynë, pas fatkeqësive të Valerianit dhe të këqijave të Galienit, pati filluar të marrë veten gjatë sundimit të Klaudit, por ai u rimëkëmb kur Aureliani filloi të korë fitore në të gjithë botën. Ai na dha Galinë, çliroi Italinë,
shpëtoi Vendolikët nga zgjedha e robërisë barbare. Në saj të fitoreve të tij u rivendos pushteti në Iliri dhe Thraki”. Në këtë vlerësim del qartë në pah që Roma kishte humbur të gjitha territoret e saj dhe ishte Aureliani që ia riktheu dhe e bëri sërish perandori. Aureliani nuk kishte marrëdhënie të mira me senatin, për këtë arsye senati i bëri disa komplote, të cilat u zbuluan dhe komplotistët u ekzekutuan. Megjithatë ai pati shumë armiq të brendshëm, të cilët e vranë në 275 gjatë fushatës në lindje, edhe pse ai ishte një perandor i madh dhe i
dha shumë perandorisë. Për veprën e tij si perandor ai cilësohet si i Madh, duke u futur në rangun e perandorëve më të suksesshëm të Romës për 5 shekuj.
Mark Anni Florian qeverisi për disa muaj në 276 para se të merrte pushtetin Probi, dhe
ishte gjysëm vëlla i mark Kalud Tacitit. Ai u zgjodh nga ushtria e perëndimit për të zëvendësuar Tacitin. Probi, i shpallur nga ushtria ilire si perandor, e mundi atë në betejën e Kilikisë.
Mark Aurel Probi 276-282
Pas vrasjes së Aurelianit ushtria shpalli perandor shokun e tij, Probin nga Iliria. Faktin që ishte ilir, na e jep autori Aurel Viktor, ku thotë se “Probi i biri i një fshatari që merrej me kopshtari dhe emri i të cilit ishte Dalmat”. Pra, emri i tij i vërtetë është Dalmat, dhe ka lindur në Sirm të Panonisë ilire. Meritë e këtij perandori ishte se dëboi fiset e frankëve dhe alemanëve nga Galia dhe rivendosi kufijtë e perandorisë në Ren. Probi mbajti marrëdhënie të mira me senatin, që ishin të rëndësishme për sigurinë e një perandori, sepse ishte senati dhe senatorët që u hanin kokën perandorëve me komplote. Autori i historisë së perandorëve, Aurel Viktori e ka quajtur si Hanibal të dytë, për njohuritë e tij ushtarake
dhe për stërvitjen e madhe që u bënte ushtarëve. Duke qenë bir fshatari kopshtar ai vuri ushtrinë në punë për të mbjellë hardhi në malin Almë në Iliri, rreth Sirmit, vendlindjes së tij, si dhe të thanin kënetat duke hapur një kanal të madh që do të derdhej në Savë. Ushtarët u rebeluan kundër tij, ndërsa ai po përgatiste një fushatë në Lindje, dhe e vranë, ndoshta se ishin të zemëruar që i kishte bërë bujqër. Gjatë viteve të qeverisjes së tij perandoria ishte në paqe, pasi ndihmoi shumë vepra e të madhit Aurelian, i cili i kishte kthyer nderin perandorisë, duke thyer armiqtë e saj dhe duke rivendosur kufijtë atje ku kishin qenë në kulmin e zgjerimit.
Mark Aurel Kariusi 282-283
Tek libri i Aurel Viktorit “Historia e Perandorëve”, thuhet se “Onezimo, i cili ka përshkruar më shumë zell jetën e Probit, thotë se ai (Kariusi) ka lindur dhe është edukuar në Romë, por prejardhjen e ka nga prindër ilirë”. Ndërsa Autori Fob Ceryliani, i cili ka ndjekur me shumë kujdes periudhën e Kariusit, thotë se ai “ai ka lindur jo në
Romë, por në Iliri”. Kudo që të ketë lindur, të dy burimet që flasin për të thonë se ai është ilir nga Panonia. Gjatë kohës së shkurtër në pushtet, ai luftoi me fiset e ashtuquajtuara barbare që kërkonin të pushtonin Ilirinë, Italinë dhe Thrakinë. Ai mundi të sigurojë Panoninë, vendin e origjinës së tij, nga dyndjet barbare, pasi ajo ishte më e ekspozuara
ndaj tyre. Kariusi vdiq nga një rrufe në kohën e fushatës kundër Persëve dhe pas tij në fron erdhi Numeriani, por edhe ky vdiq pa mbushur vitin.
Mark Aurel Karini 283-284.
Ai ishte djali i madh i Kariusit dhe gjatë kohës që qeverisi i ati në Romë ai ishte qeveritar i perëndimit dhe qëndroi atje dhe pas vdekjes së të atit. Numeriani, vëllai i tij, u vra në një betejë në lindje dhe pas kësaj ushtria Ilire shpalli Ilirin Dioklecian, si perandor.
Gai Valer Aurel Diokleciani 284-305
Aurel Viktor kur flet për jetën e katër perandorëve që qeverisën së bashku, pra që formuan të tetrarkinë thotë se “Atdheu i gjithë këtyre ka qenë Iliriku. Megjithëse pak të qytetëruar ata kanë qenë mjaft të kalitur në vështirësitë e jetës fshatare dhe ushtarake dhe qenë shumë të dobishëm për shtetin”. Diokleciani është quajtur dhe me emrin Jovi.
Po aty e quan “Dioklecianin dalmatas dhe libert i sentorit Avulin. Para se të merrte sundimin quhej Diokles, emri që e kishte nga nëna dhe nga qyteti Dioklea”. Me Dioklecianin fillon dhe një formë e re qeverisjeje në Romë, Dominati që ishte një lloj monarkie. Senati, që prej 8 shekuj kishte bërë ligjin në Romë, u shpërnda, pushtetin e tij e morën perandorët. Kalimin në këtë formë qeverisjeje e kërkonte vet koha, sepse Roma kërcënohej për t’u zhdukur nga dyndjet e ashtuquajtura gjermanike të cilat në fakt ishin ilirike. Ai solli një formë të re qeverisjeje me katër perandorë. Selia e Dioklecianit ishte në Nikomedi të Azisë së vogël.
Mark Aurel Valer Maksimiani
Aurel Vktori ka shkruar: “Aurel Maksimiani i mbiquajtur Herkul, ka qenë i egër nga natyra, i ndezur nga pasioni, dhe budalla nga këshilalt. Rridhte nga një familje fshatare nga Panonia”. Pra, të katër perandorët që qeverisën së bashku, ishin nga Iliria. Diokleciani dhe Maksimiani, morën titullin august, që ishte më i lartë dhe caktuan dy çezarë po ilirë,
të cilët mbanin titullin perandor, dhe ishin të barabartë në bashkëqeverisje. Selia e
Maksimianit ishte në Ravena të Italisë.
Gai Galeri çezar i Dioklecianit me seli në Sirmi të Panonisë në Iliri.
Kostanc Klori çezar i Maksimianit me seli në Trir.
Të katër këta perandorë drejtonin të gjithë Perandorinë Romake së bashku, me qëllim që të ishte sa më e lehtë qeverisja dhe mbrojtja nga dyndjet e fiseve barbare. Augustët, që ishin Diokleciani dhe Maksimiani, i adaptuan si bijtë e tyre çezarët (që më vonë u bënë augustë) dhe u dhanë vajzat për gra. Asnjëri nga këta perandorë nuk e pati selinë e tij në Romë, ajo
u anashkalua. Roma faktikisht pushoi së qeni kryeqytet i perandorisë. Kjo ndarje e pushtetit, shënoi dhe fillimin e ndarjes së perandorisë në atë të Lindjes dhe të Perëndimit. Pavarësisht se ishin të katër perandorë pushtetin më të madh e kishte Diokleciani. Gjatë qeverisjes së tyre u shtyp kryengritja në Gali, në Egjipt dhe një pretendent për perandor në Britani. Diokleciani ndërmori disa reforma për të qeverisur sa më mirë vendin që rrezikohej nga barbarët.
Kështu ndërmori një reformë të re administrative, duke e ndarë vendin në 12 dioqeza dhe në 100 provinca. Drejtuesit e dioqezave caktoheshin nga një vikar i emëruar nga perandori që ndau pushtetin civil nga ai ushtarak, sepse drejtuesit e provincave me të gjitha llojet e pushteteve në dorë, shpesh me ushtrinë e tyre donin të bëheshin perandorë dhe kjo çoi në luftë e përçarje.
Ai ndërmori një reformë ushtarake, duke rritur numrin e ushtarëve në 600 mijë, të cilët nuk do të ishin as mercenarë, as vullnetarë, por do të detyronin pronarët e mëdhenj të tokave ta furnizonin ushtrinë me rekrutë skllevër, kolonë barbarë të kapur rob. Në këtë mënyrë ai shkurtoi fondet e shtetit për pagimin e mercenarëve. Ushtria u nda në ushtrinë atë të kufirit, pra, që do të ruante kufijtë nga barbarët dhe në reparte të lëvizshme nëpër provincë, që ishte një reformë moderne. Për të përballuar shpenzimet e shtetit ai u vuri shtetasve taksa të drejtpërdrejta që mblidheshin në natyrë dhe në të holla, dhe në funksion të mbledhjes së taksave bëri regjistrimin e popullisë. Nxori ediktin e çmimeve me anë të cilit vendoste çmimet e të gjitha produkteve ushqimore dhe zejtare, që u shoqëruan me sanksione të rënda për të gjithë ata që shkelnin ligjin e ngrinin çmimet, deri në dënim me vdekje. Diokleciani mbajti një qëndrim mospajtues me fenë e re katolike të cilën e kishin përqafuar vajza e gruaja e tij. Ai mbajti këtë qëndrim negativ, sepse kisha shihej si një
konkurent që rivalizonte pushtetin civil, e një gjë e tillë nuk mund të tolerohej, aq më keq kur krishtërimi nuk përfillte e nuk respektonte kultin e perandorit që mbahej si perëndi. Në 303 doli edikti kundër fesë së krishterë që u shoqërua me vrasje e persekutime, por feja e re njëzotëshe mbijetoi dhe do të ishte një tjetër perandor ilir që do ta zyrtarizonte dhe mbronte, Kostandini i Madh. Megjithë këto, Diokleciani mbahet në historinë botërore si ideator dhe reformator i madh, sepse ai forcoi perandorinë dme masat që mori si reforma administrative, reforma ushtarake dhe ndarjen e pushtetit me tre perandorë të tjerë.
Me reformat që kryen këta perandorë ilirë arritën, të mblidhnin dhe qeverisnin gjithë perandorinë, nga Britania në Azi të Vogël.


Kostandini i Madh 306-337
Licini 306-324
Konstanc Klori pati disa fëmijë, kështu me Helenën, Konstandinin e Madh. Me gruan e dytë, Teodorën, të bijën e Maksimianit, pati djalin Dalmat, i cili la dy djem Dalmatin e Ri dhe Hanibalin të dy me titullin çezar, pati Jul Konstancin, i cili la dy djem Gallin që u bë çezar dhe Julianin që u bë august.
Në vitin 305 Diokleciani abdikoi me dëshirën e tij nga froni dhe detyroi dhe augustin tjetër, Maksimianin, që të bënte dorëheqje. Të dy çezarët që kishin marrë vajzat e tyre për gra, u bënë augustë, pra Gai Galeri dhe Konstanc Klori, të cilët duhet të caktonin dy çezarë, për të bashkëqeverisur.
Konstanc Klori vdiq në Jorkshirë në Angli dhe ushtria shpalli perandor birin e tij 20vjeçar Flav Kostandin, të cilit Galeri i dha titullin çezar. Nga ana tjetër, një pjesë e ushtrisë shpalli si perandor të birin e Maksimianit, Maksencin. Në luftë për pushtet u vra Maksimiani me Galerin. Mbetet vetëm Diokleciani, i cili ndihmon Konstandinin. Përfundimisht, Konstandini, i mbështetur nga Valer Licini fiton kundër Maksenit të cilin e mbytën në lumin Tiber. Kështu Konstandini erdhi në pushtet dhe bashkëqeverisi me Licinin deri në
324, të cilit i kishte dhënë të motrën për grua. Ndërsa pas këtij viti deri në 337 ai qeveris vetëm, pasi e detyroi Licinin të hiqte dorë sepse ai kishte filluar të persekutonte të krishterët. Konstandini thuhet se ishte i biri i Konstanc Klorit që ishte ilir.
Valesiani thotë se “Konstandini lindi dhe u edukua në Naise (Nish në Dardaninë Ilire),
nga nëna e tij Helena që ishte e një shtrese shumë të ulët”, e cila u martua me Konstanc Klorin. Pas kësaj ai e ndau Helenën se u detyrua të merrte për grua vajzën e Maksimilianit, Teodorën. “Qe pak i arsimuar dhe peng te Diokleciani dhe Galeri në kohën e të cilëve ai luftoi me trimëri”
Konstandini ndoqi me përpikëmëri reformat e Dioklecianit, bashkatdhetarit të tij që e ndihmoi për të ardhur në pushtet. Ai ruajti po atë ndarje administrative, por kreu dhe një ndarje të re në katër prefektura; të Lindjes, Ilirisë, Italisë dhe Galisë, në krye të të cilave qëndronin prefektë të cilëve iu nënshtroheshin qeveritarët e 12 dioqezave dhe të 100 provincave.
Ai nxori disa ligje të çuditshme për kohën, por që në feudalizëm nuk do ishin aspak të tilla, pasi do të ishin shtylla e tij. Kështu ai lidhi koloninë pas tokës, zejtarinë pas zejes dhe nënpunsinë pas qytetit, askush nuk kishte të drejtë të largohej nga puna e vendi i banimit, ndryshe dënohej me sanksione të rënda.
Ai shpërnguli kryeqytetin nga Roma në lindje, duke ngritur një qytet sipas shëmbëlltyrës së Romës, të cilit i vuri emrin e tij, Konstandinopol, që është Stambolli i sotëm. Kalimi i kryeqytetit në Konstandinopol, ishte një veprim i zgjuar nga ana e tij, sepse Roma ishte e ekspozuar ndaj sulmeve të huaja dhe ishte e lehtë për t’u pushtuar, ndërsa Konstandinopoli ishte në vend të sigurt dhe i mbrojtur nga natyra. Në fakt, Roma ra nën pushtimin gjerman në vitin 476 ndërsa Bizanti ose Konstandinopoli ra më 1453 nën sundimin turk. Pra, koha tregoi se sa i zoti dhe i zgjuar kishte qenë fshatari nga Iliria. Ndaj fesë katolike Konstandini ndoqi një politikë tepër favorizuese. Kështu me Ediktin e
Milanit të vitit 313, shpalli lirinë e besimit të krishterë në kuadër të gjithë Perandorisë Romake. Ai i dha kristianizmin botës, që ndoshta pa këtë veprim nuk do ishte kaq e kristianizuar sa është sot dhe këtë e ka bërë një ilir, ose shqiptar. Shqiptarët e sotëm duhet të jenë krenarë, sepse ishte një shqiptar që i dha kristianizmin botës së qytetëruar me të cilën ajo mburret sot, fe të cilën ilirët e kishin përqafuar që në dhjetëvjeçarët e parë pas vdekjes së Krishtit.
Në ditët e fundit para se të vdiste, Konstandini u pagëzua si i krishter. Në 22 maj të vitit
337, vdiq duke i lënë perandorinë tre djemve të tij. Kosntandini mbetet një nga perandorët më të mëdhenj të Romës, për këtë ai ka marrë titullin i Madh nga historianët, sepse i dha paqe e qetësi vendit, por mbi të gjitha, i dha kristianizmin me vlerat e të cilit mburret pjesa më e madhe e perëndimit sot.
Ka qenë një strateg i madh ushtarak, që nuk njohu humbje gjatë jetës së tij. Konstandini i Madh pati dy fëmijë. Me Minervën gruan e parë, pati Krispin që mori titullin e çezarit. Më pas u martua me Faustën, vajzën e Maksimianit, dhe pati pesë fëmijë. Ai pati
Konstandinin II, Konstancin II, dhe Konstantin I, dhe dy vajza Konstandinën dhe Helenën.


Konstanti 337-351
Konstandini i ri 337-340
Konstanci II 337-361
Perandoria u nda në tre pjesë, kështu perandori Kosntandini i ri mori tokat përtej Alpeve, Konstanti Azinë dhe Orientin dhe Konstanci II Ilirinë, Italinë dhe Afrikën. Gjithashtu, Konstandini u dha nipërve të tij Dalmatit, Thrakin e Maqedonin, dhe vëllait të tij Armeninë. Djali i parë i Konstandinit, ishte Krispi që e kishte me gruan e parë. Këtë e ekzekutoi, pasi gruaja e dytë e akuzoi për incest, por më vonë doli e vërteta që ai ishte i pafajshëm, dhe për këtë ai e dogji gruan e tij të gjallë në ujë të valuar, e cila ishte e bija e Maksimianit.
Konstandini me ndihmën e nënës së tij Helenës arriti të zbulojë të vërtetën, dhe u pendua për vrasjen e të birit. Ai nxori një monedhë ku shkruante “djalit tim që e dënova padrejtësisht”.
Nipërit u eleminuan dhe luftën për pushtet midis djemve të tij e fitoi Konstanci që në 351 mori të gjithë pushtetin në dorë.
Konstanci luftoi kundër të vëllait Konstandinit II, të cilin e vrau vet ushtria e tij në 351, ndërsa vëllai tjetër, Konstanti, kishte vdekur që në vitin 340, kështu që pushteti i mbeti atij. Konstanci mori për grua vajzën e Jul Konstantit, të birit të Konstancit, që ishte edhe i ati i Konstandinit të Madh, pasi Jul Konstanci dhe Konstandini ishin vëllezër nga babai, por Konstandini kishte për nënë Helenën dhe Jul Konstanci një tjetër ilire, të bijën e Maksimianit. Martesat që kanë bërë perandorët ilirë kanë qenë brenda familjes, ashtu si te
dinastia ilire e ptolemejve. Kështu, Konstanci II mori për grua kushërirën e tij, vajzën e xhaxhait nga babai dhe pas kësaj mori dhe disa gra të tjera.
Ai luftoi kundër persëve, të cilët e kishin shkelur traktatin e paqes që kishin vendosur me Dioklecianin para 40 vjetësh. Në kohën që Konstanci mbeti vetëm filluan stuhi dyndjesh barbare dhe për të mbrojtur Lindjen, ai shpalli çezar kushëririn e tij të parë po ilir Galin, të cilin më vonë e vret. Më pas shpalli si Cezar kushëririn e tij Flav Klaud Julianin, i cili fitoi në Strasburgune sotëm mbi Frankët, duke zënë rob dhe prijësin e tyre. Ushtarët e tij e shpallin August, pra perandor, dhe në momentin që do shpërthente një luftë midis tyre, Konstanci vdiq në Lindje, e kurora i mbeti Julianit. Nuk ishte gjeneral aq i madh sa vëllezërit e tij, edhe pse ishte shumë punëtor. Konstanti I, dhe i vëllai i tij nga nëna Krispi I ngjanin më tepër me Konstandinin e Madh, dhe ishin më të zotët, por fati e solli që të mos ishin sundues afatgjatë të perandorisë, por vëllai i tyre Konstanci, që i ngjante më tepër së ëmës intrigante, të bijës së Maksimianit, sesa Konstandinit.
Veterani në 351 ishte perandor për një kohë të shkurtër duke, e marrë fronin me luftë, në
kohën kur u vra Konstanti, por Konstanci arriti ta rimarrë sërish fronin. Veterani ishte nga Iliria dhe quhej kështu, sepse ishte i vjetër në moshë dhe që ka një emër të pastër shqip qe do të thotë vete-ran, pra është plak, ka veten e rënë nga ku ka dalë fjala vete-ran.
Juliani 361-363
Ishte ilir, sepse ishte i biri i Jul Konstancit, të vëllait nga babai të Kosntandinit të Madh. Juliani u shpall çezar nga Konstanci II, djali i xhaxhait të tij, dhe më vonë e shpalli ushtria si perandor august. Ai u martua me vajzën e xhaxhait, Konstandinit të Madh, Helenën, e cila vdiq e re dhe pas kësaj ai nuk u martua kurrë, duke i qëndruar besnik tërë jetën gruas së tij. Ai nuk pati fëmijë me Helenën.
Juliani donte të rikthente vlerat e qytetërimit pagan, të cilat po zhdukeshin nga krishtërimi, dëshirë që ishte e pamundur për t’u realizuar, pasi një filozofi e re, dhe vlera të reja kishin lindur të lidhura me kristianizmin. Ka qenë një njeri tepër i arsimuar dhe i edukuar. Gjatë qeverisjes së tij luftoi kundër persëve ku u plagos rëndë dhe vdiq. Ai nuk la pasardhës, sepse nuk u martua më pas vdekjes së Helenës, por ka të dhëna historike që tregojnë se ai la një djalë ilir të adaptuar prej tij dhe që më vonë u bë perandor, i quajtur Joviani. Pra, pushteti kaloi nga familja e Kosntandinit të Madh në një perandor tjetër ilir.
Pas Julianit nuk pati më perandorë nga kjo derë e madhe, por janë ilirë të tjerë që merituan me zotësinë e tyre fronin e perandorisë.
Joviani 363-364
Autori Aurel Viktori thotë se “Joviani është i biri i Varrenionit, banues i tokës së Singuidunit (Beogradit) provincës së Panonisë”. Në këtë burim historik ai del me origjinë nga Panonia. Gjatë kohës prej shtatë muajsh të qeverisjes së tij, ai bëri paqe me Persinë me të cilën perandorët ilirë kishin zhvilluar vazhdimisht luftë, dhe njohu pavarësinë e Armenisë.
Valentiani I i Madh 364-375
Lindi në Dardani të Ilirisë në 321 – vdiq në 375. Ai kishte baba Gratianin, i cili kishte qenë një ushtarak i zoti, dhe i biri kishte të njëjtat veti. Valentiniani kishte jetuar në Afrikë me familjen e tij dhe ngjiti shkallët e karrierës ushtarake me zotësi gjatë qeverisjes së ilirëve Konstancit II, Julianit, Jovianit, duke arritur që të bëhej komandant i Gardës Perandorake. Pas vdekjes së Jovianit, u shpall perandor nga ushtria. Ai e ngriti vëllanë e tij Valentin në
rangun e augustit i cili qeverisi në lindje dhe vetë qëndroi në perëndim, sepse ishin intensifikuar dyndjet barbare gjermane apo Ilire, dhe u angazhua në luftë kundër tyre. Valentiniani si kryeqytet pati Parisin dhe Amienin. Ai njihet si themeluesi i disa prej qyteteve dhe kryeqyteteve të sotme europiane. Luftoi për një kohë të gjatë kundër anglo- saksëve dhe gjermanëve.
Gjatë jetës së tij anoi nga aristokracia ilire, por nuk la pas dore dhe interesat e shtresave më të varfëra dhe ushtarëve. Ai i pajiste ushtarët me tokë, i lejonte të krijonin familje, kështu lindën dhe disa qytete evropiane nga kampet e ushtarëve që u vendosën aty
përfundimisht. Nuk u përzie në çështjet fetare, duke aplikuar tolerancën fetare në perandori. Ai e bëri august të birin Gratiani, të cilit i kishte vendosur emrin e të atit, dhe vdiq në vitin 375.
Valenti 364-378
Valenti ishte me origjinë nga Sirmi i Panonisë ilire, të dhënat na jepen kur flitet për perandorin tjetër Gratiani, ku thuhet se “Gratiani pas vdekjes së xhaxhait të tij Valenti, thirri nga Spanja Teodosin dhe e shpalli perandor të kësaj pjese”. Po aty thuhet se “Gratiani kishte lindur në Sirmin e Panonis ilire”. Duke qenë se Gratiani ishte nipi i Valentit dhe ishte nga Iliria, atëherë dhe Valenti ishte ilir. Valenti e Valentiani ishin vëllezër dhe qeverisën së bashku për disa kohë, njëri në lindje, tjetri në perëndim.
Ai e nisi karrierën si ushtarak, gjatë kohës që vëllai i tij ishte komandant Garde. Ai ishte tribun në gardë, por nuk qe aq i aftë sa Valentiniani. Pasi i vëllai i tij u bë perandor, ai u shpall august i lindjes.
Gjatë sundimit të tij pati probleme të mëdha me gotët. Duke qenë në presionin e gotëve ai ra dakord që t’i vendoste ata në Thraki, por me kusht që të shërbenin në ushtrinë romake. Qeveria nuk e mbajti fjalën dhe gotët filluan një kryengritje të fuqishme, për shtypjen e së cilës shkoi vetë perandori Valent. Në betejën kryesore të Adrianopolit kundër gotëve, ai vdiq, sepse nuk i erdhën në kohë ndihmat nga Graciani, djali i të vëllait, Valentinianit që sundonte në perëndim. Ai luftoi dhe me persët pa arritur një rezultat përfundimtar. Kishte simpati për fenë ariane, që sapo kishte lindur te gjermanët apo Ilirët, e cila predikonte një variant të kristianizmit të pastër, duke u bazuar te Bibla që pak a shumë rilindi te gjermanët me protestantizmin. Protestantizmi s’është gjë tjetër veçse një variant i ri i arianizmit.
Gratiani 375-382
Ishte i biri i Valentinianit dhe u martua me të bijën e perandorit Konstanci II, Konstandinën, mbesën e Konstandinit të Madh. Ai u bë august nga i ati në moshën 8- vjeçare dhe pushtetin e mori në moshën 16 vjeçare kur i ati i tij vdes, por ushtria ilire e shpall august dhe vëllanë e tij, Valentinianin II, katër vjeçar. Gratiani si rrallëherë ka ndodhur në histori jo vetëm që nuk i bëri gjë të vëllait që ta largonte nga pushteti, por e rriti dhe e edukoi atë, dhe qeverisën së bashku. Qeverisi perandorinë në perëndim pas vdekjes së të atit dhe në
lindje vendosi Teodosin. Në 382 vdiq dhe pushtetin në perandori, si në lindje e perëndim e mori vetëm Teodosi, që mbajti deri në 395, kohën kur vdiq dhe u la perandorinë dy djemve. Këta perandorë, në vazhdën e ligjeve të Konstandinit, nxorën ligje të reja që e lidhnin koloninë pas tokës, madje, kush linte tokën mund të dënohej me burg ose me
gjoba të rënda. Nxorrën ligje kundër korrupsionit të qeveritarëve provinciale, të cilët me vjedhjet e tyre, sipas perandorëve, kishin varfëruar popullsinë dhe boshatisur buxhetin e
shtetit. Në politikën financiare u ndalua që ari të nxirrej jashtë perandorisë në tregti me barbarët, madje, udhëzohej që me dredhi e tregti ari i barbarëve të futej në perandori dhe për moszbatuesit e këtij ligji kishte sanksione të rënda. Në tregtinë me barbarët u vendosën dhe mallrat që nuk duheshin eksportuar si vera, vaji, ulliri, peshku, pra këto produkte duheshin mbajtur brenda perandorisë.
Valentiniani II 375-392
Lindi pranë Sirmiumit të Panonisë ilire në 371. Ishte i vëllai i Gratianit dhe i biri i Valentinianit I. Gratiani u shpall perandor nga vetë i ati i tij Valentiniani I, ndërsa Valentinianin II e shpalli perandor ushtria ilire pa lejen e të vëllait. Gratiani e mirëpriti bërjen perandor të të vëllait, dhe të dy bashkëqeverisën për disa vjet. Ai u shpall perandor nga ushtria ilire vetëm kur ishte katër vjeç dhe iu dha për qeverisje Iliria, Italia dhe Afrika. Perandori do të vritej në moshën 21 vjeçare në pallatin e tij, pasi kishte qëndruar 17 vjet në pushtet, por që në shumicën e kohës pushtetin e mbajtën të tjerët.
Valentiniani II kishte një motër, Gallën, që e martoi me Teodosin, i cili ishte perandor në lindje dhe më vonë i të gjithë perandorisë. Ajo lindi një vajzë të cilën e quajti Galla Placida në 390, e cila të bijtë e perandorit Teodos, që ishin Arkadi dhe Honori, i kishte vëllezër nga babai. Ajo u martua me një ilir nga Dardania, që quhej Konstanc, me të cilin pati dy fëmijë, vajzën Honoria dhe djalin Valentinian. Honori i vëllai nga babai e bëri kunatin e tij, pra burrin e Galla Placidës, august dhe bashkëqeverisi me të. Pas vdekjes së vëllait nga babai, Honorit, Galla Placida bëri perandor të birin e saj.
Valentiniani III 425-455
Lindi në vitin 419 nga një nënë ilire, Galla Placida dhe një baba ilir nga Dardania, Konstanci, i cili ishte perandor i njohur si Konstanci III, e bashkëqeverisi me kunatin, Honorin. Në vitin 423, daja i tij që e kishte zgjedhur si trashëgimtar, vritet. Ata shkuan te Teodosi II, që ishte nipi i Teodosit të parë, i cili e ndihmoi Valentinianin III që të merrte fronin e perandorit në perëndim, fron që ishte uzurpuar nga një pretendent tjetër. Ai hipi në fronin e perandorit në moshën 6-vjeçare, por realisht pushtetin e ushtronte e ëma dhe gjeneralët e tij. Ai vritet në pallatin mbretëror nga disa komplotistë hunë në bashkëpunim me një nga gjeneralët e tij.
Valentiniani pati dy vajza, Eudosin, e cila u martua me djalin e mbretit Huneric të vandalve në Afrikën e Veriut, me të cilin pati djalin Helderic, që u bë mbret i vandalëve. Pati dhe vajzën tjetër Placidia, që u martua me një aristokrat të quajtur Olybrius, i cili në vitin 472 u emërua për disa muaj në fronin e Romës. Valentiniani III ishte edhe perandori i fundit Ilir i Romës.
Ilirët qeverisën Romën për gati 2 shekuj, duke i kthyer fuqisë më të madhe të antikitetit,
shkëlqimin e saj. Ilirët ishin komandantët dhe ushtarakët më të zotë të Perandorisë Romake që ngjitën shkalëlt e karrierës falë aftësive të tyre mendore dhe fizike. Në shekujt në vazhdim do të ishte po kjo racë që do të nxirrte ushtarakët dhe qeveritarët më të mirë të perandorive të tjera.
Albo
Albo
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 186
Points : 294
Reputacioni : 20
Medalje2 Medalje3

Albanët me famë në mijëvjeçarë (Nga Troja e lashtë deri në ditët tona)    Empty Re: Albanët me famë në mijëvjeçarë (Nga Troja e lashtë deri në ditët tona)

13th February 2016, 09:38
PERANDORËT ILIRË TË BIZANTIT


Pas ndarjes së Perandorisë Romake nga perandori romak Teodosi, në vitin 395, perandorët e lindjes dhe të perëndimit ishin të ndryshëm, dhe nuk ishte si më parë kur një perandor
mund të qeveriste vetë të gjithë perandorinë. Bizantin e themeloi një shqiptar, Konstandini, dhe më 1453 e pushtoi po një shqiptar tjetër për llogari të pearndorisë që përfaqësonte. Në 476, Perandoria Romake e perëndimit u pushtua nga fiset gjermanike. Kjo shënoi fundin e perandorisë së perëndimit. Pas kësaj, e vetmja perandori mbeti ajo e lindjes e Konstandinopolit, që ruante ende gjuhën, titujt dhe traditën latine në qeverisje, por kjo vetëm në shekujt e parë. Nga të dhënat e autorëve të asaj kohe, përsëri dalin figura që janë ilirë në krye të shtetit të Bizantit, që arritën ta bëjnë një perandori të vërtetë. Pas shekullit të shtatë, është e vështirë të flasësh për origjinën e saktë të perandorëve të Bizantit, se popullsia u trazua nga dyndjet barbare sllavë dhe në Gadishullin Ilirik ndryshoi struktura etnike. Pra, flasim për perandorët shqiptarë të perandorisë së Bizantit
deri aty sa kemi të dhëna historike. Shqiptarët arritën edhe këtu majat e pushtetit në sajë të aftësive të tyre ushtarake, sepse edhe këtu vazhdoi ajo traditë që filloi në Romë në shek.
III-IV, që froni i takonte më të zotit, pra, kemi në marrjen e pushtetit meritokracinë, e cila për fat të keq nuk funksionon as sot.
Anastasi 491-518
Historiani i Bizantit Joani Malala tregon se “Pas sundimit të Zenonit u bë perandor shumë i hyjnushmi Anastas Dikori nga Dyrrahu i Epirit të ri”. Pra, Anastasi ishte nga Durrësi. Para tij ishte në pushtet dinastia Izaure me të cilët luftoi shumë për fronin derisa i shkatërroi.
Gjatë kohës së qeverisjes së tij u ashpërsua lufta midis dy rrymave fetare. Këta ndaheshin
në të gjelbërit, që përkraheshin nga Anastasi, dhe të kaltërit që predikonin ortodoksinë. Kjo luftë fetare, desh i kushtoi fronin Anastasit, megjithatë, arriti ta shmangte në sajë të aftësive të tij intelektuale dhe ushtarake. Anastasi, gjatë qeverisjes së tij, arriti t’i kthejë perandorisë disa territore që i kishin pushtuar persët. Ai bëri disa ndërtime të rëndësishme në qytetin e tij të lindjes, Durrës, dhe ndërtoi një mur 75 km të gjatë nga deti Marmara në detin e Zi, për të mbrojtur Konstandinopolin nga dyndjet barbare, dhe nga sulmet e shteteve të tjera, që më vonë do të ishte shumë i dobishëm. Ai ngriti një sistem ekonomik
të fortë dhe ndërmori reforma monetare duke i lënë shtetit rezerva të mëdha ari në buxhet kur vdiq.
Justini I 518-527
Justini ishte me origjinë ilire nga Dardania. Prokopi Cezares te “Historia e Fshehtë” na tregon origjinën e tij kur thotë se “Kur Leoni ishte perandor në Bizant, 3 fshatarë të rinj ilirë Zimarhu, Ditivisti dhe Justini nga Bedriana, mbasi luftuan për një kohë të gjatë në atdheun e tyre me vështirësitë e varfërisë, duke dashur të shpëtonin prej tyre, vendosën të hynin në shërbim ushtarak. Ata u drejtuan në këmbë dhe arritën në Bizant me torba në krahë në të cilat kishin futur nga shtëpia vetëm bukë thatë. Ata u pranuan në ushtri dhe perandori i zgjodhi për roje të oborrit se kishin një trup të mrekullueshëm”. Pasi u fut në ushtri, Justini u bë komandant i Gardës perandorake, dhe me zgjedhjen e ushtrisë e miratimin e popullit e Senatit u bë perandor. Kështu, nga një fshatar me një copë bukë
thatë në torbë u bë perandor i fuqisë më të madhe ushtarake të botës së atëhershme. Justini nuk dinte shkrim e lexim, por u kujdes shumë që nipi i tij, Justiniani, të merrte të gjithë arsimimin e nevojshëm, dhe e afroi në pushtet sa qe vetë gjallë.
Justini uli tensionin midis kishës së lindjes dhe të perëndimit duke hyrë edhe vetë në negociata. Në përgjithësi ishte tolerant për çështjet e fesë, pavarësisht se në perandori kishte shpërthyer një konflikt i madh fetar.
Justiniani I i Madh
Justiniani ishte nip i Justinit të I dhe lindi në Bedriana në Dardani. Vendit të cilin e rriti ai ia shpërbleu si asnjë perandor Ilir më përpara. Kështu, ndërtoi qytetin e tij të lindjes dhe e rrethoi me mure të larta me qëllim që të mos prekej nga dyndjet barbare. Me shpenzimet e veta ndërtoi një ujësjellës madhështor në qytet që të kishte ujë në të gjitha stinët. Për atdheun nga vinte ndërtoi 157 kështjella që nga Danubi në Epir me qëllim që të siguronte këto territore nga dyndjet e popullsive të ndryshme që kishin filluar prej shekujsh. Është meritë e tij që një pjesë e madhe e territorit shqiptar shpëtoi nga dyndjet sllave.
Justiniani u martua me Teodorën, një femër e shthurur që kishte nisur jetën si artiste, por
që kur njohu Justinianin, ktheu rrugë, pasi u dashurua me të dhe filloi t’i përkushtohej perandorit dhe Zotit. Gruaja ishte partneria e tij në politikë, dhe një nga këshilltaret më të zonja që do ta shpëtonte atë në disa raste, madje edhe kur rrezikoi fronin.
Ëndrra e Justinianit në politikën e jashtme ishte që të ribënte edhe njëherë Perandorinë Romake, dhe kësaj ëndrre i dedikoi pjesën më të madhe të jetës së tij. Ai kishte disa komandantë të zotë si Belisari dhe Naseri të cilët ndërmorën fushata ushtarake për të pushtuar territoret që kishte projektuar Justiniani. Kështu brenda një kohe të shkurtër ai pushtoi mbretërine vandalëve në Afrikën veriore, Siçilinë, Napolin, Ravenën. Në Itali luftoi kundër ostrogotëve dhe kapi mbretin e tyre rob, ashtu si edhe mbretin e vandalëve. Pushtoi pjesën jug-lindore të gadishullit Iberik duke shkatërruar dhe aty mbretërinë gjermane. Por ndërkohë që ai ndërmerte fushata ushtarake në perëndim, barbarët sllavë
po shkelnin tokat më të mira të perandorisë ato të Ilirisë, dhe pasi bënë një shekull fushata grabitëse tashmë, donin që të vendoseshin në këtë vend patjetër.
Ai nuk i pranoi t’i vendoste në Iliri, por në shekullin e VII perandori Herakël i vendosi sllavët në territoret ilire, në Kroaci dhe Slloveninë e sotme, pasi fiset me origjinë turke të quajtura bullgare, kishin hyrë në pjesën lindore të Ilirisë me forcë, më vonë erdhën edhe serbët që u vendosën në Danub në veri të Dardanisë. Enciklopedia Ruse e vitit 1954 pasqyron kufijtë e mbretërisë së Serbisë në fillim të shekullit të XIX, të cilat shtriheshin në veri të Nishit vetëm në Beogradin e sotëm dhe po aty pasqyrohet zgjerimi i Serbisë në kurriz të tokave etnike shqiptare. Nga njerëz që mezi nxirrnin kokën nga pylli,
dalëngadalë sllavët u bënë zotër të pjesës më të madhe të Ilirisë duke e futur vendin në një periudhë errësire mesjetare dhe varfërie.
Justiniani, për të mos pasur probleme me perandorinë perse, nënshkroi me të një
marrëveshje paqeje për 50 vjet. Në vitin 532, ai shtypi kryengritjen e Nikes, që ishte një luftë midis të kaltërve e të gjelbërve për çështje fetare, që lidheshin me pikëpamjet që
kishte njëra palë për Zotin dhe tjetra. Justiniani, nuk mbajti nga asnjëra palë, gjë që e çoi në konflikt me të dyja palët, të cilat u bashkuan kundër tij. Ata shpallën perandor një ilir
tjetër, nipin e Anastasit, dhe Justiniani u bë gati të largohej nga froni, por nuk e la Teodora dhe kështu me ushtri e diplomaci arriti ta shtypë rebelimin, dhe të forcojë pushtetin e vet. Ai ndaloi shitblerjen e posteve në administratë, dhe kreu një reformë administrative që e centralizonte pushtetin dhe e vinte nën kontrollin e tij. Në provinca ndau pushtetin civil nga ai ushtarak me qëllim që administratorët e tyre të mos kishin në dorë gjithçka dhe të
bëheshin konkurentë për fronin perandorak me forcën e armëve. Rriti tregtinë duke hapur një rrugë të re për në Kinë që shmangte territoret e perandorisë perse, madje ai dërgoi agjentë në Kinë, të cilët e vodhën krimin e mëndafshit, pasi kinezët nuk ua jepnin, dhe ngriti një industri të madhe mëndafshi në Konstandinopojë dhe qytete të tjera.
Justianini ishte iniciatori i një kodifikimi të madh të së drejtës romake duke parë se ajo nuk po i përshtatej më marrëdhënieve të reja që ishin krijuar. Në fakt, e drejta romake ishte një
e drejtë skllavopronare, por në kushtet e krishterimit skllevërit po liroheshin dhe filloi një lloj i ri skllavërimi që quhej kolonat e më pas feudalizëm. Kështu kur marrëdhëniet ekonomike kishin ndryshuar, duhej ndryshuar dhe ligji që rregullonte këto marrëdhënie. Në fakt, ishin bërë shumë ligje sepse çdo perandor nxirrte urdhëresat e tij, duke e bërë drejtësinë shumë konfuze, kështu që lindte nevoja e kryerjes së një seleksionimi të së drejtës për ta bërë atë sa më praktike. Për këtë ai ngarkoi një grup juristësh, të cilët
kodifikuan të drejtën duke nxjerrë Corpus Juris Civilis, pra kodin e së drejtës civile. Pas një pune trivjeçare u bë një përmbledhje e çështjeve të së drejtës romake e quajtur Diageste, që ishte një përmbledhje e shkrimeve të juristëve të vjetër romakë. Për ta studiuar studentët këtë të drejtë në shkollë u krijuan Institucionet. Ligjet që nxori vetë Justiniani gjatë qeverisjes së tij u quajtën Novela dhe ishin të vetmet në gjuhën greke. Kështu e drejta Skllavopronare iu përshtat një shoqërire të re. Ky kodifikim u ndikua nga idetë e reja të barazisë para ligjit, megjithatë kjo e drejtë i shërbente klasës së lartë, dhe perandori kishte një pushtet të pakufizuar mbi shtetin dhe shtetasit e tij pra ai ishte mbi çdo gjë. Kjo do të ishte dhe filozofia e mbretërve feudalë të mëvonshëm.
Ai ishte armik i paganizmit grek, dhe në vitin 529 mbylli Akademinë e Athinës ku predikohej akoma feja pagane. Në fakt, me grekët, perandorët e Bizantit janë sjellë shumë keq, sepse ata qenë popullsia e fundit e perandorisë që u kristianizuan ngaqë kishin pasur një traditë të fortë pagane dhe një numër të madh perëndish që s’ishte e lehtë t’i shkulje nga mendjet e njerëzve. Ai e mbrojti kishën e krishterë dhe i dhuroi prona të shumta. Ndërtoi kisha e manastire, ku mbi të gjitha dallonte kisha e Shën Sofisë në Konstandinopol, një vepër arti e klasit të parë që u kthye në xhami, e sot është muze. Kjo kishë apo xhami është ndërtuar në kodër në një sipërfaqe të madhe përballë detit, dhe qëndron edhe sot madhështore si përpara 1400 vjetësh.
Edhe pse kisha kishte Patriarkanën, ai qëndronte në krye të saj duke marrë pjesë në çdo konsil dhe kështu lidhi pushtetin fetar me atë civil. Ai ishte autoriteti më i lartë i kishës së lindjes, dhe as para tij dhe as më pas nuk pati perandorë që ndikuan aq shumë te kisha. Që ta kishte mirë me Papatin ai duhet të dënonte të gjithë kundërshtarët fetarë të tij, që ishin rrymat fetare të lindjes, të cilat kundërshtonin doktrinën zyrtare të kishës si e
pambështetur në Bibël, pra që mbështetej në fjalët e njerëzve të shenjtë, dhe jo në fjalët e Zotit. Megjithë masat që mori, ai kurrë nuk i mposhti dot këto rryma. Duke qenë se nuk ia dilte dot as me papën dhe as me rebelët fetarë në perandori, e mbante mirë herë me njërën palë e herë me tjetrën duke i kërcënuar kur ishte e nevojshme. Periudha e qeverisjes së Justinianit ishte periudha e fundit e lavdishme e Perandorisë Romake, se pas tij do të fillonte një periudhë e re në historinë e perandorisë. Ai ishte një nga perandorët më të mëdhenj të Bizantit, sepse i dha perandorisë edhe njëherë, për herë të fundit, territoret e perëndimit deri në Spanjë. Justiniani ishte iniciatori i kodifikimit të së drejtës romake, që sot është baza e kodeve civile e sistemit civil low në Europë dhe kudo në botë.
Justini II 563-578
Pas vdekjes së Justinianit pushtetin e mori nipi i tij Justini, po ilir. Në kohën e qeverisjes së tij gjendja në vend u përkeqësua nga armiqtë e brendshëm e të jashtëm. Kështu, ai prishi marrëveshjen që kishte bërë Justiniani me persët për 50 vjet dhe nuk pranoi t’u paguante tributin vjetor. Lufta midis tyre u zhvillua për Armeninë për të cilën kishin pretendime të dy palët.
Tiber Konstandini 578-582
Gjatë qeverisjes së tij vazhdoi luftën me Persët për të ruajtur integritetin e perandorisë. Ai ishte një njeri shumë bujar dhe u kujdes për popullin e perandorisë. Kështu uli taksat dhe shpenzoi shuma të mëdha nga buxheti duke e shterur atë. Ai njihej si një perandor i mirë, dhe kur vdiq populli u hidhërua shumë.
Mauricio 582-602
Maurici ishte një nga perandorët më të mëdhenj të Bizantit. Ai erdhi në fron pas vdekjes së Tiber Konstandinit dhe duhet të ketë qenë nga e njëjta dinasti ilire ose i afërm i tyre sepse nuk ka ndonjë reprezalje për të marrë pushtetin me forcë. Derisa perandorët filluan t’i
linin trashëgimin djemve ose të afërmeve të tyre pa dyshim që ai ka qenë një nga të afërmit e perandorit paraardhës, sepse e mori pushtetin me qetësi të madhe, pasi kur
ndërroheshin dinastitë perandorake bëheshin luftra disavjeçare, ashtu siç ndodhi me
Mauricion më pas, që i rrëmbehet froni me luftë nga një gjeneral i quajtur Foka. Gjatë sundimit të tij arriti të bënte paqe me Persinë dhe i shkëputi asaj një pjesë të Armenisë, e cila kishte një pozitë gjoegrafike të favorshme për rrugët tregtare në lindje. Krijoi Egzarkatin e Ravenës në Itali, dhe të Kartagjenës, të cilat ishin pushtuar gjatë Justinianit. Ai uli taksat dhe kjo e afroi me popullsinë e vendit. Në testament i la njërit djalë Ravenën, dhe tjetrit Konstandinopolin, por në atë kohë, një gjeneral i ushtrisë së Danubit, gjysëm barbar, i quajtur Foka, organizoi një kryengritje kundër tij dhe e rrëzoi nga froni. Foka vrau të pesë djemtë në sy të Mauricios, dhe pastaj atë vetë, kështu mori fund dhe sundimi i kësaj dinastie ilire.
Perandorët ilir të Bizantit qeverisën që nga viti 491 deri në vitin 602, pra për 111 vjet. Ata u dalluan për aftësitë e tyre ushtarake dhe politike në drejtimin e shtetit, duke i rikthyer lavdinë Romës, dhe Bizantit. Me këta perandorë Bizanti arriti kulmin e zgjerimit të tij, sidomos me Justinianin. Përveçse burra të zotë, ata qenë dhe njerëz që kontribuan në qytetërimin botëror me veprat e artit që ndërtuan.
A ka pasur perandorë të tjerë Bizanti me origjinë ilire?
Me dyndjet barbare filloi një epokë e errët për gjithë historinë e gadishullit Ilirik pasi ai u kthye në fushë lufte dhe dyndjeje në masë të popullsive të stepave, të cilët dalëngadalë u bënë zotë të tokës së ilirëve. Kjo errësirë ishte e gjithanshme, si në jetën ekonomike dhe atë politike e kulturore, dhe nuk ka historianë që të kenë shkruar në këtë kohë për këtë rajon dhe për popujt e tij. Në fakt, duke qenë se pushteti në Bizant merrej me meritë, pra, ushtarakët më të zotë dilnin në drejtimin e perandorisë dhe deri në kohën kur flitet për gadishullin Ilirik, kemi pothuajse vetëm perandorë ilirë, patjetër që ka pasur perandorë të tjerë sepse elementi Ilir dhe klasa aristokrate ushtarake Ilire në Bizant, ishte tepër e fortë. Dinastitë e Maqedonasve, Komnenëve, Dukasëve, Paleologëve dhe Katakuzhinëve. Meqë në Bizant gjuha greke ishte gjuhë zyrtare ashtu si latinishtja në perëndim, të cilat ishin gjuhë të kishave, disa studiues e quajnë Bizantin perandori greke. Kjo është e
barabartë me atë, se meqë sot gjuha angleze është gjuhë ndërkombëtare, atëherë e gjithë bota ka qeveritarë anglezë dhe popujt e kulturës angleze. Pra, të thuash se Bizanti ishte perandori greke, është e njëjta gjë sikur të thuash se sot bota ka popuj dhe drejtues anglezë dhe është angleze.
Në revistën Monument të 2003 jepet një e dhënë tepër e rëndësishme. Në një mbishkrim të gjetur në Ravena që ka lidhje me peshkopin Felix, i cili i përkiste periudhës kur perandor ishte Filippicus 711-713 shkruhet: “Post mortem vero Justiniani levaverunt super se Pelasgi novum imperatorem (Felix-Ravenna, 1974, Bovini, p.212) që do të thotë se pas vdekjes së vërtetë të Justinianit (II) vendoset perandori i ri pellazg. Pra, autori e ka quajtur Filippicusin që qeverisi në 711-713 si pellazg, pra ilir që do të thotë se Bizanti vazhdon ende të qeveriset nga ilirët të cilët njihen nga romakët ende me emrin pellazgë, fakt që dëshmon edhe njëherë se ilirët ishin vetë pellazgët.
Në Bizant njihet një dinasti që quhet si dinastia maqedonase, e cila qeverisi nga viti 867 deri në shekullin XI. Këta maqedonas nuk quhen as sllavë e as grekë por thjesht me emrin Maqedonas. Çfarë etniciteti kanë pasur? Po të kihet parasysh se në vitin 1912, ¾ e Maqedonisë etnike pellazgo-ilire e Aleksandrit dhe e Filipit, ishte e banuar nga shqiptarët mundet që kjo dinasti të ketë qenë nga familje feudale shqiptare.
Në shekullin XI në pushtet erdhi një perandor Bizantin i quajtur Roman Argjir. Aristidh Kola te libri “Arvanitët dhe prejardhja e grekëve” kur flet për disa familje shqiptare në shtetin grek, Argjirët i quan shqiptarë, por edhe po të shikosh edhe etimologjinë e mbiemrit është shqip Ar-gjiri. Kur flitet për Komnenët, Paleologët, thuhet se ata nuk ishin grekë, as sllavë por ishin të një kombësie tjetër. Cila ishte kjo kombësi tjetër kur dihet që ata kishin marrëdhënie të mira me shqiptarët?!
Në vitin 1056, në pushtet në Bizant vjen Isak Komneni nga aristokracia provinciale. Familjet feudale shqiptare kishin marrëdhënie me Komnenët dhe lidhje gjaku si Arianitët. Aristidh Kola jep disa fakte që qartësojnë disi origjinën e burrave të këtyre dinastive.
1 – Ai thotë se familja Vrionase ka pretenduar se është pasardhëse e Paleologëve sepse emri i tyre i vjetër ka qenë paleolog.
2 – Paleologët dhe Kataguzhinët me dekrete të posaçme thirrën shqiptarët që të vendosen në grupe prej mijëra vetësh në Peloponez. Çfarë i lidhte me shqiptarët që t’i merrnin me dekrete të posaçme dhe pse nuk e bënë për ndonjë etni tjetër?
3 – Konstandin Paleologu e çliroi Morenë me ushtri arbëreshe.
4 – Paleologët ishin perandorët që vendosën shqiponjën simbolin e shqiptarëve në flamurin e shtetit të tyre, dhe po të shikosh flamurin e Bizantit në atë kohë me flamurin e Skënderbeut nuk ka asnjë ndryshim. Pse do e vendosnin këtë simbol po qe se nuk do ta kishin në kulturën e traditën
e tyre? Të njëjtën gjë bënë edhe perandorët ilirë të Romës të cilët, kur erdhën në pushtet, vendosën shqiponjën, të njëjtën gjë bëri Napolon Bonaparti kur erdhi në pushtet. Çfarë tregon kjo?
5 – Në 1358 prijësi shqiptar Karl Topia i ngriti arbëreshët në një kryengritje kundër Niqifor Angjelos, sepse ky ndau gruan që të martohej me të motrën e së vesë së Stefan Dushanit. Pse do ngriheshin në kryengritje pikërisht arbëreshët dhe jo grekët. Këtu nuk bëhej fjalë për fenë pasi të gjithë ishin ortodoksë, por bëhej fjalë për kombësinë sepse arbëreshëve
nuk u ka pëlqyer që një arbëresh të lërë gruan arbëreshe për të marrë një sllave. Kjo do të
thotë se në kundërshtim me çfarë thuhet te Shqiptarët, ka ekzistuar ndërgjegjja kombëtare, por shqiptarët e kanë përdorur për të tjerët.
6 – Kur ra Konstandinopoja dhe Paleologët po dorëzonin armët në Peloponez, arbëreshët, me Pjetër Bue Shpatën, u ngritën të ndalojnë këtë veprim të perandorit të tyre. Pse pikërisht arbëreshët dhe jo ndonjë komb tjetër? Sepse arbëreshët e kishin idenë e kombësisë më të zhvilluar se fqinjët, dhe ata i dolën në mbrojtje perandorit të etnisë së tyre. Shqiptarët duke qenë se i kanë qeverisur vetë perandoritë e mëdha, i kanë parë ato si shtete tërësisht të tyre.
7 – Në kohën që Konstandinopoli ra dhe paleologët po bëheshin gati që të dorëzoheshin, arvanitët shpallën perandor Manuil Kadakuzhinin njëlloj siç bënte ushtria ilire me shekuj, që shpallte vetë perandorët që qeverisën Romën. Pse peranor Kataguzhinin dhe jo ndonjë tjetër?
Si konkluzion:
Perandorët që qeverisën Bizantin nga shekulli IX deri në shekullin XV, ishin nga Ballkani dhe jo nga territore të tjera të perandorisë. Sipas burimeve historike nuk ishin as grek dhe as sllavë madje, ka të dhëna që ata i urrenin shumë sllavët. Atëherë, çfarë ishin nga etniciteti? Sigurisht që kanë qenë shqiptarë, se vetëm tokat e shqiptarëve mbetën nën perandorinë Bizantine nga tokat e Ballkanit dhe fisnikëria feudale shqiptare e bënte karrierën e saj politike- ushtarake natyrisht te shteti i asaj, që në këtë rast ishte perandoria Bizantine. Pra, fisnikëria feudale shqiptare e shikonte pushtetin Bizantin si pushtet të shtetit të saj, prandaj dhe shqiptarët u shkëputën vonë nga Bizanti dhe perandoria Osmane, se kjo fisnikëri i drejtonte dhe qeveriste vetë këto perandori.
Jan Klod Feveriali një njohës i mirë i historisë së mesjetës të Ballkanit tek libri “Historia më
e vjetër e Shqipërisë” thotë gjithashtu se edhe mbreti i bullgarëve, Samueli ishte gjysëm
shqiptar dhe gjysëm vlleh”. Pra, ka të dhëna që shqiptarët vazhdonin të qeverisnin Ballkanin, ashtu siç kishin bërë prej shekujsh. Megjithëse të dhënat për këtë periudhën historike janë të pakta, mendoj se në bibliotekat e Vatikanit dhe në ato mesjetare të Bizantit, ka të dhëna që mund të dalin në dritë më vonë.


Gjergj Kastrioti, Skënderbeu 1405-1468


Gjergj Kastrioti lindi në vitin 1405 në Krujë nga babai Gjon Kastrioti dhe nga nëna Vojsava, që ishte me origjinë nga Pollogu i Maqedonisë. Gjoni e Vojsava patën disa fëmijë, kështu ata patën katër djem, Reposhin, Stanishan, Konstandinin, Gjergjin dhe pesë vajza Marinë
që u martua me Stefan Crnojeviçin, princin e Malit të Zi; Jellën që u martua me Pal Stres
Balshën, Angjelinën që u martua me Vlad Golem Arianitin, vëllanë e Gjergj Arianitit nga ku Skënderbeu mori për grua Donikën me të cilin pati djalin Gjonin dhe vajzën Vojsavën; Vllajkën me Gjin Muzakën dhe Mamicën me Muzak Topinë.
Ka mendime të shumta mbi origjinën e familjes së Kastriotëve. Disa thonë se janë me origjinë nga Dibra, disa nga Mati e disa nga Kosova. Me pushtimin e pjesshëm të tokave shqiptare nga Turqit, Gjon Kastrioti hyri nën vasalitetin e sulltanit dhe i dorëzoi atij të katër djemtë peng. Gjergj Kastrioti u rrit në oborrin e sulltanit dhe u dallua si një strateg ushtarak i zoti, që kishte marrë titullin bej. Sulltani i dha titullin Aleksandër, pra, Skënderbej për shkak se, si thuhet, ai luftonte si gjyshi i tij Aleksandër.
Skënderbeu, pas betejës së Nishit u kthye në Krujë, ku me një ferman të rremë mori në dorë qytetin, dhe ngriti flamurin e Kastriotëve që u bë simboli kombëtar i shqiptarëve. Nën udhëheqjen e Skënderbeut u mblodh në mars të 1444 Kuvendi i Lezhës, që themeloi Lidhjen e Princërve Shqiptarë. Kuvendi zgjodhi Skënderbeun si kryekomandant të ushtrisë së përbashkët. Qëllimi i Skënderbeut ishte që të bashkonte prijësit shqiptarë në luftë kundër osmanëve, dhe deri diku ia arriti.
Ai ngriti një ushtri të fortë, e cila u përball me ushtrinë më të madhe të kohës, siç ishte ushtria e perandorisë osmane, dhe arriti ta mundte atë. Skënderbeu me atë ushtri turpëroi dy sulltanë, dhe arriti që 25 vjet rresht të fitonte dhe të mbante të lira trojet shqiptare. Skënderbeu pati meritën që arriti të mundte ushtrinë më të madhe të kohës me një numër të vogël burrash shqiptarë, dhe kjo falë talentit të tij ushtarak, dhe për këtë ka hyrë në plejadën e strategëve ushtarakë më të mëdhenj të njerëzimit. Ai ka ndjekur të njëjtën teknikë ushtarake të gjyshërve të tij, Aleksandrit të Maqedonisë, dhe Pirros.Vepra e tij dhe sakrificat e popullit shqiptar kanë meritën që Evropa nuk ra nën pushtimin osman, sepse qëndresa e tyre u bë pengesë për përparimin e ushtrisë turke në perëndim. Një meritë të madhe në luftën e shqiptarëve kundër osmanëve ka edhe Gjergj Arianiti, të cilin historianët e vlerësojnë si heroin e dytë
Evropa, në një farë mënyre, ia dedikon shqiptarëve qytetërimin kristian që ka, sepse ishte dardani Konstandini i Madh që shpalli lirinë e predikimit të fesë së krishterë, dhe qe një tjetër shqiptar, Skënderbeu, ai që e mbrojti kristianizmin e Evropës. Gjergj Kastrioti vdiq në 1468.
Sot për etnicitetin e Skënderbeut kanë hyrë në garë disa nga fqinjët tanë me pretendimin absurd dhe qesharak se ai ishte ortodoks. Është fatkeqësi që edhe pse kemi arritur në shekullin e XXI, disa nuk mund të shkëputen nga pikpamje mesjetare, duke ngatërruar fenë me kombësinë. Nëse Skënderbeu ishte grek apo serb sepse, ishte ortodoks atëherë të gjithë shqiptarët e asaj kohe ishin greko-serbë pasi pjesa më e madhe e tyre ishte e besimit ortodoks. Një gjë duhet të dinë ata që pretendojnë se për çdo gjë mund të jenë dalluar, por veçse
për burra që bëjnë luftë, që qeverisin, dhe krijojnë perandori, kategorikisht jo, në gadishullin tonë ky ka qenë ekskluziviteti i shqiptarëve.
Albo
Albo
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 186
Points : 294
Reputacioni : 20
Medalje2 Medalje3

Albanët me famë në mijëvjeçarë (Nga Troja e lashtë deri në ditët tona)    Empty Re: Albanët me famë në mijëvjeçarë (Nga Troja e lashtë deri në ditët tona)

13th February 2016, 09:41
KRYEMINISTRAT SHQIPTARË TË PERANDORISË OSMANE


Trojet shqiptare, pas vdekjes së Skënderbeut, ranë tërësisht nën pushtimin osman, me përjashtim të disa zonave autonome në bregdet dhe malësi dhe viti 1506 njihet si viti i këtij pushtimi tërësor.
Ashtu si në Romë edhe në Bizant, regjimi ushtarak u jepte mundësi ushtarakëve më të zotë
të qeverisnin perandorinë. Shqiptarët, ashtu si në perandoritë e tjera, janë dalluar për forcën e krahut dhe të mendjes, edhe në perandorinë osmane. Ata e qeverisën me shekuj, duke i dhënë asaj një pushtet të fortë dhe lavdi. Pa frikë mund të themi se perandorinë osmane e krijuan shqiptarët sepse ata pushtuan të gjitha territoret që hynë nën perandori, dhe i qeverisën ato gjatë gjithë ekzistencës së saj. Ka një numër të madh kryeministrash dhe strategësh të perandorisë. Si kryeministrat e parë me origjinë shqiptare flitet se kanë qenë Bajazit Pasha dhe Isak Pasha, por të dhënat më të sakta janë për Gjedik Ahmet Pashën.
1 – Gjedik Ahmet Pasha
Kryeministër i perandorisë me origjinë shqiptare. Ai ka qenë kryeministër në vitet 1475-
1479. Gjatë kohës së qeverisjes së tij me anë të flotës ushtarake, arriti të pushtojë pjesën më të madhe të Krimes, e cila bllokoi rrugën tregtare të Evropës për në lindje. Arriti që të fitojë luftën kundër Venedikut, duke i imponuar një marrëveshje paqeje të favorshme, sipas së cilës Venediku do u
kalonte osmanëve të gjitha ishujt e Egjeut, përveç Kretës dhe Korfuzit dhe do i paguante tribute vjetore perandorisë. Në 1478 ushtritë osmane ndërmorën ekspedita plaçkitëse në territoret austriake. Ai nuk pranoi të merrte pjesë në pushtimin e Shkodrës, dhe për këtë u shkarkua nga posti i kryeministrit. Kryeministrat kishin meritën për sukseset ushtarake, sepse ata ishin komandantë të operacioneve ushtarake dhe përgjigjeshin me kokë para sulltanit në rast dështimesh.
2 – Daut Pasha
Sipas Sami Frashërit, është me origjinë shqiptare, i marrë rob nga sulltani kur ishte fëmijë. Në saje të aftësive dhe talentit të tij të lindur, në kohën e sulltanit Mehmed II u bë bejlerbe i Rumelisë dhe Anadollit. Në vitin 1483, në kohën e Sulltan Bajazitit, duke qenë bejlerbe i Anadollit, kaloi në postin e kryeministrit dhe arriti të drejtojë me sukses punët e rëndësishme të shtetit osman. Në vitin 1496, u largua nga detyra, dhe pas dy vitesh vdiq.
3 – Haim Ahmet Pasha
Kryeministër me origjinë shqiptare nga vitet 1496-1514. Gjatë qeverisjes së tij nënshtroi Hercegovinën dhe ndërmori disa ekspedita plaçkitëse në Hungari, Austri, Poloni. Edhe pse ishte vendosur paqja me Venedikun, ai ende mbante disa pika strategjike të cilat lakmoheshin nga osmanët, prandaj vazhduan luftimet, kryesisht në det.
Flota osmane korri një fitore historike në betejën e Leopantos në Korinth, kundër flotës
së Venedikut me të cilin ishte bashkuar Hungaria, Franca dhe Spanja, të bekuara nga
Papati. Fitorja mbi Venedikun nuk solli ndonjë plaçkë lufte të madhe, por vetëm u futi frikën evropianëve që të mos merreshin me osmanët, dhe nga ana tjetër, nxori superioritetin e flotës osmane kundër flotës perëndimore. Në këtë kohë, e gjithë Azia e vogël u përfshi në shtetin osman. Gjatë qeverisjes së tij filloi një luftë e gjatë me shahun e Iranit, sepse ai kishte pushtuar Irakun, Armeninë, Kurdistanin dhe kërkonte edhe Azinë e Vogël shtëpinë e osmanëve. Kjo luftë mori karakter fetar, sepse iranianët ishin shiit dhe turqit synit. Përfundimisht, Irani u mund në vitin 1514 aq sa Osmanët hynë në territoret e vetë shtetit të Iranit dhe morën një pjesë të madhe të arkës së shtetit. Ai arriti që gjatë qeverisjes së tij të mundte Venedikun fuqinë mesjetare detare, dhe pas kësaj edhe vetë Iranin, i cili kishte më tepër zotërime se sa osmanët. Përfundimisht, Azia e vogël, gjatë qeverisjes, së tij u bë e osmanëve, që do të ishte dhe qendra e kombit turk. Pra, shqiptarët pushtuan edhe territoret historike ku shtrihet sot kombi turk.
4 – Ahmet Pash Dukagjini
Ka qenë kryeministër për një periudhë të shkurtër kohe nga vitet 1514, deri në vitin 1515 dhe rrjedh nga familja e madhe e Dukagjinëve. Gjatë qeverisjes së Sulltan Selimit, ai ka qenë ushtarak i lartë me titullin gjeneral, dhe më pas ka qenë bejlerbe i Rumelisë, pra, qeveritar i Ballkanit, dhe më vonë u bë kryeministër. Dukagjini, gjatë kohës së qeverisjes së tij si qeveritar i Egjiptit, synoi pavarësinë e këtij vendi nga pushteti i Sulltanit. Ai u
rebelua kundër sulltanit, por u mund nga forcat ushtarake, dhe koka e tij e prerë iu dërgua sulltanit në Stamboll.
5 – Ibrahim Pasha
Ishte me origjinë nga Butrinti, por ka studiues që thonë nga Parga e Çamërisë, gjithsesi, ishte shqiptar. Gjatë një ekspedite ushtarake në trojet shqiptare sulltani e mori, dhe e rriti në pallatin e tij së bashku me të birin, Sulejmanin, i cili në 1520, bëhet sulltan, dhe shokun e tij të fëmijërisë e bën kryeministër. Pra, ai u rrit me sulltan Sulejmanin e ndritur që ishte një nga sulltanët më të mëdhenj të perandorisë, ndoshta më i madhi. Ai u edukua dhe mori arsimin e mjaftueshëm për të qenë një ushtarak dhe politikan i zoti. Ka qenë kryeministër nga vitet 1523-1536. Ai u martua me motrën e sulltanit, i cili i bëri një dasëm
madhështore. Si u bë kryeministër, drejtoi fushatat për pushtimin e Beogradit dhe Rodosit. Kështu, në vitin 1526 ai u vu në krye të një ushtrie prej 100.000 vetash, dhe u nis kundër Hungarisë. Në gusht të po atij viti u zhvillua beteja e Mohaçit ku Hungarezët u mundën dhe, pas kësaj, ushtria osmane mori Budën kryeqytetin e vendit. Kjo betjë, në të cilën mori pjesë dhe sulltan Sulejmani, ishte një betejë historike, sepse osmanët pas kësaj erdhën në kufijtë e Evropës qendrore dhe e kërcënonin seriozisht atë. Beteja e Mohaçit ishte një
nga betejat më të mëdha që kanë zhvilluar osmanët, por me komandant shqiptar. Po të kihet parasysh që Hungaria bëri një luftë 100-vjeçare, që nga 1444 kur kërkoi ndihmën e Skënderbeut, rëndësia e kësaj fitoreje është historike.
Në vitin 1529 ushtria osmane prej 250.000 ushtarësh, të komanduar nga Ibrahimi, në të
cilën merrte pjesë dhe vet sulltani, rrethoi Vjenën. Vjena u bombardua ashpër por nuk u dorëzua. Në dështimin e ushtrisë osmane, në marrjen e Vjenës, ndikoi negativisht i ftohti me të cilin nuk ishte mësuar ushtria osmane, pasi ajo vinte nga një zonë e ngrohtë. Në vitin
1532 ishte kryekomandant i një lufte tjetër me Austrinë por më tepër për territoret hungareze. Në
këtë luftë ai i shkaktoi disfatë Austrisë dhe arriti që përfundimisht të kthente Hungarinë në një provincë të perandorisë osmane. Në vitin 1534 arriti të pushtonte Azerbajaxhanin dhe zgjeroi më tej territoret e shtetit osman në lindje. Ibrahimi ka nënshkruar dhe Kapitulacionet me Francën, që shumë studiues i quajnë në disfavor të Turqisë përsa i përket ekonomisë, sepse tregtarët francezë ishin të privilegjuar në perandori, por nga ana tjetër kapitulacionet ishin një marrëveshje me Francën kundër armikut të përbashkët, Austrisë, të cilën donin ta sulmonin njëkohësisht. Kështu, e parë në kuadër të politikës së jashtme nuk ishte aspak
një marrëveshje e keqe, sepse bënte aleate një shtet perëndimor. Ai arriti të shtypte me armë të gjitha kryengritjet brenda vendit.
Në vitin 1536 vritet në pallatin e Sulltanit aty ku u rrit, por nuk dihet se kush e vrau dhe për çfarë, megjithëse shumë historianë thonë se u vra për xhelozi, ngaqë kishte arritur të kishte sukses. Nuk besoj të ketë pasur dorë sulltani në vrasjen e tij ashtu siç ndodhte rëndom tek osmanët, sepse ata ishin rritur bashkë që fëmijë, dhe një sulltan i madh si Sulejmani nuk mund të kishte shpirt kaq të vogël. Në histori mbetet një nga vezirët më të mëdhenj të njërit prej sulltanëve më të mëdhenj të perandorisë osmane. Ai ka meritën se arriti të pushtojë Hungarinë, e cila kishte 100 vjet që sfidonte osmanët, sulmoi Austrinë edhe pse s’e pushtoi me atë veprim tmerroi Evropën, pushtoi Azerbajxhanin, nënshkroi marrëveshje aleance me Francën etj.
6 – Ajaz Mehmet Pasha
Qe kryeministër në vitet 1536-1539 pas vdekjes së Ibrahimit. Ishte nga Vlora dhe kishte lindur në Vuno. Hyri në pallatin e Sulltanit me sistemin e devishermesë, që ishte marrja e fëmijëve të krishterë në moshë të vogël, dhe edukimi për shërbimin në ushtri ku më të mirët mbaheshin për shërbimin në pallatin e sulltanit. Në fillimet e karrierës së tij ka qenë
bejlerbej, pra qeveritar i Anadollit dhe i Damaskut. Shtypi kryengritjen e shqiptarit Ahmet Pasha, një funksionar i lartë i shtetit i rebeluar ndaj qeverisë qendrore. Mori pjesë në betejën e Mohaçit dhe të Rodosit krahas shqiptarit tjetër që ishte në atë kohë kryeministër Ibrahm Pashës. Në vitin 1536 u bë kryeministër, detyrë që e mbajti derisa vdiq në 1539. Gjatë qeverisjes së tij ai drejtoi fushatën ushtarake kundër Rumanisë dhe arriti të pushtojë Rumaninë e Mildavinë. Midis lumenjve Dniepër dhe Dniestër u krijua një sanxhak i ri me tokat e pushtuara.
Në vitin 1538 flota osmane mundi në Prevezë flotën e tre fuqive të perëndimit, atë të
Karlit të V Habsburg, të Venedikut dhe Papatit. Pas kësaj humbjeje Venediku u detyrua të lëshonte disa qytete në Dalmaci dhe të paguante një tribut vjetor të rëndë në favor të osmanëve. Ai mori pjesë në shtypjen e kryengritjes në vendlindjen e tij, Himarë, pasi ishte kryeministër e ndoshta nuk mund të bënte dot ndryshe se i priste kokën sulltani. Kryeministri Ajaz Ahmet Pasha ka meritën se pushtoi Rumaninë dhe Moldavinë si edhe mundi flotën detare evropiane.
7 – Lutfi Pasha
Qeverisi si kryeministër në vitet 1539-1541. Ishte me origjinë nga Vlora, nga ku osmanët e morën që të vogël. Ai u rrit në pallatin e sulltanit, ku mori të gjithë edukimin e nevojshëm politiko-ushtarak. Historianët e kohës kanë thënë se është “Shqiptar kokëfortë e inatçi Ai mori pjesë në rrethimin e Vjenës në vitin 1529 së bashku me ushtarakë të lartë shqiptarë, dhe kryeministrin po shqiptar. Ka qenë bejlerbe i Rumelisë, pra i Ballkanit. Ai ka marrë pjesë në betejën e Otrantos kundër italianëve, të cilët edhe u mundën. Pas vdekjes së kryeministrit, shqiptari Ajaz Mehmet Pasha, ai u bë kryeministër. Gjatë qeverisjes së tij, bëri paqe me Venedikun, që ishte tepër e favorshme për osmanët sepse ajo sillte territore, para dhe qetësi. Ai hyri në bisedime për paqe me Austrinë. Në luftë me arabët mori disa territore të Jemenit,
dhe arriti të dalë në detin e Kuq. Në vitin 1541 u tërhoq nga detyra me dëshirën e vet, por arsyet nuk dihen. Marrëdhëniet e tij me sulltanin qenë të mira, sepse ai ishte dhëndër te sulltani, pasi ishte martuar me motrën e tij.
8 – Rustem Pasha
Kryeministër i perandorisë me origjinë shqiptare, që qeverisi në vitet 1544-1552 dhe për herë të dytë, në vitet 1555-1560 pas vdekjes së Kara Ahmet Pashës, pra ai qeverisi perandorinë për 13 vjet. Ai arriti të fusë në perandori disa vise të Jemenit. Në qeverisjen e tij u pushtua Tripoli në Libi, pasi theu flotën spanjolle, që mbante një pjesë të madhe të Afrikës Veriore. Ai organizoi e drejtoi një luftë të dytë kundër shahut të Iranit në vitin
1548 e cila do të përfundonte me disfatë për Iranin dhe marrëveshjen e paqes do e nënshkruante një shqiptar tjetër, Kara Ahmet Pasha.
9 – Kara Ahmet Pasha
Atë e morën të vogël nga trojet shqiptare dhe e rritën në pallatin e sulltanit, ku mori dhe edukimin e nevojshëm për të qenë një qeveritar dhe ushtarak i zoti. Sulltani i dha të motrën për grua, ashtu siç bënin shpesh sulltanët me figura të mëdha e të forta të shtetit. Gjatë karrierës së tij ka qenë bejlerbej i Rumelisë, me këtë emër quheshin zotrimet osmane në Ballkan. Në 1526 mori pjesë në betejën e Mohaçit kundër Hungarisë. Gjatë kohës që ishte kryeministër, në vitet 1553-1555, u ngarkua të merrej vesh me shahun e Iranit dhe nënshkroi me të një marrëveshje paqeje, sipas së cilës Iraku mbeti nën sundimin osman, Gruzia dhe Armenia u ndanë më dysh, ndërsa Azerbajxhani kaloi nën sundimin e shahut të Iranit. Marrëveshja e paqes
ishte e favorshme se perandoria doli në gjirin Persik, pra ishte një tjetër shqiptar pas atij që e nxori perandorinë në detin e Kuq, që i dha gjirin Persik shtetit osman. Me flotën osmane u kryen edhe disa pushtime në Afrikën Veriore. Në 1555 i prenë kokën, edhe pse qe dhëndërr i sulltanit, arsyet se përse nuk dihen. Megjithëse qeverisi për një kohë të shkurtër ai arriti që t’i
japë perandorisë gjirin Persik dhe një pjesë të Afrikës Veriore.
10 – Semiz Ahmet Pasha
Ishte kryeministër me origjinë shqiptare gjatë viteve 1579-1580 pra, për një kohë të shkurtër, ku nuk janë shënuar shumë ngjarje të rëndësishme. Përpara se të bëhej kryeministër ishte bejlerbe i Rumelisë. Ai mori për grua të bijën e ish-kryeministrit Rustem Pasha.
11 – Koxha Sinan Pasha (1506-1596)
Ka qenë kryeministër i perandorisë 5 herë në vitet 1580-1582; 1584-1585; 1589-1591; në
1593; 1595-1596. Ka lindur në Topjanë të Lumës, pra ishte shqiptar dhe u rrit në pallatin e sulltanit. Gjatë karierës së tij ka shërbyer si qeveritar në Tripoli të Libisë dhe në Damask të Sirisë. Ai ka meritën që nënshtroi përfundimisht Jemenin të cilin pjesërisht e kishin nënshkruar dy shqiptarë të tjerë. Me pushtimin e Jemenit perandoria doli në detin Arabik. Në vitin 1580 drejto vetë fushatën ushtarake kundër Persisë dhe Hungarisë, edhe pse ishte në moshë të thyer. Ai mori pjesë edhe në një luftë tjetër kundër Austrisë, e cila përfundoi me marrëveshje paqeje, por pas vdekjes së tij. Vendlindjes së tij, Lumës, i lehtësoi taksat dhe detyrimet, gjithashtu ngriti në Kaçanik një kështjellë dhe një xhami.
12 – Ferad Pasha
Edhe ai si kryeministrat e tjerë shqiptarë u rrit në pallatin e sulltanit ku mori edukimin e nevojshëm. Gjatë karrierës së tij qeverisi Rumelinë, si bejlerbe. Qe kryeministër gjatë viteve
1591-1592 dhe në vitin 1595. Ka marrë pjesë në luftë kundër Austrisë e cila në këtë kohë zgjati disa vjet. Ai drejtoi luftën kundër Vllahisë, pas së cilës u pushua nga puna dhe u vra nga rivalët e tij po shqiptarë.
13 – Merre Husein Pasha
Ishte me origjinë shqiptare. Ka nisur karrierën si kuzhinier, dhe më vonë shërbeu si vali në Misir. Shërbeu si kryeministër në vitet 1601-1602, pra për një kohë të shkurtër. Ai quhej Merre, sepse për kundërshtarët e tij përdorte fjalën shqip merre, zhduke, kështu që i mbeti ky emër.
14 – Jemishxhi Hasan Pasha. Sipas Sami Frashërit është me origjinë shqiptare. (Sami
Frashëri... f.komp.45). Ka ngjitur shkallët e karrierës ushtarake dhe qeveritare në sajë të aftësive të tij. Në vitin 1602-1603, ishte kryeministër i perandorisë.
15 – Kujxhu Murat Pasha. Ka qenë me origjinë shqiptare. Ishte kryeministër gjatë viteve
1606-1611, pra për rreth 5 vjet. Gjatë qeverisjes së tij u nënshkrua amrrëveshja e paqes me Austrinë, me të cilën perandoria kishte disa vite që kishte rifilluar luftën. Në 1606 me Austrinë u nënshkrua një traktat paqeje 10 vjeçare, sipas së cilës, të dyja palët nuk patën përfitime territoriale. Austria i dha perandorisë një tribut vjetor prej 200 000 dukatësh ari dhe nga ana tjetër, osmanët njohën sundimtarin e Vjenës si perandor. Këto kushte nuk ishin të favorshme për osmanët, por shteti u detyrua, pasi në vend kishte plasur një kryengritje e madhe dhe nuk kishte se si të luftohej jashtë kur kishte probleme e anarki brenda vendit. Ai arriti që të shtypte kryengritjen e madhe brenda vendit, të quajtur si kryengritja
Xhelaliane. Kështu në një betejë në vitin 1608, kur kryeministri ishte 90 vjeç, arriti të shkatërrojë ushtrinë kryengritëse dhe të asgjësojë pjesën më të madhe të saj.
16 – Nasuh Pasha
Ishte shqiptar dhe qeverisi si kryeministër në vitet 1611-1614 vite gjatë të cilave mbretëroi një gjendje paqeje pa luftra të mëdha. Para se të bëhej kryeministër ka punuar si qeveritar i Halepit dhe i Bagdadit.
17 – Ohril Hysein Pasha
Ai lindi në zonën e Pogradecit, dhe vdiq në vitin 1622. U rrit në pallatin e sulltanit dhe më pas u bë komandant i jeniçerëve, dhe qeveritar i Rumelisë. Mori gradën vezir dhe shërbeu si kryeministër gjatë vitit 1621.
18 – Hasan Pasha.
Ai ishte me origjinë shqiptare. U mor i vogël dhe u edukua në oborrin e sulltanit. Në fillim ka qenë bejlerbej i Rumelisë, pastaj vezir i gradës së ulët deri sa u bë vezir i madh ose kryeministër në vitin 1624.
19 – Taban Mehmet Pasha
Ishte kryeministër me origjinë shqiptare i perandorisë në vitet 1631-1637, pra për 5 vjet. Vite që nuk patën ngjarje të mëdha. Pas detyrës u burgos dhe u ekzekutua, sepse kështu bënin shpesh sulltanët.
20 – Mustafa Pashë Kamekeshi
Lindi në Vlorë, dhe hyri në ushtrinë osmane me anë të sistemit të devishermes. Kushti i parë që të bëje karrierë në perandorinë osmane ishte që të bëheshe mysliman, kështu, duke qenë se shqiptarët nuk janë fanatikë fetarë, por përkundrazi, janë tepër tolerantë për fenë e tjetrit, nuk e patën problem të ndërrojnë fenë. Në fillim hyri në radhët e ushtrisë së jeniçerëve, dhe arriti deri në postin e komandantit të flotës ushtarake osmane. U dallua si kryekomandant në rrethimin e Irakut ku merrte pjesë dhe vetë Sulltan Murati IV, për suksesin e së cilës mori dhe titullin vezir i madh që ishte titulli më i lartë në hierarkinë e qeverisjes, dhe qeverisi vendin në vitet 1637-1644. Ai nuk ishte vetëm ushtarak i zoti, por edhe financier i zoti, sepse arriti të kryejë me sukses një reformë financiare me anë të së cilës nxori buxhetin e shtetit nga kriza. E vrau sulltani sepse ky donte të ndërmerrte një reformë administrative që nuk i pëlqeu, pasi binte ndesh me interesat e tij.
21 – Xhixhan Mehmet Pasha.
Me origjinë shqiptare nga i ati, ndërsa nga e ëma nga familja e sulltanit. Ai u rrit dhe u edukua në oborrin e sulltanit, dhe qeverisi në vitet 1644-1645. Karrierën e nisi si vali i Egjiptit, dhe më vonë i Damaskut. Gjatë kohës së qeverisjes së tij mori Kretën, të cilën e mbante ende Venediku. Marrja e Kretës ishte një fitore për perandorinë, sepse ajo kishte një pozitë gjeografike të mirë, dhe nga ana tjetër dëbohej përfundimisht Venediku nga Egjeu dhe Mesdheu lindor.
22 – Kara Mustafa Pasha
Me origjinë shqiptare, i lindur në Shqipëri. Ai shkoi në Stamboll si jeniçer dhe arriti të bëhej komandant i ushtrisë së jeniçerëve. Ka qenë dy herë kryeministër në vitet 1649-1650 dhe 1655. Gjatë detyrës si ministër i marinës, mundi flotën Venedikase.
23 – Tarhanxhu Mustafa Pasha
Ishte me origjinë nga Mati dhe qeverisi vendin në vitet 1652-1653. Karrierën e nisi si qeveritar i Egjiptit, dhe më vonë i Selanikut. Ishte kryeministër i parë që në kushtet e ndalimit
të fushatave dhe plaçkitjeve arriti të bëjë buxhetin e shtetit për të menaxhuar më mirë të ardhurat dhe shpenzimet. Ai ra viktimë e zgjuarsisë së vet, sepse askujt nuk i interesonte buxheti i shtetit, se të gjithë kërkonin të hanin sa të mundeshin, pra fenomeni i korrupsionit është aq i vjetër sa dhe profesioni më i vjetër në botë. Për të thuhej se ishte i pakorruptueshëm, dhe bënte detyrën si duhej, kështu që natyrisht s’do ta kishte të gjatë. Xhelozitë e kundërshtarëve bënë që
ai të pushohej nga puna dhe të ekzekutohej.
24 – Qypyrli Mehmet Pasha
Ishte shqiptar nga Berati, lindur në një familje të varfër dhe kishte punuar si kuzhinier i sulltanit. Ai nuk kishte arsim, madje, ishte analfabet, nuk dinte të shkruante dhe të lexonte. Por edhe pse i pashkolluar, kishte cilësi të tjera që e bënë kryeministër të
perandorisë në vitin 1656-1661, në moshën 75-vjeçare. Para se të bëhej kryeministër, kishte punuar si qeveritar i Damaskut, Jerusalemit dhe Tripolit. Ai e mori pushtetin duke i vendosur disa kushte sulltanit si; të zgjidhte vetë ndihmësit e bashkëpunëtorët e tij në qeverisje dhe të ishte i lirë në qeverisjen e vendit, gjë që s’e kishte bërë asnjë kryeministër deri në atë kohë. Vendi ishte futur në krizë, dhe ai arriti të balancojë buxhetin e shtetit duke vënë dorë në arkën e vakëfeve dhe të sulltanit. Forcoi disiplinën në ushtri e cila kishte filluar të çartej dhe të humbiste betejat, rriti efikasitetin e flotës ushtarake. Gjatë qeverisjes së tij mundi Venedikun, dhe drejtoi fushatën ushtarake në Poloni. Vendosi qetësinë në vend duke vrarë me mijëra vetë që nuk i bindeshin dhe midis tyre partirarkun ortodoks të Stambollit.
25 – Fazlli Ahmet Pasha Qypyrliu
Pas vdekjes së Mehmetit vendin e tij e zuri i biri Fazlliu, që qeverisi për një kohë prej 15 vjetësh nga 1661-1676. U edukua në Stamboll dhe ishte më pak i ashpër se sa i ati. Karrierën e filloi si vali i Damaskut dhe pastaj si kryeministër në një moshë të re 26- vjeçare. Në politikën e jashtme u mor me Austrinë, të cilën gjeneralët shqiptarë nuk e kishin thyer dot. Ai pushtoi kështjellat rreth Vjenës, dhe po përgatitej të pushtonte dhe vetë kryeqytetin Austriak, gjë që tmerroi Evropën. Me gjithë përpjekjet e mëdha nuk arriti të pushtojë Vjenën. Gjatë qeverisjes së tij pushtoi tërësisht Kretën, pasi shqiptari që e pushtoi për herë të parë kishte lënë disa kështjella pa pushtuar dhe në vitin 1666 ripushtoi Jemenin i cili ishte pushtuar më parë nga 2 kryeministra shqiptarë, por që nga 1635 ishte shkëputur nga perandoria. Vdiq në moshën 46-vjeçare, në vitin 1676 nga një sëmundje e pashërueshme.
26 – Fazlli Mustafa Pashë Qypyrliu
Ishte djalë i dytë i Mehmet Qypyrliut dhe ngjiti shkallët e karrierës shumë shpejt me ndihmën e të afërmve, por dhe me meritat e veta.
Në vitin 1690-1691 u emërua kryeministër në një kohë kur Austria, gjatë mungesës së shqiptarëve, në qeverisje, nga 1676 deri në 1690, pra për 14 vjet kishte mundur ushtrinë osmane në vitin 1683 dhe kishte marrë territore të mëdha në Ballkan. Në krye të një ushtrie mundi austriakët dhe rimori territoret në Danub, Nishin dhe Beogradin. Ai trajtoi shumë mirë të krishterët dhe popullsinë jomyslimane të perandorisë, ashtu siç kanë bërë historikisht shqiptarët.
27 – Ali Pashë Arabxhiu
Lindi në Ohër. Hyri në ushtri si jeniçer dhe përfundoi si komandant i jeniçerëve. Më vonë u bë komandant i rojeve në oborrin e sulltanit. Në vitin 1691 bëhet kryeministër deri në
1692. Sulltani nuk miratoi disa veprimtari politike të tij në drejtimin e shtetit, dhe për këtë arsye e ekzekutoi.
28 – Hysen Qypyrliu
Me origjinë nga familja e madhe e Qypyrlinjëve, kushëri i parë me bijtë e Mehmet Qypyrliut. Në fillim qe ministër i marinës, dhe pas mbrojtjes së Beogradit kundër austriakëve, u bë kryeministër në vitet 1697-1702.
29 – Dalltaban Mustafa Pasha
Ishte shqiptar i lindur në Manastir, i cili ngjiti shkallët e karrierës në sajë të aftësive të tij politiko-ushtarake. Nga jeniçer në komandant të jeniçerëve. Ai qeverisi në disa vilajete si në Bagdad, Bosnjë dhe Anadoll. Qeverisi vendin si kryeministër në vitet 1702-1703.
30 – Numan Pashë Qypyrliu
Me origjinë nga familja e qypyrlinjëve, ishte nipi i Mehmet Qypyrliut, dhe qeverisi shtetin në vitin 1710. Para se të bëhej kryeministër në vitin 1708 u martua me të bijën e sulltanit.
31 – Haxhi Halil Pashë Shqiptari
Ishte nga Shqipëria i lindur në Elbasan. Ai ngjiti shkallët e karrierës me mundim dhe punën e vet, duke kryer disa detyra si komandant ushtarak e qeveritar, deri sa në vitin
1716 u bë kryeministër.
32 – Ivaz Zade Halil Pasha u bë kryeministër në vitin 1770.
33 – Almedar Bajraktar Mustafa Pasha
Ishte shqiptar dhe mori detyrën e kryeministrit pasi hipi në fron sulltan Mahmut Hani II. Ka qenë një ushtarak dhe tregtar i zoti. Ka marrë pjesë në ekspeditën ushtarake kundër Rusisë. Ai ndihmoi Selimin III që të reformonte ushtrinë e pabindur të jeniçerëve dhe u bë kryeministër nga sulltan Mahmuti II.
34 – Memish Pasho i zgjuar ishte kryeministër në vitet 1808-1809.
35 – Gjirtili Mustafa Nail Pasha
Ishte me origjinë nga Kosturi, që sot grekët e quajnë Kastoria, dhe u bë kryeministër 3 herë me ndërprerje në 1853, 1854, 1857. Përpara se të bëhëj kryeministër ai qeverisi Kretën për disa vjet duke vendosur paqen dhe qetësinë atje. Ai qe ministër disa herë, derisa u bë kryeministër i perandorisë.
36 – Mehmet Ferit Pashë Vlora
Ishte kryeministër në vitet 1902-1908 dhe ka lindur në Janinë, pasi la postin e kryeministrit u bë kryetar senati dhe ministër i brendshëm.
37 – Mirsili Said Halim Pasha
Ishte nipi i Mehmetit të Kavallës. Ai u bë senator dhe më pas kryetar i Senatit në 1912, ministër i brendshëm, dhe kryeministër në vitet 1913-1917.
38 – Ahmet Izet Pasha
Me origjinë nga Manastiri, qe kryeministër në vitin 1918.
39 – Demat Ferit Pasha
Ishte kryeministri i fundit i perandorisë osmane në 1919-1920.


Shqiptarët qeverisën perandorinë osmane si kryeministra, për një periudhë prej afro 150 vjetësh. Kryeministrat shqiptarë i dhanë osmanëve Anadollin, Konstandinopojën, Irakun, Jemenin, Egjiptin, Algjerinë, Libinë, Arabinë, Sirinë, Hungarinë, Krimenë, Kretën etj. Pra, me punën dhe mendjen e shqiptarëve, u ngrit perandoria osmane. Ky është një fakt që pranohet nga vetë turqit dhe historianët që studiojnë këtë periudhë të historisë. Gjatë shekullit të 18-19, nuk ka pasur shumë shqiptarë në rangun e kryeministrit
dhe shihet që perandoria pati disfata të tmerrshme që vunë në pikëpyetje ekzistencën e saj. Po të mos ishte për disa shtete perëndimore të cilat donin ta mbanin për kundrapeshë ndaj Rusisë, patjetër që do të kishte rënë. këto 2 shekuj shqiptarët nuk ishin pa pushtet, por kishin fituar pavarësinë nga sulltani, dhe qeverisnin për llogari të vet në disa shtete, si në Arabi, Siri, Egjipt etj.

Albo
Albo
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 186
Points : 294
Reputacioni : 20
Medalje2 Medalje3

Albanët me famë në mijëvjeçarë (Nga Troja e lashtë deri në ditët tona)    Empty Re: Albanët me famë në mijëvjeçarë (Nga Troja e lashtë deri në ditët tona)

13th February 2016, 09:41
Dianstia e Mehmet Aliut në Egjipt.
Shqiptarët kanë qeverisur Egjiptin para vendosjes së Dianstisë së Mehmet Aliut nga vitet
1698-1798, pra për rreth 100 vjet.
Irakun nga vitet 1704 deri në vitin 1754, pra për rreth 50 vjet, dhe Arabinë Saudite nga vitet 1817-1841.


1 – Mehmet Aliu i Kavallës
Lindi në vitin 1768 në Kavallë, në atë kohë truall i populluar nga shqiptarë etnikë. Ai së bashku me 300 luftëtarë nga vendlindja e tij mori pjesë në betejën e Abu Kirit kundër Napolon Bonapartit. Pas largimit të francezëve nga Egjipti, u bë vali i vendit me dëshirën e popullsisë atje, dhe u njoh zyrtarisht nga sulltani në vitin 1805.
Anglia nuk donte që ai të ishte qeveritar i Egjiptit dhe i bëri presion Portës që ta hiqte, por paria e Egjiptit nuk e la të ikte vali, as në Arabi, e as në Selanik. Në vitin 1807 Anglia donte ta rrëzonte nga pushteti me luftë, meqë Porta se hoqi dot, por anglezët u thyen aq keq nga ushtria e Mehmet Aliut saqë kërkuan paqe.
Ai ndërrmori disa reforma në vend kështu: zhduku feudalët mamluk që ishin pengesë për zhvillimin e vendit, dhe nga ana tjetër bashkëpunonin me Anglinë fshehurazi që ta rrëzonin atë nga pushteti. Ai kreu disa reforma me karakter borgjez të cilat ende nuk ishin kryer në vendet ku lindi borgjezia, dhe revolucioni borgjez. Kështu kreu Reformën Agrare, me anën e së cilës ua mori tokat feudalëve dhe ua dha fshatarëve pa tokë. Çliroi popullsinë fshatare nga renta feudale e bujkrobëria shekullore. Ai zhvilloi industrinë moderne, e cila sapo kishte filluar të ngrihej dhe në vendet më të zhvilluara të kohës dhe krijoi një ushtri moderne me 250.000 ushtarë. Me këtë ushtri të madhe nuk synonte të mbante Egjiptin, por synon të bënte një shtet deri në lumenjtë Tigër dhe Eufrat. Ai i mori osmanëve Kretën dhe Sirinë dhe në 1832 vendosi të birin Ibrahim Pashën si qeveritar të këtyre territoreve.
Ibrahim Pasha e çoi më tej veprën e të atit, kështu në krye të ushtrisë së tij marshoi drejt Stambollit të cilit iu afrua 35 km e që me siguri do ta kishte marrë, po të mos ishin alarmuar fuqitë e mëdha të cilat e donin shtetin osman për interesat e tyre dhe e detyruan që të bënte paqe. Kjo paqe i ngriti vlerat kavallasve, kështu sipas saj Mehmet Aliut i
mbetej Egjipti, Sudani, Arabia, Kreta, Palestina, Siria, Kilikia në kufi me Anadollin. Pra një perandori më e madhe se sa ishte vetë perandoria osmane në këtë kohë.
Në vitin 1839 flota e Mehmet Aliut shkatërroi flotën osmane dhe e kishte në dorë sërish
Stambollin, por nuk e mori sepse nuk donte të hynte në luftë me të gjithë fuqitë ushtarake të botës që mbanin anën e sulltanit. Kështu, Rusia ëndërronte ditë e natë që të dilte në ngushticat e Dardaneleve dhe Bosforit, sepse ishte një gjigand i mbyllur pa dalje në det të ngrohtë. Nga ana tjetër, Anglia nuk donte që të rrëzohej perandoria osmane sepse e kishte si pengesë për interesat e Rusisë në Ballkan.
Në vitin 1839, Mehmet Aliu u njoh zyrtarisht nga porta e mundur si sundimtar i Egjiptit dhe Sirisë, por një gjë të tillë nuk e pranonte Anglia që e donte për vete Egjiptin, megjithatë, duke qenë se Mehmet Aliu e kishte mundur, u detyrua që përfundimisht ta njohë si sundimtar të Egjiptit.
Në vitin 1841, Egjipti u bë i pavarur dhe atë e qeverisën për më shumë se një shekull pasadhësit e Mehmet Aliut, i cili viziton Kavallën, vendlindjen e tij, në vitin 1846 dhe në vitin 1849 ndërroi jetë.
2 – Ibrahim Pasha
Në vitin 1817 ka qenë qeveritar i Mekës dhe me ushtrinë e tij pushtoi tërë Arabinë, e cila në këtë kohë u fut nën perandorinë që krijuan kavallasit, por jo për shumë kohë. Në vitin
1820, ai së bashku me të vëllanë Ismail Pashën pushtuan Sudanin, ku themeluan dhe kryeqytetin e tij të sotëm. Deri në vitin 1885 nën pushtetin e dinastisë shqiptare të Egjiptit ishin Ekuadori, Uganda, një pjesë e Somalisë, Etiopisë dhe Eritresë.
Ai u bë themelues i shtetit të pavarur Sirianë të cilin e qeverisi vet për disa vite me radhë. Ashtu si i ati në Egjipt zhvilloi bujqësinë, dhe industrinë dhe çka është më e rëndësishmja vendosi barazinë fetare, gjë që sot nuk e kanë as vendet më të zhvilluara e më të emancipuara, dhe jo më në atë kohë, gjë që tregon vitalitetin dhe tolerancën e mendjes shqiptare. Ai hapi një rrjetë shkollash në gjuhën vendase dhe ngjalli vetdijen kombëtare të Ejectionëve.
Ishte Ibrahim Pasha që i solli humbjen më të madhe perandorisë osmane në 7-8 shekuj histori, duke mbërritur në Stamboll në vitin 1839. Gjatë kohës së sundimit të tij në Siri ashtu si dhe në Egjipt u vendosën shumë shqiptarë, të cilëve iu dha tokë, aq shumë ishin sa që në Siri është regjistruar në 1844 një kryengritje shqiptare (pasi Sirinë e rimorën osmanët) sepse shqiptarët nuk donin t’i çonin djemtë e tyre ushtarë për llogari të osmanëve. Në dinastinë e Mehmet Aliut, krahas gjuhëve të tjera, është folur dhe shqip.
3 – Abas Pasha 1849-1853
Ishte djali i tretë i Mehmet Aliut, dhe qeverisi Egjiptin në vitet 1849-1853. Gjatë qeverisjes së tij me ndihmën e Anglezëve, ndërtoi hekurudhën Kajro-Aleksandri. Pati marrëdhënie të mira me Sulltanin, Francën, Anglinë. Vritet në rrethana misterioze prej njerëzve të oborrit.
4 – Mehmet Said Pasha 1853-1863
Ishte djali i dytë i Mehmet Aliut, dhe qeverisi në vitet 1853-1863. Gjatë sundimit të tij zgjeroi më tej territoret e pushtuara dhe dha leje për ndërtimin e kanalit të Suezit, që është një nga veprat më të mëdha njerëzore. Kanali i Suezit shkurtonte në mënyrë drastike rrugën për në vendet e lindjes.
5 – Ismail Pasha 1863-1875
Ishte djali i dytë i Ibrahim Pashës dhe nipi i Mehmet Aliut. Ai studioi në Francë dhe dëshironte ta bënte Kajron si Parisin, ndaj ndërmori një fushatë ndërtimesh moderne. U shpall nga sulltani si zëvendësmbret. Ai për herë të parë miratoi një kushtetutë dhe mblodhi parlamentin. Nën qeverisjen e tij përfundoi kanali i Suezit, në inaugurimin e të cilit morën pjesë zyrtarë nga e gjithë bota. Hoqi skllavërinë e cila praktikohej në masë në të gjithë botën e kohës. Ai ngjalli vetëdijen kombëtare, të Ejectionëve gjë që pasardhësve të tij do t’u kushtonte fronin.
6 – Mehmet Tefik Pasha 1875-1892
Gjatë kohës së qeverisjes së tij në Egjipt u rrit influenca e Anglisë, por dinastia shqiptare u la e qetë në pushtet. Edhe pse kishte lindur në Egjipt ai vazhdonte të përdorte shqipen në zyrën e tij dhe turqishten për dokumentat zyrtare.
7 – Haxhi Halim Abas Pasha 1892-1914
Hipi në fronin e Egjiptit në moshën 18-vjeçare. Ai njihet për ruajtjen dhe nxjerrjen në dritë të kulturës së vjetër egjiptiane, duke krijuar muzeun e parë arkeologjik, dhe financoi ekspedita gërmimi. U përpoq që të ngrinte lëvizjen kombëtare egjiptiane për pavarësinë nga Turqia, pasi formalisht Egjipti ishte nën sovranitetin turk. Anglezët nuk e kishin me sy të mirë dhe e zëvendësuan me xhaxhanë e tij, Hysen Qemalin.
8 – Hysen Qemal Pasha 1914-1917
ishte djali i dytë i Ismailit, të birit të Ibrahimit. Erdhi në pushtet me ndihmën e anglezëve, dhe sundoi për pak kohë. Edhe gjatë qeverisjes së tij pati përpjekje për pavarësi të plotë të Egjiptit nga shteti osman.
9 – Ahmet Fuat Pasha 1917-1934
Ishte djali i Ismailit dhe vëlla i Hysenit. Në vitin 1922 u shpall mbret i Egjiptit, pasi anglezët u larguan nga vendi i cili u shpall i pavarur. Ai u quajt monark me të drejta të plota, dhe kishte kopetenca të mëdha të cilat e ndihmuan të shpërndante parlamentin që e kishte futur në sherr me Anglinë.
10 – Mbreti Faruk 1936-1956
Ishte i biri i Fuatit. Ai i martoi të tre vajzat e tij me bejlerë shqiptarë, dhe strehoi për disa kohë Ahmet Zogun. Lëvizja nacionaliste në vend ishte rritur, dhe kjo falë shqiptarëve që sundonin atje, të cilët zgjuan ndërgjegjen kombëtare të vendasve që do të bëhej gur për kokën e tyre. Egjiptianët filluan ta shikonin mbretin e tyre si të huaj dhe dëshironin largimin e tij. Në fakt, në vend kishte akoma trupa britanikë, prezencën e të cilëve e kundërshtonin myslimanët fanatikë vendas si dhe ata të botës arabe, të cilët filluan sulmin ndaj këtyre forcave. Kjo acaroi gjendjen në vend dhe pati disa dorëheqje kryeministrash që shkaktuan krizë qeveritare. Kjo krizë e çoi vendin në anarki, sepse lufta mori karakter fetar të myslimanëve. Në fakt, shqiptarët se kanë ngatërruar kombësinë me fenë, dhe kjo është veti
vetëm e popujve të kulturuar, që fenë e shohin si një besim që nuk ka të bëjë me gjakun dhe etnicitetin e një kombi, por me mënyrën e të konceptuarit të Zotit dhe të besimit fetar, nga çdo individ. Mendimi që ka çdo njeri për Zotin, të formuar brenda ndërgjegjes së tij, nuk ka pse të ngatërrohet me kombësinë e cila ka të bëjë me gjakun, gjuhën dhe ndërgjegjen e të qenurit një etni. Kështu, mbreti shqiptar ra viktimë e luftës fetare, dhe u detyrua të abdikojë nga froni.
11 – Mbreti Fuati II 1952-53
Djali i Farukut qeverisi në vitin 1952-53. Ai nuk arriti të qeverisë gjatë, pasi lëvizja anti- monarkiste kishte arritur kulmin. Me një grusht ushtarak shteti, oficerët rrëzuan monarkinë, dhe shpallën republikën. Mbreti u largua në emigrim, dhe kështu mori fund dinastia mbretërore që themeloi Mehmet Aliu i Kavallës. Kjo dinasti e bëri Egjiptin shtet të pavarur, zgjoi ndërgjegjen kombëtare tek Egjiptianët, shpesh ngatërrohej me ndërgjegjen fetare. Kjo dinasti kreu disa ndërtime si, hekurudha, kanalin e Suezit, që është një nga kryeveprat botërore për nga rëndësia strategjike e cila i sjell Egjiptit fitime të mëdha sot. Pra, me një fjalë, Egjipti pa vepra të mira nga dinastia mbretërore shqiptare që e qeverisi atë me armë e diplomaci për 150 vjet duke i dhënë një kontribut të çmuar popullit egjiptian, për të cilën egjiptianët duhet t’u jenë mirënjohës shqiptarëve.


FIGURA TË TJERA TË SHQUARA SHQIPTARE NË LINDJE

Ballaban Pasha
Ishte një nga komandantët më të shquar të perandorisë osmane. Ai komandoi pushtimin e Konstandinopojës në vitin 1453. Ishte shqiptar i lindur në Mat dhe ishte marrë rob nga sulltani në moshë të vogël. Në vitin 1465 u dërgua në Shqipëri me 15 mijë kalorës dhe me 3 mijë ushtarë këmbësorë kundër Skënderbeut, ku fitoi në betejën në afërsi të Dibrës. Ai zuri rob Mojsiun, njërin nga shokët mtë të guximshëm të Skënderbeut dhe gjashtë persona të tjerë nga krerët e tij. Ballabani mori pjesë në rrethimin e Krujës ku edhe vdiq. Në historinë
e shqiptarëve njihet si tradhtar, sepse luftoi kundër Skënderbeut, por nga ana tjetër, ai mbetet në historinë botërore si komandanti që pushtoi qytetin e pathyeshëm, Konstandinopojën, të themeluar nga perandori ilir Konstandini i Madh. Një shqiptar e themeloi, dhe në 1453 ishte një shqiptar tjetër që e bëri qendrën e sulltanëve osmanë. Arkitekt Kasëm Agai ose (Mimar Kasëm)
Ka lindur në zonën e Tomorricës në Berat, dhe ka qenë një nga arkitektët më të mirë të perandorisë. Ka ndërtuar xhaminë e re të Stambollit. Ka projektuar dhe ndërtuar rreth 400 xhami të cilat kanë një strukturë arkitekturore të përkryer, madje dhe sot një pjesë e tyre mund të konsdierohen si kryevepra arkitekturore.
Arkitekt Mehmet Isai
Po me origjinë shqiptare, ka ndërtuar tyrben me famë në Indi, të quajtur Taxh Mahall punimet e së cilës zgjatën 22 vjet. Ajo kushtoi 47 milion florinj, ka një lartësi 82 m dhe është punuar me mermer dhe zbukuruar me gur të çmuar.
Arkitekt Mehmet Sedefgar 1562-1618
Po me origjinë shqiptare, dhe punën e nisi pas arkitektit tjetër shqiptar Mimar Kasëmit ku dhe mësoi mjeshtrinë. Kryevepra e tij është xhamia blu që është edhe një nga kryeveprat e botës në arkitekturë.
Ali Pashë Tepelena 17401-1822
Në kushtet e një anarkie të përgjithshme që kishte përfshirë perandorinë, u zhvilluan tendenca lokale për shkëputje nga pushteti qendror. Kështu, të gjithë shqiptarët e zotë të cilët kishin pushtuar shumë territore në shekuj për llogari të osmanëve filluan të qeverisnin në mënyrë autonome me lejen e perandorisë. Fenomene të tilla ndodhën në Egjipt, ku Mehmet Aliu nga vali kthehet në dinasti, në Siri, Arabi dhe Shqipëri. Në këto kushte Ali Tepelena merr pushtetin në Janinë me luftëra e dredhira, dhe në kushtet, kur Porta ishte në luftë u detyrua ta njohë pushtetin e tij. Realisht sundoi të gjitha tokat etnike shqiptare nga Preveza në Shkumbin dhe një pjesë të Greqisë së sotme.
Ai njihet si burrë diplomat që i dridhte të gjithë dhe i respektonte të gjithë dhe arrinte të
fitonte mbi të gjithë. Kështu me Portën i mbajti shumë mirë marrëdhëniet duke i paguar të gjitha taksat e pashallëkut ndaj saj, dhe nuk linte vend që armiqtë e tij ta futnin në konflikt me të. Ai i bënte kaq mirë detyrat ndaj saj, saqë porta e emëroi vali të Rumelisë, që ishte
një post i lartë. Si rezultat i veprave të tij mori titullin pasha dhe më vonë titullin më të lartë vezir. Në pamje të parë e mbante mirë me Portën, por nga ana tjetër përpiqej të siguronte një shtet të pavarur shqiptar, dhe këtë ua kërkoi me radhë si Rusisë, ashtu dhe Anglisë e Francës së Napolonit, me të cilin kishte marrëdhënie shumë të mira.
Ai me diplomaci arriti që të qeveriste këto territore pothuajse në mënyrë të pavarur dhe me krushqi u lidh me pashallëkun e Bushatllinjve.
Ali Tepelena ishte një nga kontribuesit kryesorë të revolucionit grek. Kryengritja e 1821 ishte një kryengritje e shqiptarëve, por për pavarësinë e shtetit të Greqisë.
Pashko Vasë Shkodrani
Ka qenë vali i Libanit, pra qeveritar i tij dhe nëpunës i lartë i perandorisë. Për Shqipërinë
ka bërë hymnin “O moj Shqipni e mjera Shqipni”, ku kritikon çmendurinë shqiptare që gjithë jetës ka derdhur gjakun për të tjerët dhe për vete nuk është kujtuar ndonjëherë. Ka shkruar librin E vërteta mbi Shqipërinë e shqiptarët” që flet për kombin shqiptar.
Namik Qemali 1840-1888.
Ka lindur në Marmara në Turqi nga një nënë shqiptare me origjinë nga Konica. Ai ka qenë shkrimtar, publicist, gazetar dhe iluminist. Ishte një nga themeluesit e organizatës së Turqve të Rinj të cilët kërkonin një shtet osman modern.
Abedin Pashë Dino 1843-1908
Ka lindur në Prevezë të Çamërisë në 1843. Ishte një intelektual i kalibrit të lartë. Zotëronte disa gjuhë, dhe pati një eksperiencë të gjatë në politikë. Filloi karrierën si vali në Varna, në Bulglari, dhe më pas në Selanik, Sivas, Rumeli etj. Ai ka hyrë në 50 valijtë më të famshëm të perandorisë. Duke qenë në pozitën e kryetarit të komisionit të 1789 për zgjidhjen e çështjes së kufijve midis Greqisë dhe Shqipërisë, nuk lejoi që shteti grek të vinte dorë në tokat etnike shqiptare të Çamërisë. Në këtë kohë ishte ministër i jashtëm i Perandorisë Osmane, dhe ky ishte fat për Çamërinë.
Familja Frashëri
Familja Frashëri nuk i ka dhënë vetëm Shqipërisë, por edhe Turqisë. S.Frashëri është një nga themeluesit e turqishtes moderne, pasi i dha Turqisë fjalorin turqisht-turqisht, dhe ishte i pari që përdori emrin turk, sepse për 700 vjet shteti ishte identifikuar me emrin e dinastisë osmane. Ai vuri bazat e turkologjisë dhe gjuhës turke. Është autori i librit “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të jetë”. N.Frashëri (1846-1900) përktheu në turqisht Iliadën dhe shkroi disa vjersha në persisht. Është autori i poemës “Bagëti e bujqësi” në të cilën i këndon bukurisë dhe madhështisë së Shqipërisë.
Ismail Qemali
Rridhte nga derë e lartë shqiptare i lindur në Kaninë. Paraardhësit e tij kanë kontribuar shumë për shtetin osman, kështu ishte një nga gjyshërit e tij, i cili pushtoi Jemenin për llogari të osmanëve. I.Qemali u shkollua në Selanik, ku jetoi një pjesë të jetës së tij. Ai zotëronte greqishten e vjetër, latinishten, italishten, frëngjishten dhe ka qenë i pari në shkollën ku studionte. E nisi karrierën si përkthyes në ministrinë e jashtme, dhe më vonë, u bë zëvendës-ministër i jashtëm i perandorisë. Ishte vali në Siri dhe bëri shumë për këtë
vend në fushën e arsimit, kulturës, ndërtimeve etj. Më pas u bë këshilltar politiko-juridiko-
diplomatik i sulltanit dhe në vitin 1908 deputet i Beratit. I.Qemali mori iniciativën dhe realizoi aktin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë nga Turqia në 1912.
Ibrahim Temo 1865-1945
Ka lindur në një familje shqiptare në Strugë, ku dhe mori mësimet e para në shqip. Studioi për mjekësi, dhe gjatë kohës që ishte student u bë një nga themeluesit e shoqatës “Bashkim
e Përparim”, e cila kërkonte reforma perëndimore, dhe doli kundër absolutizmit të sulltanit. Ai ka marrë pjesë në delegacionin e diasporës shqiptare në Konferencën e Paqes në Paris, për të mbrojtur çështjen shqiptare.
Hoxhë (prof.) Hasan Tasini 1811-1881
Ka lindur në Filat të Çamërisë dhe më pas u transferua në Stamboll, ku ndoqi studimet e para. Ai kreu studimet e larta për 10 vjet në Paris.
Është themeluesi i arsimit të lartë në Turqi, sepse hapi universitetin e parë turk në vitin 1871, në të cilin punoi si rektor dhe profesor. Në këtë universitet të parë ka dhënë lëndët: fizik, kimi, astronomi, shkenca sociale. Ai është autori i 20 librave shkollorë dhe ishte i pari që solli lëndët moderne në Stamboll të cilat akoma s’ishin krijuar si shkenca të mirfillta si sociologjia e psikologjia. Ai mori titullin profesor, pra hoxhë, por me gjithë kontributin që dha, vdiq në varfëri, aq sa nuk i dihet as varri.
Mustafa Rënda 1881-1957
Ka lindur në Janinë të Çamërisë ku mori edukimin e parë. Ndoqi studimet e larta në Juridik të cilin e mbaroi me rezultate të mira. Gjatë karrierës së tij ka drejtuar dikastere të rëndësishme ministrore si atë të Ministrisë së Brendshme, Financave, Ekonomisë, Mbrojtjes dhe Shtetit dhe Punëve Botërore. Në vitet 1927, gjatë qeverisjes së Ataturkut, ai ishte kryetar i parlamentit, post që e mbajti deri në vitin 1946. Pra ishte një politikan i suksesshëm që drejtoi dikasteret më të rëndësishme të qeverisë turke.
Prof.dr.Omer Besim Pasha 1861-1840
Ka lindur në Nartë të Çamërisë, dhe vazhdoi studimet për mjekësi. E filloi karrierën si profesor universiteti dhe më vonë u bë dekan dhe rektor i universitetit të Stambollit. Ai është krijues i gjysmë hënës së kuqe turke.
Mehmet Aqif Ersaj
I lindur në Stamboll me një baba shqiptar nga Peja e Dardanisë. Vazhdoi studimet e larta në veterinari dhe zotëronte disa gjuhë të huaja. Ai ndriti në letërsi dhe është njohur si poet dhe deputet në parlament. Ka meritën se vjershat e tij “Marshi i Pavarësisë” e vitit 192 u bë himni kombëtar i Turqisë. Në një vjershë për vendlindjen e të atit shkruan: ... Ngrihu baba ngrihu nga varri. Eja shpejt se të gjallët nuk shkojnë të shpëtojnë atdheun tonë. Shqipëria po digjet flakë.
Prof. dr. Mehmet Fuat Qypyrliu 1890-1966
Është nga familja e madhe e Qypyrlinjve, pra me origjinë shqiptare. Ai mbaroi studimet për Drejtësi dhe u bë profesor universiteti. Karrierën e vazhdoi si deputet pastaj Ministër i Jashtëm dhe arriti postin e zv-kryeministrit. Në vitin 1954 mbrojti hyrjen e Shqipërisë në OKB dhe luftoi Greqinë për Vorio-Epirin e Shqipërisë. Ai e ka treguar hapur etnicitetin e
tij shqiptar dhe ka qenë krenar për të.
Prof.dr.Abdulla Aker 1905-1977
Ka lindur në Gjakovë të Dardanisë dhe emigroi me familjen për në Turqi. Aty vazhdoi studimet e larta në Ekonomik, dhe në 1954 u bë deputet në parlament. Më vonë, drejtoi disa ministri si, të Shtetit, Tregëtisë, Industrisë dhe Koordinator Ndërministror. Mustafa Qemal Ataturku
Ataturku është babai i Turqisë moderne. Qëllimi im nuk është që t’i marrim kujt këtë figurë që s’ka bërë për Shqipërinë aq sa ka bërë për Turqinë, po të vë në dukje etnicitetin e tij. Turqit, në ndryshim nga disa kombe të tjera, ia kanë ditur për nder Shqiptarëve për kontributin që ata kanë dhënë për shtetin turk.
Ataturku rrjedh nga një familje shqiptare nga Dibra që ishte shpërngulur në Selanik, i cili në atë kohë banohej ashtu si dhe pjesa më e madhe e Maqedonisë nga shqiptarë. Ai lindi
në Selanik dhe rininë e kaloi në Shqipërinë e kohës. Pati lidhje me çetat shqiptare të Bajo
Topullit dhe të Mihal Gramenos.
Ataturku është me origjinë shqiptare nga nëna dhe babai dhe fakte për këtë na japin autorët e kohës së tij turq apo të huaj. Kështu, Harold Armstrong për origjinën e nënës së tij shkruan: “Zybejdeja qe një vajzë e një katundari nga Shqipëria e Jugut dhe nënën e kishte nga Maqedonia”
Po të njëjtën gjë thotë edhe një shkrimtar arab Azir Hanki që ka qenë ambasador në Ankara: “Zybejdeja që vjen nga një baba shqiptar dhe një nënë maqedonas. Mustafa Qemalit i ziente në damar gjaku i Aleksandrit të Madh dhe Mehmet Aliut të Kavallës”. Pra nga këto të dhëna del se nëna ishte shqiptare.
Ndërsa nga i ati, ishte shqiptar me origjinë nga Dibra. Të dhënat për këtë na i jep një gazetar dhe historian turk i quajtur Murat Sertologu i cili në 1970 shkroi se “Dikur për të mësuar biografinë e Ataturkut, e sidomos prejardhjen e tij, kisha vajtur deri në Selanik dhe kisha bërë hulumtime. Së pari, shënoj se Ali Bej Efendiu ka qenë njerku i Ataturkut. Babai i vërtetë i Mustafa Qemalit është Beqir Agai, që quhej Beqir Aga Shqiptari. Ai kishte vrarë një kaçak dhe kishte rënë në burg ku edhe vdiq. Zybejdeja pati me të dy djem, Surenë dhe Mustafanë dhe një vajzë. Zybejdeja pasi u martua me Ali Rizanë të tre fëmijët i regjistroi në emrin e tij. Unë këtë shënim vazhdon autori, e bëra që t’i shërbej historisë.”. Pra, sipas të dhënave të këtij historiani që për të ditur origjinën e saktë të Ataturkut ka ardhur deri në vendlindjen e tij, babai i Ataturkut është shqiptar.
Kur Asaf Xhaxhuli ambasador i Shqipërisë në Turqi i paraqiti letrat kredenciale Mustafa Ataturkut filloi t’i lexojë ato në frëngjisht. Ataturku e ndërpreu e i tha: “Të lutem mos më fol frëngjisht, por turqisht ose shqip se unë kuptoj edhe shqip”.
Çfarë ka bërë Ataturku për Turqinë.
Pas mbarimit të Luftës së Parë Botërore Turqia doli humbëse, dhe tokat e saj u pushtuan nga forcat fituese të Antantës, pra kështu ajo humbi sovranitetin. Për të shpëtuar vendin në Ankara u formua një qeveri paralele me atë të sulltanit, me në krye Qemal Ataturkun i cili së pari, krijoi ushtrinë kombëtare. Kështu, vendi hyri në një luftë civile midis Sulltanistëve dhe Qemalistëve në një kohë kur ishte i pushtuar nga forcat e huaja, përfshirë edhe ato greke.
Të dy ushtritë brenda vendit hynë në veprime ushtarake të drejtpërdrejta dhe fituan forcat ushtarake të Mustafa Qemalit. Forcat greke në kushtet e anarkisë përparuan më në lindje dhe trupat e huaj zotëronin ngushticat. Në këto kushte, në 1919, sulltani nënshkroi marrëveshjen e paqes me anë të së cilës humbte dhe tokat e fundit të perandorisë dhe ç’ishte më e keqja, Turqisë i mbetej shkretëtira e Anadollit, dhe ca territore në detin e Zi se të tjerat do i mbante Antanta, që do i jepte edhe ca Greqisë. Në këto kushte duhej një dorë
e fortë që të luftonte me Antantën e cila sapo kishte fituar Luftën e Parë Botërore dhe kishte pozita të forta në botë.
Grupimi politik i Ataturkut organizoi zgjedhjet dhe mori situatën në dorë. Në vitin 1921 në jug të vendit forcat ushtarake të Ataturkut mundën forcat franceze dhe italiane dhe këto fuqi të mundura nënshkruan marrëveshje paqeje dhe u larguan nga Turqia. Lufta u drejtua ndaj grekëve të cilët kishin përfituar nga gjendja kaotike brenda vendit dhe nga përkrahja ndërkombëtare, dhe ishin futur thellë në trojet turke. Kështu Ataturku i theu
grekët në vitin 1921, por sulmi përfundimtar u krye në vitin 1922 dhe përfundoi me disfatën e grekëve, të cilët pas kësaj lanë përfundimisht Anadollin e Turqinë.
Në vitin 1923 Turqia me marrëveshjen e paqes që nënshkroi me fuqitë e mëdha ruajti territoret e saj dhe kjo u arrit në saj të luftës që organizoi Ataturku.
Ai në histori njihet si shembulli më i mirë i përqafimit të reformave dhe institucioneve perëndimore. Shpalli Turqinë Republikë dhe vet u zgjodh president, sepse nuk pëlqente formën monarkike të qeverisjes, se po të kishte dashur ishte bërë edhe mbret, pasi me reputacionin që kishte do ta kishin përkrahur të gjithë. Ai i dha vendit një kushtetutë moderne që ishte shumë kur dihet se vendi qeverisej me sheriatin dhe populli e pranoi. Ai realizoi një kod të ri civil që rregullonte sipas mënyrës moderne marrëdhëniet në pronësi dhe familje, të cilat deri në atë kohë ishin rregulluar me Kuran.
Vendosi disa ligje të çuditshme, por po të marrësh parasysh etnicitetin e tij, nuk janë se
shqiptari është dalluar në shekuj për tolerancë fetare dhe përqafimin e modernizmit. Kështu ai vuri ligj, që të përdorej kapelja, dhe jo më shamitë që mbanin burrat. Vendosi kalendarin dhe numrat ndërkombëtarë. Regjistroi popullsinë dhe shpalli të drejtën e votës për të gjithë, kështu ai u bë nga të parët në botë që i dha të drejtën e votoës gruas, po të kihet parasysh se për shembull, Shqipëria këtë të drejtë grave iu dha në 1945.
Vendosi alfabetin me germa latine duke hequr ato arabe, për ta sjellë vendin sa më afër perëndimit. Përveç këtyre, mori dhe masa të rrepta ndaj fesë, pasi mbylli gjyqet fetare. Ai u vendosi turqve mbiemra, sepse ata deri në atë kohë kishin mbajtur vetëm tituj feudalë.
Ndau fenë nga shteti, pra laicizoi pushtetin politik që më parë kishte pasur tipare teokratike, pasi sulltani e mbante veten si kalif, pra si udhëheqës i myslimanëve të botës, por laicizmi nuk godiste fenë myslimane vetëm sa e ndante nga shteti. Reformat që ndërmori ishin perëndimore dhe moderne të cilat nga vende të ndryshme të botës nuk ishin pranuar si nga Kina dhe vendet e tjera aziatiko-myslimane. Në histori ky lloj reformimi njihet me emrin Qemalizëm, që konsiston në përqafimin e modernizimit në ekonomi dhe institucionet politike perëndimore.
Këto reforma ishin perëndimore dhe nuk kishte guxuar asnjë drejtues i një populli mysliman t’i ndërmerte, jo atëherë por as edhe sot, por ishin të domosdoshme të ndërmerreshin sepse Turqia ishte afër Evropës dhe nuk mund të rrinte e pareformuar. Turqia në bazë të reformave të Mustafa Qemalit është vendi më i reformuar mysliman dhe po të njihet mirë besimi fetar mysliman, ata kanë braktisur shumë nga traditat e tyre fetare për të arritur deri këtu, dhe kjo është për t’u vlerësuar, sepse është një sakrificë e madhe, por perëndimorët, do bënin mirë, që të lexonin Kuranin për të kuptuar se sa ka bërë Turqia. Për ato që ka bërë për Turqinë e kanë quajtur at të turqve dhe heroin e tyre kombëtare, dhe që e ka merituar plotësisht. Kenan Everen (Reisi) me origjinë shqiptare?
Në Turqi jetojnë edhe sot një numër i madh shqiptarësh për të cilët nuk ka statistika të qarta, por janë disa milionë. Shpesh turqit thonë se nuk iu kemi shtypur ne ju, por ju ne pasi siç e kemi parë, shumë nga drejtuesit e shtetit osman kanë qenë shqiptarë.
Kenane Evereni thuhet se ka qenë i biri i Murat Reisit, një shqiptari mysliman nga Presheva e Dardanisë. Ishte antar i shoqërisë së miqësisë shqiptaro-turke. Ai ka qenë gjenerali që udhëhoi grushtin e shtetit të vitit 1980 në Turqi. Sa erdhi në pushtet, shpërndau qeverinë dhe parlamentin dhe krijoi një qeveri të re. Në vitin 1982 deri në vitin
1989 ishte presidenti i Turqisë. Është kritikuar se ka drejtuar Turqinë me dorë të hekurt, por megjithatë, vendi ka parë shumë të mira nga ai.


Shqiptarët në Perëndim
Gjon Francesko Albani, Papa Klementi XI 1623-1721.
Papa Klementi XI është shqiptar. Gjatë kohës së Skënderbeut në fushatën e tij ushtarake në Itali me të shkoi edhe një ushtarak i quajtur Mëhill Laci i cili nuk u kthye më në atdhe, por u vendos në Urbino të Italisë. Nga kjo familje ka dalë një numër i madh kardinalësh dhe politikanësh, si dhe Papa Klementi XI.
Gjon Albani lindi në 1623 në Urbino dhe vdiq në vitin 1721. Mbajti postin e papatit në vitet
1700-1721. Ai ishte njeri me kulturë në fushën e filozofisë, teologjisë, letërsisë, jurisprudencës dhe njohës i mirë i gjuhëve të huaja.
Gjatë papatit të tij pasuroi bibliotekën madhështore të Vatikanit, hapi një akademi pikturo- skulpture, ndërtoi disa kisha të famshme dhe ujësjellës.
Papa Klementi ishte shumë krenar për origjinën e tij, dhe vendlindjen Urbino, dhe bëri shumë për to. Ai u kujdes për vendlindjen duke bërë disa ndërtime si shkolla e kisha dhe ngriti e pasuroi me libra bibliotekën e Urbinos, e cila është e mirënjohur në Itali edhe në ditët tona.
Në 1703 mblodhi Këshillin Kombëtar ku edhe përmendet për herë të parë në histori termi shqiptar. Detyrat kryesore e këtij Këshilli ishte përhapja e mësimit të shqipes në masat e gjëra të popullit. Punoi për afrimin e të krishterëve katolikë dhe ortodoksë shqiptarë dhe ngriti arqipeshkvin e Prizrenit dhe Shkupit. Ai siguroi një vend të përvitshëm për djemtë e Epirit në kolegjin e propagandës Fide dhe ngriti Kolegjin Shën Mitër Korones. Ka qenë i vetmi papë që njohim deri më sot me origjinë shqiptare. Në fakt ka pasur dhe një drejtues të papatit shqiptar gjatë kohës së perandorëve ilirë, por papati në atë kohë nuk ishte aq i konsoliduar dhe nuk kishte rëndësinë që do të merrte më vonë. Papa Klementi vdiq në vitin 1721 dhe u varros në katedralen e Shën Pjetrit.
A ishte Napoleon Bonaparti Arbëresh?
Napoleon Bonaparti është një nga strategët më të mëdhenj ushtarakë që ka nxjerrë njerëzimi. Ai meriton që të vihet pranë burrave të tjerë të mëdhenj, pasi arriti të pushtojë monarkitë më të mëdha të Evropës, si atë gjermane, austriake, madje dhe vetë Rusinë, sepse hyri në Moskë, dhe nuk ishte faji i tij që car Aleksandri nuk doli të luftonte, gjë që e mërziti Bonapartin dhe e detyroi të linte Rusinë.
Bonaparti ka meritën se vuri në zbatim në vendet e pushtuara feudale konservatore e evropiane idetë e revolucionit francez. Po të mos ishin pushtuar këto vende nga
Napoleoni, me siguri Evropa dhe bota nuk do të ishin kështu siç janë sot, sepse me luftën e tij theu zinxhirët e hekurt të feudalizmit Mesjetar, që bëheshin pengesë për zhvillimin e kapitalizmit dhe të qytetërimit botëror. Pra Napoleoni nuk ishte vetëm ushtarak i zoti, por edhe politikan, pasi në vendet që pushtoi vendosi parimet kryesore të shtetit modern, që lindi me revolucionin anglez, amerikan dhe francez.
Ai i ka dhënë qytetërimit botëror më shumë se sa mund të imagjinohet, sepse reformat e tij që bazoheshin në idetë iluministe të Revolucionit Francez, të cilat kishin të bënin me barazinë e shtetasve, lirinë, të drejtën e pronës etj., zgjuan popujt e shtypur nga feudalizmi prej shekuj. Revolucionet që përfshinë Evropën në vitin 1848, janë quajtur ndryshe dhe si
“pranvera e popujve”. Ato janë meritë e reformave të Napoleonit, sepse me rënien e tij nga pushteti në vitin 1814-1815, reformat që ai kreu i anulluan nga mbretërit feudalë që u rikthyen në fron. Por njerëzit u zgjuan, nga të drejtat që u dha Napoloni, dhe nuk do të pranonin që të ribujkrobëroheshin përsëri, ndaj u rebeluan për t’i fituar këto të drejta. Cila është origjina e këtij burri të madh?
Napoloni ka lindur në Korsikë, e cila një vit pas lindjes së tij kaloi nën sovranitetin francez. Lindi në një familje të vogël fisnikësh që nuk gëzonin pasuri të mjaftueshme për të jetuar normalisht. Sot është pranuar që nuk ishte francez, edhe pse bëri shumë për Francën.
1. – Shatobrion një studiues i famshëm francez i kohës, ka ngulur këmbë për origjinën e
huaj të Napolonit. Ai ka qenë i bindur se ishte i huaj, por nëse do të ishte italian, do ta kishte theksuar.
2 - Janë studiuesit francezë ata që kanë komentuar origjinën shqiptare të Napoleonit. Myfit
bej Libohova në librin e tij “Ali Pashë Tepelena” të botuar në gjuhën turke thotë se Adolf Thiers që ka shkruar historinë e Revolucionit Francez, pra që është njohës i mirë i kësaj epoke se kishte jetuar afër kësaj kohe dhe që më vonë do të bëhej president i Francës, flet për origjinën shqiptare të Napolonit. Ai citon Thiers, i cili thotë se “kur Josef Bonoparti vëlla i madh i Napolon Bonopartit u bë mbret i Napolit në vitin 1806, shqiptarëve të Napolit që shkuan për t’i uruar mirseardhjen, u tha edhe familja Bonoparti është me origjinë arbëreshe”.
3 – Në fakt, Myfit bej Libohova, në lidhje me shpjegimin e Adolf Thiers shton se “Sipas hetimeve të bëra del se është e vërtetë që familja Bonoparti është me origjinë arbëreshe. Në shekullin XV rreth 100.000 shqiptarë të larguar nga viset shqiptare të Shqipërisë, u
vendosën në More. Sipas të dhënave të enciklopedive greke në shek. XIV-XV në Peloponez
kanë jetuar me mijëra shqiptarë, të cilët kanë qenë vendosur në krahinën malore të Manit, por sipas tyre këta shqiptarë kanë ardhur nga Shqipëria. Ata qëndruan aty për rreth 100 vjet. Shqiptarët luftuan me Turqit, dhe pas vrasjes së prijësit të tyre me origjinë nga Himara, Pjetër Bua ikën për në Itali.
Ikja e shqiptarëve të Peloponezit është përjetuar në këngën Moj e bukura More që e këndojnë edhe sot shqiptarët kudo që janë, sidomos ata ta Italisë.
Myfit bej Libohova thotë se “është fakt që shqiptarët në Korsikë formuan një fshat, siç
është fakt se paraardhësi i Napolonit ishte nga ky fshat arbëresh”.
4 – Një aristokrate franceze që jetoi në kohën e Napolonit, dukesha d’Arbantes gruaja e një nga gjeneralëve më të aftë dhe më besnik të Napolonit në librin e saj “Revolucioni, Perandoria dhe Restaurimi” thotë se Napolon Bonapartin e njeh së afërmi dhe që të dy janë me origjinë nga zona e Manit në Peloponez”. Ajo përmend, gjithashtu, dhe interesimin e beut të Manit që Bonoparti të çlirojë nga Turqit, Manin vendlindjen e gjyshërve të tyre. Në fakt, kjo dukeshë, burri i së cilës ishte mik i afërm i Napolonit e
shkroi librin në kohën që jetonte Naploni, dhe fakti që ai nuk i përgënjeshtroi, tregon se këto fakte janë të vërteta.
5 – Studiuesi francez me origjinë nga Korsika, Rober D’Angely në veprën e tij Enigma e
quan Bonopartin shqiptar, ashtu si Aleksandrin e Madh dhe Aleksandrin tjetër. Ky studiues Korsikan, një njohës i mirë i shqipes dhe i shqiptarëve, ka thënë me plot gojën se Napoloni ishte shqiptar. Ai sqaron se mbiemri i vërtetë i Napolonit ka qenë Kalëmiri, i cili është deformuar nga grekët gjatë kohës 100-vjeçare që familja e tij jetoi atje si Kalomeros,
që do të thotë ana e mirë që u përkthye në italisht si Buonaparte. Pra, që mbiemri i tij i vërtetë është Napolon Kalëmiri e nëse do të përkthehej në italisht do të ishte Naplon Buoncavalo, dhe jo Napolon Buonaparte.
6 – Në ditarin e tij Napoloni shkruan, se kur po shkonte në një betejë detare kundër Albionit, pra Anglisë, i lutet që me të të ishin të gjithë paraardhësit e tij dhe përmend aty Ene Dardanidin, Akilin dhe Odisenë. Pra, përmend Trojanin Ene nga fisi i të cilëve janë Dardanët e sotëm, pra një pjesë e madhe e racës shqiptare të mbetur sot në Ballkan, i kërkoi ndihmë Odisesë që ishte një shqiptar tjetër nga Epiri Pellazg, po ashtu Akilit nga
Thesalia dhe Fthija Pellazge. Këto tregojnë se ai e dinte shumë mirë origjinën e tij shqiptare dhe u kërkonte ndihmë këtyre heronjve. Po kështu, ai donte t’i ngjante Aleksandrit të Maqedonisë një tjetër shqiptari, dhe kur shkoi në Egjipt vizitoi vendin ku ka qenë varrosur Aleksandri, dhe thuhet se urdhëroi të gjithë ushtarët ta linin vetëm në dhomë.
8 – Një fakt i tërthortë është se kur zgjodhi simbolin e perandorisë së tij francezët i afruan gjelin dhe luanin, ndërsa ai zgjodhi shqiponjën, një simbol mijëra vjeçar të racës shqiptare, që edhe sot e kanë në flamurin dhe në emrin e shtetit të tyre. Shqiponjën – thoshte e kanë pasur simbol perandorët romakë, paraardhësit e mi, por në fakt, shqiponjën e vendosën në perandorin romake perandorët ilirë të Romës, që do të thotë se Napoloni i dinte mirë paraardhësit e tij.
8 – Robert D’Angely vë në dukje se Napoloni u bënte shpesh vizita familjeve shqiptare në Marsejë, që kishin ardhur nga Shqipëria, Greqia apo Italia. Pse duhet ta bënte një gjë të tillë? Ç’e lidhte me shqiptarët? Ka vende në Evropë sot që nuk i njohin fare se kush janë shqiptarët dhe nga bie Shqipëria, ndërsa ai i njihte dhe u bënte vizita.
9 – Sipas prof. Eqrem Çabej “Njëri nga gjeneralët më besnikë të Napolon Bonapartit ka qenë edhe
marshalli Ney. Njëri me trup të madh që nga gjatësia ia kalonte shumë perandorit. Thuhet se ky i fundit kur e qortonte, Ney-in, i thoshte se do t’ia shkurtonte ndryshimin që kishte me të në trup, dhe fjalët i shoqëronte me disa fjalë në një gjuhë të huaj, që marshalli Ney e shokët e tij nuk e kuptonin”. Cila ishte ajo gjuhë? Se po të ishte italisht padyshim që do ta kuptonin që bëhej fjalë për italishten. Pa dyshim gjuha shqipe që flitej krahas italishtes në shumë territore të saj.
10 – Ai gjithashtu, pati marrëdhënie të mira me Ali Tepelenën, të cilin e ndihmoi për të ngritur një ushtri të tijën dhe një fonderi për derdhjen e topave dhe barutit. Napoloni dërgoi konsull në Janinë, në kundërshtim me Portën dhe de fakto e njihte atë si kryeqytet të Shqipërisë. Ai donte që Shqipëria të ishte një shtet i pavarur nga Turqia.
11 – Të dhënat historike flasin se ka pasur një legjion shqiptar në ushtrinë e tij të cilin e ka mbajtur si gardë personale, sepse ata i kishte më të besuar.
12 – Familja Bonoparti në Itali ka pasur marrëdhënie me shqiptarët, kështu një vajzë e familjes së famshme Durrsaku, ka qenë martuar me Gabriel Bonopartin, me të cilin pati një djalë, Jerom Bonopartin. Gjatë qeverisjes së Italisë nga Napoloni, shqiptarët e familjes Durrsaku i ngriti në detyra të larta. Kështu, Francois Luis Jerom Durazzo u bë kont i perandorisë së Napolonit, dhe senator në 1808. Eshtrat e tij për meritat e mëdha prehen në Panteonin francez ku prehen burrat më të mëdhenj të Francës. Po kështu, një tjetër
shqiptar i kësaj familjeje Gaetano Gian Luca Durazzo u bë kont i perandorisë frënge, mori titullin e patricit dhe u dekorua me urdhrin e kavalierit të legjionit të nderit, arriti të bëhej dhe çamberleni i perandorisë frënge.
13 – Aristidh Kola në librin e tij “Arvantasit” thotë se kur e pyetën Napolonin se cilën gjuhë konsideronte më të bukur u përgjigj “Kur flas me gra, më pëlqen të flas frëngjisht dhe
kur flas me burrat e mi më pëlqen të flas shqip”
Pra, të dhënat direkte ose indirekte flasin për origjinën shqiptare të Napolonit të Madh, por ende ka vend që secili të thotë mendimin e tij në bazë të fakteve.
Napoloni u martua me një vejushë të quajtur Jozefina, e cila ishte me fëmijë dhe më e madhe sesa ai në moshë. Ai ishte i dashuruar marrëzisht pas saj, aq sa nuk i shikonte fare difektet, dhe deri diku imoralitetin e saj. Pas kësaj ai u martua me princeshën bukuroshe austriake për arsye politike dhe jo sepse nuk e donte Jozefinën. Ai deri në momentet e fundit të jetës nuk e ndau nga mendja fiksimin Jozefinë. Me princeshën austriake pati djalin trashëgimtar që se trashëgoi kurrë të atin. Napoloni II i cili vdiq në moshë të re, rreth të 20, dhe që Napoloni nuk e pa më kurrë që nga dita që e la kur ishte foshnjë për të
ikur në një ishull të vetmuar. Adolf Hitleri ia çoi eshtrat e të birit nga Austria në Francë për ta varrosur përjetësisht pranë të atit të tij, aty ku ndodhet edhe sot. Është për t’u çuditur veprimi i një fashisti si Hitleri kur dihet se Franca me Napoleonin e pushtoi Gjermaninë. Kjo i mbetet historisë për ta gjykuar. Në histori mbetet si një nga strategët më të mëdhenj
të të gjitha kohërave dhe e meriton plotësisht të quhet i madh. Djali i vëllait të Napoleonit me vajzën e Jozefinës, gruas së tij, u bë perandori i Francës me emrin Napoloni III.
Karl Gega 1802-1860
Karl Gega ishte një nga arkitektët më të mëdhenj të njerëzimit dhe renditet në grupin e 100 austriakëve më të famshëm pranë Mozartit, Maria Terezës, Jozefit, Kafkës etj. Ai projektoi dhe ndërtoi hekurudha malore në Austri të cilat janë në lartësinë 1000 m mbi nivelin e detit, që ishte një vepër e pazakontë, pasi hekurudhat ishin ndërtuar gjithmonë në një terren fushor. Ai ka qenë ministër i telekomunikacionit në Austri në këtë kohë. Nga është origjina e tij?
Studiuesit e veprës së tij e kanë lënë gjithmonë në hije origjinën e tij dhe nuk kanë folur për të. Duke u nisur nga mbiemri i tij, Gega, shumë studiues kanë hedhur hipotezën se ai është shqiptar nga veriu. Sot është vërtetuar se Gega ka qenë me origjinë shqiptare. Karl Gega është varrosur në panteonin e burrave më të mëdhenj austriakë.
Xhan Francesko Krispi 1819-1901
Krispi e ka pranuar hapur origjinën e tij arbëreshe, ndaj për këtë nuk ka nevojë për vërtetime.
Lindi në Ribera të Sicilisë, në 4 tetor të vitit 1819, në një familje arbëreshe. Ndoqi studimet e larta për drejtësi dhe punoi si avokat në Napoli. Kthimi i burbonëve, pas dështimit të revolucionit 1848, e detyroi që të emigronte jashtë në Maltë, Paris dhe Angli. Në vitin 1859 u kthye në Piemont, dhe ishte një nga ata një mijë persona që së bashku me Garibaldin ndërmorën ekspeditën që filloi revolucionin italian. Pas çlirimit të Sicilisë ai u bë ministër i jashtëm i përkohshëm i kësaj qeverie. Në 1861 hyri si deputet i së majtës në parlament. Në vitin 1867 u zgjodh president i dhomës së parlamentit. Në vitin 1877 u bë ministër i brendshëm, por u detyrua të bëjë dorheqje sepse e akuzuan për bigami, pasi kishte qenë njëherë i martuar, por në fakt ishte ndarë dhe doli i pafajshëm. Për shkak të kësaj ai mbeti dhjetë vjet jashtë karrierës politike deri në vitin 1887 kur u kthye si ministër i brendshëm, dhe pas vdekjes së kryeministrit të asaj kohe u bë kryeministër. Ai së pari, i bëri një vizitë Bismarkut dhe e vendosi Italinë në aleancën trepalëshe me Gjermaninë dhe Austro-
Hungarinë dhe filloi një politikë të jashtme agresive për të marrë koloni në Afrikë. Nxori kodin e tregtisë dhe reformoi administratën e drejtësisë. Në vitin 1891 u detyrua të largohet nga pushteti për të riardhur si kryeministër 1892-96. Ai i fitoi zgjedhjet e vitit
1895, por në 1896 ushtria italiane humbi në Etiopi kështu që Krispi dha dorëheqjen dhe pas kësaj një komision parlamentar hetimor e detyroi që të bënte dorëheqje si deputet. Në vitin 1898, atë e rizgjodhi Palermo me një shumicë të konsiderueshme votash. Ai u detyrua sërish të tërhiqet nga jeta politike, sepse u sëmur rëndë, dhe 1901 vdiq.
Princërit shqiptar të Rumanisë
Familja shqiptare e Gjikajve ka qeverisur prej disa shekujsh Vllahinë dhe Moldavinë, që në pjesën më të madhe do të quhej Rumani në shekullin e XIX. Familja e Gjikajve ishte me origjinë nga Përmeti. Ajo ishte vendosur në lagjen më të pasur dhe më të kulturuar të krishterëve në perandorinë osmane, në Fanar. Moldavia e Vllahia kishin një lloj autonomie brenda perandorisë, por qeveritarët e këtyre teritoreve autonome caktoheshin nga sulltani. Për të qeverisur Moldavinë e Vllahinë, Porta e Lartë caktoi për dyqind vjet si sundimtar familjen e Gjikajve nga Përmeti.
Gjergj Gjika
Ka lindur rreth vitit 1600 dhe vdiq në vitin 1664. Ai mbahet si themeluesi i kësaj dinastie shqiptare. Emërohet princ në Moldavi në vitin 1658-1659 dhe në Vlahi në 1659-1660. Ai vendosi si kryeqytet të Rumanisë Bukureshtin, që shqip do të thotë bukur-është.
Grigori I Gjika
Ishte i biri i Gjergj Gjikës dhe e trashëgoi fronin princor nga i ati, sepse bashkëqeverisi me të, dhe në vitet 1673-1678 ishte princ i Vllahisë.
Grigori II Gjika
Ishte princ i Moldavisë në vitet 1726-1733, pastaj u emërua princ i Vllahisë në vitet 1733-
1735 dhe 1748-1752, dhe përsëri princ i Moldavisë në vitet 1735-1741. Ai forcoi shtetin gjatë qeverisjes së tij dhe kreu reforma fiskale.
Matei Grigor Gjika
Ishte princ i Vllahisë në vitet 1752-53 dhe në Moldavi 1756.
Scarlet Grigor Gjika
Princ i Moldavisë në vitet 1757-58 më pas princ i Vlahisë në vitet 1758-1761 dhe do të rikthehet në këtë detyrë në vitet 1765-66.
Aleksandër Scarlat Gjika
Ka qenë princ i Vlahisë në vitet 1766-68.
Grigori III Aleksandër Gjika
Ai mbajti detyrën e princit të Moldavisë në vitet 1764-67 dhe atë të princit të Vllahisë në vitet 1768-69. U rikthye si princ i Moldavisë në vitet 1774-77. Pas disfatës së osmanëve me rusët, Turqia u detyrua që t’ia kalojë asaj rajonin e Bukovinës, gjë që hasi në kundërshtimin e princit shqiptar i cili udhëhoqi një rebelim të armatosur që do t’i kushtonte jetën, sepse sulltani e dënoi me vdekje.
Grigori Dhimitër Gjika
Ishte princ i Vlahisë në vitet 1822-1828.
Grigori IV Aleksandër Gjika
Ishte princ i Moldavisë në vitet 1854-56.
Aleksandri II Dhimitër Gjika
Ishte princ i Vllahisë në vitet 1834-1842 dhe gjatë viteve 1856-58. Gjatë qeverisjes së tij u nënshkruan disa marrëveshje ekonomike me disa fuqi perëndimore, edhe pse ato kundërshtoheshin nga Rusia. Këto amrrëveshje, edhe pse ishin disi të pabarabarta për Vllahinë përsëri ishin pozitive, sepse hapën vendin ndaj kapitalit botëror që sapo kishte filluar të zhvillohej.
Grigori V Gjika
Gjatë karrierës së tij punoi për bashkimin e Moldavisë dhe Vllahisë në një shtet të vetëm duke pasur dhe ndihmën e Napolonit III. Ishte kryeministër i Rumanisë në vitet 1866 dhe në vitet 1870-71.
Jon Gjika
Ishte një nga personalitetet më të shquara të shek të XIX në Rumani në fushën e politikës dhe ekonomisë. Ishte kryeministër i Rumanisë në vitin 1867 si kryetar i partisë Liberale. Ishte kryetari i Akademisë së Shkencave të Rumanisë, profesor në universitet dhe ambasador.
Dhimitër Gjika
Ishte president i senatit të Rumanisë në vitin 1886.
Elena Gjika
Ishte arsimuar në universitetet më të mira në botën gjermane dhe kishte një kulturë të lartë. Elena fliste rreth 9 gjuhë që në moshën 14-vjeçare. Ajo mbante lidhje me patriotët shqiptarë dhe kontriboi në Rilindjen Kombëtare Shqiptare. Ishte një nga gratë më të kulturuara të shekullit XIX.
Kontributi Arvanit për Greqinë
Arbëreshët luftuan për çlirimin e Greqisë me në krye figura si Boçari, Xhavela, Kolokotroni, Bubulina etj. Nga 100 heronjtë e 1821, 90 ishin arbëreshë.
Ishin arvanitë të tre anëtarët e komisionit që u dërguan për t’i dorëzuar kurorën mbretit Othon, Andrea Miauli, Marko Boçari dhe Dhimitër Plaputa. Arvanitët ishin profesorët e parë që themeluan Akademinë e Athinës. Në vitin 1926, ministri i atëhershëm i arsimit, Dhimitër Egjiniti, arvanitas nga Egjina, hapi në 18 mars 1925 Akademinë e Athinës. Ndërtesa, ku ndodhej Akademia, u financua nga një shqiptar nga Voskopoja, që banonte në Vjenë të Austrisë, Simon Sina. Arvanit ka qenë presidenti i parë i Greqisë, por disa thonë se edhe kryeministri i parë Jon Kapodistria. Po të shikosh strukturën etnike të Greqisë, nuk e kupton se kush janë grekët sepse aty ka dominuar etnia shqiptare. Besoj se disa qarqe shqiptare me filozofi ekstremiste duhet të pushojnë veprimtarinë e tyre antishqiptare se kanë shumë gjak shqiptar edhe vetë në dejet e tyre.
Kolokotroni
Lindi në 1770 në Ramavun në Mesinë të Peloponezit dhe vdiq në vitin 1843. Kolokotroni është me origjinë arbëreshe dhe ka shumë fakte që e tregojnë këtë, edhe pse kjo është mohuar.
Autori grek A.Kondiloros në 1905 pohoi në një shkrim të tij se Teodor Kolokotroni i quante shqiptarët musclemanë të një race me të.
J.Maruga radhit edhe Teodor Kolokotronin ndër figurat më të shquara arvanite “në dejet e tij rrjedh gjak shqiptaro-Vllahu.
A.Kola e quan “arvanit të pastër” dhe jep disa fakte për ta vërtetuar këtë.
Kështu, ai thotë se ai fliste gjuhën shqipe.
Ishte i qethur mbrapa si qetheshin arvanitët.
Vëlla me një arvanit të krishterë edhe një mysliman që ishin Marko Boçari dhe Ali Farmaqi. Libri i tij më i dashur, ishte Historia e Skënderbeut të cilin e mbante në gji.
Aristidh Kola, Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve, Tiranë 2002, f.480


Sipas autorit Dhimitër Grillo mbiemri i tij Kolokotron nuk është i përbërë nga kollo e kotron, por nga emrat Kolo ose Kola dhe Kotroni që është një mbiemër që gjendet në Vuno të Himarës, i cili jeton si i tillë në gojën e popullit, pasi nuk ka mbetur mbiemër i kësaj familjeje më në Vuno. Siç duket janë larguar të gjithë gjatë pushtimit turk. Ai na jep fakte
që para 100 vjetësh, një pjestar i Kolokotronëve erdhi përsëri në Vuno të Himarës ku ka lënë pasardhësit e tij që jetojnë ende sot atje. Pra, emri i vërtetë i tij është Kolokotroni dhe
jo Kollokotroni sepse grekët l e lexojnë si ll kështu që ata i kanë ngjitur një mbiemër që nuk
ka atë kuptim.
Sipas hulumtimeve të mia personale kam zbuluar të njëjtën gjë që thotë Grillo. Jam interesuar për mbiemrin Kocaqi, të njëjtin mbiemër që ka dhe e ëma e Kolokotronit me origjinë nga Vunoi i Humarës, dhe fakti që ajo ishte shqiptare pranohet dhe nga grekët. Vunoi ka qenë qëndra e vjetër e mbiemrit Kocaqi, nga ku thuhet Kocaqët u shpërndanë në të gjithë bregdetin dhe disa shkuan në Greqi ku edhe sot mbajnë këtë mbiemër. Ajo që di me siguri, është se origjina ime është nga Kocaqët e Kaninës, që kaniniotët e mbajnë si fisin më të vjetër që ka banuar Kaninën. Por, sido qoftë, të gjithë Kocaqët janë shqiptarë të pastër. I ati i Kolokotronit, që sipas Grillos ka qenë nga Kotronët e Vunoit e ka marrë
gruan nga fshati i tij, pra nga Kocaqët e Vunoit.
Kolokotroni ishte së bashku me shqiptarët e tjerë krahu ushtarak i kryengritjes greke të
vitit 1821, dhe për këtë më vonë ai është shpallur hero kombëtar i Greqisë.
Por pas kryengritjes, si shpërblim për kontributin në luftë kundër turqve, e përndoqën dhe e quajtën tradhtar, madje dhe e dënuan me vdekje heroin kombëtar, por për mëshirë më në fund e falën.
Ka një numër figurash të tjera arvanite që dhanë kontributin e tyre për shtetin grek si Marko Boçari, Bubulina, Karaiskaqi, Farmaqi etj. Për të analizuar secilin prej tyre do më duhej të bëja një libër të tërë, kështu që nuk po ndalem gjerësisht.
Albo
Albo
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 186
Points : 294
Reputacioni : 20
Medalje2 Medalje3

Albanët me famë në mijëvjeçarë (Nga Troja e lashtë deri në ditët tona)    Empty Re: Albanët me famë në mijëvjeçarë (Nga Troja e lashtë deri në ditët tona)

13th February 2016, 09:42
Kryeministrat Arvanitë të Greqisë
Janë një numër i madh kryeministrash dhe ministrash të shtetit modern grek me origjinë arvanite. Një listë më të plotë të tyr e paraqet faqja në internet e shoqatës së arvanitëve të Greqisë. Fakti që ata janë arvanitë pranohet pothuajse nga të gjithë historianët grekë apo të huaj.
1 – Kiço Xhavela 1801-1855
Kiço Xhavela lindi në Sul dhe u rrit në Korfuz. Ai ishte përfaqësues i suliotëve në revolucionin e 1821 dhe dha kontribut të madh në luftën për çlirimin e Greqisë. Pas vendosjes së monarkisë në Greqi mbreti e bëri gjeneral dhe më pas ministër të mbrojtjes, në vitin 1844. Në vitet 1847-48 ishte kryeministër i Greqisë.
2 – Gjeorgjio Kundurioti 1772-1858
Lindi dhe u rrit në ishullin e Hidrës në një familje të pasur arvanite. Familja e tij dhe ai i kushtuan një pjesë të pasurisë revolucionit. Ka qenë deputet në parlamentin grek. Në vitin
1844 u bë ministër i marinës dhe kryeministër, dhe u ribë sërish kryeministër në vitin 1848. Në vitin 1856 u bë kryetar i parlamentit grek.
3 – Andoni Kryeziu 1796-1865
Ka lindur në ishullin e Hidrës. Ai luftoi krahas shqiptarëve të tjerë në vitin 1821. Në vitin
1836 u bë ministër i marinës dhe kryeministër në vitet 1849-1854. Gjatë kohës që ishte kryeministër, në vitin 1850 shpalli kishën greke autoqefale, të pavarur nga patriarkana e Stambollit.
4 – Dhimitër Vulgari 1801-1877
Lindi në ishullin e Hidrës në një familje të pasur Shqiptare. Mori pjesë në kryengritjen e
1821 dhe më pas punoi prokuror i Hidrës. Në vitin 1848 u bë ministër i ekonomisë. Ka qenë kryeministër pesë herë në vitet 1855-57; 1862-64; 1868-69; 1871-72; 1874-75. Gjatë kohës që ishte kryeministër bëri të mundur bashkimin e shtatë ishujve me Greqinë, duke i zgjeruar më tej territoret greke.
5 – Athanasios Miauli 1815-1867
Lindi në ishullin me popullsi shqiptare të Hidrës dhe ishte i biri i Andrea Miaulit. Mbaroi studimet e larta në Gjermani, dhe pas tyre shërbeu si oficer i marinës greke. Në vitin 1855 u bë ministër i marinës, dhe më pas u bë kryeministër i Greqisë në vitet 1857 dhe 1867.
6- Dhimitër Qirjako 1811-1869
Lindi në ishullin e Specias. Vëllai i tij vritet në luftën e Mesolongjit ku mori pjesë si admiral i flotës së ishullit. Ai mbaroi studimet në Francë për drejtësi. Ka qenë prokuror dhe profesor i së drejtës kushtetuese dhe redaktori kryesor i kushtetutës së Greqisë së vitit
1843. Ka qenë ministër i fesë dhe i arsimit, dhe në vitin 1863 bëhet kryeministër.
7 – Emanuel Repili 1811-1869
Lindi në një familje arvanite në Kranidhi. Studioi drejtësi dhe gjatë jetës së tij punoi si gazetar. Ka qenë ministër i jashtëm i Greqisë në vitet 1910, 1913, dhe 1916 mbajti postin e zv/kryeministrit. Qe kryeministër për disa ditë në vitin 1917. Vdiq në vendlindjen e tij, Kranidhi.
8 – Aleksandër Koriziu 1885-1941
Lindi në Poro. Studioi drejtësi, por një kohë të gjatë të jetës së tij ia kushtoi ekonomisë dhe drejtimin e bankave në Greqi. Drejtoi Bankën Kombëtare Greke, krijoi dhe drejtoi Bankën Bujqësore. Në vitin 1936 ishte ministër i telekomunikacionit. Në vitin1941 u bë kryeministër i Greqisë për disa muaj.
9 – Petro Bulgari 1884-1957
Lindi në ishullin e Hidrës dhe ishte mik i ngushtë i Pavlo Kunduriotit. Në vitet 1925-26 ishte komandant i marinës. Në vitin 1945, u bë kryeministër i Greqisë për disa muaj nga prilli në tetor.
10 – Aleksandër Diomidi Qiriako 1874-1951
Lindi në Athinë dhe ishte nipi i Dhimitër Qiriakos. Studioi drejtësi në universitetin e Vajmarit dhe më pas punoi si pedagog në Berlin dhe si rektor dhe profesor në Greqi. Në vitin 1910 ishte deputet në parlament, i zgjedhur në ishullin e Specias, dhe në vitin 1912 u bë ministër i ekonomisë. Në vitin 1949-1950 ishte kryeministër i Greqisë.
Melina Merkuri ishte artiste që e bëri të njohur Greqinë në botë me filmat e saj. Gjatë
qeverisjes së PASOKU-t ishte ministre e kulturës.
Teodor Pangalo është pasardhës i Teodor Pangalos, që ishte president i Greqisë në 1926.
Pangalo e ka pranuar hapur origjinën e tij arvanite dhe nga nëna ka mbiemrin Kocaqi. Pangalo ka qenë ministër i kulturës dhe ministër i jashtëm i Greqisë. Ai ka pasur dhe ka
një karrierë shumë të mirë në politikë dhe aderon në PASOK. Pa frikë mund të thuhet se ashtu si gjyshi i tij, ka qenë një nga arvanitët më të fortë në politikën e vendit.


Presidentët Arvanitë të Greqisë
Pavlo Kundurioti 1855-1935
Lindi në Hidra në vitin 1855. Filloi karrierën si ushtarak duke u bërë komandant i flotës së Egjeut dhe më vonë nën admiral. Ai pushtoi ishujt Lemno, Tenedo, Taso, Samothrak, Psara, Mitilini. Në vitin 1912 gjatë luftës së parë ballkanike, mundi flotën turke. Në vitin
1920 ishte mëkëmbës i mbretit dhe në vitin 1923-1926, ishte presidenti i parë i Greqisë. U rizgjodh president në vitin 1929, por gjendja e keqe shëndetësore e detyroi të japë dorëheqjen. Kundurioti është presidenti i parë i Greqisë, ai është i njohur për dhënien e urdhrave në shqip. Në kohën që fliste greqisht vartësve të tij dhe i urdhëronte të hapnin zjarr kundër armikut, ata nuk reagonin, dhe sa u fliste në shqip ata menjëherë fillonin luftën, pasi marinarët ishin arvanitë dhe nuk dinin gjuhë tjetër veç gjuhës së tyre.
Teodor Pangalo 1878-1952
Lindi në ishullin e Selaminës që ka qenë gjatë gjithë historisë ashtu si edhe sot, një ishull ku banojnë arvanitë. Mbaron akademinë e luftës në Paris. Ka qenë ministër i ushtrisë dhe kryegjeneral. Në vitin 1925, me ushtrinë e tij përmbysi qeverinë dhe u bë kryeministër pasi u votbesua nga parlamenti. Në vitin 1926, ishte president i Republikës Greke. Pangalot e kanë pranuar hapur origjinën e tyre shqiptare. Me ardhjen e Pangalos në pushtet, pushoi edhe përndjekja e çamëve muslimanë të cilët çoheshin me forcë drejt Turqisë duke u konsideruar si turq. Ai i konsideroi shqiptarët myslimanë dhe ortodoksë si shqiptarë dhe jo si turq
e grek. Kur ishte president i Greqisë më 1925-1926, bëri një deklaratë zyrtare para Lidhjes
së Kombeve në Gjenevë: “Republika Greke njihte minoritetin shqiptar që jetonte në Greqi, dhe nuk i konsideronte më shqiptarët muhamedanë popullsi turke. Dhe se teza që ortodoksit shqiptarë janë grekë, që është përkrahur deri më sot nga ne, është e gabuar dhe është hedhur poshtë nga të gjithë ne. Pasi ajo mori të tatëpjetën dhe arriti pikën që s’mbante më, mora masat e duhura dhe shpërndava të gjitha shoqëritë vorioepirote, që mëshironin skaje më ekstreme të këtij mentaliteti të sëmurë”. Pra, siç shihet nga fjala e tij ai ka qenë i vetmi politikan arvanit i shtetit grek që ka mbrojtur shqiptarët të cilët ishin të një gjaku me të. Dhe për këtë duhet që të meritojë të gjithë mirënjohjen dhe respektin e shqiptarëve sot.
Edhe presidenti aktual i Greqisë Karolio Papuljas, sipas Aristidh Kolës është arvanit. Papuliat sipas tij ishin shqiptarë nga fisi shqiptar i Lalajve të Mores, të cilët pas shkatërrimit të tyre u shëprndanë në të gjithë Greqinë, madje disa u vendosën dhe në Shqipërinë e Jugut (Çamëri). Shumë laliotë u kthyen në vitet e më vonshme në atdheun e tyre Lalë dhe u pagëzuan si të krishterë ndërsa disa fise si ai i papuljave edhe pse u pagëzuan e ruajti mbiemrin e tyre shqiptar Papulja. Fisi i Papulajve u vendos në Epir ose Çamëri aty ku dhe lindi Karolio Papulja, ministri i jashtëm i Greqisë, dhe sot është presidenti i saj. Ai lindi në fshatin shqiptar Voshtine (sot Pogonian) të Çamërisë që është në kufi me Shqipërinë. Karolo Papulja është një nga politikanët më të zotë dhe më tolerantë të Greqisë moderne. Edhe në qeverinë aktuale ka disa ministra me origjinë arvanite.
Athanagora 1886-1972. Athanagora ishte patriark i kishës lindore. Ai është i pari që pas
1000 vitesh ndarje midis tyre kishave filloi të afrojë Patriarkanën me Papatin. Në vitin 1054
kisha lindore e quajtur ortodokse u nda nga kisha perëndimore me qendër Romën. Papati dhe Patriarku i asaj kohe çkishëruan dhe mallkuan njëri-tjetrin dhe për rreth 1000 vjet nuk kanë pasur marrëdhënie miqësore midis njëri-tjetrit. Ishte patriarku shqiptar i Kostandinopolit Athanagora dhe Papa Pali VI të cilët u takuan në Jeruzalem në 5 janar të vitit 1964 dhe pajtuan të dy kishat. Pas këtij takimi kishat hoqën mallkimet dhe
çkishërimet e ndërsjella që kishin bërë një mijë vjet më parë dhe filloi një proçes afrimi midis tyre. Athanagora ishte shqiptar me origjinë nga Shqipëria e jugut, dhe emri i tij i vërtetë ishte Aristokle Spirou. Ka lindur në 25 mars të vitit 1886 në fshatin Tsaraplana të Epirit që në atë kohë ishte ende nën sundimin Turk.
Aristokleu ishte shqiptar dhe e ka pranuar vetë, këtë gjatë gjithë jetës së tij. Anglezi Petër Nichols thotë “Një gjë me rëndësi bie në sy; dy personalitete me prejardhje shqiptare, edhe pse të lindur jashtë Shqipërisë kanë ndikuar rrënjësisht në kristianizmin bashkëkohor. Njëri është i ndjeri Patriark Ekumenik i Konstandinopojës, njeri me hijeshi të dukshme fizike, me një personalitet të konsiderueshëm i cili u takua me Papa Palin e VI sidomos me përqafimin historik në Jeruzalem që hapi rrugën e mirëkuptimit më të madh në mes dy grupeve më të mëdha të krishter. Tjetra është nënë Tereza”. Pra Athanagora ishte patriarku shqiptar që afroi Patriarkanën e Konstandinopojës me Papatin e Romës. Shqiptarët gjithmonë kanë qenë tolerantë për çështjet fetare, dhe ky është një virtyt që ata e kanë pasur gjatë gjithë historisë deri sot.
NOBELISTËT SHQIPTARË Ferid Murati
Lindi në SHBA nga një baba shqiptar dhe një nënë amerikane. Kreu studimet e larta në
Universitetin e Ohaios, dhe më vonë punoi si profesor në Universitetin e Teksasit, që është instituti më i madh i kërkimeve shkencore mjekësore në botë. Ferid Muradi është
vlerësuar me çmimin Nobel në mjekësi në vitin 1998 për zbulimin e Viagrës së bashku me dy kolegët e tij Robert Furchgot dhe Louis Ingaro. Ai zbuloi se NO oksidi nitric ndihmon në luftimin e kancerit dhe të sëmundjeve të zemrës. Ai është autor dhe bashkautor i 334 punimeve shkencore. Muradi është babai i pesë fëmijëve.
Nënë Tereza 1910-1997
Ajo lindi në Shkup nga prindër shqiptarë të quajtur Nikollë dhe DRane Bojaxhiu, dhe ishte fëmija më i vogël i familjes. Babai i saj vdiq kur ajo ishte në moshën 8 vjeç dhe pas kësaj
jeta për të u bë më e vështirë. Ishte e besimit katolik dhe që e vogël merrte pjesë në meshat fetare. Në moshën 18 vjeç shkoi në Irlandë dhe hyri në institutin “Motrat e Loretos” ku mori emrin Maria Tereza. Aty ajo jetoi për 20 vjet duke punuar si mësuese.
Në vitin 1946 shkoi në Indi ku qëndroi deri në fund të jetës së saj. Aty themeloi misionin e saj të ri dhe gjatë gjithë jetës u shërbeu të varfërve dhe të sëmurëve të rrugës, për të cilët u kujdes si nënë. Nënë Tereza hapi shtëpi misionare në të gjithë planetin, gjithashtu edhe në vendet komuniste para viteve 90. Në vitin 1979 ajo vlerësohet me çmimin Nobel për paqen dhe shpërblimin e shpenzoi për të varfërit. Ajo vdiq në 5 shtator të vitit 1997, dhe në varrimin e saj morën pjesë lidër nga e gjithë bota. Në vitin 1997 ajo kishte 4000 motra në
610 shtëpi misionare në 123 vende të botës.
Nënë Tereza është gruaja më e nderuar që ka pasur kombi shqiptar gjatë shekullit XX. Ajo iu përket të gjithë shqiptarëve kudo që janë, pavarësisht besimit fetar. Shqiptarët para çdo ndarje fetare
duhet të venë kombësinë e tyre. Feja është diçka personale dhe shpirtërore dhe nuk duhet as t’u imponohet të tjerëve dhe as të përbuzen për atë që besojnë. Secili njeri ka mënyrën e vet se si mund të shpëtojë shpirtin e tij. Besimi është çështje personale dhe shpirtërore, ai nuk imponohet, por vjen nga logjika e arsyetimi i secilit. Pra, ai është ngushtësisht i lidhur me intelektin e secilit prej nesh. Shqiptarët duhet t’i vlerësojnë figurat e tyre jo nga feja,
por nga ato që ata kanë bërë për atdheun dhe njerëzimin.


Janë një numër i madh shqiptarësh sot që kanë famë ndërkombëtare në fusha të ndryshme. Kështu, aktorë të famshëm Jon e James Belushi nga Korça, Regis Francis Philbin mbajtësi i rekordit gines për numrin e orëve që ka kaluar në televizion, Eliza Dushku aktore e talentuar, Sten Dragoti regjisor i famshëm nga Dragoti i Tepelenës. Joseph Dioguardi që ka dhënë kontribut për shtetin amerikan në fushën e financave dhe kryetar i ligës amerikano-shqiptare, Xhorxh Tenet ish-drejtori i Shërbimit Inteligjent Amerikan me origjinë nga Himara, Ismail Kadare i njohur në të gjithë botën me veprat e
tij, piktori Ibrahim Kodra si dhe një numër i madh sportistësh, artistësh dhe shkencëtarësh. Mbi të gjitha, një meritë të veçantë kanë fëmijët shqiptarë, të cilët janë të parët në mësime
në vendet ku studiojnë, dhe ky është një nder i madh që i bëhet kombit shqiptar.
Shqiptarët janë njerëz punëtorë, ambiciozë, besnikë dhe të përkushtuar ndaj asaj që bëjnë. Ata i gjen në të katër anët e Globit dhe me siguri nuk do të jetë e largët dita që do të jenë në majat e pushtetit në Evropë dhe në SHBA sepse këtë e ka treguar historia.
Vetëm një gjë duhet të bëjnë kur të arrijnë majat, të hedhin sytë nga vendi i origjinës ku kanë eshtrat e paraardhësit e tyre dhe të kontribuojnë për të mirën e tij, sepse të gjithë ia kanë borxh vendit që na dha jetën dhe emrin.
Sponsored content

Albanët me famë në mijëvjeçarë (Nga Troja e lashtë deri në ditët tona)    Empty Re: Albanët me famë në mijëvjeçarë (Nga Troja e lashtë deri në ditët tona)

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi