Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Albo
Albo
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 186
Points : 294
Reputacioni : 20
Medalje2 Medalje3

Teleskopi Cassiopeia i NASA-s, zbulon Zvastikën "Gjermane" në pjesën e errët të Hënës Empty Teleskopi Cassiopeia i NASA-s, zbulon Zvastikën "Gjermane" në pjesën e errët të Hënës

22nd February 2016, 00:05
Teleskopi Cassiopeia i NASA-s, zbulon Zvastikën "Gjermane" në pjesën e errët të Hënës
Më 20 mars të 2010-ës, në internet qarkulluan disa fotografi që i përkisnin pjesës së errët të Hënës, por këto foto do ishin shkaku dhe molla e sherrit e një trazire të madhe

dhe një “lufte”, jo vetëm brenda në NASA por edhe me gjerë, deri tek shumë shkencëtar dhe studiues të fenomeneve të çuditshme, mbi (UFO-t) Jashtëtokësorët. Fotografit janë nxjerr nga Cassiopeia, i cili përmban një teknologji të përparuar dhe tepër të ndjeshme me aftësi të shkëlqyera për shkrepje në errësirë. Një nga arsyet kryesore të vetë ekzistencës së tij është pikërisht ky fakt. Që sateliti të mund të kryej filmime dhe shkrepje të një cilësie të lartë edhe në objektet me pamje zero, sigurisht që nuk përjashtohet ‘zemra’ e këtij misioni, e cila nuk është gjë tjetër veç fotografimit të anës së errët të Hënës, gjë e pa mundur më parë. Shkencëtarët e NASA-ës, kanë dështuar në çdo tentativë të tyre për të shpjeguar çdo gjë mbi këto fotografi. Ata kurrë nuk e kanë mohuar vërtetësinë e tyre.

Nga ana tjetër studiuesit e UFO-ve, janë futur në një maratonë mes tyre, se cili do të jap shpjegim më të mirë lidhur me këto fotografi, sigurisht që nuk përjashtohen dhe rastet kur tentativat e disave për të kaluar vetëm mendimi i tyre shumë herë ka degjeneruar me ofendime për kolegët, e tyre, siç edhe shpesh herë kur bëhet fjalë për fushën e konspiracionit. Shumë shkencëtar shprehen hapur se Superfuqitë e Botës, kishin njohuri për këtë…

Pjesa më e madhe e fotografive nuk janë të pastërta për shkak të distancës orbitave dhe vendndodhjes së sensorëve të ndjeshëm. Shkak për mjegullimin e tyre mund të jetë edhe pluhuri jonizues i Hënës, i cili si për çudi, dy vitet e fundit arrin të gjeneroj deri në re!
Është një fenomen, për të cilin shumë skeptik, studiues ja dedikojnë krijimin e reve në Hënë UFO-ve!Edhe pse ekspozimi i jashtëtokësorëve në Hënë nuk është një dukuri e theksuar, kështu ata nuk kanë lënë asnjë gjurmë në vazhdën e tyre.
Teleskopi Cassiopeia i NASA-s, zbulon Zvastikën "Gjermane" në pjesën e errët të Hënës Snap_211

E gjithë kjo dukuri, i dedikohet kraterit të quajtur SCHROEDINGER, i cili ndodhet afër Polit të Jugut të Hënës. Aty sateliti, arrit të kryej shtatë fotografi, njërën nga të cilat ne po jua prezantojmë në këtë artikull.


Krateri ka një diametër 1,5 kilometra, në brendësin të tij, duket qartë një Zvastikë gjigande, e njëjtë me atë të cilën Gjermanët e kishin zgjedhur për emblemën e tyre dhe mbi Zvastik ndodhet një disk fluturues.
Më e çuditshmja është fakti se, disku fluturues i zbuluar në krater, është i njëjtë me disqet fluturuese të ndërtuar nga Nazistët Gjerman gjatë luftës së dytë botërore.

Teleskopi Cassiopeia i NASA-s, zbulon Zvastikën "Gjermane" në pjesën e errët të Hënës Snap_212

Të shumtë janë ata të cilët besojnë se nazistët, nëpërmjet ‘mesit’ të Tokës dhe teknologjisë së përparuar që ata gjetën aty, ndërmjet hapjes së dy Poleve, ata mundën të shkonin jo vetëm në Hënë por edhe në Mars duke krijuar aty bazat e tyre. Fotografia e mëposhtme vjen të vërtetoj pretendimet e atyre të cilët i besojnë kësaj teorie, se nazistët arritën të parët të shkojnë në Hënë dhe të krijojnë aty bazat e tyre!


Por mbete të theksojmë ‘luftën’ që bëjnë ndërmjet tyre shumë shkencëtarët, mekanikët e raketave, astronomët etj, bile kur NASA, u pyet se kur ajo do të kryej një mision të saj në anën e shumë përfolur të Hënës, ajo u përgjigj duke thënë:

Teleskopi Cassiopeia i NASA-s, zbulon Zvastikën "Gjermane" në pjesën e errët të Hënës Snap_213

“Misionet tona për në Hënë kanë përfunduar këtu e shumë kohë. Tashmë interesi ynë është përqendruar mbi Planetin Mars. Këtë e bëjmë me qëllim e vetëm, pasi planeti i kuq në të ardhmen mund të mirëpres dhe të dhuroj jetë, sigurisht duke përdorur dhe teknologjinë përkatëse, kjo do të jetë më efikase dhe e realizueshme në të ardhmen e afërt dhe i gjithë ky mundim do të jetë në dobi të njerëzimit, i cili do mund ta shfrytëzoj këtë planet”.


Në këtë pikë duhet që të rikujtojmë famën e dikurshme, apo thënë ndryshe të zbulimit të një qytetërimi jashtëtokësorësh nga Nazistët Gjerman, i quajtur Vril, të cilët mundën të mësonin gjithçka rreth këtij qytetërimi, që nga teknologjia e tyre e përparuar e deri tek ideologjia etj.

Ka shumë fakte që vërtetojnë se nazistët gjermanë arritën të ‘shponin’ deri dhe zemrën e tokës, si dhe është e ditur që teknologjia e tyre ishte tepër e lartë, por është e çuditshme se si ‘disa’ arritën që t’i fshihnin këto fakte, duke devijuar të vërtetën. A e dini se, aeroplanët luftarak të cilët janë të ‘Pa dukshëm’, që nuk i zbulon dot radari, si p.sh: Stealth-i Amerikanë, i cili mbahet si përbindëshi i qiellit.
Gjermanët e kishin zbuluar shumë më herët këtë lloj teknologjie, si dhe kishin arritur të prodhonin avionë të tillë.


Ekziston dhe një fotografi në të cilën është fokusuar një UFO, kjo fotografi, u bë dhe zbriti në tokë nga ekuipazhi i misionit hapësinorë Rus në vitin 1970. Fotografia vërteton qartë se UFO-ja ekzistonte atje për shumë kohë.

Teleskopi Cassiopeia i NASA-s, zbulon Zvastikën "Gjermane" në pjesën e errët të Hënës Snap_214

Gjermanët falë teknologjisë së tyre kishin në pronësi edhe objekte fluturimi të cilat ngjasonin shumë me UFO-t që kanë formë Puro, për të cilat shumë studiues thonë se janë objekte fluturimi që i përkasin një disku fluturues të cilat i përdorin për të eksploruar më kollaj!


Në vazhdim po ju paraqesim skicat origjinale të cilat u bënë publike gabimisht më 1978-ën, nga Forcat Ajrore Amerikane, të cilat i përkasin Forcave Ajrore të Gjermanëve të krijuara gjatë luftës së dytë botërore.

Teleskopi Cassiopeia i NASA-s, zbulon Zvastikën "Gjermane" në pjesën e errët të Hënës Snap_215
Teleskopi Cassiopeia i NASA-s, zbulon Zvastikën "Gjermane" në pjesën e errët të Hënës Snap_216
Teleskopi Cassiopeia i NASA-s, zbulon Zvastikën "Gjermane" në pjesën e errët të Hënës Snap_217
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi