Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Albo
Albo
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 186
Points : 294
Reputacioni : 20
Medalje2 Medalje3

Ofendoi Erdoganin, Shukur rrezikon burgun Empty Ofendoi Erdoganin, Shukur rrezikon burgun

26th February 2016, 01:05
Ofendoi Erdoganin, Shukur rrezikon burgun Shukur

Ofendoi Erdoganin, Shukur rrezikon burgun

Hakan Shukur rrezikon 4 vite burg. Ish-sulmuesi i Interit, Gallatasarajit dhe Torinos mund të përfundojë pas hekurave për shkak se ka ofenduar presidentin, Rexhep Taip Erdogan.
Jeta e tijë ka marrë një trajektore të çuditshme dhe duket se tani vetëm një mrekulli mund ta shpëtojë sepse është ngatërruar me një nga personat më të fuqishëm në Turqi.

Ofendimi- Gjithçka ka ndodhur një vit më parë, kur Shukur ka postuar në rrjetin social “Tëitter” disa fraza ofenduese ndaj Erdoganit, të cilat kanë dalë në skenë sërish. Diçka e tillë ka nisur të hetohet dhe 44-vjeçari është duke pritur fundin e kësaj çështjeje që sapo ka nisur.

Aktualisht, Shukur ndodhet në Kaliforni me familjen e tij dhe thotë se fjalët e shkruara në atë status nuk i drejtoheshin Erdoganit, por koha kur janë shkruar e tradhton ish-sulmuesin. Ai status është bërë kur Shukur u largua nga partia e Erdogan, ku për disa vite qëndroi edhe si deputet.

Më vonë, ish-sulmuesi i kombëtares turke iu bashkua rivalit të presidentit, Fetullah Gylen. Karriera- Hakan Shukur është një nga lojtarët më të mëdhenj të historisë së futbollit turk. Ai ka luajtur për shumë vite me skuadrën e Gallatasarajit, ndërkohë që për një sezon provoi edhe fanellën e Interit.

Shukur vazhdon të mbajë rekordin për golin më të shpejtë në një kampionat botëror. Ai arriti ta ndalte topin në rrjetë vetëm pas 11 sekondash në ndeshjen Turqi-Kore e Jugut, e cila përfundoi 3-2. Përpara disa vitesh u publikua një lajm i bujshëm, ku Hakan Shukur pranonte se origjina e tij e largët ishte shqiptare
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi