Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

Intervista e fundit, De Biasi deklaratë bombë për Italinë Empty Intervista e fundit, De Biasi deklaratë bombë për Italinë

28th February 2016, 20:19

Intervista e fundit, De Biasi deklaratë bombë për Italinë Gianni10

Intervista e fundit, De Biasi deklaratë bombë për Italinë



Trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi në një intervistë për “Italpress”  ka shprehur një shqetësim duke thënë se trajnerët italian nuk vlerësohen sa duhet në Itali por më shumë vlerësohen në vendet e tjera Evropiane ku punojnë.
“ItalPress” në hyrje të shkrimit të saj thotë se de Biasi është një trajner Italian që u bë dikushi jashtë Italisë fal punës së tij.
De Biasi arriti suksesin e madh duke kualifikuar një kombëtare të vogël për herë të parë në Kampionatin Evropian.
De Biazi, çfarë objektivi keni për të ndjekur në Francë?
Kalimi nga faza e grupeve do të jetë për ne si një fitore. Italinë e shikoj në mesin e favoritëve. Mendoj se qetësisht, Conte me të tijtë mbërrin në gjysmëfinale. Na thoni, si qëndron e vërteta për titullimin e stadiumit të ri në Tiranë… Mos e teproni. Megjithatë, do të vendoset një pllakatë me të gjithë emrat e atyre që kanë marrë pjesë në këtë sukses historik, sikurse ishte kualifikimi i Shqipërisë për herë të parë në një garë madhore europiane.
Pas kësaj, a do të ktheheni në Itali, të ngopur dhe të kënaqur?
Në asnjë mënyrë. Ju mund të merreni me futboll edhe larg nga Seria A. Në fakt, keqardhjen time e kam shprehur edhe më parë. Kjo do të thotë se nga Italia nuk ishin në gjendje për t’ju bërë ndonjë propozim? Në të vërtetë edhe ka ardhur, por nuk është diçka që më intrigon më shumë se aty ku jam, për fat të mirë. Megjithatë, nuk do të zbuloj asgjë, sepse mund t’ju them se jam tërësisht i përqendruar tek Europiani.
Dukeni ende i zemëruar me shtëpinë tonë?
Sigurisht, kjo nuk do mend. Këtu nuk u vura pothuajse kurrë në një pozicion për ta kryer punën time më së miri. Kur kam trajnuar në Itali (si në Modena, nga Seria C në Seria A, edhe te Torino, ku fitoi promovimin nga Seria B), gjërat shkuan bukur profesionalisht. Por, këtu, për fat të keq, trajneri ka lidhjen më të dobët në zinxhirin e klubit. Rrënojat vijnë nga prokuratorët, që kanë interesin e lojtarëve, dhe presidentët, që nuk i mbrojnë trajnerët. A e patë Juventusin në Champions? Sigurisht, dhe mendoj se mori një barazim të merituar. Por, e shoh më të favorizuar në Itali se në Champions.
Në kuptimin që do të fitojë “Scudetton”?
Kjo është e drejtë. Mendoj se Napoli nuk do të ketë sukses më shumë, ndaj bardhezinjtë do të mbizotërojnë me përvojën dhe aftësinë për të fituar. Një gjykim për përplasjen Totti-Spalletti? Vështirë të komentoj, por mund të them se kam përjetuar diçka të ngjashme me Roby Baggio në fund të karrierës së tij, në Brescia, ku së bashku vendosëm se ishte koha për të thënë lamtumirë. Mbaj mend ndeshjen e fundit në “San Siro”, kundër Milanit. Unë e zëvendësova atë në pesë minutat e fundit, për t’i dhënë atij një ovacion të tifozëve në këmbë. Dhe i gjithë stadiumi u ngrit dhe ishte bashkë me të.
Sipas jush, a është e drejtë që një flamur si Baggio nuk ka gjetur ende një vend në Itali?
Mendoj se Roby duhet të vendosë se çfarë do të bëjë, por jam i sigurt se një hapësirë ​​për të duhet të ekzistojë gjithmonë. Fillimisht nuk donit ta merrnit në konsideratë ftesën e Shqipërisë: Çfarë ju bindi? Unë vija nga Udinese me një përvojë të keqe. Mora sinjale për të drejtuar Shqipërinë, hezitova në fillim, por më pas, kur pashë seriozitetin e marrëveshjes, u takuam për herë të parë në Milano. Aty ishte i gjithë stafi menaxhues i FSHF-së, që priste fjalën time.
Çfarë ishte gjëja më e vështirë në një vend tjetër?
Nga Shqipëria njihja Igli Taren (menaxheri aktual i Lazios), që e kam pasur lojtar Brescia. Kam pasur fatin e mirë të kem në krah Tramezzanin. Kjo është hera e dytë, me të cilin kam krijuar një bashkëpunim të frytshëm. Në dy vitet e para hodha bazat, por nuk ia arritëm të kualifikoheshim në Kupën e Botës 2014, mbajtur në Brazil. Në dy vitet e fundit kemi mbledhur atë që “kishim mbjellë”. Nëse mund ta përmbledhni punën tuaj me pak fjalë? Ndryshimi i mentalitetit. Më përpara një fitore ishte e mjaftueshme për të qenë të kënaqur. Tani shqiptarët kanë mësuar të jetë gjithmonë të uritur dhe të duan të bëjnë më shumë.
Lojtari, që ju ka impresionuar më shumë në Seria A?
Dybala, pa dyshim. Mbaj mend vitin e parë në Sicili dhe rritjen progresive. Së shpejti do ta shohim atë në 5 lojtarët më të mirë në botë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi