Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
albx
albx
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 104
Points : 1
Reputacioni : 1
Medalje2 Medalje3

Vatikani, prane njohjes se Kosoves shtet Empty Vatikani, prane njohjes se Kosoves shtet

4th February 2008, 22:51
Vatikani, prane njohjes se Kosoves shtet


E Diele, 03 Shkurt 2008

Presidenti i Kosoves, i kerkon Vatikanit te njohe zyrtarisht pavaresine e pritshme per t’u shpallur nga Prishtina gjate muajit ne vazhdim. Kerkesa u be dje nga Fatmir Sejdiu, ndersa u prit nga Papa Benedikti i 16-te. Zyrtarisht Sejdiu cilesohej ne komunikate si “Presidenti i Kosoves”. Ai u prit vetem nje dite perpara turneut te dyte te zgjedhjeve presidenciale ne Serbi. "Lidhur me shpalljen e mundshme te pavaresise se Kosoves, Selia e Shenjte do te ndjeke situaten me vemendje te vecante dhe do te percaktoje qendrimin e vet te orientuar nga bashkesia nderkombetare", thuhet ne deklaraten zyrtare te Vatikanit. Ne takim, Presidenti Sejdiu i dhuroi Atit te Shenjte nje skulpture te Heroit te Kombit Shqiptar, Gjergj Kastriotit-Skenderbeut. Kurse Papa i ka dhuruar nje stilolaps, qe sipas mediave ne Prishtine, do te perdoret per t’u nenshkruar deklarata e Pavaresise. Sejdiu, eshte nje nga personat qe jane ne listen e nenshkruesve te deklarates.

Burime nga Kosova bene te ditur se Presidenti Sejdiu ka kerkuar nga kreu i Kishes Romane-Katolike qe te mbeshtese dhe te njohe pavaresine e Kosoves, e cila do te shpallet se shpejti. “Ne angazhohemi qe Kosova te jete e pavarur, konform vullnetit politik te institucioneve dhe popullit te saj”, deklaroi Sejdiu. Ai i rikujtoi Papes se Kuvendi i Kosoves eshte angazhuar per respektim te Planit “Ahtisari”, qe propozon pavaresi per Kosoven me te gjitha te drejtat e garantuara per komunitetet pakice. “Kosova do te jete vend i lire i te gjitha qytetareve te saj te barabarte pa dallim etnie a religjioni”, theksoi Presidenti.

Roli i Vatikanit ne vendimmarrjen e disa shteteve te fuqishme Perendimore eshte mjaft i rendesishem deri dhe vendimtar. Duke pritur Sejdiun, Benedikti XVI ka dashur te shprehe afersine e tij me te gjithe popujt ne bote, ku kristianizmi eshte i pranishem qe ne shekujt e pare pas Jezusit. “Ne Kosove jetojne afro 65 mije besimtare katolike dhe Selia e Shenjte nuk le asnje rast pa shfrytezuar per te kontribuar per pajtimin, drejtesine dhe paqen ne rajon", citohet Papa i Vatikanit. Ne kete pike, Sejdiu i ka kujtuar Papes se “Kosova ka perjetuar tragjedi te tmerrshme, por ne jemi te perkushtuar te ecim perpara drejt se ardhmes, me qellim te mevetesimit te plote te vendit tone dhe integrimit te tij sa me te shpejt ne strukturat euroatlantike”.

Analistet pohojne se takimi i djeshem mund te perfaqesoje nje lloj perkrahjeje te Vatikanit ne rast se Kosova do te shpalle pavaresine. Ne fakt, Vatikani e permend mundesine e shpalljes se pavaresise se Kosoves nga ana e lidershipit shqiptar. Madje pranon se “Selise se Shenjte nuk i mungon mundesia qe te therras te gjitha palet qe te marrin pjese ne pajtimin, drejtesine dhe paqen ne Kosove”. Selia e Shenje qartesonte ne komunikaten e saj dje se “do t’i monitorojme zhvillimet ne terren me kujdes te vecante, duke pasur ne konsiderate direktivat dhe reagimet e bashkesise nderkombetare, kur behet fjale per vleresimin e situates ne Kosove”. ed.ku
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi