Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

  Lumturiadë ngazëllimi i skenave antike Empty Lumturiadë ngazëllimi i skenave antike

31st March 2016, 19:33
L

LUMTURIADË
NGAZËLLIMI I SKENAVE ANTIKE
Nga Kristaq F. Shabani
 
Qyteza ime  e dashur... LLIARI
Shqipëruar « I lirë «
Aty ku Perënditë dinë
të ulen këmbëkryq me njerëzit,
Aty ku Dielli ka tjetër kuptim,
Aty ku Hena del me trajta të çuditshme;
Lumi e kapercen formën gjarpërore ,
Ylberi ka më shume ngjyrime,
Uji gurgullon, si nga buronja shatërvanësh;
Mushkëritë tejngopen me ajrin më të pastër
e të shëndetshëm  të Botës
çlirohen nga streset  ;
Aty ku stralli lëshon xixa të tejndritshme,
dhe NAPOLEONI I MADH  e bleu si lendë iniciale ;
Aty ku kodrat ngjatjetohen çdo ditë nga bilblilat
dhe këngës melodishëm ia marrin laureshat ...
Vete Krishti me Apostujt  në këtë lumturiadë
tejpushon i ngazëllyer ...
Gjelbërimi të rrok shpirtin andej, këtej dhe përandej ,
Dollite  me rregullat më të pasterta të dollive
Dollibash qiparizi dhe pastaj plepi…
Korridhet konkurojnë varietet e rrushëve  me me zë të Globit... ...
Sa te xhevahirtë i ke pasur dhe i ke njerëzit, Qyteza ime ...
Mahnitja shfaqet në kubet e saj në skenën qiellore...
Aktrojnë gajllesat  si në teatro antike...
Qyteza ime e lire perhere midis maleve ...
qëkur u shfaqe  në këtë tokë të stërlashtë !
Ndaj e ndjej sot me të kuptimtë  lirinë time , lirinë e të gjithëve
në këtë arkitekturë magjepsëse të papërsëritshme...
ku zemrat nga gufimi dalin nga kraharorët…
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi