Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

 Agjerimi - Faqe 2 Empty Re: Agjerimi

21st April 2016, 07:26
Kapitulli i agjërimit (6)



Plotësimi i shpjegimit të hadithit të shtatë

Ahkamet (rregullat) e nxjerra nga ky hadith

1- Marrëdhëniet intime gjatë muajit të Ramazanit janë nga gjërat e shëmtuara që e çojnë njeriun në shkatërrim, ngase Muhamedi salallahu alejhi ue selem u solidarizua me mendimin e atij sahabit, Allahu qoftë i kënaqur me të, i cili tha: “U shkatërrova o i Dërguar i Allahut.” E po të mos ishte ashtu, atëherë Muhamedi salallahu alejhi ue selem do ta zbuste situatën e do t’i thoshte më ngadalë, mos u merakos, nuk është çështja aq tragjike, por Muhamedi salallahu alejhi ue selem heshti dhe me këtë kuptuam se mëkati me këtë rast vërtet është shkatërrues.

2- Ai që bën marrëdhënie intime gjatë muajit të Ramazanit me qëllim ka obligim kefaren (shpagimin). Siç e kemi sqaruar më herët, ajo është sipas radhitjes, siç ka ardhur në hadith: lirimi i një robi, e nëse nuk ka mundësi, atëherë agjërimin e dy muajve pa ndërprerë, e nëse nuk mundet, atëherë ushqen 60 të varfër.

3- Shpagimi nuk bie në rast pamundësie, ngase Muhamedi salallahu alejhi ue selem nuk e liroi atë sahab nga kefarja, gjë që na jep të kuptojmë se atij sahabi i ka mbetur obligim shpagimi kurdo që të ketë mundësi ta shpaguajë.

4- Lejimi i shpagimit nga dikush tjetër, qoftë edhe nga personi i panjohur.

5- Shpaguesit dhe familjes së tij i lejohet të hajë nga ushqimi i shpagimit, i cili është bërë nijet si shpagim për të, po me kusht, nëse shpagimin për të e ka bërë dikush tjetër.

6- Ajo që na jep të kuptojmë në shikimin e parë të këtij hadithi është se robi i liruar për kefare konsiderohet si i vlefshëm sido që të jetë, besimtar apo mosbesimtar. Ky është mendimi i Ebu Hanifes.
Por ajo që është e saktë është ajo që thotë xhumhuri i detarëve, se robi që lirohet patjetër duhet të jetë musliman besimtar. Kështu që hadithi është i kushtëzuar për besimin e robit të liruar me hadithe të tjera, si për shembull hadithi mbi shpagimin e vrasjes, ku përmendet se patjetër duhet të jetë besimtar.

7- Besnikëria, fisnikëria dhe bujaria e Muhamedit salallahu alejhi ue selem, se si erdhi ai njeri i frikësuar dhe i turpëruar, por u largua i gëzuare dhe i kënaqur me ushqim për veten dhe familjen e tij.

8- Kushdo që bën mëkat, për të cilin nuk ka ndonjë dispozitë sheriatit dhe vjen i penduar dhe i mërzitur, nuk kritikohet ashpër.


Përmbledhje shpjegimesh për këtë hadith nga dijetari i njohur Ibën Tejmije
Është e vërtetuar prishja e agjërimit nga ngrënia dhe pirja si dhe marrëdhëniet intime nga argumentet e sheriatit si dhe ixhmaja e dijetarëve. Po ashtu është vërtetuar se femrat gjatë kohës së menstruacioneve dhe gjatë lehonisë nuk kanë mundësi që të agjërojnë përderisa janë në atë gjendje (edhe nëse agjëron, agjërimi në atë gjendje nuk pranohet), por mbas pastrimit i agjërojnë ato ditë kaza (si kompensim), pas muajit të Ramazanit. Muhamedi salallahu alejhi ue selem thotë: “Pastroje hundën më shumë, përveç nëse je agjërueshëm.” (Atëherë me ngadalë, që të mos depërtojë uji në fyt.) Nga ky hadith kuptuam se zbritja e ujit nga hunda në fyt e prish agjërimin.

Thotë dijetari Hatab:”Nuk di që ndonjë dijetar ta kundërshtojë këtë mendim se : Kush vjell pa dashje nuk duhet ta kompensojë atë ditë , dhe se kushdo që vjell me qëllim duhet ta kompensojë, e po ashtu kushdo që ejakulon spermën pa dëshirën e tij si ai që është në gjumë nuk e prish agjërimin sipas mendimit të gjithë dijetarëve . Ejakulimi e prish agjërimin nëse është si pasojë e masturbimit e po ashtu puthjes apo përqafimit .

Është e vërtetuar me argumentet nga Kurani dhe Suneti se kushdo që bën ndonjë ndalesë nga harresa apo duke gabuar, Allahu i Lartësuar nuk e merr në përgjegjësi për të. Madje konsiderohet sikur mos të kishte bërë fare, si dhe nuk i shkruhet mëkat për të, e po ashtu nuk ia prish ibadetin ( adhurimin) e tij. Agjëruesi nëse ha ose pi apo bën marrëdhënie intime nga harresa apo gabimisht, në këtë rast nuk duhet ta kompensojë atë ditë , e ky është mendim i një grupi të dijetarëve të selefit ( të parëve ) si dhe dijetarëve halef ( të mëvonshëm).

Kurse përdorimi i “kohlit” (bojë për sytë), injeksionet si dhe pikat që merren në rast nevoje në kanalin e urinës, klizma, mjekimin e plagëve qe mbërrin në brendësi të kokës si dhe plagë të thella në trup duke i lyer me melhem.
Këto janë disa gjëra për të cilat ka ihtilaf (kundërthënie) tek dijetarët. Prej tyre kanë mendime se agjërimi nuk prishet me asnjë nga këto, e ka prej tyre që agjërimin e konsiderojnë të prishur me të gjitha këto.

E ajo çka është më e saktë është se agjërimi nuk prishet me asnjërën nga këto duke u nisur nga ajo se agjërimi është nga feja e muslimanëve, që ka nevojë ta njohë atë te dijetarët si dhe njerëzit e rëndomtë, e nëse do të ishin këto gjëra të ndaluara nga Allahu i Lartësuar si dhe Muhamedi salallahu alejhi ue selem për agjëruesin do ta prishnin agjërimin e tij. Atëherë shpjegimi për këto gjëra do të ishte obligim për Muhamedin salallahu alejhi ue selem, e po ti kishte përmendur atëherë do ti dinin edhe sahabët, Allahu qoftë i kënaqur me të, dhe do t’ia përcillnin umetit sikurse na kanë transmetuar fenë në tërësi. Mbasi nuk e ka transmetuar asnjëri nga dijetarët nga Muhamedi sal Allahu alejhi ue selem asnjë hadith sahih apo qoftë edhe i dobët kjo na jep të kuptojmë se Muhamedi sal Allahu alejhi ue selem nuk ka përmendur asgjë për këto, kurse hadithi
për “kohl” (bojë për sytë) është i dobët.

E ata që mendojnë se këto gjëra prishin agjërimin nuk kanë argumentim nga bazat e para të sheriatit, por vetëm kijasin (analogjinë). Argumenti më i fortë i tyre është hadithi: “Shpëlaje hundën më shumë (gjatë abdestit), përveç nëse je agjërushëm.” Ky kijas është i pabazë për shkak se ai i cili gjatë abdestit lan hundën shumë dhe e thith ujin me frymëmarrje edhe më shumë, atëherë atij uji i zbret në fyt e m pas në brendësi te trupit e në këtë rast është njësoj si të kishte pirë ujë me gojë; ai e ushqen trupin e tij me atë ujë si dhe e largon etjen. Por edhe po të mos kishte argument bazë për këtë, do të kuptohej nga mendja e shëndoshë, ngase kjo konsiderohet pirje dhe është e ditur se agjëruesit i është ndaluar ngrënia dhe pirja, ngase ajo është shkaktare për forcimin e tij. Kurse përdorimi i kohlit (bojës për sytë), i klizmës, i pikave që merren në rast nevoje në kanalin e urinës, mjekimi i plagëve me melhem në brendësi të kokës si dhe në plagë të thella kudo në trup dhe injeksionet nuk e prishin agjërimin ngase nuk e ushqejnë trupin.

Kurse marrëdhëniet intime janë prej epsheve kryesore dhe u është dhënë i njëjti trajtim sikurse ngrënia dhe pirja. Allahu i Lartësuar në hadith kudsij thotë: “Robi i Im i lë epshet e tij dhe ushqimin vetëm për Mua.” Largimi i njeriut nga epshet e tij është ibadet (adhurim) që bëhet me qëllim për të arritur shpërblim. Duke u nisur nga kjo, pra nxjerrja e spermës është lloj shfryrje e epshit dhe duke pasur parasysh se agjëruesit i është ndaluar të konsumojë atë që e forcon dhe e ushqen, si ngrënia e pirja, e po ashtu i është ndaluar që të lirojë, të nxjerrë nga trupi i tij atë që e dobëson si dhe të nxjerrë materie nga të cilat trupi i tij ushqehet. Kjo duke pasur parasysh se ajo që e dobëson trupin ka përparësi për ndalesë më shumë sesa ngrënia e pirja.

Dijetarët kanë ihtilaf (kundërthënie) lidhur me hixhamin (hixhame është diçka që kryhet me anë të brisqeve të rrojës për të bërë vrima në lëkurë, për të nxjerrë gjakun e keq nga trupi), se a e prish agjërimin apo jo. Hadithet e Muhamedit salallahu alejhi ue selem lidhur me atë se hixhami prish agjërimin janë të shumta, si hadithi: “Ka prishur agjërimin ai i cili bën hixhamin si dhe ai të cilit i është bërë hixhami.” E shumë hadithe të tjera që i kanë sqaruar dijetarët e mëdhenj të hadithit.

Disa nga sahabët, Allahu qoftë i kënaqur me të, e kanë parë të papëlqyeshëm hixhamin për agjëruesin. Mendimi i shumicës së dijetarëve të hadithit është se hixhami e prish agjërimin, e këta janë njerëzit të cilët e pasojnë me përpikëri Muhamedin salallahu alejhi ue selem.

Kurse ata të cilët kanë mendimin se hixhami nuk e prish agjërimin kanë argument hadithin sipas të cilit Muhamedi salallahu alejhi ue selem e ka bërë hixhamin duke qenë agjërueshëm si dhe duke qenë në ihram (duke kryer haxhin apo umren).

Megjithatë, Imam Ahmedi dhe disa dijetarë të tjerë të hadithit e kanë bërë të dobët këtë pjesë shtesë të hadithit: “duke qenë agjërueshëm”. Ata kanë thënë se është vërtetuar se ka bërë hixhamin duke qenë në ihram (duke kryer haxhin apo umren), kurse çfarëdo metode për të nxjerrë gjakun me qëllim e prish agjërimin.

Kurse misvaku është i lejuar pa kurrfarë kundërshtimi, por ka disa mendime të ndryshme të dijetarëve për kerahetin (mospëlqimin) e përdorimit të misvakut pas “zevalit” (pasi dielli të kalojë kupën qiellore, në zenit). Po megjithatë,. prapëseprapë nuk ka ndonjë argument të saktë që ta përkufizojë kohën e misvakut vetëm para dite, ashtu që mbetet i lejuar përdorimi i tij për çdo kohë, paradite apo pasdite.

Është mekruh (i papëlqyeshëm) shijimi i ushqimit me majë të gjuhës, është i urryer, pa nevojë, por nuk e prish agjërimin, kurse në raste nevoje nuk është mekruh (i qortuar) shijimi i ushqimit me majë të gjuhës (por duke pasur kujdes që mos të shkojë në fyt).
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

 Agjerimi - Faqe 2 Empty Re: Agjerimi

21st April 2016, 07:27
Kapitulli i agjërimit (7)



Agjërimi gjatë udhëtimit

Sheriati është i përpiluar në mënyrën më të përsosur dhe si i tillë i përshtatet gjithë njerëzimit, të gjitha kohërave dhe të gjitha gjendjeve dhe situatave, duke mos i ngarkuar apo rënduar njerëzit me atë që i mundon apo nuk kanë mundësi për ta bërë, siç thotë Allahu i Madhëruar në Kuran: “Dhe nuk ju obligoi në fe me ndonjë vështirësi.” (Haxh: 78)
Si dhe ajeti tjetër: “Allahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështirësim për ju.” (El-Bekare: 185)

Pasi udhëtimi zakonisht shoqërohet nga vështirësitë, siç është transmetuar në hadith: “Udhëtimi është pjesë e dënimit”, Allahu i Mëshirshëm ka bërë lehtësime në udhëtim për njerëzimin.

Nga këto lehtësime është edhe lejimi për të ngrënë dhe pirë gjatë udhëtimit në ditët e Ramazanit. Ky është një lehtësim i pëlqyer, duke u bazuar në hadithin e Muhamedit salallahu alejhi ue selem: “Nuk është prej mirësisë së plotë agjërimi në udhëtim.” Ky hadith ka për qëllim atë që e mundon shumë agjërimi gjatë udhëtimit.

Pra, ky është një lehtësim për atë që has vështirësi në udhëtim e po ashtu edhe për ata të cilët udhëtimin e kanë të lehtë dhe argëtues, ngase rregulla është vendosur për atë që zakonisht ka (vështirësi), por në këtë rast i përfshin të gjithë ata që kanë vështirësi apo nuk kanë vështirësi.

E bazuar në këto rregulla plot urtësi, mund ta kuptojmë se sa është tolerante kjo fe dhe sa shumë i kushton rëndësi mëshirës dhe lehtësimit për njerëzit sipas situatave dhe gjendjeve të tyre, duke kërkuar nga njerëzit vetëm atë që kanë mundësi të bëjnë. Nuk na mbetet tjetër vetëm se të themi: “Jemi të kënaqur që Zoti ynë është Allahu, feja jonë është Islami dhe i Dërguari i ynë është Muhamedi salallahu alejhi ue selem.”
Hadithi i tetë

Aishja, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmeton se Hamzete Bin Umeru El-Eslumij i ka thënë Muhamedit salallahu alejhi ue selem: “A të agjëroj në udhëtim?” Ai e kishte zakon të agjëronte shumë dhe Muhamedi salallahu alejhi ue selem i tha: “Nëse dëshiron, agjëro e nëse dëshiron, mos agjëro.”

Kuptimi i përgjithshëm i hadithit

Pasi sahabët, Allahu qoftë i kënaqur me ta, e kishin kuptuar se sheriati është i mëshirshëm dhe ua ka lehtësuar që të mos agjërojnë gjatë udhëtimit në shenjë mëshire për ta.

Hamza Eslemij, Allahu qoftë i kënaqur me të, ishte nga ata sahabë që kishin durim të madh në adhurimin e Allahut dhe po ashtu edhe në agjërim. Ai dëshironte të bënte sa më shumë adhurim dhe e kishte zakon të agjëronte shumë.

Ai shkoi dhe e pyeti Muhamedin salallahu alejhi ue selem: “A të agjëroj në udhëtim?” Muhamedi salallahu alejhi ue selem ia dha mundësinë që të zgjidhte ndërmjet agjërimit apo mosagjërimit gjatë udhëtimit dhe i tha: “Nëse do, agjëro e nëse do, mos agjëro.”

Çfarë mund të përfitojmë nga ky hadith?

1- Lejimin e ngrënies dhe të pirjes gjatë udhëtimit në Ramazan, ngase zakonisht në udhëtime ka vështirësi.

2- Mundësia për zgjedhje ndërmjet agjërimit apo mosagjërimit për atë që ka mundësi të agjërojë. Këtu kemi për qëllim agjërimin gjatë muajit të Ramazanit. Që ta kuptojmë më mirë këtë rregull, do të sjellim hadithin që e transmeton Ebu Daudi dhe Hakimi, se Hamza bin Umeru, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “O i Dërguar i Allahut, unë rënkoj nga plaga në shpinë, jam duke u mjekuar. Ndodh që këtë vit të udhëtoj, por mua më lehtë më vjen që të agjëroj në udhëtim sesa të mos agjëroj e të më mbetet borxh pas Ramazanit.” Muhamedi salallahu alejhi ue selem i tha: “Cilëndo të duash o Hamzah (agjërimin apo mosagjërimin).”

Hadithi i nëntë

Enes bin Maliku, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmeton: “Ishim në udhëtim me Muhamedin salallahu alejhi ue selem (në muajin e Ramazanit). Disa nga ne agjëruan e disa jo. Ata që nuk agjëronin nuk e shihnin si të gabuar veprimin e atyre që agjëronin dhe anasjelltas.”
Kuptimi i përgjithshëm i hadithit

Sahabët, Allahu qoftë i kënaqur me ta, udhëtonin me Muhamedin salallahu alejhi ue selem dhe disa prej tyre agjëronin e disa nuk agjëronin. Muhamedi salallahu alejhi ue selem solidarizohej me veprimin e tyre, ngase agjërimi është si bazë, kurse ngrënia dhe pirja gjatë udhëtimit) konsiderohet lehtësim.
Marrja e lehtësimeve të lejuara në fe nuk kritikohet dhe për këtë sahabët nuk e fajësonin njëri-tjetrin për agjërim apo mosagjërim.

Ç’mund të përfitojmë nga ky hadith?

1- Lejimi i mosagjërimit në udhëtim.

2- Solidarizimi i Muhamedit salallahu alejhi ue selem me sahabët për agjërimin apo mosagjërimin e tyre gjatë udhëtimit na jep të kuptojmë se që të dyja janë të lejuara në udhëtim (agjërimi apo mosagjërimi).
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

 Agjerimi - Faqe 2 Empty Re: Agjerimi

21st April 2016, 07:28
Ramazani dhe xheneti



Falënderimi i takon Allahut. Salavatet e selamet qofshin për të Dërguarin e fundit, Muhamedin.
Dikush mund të pyesë: Përse biseda rreth xhenetit bëhet pikërisht në këtë muaj? Për faktin se në qiell, kur vjen muaji i Ramazanit, ndodh një ngjarje e madhe, e ajo është hapja e dyerve të xhenetit. I Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, thotë: “Kur vjen muaji i Ramazanit, hapen dyert e xhenetit, mbyllen dyert e xhehenemit dhe prangosen djajtë.” Shënon Buhariu dhe Muslimi.

Këto fakte argumentojnë për madhështinë, vlerën dhe pozitën e lartë që ka ky muaj tek Allahu i Lartësuar. Nga kjo pikënisje dëshiroj t’ia kujtoj xhenetin atij që e arrin përjetimin e këtij muaji, t’ia kujtoj begatinë e tij si dhe veprat që e ndihmojnë dhe ia lehtësojnë muslimanit hyrjen në të.

Imam Neveviu, Allahu e mëshiroftë, duke transmetuar fjalët e Kadi Ijadit thotë: “Është e mundshme që hapja e dyerve të xhenetit nënkupton se Allahu në këtë muaj i bekon robërit e Tij me disa adhurime të cilat nuk bëhen në muajt e tjerë, si agjërimi, falja e namazit të teravive e të tjera. E, këto pa dyshim se konsiderohen shkaqe për hyrjen në xhenet.

Këtë tematikë, me ndihmën e Allahut, do ta trajtoj nga dy këndvështrime:
1)- Karakteristikat motivuese për hyrjen në xhenet.
2)- Veprat të cilat janë përcaktuar nga ana e fesë si ndihmë dhe lehtësim për hyrjen e muslimanit në xhenet.

Pa dyshim se Ramazani është rast i mirë për vepra të mira, ngase zemra është e gatshme t’u nënshtrohet urdhrave të Allahut, ashtu siç është edhe shpërblimi i shumëfishuar. Në hadithin e lartpërmendur aludohet për këtë domethënie, pra për shpërblimin dhe për faljen e madhe.
O ti kërkues i së mirës, dyert e xhenetit janë të hapura!
O ti kërkues i së keqes, dyert e xhehenemit janë të mbyllura!
Pikënisjet për në xhenet

1- Allahu e obligoi të Dërguarin e Tij, Muhamedin, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, që t’i përgëzojë me xhenet ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira. Allahu i Lartësuar thotë: “Ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, gëzoji me kopshte të xhenetit, nëpër të cilat rrjedhin lumenj.” (Bekare, 25)
2- Shokët e të Dërguarit, Allahu qoftë i kënaqur me ta, gjithmonë e pyesnin atë për veprat të cilat janë shkak për t’u futur në xhenet. Kjo pa dyshim se është argument për kujdesin dhe interesimin e tyre për xhenetin si dhe për veprat të cilat i afrojnë pranë tij.
3- Hyrja në xhenet konsiderohet fitorja reale. Allahu i Lartësuar thotë: “Kushdo që shpëton nga zjarri i xhehenemit dhe hyn në xhenet, ai ka fituar (gjithçka që mund të dëshirohet).” (Ali Imran, 185)
4- Respektimi dhe bindja ndaj Allahut të Lartësuar dhe ndaj të Dërguarit të Tij janë prej shkaqeve më të rëndësishme për hyrjen në xhenet. Allahu thotë: “Atë që i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, Ai e shpie në kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj dhe ku do të qëndrojë përherë. Kjo është fitorja e madhe.” (Nisa, 13)
5- Vendi sa zë një kamxhik në xhenet është më i mirë sesa kjo botë dhe çfarë ka në të.
6- Begatia e xhenetit e tejkalon imagjinatën e as nuk mund të përshkruhet, siç thotë Allahu i Lartësuar në hadithin kudsij: “Për robërit e Mi të mirë kam përgatitur atë që syri nuk e ka parë asnjëherë, as veshi nuk ka dëgjuar për të e as që i ka shkuar ndër mend kurrë.” Shënon Buhariu.

Prandaj, eja të flasim së bashku për xhenetin dhe begatitë e tij në këtë muaj. Eja të njihemi me punët të cilat na ndihmojnë të hyjmë në xhenet, të jetojmë në të me shpirtrat tanë, edhe pse jemi ende në këtë botë. Le të kemi mall për të në zemrat tona para se të na fusë Allahu i Lartësuar në të, inshallah. Allahu Fuqiplotë thotë: “Dhe një zë do t’i thërrasë: “Ky është xheneti që ju e keni merituar për atë që keni punuar.” (A'raf, 43)
O Allah, ne të kërkojmë xhenetin!

Pesëmbëdhjetë karakteristika motivuese për të hyrë në xhenet

1- Allahu na ka premtuar se do të na fusë në xhenet. Ai thotë: “Në të vërtetë, Allahu ka blerë nga besimtarët jetën dhe pasurinë e tyre, në këmbim të xhenetit.” (Tevbe, 111)
2- Qëndrim i përhershëm në xhenet. Allahu i Lartësuar thotë: “Me të vërtetë, ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, do të kenë për banesa kopshtet e Firdeusit, ku do të qëndrojnë përherë, duke mos dëshiruar asnjë ndryshim.” (Kehf, 107-108)
3- Toka e xhenetit është prej miskut. I Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, thotë: “Hyra në xhenet… toka e xhenetit ishte prej misku.” Shënon Buhariu dhe Muslimi.
4- Lumenjtë e tij janë të shumëllojshëm. Allahu i Lartësuar thotë: “Ja përshkrimi i xhenetit, që u premtohet të përkushtuarve (ndaj Allahut): një vend ku ka lumenj me ujë të pandotur, lumenj
qumështi me shije të pandryshuar, lumenj vere me shije të këndshme për ata që e pinë dhe lumenj prej mjalti të kulluar. Ata do të kenë aty lloj-lloj frutash.” (Muhamed, 15)
5- Burimet e tij janë të shumta. Allahu i Lartësuar thotë: “Pa dyshim, ata që i frikësohen Allahut do të jenë në kopshte dhe burime.” (Dharijat, 15)
6- Pallatet e tij janë të mrekullueshme. Allahu i Lartësuar thotë: “...si dhe pallate të mrekullueshme në xhenetin e Adnit.” (Tevbe, 72)
7- Numri i dyerve të tij është tetë dhe ato janë të gjera. Allahu i Lartësuar thotë: “...në kopshtet e Adnit, dyert e të cilit janë të hapura për ta.” (Sad, 50)
8- Pemët e tij janë më të ëmblat dhe më të këndshmet. Allahu i Lartësuar thotë: “Aty do të prehen e do të kënaqen me pemë dhe pije të llojllojshme.” (Sad, 51) Gjithashtu thotë: “Punëdrejtët do të jenë mes hijesh e burimesh si dhe frutash nga ato që dëshirojnë.” (Murselat, 41-42)
9- Ushqimi i tij është i zgjedhur. Allahu i Lartësuar thotë: “Aty do të ketë çfarë t’ju dojë shpirti dhe gjithçka që ta kënaq syrin dhe atje do të qëndroni përgjithmonë.” (Zuhruf, 71)
10- Verërat e tij janë të mira, të këndshme, të shijshme; ata që e pinë, as nuk do të trullosen dhe as nuk do të dehen. Allahu i Lartësuar thotë: “Aty do t’u shërbehet një gotë e mbushur nga një burim i rrjedhshëm, (me pije) të bardhë e të shijshme për ata që do ta pinë. Prej saj as nuk do të trullosen dhe as nuk do të dehen.” (Safat, 45)
11- Rrobat e tij janë të shtrenjta. Allahu i Lartësuar thotë: “...dhe do të vishen me rroba të gjelbra prej mëndafshi të hollë dhe armaçi, duke ndenjur të mbështetur në shtretër të lartë. Sa shpërblim i mrekullueshëm dhe sa vendbanim i bukur!” (Kehf, 31)

vazhdon...
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

 Agjerimi - Faqe 2 Empty Re: Agjerimi

21st April 2016, 07:28
12- Shtretërit e tij janë të shtrirë. Allahu i Lartësuar thotë: “Ata (banorët e devotshëm që do të hyjnë në këto kopshte) do të jenë të mbështetur në shtroje, anash me armaç mëndafshi.” (Rahman, 54)
13- Bashkëshortet e banorëve të xhenetit (hyritë). Allahu i Lartësuar thotë: “Po, kështu do të jetë dhe Ne do t’i martojmë ata me hyri sybukura.” (Duhan, 54)
14- Kënaqësia e madhe, shikimi i Allahut. Allahu i Lartësuar thotë: “Atë ditë disa fytyra do të shkëlqejnë dhe Zotin e tyre do të shohin.” (Kijame, 22-23)
15- Është i përgatitur për të devotshmit. Allahu i Lartësuar thotë: “Nxitoni drejt faljes së gjynaheve nga Zoti juaj dhe xhenetit, hapësira e të cilit është sa qiejt e toka dhe që është përgatitur për të devotshmit.” (Ali Imran, 133)

Çfarë karakteristikash, të cilat zemrave u shtojnë gëzim, kënaqësi dhe mall!

Njëzet shkaqe që ndihmojnë për të hyrë në xhenet

Ekzistojnë vepra të mira të cilat, me vullnetin e Allahut, të ndihmojnë për të hyrë në xhenet. Mirëpo, para se të fillojmë t’i përmendim disa prej këtyre veprave, është e domosdoshme të dihet se në xhenet nuk do të hyjë kush tjetër përveç besimtarit. Prandaj, imani (besimi) është kusht thelbësor për hyrjen në të. Allahu i Lartësuar thotë: “Kurse ata që besojnë e bëjnë vepra të mira, do të jenë banorë të xhenetit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.” (Bekare, 82)
Ndërsa disa nga veprat ndihmuese për hyrjen në xhenet janë:

1- Devotshmëria, e cila pa dyshim konsiderohet si dobi shpresëdhënëse nga agjërimi i Ramazanit. Allahu i Lartësuar thotë: “Vërtet të devotshmit do të jenë në kopshtet e xhenetit pranë burimeve.” (Hixhr, 45). Gjithashtu, Ai thotë: “Ky është xheneti që Ne ua japim në trashëgim robërve Tanë të përkushtuar.” (Merjem, 63). Kurse devotshmëria është që të vësh në mes teje dhe Allahut një mburojë ndaj mëkateve, duke respektuar urdhrat e Tij dhe duke u larguar nga ndalesat e Tij.
2- Qëndrueshmëria dhe vendosmëria haptazi dhe fshehurazi deri në vdekje. Allahu i Lartësuar thotë: “Me të vërtetë, atyre që thonë: “ Zoti ynë është Allahu”, e pastaj vazhdojnë të vendosur në rrugën e drejtë, do t’u zbresin engjëjt (para vdekjes) e do t’u thonë: “Mos u frikësoni dhe mos u pikëlloni! Dhe gëzojuni xhenetit që ju është premtuar.” (Fusilet, 30). Ndërsa në hadith qëndron: “Thuaj: “Besova në Allahun” e pastaj përqendrohu në të (në atë që aludon kjo fjalë).” Shënon Muslimi. Qëndrueshmëria dhe përqendrimi do të thotë vazhdimësi në respektimin e Allahut deri në vdekje.
3- Marrja e të Dërguarit si shembull dhe model jete. Allahu i Lartësuar thotë: “Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, do të shkojë në xhenete, nëpër të cilat rrjedhin lumenj, kurse ai që shmanget, do të ndëshkohet me dënim të dhembshëm.” (Fet’h, 17). Ndërsa i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, thotë: “I gjithë umeti im do të hyjë në xhenet, përveç atij që refuzon.” Thanë: “Kush është ai që refuzon?” Tha: “Kush më bindet mua, do të hyjë në xhenet, ndërsa kush më kundërshton, ka refuzuar.” Shënon Buhariu.
Marrja shembull e të Dërguarit të Allahut nënkupton ndërtimin e sjelljes së muslimanit si dhe të të gjitha akteve të tij, qofshin ato fjalë ose vepra, në pajtim me atë që ka sjellë i Dërguari nga ana e Zotit të tij, duke e pasuar atë si dhe duke i pranuar prej tij këto veprime për shkak se ai konsiderohet i Dërguar i Allahut. Allahu i Lartësuar thotë: “Në të Dërguarin e Allahut ka një shembull të mrekullueshëm.” (Ahzab, 21)
4- Pendimi i sinqertë tek Allahu. Allahu i Lartësuar thotë: “...përveç atyre që pendohen, që besojnë dhe bëjnë punë të mirë. Këta do të hyjnë në xhenet dhe nuk do t’u bëhet kurrfarë padrejtësie.” (Merjem, 60). Kurse me pendim nënkuptohet largimi nga të gjitha mëkatet e gabimet, pendim për çdo mëkat të kaluar si dhe vendosmëri për të mos iu kthyer atij mëkati në të ardhmen.
5- Kërkimi i diturisë për hir të Allahut si dhe për hir të kënaqësisë së Tij. I Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, thotë: “…kush trason rrugën për të kërkuar dituri, atij Allahu do t’ia lehtësojë rrugën për në xhenet.” Shënon Muslimi. Kërkimi i diturisë në muajin e Ramazanit mund të manifestohet përmes shumë formash:
a)- të mësuarit e dispozitave të agjërimit;
b)- njohja me gjendjen e të parëve tanë në Ramazan;
c)- komentimi i ajeteve të agjërimit si dhe kuptimi i domethënieve të tyre;
ç)- njohja me ngjarjet historike që kanë ndodhur në këtë muaj.

6- Mirësjellja me njerëzit. I Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Ajo që më së shumti i fut njerëzit në xhenet është devotshmëria dhe sjellja e mirë…”
“Morali i tij (Muhamedit alejhi selam) ishte Kurani.” Shënon Muslimi.
Kurse me moral të mirë nënkuptohet stolisja me mirësi dhe largimi nga shthurja.
7- Shqiptimi i dëshmisë pas abdestit. I Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, thotë: “Kush merr abdest në mënyrë të përpiktë e pastaj thotë: “Dëshmoj se nuk ka hyjni tjetër pos Allahut, të Vetmit, i Cili nuk ka shok, dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i Dërguar i Tij”, i hapen tetë dyert e xhenetit dhe hyn nga cila derë të dëshirojë.” Shënon Muslimi.
8- Shkuarja në xhami për kryerjen e pesë namazeve apo të adhurimeve të tjera. I Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, thotë: “Kush shkon në xhami apo kthehet nga xhamia, Allahu ia përgatit një vend në xhenet sa herë që shkon apo vjen.” Shënon Muslimi.
9- Vizita e të sëmurit apo e vëllait në fe për hir të Allahut. I Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, thotë: “Kush viziton një të sëmurë apo ndonjë vëlla të tij për hir të Allahut, thërret një thirrës: “Të lumtë dhe lum ti për ecjen tënde! Ke përgatitur në xhenet një shtëpi.” Shënon Tirmidhiu.
10- Përsëritja e ezanit me sinqeritet për hir të Allahut. I Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, thotë: “Nëse muezini thotë: “Allahu Ekber, Allahu Ekber”, e dikush nga ju thotë: “Allahu Ekber, Allahu Ekber”…(pastaj ka përmendur ezanin)…, pastaj (muezini) thotë: “Hajje ales- salah”, e dikush nga ju thotë: “La haule ue la kuuete il-la bil-lah”, pastaj (muezini) thotë: “Hajje alel felah”, e dikush nga ju thotë: “La haule ue la kuuete il-la bil-lah”… e pastaj (muezini) thotë: “La ilahe il-la Allah”, e përcjellësi thotë: “La ilahe il- la Allah” me zemër të sinqertë, do të hyjë në xhenet.” Shënon Muslimi.
11- Falja e dy rekateve pas abdestit. Ukbete b. Amiri, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmeton se i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Kush merr abdest në mënyrë të përpiktë dhe pastaj i fal dy rekate i përqendruar me zemrën dhe fytyrën e tij (gjatë namazit), atij i obligohet xheneti.” Shënon Muslimi.
12- Kryerja e nafileve të shumta. Rebia b. Es’habi, Allahu qoftë i kënaqur me të, rrëfen duke thënë: “I shërbeja dhe i sillja ujë të Dërguarit, kurse ai më tha: “Më kërko”. Thashë: “Të kërkoj shoqërimin tënd në xhenet!” Ai tha: “Më ndihmo duke bërë shumë sexhde.” Shënon Muslimi.
13- Kujdesi ndaj jetimit. I Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Unë dhe kujdestari i jetimit jemi në xhenet kështu”, dhe bëri me shenjë me gishtin tregues dhe gishtin e mesëm.” Shënon Buhariu.
14- Përhapja e selamit, ushqimi i të tjerëve si dhe falja e namazit natën. I Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, thotë: “O ju njerëz, përhapeni selamin (përshëndetjen), jepni ushqim, faluni natën kur njerëzit janë në gjumë, do të hyni në xhenet me selam (paqe).” Shënon Ibn Maxheh.
15- Leximi i Ajetul Kursisë pas çdo namazi farz (obligativ). I Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Kush lexon ajetin kursij pas çdo namazi të detyruar, e pengon atë nga hyrja në xhenet veçse vdekja.” Shënon Nesaiu.
16- Zotëria i istigfarit (lutja më e mirë e kërkimit të faljes). “O Allahu im! Vetëm Ti je Zoti im, nuk ka zot tjetër përveç Teje. Më krijove dhe unë jam robi Yt...” Shënon Buhariu nga Shedad b. Evsi e pastaj ka thënë: “Kush e thotë ditën duke qenë i bindur në të dhe vdes atë ditë ende pa u ngrysur, ai do të jetë prej banorëve të xhenetit. Ndërsa kush e thotë natën dhe është i bindur në të si dhe vdes pa u gdhirë, ai po ashtu do të jetë prej banorëve të xhenetit.”
17- Kujdesi për abdestin. Që nënkupton vazhdimësinë e pastrimit pas çdo ndyrësire. I Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, i ka thënë Bilalit: “O Bilal, më trego cila punë që ke bërë në Islam të jep më shumë shpresë? Vërtet unë e kam dëgjuar zhurmën e nallaneve të tua para meje në xhenet.” Bilali u përgjigj: “Puna që kam bërë dhe prej së cilës shpresoj fitimin më të madh është ajo që asnjëherë ditën apo natën, kur kam marrë abdest, me atë abdest të mos kem falur atë që më është urdhëruar të fal.” Buhariu dhe Muslimi.
18- Largimi i pengesave nga rruga e muslimanëve. I Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Kam parë një burrë në xhenet që ka hyrë në të për shkak të një peme të cilën e ka hequr nga rruga, pemë e cila i pengonte njerëzit.” Shënon Muslimi.
19- Fjala e mirë. I Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Në xhenet ka një dhomë, pjesa e jashtme e së cilës shihet nga brenda, kurse brendësia e saj shihet nga jashtë.” Ebu Malik El Esh’arij tha: “Për kë është ajo, o i Dërguar i Allahut?” Ai tha: “Për atë që flet mirë, që i ushqen të varfrit si dhe për atë që falet kur njerëzit flenë.” Shënon Taberani dhe Hakimi.
20- Nëse një sërë veprash të mira bashkohen te muslimani gjatë ditës, ai do të hyjë në xhenet:
a) agjërimi;
b) përcjellja e xhenazes;
c) vizita e të sëmurit;
d) të ushqyerit e të varfrit.

Argument lidhur me këtë kemi hadithin të cilin e transmeton Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, ku i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, ka thënë: -Kush prej jush u zgjua sot agjërueshëm?
Ebu Bekri tha:-Unë.
-Kush prej jush përcolli sot ndonjë xhenaze?
Ebu Bekri tha: -Unë.
-Kush ushqeu sot ndonjë të varfër?
Ebu Bekri tha: -Unë.
-Kush vizitoi sot ndonjë të sëmurë?
Ebu Bekri tha: -Unë.
Atëherë i Dërguari tha: -Nuk bashkohen te ndonjëri këto cilësi e të mos hyjë në xhenet. Shënon Muslimi.

Këto ishin njëzet forma të cilat e ndihmojnë muslimanin që ta fitojë xhenetin me dëshirën e Allahut. Muslimani gjatë këtij muaji ka mundësi t’i aplikojë këto forma në mënyrë që të jenë ndihmë për të. Kurse ne xhenetin në këtë muaj e kemi përmendur vetëm për shkak të dëshirës së madhe të zemrave tona për të. Rikujtimi i begative të tij pa dyshim se është një motivim për të punuar vepra të mira, veçanërisht kur ne e përjetojmë këtë muaj të vlefshëm.
I Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Kur vjen muaji i Ramazanit, hapen dyert e xhenetit.” Shënon Buhariu.
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

 Agjerimi - Faqe 2 Empty Re: Agjerimi

21st April 2016, 07:29
Si e kanë kaluar Ramazanin paraardhësit tanë besimtarë



Ne duhet të shikojmë shembullin e të Dërguarit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, të shokëve të tij dhe të gjeneratave të hershme të muslimanëve, nëse dëshirojmë të përfitojmë maksimumin prej muajit të bekuar. I Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thoshte: “Më të mirët e umetit tim do të jenë gjenerata pas meje. Pastaj ata pas tyre, dhe pastaj ata pas tyre.” (Sahihul Buhari: 2652 dhe Sahihu Muslim: 2533)

Ne do të shikojmë disa nga veprat të cilave paraardhësit e devotshëm u kanë kushtuar vëmendje gjatë Ramazanit.


Leximi i Kuranit

Allahu thotë: “Muaji i Ramazanit është muaj në të cilin ka zbritur Kurani.” [El-Bekare, 185]

Për këtë arsye, ne shohim se paraardhësit tanë të devotshëm e kanë shtuar përsëritjen e Kuranit në Ramazan. Ibrahim En-Nehaiu tregon se El-Eswed Bin Jezidi e ka bërë hatme Kuranin çdo të dytën natë në Ramazan. Ai ka fjetur vetëm ndërmjet akshamit dhe jacisë. Jashtë Ramazanit, ai ka bërë hatme Kuranin çdo gjashtë net.

Abdul-Melik Bin Ebi Sulejmani ne tregon se Seid Bin Xhubejri po ashtu e ka bërë hatme Kuranin çdo të dytën natë.

Po ashtu është thënë që Velidi e ka bërë hatme Kuranin çdo të tretën natë, por në muajin e Ramazanit ai e bënte hatme atë 17 herë.
Selam Bin Ebu !!!!!!!!!’ na tregon që Katades i është dashur normalisht shtatë ditë për të lexuar Kuranin, por në Ramazan atij i duheshin vetëm tri ditë për ta bërë këtë. Vërtet ai e bënte hatme Kuranin çdo natë.

Kasim Bin Ali e përshkruan babanë e tij, Ibën Asakirin, autorin e famshëm të librit “Historia e Damaskut”, kështu: “Ai gjithnjë i ka kushtuar vëmendje namazit të tij me xhemat dhe ishte i përhershëm në këndimin e Kuranit. Ai gjithnjë e bënte hatme Kuranin të premteve. Mirëpo në Ramazan ai e bënte këtë çdo ditë dhe tërhiqej në minaren lindore të xhamisë.”

Dhehebiu shkruan kështu për Ebu Barakat Hibetullah Bin Mahfudh: Ai lexonte të drejtën islame dhe lexonte Kuran. Ai ishte i njohur për bamirësinë e tij dhe veprat e mira. Gjatë muajit të Ramazanit ai e bënte hatme Kuranin tridhjetë herë.”


Zgjimi për namazin e natës

Saib Bin Jezidi rrëfen: “Omer Ibën Hattabi ka urdhëruar Ubej Ibën Ka’bin dhe Temim Ed-Dariun për t’i udhëhequr në namazin e Ramazanit. Secili prej tyre lexonte njëqind ajete në një rekat, derisa ne duhej të mbështeteshim në shkop për shkak të gjatësisë që duhej të qëndronim. Ne arrinim ta mbaronim namazin vetëm pak para kohës së sabahut.” [Musannefi i Abdurr-Rezzakut: 7730 dhe Suneni i Bejhekiut: 4392]

Abdullahu, djali i Ebu Bekrit, rrëfen se ka dëgjuar babanë e tij duke thënë: “Derisa ne përfundonim namazin në Ramazan, shërbëtorët duhej të nguteshin për të përgatitur ushqimin nga frika se mos po agonte dita.” [El-Muwatta’: 254]

Abdurr-Rahman Ibën Hurmuzi na tregon se imamët e teravive e përfundonin leximin e Sures Bekare gjatë tetë rekateve të namazit. Ndërsa kur ata e përfundonin leximin në dymbëdhjetë rekate, njerëzit konsideronin se lexuesit ishin duke ua lehtësuar gjërat atyre. [Musannefi i Abdurr-Rezzakut: 7734 dhe Suneni i Bejhekiut: 4401]

Nafiu tregon se Ibën Omeri falte namaz në shtëpinë e tij gjatë muajit të Ramazanit. Kur njerëzit dilnin nga xhamia, ai shkonte në Xhaminë e të Dërguarit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, duke marrë me vete ujë. Ai nuk dilte nga xhamia derisa e falte namazin e sabahut. [Suneni i Bejhekiut: 4384]
Imran Ibën Hudajri na tregon se Ebu Mijlazi i printe xhematit në Ramazan në lagjen e tij. Ai e bënte hatme Kuranin gjatë shtatë ditëve. [ Musannefi i Ibën Ebi Shejbes: 7677]


Bujaria në dhënien e lëmoshës

Ibën Abbasi thotë: “I Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ishte më bujari nga të gjithë në bërjen e veprave të mira dhe ishte në bujarinë më të lartë gjatë muajit të Ramazanit. Xhibrili e ka takuar atë çdo vit gjatë muajit të Ramazanit dhe i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, i recitonte Kuran atij. Çdo herë që Xhibrili takohej me të, ai bëhej edhe më bujar se era e dërguar (e freskët).” [Sahihul Buhari: 1902 dhe Sahihu Muslim: 2308]

El-Muhal-lebi ka bërë këtë analizë mbi këtë hadith [shih Ibën Batal, Komentimi mbi Sahihun e Buahriut: 4/22-23]:
“Kjo tregon për mirësinë e veprave të mira dhe që angazhimi në disa veprime të mira hap rrugë për kryerjen edhe të veprave të tjera. Praktika e kryerjes së veprimeve të mira ndihmon njëkohësisht në punët e mira të mëtejshme. Këtu shohim që mirësia e agjërimit dhe takimi me Xhibrilin ka ngritur bamirësinë dhe bujarinë, aq shumë saqë ai bëhej shumë bujar, si era e dërguar (e freskët).”

El-Zyan Ibnul-Muniti sqaron krahasimin e “e erës së dërguar (të freskët)” kështu [shih El-Askalani, në “Fet-hul-Bari”: 4/139]: “Bamirësia e tij dhe trajtimi i mirë për njerëzit e varfër dhe ata në nevojë po ashtu edhe për ata të pasurit dhe që posedojnë mjete të mjaftueshme është e gjithanshme, si ndihma që sjell era e dërguar (e freskët).”

Shafiu thotë: “Është e pëlqyeshme për njeriun të shtojë bamirësinë në muajin e Ramazanit. Kjo është pasim i praktikës së të Dërguarit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të. Kjo po ashtu arsyetohet me nevojat e njerëzve dhe mirëqenien e tyre, meqenëse shumë prej tyre anë të shkëputur nga fitimi i mjeteve të jetesës për arsye të preokupimit me agjërim dhe namaz.”
Ibën Umeri nuk e ka prishur agjërimin nafile asnjëherë, me përjashtim kur ka qenë duke u shoqëruar me të varfrit. Gjithnjë kur dikush ka ardhur gjersa ai ishte duke ngrënë dhe kërkonin lëmoshë nga ai, Ibën Omeri merrte prej bukës së tij atë që konsideronte se është e drejtë e racionit të tij dhe ngrihej dhe e linte pjesën tjetër të bukës për lypësin. Dhe merrte nga ajo që kishte mbetur në duart e tij dhe i jepte familjes së tij, kështu që kur zgjohej në mëngjesin tjetër agjërueshëm, ai nuk kishte ngrënë asgjë prej natës së kaluar. [Letaiful-Me’arif: 314]

Junus Ibën Jezidi na tregon se gjatë muajit të Ramazanit, Ibën Shihabi nuk angazhohej në asgjë tjetër përveç leximit të Kuranit dhe ofrimit të ushqimit të varfërve.

Hammad Bin Ebi Sulejmani ka marrë përsipër ofrimin e ushqimit për pesëqind njerëz, për t’u dhënë atyre iftar gjatë muajit të Ramazanit. Dhe në ditën e Bajramit, ai u dhuronte këtyre njerëzve nga njëqind pjesë argjendi.


Ruajtja e gjuhës

Ebu Hurejra rrëfen se i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kush nuk braktis fjalët e pavërteta dhe veprimet false, Allahu nuk ka nevojë për braktisjen e tij nga ushqimi dhe pija." [Sahihul Buhari: 1903]

El-Muhal-lebi ka bërë këtë shpjegim rreth këtij hadithi [Ibën Battal, Komentimi i Sahihul Buhariut: 4/23]: “Kjo tregon që agjërimi obligon përmbajtjen prej gënjeshtrave dhe fjalëve të pahijshme ashtu siç obligon ndalimin nga ushqimi dhe pija. Personi që gënjen dhe flet fjalë të pahijshme pakëson vlerën e agjërimit, i nënshtrohet pakënaqësisë së Zotit të tij dhe ka mundësi që agjërimi i tij të mos pranohet.

I Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Nëse dikush nga ju fillon të agjërojë, ai duhet të shmanget prej fjalëve të pahijshme dhe sjelljeve injorante. Nëse dikush e nënçmon ose dëshiron të rrihet me të, ai duhet të përgjigjet duke thënë: “Unë jam agjërueshëm, unë jam agjërueshëm.” [Sahihu Muslim: 1151]

Shpjegimi i El-Mezarit për këtë hadith: “Kjo bëhet për arsye se personit i është rekomanduar të thotë ”Unë jam agjërueshëm, unë jam agjërueshëm” për ta përmbajtur nga përfshirja e tij në shkëmbimin e fyerjes.”
Omer Ibën Hattabi ka thënë: “Njeriu nuk duhet të ndalet vetëm nga ushqimi dhe pijet, por po ashtu edhe prej rrenave, të pavërtetave, përgojimit dhe mallkimit.” [Musannefi i Ibën Ebi Shejbes: 8882]

Ali Ibën Ebu Talibi ka thënë: “Agjërimi nuk është largimi nga ushqimi dhe pijet, por largimi nga gënjeshtrat, të pavërtetat dhe fjalët e kota.” [Musannefi i Ibën Ebi Shejbes: 8884]

Talk Ibën Kajsi na tregon se Ebu Dherri ka thënë: “Kur të agjëroni, kontrollojeni veten aq sa keni mundësi.” Sa për Talkun, kur ai agjëronte, ai shihej duke dalë nga shtëpia vetëm në rastet kur shkonte të falte namaz. [Musannefi i Ibën Ebi Shejbes: 8878]

Xhabir Ibën Abdullahu ka thënë: “Kur të agjëroni, dëgjimi, shikimi dhe gjuha juaj duhet gjithashtu të agjërojnë, duke iu shmangur gënjeshtrave dhe mëkateve. Ju nuk duhet të abuzoni shërbëtorin tuaj. Ju duhet të ruani vetëpërmbajtjen dhe dinjitetin gjatë ditës, në të cilën ju agjëroni. Mos e bëni ditën tuaj të agjërimit të ngjashme me një ditë të zakonshme.” [Musannefi i Ibën Ebi Shejbes: 8880]

Atau na tregon se Ebu Hurejra ka thënë: “Kur të agjëroni, mos u sillni në mënyrë injorante dhe mos i ofendoni njerëzit. Nëse dikush sillet me injorancë ndaj jush, thuaj: “Jam agjërueshëm.” [Musannefi i Abdurr-Rezzakut: 7456]

Muxhahidi ka thënë: “Nëse u shmangeni dy gjërave, atëherë agjërimi juaj është në rregull. Ju duhet t’u shmangeni përgojimeve dhe gënjeshtrave.”

Ebul-Alia ka thënë: “Agjëruesi është i zënë në adhurim derisa nuk përgojon dikë.”
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

 Agjerimi - Faqe 2 Empty Re: Agjerimi

21st April 2016, 07:30
A e di o agjërues?


A e di se Ramazanin do ta përjetojnë vitin e ardhshëm vetëm të gjallët e ti mund të mos jesh prej tyre? Prandaj bëj vepra të mira, pendohu tek Allahu, qaj për mëkatet tua, shfrytëzoje këtë muaj, i cili mund të jetë i fundit për ty.

A e di se nën tokë ka njerëz që qajnë dhe vajtojnë, jo për shkak të ndarjes nga fëmijët dhe pasuria e tyre, por për shkak të humbjes së shumë Ramazaneve? Nuk kanë depozituar vepra të mira, prandaj falëndero Allahu që të la të jetosh e nuk të bëri të vdesësh.

A e di se në spitale ka shumë të sëmurë, të cilët janë të privuar nga agjërimi dhe falja e namazit? Lotët e tyre rrjedhin nga vajtimi për shkak të mospranisë së tyre me vëllezërit e tyre në këtë muaj. Falëndero Allahun, i Cili të dha shëndet, ndërsa të tjerët i ka sprovuar me sëmundje.

A e di se agjërimi i Ramazanit pranohet vetëm prej atyre që falin namaz? Ki kujdes nga humbja e fesë tënde me neglizhencën tënde ndaj namazit, për shkak të gjumit apo kalimit nga koha e tij.

A e di se kujt i agjëron stomaku dhe nuk i agjëron syri, veshi dhe gjuha nga të ndaluarat, ai ka përfituar nga agjërimi vetëm urinë dhe etjen?

A e di se shejtanët nga lloji i njerëzve nuk prangosen në Ramazan? Ata janë më të rrezikshëm për fenë tënde sesa shejtanët nga lloji i xhinëve. Prandaj ki kujdes prej tyre.

A e di se nata e Ramazanit është e barabartë me ditën për sa i përket shenjtërisë? Mos u bë prej atyre të cilët agjërojnë ditën nga e lejuara, kurse gjatë natës hanë harame.

A e di se dallimi ndërmjet agjërimit tonë dhe agjërimit të çifutëve dhe të krishterëve është ngrënia e syfyrit? Kundërshtoji ata dhe pasoje të dashurin tënd, i cili thotë: “Hani syfyr, se në të ka bereqet.” Shënon Buhariu dhe Muslimi.

A e di se dhjetë netët e fundit të Ramazanit janë më të vlefshme se ato të mëparshmet? Ki kujdes nga plogështia dhe molisja me ardhjen e këtyre netëve.
A e di se ta kërkosh Natën e Kadrit dhe të falësh namaz në të me besim dhe duke llogaritur në shpërblimin e Allahut, veprat e tua do të ngrihen sikur të kishe punuar tetëdhjetë vite? Mos e humb këtë mundësi duke shëtitur nëpër tregje dhe duke humbur kohën në atë që nuk sjell dobi.

A e di se itikafi është i vlefshëm qoftë edhe një pjesë të natës apo të ditës me qëllim afrimi ndaj Allahut? Mos e privo veten nga kënaqësia e veçimit me Allahun në ndonjë prej shtëpive të Tij. Ushtroje veten me itikaf, qoftë edhe një pjesë te ditës ose të natës.

A e di se shikimi i serialeve përmes ekraneve televizive, dëgjimi i muzikës në Ramazan konsiderohet përdhosje e shenjtërisë së këtij muaji? Ki frikë Allahun dhe të mos bëjnë amoralitet syri dhe veshi yt!

A e di se nëse nuk i braktis fjalët e këqija (gënjeshtrën, shpifjen, përgojimin, sharjen, mallkimin), Allahu nuk ka nevojë që të lësh ushqimin dhe pijen tënde, ashtu siç thuhet në hadithin autentik.

A e di se kush nuk e përfundon leximin e Kuranit në këtë muaj brenda dhjetë ditësh ndoshta llogaritet prej atyre që e kanë braktisur atë? Si të mos jetë kështu kur ky është muaji në të cilin zbriti Kurani. Shfrytëzoji ditët dhe netët e këtij muaji për leximin e fjalës së Allahut të Lartësuar.

A e di se muaji i Ramazanit është mundësi e artë për duhanxhinjtë që ta braktisin atë dhe ta zëvendësojnë me misvak?

A e di se umreja në Ramazan e ka shpërblimin sikur të kryesh haxhin me të dashurin tënd, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të? Shfrytëzoje këtë mundësi.

A e di se i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, ka thënë amin në lutjen e Xhibrilit për atë që e ka arritur Ramazanin, ka përfunduar ai dhe nuk i janë falur mëkatet? Ai do të futet në zjarr.

A e di se gjumi i natës ndihmon për shfrytëzimin e ditës me vepra të mira? Shfrytëzoje atë brenda një pjesë të natës dhe ki kujdes nga pagjumësia në gjëra të kota.

A e di se Allahu i Lartësuar i jep agjëruesit shpërblimin e shumëfishuar për atë që i jep ushqim agjëruesit qoftë edhe me një gotë ujë? Prandaj i privuar llogaritet ai që është privuar nga kjo mirësi e madhe me këtë vepër të lehtë.
A e di se i lumturi në festën e Bajramit nuk është ai i cili vesh rroba të reja, mirëpo kush do të lirohet dhe do të shpëtojë nga dënimi. Sa prej të varfërve, të ngratëve në ditën e Bajramit i mirëpresin melekët në rrugët duke i përgëzuar me lehtësim dhe
shpërblim dhe se Allahu është Bujar Fisnik. Varfëria dhe nevojat e tyre nuk i dëmtuan fare, ndërsa shumë të tjerë të pasur janë të larguar nga mëshira e Allahut.

E lusim Allahun e Lartësuar të na mundësojë ta përfundojmë Ramazanin duke qenë Allahu i kënaqur me ne!
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

 Agjerimi - Faqe 2 Empty Re: Agjerimi

21st April 2016, 07:30
Sezoni i Kuranit



Nga zakoni i të mençurve është që në kohën e sezoneve të shfrytëzojnë dhuntitë e ndryshme dhe t’i shtojnë ato. Pra, kur është sezoni i një peme, njerëzit marrin prej saj dhe kjo është mençuri.
Kështu është edhe me ibadetet, të cilat nganjëherë janë sezonale e duhet të shtohen dhe të shfrytëzohen nga njerëzit maksimalisht. Për shembull, namazi i natës, që është namaz nafile, ka një vlerë tjetër prej nafileve të tjera, ose dy rekate sunet të sabahut nuk janë të ngjashme në vlerë sikurse nafilet e tjera të ditës.

Edhe agjërimi ka sezone kur preferohet, siç janë dhjetë ditët e Dhil-hixhes, gjashtë ditët e Shevalit, ose agjërimi i ditës së Ashuras dhe një para apo pas saj.
Gjithashtu nuk është e njëjtë umreja në Ramazan me atë jashtë tij apo sadakaja dhe lëmosha që jepen në Ramazan me ato jashtë tij.
Në muajin Ramazan, edhe pse është sezon i çdo ibadeti, Kurani ka përparësi dhe karakteristikë të veçantë. Thotë Allahu i Lartësuar: “Muaji i Ramazanit, që në të (filloi të) shpallet Kurani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i së vërtetës nga gënjeshtra).” (El-Bekare, 185)
“Ne e zbritëm atë në një natë të bekuar (në natën e begatshme të Kadrit).” Ed-Duhan, 3)
“Ne e zbritëm atë (Kuranin) në Natën e Kadrit.” (El-Kadr, 1)
Allahu i Madhëruar thotë: “Ti lexo atë që po të shpallet nga libri (Kurani), fal namazin, vërtet namazi largon nga të shëmtuarat dhe të irrituarat, e përmendja e Allahut është më e madhja (e adhurimeve); Allahu e di ç’punoni ju.” (El-Ankebut, 45)
“Ne do ta lexojmë ty e nuk do të harrosh (Kuranin).” (El-A’la, 6)
“Ata që lexojnë librin e Allahut, e falin namazin dhe nga begatitë që Ne u kemi dhënë japin fshehtazi e haptazi, ata e shpresojnë në një fitim që kurrë nuk humbet. Që Ai (Allahu) do t'ju plotësojë shpërblimin e tyre, e edhe do t'ju shtojë nga mirësia e Tij, vërtet Ai është mëkatfalës dhe shumë mirënjohës.” (Fatir: 29- 30)
Kurse Pejgamberi alejhi selam ka thënë: “Lexojeni Kuranin, vërtet ai do të ndërmjetësojë Ditën e Gjykimit për të zotët e vet.”
“Kush e lexon një shkronjë nga Kurani, e meriton një shpërblim, kurse një e mirë vlen sa dhjetë të ngjashme me të. Nuk jam duke thënë: Elif lam mim, është një shkronjë, por elifi është një shkronjë, lami është një shkronjë dhe mimi është një shkronjë.”
“Më i miri prej jush është ai i cili mëson Kuran dhe ia mëson atë dikujt.”
“Nuk ka xhelozi vetëm se në dy veta: njeriut të cilit Allahu ia ka dhënë Kuranin dhe ai e lexon atë (në namaz) natën dhe ditën dhe njeriut të cilit Allahu i ka dhënë pasuri dhe ai atë e harxhon natë e ditë në bamirësi.”

Një dijetar i njohur, Ibn Rexhebi, tregon në njërin prej librave të tij raportet e selefit (të parët) me Kuranin gjatë këtij muaji.
Abdullah ibn Amr ibn Asi, Allahu qoftë i kënaqur me të, tregon dhe thotë: “Pejgamberi alejhi selam më tha: “Lexoje krejt Kuranin për një muaj.” I thashë: “Mundem edhe më tepër.” Më tha: “Lexoje për 20 net.” I thashë: “Mundem edhe më tepër.” Më tha: “Lexoje për shtatë ditë e mos i shto asgjë kësaj.”

Ata ibn Saibi thotë: “Ebu Abdur-Rahmani thoshte: “E kemi marrë Kuranin prej disa njerëzve që na tregonin se kur i mësonin dhjetë ajete, nuk i kalonin derisa nuk e mësonin çdo gjë që ishte në to. Ne e mësonim Kuranin dhe veprimin sipas tij. Do ta trashëgojnë Kuranin pas nesh disa njerëz, që do ta lexojnë sikur pinë ujin, mirëpo nuk do t’ua kalojë fytin.”
Musejeb ibn Rafiu thotë: “Abdullah ibn Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur me të, thoshte: “Bartësi i Kuranit duhet të njihet gjatë natës, kur të tjerët flenë; duhet të dallohet gjatë ditës, kur të tjerët hanë ushqim; duhet të jetë i mërzitur kur të tjerët gëzohen; duhet të heshtë kur njerëzit përzihen tepër; duhet të ketë hushu kur njerëzit kanë kibër. Bartësi i Kuranit duhet të jetë njeri që qan, i mërzitur, i butë, i urtë dhe njeri që hesht. Bartësi i Kuranit nuk duhet të jetë i vrazhdë, as neglizhues (gafil), nuk duhet të bërtasë dhe nuk duhet të hidhërohet.”

Këto ajete dhe hadithe stimulojnë për leximin e Kuranit, mirëpo ndalesa ka ardhur që të mos lexohet Kurani për më shpejtë se tri ditë, por duke pasur parasysh sezonin, atëherë duhet të shtohet doza e leximit në maksimum, ky është mendimi i disa dijetarëve si Imam Ahmed ibn Hambel, etj.

E jona është të marrim shembull nga këta njerëz, të mbushemi me ambicie të larta që ta shtojmë shtimin e leximit në këtë muaj, në muajin e Kuranit. E pse jo, kur e dimë se është Libri i Zotit tonë, në të ka tregime të popujve të mëparshëm, lajme që do të ndodhin pas jush, është ligj për ne. Kurani është një fjalë që dallon, gjykon. Nuk është i parëndësishëm (lojë e kotë)!
Në fund, a nuk obligohemi me leximin e Tij dhe a thua vallë ka fjalë më të mirë, më të bukur, më të shtrenjtë? Pra, vazhdo o vëlla dhe motër, shfrytëzoje kohën e sezonit para se të kalojë ky muaj i bekuar.
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

 Agjerimi - Faqe 2 Empty Re: Agjerimi

21st April 2016, 07:31
Të privuarit në Ramazan



Falënderimi i takon Allahut. Atë e falënderojmë dhe vetëm prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Dëshmojmë se nuk ka hyjni tjetër pos Allahut. Ai është i Vetëm dhe nuk ka shok. Dëshmojmë se Muhamedi është rob dhe i Dërguar i Tij.

Grupet e njerëzve në Ramazan

Nëse meditojmë për gjendjen e njerëzve në Ramazan, do të vërejmë se kemi tre grupe njerëzish:

1- Një grup janë të parët në mirësi. Ata e agjëruan Ramazanin me besim dhe shpresuan në shpërblimin e Allahut. Barqet e tyre agjëruan nga ushqimi, zemrat e tyre nga epshet, kurse gjymtyrët e tyre nga mëkatet dhe gabimet… Dita e tyre është në përkujtim të Allahut, kurse netët e tyre në adhurim dhe falje të namazit. Ata i kuptuan obligimet dhe i zbatuan ato, i kuptuan sunetet dhe i pasuan dhe i kuptuan mëkatet dhe u larguan prej tyre…

2- Grupi i dytë nuk kanë bërë në Ramazan diçka që e pakëson agjërimin e tyre, madje ata i zbatuan obligimet dhe agjëruan ashtu siç dëshiron dhe kënaqet Allahu, mirëpo ata nuk kanë arritur nivelin e përpjekjes në sunetet dhe në shfrytëzimin e mirësive dhe dobive të tyre. Prandaj fitimi i tyre është sipas shkallës së ambicieve të tyre.

3- Ky grup njerëzish janë të privuar. Nuk e kuptuan vlerën e Ramazanit. Nuk e madhëruan në zemrat e tyre vlerën e tij. Këtë muaj e agjëruan vetëm si traditë e jo si adhurim. Agjërimi i tyre nuk i largoi nga mëkatet. Qëllimi i tyre ishte vetëm të ndalojnë ngrënien e ushqimit. Të tillët janë të privuar nga vlera e këtij muaji dhe ata janë mashtruar në mirësitë e tij. Atëherë cilat janë cilësitë e tyre?

Injorojnë vlerën e Ramazanit

Sikur të dinin dhe të kishin bindje, ambiciet e tyre do të ishin të larta në përfitimin nga vlerat e tij. Zemrat e tyre do të dëshiron ta arrinin këtë mirësi. Do të kuptonin se Ramazani është muaji i fitimeve të mëdha, sezoni i mëshirës, në arritjen e hises së tij nga kjo mëshirë besimtari i mençur nuk duhet të tregohet neglizhues.
Ramazani është muaji i lirimit nga zjarri. Allahu liron njerëzit nga zjarri çdo natë. I Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Në natën e parë të Ramazanit djajtë dhe xhinët e pabindur janë të lidhur me zinxhirë. Dyert e xhehenemit janë të mbyllura gjersa asnjë derë e vetme nuk është e hapur. Dyert e xhenetit janë të hapura gjersa asnjë derë e vetme nuk mbetet e mbyllur. Pastaj thërret një thirrës: “O ti kërkues i së mirës, përgatitu! O ti kërkues i së keqes, ndalohu prej saj! Allahu liron njerëzit nga xhehenemi e kjo çdo natë (të këtij muaji).” Shënon Tirmidhiu. Shih: Sahihul Xhami’ nr: 759.
Gjithashtu i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, thotë: “Allahu në çdo natë liron njerëzit nga zjarri i xhehenemit.” Shënon Ahmedi. Shih: Sahihul Xhami’ nr: 3882.

Ramazani është muaji i faljes për atë që agjëron me besim në Allahun si dhe duke shpresuar shpërblimin tek Ai. I Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kush agjëron Ramazanin me besim dhe duke shpresuar shpërblimin tek Allahu, atij i falen mëkatet e mëparshme.” Shënon Buhariu.
Ramazani është muaji në të cilin ngrihen shkallët, për shkak se nuk e di shpërblimin e tij vetëm Allahu i Lartësuar. Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmeton se i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Allahu i Lartësuar thotë: “Çdo punë e birit të Ademit i përket atij përveç agjërimit, ai është i Imi dhe Unë për të shpërblej…” Shënon Buhariu.
Kurtubiu, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Domethënia e kësaj qëndron në atë se sasia e shpërblimit të veprave është e njohur për njerëzit, respektivisht ato shumëfishohen prej dhjetë e deri në shtatëqind fish, përveç agjërimit. Për të Allahu shpërblen pa kufi.”

Në Ramazan është një natë e cila është më e vlefshme se një mijë net. Kush bën adhurim në të për hir të Allahut, atij i falen mëkatet e kaluara, ashtu siç është transmetuar nga i Dërguari, në hadithin të cilin e shënon Buhariu. Vlerat e agjërimit janë shumë më të mëdha sesa mund të shtjellohen në këtë shkrim. Sikur t’i lexonte dhe kuptonte ato muslimani, do të vërente se i privuari i vërtetë është ai i cili është i privuar nga ambiciet të cilat e ushtrojnë atë për agjërim të pranuar, përmes të cilit arrin ato vlera madhështore.

Ubadete b. Samiti, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmeton se i Dërguari i Allahut, ka thënë: “Ju erdhi juve Ramazani, muaji i begatisë, në të Allahu ju mbulon, e zbret mëshirën dhe i shlyen mëkatet. Allahu shikon në garimin tuaj (për vepra të mira) në këtë muaj. Ai para melekëve të Vet krenohet me ju. Vërtet i dëshpëruar është ai që u privua në të nga mëshira e Allahut.” Shënon Taberani në “El Kebir.”

Ramazani është muaji i shumëfishimit të shpërblimit
Puna në këtë muaj është e begatshme. Allahu robit ia shumëfishon begatitë. Në lidhje me këtë, umreja në Ramazan i ngjan haxhit me të Dërguarin, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ashtu siç ka thënë i Dërguari: “Një umre në Ramazan e ka shpërblimin e një haxhi apo një haxhi me mua.” Shënon Muslimi.
Ibn Rexhebi thotë: “Ebu Bekr b. Ebu Merjem ka përmendur nga mësuesit e tij se ata thoshin: “Kur të vijë muaji i Ramazanit, shpenzoni në të, ngase shpenzimi në të është i shumëfishuar sikur shpenzimi në rrugën e Allahut, ndërsa një tesbih (thënia ‘Subhanallah’) në Ramazan është më e vlefshme se një mijë të tjera jashtë Ramazanit.

Ramazani është muaji i fitimeve dhe i stinëve të mirësive. Kurse fitimi më i shtrenjtë dhe stina më e çmueshme është Nata e Kadrit, të cilën Allahu e veçoi duke e përmendur me një sure madhështore, në të cilën sqarohet vlera e saj: “Ne e kemi zbritur (Kuranin) në Natën e Kadrit. E kush mund të ta shpjegojë ty se ç’është nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e mirë se njëmijë muaj. Engjëjt dhe Shpirti (Xhebraili), me lejen e Zotit të tyre, zbresin në këtë natë, me të gjitha vendimet. Paqe është ajo deri në lindjen e agimit.” (Kadr, 1-5)

Kush e ngjall atë me adhurim, i falen mëkatet e mëparshme. Atë natë zbresin engjëjt, saqë numri i tyre atë natë është më i madh sesa numri i guralecëve në tokë.

Stomaku i tyre agjëron, por gjymtyrët e tyre nuk agjërojnë

Kjo është karakteristikë e çdo të privuari në Ramazan. E sheh të përmbajtur, por vetëm nga uria. Agjërimi nuk e ndaloi nga fjalët e liga, përgojimi i ndaluar, e ndoshta edhe sharjet dhe fyerjet. Agjërimi i tij nuk e ndaloi nga zilia e as nga mendimi i keq, mllefi, urrejtja. Agjërimi i tij nuk e pengoi nga shikimi në gjëra të ndaluara, nuk e pengoi nga humbja e kohës para filmave dhe serialeve të ndryshme. Nuk e ndaloi nga vjedhja e as nga mashtrimi e tradhtia. Tërë synimi i agjërimit të tij është përmbajtja nga ushqimi! Kurse i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, krahas agjërimit të barkut sqaron edhe obligimet e gjymtyrëve gjatë agjërimit. Ai thotë: “Kush nuk i lë gënjeshtrat dhe nuk pushon së vepruari me to, Allahu nuk ka nevojë që ai ta lërë ushqimin dhe pijet e tij.” Shënon Buhariu.
Kurse Xhabiri, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë: “Kur të agjërosh, le të agjërojë të dëgjuarit tënd, të shikuarit tënd, gjuha jote nga gënjeshtra dhe nga të ndaluarat, lëre shqetësimin e komshiut tënd, bëhu i qetë dhe i përmbajtur. Të mos jetë i njëjtë agjërimi me mosagjërimin tënd.”
Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmeton se i Dërguari,lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi, ka thënë: “Sa janë ata që agjërojnë e nga agjërimi i tyre nuk kanë asgjë pos urisë dhe etjes. Sa janë ata që falen, e nga falja e tyre nuk kanë asgjë pos pagjumësisë.”

Vëlla i nderuar, mos i privo vetes tënde vlerën dhe shpërblimin e agjërimit. Pasi e kuptove se shpërblimi i tij tek Allahu është pa kufi, mos i humb mirësitë e tij me një përgojim me gjuhë apo me një shikim (të ndaluar) përmes syve apo vetive të tjera etike që e prishin agjërimin.
Sikur të kthehesh te hadithi dhe ta përsëritësh shprehjen: “E lë kënaqësinë dhe ushqimin e tij për Mua.” Kënaqësitë dhe epshet lihen për hir të Allahut të Lartësuar. A nuk i bëjmë veprimet tona obligative dhe ato të preferuara për hir të Allahut të Lartësuar dhe nuk i lëmë të gjitha të ndaluarat dhe ato veprime të urryera për hir të Allahut? Gjithsesi ky është një synim madhor i zemrave tona të pastra. Në zemra të tilla djalli orvatet të futet dhe ta prishë sinqeritetin dhe së bashku me të (sinqeritetin) të bashkojë synimet e prishura, si syefaqësinë e të ngjashme me të, apo dëshirën e tij për interesa materiale të kësaj bote e të ngjashme më këto që e prishin sinqeritetin, kështu që njeriu del nga shpërblimi në mëkat, Allahu na ruajttë! (Disa ndalesa me agjëruesit, f. 37).

Raporti i tyre me Kuranin në Ramazan

Ramazani është muaji i Kuranit. Në këtë muaj Kurani i ka zbritur të Dërguarit të Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të. Në të Xhibrili ia lexonte të Dërguarit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofte mbi të. S’ka dyshim se të privuarit nga shpërblimi i Ramazanit nuk kanë raport me Kuranin. As nuk e lexojnë atë e as nuk e dëgjojnë. Nuk janë të pranishëm në hallkat e leximit të tij, madje veshët e tyre dëgjojnë muzikë apo dëgjojnë fjalë të këqija e përgojime.
Ai që është në këtë gjendje pa dyshim se është i privuar nga begatia e Kuranit në Ramazan. Allahu e ka lartësuar dhe nderuar Ramazanin me Kuran. Ai thotë: “Muaji i Ramazanit është ai, në të cilin ka zbritur Kurani.” (Bekare, 185). I Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, e takonte Xhibrilin për çdo natë derisa të kalonte muaji, I Dërguari i paraqiste Xhibrilit Kuranin.
Zuhriu, Allahu e mëshiroftë, kur vinte Ramazani thoshte: “Ai (Ramazani) është për lexim të Kuranit si dhe për ushqimin e të varfërve.” Ndërsa Imam Maliku, Allahu e mëshiroftë, kur vinte Ramazani, largohej nga leximi i librave të hadithit si dhe shoqërimi i dijetarëve, i drejtohej leximit të Kuranit. Kurse Sufjan Eth Thevrij, Allahu e mëshiroftë, kur vinte Ramazani largohej nga çdo lloj ibadeti (adhurimi) dhe i drejtohej leximit të Kuranit. Disa prej të parëve tanë, Allahu qoftë i kënaqur me ta, e përfundonin Kuranin në Ramazan për tri ditë, disa prej tyre çdo javë, e kishte prej tyre që e përfundonin atë çdo dhjetë ditë.

Vëlla, mos u bë i privuar nga shpërblimi i Kuranit në Ramazan, për faktin se ai është litar i fortë i Allahut. Kurani i ngre disa popuj, ndërsa disa të tjerë i ul. Kurani është ndërmjetës për lexuesin e tij Ditën e Kiametit. I Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Agjërimi dhe Kurani ndërmjetësojnë për robin Ditën e Kiametit. Agjërimi do të thotë: “O Zot, unë e kam penguar atë nga ushqimi dhe epshet (kënaqësitë) gjatë ditës, më bëj ndërmjetës për të. Kurse Kurani do të thotë: “O Zot, unë e kam penguar atë nga gjumi natën, prandaj më bëj ndërmjetës për të. Dhe do të ndërmjetësojnë.” Shënon Ahmedi. Shih: Sahihul Xhami’ nr: 3882.



Vazhdon...
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

 Agjerimi - Faqe 2 Empty Re: Agjerimi

21st April 2016, 07:32
Raporti i tyre me namazin në Ramazan

Ata e kryejnë namazin, por me dembelizëm. Nga disa namaze ata flenë, kurse nga disa të tjera vonohen si dhe nuk shkojnë në namazin me xhemat për shkak të qëndrimit pa gjumë gjatë natës si dhe për shkak të gjumit të tepërt gjatë ditës.
Vëlla i nderuar, dije se namazi konsiderohet shtylla e fesë. Nëse pranohet, do të të pranohen të gjitha veprat e tjera, ndërsa nëse nuk pranohet namazi, nuk do të të pranohen as veprat e tjera. Kush e lë namazin, ka bërë kufër, privohet nga shpërblimi i agjërimit, ngase pranimi i agjërimit qëndron peng me pranimin e namazit. S’ka dyshim se nga gjërat kundërthënëse është fakti që muslimani të përkujdeset për agjërimin me një përkujdesje të veçantë, ndërsa në anën tjetër nuk e praktikon namazin, duke pasur parasysh se namazi është obligim më i fuqishëm sesa agjërimi.

Gjendja e tyre gjatë netëve të Ramazanit

Prej cilësive të të privuarve në Ramazan është se ata netët e tyre i kalojnë ose në ndenjja e tubime të kota ose në përgojim apo para kanaleve satelitore, filmave e serialeve. Shumicën e natës e kalojnë në lojë e dëfrime, duke harruar se po u kalon shpërblimi i faljes së namazit të natës si dhe i adhurimeve për Allahun në netët e këtij muaji të bekuar.
Vëlla i nderuar, dëgjo të Dërguarin, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, i cili thotë: “Kush falet gjatë Ramazanit me plot besim dhe shpreson shpërblimin nga Allahu, do t’i falen mëkatet e mëhershme.” Shënon Buhariu.

Xhamitë buçasin nga lexuesit e Kuranit duke iu përgjigjur udhëzimit të të Dërguarit, salallahu alejhi ue selem. Në të janë mbledhur muslimanët, të pasurit dhe të varfrit, ai që ka pozitë të lartë dhe ai i thjeshti, të gjithë i luten Allahut duke shpresuar mëshirën e Tij si dhe duke pasur frikën nga dënimi i Tij. Prej tyre ka që janë të përkushtuar, që qajnë, që ndiejnë keqardhje në zemrën e tyre për atë pjesë të jetës që u ka kaluar në mëkate, kurse të gjithë ata janë nën mëshirën e Allahut si dhe nën kujdesin e Tij. “Me të vërtetë, Allahu nuk do t’ua humbë shpërblimin punëmirëve.” (Tevbe, 120)

Ku janë ata që e kalojnë natën duke shikuar filma të ndryshëm? Sa dallim i madh në mes tyre dhe mes atyre që e kalojnë natën në shtëpinë e Allahut duke kërkuar prej Tij faljen e mëkateve dhe arritjen e mëshirës së Tij..
Vëlla, a thua çfarë shpreson të fitosh nga pagjumësia jote përveç keqardhjes dhe mëkateve, humbjes së mirësive të shumta? A nuk e di se në Ramazan ndodhet një natë e cila është më e vlefshme se një mijë muaj, a nuk e di madhështinë e Natës së Kadrit?

A nuk e di se i privuari në mesin e njerëzve është ai që është privuar nga mirësitë e kësaj nate? I Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Ju erdhi muaji i Ramazanit, muaj i bekuar, Allahu ua ka obliguar agjërimin e tij. Në këtë muaj hapen dyert e xhenetit, mbyllen dyert e xhehenemit dhe lidhen me pranga shejtanët. Në këtë muaj është një natë e cila është më e mirë se një mijë muaj. Kush privohet nga të mirat e saja, ai është i privuar.” Shënon Nesaiu.
Çohu nga gjumi i pakujdesisë dhe nis të kërkosh vlerën e kësaj nate. Mos u bëj prej të privuarve. Kjo natë pa dyshim se është prej netëve të begatshme. Në të ka zbritur Kurani. Në këtë natë hapen dyert e faljes. Kab el Ahbar ka thënë: “Këtë natë e gjejmë si vija që shlyejnë mëkatet”. Katade thotë: “Kjo natë është e tëra mirësi deri në agim”. Ndërsa Xheriri thotë: “Paqe e Natës së Kadrit nga të gjitha të këqijat që nga fillimi i saj e deri në agim.”

Vëlla i nderuar, medito për fjalën e të Dërguarit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të: “Ky muaj ju erdhi juve, në të është një natë e cila është më e mirë se një mijë muaj. Kush privohet nga ajo, ai është i privuar nga të gjitha mirësitë. E nuk privohet nga mirësitë e saj përveç privuesit.” Shënon Ibn Maxhe. Shih: Et Tergib nr: 990.
Në këtë natë janë të pranishëm edhe engjëjt, siç thotë edhe i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të: “Nata e Kadrit është nata e njëzet e shtatë apo e njëzet e nënta. Numri i engjëjve në këtë natë është më i madh sesa numri i guralecëve në tokë.” Shënon Ahmedi. Shih: Sahih El Xhami’, nr: 534.

Ibn Xheriri thotë: “Disa kanë thënë se kuptimi i fjalës së Allahut: “Nata e Kadrit është më e mirë se një mijë muaj.” (Kadr, 3) është se puna në këtë natë ndoshta e kënaq Allahun më mirë sesa puna në një mijë muaj të tjerë.
Muxhahidi thotë: “Puna në këtë natë, agjërimi i saj, falja e namazit është më e mirë sesa një mijë muaj”. Zuhriu thotë: “Është emërtuar me ‘Natën e Kadrit’ për shkak të madhështisë, vlerës dhe pozitës së lartë të saj.”
Gjendja e tyre gjatë ditës në Ramazan

Prej cilësive të të privuarve në Ramazan është edhe ajo se ata ditën e tij e kalojnë në gjumë. Namazet iu kalojnë, gjithashtu edhe shpërblimi i leximit të Kuranit dhe i përmendjes së Allahut. Zemrat e tyre ngurtësohen për shkak të gjumit të tepruar.
Vëlla i nderuar, mos harro se Ramazani është muaji i durimit, i adhurimit, i dëlirësisë. Prandaj, ai që nuk dëshiron të mashtrohet në mirësitë e tij, le të ndiejë urinë dhe etjen e tij. Le ta mposhtë epshin dhe tekat e tij si dhe le ta ushtrojë veten në leximin e Kuranit, në përmendjen e Allahut, në garimin në punët e mira; në shpenzimin e pasurisë në rrugën e Allahut, në bamirësi, ngase Ramazani është një stinë kalimtare dhe një mysafir shtegtues.

Vëlla, dyert e xhenetit ty po të hapen, kurse ti po i refuzon, po fle dhe po e humb rrugën tënde për në xhenet, shtëpinë e paqes.
Abdulaziz b. Mervan thotë: “Muslimanët kur vinte muaji i Ramazanit thoshin: “O Allahu ynë! Ja Ramazani na ka ardhur, na mundëso agjërimin e tij, faljen e namazit, na furnizo me fuqi, seriozitet, si dhe na ruaj nga sprovat e ndryshme.”

Mos u bëj i privuar!

Përgatite veten për pritjen e muajit të agjërimit me qëllim të sinqertë, me pendim si dhe me kthim drejt Allahut. Pasurohu me nënshtrim ndaj Allahut, respekto urdhrat e Tij. Si nuk ke dëshirë për faljen e Allahut kur tashmë ke mësuar se Allahu liron njerëzit nga zjarri i xhehenemit për çdo natë në Ramazan dhe se kush e kalon këtë muaj me agjërim dhe falje të namazit, i falen mëkatet e mëhershme, ndërsa kush privohet nga mirësitë e tij, ai është i privuar nga të gjitha mirësitë. Mos i nënvlerëso shpërblimet e mëdha të këtij muaji. “Ndërsa kush madhëron shenjat e fesë së Allahut, tregon përkushtimin e zemrës së tij.” (Haxh-xh, 32)
O ti kërkues i së mirës, e mira tashmë të pret! O ti kërkues i së keqes, ndalohu se e keqja të kthehet ty. Kujtohu se dyert e xheneteve në këtë muaj janë të hapura, ndërsa dyert e xhenehemit janë të mbyllura, “fundi i të cilit është myshku. E për shpërblim të tillë le të garojnë ata që lakmojnë të mirën.” (Mutafifin, 26)
Paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit, mbi familjen e tij dhe mbi të gjithë shokët e tij.
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

 Agjerimi - Faqe 2 Empty Re: Agjerimi

21st April 2016, 07:32
Përse të tjerët qajnë në Ramazan, kurse unë jo?



S’do mend se ndër shkaqet e shpëtimit dhe të suksesit në çështjet e kësaj bote dhe të botës tjetër është që njeriu të jetë i çiltër me vetveten dhe mos ta arsyetojë shumë atë, në mënyrë që mos të befasohet nga vdekja e pastaj të pendohet, pasi pendimi atëherë nuk do t’i sjellë dobi.

Vëlla i nderuar, s’ka dyshim se të qarët nga frika e Allahut të Lartësuar ka vlerë të madhe. Transmetohet se i Dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Shtatë grupe njerëzish Allahu do t’i fusë nën hijen e Tij ditën kur nuk do të ketë hije tjetër pos hijes së Tij.” Ndër ta përmendi edhe njeriun e vetmuar, “i cili e përmend Allahun dhe i rrjedhin lotët.” Shënon Buhariu dhe Muslimi.

Përse të tjerët qajnë në Ramazan, kurse unë jo?

Kjo pyetje sillet në mendjen e shumicës së atyre që kanë mangësi në kryerjen e urdhrave të Allahut, port ë gjithë ne kemi mangësi dhe e lusim Atë që të na falë. Kur dëgjojmë ajete kuranore, kur lexohen hadithe të të Dërguarit të Allahut ose rrëfime nga të parët tanë, vërejmë se shumica e njerëzve të cilëve u janë zbutur zemrat qajnë.

Përse ata qajnë, kurse unë jo?
Bëj përpjekje që të kem frikë nga Allahu, por s’mundem. Ata pranë meje, qajnë. A thua, përse?!

Shkakun vëlla i nderuar, e ka treguar Allahu i Lartësuar: “Jo, nuk është ashtu! Por të këqijat që i punuan, zemrat e tyre ua mbuluan.” (Mutafifin, 14)
Pra, për shkak të veprave të tyre, në zemrat e tyre nuk depërtojnë mirësitë dhe u është shtuar hutimi e pakujdesia. Pikërisht ky është shkaku i vërtetë për qarjen e pakët nga frika e Allahut të Lartësuar.
Çfarë i bëri ata që të kenë frikë dhe të qajnë, madje të ndiejnë kënaqësi me këtë veprim, kurse ne nuk qajmë?
Ata u larguan nga mëkatet dhe synim kanë botën tjetër, zemrat e tyre u përmirësuan dhe sytë e tyre lotuan. Ndërsa ne, kur i humbëm këto, zemrat tona u prishën dhe sytë tanë u shterën.

Vëlla i nderuar, dije se frika ndaj Allahut, pas së cilës pason qarja, nuk vjen dhe nuk vazhdon vetëm se nga pasimi i gjërave në vijim dhe vazhdimi i tyre:

1- Pendimi tek Allahu i Lartësuar dhe kërkimi i faljes me zemër dhe gjuhë, duke iu drejtuar Atij me pendim dhe frikë. Në këtë mënyrë, njeriu do të ketë turp nga Allahu i Madhërishëm, i Cili e ka begatuar duke i dhënë mundësinë të pendohet.

2- Braktisja e mëkateve dhe pasja kujdes prej tyre, qofshin të vogla a të mëdha, të dukshme a të padukshme, ngase ato janë sëmundje të vazhdueshme që ia vështirësojnë zemrës kryerjen e veprave të mira, e bëjnë atë të errët dhe gjithmonë sjellin brenga dhe zhgënjim.

3- Afrimi ndaj Allahut me respektimin e urdhrave të Tij me agjërim, me namaz, me haxh, me lëmoshë (sadaka), me përmendjen e Tij dhe me bamirësi.

4- Përkujtimi i botës tjetër (ahiretit). Çudia më e madhe vëlla i nderuar, është se ne e dimë se kjo botë do të mbarojë dhe se e ardhmja e vërtetë është në botën tjetër. Megjithëkëtë, ne nuk punojmë për këtë të ardhme të përhershme e të vërtetë. Allahu i Lartësuar thotë: “Kush është që ka për qëllim vetëm këtë botë, Ne atij që duam i japim në të aq sa duam, e pastaj atij e bëjmë të hyjë në xhehenem i nënçmuar, i përbuzur. E kush e ka për qëllim botën tjetër, duke qenë ai besimtar, përpiqet për të ashtu siç i takon asaj, angazhimi i tyre do të jetë i pranishëm (te Zoti).” (Isra, 18-19)

5- Dija për Allahun e Lartësuar, për emrat dhe cilësitë e Tij. Allahu thotë: “Po Allahut ia kanë frikën nga robërit e Tij, vetëm dijetarët.” (Fatir, 28). Është thënë: “Kush e njeh më shumë Allahun, ia ka frikën më tepër Atij”.
Më pas, të porosis për shtimin e leximit mbi gjendjen e burrave të mirë e të sinqertë dhe marrjen e tyre si shembull në jetë.

Vëlla dhe motër e nderuar, ditët e këtij muaji janë ditë mirësish e begatish për shumë raste që robi të kthehet tek Allahu. Djajtë (shejtanët) lidhen në pranga, hapen portat e mirësive e shtohen adhurimet. Ndaj, kthehu te Zoti yt, afroju dhe drejtoju Atij. Largohu prej mëkateve dhe pa dyshim që syri yt do të lotojë dhe zemra do të ketë frikë e do të rrëqethet.
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

 Agjerimi - Faqe 2 Empty Re: Agjerimi

21st April 2016, 07:33
Agjërimi i Ramazanit



Me agjërim kuptojmë ndalimin nga ushqimi, pija, marrëdhëniet seksuale dhe nga të gjitha shkaqet e tjera që e prishin agjërimin, duke filluar nga agimi (imsaku) e deri në perëndimin e diellit, duke pasur për qëllim adhurimin dhe bindjen ndaj Allahut. Agjërimi i muajit të madhërueshëm të Ramazanit është një obligim dhe një nga pesë shtyllat themelore të Islamit. Ky obligim ka qenë dhe për popujt e tjerë para nesh, të cilëve u janë dërguar Pejgamberë. Allahu i Lartësuar thotë:
“O ju që keni besuar, agjërimi u është bërë obligim sikurse ishte obligim dhe për ata që ishin para jush, në mënyrë që të bëheni të devotshëm.” (El Bekare, 183)

Agjërimi i muajit të Ramazanit është bërë obligim për muslimanët në vitin e dytë të hixhretit (emigrimit). Për vlerat e mëdha të këtij muaji dhe të agjërimit të tij, Profeti Muhammed salallahu alejhi ue selem thotë: “Ju erdhi juve një muaj i bekuar, në të cilin është bërë obligim dhe agjërimi. Në këtë muaj janë hapur dyert e xhenetit, janë mbyllur dyert e xhehenemit dhe shejtanët janë të lidhur në pranga. Në të gjendet një natë, e cila është më e mirë se një mijë muaj.” Transmeton Ahmedi dhe Nesa’iu nga Ebu Hurejra.

Në një transmetim tjetër të Imam Ahmedit, Pejgamberi salallahu alejhi ue selem thotë: “...Në këtë muaj një melek (engjëll) thërret dhe thotë: O kërkues i të mirës përgëzohu, o kërkues i së keqes jepi fund asaj. Këtë e bën deri në fund të Ramazanit.”

“Pesë namazet mes tyre, xhumaja deri në xhumanë tjetër dhe Ramazani deri në Ramazanin tjetër, janë shlyese të mëkateve nëse i ruhet mëkateve të mëdha.” Transmeton Muslimi nga Ebu Hurejra.

“Kush agjëron muajin e Ramazanit me besim te Allahu, duke llogaritur shpërblimin te Ai, do ti falen mëkatet e mëparshme.” Transmeton Buhariu dhe Muslimi nga Ebu Hurejra.

Allahu në një hadith kudsij (hyjnor) thotë: “Çdo punë e birit të Ademit është për të përveç agjërimit, i cili është për Mua dhe vetëm Unë e shpërblej atë. Agjërimi është mburojë e kur ndonjëri prej jush të jetë me agjërim, të mos flasë me fjalë të ndyra, të mos bërtasë më kot dhe të mos veprojë punë të injorancës, e nëse dikush e fyen ose e ngacmon (lufton) le ti thotë dy herë: “Unë jam agjërueshëm.”

Thotë Profeti salallahu alejhi ue selem: “Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im, era e gojës së agjëruesit është më e mirë te Allahu se era e miskut. Për agjëruesit do të ketë dy gëzime, kur të çelë iftarin dhe kur të takohet me Zotin e tij.” Transmeton Muslimi nga Ebu Hurejra.

Dijetarët islamë duke komentuar këtë hadith kanë thënë: Njëri gëzim është në këtë botë kur besimtari e çel iftarin dhe gëzohet me këtë pasi Allahu ia mundësoi t'i japë fund urisë dhe etjes me dhuntitë, që i ka dhuruar si dhe adhurimi i tij nga agimi deri në perëndim të diellit u krye me sukses. Ndërsa gëzimi tjetër për agjëruesin do të jetë në botën tjetër, pas vdekjes, kur Allahu ka përgatitur për agjëruesit shpërblime të mëdha, madje në atë botë agjëruesit do të meritojnë të futen në xhenet nga një portë e veçantë. Për këtë thotë Profeti salallahu alejhi ue selem: “Vërtet xheneti do të ketë një portë e cila quhet Rejjan. Ditën e Gjykimit do të thirret: “Ku janë agjëruesit (për tu futur nga kjo portë)? E pasi të futet i fundit prej tyre, kjo portë do të mbyllet.” Transmeton Buhariu dhe Muslimi nga Ebu Hurejra r.a.

Shikimi i hënës

Agjërimi i Ramazanit bëhet detyrë për të agjëruar kur shikohet fillimi i hënës dhe vazhdon deri kur të shikohet fillimi i hënës së muajit Sheual. Për këtë Pejgamberi salallahu alejhi ue selem thotë: “Mos agjëroni derisa të vëreni hënën (e Ramazanit) dhe mos e ndërpritni agjërimin derisa të vëreni hënën (e Sheualit). Nëse pengoheni nga shikimi i saj (për shkak të reve ose mjegullës) përcaktojeni (përllogariteni) atë.” Transmeton Buhariu dhe Muslimi nga Ibn Umeri.

Në një transmetim tjetër të Imam Ebu Davudit dhe Nesa’iut Profeti salallahu alejhi ue selem thotë: “Kur të pengoheni nga shikimi i saj, llogariteni muajin Sha’ban 30 ditë, vetëm po qe se mund ta shihni hënën më parë, pastaj vazhdojeni agjërimin 30 ditë, vetëm nëse mund ta shihni hënën (e Sheualit një ditë) më parë.”

“Muaji (hënor) mund të jetë 29 ose 30 ditë. Kur ta shikoni hënën agjëron,i po ashtu kur ta shikoni sërish atë, ndërpriteni agjërimin.” Transmeton Nesa’iu nga Ibn Umeri.
Duke u bazuar në këto hadithe profetike, shumica e dijetarëve janë të mendimit se kur banorët e një vendi e shikojnë hënën, bëhet obligim agjërimi edhe për vendet e tjera të cilat se kanë parë, pasi Profeti salallahu alejhi ue selem u është drejtuar me hadithet e mësipërme të gjithë muslimanëve, kudo qofshin ata dhe jo çdo vendi në veçanti pasi fillimi i muajit Ramazan është një për të gjithë.

Me të njëjtat argumente që u përmendën më sipër kuptojmë, se nëse jemi në dyshim për ditën e parë të agjërimit (të Ramazanit) nuk duhet të nxitohemi e të agjërojmë, sepse ajo është një ditë e dyshimtë dhe agjërimi në këtë ditë është i ndaluar pasi Profeti salallahu alejhi ue selem thotë:
“Kush agjëron ditën e dyshimtë ka kundërshtuar Ebu Kasimin (Profetin Muhammed a.s.).” Transmeton Ebu Davudi dhe Tirmidhiu nga Ammar ibn Jasir r.a.

Sipas shumicës së dijetarëve ai që agjëron këtë ditë dhe më vonë vëren se ajo ditë ishte nga Ramazani, duhet që atë ditë ta agjërojë kaza.


Vazhdon...
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

 Agjerimi - Faqe 2 Empty Re: Agjerimi

21st April 2016, 07:33
Nijeti (qëllimi) i agjërimit

Nijeti është detyrë themelore si për agjërimin ashtu edhe për adhurimet e tjera, sepse nëpërmjet nijetit dallohet se për cilin është adhurimi, për Allahun apo për dikë tjetër. Po ashtu nëpërmjet nijetit dallohet adhurimi farz nga ai nafile. Nijeti bëhet para agimit (imsakut) sepse Profeti salallahu alejhi ue selem thotë: “Kush nuk vendos (bën nijet) për agjërim para agimit, atij nuk i vlen agjërimi.” Transmeton Ebu Davudi dhe Tirmidhiu.

Për kë është obligim agjërimi

Sipas argumenteve të ardhura, dijetarët islamë kanë rënë dakord që të gjithë se agjërimi është obligim për çdo mysliman, i cili ka arritur moshën e pjekurisë (pubertetin), i cili është i shëndoshë fizikisht dhe mendërisht dhe është vendas (jo udhëtar). Ndërsa personat që nuk e kanë obligim agjërimin janë:

i. Fëmija: Çdo fëmijë i cili nuk ka mbushur akoma moshën e pjekurisë, nuk e ka obligim agjërimin. Nëse babai ose kujdestari i tij shikon se ai mundet të agjërojë e urdhëron për këtë, në mënyrë që të forcohet e mësohet me këtë adhurim.

ii. Personi me të meta mendore: Duke qenë se njeriu me të meta mendore nuk mund të arsyetojë shëndoshë si të tjerët, është i përjashtuar nga agjërimi dhe të gjitha detyrimet e tjera fetare.

iii. Plaku dhe plaka në moshë të thyer: Kjo kategori njerëzish nuk e ka detyrë agjërimin dhe duke qenë se kjo gjendje e tyre është e vazhdueshme, duhet që për çdo ditë agjërim të ushqejë një të varfër.

iv. I sëmuri: Nëse i sëmuri ka sëmundje, e cila ia vështirëson agjërimin, atij i lejohet të mos agjërojë. Nëse sëmundja është e përkohshme, le ti zëvendësojë ditët e agjërimit më vonë. Nëse sëmundja është e përhershme, atëherë duhet të ushqejë për çdo ditë agjërim, një të varfër.

v. Gruaja me menstruacione: Nëse gruaja është me menstruacione, qofshin këto të përmuajshmet ose të lehonisë, ajo duhet patjetër të lërë agjërimin dhe ta zëvendësojë më vonë pasi të pastrohet.

vi. Gruaja shtatzënë dhe gjidhënësja: Të gjithë dijetarët e mëdhenj islamë si dhe medhhebet janë të një mendimi se gratë shtatzëna ose ato që janë duke i dhënë gji fëmijës, u lejohet ta ndërpresin agjërimin dhe ta zëvendësojnë më vonë, nëse kanë frikë se mos dëmtohen ato vetë ose fëmijët e tyre. Dijetarët kanë rënë në kontradiktë mes tyre se a duhet që këto vetëm të
zëvendësojnë ditët e lëna kaza apo duhet që përveç zëvendësimit të japin dhe ushqim për çdo ditë agjërimi të lënë? Imam Ebu Hanife thotë se atyre u mjafton vetëm zëvendësimi i ditëve të lëna. Kurse Imam Shafiu dhe Imam Ahmedi thonë se ato duhet t'u japin ushqim të vobektëve për çdo ditë, që lenë pa agjëruar si dhe duhet që më vonë të zëvendësojnë këto ditë me agjërim kaza.

vii. Udhëtari: Muslimani i cili është në udhëtim ia ka lehtësuar Allahu i Lartësuar çështjen e tij dhe nuk ia ka bërë obligim agjërimin për aq sa është udhëtar, mirëpo ky duhet që t'i zëvendësojë të gjitha ato ditë të plota më vonë. Dijetarët kanë rënë në kontradiktë mes tyre, nëse është më mirë që udhëtari të agjërojë apo ta zëvendësojë agjërimin më vonë! Një pjesë dijetarësh thonë se agjërimi është më i mirë dhe pse nuk është i detyrueshëm, duke u bazuar në ajetin kuranor: “Allahu do për ju lehtësimin dhe nuk donë vështirësimin.” (El-Bekare, 185) Ndërsa një pjesë tjetër dijetarësh duke u bazuar në disa hadithe profetike si dhe duke ndjekur një rrugë të mesme, janë të mendimit se nëse udhëtari është në gjendje të mirë fizike, është mirë të agjërojë, ndërsa udhëtari i cili nuk është aq i fuqishëm dhe i gatshëm për këtë, le ta zëvendësojë më vonë. Të këtij mendimi janë Imam Ebu Hanife, Shafiu dhe Imam Maliku.

Vazhdon...
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

 Agjerimi - Faqe 2 Empty Re: Agjerimi

21st April 2016, 07:34
Gjërat që e prishin agjërimin

i. Ngrënia ose pirja me qëllim: Nëse agjëruesi ha ose pi me harresë nuk e prish agjërimin, pasi Profeti salallahu alejhi ue selem thotë: “Kush ha ose pi me harresë në agjërim, le ta vazhdojë agjërimin se me të vërtetë atë e ka gostitur Allahu (me ushqim e pije).” Transmeton Buhariu dhe Muslimi nga Ebu Hurejre r.a. Imam Hattabi në shpjegim të këtij hadithi thotë: “Nuk kam parë ndonjë dijetar të kundërshtojë kuptimin e këtij hadithi.”

ii. Të vjellurit me qëllim: Profeti salallahu alejhi ue selem thotë: “Ai që vjell (pa dashje) nuk e ka të detyrueshëm agjërimin kaza, ndërsa ai që vjell me dashje duhet të agjërojë (atë ditë) kaza.” Transmeton Ebu Davudi dhe Tirmidhiu nga Ebu Hurejra r.a.

iii. Menstruacionet: Dijetarët që të gjithë kanë rënë dakord se menstruacionet e përmuajshme ose ato të lehonisë e prishin agjërimin edhe sikur rrjedhja e gjakut të fillojë pak para iftarit.

iv. Masturbimi: Shumica e dijetarëve janë të mendimit se masturbimi e prish agjërimin sepse konsiderohet prej epshit të ndaluar. Ndërsa ai person i cili bëhet xhunub vetëm nga shikimi nuk e prish agjërimin. Po ashtu shumica e dijetarëve janë të mendimit se ai që e prish një ditë Ramazan nëpërmjet masturbimit duhet të agjërojë kaza vetëm atë ditë, kurse Imam Maliku thotë, se ai duhet të agjërojë dy muaj rresht njësoj sikur ka bërë marrëdhënie seksuale.

v. Marrëdhëniet bashkëshortore (seksuale): Marrëdhëniet seksuale në Ramazan jo vetëm që e prishin agjërimin e asaj dite, por konsiderohen një nga mëkatet e mëdha e cila nuk shlyhet vetëm se duke liruar një rob. Në pamundësi të kësaj duhet të agjërojë 60 ditë resht e nëse edhe këtë se bën dot duhet të ushqejë 60 të vobektë në një ditë sikurse ka ardhur në një hadith, që e transmeton Buhariu dhe Muslimi. Përveç kësaj ai duhet ta zëvendësojë atë ditë të Ramazanit veçmas. Sipas shumicës së dijetarëve kjo shlyerje e këtij mëkati vlen për mashkullin dhe për femrën bashkë, pasi të dy e kanë bërë këtë akt me dëshirë. Imam Shafiu përkundrazi thotë se kjo shlyerje e mëkatit është detyrë vetëm për burrin. Po ashtu shumica e dijetarëve janë të mendimit se shlyerja e këtij mëkati duhet bërë sipas renditjes së mësipërme, pra ashtu siç ka ardhur në hadith, kurse Imam Maliku thotë se ai mund të bëjë një nga tre gjërat e sipërpërmendura, pa marrë parasysh renditjen.

vi. Futja e ujit në bark gjatë abdestit pa dashje: Shumica e dijetarëve janë të mendimit se ai që merr abdest dhe e kalon ujin e tij në bark jo nga harresa, por nga pakujdesia e momentit, ai e ka prishur atë ditë dhe duhet ta zëvendësojë më vonë, duke u bazuar tek hadithi i Profetit salallahu alejhi ue selem, i cili thotë: “Kur të shpëlash hundët (në abdes) çoje ujin sa më lart, përveç kur je me agjërim.” Transmeton Ebu Davudi dhe Tirmidhiu.

Imam Maliku dhe Ebu Hanife janë të mendimit se kjo e prish agjërimin, përndryshe Profeti salallahu alejhi ue selem nuk do ta ndalonte çuarjen e ujit sa më lart kur je me agjërim.

vii. Pirja e duhanit: Duke qenë se duhani nuk është ushqim i mirëfilltë dhe duke qenë se duhani nuk ka ekzistuar në kohën e Profetit salallahu alejhi ue selem dhe për rrjedhojë nuk ka argument të drejtpërdrejtë për ndalimin e tij në agjërim, shumëkush mund të mendojë se pirja e duhanit nuk e prish agjërimin, mirëpo para shumë vitesh dijetarët e fikhut të mbledhur nga e gjithë bota në një simpozium shkencor në Xheda të Arabisë Saudite kanë rënë dakord se dhe pirja e duhanit futet tek ato gjëra të cilat e prishin agjërimin dhe argumentimet që kanë sjellë për këto janë të shumëllojshme.

Gjërat e pëlqyeshme në agjërim

Për agjëruesin, disa gjëra janë të pëlqyeshme fetarisht nga tradita profetike dhe ato nuk duhen lënë pas dore e ato janë:
Të ngriturit për ngrënien e syfyrit (suhurit) qoftë edhe për disa gllënjka ujë. Përshpejtimi i iftarit dhe vonimi i syfyrit. Çelja e iftarit me hurmë, e nëse nuk gjen hurmë le ta çelë atë me ujë. Lutja e agjëruesit gjatë çeljes së iftarit. Përdorimi i misvakut për pastrimin e dhëmbëve. Këndimi i Kuranit, dhënia e lëmoshës dhe punët e tjera të mira në përgjithësi.

Dobitë e agjërimit

Agjërimi është një adhurim shumë i pasur me dobi shpirtërore dhe mjekësore. Nga dobitë shpirtërore do të përmendim:
Agjërimi e forcon më shumë besimtarin në sinqeritetin e tij ndaj Allahut. E bën atë më të durueshëm nga uria dhe etja dhe kjo gjë e forcon atë më shumë për sprovat e jetës. Po ashtu kjo gjë e bën besimtarin të mendojë më shumë (praktikisht) për njerëzit e varfër, të cilët në shumë raste kanë uri dhe etje. Agjërimi e largon njeriun nga mëkatet dhe në të njëjtën kohë e nxit besimtarin të punojë brenda këtij adhurime e të veprojë punë të mira. Ai e nxit besimtarin të ndjehet më afër me besimtarët e tjerë. Agjërimi i pastron besimtarin nga veset e liga.

Dobitë shëndetësore:
Agjërimi i Ramazanit nuk kryhet sepse ka dobi shëndetësore, por sepse ai është një adhurim dhe obligim ndaj Allahut, i Cili i ka obliguar besimtarët me adhurime të dobishme në këtë botë. Në Kongresin e parë ndërkombëtar me temë “Shëndeti dhe Ramazani”, të mbajtur në Kazablanka më 1994, u paraqitën rreth 50 kërkime shkencore nga studiues muslimanë dhe jomuslimanë duke arritur në konkluzionin se agjërimi përmirëson dukshëm shumë raste sëmundjesh. Efektet fiziologjike të agjërimit përfshijnë normalizimin e nivelit të sheqerit, uljen e kolesterolit dhe uljen e tensionit sistonik të gjakut. Agjërimi forcon dhe rregullon stomakun dhe sistemin e tretjes si dhe i sjell njeriut shumë dobi të tjera të cilat s’mund të përmenden të gjitha këtu. E lusim Allahun e Madhëruar të na i falë mëkatet dhe të na lehtësojë e pranojë agjërimin tonë! Amin!
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

 Agjerimi - Faqe 2 Empty Re: Agjerimi

21st April 2016, 07:36
Drejt Motrës që e ka arritur Muajin e Ramazanit


Falenderimi i takon All-llahut i cili na e mundësoi arritjen e këtij muaji madhështorë, dhe e lus Atë të Lartmadhëruarin ashtu siç na e ka mundësuar arritjen e këtij muaji që të na ndihmon në agjërimin dhe adhurimin më të mirë dhe më të plotë, e të na i falë mangësitë dhe dobësitë tona, si dhe paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi më të nderuarin ndër Pejgamberët dhe të Dërguarit, të dërguarin tonë Muhammed salall-llahu alejhi ve selem, familjes së tij si dhe shokëve të tij në përgjithësi, dhe më pas...

Këtë porosi të shkurtër ta shkrova ty Motër muslimane në shpejtësi dhe me fjalë të shkurtëra, dhe e lus Atë – të Lartmadhëruarin – që të na jep bereqet në të paktën e saj, dhe ta bëj të dobishme këtë, se me të vërtetë Ai është që Dëgjon dhe u Përgjigjet lutjeve.


1


Prej dhuntive të All-llahut të Lartmadhëruar ndaj teje është se ta zgjati jetën dhe të bëri që ta arrish këtë muaj të madh, e sa shok/shoqe, vëlla/motër, familjarë ... i privoi vdekja nga kjo dhunti, e sot nuk janë në mesin tonë që të agjërojnë së bashku me ne ... andaj jeta e gjatë ... është shans për t'i shtuarë veprat e mira dhe afrimin tek All-llahu – azze ve xhel – e gjithë kjo me vepra të mira.

Gjithsesi se pasuria e muslimanit është jeta e tij, për këtë shkak kujdesu për kohën tënde dhe orët tua ashtuqë mos t'i humbësh vlerat e saja dhe kujtohu se kush ka agjëruar dhe falur bajramin me ty në vitin e kaluarë !!!

Pastaj ku është ajo (shoqe/motër, ...) tash pasiqë vdekja e bëri që ajo të jetë në mungesë ? Paramendo motër nëse ajo do të ktheheshte në këtë botë çfarë do të bënte? A thua vallë do të nxitonte që të shkonte në pushime, piknike ...? Apo në tregje dhe shëtitje? Apo do të shkonte tek shoqet apo motrat e saja?

Asesi se jo, por – pasha All-llahun – do të gjurmonte pas një vepre të mirë sado që ajo është e vogël ... ngase me të vërtetë peshorja është e ashpër dhe precize, që peshon edhe veprat më të vogla qofshin ata edhe sa grimca e atomit.

"E kush punoi ndonjë të mirë, që pëshon sa grimca, atë do ta gjejë. Dhe kush punoi ndonjë të keqe sa grimca, atë do ta gjejë." [Ez Zelzele 7-8]
Mundohu dhe bëhu kureshtare motër që të jesh prej grave të zgjedhura ashtu siq na ka lajmëruar i Dërguari i All-llahut -salall-llahu alejhi ve selem-.

Transmetohet nga Ebu Bekri -radijall-llahu anhu-, se një njeri erdhi tek i Dërguari i All-llahut -salall-llahu alejhi ve selem- dhe i tha: "O i dërguari i All-llahut! Cili është njeriu më i mirë? Tha: Kush ka jetë të gjatë dhe bën vepra të mira. Tha: E kush është njeriu më i keq? Tha: Kush ka jetë të gjatë dhe bën vepra të këqija". (Muslimi)


2


Sinqeriteti është i domosdosshëm në qëllim, vërtetim dhe këmbëgulësi drejt kthimit tek All-llahu – azze ve xhel – kujdes motër se ndoshta ti je duke bërë vepra të mira të cilat në brendësinë e tyre bartin syefaqësi dhe famë, e cila me të vërtetë është sëmundje e rrezikshme që t'i asgjëson të gjitha veprat. Heshti dhe fshehi veprat e tua të mira ashtu siq i fsheh turpet dhe veprat e këqija, dhe bëri vetes tënde një vend sekreti për veprat e tua të mira që nuk i din askush tjetër pos All-llahut – azze ve xhel – siq janë namazet nafile, apo loti në errësirën e natës, apo sadakaja e fshehur, dije motër se me të vërtetë All-llahu – azze ve xhel- nuk pranon përpos se prej të devotshmive.
Kujdesu për devotshmërinë ngase "... All-llahu pranon vetëm prej të sinqertëve”, [El Maideh 27]


3


Mësoje veten tënde me përmendjen e All-llahut të Lartmadhëruar në çdo moment dhe çdo situatë që je. Le të jetë gjuha yte gjithmonë e lagur me përmendjen e All-llahut -azze ve xhel-, dhe kujdesu për memorizimin e lutjeve të njohura të cilat rrjedhin nga sheriati (ligji) Islam. Ka thënë i Lartmadhëruari:" O ju që besuat, përkujtoni All-llahun sa më shpesh. Dhe madhëronie Atë mëngjes e mbrëmje." [El Ahzab 41-42]


Ka thënë i Dërguari i All-llahut -salall-llahu alejhi ve selem-: "Ua kanë kaluar muferridunët. Thanë: Kush janë ata o i Dërguari i All-llahut? Tha: Ata dhe ato, që e përkujtojnë All-llahun shumë". (Muslimi)

Ibn Kajimi –rahimehullah- ka thënë: "Me një fjalë, atëherë kur robi largohet prej rrugës së All-llahut të Lartmadhëruar, angazhon veten me mëkate, i humbin atij ditët e jetës së tij të vërtetë, të cilave do tua sheh pasojën e humbjes së tyre, ditën kur do të thotë:" Ah, i gjori unë, sikur të isha i parapërgatitur për jetën time!” [El Fexhr 24]

Dhe dije motër muslimane se askush nuk do të mund të bën vepra për ty pas vdekjes tënde siç janë: namazi, agjërimi ... etj. Andaj nxito drejt përmendjes së shumtë ndaj All-llahut –azze ve xhel- përgaditu dhe zbukurohu me vepra të mira dhe afrim tek All-llahu.


4


Kujdesu për leximin e Kur'anit fisnik për çdo ditë, sikur të kishe planifikuar një orarë që të lexosh pas çdo namazi nga një xhuz'ë (pjesë), do t'i kishe bërë pesë xhuza në një ditë dhe kjo është një dhunti shumë e madhe nga All-llahu Subhanehu ve Teala. Tek disa motra shfaqet serioziteti dhe vrulli në fillim të muajit pastaj e len dhe ndoshta asaj i kalojn një ditë, dy apo edhe më shumë, dhe nga Kur'ani nuk lexon asgjë. Është transmetuar për vlerën e Kur'anit se është diq që bën të kënaqen shpirtërat, të përgëzohen zemrat.

Nga ibn Mes'udi –radijall-llahu anhu- transmetohet se i Dërguari i All-llahut -salall-llahu alejhi ve selem- ka thënë:"Kush e lexon një shkronjë nga libri i Allahut, ai ka një të mirë, e cila vlerësohet me dhjetë. Nuk po them Eli Lam Mim një shkronjë, por po them elif një shkronjë, lam një shkronjë dhe mim një shkronjë". (Tirmidhiu)

Dhe gjithashtu i Dërguari i All-llahut -salall-llahu alejhi ve selem- ka thënë: "Lexojeni Kur'anin ngase ai, në Ditën e Kiametit do të vjen si ndërmjetësues për lexuesit e tij". (Muslimi)

Pra emanet për ty motër e ndershme, kujdes në leximin e Kur'anit bile edhe memorizimit të tij nga ajo çka të mundësohet prej tij, dhe përsëritje e asaj çka të ka mbetur pa e përsëritur. Dije se me të vërtetë fjala e All-llahut të Lartmadhëruar bart në vete këshilla dhe mësime, ligje dhe drejtime, shpërblime dhe sevape.
5


Ramazani është shans dhe mundësi për dawet (thirje) në rrugë të All-llahut ... Andaj afroju tek All-llahu –azze ve xhel- në këtë muaj të madh me dawetin e të afërmive të tu, fqinjëve, të dashurve, nëpërmjet librave, kasetave, si dhe me këshilla dhe udhëzime.
Mos neglizho që një ditë të të kalon pa e hudhur shigjetën në qështjen e dawetit, se me të vërtetë ajo është një prej synimeve që i kishin të Dërguarit dhe Pejgamberët si dhe thirësit dhe bëmirësit, le të jetë kjo veprim dhe synim për ty në këtë muaj të madh.
Me të vërtetë në këtë muaj shpirtërat janë të etur dhe zemrat janë të hapura si dhe shpërblimi i shumëfisht ...

Ka thënë i Dërguari i All-llahut -salall-llahu alejhi ve selem- : "Pasha All-llahun! Sikur ta udhëzojë All-llahu ndokënd nëpërmjet teje, është më mirë për ty se sa devetë e kuqe (pasuria më e shtrenjte)". (Muttefekun alejh)

Ka thënë Hasan el Basriu: "Pozita e thirrjes (dawetit) ne rrugën e Allahut është prej pozitave më me vlerë tek Ai.


6


Kujdes që të mos rrish me ata të cilat e kalojnë kohën kotë, si dhe ruaje gjuhën tënde nga gibeti (përgojimi) dhe nemimeh (bartja e fjalëve), fjalëve të ndyta. Mbylle, burgose çdo send që e hidhëron All-llahun e Lartmadhëruar dhe bërja vetes shprehi dhe obligim fjalët e mira dhe të bukura, le të jet gjuha yte vazhdimisht e lagur me përmendjen e All-llahut.

Dhe për motrën time muslimane përgëzim dhe myzhde në këtë vit, ja pra ne jemi në pushimet verore dhe në fillim të vitit shkollor, ku nuk ke shumë obligime dhe mësime, dhe kjo është një shans për t'i shtuarë veprat e mira dhe për t'iu përkushtuarë adhurimit ...Dhe ka mundësi që të mos përsëritet më ky shans ... bile mund që të ndërosh jetë, para se të vjen shansi tjetër ... dije motër se çdo ditë që e jeton besimtarja është pasuri ...
Transmeton Ebu Hurejre se dy burra të fisit beni kuda'ah kishin pranuar Islamin në kohën e Pejgamberit, -salall-llahu alejhi ve selem-. Njëri ra dëshmor ndërsa tjetri jetoi deri vitin e ardhshëm. Tha Talha bin Ubejdil'lahu: E pashë këtë të fundit (në ëndërr) hyri në Xhennet para shehidit kështu që u çudita. U zgjova në mëngjes dhe ia përmenda këtë Pejgamberit, salall-llahu alejhi ve selem, ose ia përmendi dikush tjetër ndërsa ai tha:A nuk e ka agjëruar një Ramazan pas tij dhe ka falur 6.000 rekate dhe kaq rekate namaz sunnet?! . (Ahmedi)


7


Shtëpia yte është prej pikënisjes së parë të drejtimit tënd.
Në rend të parë kujdesu për shpirtin tënd dhe edukimin e tij në të mirë e pastaj kujdesu për ata që janë rreth teje burri, vëllau, motra, fëmijët, ... mundohu që atyre tua përkujtosh madhështin e këtij muaji, dhe nxiti ata që t'i ruajnë kohët e namazit dhe leximin e shpesht të Kur'anit.

Bëhu motër në shtëpinë tënde urdhëruese në të mira dhe ndaluese nga e keqja, me metodë dhe fjalë të bukura, dhe me thënie të sinqerta, dhe gjithë kësaj pasoja lutjet dhe duatë për udhëzimin e tyre. Dhe ky muaj është shans për rikthim dhe përkujtim dhe këshillë drejt atyre të cilët janë të mangët dhe të larguarë nga shumë urdhëra të dinit Islam ashtuqë ndoshta All-llahu –azze ve xhel- i udhëzon ata që janë rreth teje.

Ka thënë I Dërguari I All-llahut -salall-llahu alejhi ve selem-:"Kush udhëzon për në të mirë, ai ka shpërblimin sikurse të atij, që punon". (Muslimi)
8


Kujdes nga tregjet se me të vërtetë ata janë vende të fitnes dhe te largojn nga të përmendurit e All-llahut. Ka thënë I Dërguari I All-llahut -salall-llahu alejhi ve selem-:"Vendet më të dashura tek All-llahu janë mesxhidet (xhamitë) ndërsa më të urrejtura janë tregjet." (Muslimi)

Ke kujdes që ky muaj mos të jet I rëndomtë si muajt e tjerë. Kujdesu motër që mos të të përcjellin mëkatet në këtë muaj të madh për shkak të dëshirës që të blesh një fustan apo një palë këpucë, ke frikë All-llahun për veten tënde dhe rinisë muslimane. E çfarë do të bënte dëm sikur ta braktisje shkuarjen në qendra tregtare në këtë muaj të madh, dhe më këtë braktisje do të afroheshe tek All-llahu –azze ve xhel- , ka thënë Abdullah ibn Mes'ud : "Nuk ka gjë më të madhe që e afron gruan tek All-llahu –azze vexhel- sesa qendrimi i saj në shtëpi".



Përktheu: Ummu Muhlisa
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

 Agjerimi - Faqe 2 Empty Re: Agjerimi

21st April 2016, 07:36
Shtëpitë tona në Ramazan



Muaji i agjërimit dallohet për veçoritë e tij të shumta, të cilat dallojnë edhe muslimanin agjërues. Edhe shoqëria muslimane dhe shtëpitë e muslimanëve dallohen në këtë muaj falë veçorive të tyre dhe besimit (imanit).
Ato janë shtëpi në të cilat shpeshtohet leximi dhe dëgjimi i Kuranit dhe shtohen mirësitë e begatitë, ndërsa në ato shtëpi ku nuk lexohet Kurani, dhuntitë dhe mirësitë pakësohen.

Pa dyshim se të jetuarit me Kuran është një dhunti të cilën e njeh vetëm ai që e ka shijuar. Leximi i Kuranit sjell mbi lexuesin e tij dhuntitë dhe begatitë e Allahut. Dëgjimi i tij është frikërespekt dhe mosndërprerje e lidhjes me fjalët e Allahut Fuqiplotë. Muhamed bin Ka’bi thoshte: “Lexuesin e Kuranit e dallonim nga verdhësia në fytyrë”, duke aluduar për pagjumësinë e tij dhe angazhimet në adhurime. I është thënë njërit prej tyre: “ A s’po fle?” Është përgjigjur: “Mrekullitë e Kuranit kanë bërë që të më largohet gjumi dhe sa herë që dal nga një mrekulli, vetëm se më del mrekullia tjetër.”

Shtëpitë e muslimanëve janë shtëpi në të cilat ushqehen të varfrit, ruhen lidhjet familjare, sidomos në këtë muaj, kur shtohet furnizimi i besimtarit. I Dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, thotë: “Kush ushqen një agjërues, fiton shpërblimin sa të tij, duke mos iu pakësuar shpërblimi agjëruesit.” Të pranishmit i thanë: “ O i Dërguar i Allahut, secili prej nesh s’ka mundësi ta ushqejë agjëruesin.” Ai u tha: “Allahu ia jep këtë shpërblim atij që i jep agjëruesit qoftë edhe një gotë qumësht, një hurmë ose edhe një gotë ujë.”

Me të ushqyerit e të tjerëve agjëruesi musliman fiton një pozitë të lartë. Me këtë ai arrin pastrim të pasurisë së vet dhe sjell begati në shtëpinë e tij. Përmes kësaj vepre arrihet ndihmesa e agjëruesve në agjërimin e tyre dhe njëkohësisht realizohet vizita dhe dashuria e ndërsjellë mes muslimanëve dhe ruajtja e marrëdhënieve mes tyre, vecanërisht nëse agjëruesit janë të afërm. Pra, muslimani në të njëjtën kohë fiton dy shpërblime: të ushqyerit e agjëruesit dhe ruajtjen e marrëdhënieve familjare.

Shtëpitë e muslimanëve janë shtëpi në të cilat përmendet e madhërohet Allahu, shtohen lutjet drejtuar Tij si dhe shpresohet pranimi i tyre. S’ka gjë më të ndershme tek Allahu sesa lutja (duatë), ndërsa kohët më të vlefshme të lutjeve për agjëruesin janë pikërisht në Natën e Kadrit, në kohën e syfyrit dhe gjatë iftarit.
Shtëpitë e muslimanëve janë shtëpi nga të cilat dalin lëmoshat (sadakatë) për të varfërit dhe nevojtarët. Sadakaja më e vlefshme është ajo që jipet ne Ramazan, kurse bashkimi mes agjërimit dhe sadakasë është dera më e mirë për shlyrjen e mëkateve dhe ruajtjen nga zjarri i xhehenemit. Këto janë vepra që të shpiejnë në xhenet. Në xhenet ka vendbanim pë rata që flasin mirë, për ata që ushqejnë të tjerët dhe që vazhdojnë agjërimin e nuk e ndërpresin atë.
Duke qenë se agjërimi në shumicën e rasteve nuk shpëton nga ndonjë mangësi ose gabim, shlyerja e mëkateve është e kushtëzuar nga kujdesi dhe ruajtja nga veprat dhe fjalët e padobishme, kurse sadakaja mbulon mangësitë dhe gabimet. Prandaj, pikërisht për këtë qëllim, në këtë muaj është përligjur dhe obliguar sadaka fitri, pastrami për agjërimin nga të kotat e të ligat. Me këtë veprim realizohet edhe synimi i shoqërisë muslimane, meqë rast i pasuri përjeton ndjenjat e të varfërit dhe në këtë mënyrë muslimanët bëhen si një fortifikatë e fortë, duke mos lënë vend për urrejtje, për zili e për përcarje, ngase i pasuri e ndihmon të varfërin dhe ky i fundit lutet për të, që të ketë begati në pasurinë dhe në furnizimin e tij.

Shtëpitë e muslimanëve janë shtëpi në të cilat nuk dëgjohet muzika, nuk dëgjohen veglat instrumentale e as të këqijat e tjera, kështu që edhe veshët e muslimanëve agjërojnë nga të dëgjuarit e fjalëve të këqija. Ata bëjnë iftar me dëgjimin e Kuranit, me përmendjen e Allahut dhe me fjalët e mira pasi muslimani e di përgjegjësi e të dëgjuarit: “…pse të dëgjuarit, të parit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.” (Isra, 36).

S’ka dyshim se ato shtëpi, pronarët e të cilave janë të dhënë pas dëgjimit të të këqijave ose të shikimit të tyre edhe pse janë agjërueshëm, janë vendbanime të djajve (shejtanëve), të cilat luajnë me zemrat dhe mendjet e këtyre njerëzve dhe kanë zgjatur litarët dhe rrjeta e tyre.

“Po ka nga njerëzit që blejnë tregime boshe e me qëllim që t’i largojnë njerëzit nga rruga e Allahut pa pasur kurrfarë fakti dhe për t’i marrë ato (ajetet e) Allahut si tallje. Për ta me siguri është përgatitur i turpshëm.” (Lukman, 6)

Ato janë shtëpitë nga të cilat del mëshira, dashuria, sjellja e dobishme për njerëzit dhe bashkimi i muslimanëve rreth sofrës së iftarit.
Ato janë shtëpi që falenderojnë Allahun për begatitë dhe dhuntitë e panumërta, e falenderojnë Atë që u ka dhuruar besimin (imanin) dhe ssuksesin në respektimin e urdhrave të Tij. Për këtë arsye, mëshira është njëra nga vecoritë e shtëpive të muslimanëve në këtë muaj. Mëshira dhe dashuria janë cilësi të pandashme të agjëruesit të sinqertë gjatë agjërimit. Zemra e tij, e cila është pastruar nga uria, nga leximi i Kuranit dhe nga përmendja e Allahut, kaplohet nga mëshira dhe nga dashuria ndaj njerëzve.
Vëlla i nderuar!

Shtëpitë tona në Ramazan janë shtëpi që i ka pastruar agjërimi, falja e namazit dhe durimi (sabri) ndaj adhurimeve të Allahut. Ato janë të stolisura e të zbukuruara me moral islam.
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

 Agjerimi - Faqe 2 Empty Re: Agjerimi

21st April 2016, 07:37
Biseda mes muajve Ramazan dhe Sheval



Vitin e kaluar dhe pikërisht në natën e Bajramit, para se t’ia dorëzojë Ramazani komandën muajit Sheval, mes këtyre muajve u zhvillua kjo bisedë:
Ramazani (duke buzëqeshur): -Urime festën, o Sheval!
Shevali (duke qeshur): -Gjithashtu dhe ty, o Ramazan!
Ramazani: -Unë të lakmoj, o Sheval, pasi e nesërmja është dita jote, me ty do të festojnë të gjithë muslimanët. Me ty do të gëzohen agjëruesit dhe joagjëruesit. Ndërsa me mua disa do të hidhërohen (Allahu ua faltë), për dallim nga ata të cilët kanë përfituar nga agjërimi i tyre vetëm etjen dhe urinë. Sa kam shpresuar që të gjithë të kenë hise në mëshirë, falje dhe lirim nga zjarri!
Shevali: -Mos u mërzit, o Ramazan! Numri i tyre është i vogël, e lusim Allahun t’i udhëzojë, ndërsa muslimanët e tjerë, falë Allahut, janë në mirësi. Do të qajnë për ty me një të qarë të hidhur, e lus Allahun që të mos fundosem në detet e lotëve të tyre.
Ramazani (i lumtur dhe mirënjohës): -Allahu të begatoftë ty, o Sheval! O shoqërues i përpjekjeve për shkak të shpëtimit të të humburve, sa dhuratë e mirë për muslimanët!
Shevali: -Unë jam shoqërues i përpjekjeve? Çfarë përpjekjeje? Çfarë dhurate? Ti, o Ramazan, je i tërë muaji i përpjekjeve, te ty është i tërë angazhimi, ti je dhurata e madhe e muslimanëve. Unë të lakmoj, o Ramazan! Të kam lakmi e jo zili, kërkojmë mbrojtje nga e keqja e ziliqarit kur ka zili.
Ramazani (i lumtur, duke folur me dhuntitë e Allahut): -Më ke lakmi? Përse?
Shevali: -Furnizimi (risku) yt është më i madh sesa furnizimi im, mirësitë e tua janë më të mëdha sesa mirësitë e mia dhe dhuratat që t’i fali Allahu janë më të mëdha sesa dhuratat e mia.
Ramazani: -E tërë kjo është nga mirësia e Tij, o Sheval, Atij i takon falënderimi për atë që jep: “S'ka dyshim se Zoti yt është Ai që furnizon me bollëk atë që do dhe ia kufizon atij që do. Ai hollësisht e di për robërit e Vet dhe i vështron.” (Isra, 30)
E rëndësishmja është që çdo krijesë të jetë e kënaqur me atë që i është ndarë nga Allahu.
Shevali: -Çfarë dëshiron të thuash me këtë, o Ramazan?
Ramazani: -Vullneti i Allahut ishte që t’i gradonte disa krijesa mbi disa të tjerë me urtësinë e Vet që Ai e di, kurse ne nuk e dimë.
Shevali: -Më jep sqarime më tepër, o Ramazan, më fol lidhur me këtë më gjerësisht.
Ramazani: -Allahu veçoi disa ditë ndaj disa të tjerëve. Veçoi ditën e xhuma ndaj të gjitha ditëve të tjera të javës. Veçoi disa nga netët ndaj netëve të tjera. Kështu që natën e Kadrit e bëri më të mirë se një mijë muaj, kush privohet nga ajo është privuar nga mirësitë e shumta. Veçoi disa muaj ndaj disa të tjerëve. Ashtu që më veçoi mua ndaj të gjithë muajve të tjerë dhe falënderimi i takon Allahut për këtë. Veçoi e dalloi disa bimë e pemë ndaj disave, siç thotë Allahu i Lartësuar: “E në tokë, copa sipërfaqesh, të ngjitura njëra me tjetrën, kopshte të hardhisë, të mbjella (të llojllojshme) dhe hurma (bimë këto) që janë të degëzuara në shumë trupa dhe jo të degëzuara (nga një filiz) e të gjitha ujiten nga një ujë, dhe Ne shijen në ngrënie të frutave të tyre e kemi dalluar njërën prej tjetrës. Edhe kjo dëshmon me argumente për njerëzit e mençur.” (Rad, 4)
Allahu i Lartësuar gjithashtu i dalloi disa njerëz ndaj disave. Ai thotë: “Allahu favorizoi disa prej jush mbi disa të tjerë në furnizim.” (Nahl, 71). Gjithashtu thotë: “Nuk janë të barabartë prej besimtarëve ata që ndenjën (nuk luftuan) dhe ata që me pasurinë dhe me jetën e tyre luftuan në rrugën e Allahut, me përjashtim të atyre që ishin të penguar pa vullnetin e vet. Ata që luftuan me pasurinë dhe me jetën e tyre, Allahu i gradoi në një shkallë më lartë mbi ata që ndenjën (me arsye). Por të gjithëve Allahu u premtoi shpërblim, ndërsa mbi ata që ndenjën (pa arsye) Allahu gradoi luftëtarët me një shpërblim të madh.” (Nisa, 95)
Sërish rikujtoj se e rëndësishmja është që çdo krijesë të kënaqet me atë furnizim që i ka caktuar Allahu i Lartësuar, duke u bazuar në fjalën e Allahut Fuqiplotë: “Mos lakmoni në atë, që Allahu gradoi disa nga ju mbi disa të tjerë.” (Nisa, 32)
Madje, edhe të disa Dërguar, të cilët janë zotërinj të njerëzve, Allahu i gradoi mbi disa të tjerë, siç thotë Allahu i Lartësuar: “Këta (për të cilët të rrëfyem) janë të Dërguarit, disa prej tyre i dalluam nga të tjerët, prej tyre pati që Allahu u foli, disa i ngriti në shkallë më të lartë.” (Bekare, 253)
Shevali: -Shto, o Ramazan! Shto, o muaj i Kuranit!
Ramazani: -Allahu gradoi disa vende mbi disa të tjerë. Gradoi Mekën e Nderuar mbi të gjitha vendet e tjera. Dhe së fundi, e kjo nuk është e fundit, Allahu i Lartësuar favorizoi botën tjetër (ahiretin) ndaj kësaj bote: “Po ju po i jepni përparësi jetës së kësaj bote. E dihet se jeta e botës tjetër është më e dobishme dhe e përjetshme.” (Ala, 16-17)
Shevali: -Biseda jote e këndshme dhe e ëmbël ka bërë që të harroj të të them se përse të kam lakmi, prandaj dëgjo, Allahu të pastë në kujdesin e Tij!
Të mjafton, o Ramazan, fjala e Allahut të Lartësuar: "Muaji i Ramazanit që në të (filloi të) shpallet Kurani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i së vërtetës nga gënjeshtra)." (Bekare, 185). Fjala Ramazan në Kuran është përmendur vetëm një herë, kjo ndoshta aludon se ti je një muaj i vetmuar dhe dalluar e as që ka të ngjashëm si ti.
Të mjafton, o Ramazan, që fillimi yt është mëshirë, mesi falje mëkatesh dhe fundi lirim nga zjarri i xhehenemit.
Të mjafton se në këtë kohë hapen dyert e xhenetit dhe mbyllen dyert e xhehenemit dhe djajtë prangosen.
Të mjafton fjala e të Dërguarit të Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të: "Allahu liron njerëzit nga xhehenemi çdo natë."
Të mjafton që ke Natën e Kadrit.
Të mjafton fjala e të Dërguarit të Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të: "Agjëruesi në iftar ka një lutje që i pranohet."
Të mjafton fjala e të Dërguarit të Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të: "Kushdo që agjëron Ramazanin me bindje dhe shpresë në faljen e Allahut, i falen mëkatet e mëparshme."
Ramazani: -Mjaft, mjaft o Sheval! Mjafton, o vëllai im i nderuar. Më lë të të them atë që ndiej në brendi. A e di, o Sheval, përse të kam thënë se ti je shoqëruesi dhe miku im?
Shevali: -Ma thuaj, o Ramazan.
Ramazani: -Ta kam thënë duke u bazuar në fjalën e të Dërguarit të Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut, qofshin mbi të: "Kush agjëron Ramazanin pastaj e pason me gjashtë ditë të Shevalit, sikur të ketë agjëruar tërë kohën." Andaj ne të dy ndihmojmë njëri-tjetrin në dhënien e këtij epiteti për muslimanët të cilët e meritojnë këtë.
Shevali: -Për cilin epitet po flet, o Ramazan?
Ramazani: -Për epitetin e “agjëruesit të përjetshëm”. Unë s’kam mundësi t’ia dhuroj këtë epitet atij që vetëm mua më agjëron, por patjetër duhet të më shoqërosh me gjashtë ditët e tua, o Sheval. A kuptove tani se ti je shoqëruesi dhe miku im dhe bashkë me mua je dhuratë?
Shevali: -Faleminderit, faleminderit o Ramazan, mirëpo më thuaj se kushdo që agjëron tridhjetë e gjashtë ditë meriton epitetin agjërues i përjetshëm?
Ramazani: -Natyrisht që jo, ngase shumë agjërues kanë nga agjërimi vetëm urinë dhe etjen. Këtë e meriton vetëm ai që i përmbahet fjalëve të të Dërguarit të Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, i cili thotë: “Kush agjëron Ramazanin dhe i njeh kufijtë e tij dhe ruhet nga ajo që duhet të ruhet, i falen mëkatet e mëparshme”. Qartë?
Shevali: -Po, po, kuptova. Patjetër duhet njohja e “kufijve të Ramazanit” dhe patjetër duhet “ruajtja” nga ajo që duhet të ruhemi. E qartë, e qartë. Prandaj, o Ramazan, të ftoj që të më shoqërosh në këtë lutje: “O Allah, ne të kërkojmë nga mirësitë e Tua t’i ndihmosh muslimanët në njohjen e kufijve të Ramazanit dhe pastaj t’i ndihmosh ata që të ruhen nga gjithë ajo që duhet të ruhen, Ti je Dëgjues dhe Pranues i lutjeve!”
Ramazani dhe Shevali përsërisin të njëjtën lutje.
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

 Agjerimi - Faqe 2 Empty Re: Agjerimi

21st April 2016, 07:37
Karakteristikat e muajit Ramazan



Prej karakteristikave të muajit të shenjtë Ramazan janë:
-Zbritja e Kuranit në këtë muaj, siç thotë Allahu i Lartësuar: "(Ato ditë të numëruara janë) Muaji i Ramadanit që në të (filloi të) shpallet Kurani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i së vërtetës nga gënjeshtra)..." (Kuran, 2: 185)
Pra, Kurani është ligji këtij umeti, është libër i qartë, në të është premtimi, dënimi dhe shpërblimi, është udhëzues për të devotshmit, është dritë për atë që punon sipas tij, për atë që urdhëron në hallall dhe ndalon nga harami, është dallues i së vërtetës dhe së kotës, është fjalë e sigurt e nuk është lojë për t’u argëtuar. Pra, duhet ta kemi parasysh dhe t'i kushtojmë një përkushtim të veçantë, duke e lexuar dhe duke e mësuar përmendësh, duke medituar, duke punuar e vepruar me të në jetën tonë të përditshme.
-Hapen dyert e xhenetit, mbyllen dyert e xhehenemit dhe lidhen (mbyllen djajtë) shejtanët, siç thotë i Dërguari salallahu alejhi ue selem: "Kur fillon Ramazani, hapen dyert e qiellit e mbyllen dyert e xhehenemit (zjarrit) dhe lidhen shejtanët." Në një transmetim tjetër thuhet: "Kur të vijë Ramazani, hapen dyert e xhenetit."
-Shumëfishohen të mirat.
-Arrihet shpërblimi i agjëruesit dhe i atij që jep iftar, siç thotë i Dërguari salallahu alejhi ue selem: "Kush i jep iftar një agjëruesi, fiton të mira sa ai, pa iu pakësuar (agjëruesit) shpërblimi."
-Në këtë muaj është një natë e cila është më e mirë se 1000 (një mijë) muaj, është një natë e bereqetshme, kur Allahu i shkruan gjërat që do të ndodhin gjatë një viti. E, kujt i humb kjo natë, ai ka humbur shumë, ndërsa ai i cili e arrin këtë natë dhe e kalon në ibadet ndaj Allahut, i përkushtuar dhe me sinqeritet, Allahu do t'ia falë mëkatet, siç thotë i Dërguari salallahu alejhi ue selem: "Kush ngrihet Natën e Kadrit duke e madhëruar Allahun, do t’i falen mëkatet e tij."
Sa punë e vogël, por shpërblim i madh prej Allahut! Si të mos jetë kështu, kur dihet se Allahu posedon të mirat e kësaj bote dhe të botës tjetër.
-Zbritja e shumtë e engjëjve, siç thotë Allahu i Lartësuar: "Zbresin melekët dhe (Xhibrili) me lejen e Allahut..."
-Ngrënia e syfyrit, e cila është një veçori e agjërimit tonë nga agjërimet e popujve të mëparshëm. Në të ka shumë të mira, sikurse na ka treguar i Dërguari salallahu alejhi ue selem: "Dallimi mes agjërimit tonë dhe agjërimit të ehlu kitabit është ngrënia e syfyrit."
Gjithashtu, i Dërguari salallahu alejhi ue selem ka thënë: "Hani syfyr, se më të vërtetë në të ka bereqet."
-Në këtë muaj ka ndodhur lufta e Bedrit, lufta në të cilën kanë zbritur melekët për të luftuar në anën e besimtarëve. Kjo luftë ishte fitore e qartë e besimtarëve dhe humbje zhgënjyese e mushrikëve.
-Në këtë muaj kryerja e umres është e barabartë me kryerjen e obligimit të haxhit me të Dërguarin salallahu alejhi ue selem, siç e shohim në dy seleksionet e vërteta (Buhariu dhe Muslimi) se i Dërguari salallahu alejhi ue selem thotë: "Kryerja e umres në Ramazan është e barabartë sikurse haxhi." Ndërsa në transmetimin tjetër thuhet "Sikurse haxhi me mua."
-Ky muaj është shkak i shlyerjeve të mëkateve, siç thotë i Dërguari salallahu alejhi ue selem: "Pesë kohët e namazit, xhumaja deri në xhumanë tjetër, Ramazani deri në Ramazanin tjetër janë fshirje mëkatesh, nëse largohesh nga mëkatet e mëdha."
-Në këtë muaj është namazi i teravisë, të cilin e falin burra, gra e fëmijë, të cilët mblidhen vetëm në këtë muaj e jo në muajt e tjerë për të falur namazin e teravisë.
-Prej karakteristikave të muajit Ramazan është se Ramazani është një prej kushteve të Islamit. Nuk pranohet Islami i një njeriu nëse ai mohon Ramazanin. Pra, ai i cili e refuzon dhe nuk e beson obligueshmërinë e tij, është jobesimtar (kafir). Thotë Allahu i Lartësuar: "O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm." (Kuran, 2:183)
Dhe ka thënë i Dërguari salallahu alejhi ue selem: "Është ngritur Islami mbi pesë shtylla, ndër to: …agjërimi i muajit të Ramazanit…”
-Në këtë muaj njerëzit janë më bujarë dhe këtë e vërejmë edhe në vendin tonë, ku shohim se besimtarët japin lëmoshë më shumë se herët e tjera. Tregohet nga Abdullah ibën Abbasi, Allahu qoftë i kënaqur me ta, se kish thënë: " I Dërguari ishte njeriu më bujar. E, më bujar ishte gjatë muajit të Ramazanit."
-Në këtë muaj shtohen të mirat dhe ata që bëjnë mirë, mbushen xhamitë dhe shumëfishohen të mirat. Po a thua vallë, pse nuk vëmë mend e pendohemi që këtë rrugë ta vazhdojmë edhe gjatë muajve të tjerë e jo vetëm në Ramazan? Oh, sa popull i ligë është ai që e njeh Allahun vetëm gjatë muajit të Ramazanit!
-Në këtë muaj ka ndodhur çlirimi i Mekës dhe pas këtij çlirimi Islami mori hov në lindje e perëndim, e ndihmoi Allahu të Dërguarin e Tij dhe njerëzit hynin në fe tufa-tufa. I Dërguari salallahu alejhi ue selem atëherë arriti ta largojë shirkun dhe idhujt që gjendeshin në Mekë. Meka u shndërrua në qytet islam. Dhe kështu vazhdoi çlirimi i vendeve tjera në ç'do kënd të botës.
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

 Agjerimi - Faqe 2 Empty Re: Agjerimi

21st April 2016, 07:38
Muaji i Ramazanit, muaji i durimit dhe i përkujdesjes



Kur flasim për Ramazanin, na shkon mendja te agjërimi. Ramazani është një muaj i veçantë dhe si i tillë duhet të përjetohet në mënyrë të veçantë. Ai është i veçantë se në këtë muaj filloi shpallja e Kuranit, është i veçantë se në këtë muaj djajtë kyçen në pranga, është i veçantë sepse engjëjt në këtë muaj lirohen nga detyra e caktimit të shpërblimit dhe shpërblimi jepet nga i Plotfuqishmi, nga Allahu. Për të gjitha këto, e shumë të tjera, muaji i Ramazanit mund të quhet edhe muaji i dritës, i mëshirës, i durimit, prandaj edhe duhet përjetuar në mënyrë të veçantë.
Muslimanët në këtë muaj duke agjëruar vishen me një natyrë të re. Asnjë gjallesë tjetër nuk mund të dalë jashtë natyrës së vet e nuk mund të kalojë disa kufij të caktuar, ndaj dhe ky muaj i bekuar ka dhe meritën e shfaqjes së epërsisë njerëzore, të dallimit të njeriut nga kafsha, duke u unifikuar me engjëjt, për të cilën i jemi mirënjohës Allahut.

Ramazani, muaji i durimit

I Dërguari ynë i dashur na ka vënë në dijeni se muaji i Ramazanit sjell shumë përfitime dhe bekime; midis të tjerave ai është muaji i bamirësisë, i udhëzimit, i shpalljes së Kuranit, i paqes, i lumturisë, i gëzimit, i faljes, i pendimit, i durimit dhe i shumë të mirave të tjera. Për ata që janë të durueshëm gjatë Ramazanit, do të jepet shpërblimi më i madh.
Një njeri që është i gatshëm të jetë i durueshëm, duke mos ngrënë kur është i uritur, duke mos pirë kur është i etur, një njeri i tillë është fisnik. Nëse ky njeri i bën të gjitha këto me besim dhe bindje ndaj Allahut, ai meriton të shpërblehet nga Krijuesi. Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, transmeton se i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kushdo që agjëron Ramazanin me besim të plotë dhe shpresë në shpërblimin e Allahut, do t’i falen mëkatet e mëparshme.”1
Koncepti i ushtrimit të vetvetes nga vetvetja pa mbikëqyrjen e dikujt është gjithashtu një akt fisnik. Të privosh vetveten nga gjërat esenciale të jetës nuk është një akt i lehtë. Vetëkontrolli dhe vetëpërmbajtja kërkon një personalitet të fortë. Një njeri që mund ta përmbajë vetveten nga gjërat esenciale të jetës për disa kohë dhe këtë e bën për hir të dashurisë për Allahun, meriton një shpërblim nga Krijuesi.
Gjatë agjërimit në muajin e Ramazanit, muslimanët mësohen të kontrollojnë emocionet e tyre dhe të kenë durim. Edhe nëse dikush përpiqet t’i nxitë ata apo t’i fyejë, ata duhet të kontrollojnë egon e tyre dhe të sillen normalisht.
Ky program vetushtrues gjatë këtij muaji ka një rëndësi të veçantë në jetën e përditshme. Ekzistojnë disa lloje durimi, të cilat mund të përmblidhen në dy grupe:
-durim ndaj të gjitha llojeve të provave dhe shqetësimeve që shkaktohen nga humbja e pasurisë, e jetës, e shëndetit, e pozitës, e punës, e njerëzve të dashur etj.,
-durim ndaj të gjithë llojeve të dëshirave, siç janë ato për të fituar pasuri, gra, pozitë, famë etj..
Në të gjitha rastet, agjëruesi duhet të jetë i durueshëm dhe të falënderojë Allahun. Durimi është i nevojshëm për secilin prej nesh. Ai përfaqëson një kurs trajnimi për të ushtruar vetveten.

Ramazani, muaji i përkujdesjes

Muaji i Ramazanit ka shumë bekime nga Allahu. Ndër to, ai është i njohur edhe si muaji i përkujdesjes; të përkujdesesh për të tjerët ashtu siç përkujdesesh për veten dhe të ndash me të tjerët lumturinë dhe brengosjen.
Gjatë këtij muaji ne duhet të ndajmë ushqimin tonë me të tjerët, duhet të ndihmojmë të varfrit dhe nevojtarët. Gjatë këtij muaji është mirë të ndajmë zekatin, që e kemi për detyrë.
Të përkujdesesh është një gjë, por të ndash mjerimin me të tjerët është diçka tjetër. Përkujdesja është një akt fisnik i besimtarit, por ndarja e përgjegjësisë për të zvogëluar gjendjen e mjerueshme është gjithashtu rrjedhim i përkujdesjes. Gjatë këtij muaji muslimanët përpiqen të bëjnë më të mirën për të tjerët. Le të përmendim hadithin i cili përmban dialogun që do të zhvillohet mes Allahut dhe kujtdo prej nesh në Ditën e Kiametit.
“O biri i Ademit, Unë isha i sëmurë, e ti nuk më vizitove! Njeriu do të thotë: “O Zot, si mundem unë të të vizitoj Ty, kur Ti je Zoti i botëve?” Allahu do të thotë: “A nuk e dije se një ndër robërit e Mi ra i sëmurë e ti nuk e vizitove? Dije pra, se nëse e vizitoje, do të më gjeje tek ai!
O biri i Ademit, Unë të kërkova ushqim, e ti nuk më ushqeve!” Njeriu do të thotë: “O Zot, si mundem të të ushqej unë Ty, kur Ti je Zoti i botëve?” Allahu do t’i thotë: “A nuk e dije ti se një ndër robërit e Mi të kërkoi ushqim e ti nuk i dhe? Dije pra, se nëse e ushqeje, do të më gjeje tek ai!
O biri i Ademit, Unë të kërkova ujë, e ti nuk më dhe! Njeriu do të thotë: “O Zot, si mundem unë të të jap ujë, kur Ti je Zoti i botëve?” Allahu do të thotë: “A nuk e dije ti kur të kërkoi një ndër robërit e Mi ujë e ti nuk i dhe? Dije pra, se nëse do t’i jepje ujë, do të më gjeje Mua tek ai!”2

Të përkujdesesh për të tjerët do të thotë të shpenzosh kohë, përpjekje, njohuri, energji, para. Kjo kërkon njerëz me zemër të madhe, të cilët vullnetarisht përfshihen në kryerjen e veprave të tilla fisnike.
Mbani mend se çdo vepër e mirë që bëni, do të ketë shpërblim.


1 Shënon Buhariu dhe Muslimi.
2 Shënon Muslimi.
Sponsored content

 Agjerimi - Faqe 2 Empty Re: Agjerimi

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi