Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

A e dini se macet shohin gjëra që janë të padukshme për ju?! Empty A e dini se macet shohin gjëra që janë të padukshme për ju?!

8th June 2016, 11:59
A e dini se macet shohin gjëra që janë të padukshme për ju?! 1179342184_kates_14-1407449331
Macet janë konsideruar si kafshë mistike për shkak të trupit të tyre elegant dhe mjaft fleksibël, si dhe shikimit të tyre që mund të "bëjë për vete" këdo.
Në të vërtetë, të dhëna shkencore të kohëve të fundit tregojnë se ka një tjetër arsye pse macet kanë këtë titull të krijesave 'misterioze'. Kjo ndodh sepse macet shohin gjëra që ne nuk mund t'i shohim me sytë tanë.
Macet kanë aftësinë për të parë vija, lule apo modele të cilat janë të padukshme për vizionin e njeriut. Sekreti që fshihet mbrapa shikimit të tyre është drita Ultraviolet (UV). Sipas një studimi të kohëve të fundit macet, qentë dhe disa kafshë të tjera, mund të perceptojnë këtë lloj të dritës të cilën njerëzit nuk mundet.
"Për shembull, kafshët mund të shohin forma në lule që dallojnë nektarin, ose gjurmët e urinës së një kafshe. Gjithashtu, mund të shohin një ari polar në dëborë, pasi bora reflekton rrezet UV, ndërkohë që ngjyra e bardhë te ariu jo. Prandaj, macet, qentë mund të zbulojë me sy kafshët, ndërsa shumica e njerëzve vetëm do të shohin borë të bardhë”, thotë Douglas, doktor i specializuar në optikë.
Por shkencëtarët besojnë se rrezet ultraviolet mund të krijojnë më tepër turbullira në shikim.
"Njerëzit kanë një favor, ata mund të shohin më shumë detaje. Ndoshta kjo është arsyeja pse ne kemi një objektiv që bllokon rrezet UV. Nëse nuk do ta kishim atë, bota mund të na dukej shumë e paqartë”, thonë shkencëtarët.
Dezdemona
Dezdemona
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Mendimtare

Regjistruar : 15/05/2016
Postime : 3163
Points : 3302
Reputacioni : 90
Medalje Red Medalje Blu Medalje3

A e dini se macet shohin gjëra që janë të padukshme për ju?! Empty Re: A e dini se macet shohin gjëra që janë të padukshme për ju?!

11th June 2016, 12:48
Un i adhuroj macet Very Happy
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi