Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

5 Njerëz me Aftësi Mbinatyrore Empty 5 Njerëz me Aftësi Mbinatyrore

11th October 2016, 09:16
5 Njerëz me Aftësi Mbinatyrore Burr%2Bsip%25C3%25ABr%2Bluanit

Shkenca mund të shpjegojë shumë gjëra. Metodat shkencore kanë kontribuar në zbulimet më të bujshme që njerëzimi ka bërë. Por gjithsesi ekzistojnë shumë gjëra ku qoftë edhe mendja më e ndritur shkencore nuk mund të japë një shpjegim të arsyeshëm.

Ja 5 njerëz me aftësi mbinjerëzore të pashjegueshme shkencërisht:

1. Uri Geller: Psikokinesis
"Psikokinesis" është aftësia për të manupuluar objektet pa absolutisht asnjë ndërhyrje fizike. Uri Geller, psikik izraelit, është i njohur për aftësitë e tij të përkuljes së lugëve, lëvizjes së objekteve dhe zbulimit të detajeve të objekteve që nuk mund të shihen.






2. Isao Machii: Reflekse mbinjerëzore
 Isao Machii është një mjeshtër japonez i "laido" - mjeshtër i përdorimit të shpatave tradicionale samurai. Shumë japonezë rezervohen jashtëzakonisht kur bëhet fjalë për mjeshtërin.



Por gjithsesi, Isao Machii ka thyer një sërë rekordesh botërore "Guinness" për aftësitë e ti me shpatën. Disa nga këto çmime përfshijnë: prerjet më të shumta me shpatë në një minut në botë, dhe prerja e një topi tenisi që lëviz me një shpejtësi prej 820 kilometrash në orë dhe pritja e plumbit të pistoletës me ajër me shpatë samurai.








3. Stephen Wiltshire: Memoria fotografike
Stephen Wiltshire nuk është vetëm një artist arkitekt, por një mendje e jashtëzakonshme.

Stephen Wiltshire ka aftësi të brendshme që të shohë një objekt në një kohë të shkrutër e ta vizatojë atë në çdo detaj.

Në moshën 3 vjeçare ai u diagnostikua me autizëm. Në po të njëjtin vit babai i tij vdiq tragjikisht në një aksident me motorçikletë. Por fatmirësisht pjesa tjetër e botës pati fatin të shohë punët e jashtëzakonshme të Wiltshire.

Puna e tij më e madhe është një skicë në Tokio, e cila arrin një gjatësi prej 9 metrash - për të kryer këtë punë, iu desh vetë një shëtitje 15 minutëshe me helikopter.









4. Kevin Richardson: Psherëtimë luani
Kevin Richardson, një adhurues kafshësh nga Afrika e Jugut, ka një aftësi të lindur për të komunikuar me një sërë kafshësh të ndryshme.


Richardson ia atribuon aftësitë e mbinjerëzore të tij marrëdhënjes të ndërtuar mbi dashurinë, respektin dhe durimin. Shpesh ai i refuzon rregullat tradicionale duke u mbështetur vetëm në intuitën dhe përvojën e tij personale.



"Një luan nuk është pronë, por një qenie me ndjenja, kështu që duhet të bësh kujdes e të zhvillosh një lidhje me të, si në çdo marrëdhënje."




5. Veronica Seider: Shkim me syrin e shqiponjës
Seider, një dentiste gjermane, nuk i kishte zbuluar aftësitë e saj mbinjerëzore deri në moshën 21 vjeçare, kur u zbuluan nga universiteti që ndiqte.

Për të kuptuar shikimin e pabesueshëm të Seider, duhet ta krahasojmë me shikim mesatarë të njeriut.

Sytë e njeriut kanë një mbrehtësi vizuale prej 20/20, ndërsa Seider e ka 20/2.

5 Njerëz me Aftësi Mbinatyrore Veronika%2Beagle%2Beye
Me pak fjalë, shikimi i Seider është 20 herë më i mprehtë se i një njeriu normal. Po ta marrim nga ana biologjike, kjo është e pamudur. Por ajo ka bërë një sërë testesh duke konfirmuar kështu aftësitë e saj mbinjerëzore të shikimit.
File
File
Anëtar i rregullt
Anëtar i rregullt
gjumash

Regjistruar : 29/12/2016
Postime : 494
Points : 541
Reputacioni : 33
Medalje2 Medalje3

5 Njerëz me Aftësi Mbinatyrore Empty Re: 5 Njerëz me Aftësi Mbinatyrore

8th January 2017, 14:04
Uri Geller eshte mashtrus, ka shume njerez qe jane te afte te bejne llogari me mendjen e tyre dhe te jene po aq te shpejt dhe te sakte sa nje kompjuter, ka njerez qe me ane te meditimit arrijne te krijojne elektricitet ne trupin e tyre. Ka shume gjera qe njerzimi duhet te zbuloj mbi vetveten.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi