Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Trekendeshi Bermuda  Empty Trekendeshi Bermuda

31st October 2016, 07:56
Trekendeshi Bermuda  Auto_trekendeshi1424602781
Trekendeshi i Bermudeve gjithmone ka qene nje zone e rrezikshme dhe e mistershme, nga qe zhdukja e marinareve, piloteve dhe turistave asnjehere nuk ka qene e zgjidhur.

Elementet e informacionit rreth kesaj zone jane intriguese: ne nje ane te oqeanit Atlantik oksidental, ne forma pak a shume trekendeshe , ndermjet Bermudeve, Florides dhe meridianit 40 , kane ndodhur zhdukje gjate 30 vjeteve te fundit te shume avioneve , anijeve pa lene asnje gjurme nga to, dhe qe kurre nuk janw gjetur pjese apo te mbijetuar.
Çdo gje qe nje here hyri aty , kurre me nuk u pa.

ZHDUKJE PA PERGJIGJE:

Gjate gjithe historise ka patur raporte te zhdukjeve ne Trekendeshin e Bermudeve .Pjesa e mistershme eshte qe asnjehere nuk ka pasur copa ne det ; nqse do ishte nje anije ,ekipet e kerkimit do kishin gjetur copa ne det qe te tregonin ekzistencen e saj si psh veshje shpetimi, vaj ne uje etj.Asnjehere nuk eshte gjetur asgje e tille ne kerkimet e tyre.

Mesazhet e disa avioneve , para zhdukjes nuk jepnin asnje shenje anormaliteti;ne fakt ne nje moment te caktuar çdo gje shkonte normal dhe nje minute me vone çdo gje ishte zhdukur pa me te voglin lajmerim.
Numri i zhdukjeve eshte impresionant dhe i tmerrshem.Me misterioze eshte qe nuk ndodhen ne nje uragan o ciklon sepse shumica e zhdukjeve ka ndodhur ne kohe te mire.Sipas te dhenave te diteve te lundrimit me vela, Bermudet dhe zona me ne jug u braktisen nga lundrimi per rreth 100 vjet nga qe kishin ndodhur shuem zhdukje anijesh dhe mendohej qe ndodhte nga anijet pirate.Vetem ne shekullin e 19 dhe me shume ne shekullin e 20 u qartesua qe ndodhte diçka e pashpjegueshme nga qe nuk gjendej asnje gjurme nga zhdukjet.

Per me shume nje numer i zhdukjeve prekte vetem pasagjeret dhe gjallesat e tjera ; dhe anijet ngeleshin te braktisura por ne gjendje perfekte dhe ne rregull, çdo gje ne vendin e saj.

Trekendeshi i Bermudeve gjithmone do jete nje burim i pashpjegueshem frike dhe enigme misterioze.Atehere nqse anijet, avionet dhe barkat nuk u zhduken nga faktore natyror klimatik , atehere ç'fare ndodhi?Ku kane shkuar gjallesat?Ç'fare ka ndodhur me reston e anijeve dhe avioneve qe jane zhdukur totalisht ?
Dhe pyetja me e rendesishme eshte : Ku jane ?

DISA SHPJEGIME

Faktikisht Trekendeshi i Bermudeve eshte nje qender energjetike , ajo nuk eshte thjesht nje trekendesh por shihet ne formen e nje piramide , shume afer trekendeshit te Bermudeve eshte gjetur nje vend ku personat zhdukeshin fizikisht dhe shfaqen kohe me vone, eshte i njejti rast i personave qe zhduken ne trekendeshin e Bermudeve , hyjne ne tjeter kohe hapsinore ndryshe nga jona.

Dhe mendohet se kjo piramide kohore perdoret nga universe te tjera (dmth UFO)
ANIJET E ZHDUKURA

1- Rosalia- u zhduk ne 1840 ne rrugen midis Havanes dhe Evropes. Ishte nje anije franceze qe u takua e abandonuar ne brendesi te trekendeshit duke lundruar normalsht, me velat te hapura me ngarkesen te pa prekur , por ishte zhdukur çdo gje e gjalle.

2- Mari Çeleste - u zhduk rreth muajit Nentor 1872, pasi doli nga porti i N. Yorkut u takua ne 4 dhjetor te po atij viti ne trekendesh pa asnje ne bord Kishte pasur 10 persona ne bord.

3- Atlanta- u zhduk ne janar 1880. Ishte nje fregate britanike qe shkonte nga ishujt Bermude ne Angli. U zhduk bashke me 209 persona ne bord shume afer ishujve Bermude.

4- Freja- u zhduk ne 4 tetor 1902. Ishte nje anije e madhe gjermane me tre direke qe u takua ne po kete muaj afer Manzanijes , ne Kube, nga ku kishte dal ne daten 3 te po atij muaji.Ishte zhdukur gjithe ekipi.

5-Ciklopi-u zhduk ne 4 mars 1918, Ishte nje anije e madhe e marine amerikane, 150 m gjatesi .U zhduk me 309 pasagjere pa leshuar asnje mesazh ndihme. Lundronte mes ishujve Barbados dhe Noorfolk kur u zhduk.

6-Raifuku Maru- u zhduk ne 1924.Ishte nje anije mallrash japoneze qe lundronte midis ishujve Bahamas dhe Kubes kur u zhduk. Kerkoi ndihme me radio.

7-Cotopaxi- u zhduk ne 1925. Ishte nje anije qe udhetonte midis Çarlestonit dhe Havanes. U zhduk afer Kubes.

8-Stavenger- u zhduk ne 1931. Ishte anije tregetare qe nodhej afer ishullit Cat, ne Bahama , kur u zhduk me 43 persona ne bord.

9- John and Mary- U zhduk ne prill 1932. Ishte nje anije prej dy direkesh qe u shfaq duke lundruar pa asnje ne bord dhe rreth 80 km ne jug te ishujve Bermude.

10-Anglo-Australian- u zhduk ne mars 1938. Ishte nje anije qe leshoi mesazhin e fundit te saj nga ishujt Azore. U zhduk me 39 njerez ne bord.

11- Gloria Colite - u zhduk ne shkurt te 1940. Ishte nje jaht i San Vincent ne ishujt Antillas angleze. U shfaq pa asnje ne bord, por me te gjitha gjerat ne rregull, duke qene 320 km ne jug te Mobile, Atlanta.

12-Rubicon- u zhduk ne 22 tetor te 1944. ishte nje anije kubane qe u zhduk ne qender te Trekendeshit. Me vone u takua nga rojet detare amerikane perbale brigjeve te Floridas pa asnje njeri ne bord, kishte shpetuar vetem nje qen qe ishte deshmimtari memec i drames.

13-Sandra-u zhduk ne qershor 1950. Ishte anije prej 106 m gjatesi qe lundronte nga Savanah, Giorgia, ne portin Cabello , Venezuela. Ishte ngarkuar me 302 tonelata insekticidesh pe plantacionet. Kaloi ne portin e Agustines ne Florida dhe me vone u zhduk me gjithe ngarkesen dhe ekuipazhin.

14-Connemara IV- u zhduk ne shtator 1955.Ishte nje yaht privat qe u shfaq complet vetem , pa asnje gjurme te asaj qe mudn tekishte ndodhur.U shfaq 640 km ne lindje te Bermudeve.

15-Sulphur Queen- u zhduk ne 4 shkurt te 1963. Ishte nje anije tregetare prej 130 m qe shkonte nga Beaumont, Texas, ne Norflok, Virginia. U zhduk pa leshuar asnje mesazh ndihme, me gjithe ekuipazhin.

16-SNO'Boy- u zhduk ne 1 korrik 1963. Ishte nje peshkarexhe e vogel , vetem 20 m dhe me 40 peshkatar ne bord. Shkonte nga Jamaica ne Cayo ne verilindje kur u zhduk me gjithe ekuipazh.

17-Witchcraft-u zhduk ne 24 dhjetor 1967.Ishte nje anije qe bente udhetime turistike (crocero). Eshte nje nga rastet me te çuditshem te trekendeshit. U zhduk papritur me pronarin dhe nje pasagjer ne bord, kur bente shetitje ne det jo me larg se 1600 m nga Miami, ne Florida.

18- Anita- u zhduk ne mars te 1973. Ishte nje anije tregetare me 20.000 tonelata ngarkese dhe lundronte nga Newport News per ne Gjermani. U zhduk ne trekendesh me 32 veta ne bord.

19-Milton Latrides- u zhduk ne prill 1973. Ishte anije qe udhetonte nga New Orleans per ne El Cabo

AVIONET E ZHDUKUR

1- Super Contellaton- u zhduk ne 30 tetor 1945. Ishte nje avion i flotes amerikane . U zhduk me 42 persona ne veri te trekendeshit.

2-Martin Mariner- u zhduk ne 5 dhjetor 1945. Ishte nje hidroavion bombardues PBM i armates amerikane me 13 persona ne bord.U zhduken te gjithe pas 20 minutash udhetim.

3- C-54- u zhduk 1947. Ishte avion ushtarak i ushtirse amerikane .U zhduk me te gjithe njerzit ne te 180 km nga ishujt Bermude.

4- Tudor IV-u zhduk ne 29 janar te 1948.Ishte nje avion tregetar katermotoresh Star Tiger. U zhduk me 31 pasagjer dhe tre personel 600 km ne veri te ishujve Bermude.

5- DC-3- U zhduk ne 28 dhjetor 1948. ishte nje avion privat ne nje udhetim tregetar qe u zhduk me 32 pasagjer dhe ekipin e tij ne nje pike te papercaktuar midis San Juan (PUerto Rico) dhe Miami.

6-Tjeter Tudor IV- u zhduk 17 janar 1949. Ishte nje avion tregetar i quajtur Star Ariel (binjak i Star Tiger). U zhduk midis ishujve Bermude dhe Jamaica, 600 km nga Bermudet.

7- Globemaster-u zhduk ne mars 1950.Ishte nje avion tregetar amerikan qe fluturonte per Irlande.

8-York- u zhduk ne 2 shkurt 1952. ishte nje avion tregetar britanik dhe fluturonte per Jamaika.U zhduk me 33 pasagjer ne bord ne veri te trekendeshit.

9-Martin P-5M- u zhduk ne 9 nentor 1956. Ishte nje avion amfib nga patrullat e marines amerikane. U zhduk me 10 veta ne ekuipazh shume afer Bermudeve.

10- Chase YC-122- u zhduk ne 11 janar 1957.Ishte nje avion tregetar me 4 pasagjer. U zhduk mes Palm Beach dhe Gran Bahama.

11- KB-50- u zhduk ne 8 janar 1962.Ishte nje avion tank i Forcave Ajrore Amerikane. U zhduk duke kryqezuar trekendeshin nga Virgina per ne Azore.

12-Stratotankers KC-135- u zhduk ne 28 gusht 1963.Ishin 2 avione katermotoresh totalisht te rinj t Forcave Ajrore Amerikane.Shkonin ne nje mision sekret nga Bazen Homestead, ne Florida , ne nje baze tjeter sekrete ne Atlantic, por nuk harriten kurre , u zhduken 480 km ne verilindje te ishujve Bermude.

13-Cargomaster C-132-u zhduk 22 dhjetor 1963 duke shkruar per Azore.

14- Flyng Boxcar C-119-u zhduk ne 5 qershor te 1965.Ishte nje avion tregetar me 10 pasagjer ne bord.U zhduk ne juglindje te ishujve Bahamas.
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Trekendeshi Bermuda  Empty Re: Trekendeshi Bermuda

31st October 2016, 07:58
Trekendeshi Bermuda  22683310
Ndryshime te tjera te pashpjegueshme te kohes se matur nga sahatet disa here jane me te gjata dhe disa here me te shkurtra sesa gjysem oreshi i Xhernonit.

Nje incident qe une e kam permendur edhe ne shkrimin e pare ne kete teme ka te beje me nje aeroplan te te shoqerise British Airways dhe National Airlines qe fluturonte per ne Miami.

Para se te fillonte manovrimet per te zbritur, ai u zhduk nga ekranet e radareve per 10 minuta, pastaj u shfaq perseri dhe zbriti normalisht.

Pilotet te trembur nga autoambulancat, zjarrefikset etj, qe qene mbledhur ne aerodrom, u pyeten nga personeli i kulles se drejtimit dhe i sherbimit te shpetimit nese kishtin patur ndonje veshtiresi pasi qene zhdukur nga radari.

Sipas pilotit dhe kopilotit nuk kishte ndodhur asnje gje pervecse ata kishin fluturuar 10 minuta ne mes te nje mjegulle. Ne lidhje me ceshtjen e zhdukjes se tyre nga radari, pilotet bene nej kontroll te sahateve te tyre dhe gjeten se ata kishin mbetur mbrapa 10 minuta.

Pastaj kontrolluan oren kronometer te aeroplanit, sahatet e personelit qe sherbente ne aeroplan, bene fshehurazi edhe nje kontroll midis pasagjereve dhe gjeten se te gjithe kishin humbur ne menyre te pashpjegueshme 10 minuta, aq kohe sa ishin zhdukur nga radari.

Megjithese ndonjehere radaret pesojne ndonje avari ne funksionim, unanimiteti i sahateve sugjeron qe per njefare periudhe kohe te pezulluar aeroplani dhe pasagjeret "qene" diku gjetke - ne anen tjeter te kohes.

Disa incidente te tjera qe jane raportuar se kane ndodhur brenda Trekendeshit te Bermudes, duket se reflektojne ngjarje te se kaluares (edhe zhurmat e tyre), sikur per disa momente koha projekton pjese te shkeputura nga e tanishmja ne te kaluaren ose ne te kunderten, e perkul kontiniumin e kohes ne nje menyre te tille, duke perzier te kaluaren me te tanishmen, ndoshta edhe me te ardhmen.
Megjithese disa prej ketyre raporteve duken si fantazi, nuk duhet te harrojme se ato jane pare qarte dhe jane raportuar prej deshmitareve te besueshem, te cilet gjate detyres se tyre ne det nuk kerkonin dukuri te cuditeshme, por thjesht vrojtonin ate cfare dukej se po ndodhte.

Xhon Sander, kamarier ne anijen "Mbreteresha Elizabeta 1 ", deshmon per nje incident te tille qe ndodhi ne vjeshten e vitit 1976. Ai thote:

"Lundroja me anijen "Mbreteresha Elizabeta 1 " permes zones se Trekendeshit te Bermudes. U nisem nga Nasau per ne drejtim te New York.

Qielli ishte i paster dhe deti i qete. Ne ora 6.45 te mengjesit po rrija ne kuverte duke pire kafe se bashku me nje kamarier tjeter, perpara se te fillonim punen tone te perditshme.

Papritur pashe nje aeroplan te vogel. Dukej si tip "Piper Comanche", afro 300 jard larg dhe ne lartesine 200 jard, i cili fluturonte duke ardhur drejt nesh nga krahu i djathte i anijes. Ja tregova shokut tim. Krejt papandehur ai u fut fare pa zhurme ne det ne largesine 75 jard nga anija. Nuk u degjua asnje llokocitje uji, vetem se u zhduk brenda tij.

Mua mu duk sikur deti i qete u hap dhe e perpiu. Shoku im rrinte ende duke veshtruar drejt atij vendi. pastaj vura ne dijeni oficerin e rojes. Anija u kthye dhe u leshua nje varke ne det, por atje skishte as njolla vaji dhe as mbeturina, asgje.

Ata nuk na besuan. Ajo qe nuk arrij te kuptoj ende eshte pse nuk u degjua asnje llokocitje. E kuptoj dhe une se eshte pothuajse e pabesueshme por si kristian i ndershem, betohem per Biblen se ajo qe pashe ishte e vertete."

Nje rast tjeter i dokumentuar shume mire per nje aeroplan qe zhduket, ndodhi mbremjen e 27 shkurtit te vitit 1935 ne Daytona Beach, Florida. Ky rast u vrojtua jo nga dy por nga qindra deshmitare.

Sic u raportua nga Richard Winer ne librin Trekendeshi i Djallit, nje aeroplan ngjyre argjendi me drita te kuqe dhe jeshile tek krahet, u pa te binte ne det ne vendin perballe hotelit te Daytona Beach ne oren 10 te mbremjes.

Aeroplani ishte kaq afer sa dy deshmitaret zoti dhe zonja Forest Aditon, qe po rrinin duke soditur detin nga ballkoni i tyre, menduan se ai po vinte drejt ballkonit.

Te alarmuar nga shume deshmitare, anijet dhe aeroplanet e vegjel te Rojes Bregdetare si dhe anije te tjera dolen menjehere ne kerkim por pa sukses.

Meqe aeroplani u pa te binte ne det jo me larg se 100 jard nga bregu, ishte e pamundur te besohej qe nuk u gjet asnje mbeturine e tij brenda zones se ceket dhe percaktuar shume mire ne ate det te qete. Qindra njerez deshmuan te njejten gje dhe treguan po ate zone.

Sidoqofte perderisa kontrolli ne aeroportin e Florides madje edhe ato te Georgias nuk tregoi gje per ndonje aeroplan te humbur ose te vonuar ne ate zone, incidenti me nje deshire te nenkuptueshme per te sqaruar ate qe smund te shpjegohej, u klasifikua me ne fund si thashethem.

Ashtu sic jane pare aeroplane te futen pa zhurme ne det, po keshtu edhe nga kuvertat e anijeve te tjera jane pare vazhdimisht anije te shumta, shpeshhere anije te shekujve te kaluar, te dalin e te futen ne mjegulla qe vijne perqark, disa here madje edhe ne kohe te paster.

Tregime te tilla sigurisht qe kane qene filli prej te cilit jane thurur legjendat e detit dhe anijet fantazem te Trekendeshit te Bermudes dhe te Detit te Sargaseve qe gjendet ne pjesen lindore te tij; anije te cilat jane pare gjate shekujve, duke filluar nga galerat fantazem spanjolle e deri tek "Hollandezi Fluturues" i cili shikohet kudo.
Disa here keto pamje kane qene te pastra sa i jane raportuar Rojes Bregdetare, e cila megjithese nuk beson ne anijet fantazma, tregon interes per anijet e braktisura te cdo lloji, qofshin moderne apo antike.

Hadley Dott, marinar ne Marinen Tregetare te Shoqerise se Bashkuar te Frutave dhe oficer i Marines Mbreterore Kanadeze, pranveren e vitit 1946 bente pjese ne ekuipazhin e anijes "Cyrus Field" e cila kishte si detyre shtrirjen e kabllos: "Ishin afro 15 milje larg bregut te Florides. Nata ishte e paster.

Fare papritur u degjua thirrja "hard over hard", qe do te thote se anija po ndryshon kursin sa me shpejt qe te jete e mundur. Roja kishte pare nje anije me vela e cila vinte drejt nesh per tu perplasur tek kici. Atje nuk dukej njeri, por ne kabinen e kapitenit kishte drite.

Ndryshimi i kursit u shenua ne ditar dhe iu raportua Rojes Bregdetare ne New York. Roja Bregdetare na tha se ate nate midis Bimint dhe Florides kishte patur edhe incidente te tjera te ngjashme kete tonin.

Nuk e vrame shume mendjen per te kete incident, por pasi Roja Bregdetare na tha se nuk ishte ne gjendje te zbulonte asgje per ate anije, ne filluam te habiteshim. Ajo anije u shfaq nga asgjekundi dhe po aq shpejt u zhduk atje."

Nje nga incidentet me te jashtezakonshme te tipit "anije fantazem" u pa nga V.H Prosper ne vitin 1972 ne trekendeshin e Bermudes midis Eleuteras dhe Grait Abako ne Bahama.

Ndersa te gjitha anijet "fantazem" futen ne kategorine si te jashtezakonshme, ajo qe te cudiste ne kete rast te vecante ishin permasat vigaane te anijes dhe shkelqim i i koncentruar i dritave te saj qe e ben Prosperin te kujtonte se ajo ishte anija "Holandezi Fluturues Hillton".
Prosperim sic thote per kete incident te jashtezakonshem ne revisten National Fisherman 9vellimi 56, numer 5), po drejtonte anijen e kerkimit 85 kembe te gjate "Undersea Hunter" nga San Crua per ne Florida.

Megjithese radari i anijes e kishte siguruar qe me pare se ne hapesiren midis Abakos dhe "Gjuetarit te Nendetit" nuk kishte asnje anije tejter, papritur ai u verbua nga nje shkelqim i forte qe vinte nga krahu i djathte i anijes dhe qe dukej sikur dilte nga nje pasqyre vigane.

Atij i mbeti ne mendje sikur ishte nje lloj "hoteli klimaterik me disa kate" qe permbante edhe komoditete detare te tilla si "shezlonge, pishine larje qe ndriconte etj.".

Me qellim qe t'i shmangej perplasjes me kete anije monstruoze ai e mbajti pa levizur timonin e anijes se tiji duke patur keshtu nje drejtim paralel me ate shkelqim vigan.

Ndersa Prosperi po perpiqej me nervozizem t'i shmangej perplasjes, papritur vuri se re anija e panjohur u zhduk nga krahu i djathte dhe doli menjehere nga mbrapa nga ana e kicit, duke u shmangur keshtu menjehere 45 grade.

Pastaj vigani u zhduk ne cast duke lene naten pis te zeze si me pare. Kjo shfaqje e jashtezakonshme dhe pompoze, permban edhe nje element tjeter misteri. Me gjithe afersine e tij te madhe, nuk u duk per asnje cast ne ekranin e radarit te "Gjuetarit te Nendetit".

Po te qe e mundur, sic ka qene teorizuar per disa zona (midis te cilave Trekendeshi i Bermudes mund te jete nje rast teper i vecante ku dhe veprojne rryma ose forca qe tani per tani nuk mund te shpjegohen) qe koha te projektonte kapsula vizuale me kujtime te se kaluares ne kohen e tanishme, atehere ato qe mund te jene perceptuar ne rastet qe folem me siper, kane qene ndoshta pamje te nje anijeje ose e nje objekti tjeter ne te kaluaren, ndoshta ne te ardhem, ose edhe kujtesa vizuale e nje bregdeti te humbur ose e nje kontineti te zhdukur.
Nga Darius
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Trekendeshi Bermuda  Empty Re: Trekendeshi Bermuda

31st October 2016, 07:59
Trekendeshi Bermuda  Hqdefault
Per disa transmetime te radios, koha ka mbetur e palevizshme, disa emisione te radios madje edhe nje program televiziv i rastesishem jane kapur mbas shume vjetesh pasi kane qene transmetuar, sikur tere kete periudhe kohe ndermjetese ta kishin kaluar duke u endur ne kohe dhe hapesire.

Transmetime te tilla nga e kaluara jane raportuar edhe nga radiste te FASHBA qe kryenin sherbimin ne Vietnam, te cilet deklaronin se disa prej mesazheve qe kapnin vinin nga aeroplane qe vepronin ne nje lufte te meparshme - ne ate te Korese.

Ndersa mesazhe te tilla mund te vijne prej shkaqesh te ndryshme, duke perfshire ketu shaka praktike, do te ishte e veshtire te shpjegohej nje incident i jashtezakonshem qe ka te beje me nje program televiziv qe ndodhi ne Angli me 14 shtator 1963.

Ne kete rast telespektatoret angleze ndersa shikonin programin e tyre u cuditen kur vune re se atje nderhynte ne menyre sporadike nje program tjeter qe vinte nga stacioni TV-KLEE i cili transmetonte nga Houston, Teksas.

Te dy transmetimet perziheshin duke forcuar e dobesuar njeri tjetrin por ne pergjithesi transmetimi nga Teksasi vinte me i forte se ai anglez.

Ky program i stacionit TV-KLEE, sidoqofte kishte qene transmetuar para disa vjeteve dhe vete stacioni ne fjale tani nuk ekzistonte me.

Nje shoqeri prodhimi e aparaturave elektronike u ngarkua qe te hetonte kete incident por nuk arriti ne ndonje konkluzion te kenaqshem. Emri i kesaj shoqerie qe u caktua per hetim cuditerisht mbante emrin "Atlantis Electronics LTD e Lancasterit".

Para shume vjeteve u ngrit nje legjende shume interesante e cila u bazua ne nje fluturim mbi Polin e Jugut te kryer nga admirali Richard E. Barton ne vitin 1929.
Ajo ben fjale per nje raport me ane te radios te bere nga admirali gjate fluturimit. Ky raport eshte kaq i pabesueshem sa u la ne heshtje ne menyre zyrtare.

Esenca e ketiji raporti qendron ne nje pamje te vrojtuar nga admirali ne afersi te polit.

Gjate fluturimit te tij, i cili transmetohej njekohesishgt edhe ne radio, ai papritmas doli nga nje mjegull dhe e pa veten duke fluturuar ne nje toke te cliruar nga akulli.

Ai qe ne gjendje te shquante gjelberim, liqene, kafshe qe dukeshin se i ngjanin mamutheve ose buajve te medhenj dhe gjithashtu njerez ne afersi te tyre.

Sipas burimeve qe interesoheshin ne fushat e zoologjise dhe te eksplorimit, te cilat perpiqeshin te conin me tej kete raport, transmetimi u nderpre dhe me vone u hoqen disa pjese qe benin fjale per gjera te jashtezakonshme.

Sidoqofte besimi i pergjithshem ndaj ketij raporti u perforcua me vone nga verejtjet e vecanta qe beri vete admirali per ate toke pertej poli.... qendra e te panjohures se madhe.....dhe madje nga verejtja shume e cuditshme qe beri ne vitin 1957 per ate "kontinent magjepes ne qiell, toke e misterit te perjetshem.."

Fakti qe shume personave ju kujtohet transmetimi direkt ne radio ne ate kohe i fluturimit mbi polin e jugut e vesh kete ngjarje me nje re misteri te madhe.

Pra i vetmi shpjegim mbetet qe gjate fluturimit ne ate mjegull dhe mbasi doli prej saj, admirali dhe mjeti i tij jane futur ne ndonje shtrembrim te kohes dhe ka pare pamje qe i perkisnin tokes dikur ne ate pjese te globit.
Ndoshta "gabimet ne kohe" jane me te zakonshme sa duken. Disa raporte gjate shekujve kane pershkruar per nje kohe te gjate dicka shume te afert me kete koncept.

Sidoqofte perderisa teorite shkencore te se djeshmes shpeshhere marrin formen e fakteve qe pranohen sot, ka mundesi qe enigma e ngaterruar te behet perfundimisht me e kuptueshme. (Kujtojme se enigma e lashte e sfinksit grek, ne themel ishte nje enigme kohe).

Ndoshta do zbulohen faktore te tjere qe ndikojne ne perkuljen e kohes.

Kushtet e kesaj perkuljeje mund te ekzistojne jo veten ne hapesiren e jashteme (kozmos) sic e ka thene Ainshtain e te tjere por madje edhe ne disa pjese te siperfaqes se tokes.

Dikur dukurite e pashpjegueshme qe kishin lidhje me gabimet ne kohe u jane ngarkuar shtrigave dhe magjise, kurse sot ne kohen tone klasifikohen si imagjinime te fantazise shkencore dhe qe bejne pjese ne nje fushe te papercaktuar te zbulimeve psikike, por qe te dyja e kane parashikuar te ardhmen me nje saktesi disi te cuditshme.

Per rastin e fantashkences ekzistojne tregimet 100 vjecare te Zhyl Vernit, ku nendeteses "Nautilius" iu dhane pothuajse me saktesi te njejtat permasa qe kane sot nendeteset atomike, kurse fluturimet nga toka ne hene pershkruhen se u bene ne bregun lindor te Florides 100 vjet perpara se ato te kryheshin me te vertete.
Bomba atomike dhe efektet e saj u pershkruan madje ne karikaturat perpara se te perdoreshin ne kete planet.

Perdorimi per qellime lufte i dukurise se ndarjes se berthamave te atomeve dhe eprshkrimi cuditerisht i sakte i efekteve te tij perbejne nje karakteristike dalluese te MAHABHARATA-s, literatures se shenjte te hinduve, e cila u perpilua ne Indi mijeera vjet me pare dhe qe u referohet ngjarjeve qe kane ndodhur mijera vjet perpara perpilimit te saj origjinal.

Eshte e qarte qe universi permban mistere jo vetem te pashpjegueshme per ne, por gjithashtu edhe te papranueshme per imagjinaten tone.

Disa prej mistereve themelore nuk gjenden vetem ne yjet e largeta por edhe me prane nesh. Keto mistere na interesojne per shkak te kuptimit jo te plote qe kemi ne per materien, hapesiren, kohen dhe per marrdheniet qe ekzistojne midis tyre.

Disa pyetje qofshin te thjeshta apo themelore, nuk kane pergjigje, por edhe ne qofte se ndonjera ka, ajo na duket e papranueshme per konceptet qe kemi sot. Ne pyetje te tilla perfshihen: Ç'eshte koha? Kur filloi ajo? Kur do mbaroje? Ku filloi hapesira? Ku mbaron ajo? Si ka mundesi qe cdo gje ska fund?

Keto pyetje te shkurtera dhe themelore na shqetesojne, madje edhe na frikesojne. Ne iu shmangemi atyre ne menyre te pavetedijshme. Ato jane bere pyetje te "ndaluara" (per konceptet e tanishme qe kemi per mjedisin qe na rrethon) dhe jane te pakuptueshme per ne.

Teorite shkencore dhe dijet tona te perparuara vetem sa i kane ritheksuar keto pyetje pa pergjigje. Por ka mundesi qe ato te jene thjesht jashte kuptimit tone te tanishem, ashtu sic ka qene teoria atomike per magjistaret profetizes te mesjetes.
Me zgjerimin e njohurive dhe koncepteve tona ndoshta ndonje dite kuptimi yne do ti kape dhe keto pyetje.

Sidoqofte kur ne nxjerrim perfundimin se nje iluminizem i tille dhe kontrolli i mundshem mbi hapesiren dhe kohen do te ndodhe atehere kur ne jemi ne gjendje ti kuptojme marrdheniet e nderlikuara qe ekzsitojne midis energjise, hapesires dhe kohes, ne ndoshta bejme gabim po te supozojme se ne jemi te vetmet krijesa qe do ta bejme kete progres brenda pjeses tone te universit.

Ka shume te ngjare qe njohuri te tilla ti zoterojne krijesa te tjera qe jane adaptuar me to dhe si rrjedhim jane te afta te drejtojne sipas deshires ne kontiniumin hapesire kohe, per arsye te cilat mbeten ende te panjohura, megjithese po rritet numri i teorive qe bejne fjale per vizitore te huaj te ardhur nga planetet e tjera ise nga bote me interdimensione.

Objektet fluturuese te panjohura ose UFO-t qe gjenden kudo dhe qe po vrojtohen gjithmone e me teper ne te gjitha pjeset e botes duket se jane anijet kozmike te ketyre krijesave.

Por cfare do qofshin Ufo-t , rast i thjeshte gabimi ne identifikim ose zhvillim sekret i teknologjise, qofte se vijne nga jashte, qofte sondazh nga e kaluara apo ndoshta nga e ardhmja, qofte produkt imagjinar apo shpirteror i popullit ose produkt aktual qe ben buje nga uniteti kolektiv i mendjeve te atyre qe i veshtrojne, duket se eshte mjaft e qarte qe veprimtaria e tyre ka nje lidhje me dukurite e Trekendeshit te Bermudeve dhe nje ekzaminim i veprimtarise se tyre ne kete zone mudn te na tregoje nje lihdje qe me pare i eshte shmangur vrojtimit ndoshta sepse ka qene aq e dukshme.
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Trekendeshi Bermuda  Empty Re: Trekendeshi Bermuda

31st October 2016, 08:00
Kur fenomeni u be shume i njohur ne mbare boten dhe zgjoi interesin e nje numri te madh njerezish, u be i njohur gjithashtu nje fakt shume i jashtezakonshem.

Nje pjese cuditerisht e madhe e letrave qe vinin nga lexuesit, degjuesit e radios dhe TV-ja, nuk ishin thjesht sic mund te pritej, kerkesa per nje informacion me te gjere apo komente te shfaqjeve te ndryshme.

Ato ishin me teper raporte te vertetuara nga njerezit qe kishin provuar vete anomali te tilla ne zonen e Trekendeshit te Bermudes dhe qe ishin porositur nga eproret e tyre qe te mos e diskutonin ne publik.

Linja e pergjithshme e ketyre komunikimeve ka qene e tille: "Kur kam qene ne sherbim, kjo me ka ndodhur edhe mua, (aeroplanit ose anijes). Ishim porositur nga eproret tane qe te mos benim fjale me njeri derisa ajo te hetohej.

Nuk morra vesh kurre sesi u be ai hetim. Me pare nuk kam diskutuar kurre me njeri per kete gje por tani qe u largova nga sherbimi (Forcat ajrore, Roja Bregdetare, Marina Tregetare) doja te flisja me dike dhe tja tregoja ate qe me ka ndodhur."

Keto komunikime kane ardhur nga persona te terhequr nga sherbimi ne Forcat Ajrore e Detare te SHBA. Kane ardhur nga ish anetare te Forcave Mbreterore Detare dhe Ajrore te Kanadase, nga anetare te marinave tregetare te shume shteteve te botes, por qe nuk i kane harruar ndodhite e tyre te jashtezakonshme dhe te pashpjegueshme ne Trekendeshin e Bermudes.

Eshte e kuptueshme se operacionet e patrullimit ajror e detar duhet te kryhen me fshehtesi qe te kene efekt. Por censurimi ose mohimi i raporteve mbi dukurite e kesaj zone pasi eshte kryer operacioni, ngre disa pyetje njera prej te cilave mund te jete nese kjo zone eshte zone operative me nje ndjeshmeri te vecante apo raportet e zhdukjeve dhe te dukurive censurohen ose mohohen sepse nuk ka ndonje menyre per ti shpjeguar ato.
Nje shembull tipik eshte incidenti qe u deshmua nga ekuipazhi i destrojerit US DLG-27 ne tetor te vitit 1969. Ato qe vijojne me poshte jane vete fjalet e Robert P. Reilling, qe atehere ishte oficer i klasit te trete ne specialitetin e punimeve operative me radar.

"Ishte fundi i tetorit te vitit 1969. Po ktheheshim nga nje detyre ne Guantanamo. Po lundronim ne veri te Kubes. Shumica e ekuipazhit nuk e dinte pozicionin e anijes.

Une e dija qe ihsin ne Trekendesh sepse ndodhesha ne postin e drejtimit. Data nuk me kujtohet me sasktesi kurse ora po, ishte 23:45. Ura e drejtimit ka dy dritare dhe eshte 30 kembe e larte (rreth 10 metra) larg Qendres se Informacionit te Luftimit.

Degjova zhurme jashte, kur pastaj dikush thirri se roja e bordit kishte pare dicka. Nje tjeter thirri :"Keni kapur gje me radar? Jashte ka dicka te cuditshme!" Ne dolem per te pare....

Eshte e veshtire ta pershkruash. Ishte dicka e ngjashme me henen qe ngrihet ne horizont, vecse ajo dukej nje mije here me e madhe, tamam si deill, por qe nuk leshonte drite. Vetem ndriconte po drite nuk emetonte. Sa vinte e behej me e madhe.

- Sa larg ishte ajo?
- Po ngjitej mbi horizont afro 11 ose 15 milje larg. Ishte nga krahu i dajthte i anijes po pak me perpara. Vazhdoi te zmadhohej per afro 15 minuta.
- Cfare mendoi ekuipazhi per kete dukuri?
- U duk si shperthim berthamor, por ajo vazhdonte te rrinte atje dhe te zmadhohej. Po te ishte shperthim berthamor do ta kishim kapur me radarin, i cili e kishte rrezen e veprimit deri ne 300 milje.

- A e pa kapiteni?
- Ai u njoftua. Pastaj oficeri i kuvertes dha urdherin qe anija te kthehej. Ndofta ai mendoi se ishte bombe.

- Sa veta e pane?
- Mund ta kene pare afro 70-100 veta. Shumica nuk kishin pune. Keshtu do te kisha qene edhe une po te mos kisha rojen. Ne fillim na kapi nje frike saqe s'na ra nder mend ta fotografonim. Pastaj disa nga djemte u kujtuan por ishte vone.

- Ku ishte hena e vertete?
- Ne qiell. Nata ishte e kthjellet. Ajo qe pame nuk ishte hena - dreqi ta marre, per kete jam shume i sigurt.

- Dini gje nese u mbajt ndonje raport?
- Sigurisht. U shenua ne ditarin e anijes. Sa here qe ndryshohet kursi aty shenohen arsyet. Por kur arritem ne Norfolk, ne anije erdhen disa oficere dhe e moren ditarin e anijes. Ajo qe pashe une ne ditar ishte vetem kursi i ndryshuar. Mendoj se oficeri i kuvertes mund te kete mbajtur nje ditar tjeter me arsyet e ndryshimit te kursit.
- A u tha ndonje gje me teper?
- Sigurisht. Diten tjeter dolem ne Norfolk. Te gjithe kishim ne goje vetem kete muhabet. Kapiteni na thirri te gjitheve dhe na tha te mos flisnim asnje fjale. Keshtuqe askush sfoli me. Jam i sigurt se diku gjendet nje raport per ate qe ndodhi"

Pervec objekteve shume te medha e te papercaktuara dhe te reve qe cohen nga deti edhe vete deti i Trekendeshit te Bermudeve eshte pare disa here te ngrihet ne nje lartesi te madhe ne nje zone shume me te gjere nga ato qe zene vorbullat dhe sigurisht ne nje forme tjeter.

Eshte interesante qe raporte te tilla te vrojtuara nga njerez kompetente dhe me njohuri ne fushen detare dhe fenomene natyrore, jane marre nga autoritetet perkatese dhe jane zhdukur pa asnje koment ose hetim te metejshem.

Incidentet e shumta ne te cilat ngaterrohen anijet fillojne me daljen jashte kontrollit te radarit, radios dhe busulles dhe instrumentave te tjere.

Po ashtu gjate vrojtimeve te dukurive te tilla ne Trekendesh pohohet per nderprerje te shpeshte te energjise, per shterim te energjise elektrike, per shtypje (strese) qe ndodhin brenda kesaj zone dhe qe shpeshhere veprojne mbi anijet dhe aeroplanet e medhej e te vegjel, civil e ushtarak.

Anijet detare, vecanerisht ato qe levizin ngadale ne kete zone dhe qe pershkojne pjese te ndryshme te botes, kane konstatuar se ne Trekendesh atmosfera behet e cuditshme dhe zogjte dhe kafshet zhduken perkohesisht atje gjate periudhes qe ndodh nderprerja e radiokomunikacionit dhe funksionimi jo i mire i pajisjeve elektronike.

Gjate kesaj kohe personelet e anijeve e kane pershkruar detin si pasqyre, pa jete, pa pranine e zakonshme te zogjve dhe peshqeve dhe njekohesisht kane vene re pranine e nje mjegulle te shndritshme qe sa vjen e shtohet.
Dhe pikersisht ne momente te tilla shfaqen UFO qe hyjne dhe dalin nga deti dhe zhduken ne menyre te papritur sikur te hynin ne nje porte te padukshme nga syri i njeriut.

Nje deshmi e jashtezakonshme dhe qe tregon ndofta jo vetem per ekzistencen por dhe qe aludon per qellimet e shume UFO-ve te para ne kete zone, ka qene vrojtimi i tyre nga austronautet e raketave "Gemini" dhe "Apollo" qe nisen nga kepi Kenedy. po ashtu su dhe gjurmimi i UFO-ve nga qendrat e kontrollit tokesor.

Astronauti James Mc David fotografoi nje UFO nga raketa "Gemini 4". Frank Borman dhe James Lowell, astronaut ne raketen "Gemini 7" vrojtuan me detaje dy UFO ne forme kerpudhe me sistemet e tyre te propulsionit dhe gjithashtu i fotografuan me sukses.

Astronautet Borman dhe Lowell ne "Apollon 8" si dhe Staford dhe Young ne "Apollo 10" u ndoqen pergjate gjithe kohes nga dy UFO deri sa lane orbiten e tokes.

Ajo qe kane te perbashket keto raste eshte qe te gjithe UFO e vrojtuara ndodheshin ne pozicionin qe korrespondon me Trekendeshin e Bermudes ne toke.

Ne perfundim te hipotezes qe ngrita eshte per tu marre ne konsiderate fakti qe prania e fenomeneve te pashpjegueshme ende nga shkenca jone ne Trekendesh, pamja e shumte e UFO dhe USO gjate aktivitetit anormal si dhe zhdukjet e shumta qe vazhdojne sot e kesaj dite pa nderprerje, perkrahin teorine e ekzistences se nje porte per ne kozmos qe shfrytezohet nga UFO qe ne nje rast te tille me nje llogjik te thjeshte i bie te jene mjete fluturuese te nje rrace inteligjente jo tokesore qe per nje arsye ose tjeter kane krijuar nje strehim komzik ne zonen e Trekendeshit te Bermudes.
Hipoteza do te mbetet e tille perderisa nuk do shnderrohet ne nje fakt te forte te mbeshtetur nga shume raporte qe jane zhdukur apo fshehur qellimisht nga agjencite e inteligjences amerikane apo Sigurise Kombetare apo edhe raste te tjera qe lidhen ngushte me fenomenin e Trekendeshit.

Nje gje eshte mese e sigurt. Ne Trekendesh ndodh dicka qe injoron ligjet qe njohim ne mbi fiziken dhe materien dhe qe organe te vecanta te inteligjences se SHBA kane njohuri dhe fakte per ta vertetuar se cfare eshte.
Sponsored content

Trekendeshi Bermuda  Empty Re: Trekendeshi Bermuda

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi