Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

 Karakteristikat negative të njerëzve sipas horoskopit Empty Karakteristikat negative të njerëzve sipas horoskopit

1st January 2017, 11:00
 Karakteristikat negative të njerëzve sipas horoskopit Horoskop-300x200
Çdo shenjë horoskopi i atribuohen edhe disa tipare negative dhe karakteristika, të cilat shfaqen në momente të caktuara në masë të madhe ose të vogël. Nëse nuk e keni ditur se si të tjerët i shohin karakteristikat tuaja negative, portali Shqipmedia mendon se tani është koha për ti zbuluar.

Dashi – Mizor, arrogant, egoist. Gjithmonë duhet të jenë kryesorët në të gjitha çështjet. E gjithë bota të kthehet kundër tyre, ata sërish do të thuajnë se të gjithë janë të çmendur dhe se vetëm ata janë të mençur dhe kanë të drejtë.

Demi – Të vetëkënaqur, të heshtur dhe të bezdisshëm. Në gjendje për të ngrënë nga agimi deri në mbrëmje dhe mos të lëvizin nga fotelja e cila për shumë vite ka marrë formën e pjesës së pasme të tyre.

Binjakët – Mund të merren me thashethëme me orë të tëra. Mashtrues, ndryshojnë siç frynë era, është tepër vështirë tu besohet.

Gaforja – Posesiv dhe mazoist. Ndonjëherë janë shumë histerik nëse nuk u thuhet mirëmëngjesi në intonacionin e duhur. E ndryshojnë humorin ashtu siç u vjen në mendje – nga depresioni në histeri.

Luani - Arrogant, mendjemadh. Të tjerët i shohin nga lartësia. Janë në gjendje gjithë ditën ta shpenzojnë para pasqyrës. Të mbushur me ide dhe plane të cilat në fund i shfrytëzojnë vetëm vet, sepse, kuptohet, nuk u intereson për tjerët.

Virgjëresha – Kërkojnë shumë, përjetësisht të pakënaqur dhe me vështirësi të ndryshme, janë në gjendje të ankohen gjatë gjithë ditës. Edhe ndonjë masë e madhe prap nuk u mjafton. Kanë stres gjatë pastrimit të apartamentit, prej porcelanit kinez dhe mbledhjes së copëzave të bukës nga dyshemeja.

Peshorja – Gjithmonë mendojnë se janë fitues derisa nuk janë në gjendje të ndihmojnë as veten e tyre dhe as që bëhet fjalë të tjerët. Atyre u nevojitet një javë e tërë për të vendosur se nëse do të porosisin Coca Cola ose Pepsi. Janë aq dembel saqë as edhe një tërmet i fuqishëm nuk do të mund të ngrinte nga shtrati.

Akrepi – NArcizoid, pervers dhe shkatërrues të vetes. Problemet e tyre nuk mund ti zgjidhin vetëm por fusin edhe 100 persona tjerë në problemet e tyre.

Shigjetari – Kumarxhinjë të mëdhenjë dhe shtëpi pa organizim. Janë aq entuziast, saqë teoritë e ngritjes nga vdekja dhe telepatia për në Mars janë mëse të mundura. Mundohen që tjerët ti njohin ata kur janë në gjendje të vështirë derisa të gjithëve u shesin mend.

Bricjapi – Sadist të vërtetë dhe udhëheqës skllavësh. Fjala “më fal” nuk ekziston në fjalorin e tyre, sepse ata mendojnë se janë të pagabueshëm. Do të shisnin edhe shpirtin për përfitime prestigj social dhe përfitime materiale.

Ujori - Vullgar, të pahijshëm, persona të cilët gjithmonë mendojnë se din dhe fusin hundët në punët e tjerëve. E konsiderojnë veten filozof dhe gjithmonë kanë këshilla dhe plane për të tjerët, por për veten e tyre nuk arrinë të zbatojnë asgjë.

Peshqit – Dëshirojnë vetëm të ankohen. Janë në gjendje të qahen gjatë gjithë ditës duke pritur dikë që të vij dhe ti ngushëllojë. Kur dalin nga depresioni, e plotësojnë kohën duke ndihmuar të tjerët, më pas sërish bien në depresion dhe kështu sillen gjithmonë në rreth.

K.A/Shqipmedia
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi