Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Dezdemona
Dezdemona
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Mendimtare

Regjistruar : 15/05/2016
Postime : 3163
Points : 3302
Reputacioni : 90
Medalje Red Medalje Blu Medalje3

Horoskopi Ditor....(Mund te shkruani horoskopin ditor ketu) - Faqe 2 Empty Re: Horoskopi Ditor....(Mund te shkruani horoskopin ditor ketu)

4th August 2017, 14:04
Message reputation : 100% (1 vote)
Horoskopi ditor, e premte 4 gusht 2017
Dashi

Do të keni nevojë për ndihmë nga ana e personave të tjerë, në mënyrë që të zgjidhni detyrimet tuaja, pasi në të kundërt nuk do mund të përfundoni në kohë diçka të rëndësishme. Më shumë nga sa mendoni, disa çështje do të bëhen shumë të rënda për t’u përballuar në raport me të kaluarën, ndoshta sepse keni nevojë për të pushuar.

Demi

Duhet të koordinoni disa evente, pasi mund të mos jetë rasti për t’u hedhur në veprim, gjë për të cilën mund të pendoheni. Mos kini shumë pretendime në këtë moment as ndaj vetes dhe as ndaj të tjerëve. Do të shikoni se hap pas hapi, do të dini si të veproni pa u shqetësuar aspak.

Binjakët

Kjo e enjte parashikon zhvillime nga pikëpamja profesionale, pasi një koleg i juaj do të jetë shumë kërkues dhe nuk përjashtohen tensionet. Duke qenë se jeni të rrëmbyer, do të ishte mirë të mbani veten nën kontroll, para se të thoni diçka apo të veproni.

Gaforrja

Gjatë kësaj dite nuk ka rëndësi se kush ka të drejtë apo gabim, pasi do të jeni gjithmonë ju që do të bëni një hap mbrapa. Por pavarësisht tërheqjes suaj, vështirë që tjetri të bëjë të njëjtën gjë. Bëjini sytë katër!

Luani

Kjo ditë do të vijë duke u tensionuar nga momenti në moment, por mos prisni gjë tjetër, duke qenë se e keni lënë veten disi pas dore. Duhet të keni vullnet të fortë, për të ndryshuar rrjedhën e gjërave.

Virgjëresha

Qetësia në këtë moment duket si mirazh në jetën tuaj, por pavarësisht kësaj nuk arrini të jeni të shqetësuar për një gjë në veçanti, por jeni të përhumbur në tym. Ndoshta puna, ose familja ju mbajnë në tension të vazhdueshëm dhe për këtë arsye e ndjeni veten nën presion. Njëlloj sikur nga një moment në tjetrin diçka do të ndodh, por nuk është kështu.

Peshorja

Duke pasur parasysh supe ndjeshmërinë tuaj gjatë kësaj dite, këshillohet që të tërhiqeni. Delegojini përgjegjësitë tuaja dhe mos u sforconi më kot, bëni vetëm atë që cilësoni si shumë të rëndësishme nga pikëpamja profesionale, ndërsa gjërat e tjera lërini deri sa të përmirësohet humori juaj.

Akrepi

Gjatë kësaj dite mund të krijoni afërsi me një person, i cili ju intereson shumë dhe që mund t’iu mësojë diçka. Kjo pasi do ju mundësojë njohje të reja, pikërisht në fushën në të cilën keni interes, për të realizuar një synim tuajin.

Shigjetari

Kjo e enjte do ju gjejë të vendosur, kur do të vini në zbatim një plan që keni menduar prej kohësh. Ndonëse të gjithë ju këshillojnë që të prisni një periudhë më të mirë, do këmbëngulni në të tuajën, pavarësisht nëse e keni mirë apo gabim.

Bricjapi

Gjatë kësaj dite do të jeni të mbushur me lumturi, por kjo do të jetë më shumë se një lumturi materiale. Do jetë e merituar për shkak të zgjedhjeve që keni bërë në sferën profesionale, e cila gjatë kësaj të enjte do të rezultojë mjaft e suksesshme. Dikush do ju ketë zili pozitivisht, për shkak se keni pasur kurajën që të tjerët, nuk do e kenë kurrë.

Ujori

Nëse gjatë ditës së sotme do të keni nevojë për relaks, mundohuni të krijoni kushtet, pa u stresuar shumë. Nëse kjo ka qenë një periudhë e mbushur me angazhime, e keni merituar, kështu që nuk ka arsye të vazhdoni me ritme të shfrenuara. Shëndeti, mund t’iu japë ndonjë shqetësim.

Peshqit

Gjatë kësaj dite mund të vlerësoni një person vetëm prej pamjes së tij ose për shkak të një diskutimi që do të dëgjoni. Kjo nuk është gjëja tipike e dikujt që nuk dëshiron t’i gjykojë të tjerët dhe që vetë nuk do të gjykohet. Do të nxirrni përfundime të gabuara, duke bërë që të largoni një njeri që e vlerësoni shumë… ndaj kujdes. /b.l/noa.al/
Dezdemona
Dezdemona
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Mendimtare

Regjistruar : 15/05/2016
Postime : 3163
Points : 3302
Reputacioni : 90
Medalje Red Medalje Blu Medalje3

Horoskopi Ditor....(Mund te shkruani horoskopin ditor ketu) - Faqe 2 Empty Re: Horoskopi Ditor....(Mund te shkruani horoskopin ditor ketu)

8th August 2017, 10:58
Message reputation : 100% (1 vote)
Horoskopi ditor, e shtunë 5 gusht 2017
Dashi

Dite e ngrohte dhe plot diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Komunikimi do mbizotërojë gjate gjithë kohës dhe do flisni hapur për gjithçka. Për beqaret do jete Plutoni ai do sjelle surpriza. Përgatituni për ndryshime te statusit aktual, por mund u tregoni impulsive. Ne planin financiar do iu jepen mundësi te mira si ta përmirësoni buxhetin. Përfitoni sa te mundni prej tyre.

Demi

Nëse lidhja juaj është e forte, kjo dite do jete mjaft e bukur dhe emocionuese. Do keni shume besim tek partneri dhe nuk do i mbani inat atij nëse do iu beje ndonjë kritike. Për beqaret do ketë me tepër rëndësi qetësia dhe mirëqenia. ta nuk do jene te fiksuar te krijojnë patjetër një lidhje. Financat do jene mjaft delikate. Mundohuni te mos nxitoheni qe te mos keni probleme te mëdha.

Binjaket

Fati do iu buzëqeshë çifteve sot. De e shtoni komunikimin dhe do bëni disa zgjedhje te rëndësishme. Ata qe kane pasur debate dhe mosmarrëveshje do pajtohen. Për beqaret priten dashuri me shikim te pare dhe gjithçka do ndryshoje ne jetën e tyre. Neptuni do iu ndihmoje te ruani ekuilibrin financiar dhe te kurseni disa para. Duhet te mendoni edhe për nesër.

Gaforrja

Jeta sentimentale e çifteve do varet shume nga humori me te cilin do zgjoheni. Shprehini ato qe mendoni, por mos kërkoni qe t’iu plotësohet çdo dëshirë. Disa beqare do takojnë shpirtin tyre binjak ndërsa disa te tjerë do vazhdojnë ende ta kërkojnë atë. Ne planin financiar nuk duhet te ndërmerrni me shume rreziqe sesa duhet sepse do keni probleme te mëdha.

Luani

Dite plot pasion dhe emocione te forta kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndiheni me se miri pranë atij qe keni ne krah dhe do filloni te mendoni për një te ardhme me te. Beqaret do pëlqejnë disa persona dhe nuk do dini çfarë te vendosin. Me mire merrni kohen e duhur për t’u menduar sesa te gaboni. Financat do jete te mira, por nuk është ende koha për investime te mëdha.

Virgjeresha

Hëna do iu nxite te jeni me provokuese ndaj partnerit sot dhe kjo mund te sjelle disa debate me te. Beni kujdes sepse disa mund te inatosen aq shume saqë debatet do jene te mëdha. Beqaret, nen influencën e Marsit nuk do e kërkojnë me ngulm personin e duhur, por do presin qe gjerat te rrjedhin vete. Ne planin financiar mund te kryeni transaksionet e duhura.

Peshorja

Bashkëpunimi do vazhdoje te jete i forte edhe gjate kësaj dite ndërmjet jush dhe partnerit. Do e dini mire çfarë i pëlqen tjetrit dhe do ia plotësoni dëshirat. Beqaret do kenë një dite shume te zakonshme dhe pa takime. Përfitoni për te kaluar pak me shume kohe me miqtë dhe familjaret. Ne planin financiar do keni fat dhe do kryeni disa shpenzime te domosdoshme.

Akrepi

Ata qe janë ne një lidhje do jene sharmante dhe joshës. Partneri do ndihet me fat qe iu ka ne krah dhe do krenohet ne çdo moment. Përgatituni edhe për ndonjë surprize. Beqaret do kenë mundësi me shumice për te filluar aventura emocionuese, por nuk do përfitojnë nga ato. Ne mendjen e tyre është vetëm dashuria e madhe dhe afatgjate, çka sot do mungoje.

Shigjetari

Te dashuruarit do kenë një dite te zakonshme dhe pa te veçanta. Një pjese e mire e beqareve ka mundësi te bien ne dashuri me persona qe nuk janë shume te përshtatshëm për ta. Kujdes me hapat qe do hidhni me tej sepse mund te lëndoheni mjaft. Ne planin financiar duhet te merrni masa strikte ne mënyrë qete mos keni vështirësi me vone.

Bricjapi

Gjate kësaj dite do jeni plot e përplot me angazhime dhe nuk do keni energji për jetën ne çift. Mos u mërzitni sepse partneri do iu kuptoje dhe do iu beje te ndiheni te dëshiruar. Beqaret edhe pse nuk do e kenë mendjen tek dashuria do përballen me takime mjaft interesante. Buxheti do ekuilibrohet pak nga pak nëse vazhdoni te tregoheni po kaq te matur sa sot me shpenzimet.

Ujori

Dite e qete dhe pa asgjë te veçante kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndiheni mire pranë atij qe keni ne krah dhe do e vazhdoni po njësoj komunikimin. Për beqaret do ketë disa ndryshime, megjithatë yjet këshillojnë t’i hidhni hapat me kujdes. Ne planin financiar duhet te jeni sa me vigjilente ne mënyrë qe te mos keni probleme dhe vështirësi. Ju mund ta bëni këtë.

Peshqit

Keni pasur mosmarrëveshje ne çift? Mos u mërzitni, duke filluar qe sot gjithçka do qartësohet dhe do jeni me optimiste mbi te ardhmen. Ne jetën e beqareve do ndodhin gjera te veçanta dhe emocionuese. Shfrytëzojeni deri ne maksimum ditën. Situata financiare do jete me e qëndrueshme se disa kohe me pare, por kjo nuk do te thotë qe ju te shpenzoni pa mbarim.


Dezdemona
Dezdemona
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Mendimtare

Regjistruar : 15/05/2016
Postime : 3163
Points : 3302
Reputacioni : 90
Medalje Red Medalje Blu Medalje3

Horoskopi Ditor....(Mund te shkruani horoskopin ditor ketu) - Faqe 2 Empty Re: Horoskopi Ditor....(Mund te shkruani horoskopin ditor ketu)

8th August 2017, 10:59
Message reputation : 100% (1 vote)
Horoskopi ditor, e dielë 6 gusht 2017
Dashi

Kujdes me ato qe do thoni ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite sepse atmosfera mund te tensionohet nga momenti ne moment. Mos e prishni harmoninë me dorën tuaj. Beqaret do jene mjaft impulsive dhe do bëjnë gabime ne zgjedhjen e personit te duhur. Situata financiare vështirë se do jete e qëndrueshme kështu qe ulni sa te mundni shpenzimet.

Demi

Jeta juaj ne çift nuk do ketë asnjë problem sot, megjithate mundohuni ta surprizoni me tepër partnerin. Beqaret do kenë disa propozime për te krijuar një lidhje, por do tregohen te matur. Dilni disa kohe me ta dhe i njihni me mire para se te vendosni. Ne planin financiar gjerat do shkojnë përgjithësisht mire. Disa do kryejnë edhe investimet me te domosdoshme.

Binjaket

Jeta sentimentale e çifteve do jete e ekuilibruar gjate kësaj dite. Do jeni te sjellshëm me njeri tjetrin dhe do i respektoni mendimet. Disa do vendosin te jetojnë bashke pas një kohe te gjate njohjeje. Beqaret do ndihen me mire fale ftesave qe do iu bëhen për te dale. E dini vete çfarë do bëni me tej. Klima ne planin financiar do jete e trazuar dhe delikate.

Gaforrja

Ata qe janë ne një lidhje do kalojnë një dite me debate dhe tension. Do konfliktoheni me partnerin mbi një teme delikate dhe nuk do jeni aspak te qete. Beqaret do i marrin gjerat shtruar dhe nuk do e kenë gjithë kohës mendjen tek krijimi i një lidhjeje. Ne planin financiar dita do jete e qete. Disa mund te bëjnë shpenzime te konsiderueshme dhe te nevojshme.

Luani

Do keni shume nevoje te dashuroheni ne mënyrë pasionante me atë qe keni ne krah sot dhe dëshira do iu plotësohet. Me ne fund do merrni fryme lirishte dhe do bëni atë qe ndjeni. Beqaret nuk do kenë fat te gjejnë personin qe aq shume kane ëndërruar dhe kjo do i beje te ndihen keq. Ne planin financiar Jupiteri do sjelle mirëqenie. Situata do jete me e mire sesa e mendonit.

Virgjeresha

Jeta juaj sentimentale do kaloje një faze paksa delikate gjate kësaj dite. Do keni mosmarrëveshje me partnerin mbi tema te nxehta. Kujdes! Mundohuni te tregoheni pak me te kuptueshëm. Beqareve do iu duket sikur dashuria nuk do vije kurrë për ta, por një takim interesant do ua ndryshoje mendjen. Financat serish do jene delikate. Kujdes me shpenzimet.

Peshorja

Hëna do e përkeqësoje klimën ne jetën tuaj sentimentale dhe do iu shtyje te tregoheni kërkues ndaj atij qe keni ne krah. Nëse partneri do jete me humor te mire gjerat do përmirësohen shpejt, ne te kundërt do përballeni me mosmarrëveshje te mëdha. Beqaret do kenë një dite pa takime. Ne planin financiar nuk është koha te merrni rreziqe te mëdha.

Akrepi

Nëse jeni ne një lidhje sot do iu plotësohen disa nga dëshirat me te zjarrta. Partneri do tregohet i gatshëm t’ua beje qejfin ne çdo moment ne mënyrë qe ju te ndiheni me se miri. Beqaret me shume gjasa do e gjejnë shpirtin e tyre binjak. Orët e mesditës janë me te favorshmet. Ne planin financiar do merrni iniciativa për ta përmirësuar situatën. Do ia dilni!

Shigjetari

Te dashuruarit duhet te përgatiten për emocione te mëdha gjate kësaj dite. Yjet do iu rezervojnë surpriza te mëdha dhe shpeshherë do iu duket vetja sikur jeni ne ëndërr. Beqaret pritet te kenë një takim vendimtar, por qe yjet këshillojnë maturi me hapat qe do hedhin. Ne planin financiar do keni fat dhe do shpenzoni pa u shqetësuar për ato qe keni menduar.

Bricjapi

Nëse jeni ne çift mos u “hakmerreni” me partnerin për disa debate te vjetra sepse do e prishnit menjëherë atmosferën qe është krijuar. Lëreni pas te shkuarën dhe mendoni vetëm për te ardhmen. Nëse jeni ende vetëm, sot do jeni te shpërqendruar dhe nuk dini çfarë te bëni me pare. Financat nuk do kenë përmirësime, por as tronditje te mëdha.

Ujori

Do i kushtoni shume vëmendje sot atij qe keni ne krah dhe do kaloni momente te mrekullueshme pranë tij. Ai nga ana tjetër ka kohe qe po mendon t’iu beje një propozim qe mund t’ua ndryshoje për mire rrjedhën e jetës. Beqaret do jene joshës dhe do flirtojnë pa pushim. Ne planin financiar do përballeni me problemet qe keni pasur dhe do iu gjeni zgjidhje.

Peshqit

Mos u tregoni shume indiferente ndaj atij qe keni ne krah sot sepse jo vetëm qe ai mund te mërzitet, por as vete nuk do ndiheni mire. Toleroni me tepër. beqaret pritet te takojnë një person interesant me te cilin ia vlen te krijosh një lidhje. Përfitoni! Ne planin financiar do jeni me fat sepse do merrni një shume te konsiderueshme nga një pune qe keni bere. Situata do përmirësohet.
Dezdemona
Dezdemona
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Mendimtare

Regjistruar : 15/05/2016
Postime : 3163
Points : 3302
Reputacioni : 90
Medalje Red Medalje Blu Medalje3

Horoskopi Ditor....(Mund te shkruani horoskopin ditor ketu) - Faqe 2 Empty Re: Horoskopi Ditor....(Mund te shkruani horoskopin ditor ketu)

8th August 2017, 11:01
Message reputation : 100% (1 vote)
Horoskopi ditor, e hënë 7 gusht 2017
Dashi

Kujdes me ironinë gjate kësaj dite sepse do keni probleme me partnerin. Me mire thuajini gjerat ashtu si i mendoni. Beqaret do ëndërrojnë shume dhe askush nuk do i pengoje te mendojnë tek dashuria ideale. Ju do shpresoni deri ne sekondën e fundit dhe ne fakt do bëni mire. Ne planin financiar do jete Marsi ai qe do iu ndihmoje te jeni me te organizuar.

Demi

Nëse kujdeseni me tepër pe rate qe keni ne krah dhe nuk e lini vetëm për asnjë moment, gjerat do shkoje me se miri ne jetën tuaj ne çift. Beqaret do jene edhe me te privilegjuar dhe do takojnë personi n e ëndrrave. Përgatituni për emocione te papërshkrueshme. Planetët do jene aleatet me te mire ne planin financiar. Ata do iu ndihmojnë te mos keni asnjë vështirësi.

Binjaket

Fale mbështetjes qe do iu japë Jupiteri gjate kësaj dite do e përmirësoni marrëdhënien ne çift dhe do përjetoni momente te paharruara. Mosmarrëveshjet qe keni pasur do i harroni përgjithmonë. Beqaret do kenë mundësi te shumta për aventura, por disa do kenë takimin vendimtar. Situata financiare do jete e qëndrueshme dhe nuk pritet as problemi me i vogël.

Gaforrja

Dite e favorshme kjo e sotmja për jetën sentimentale te të dashuruarve. Surprizat e bukura do jene te njëpasnjëshme dhe emocionet gjithashtu. Beqaret do ndihen mire edha ashtu si janë e nuk do kërkojnë te krijojnë lidhje serioze. Tani për tani ata do duan ta shfrytëzojnë lirinë qe kane. Ne planin financiar do keni vetëm një objektiv: te rritni te ardhurat. Do ia arrini qëllimit.

Luani

Komunikimi ne çift do jete shume i mire gjate kësaj dite dhe do flisni hapur për gjithçka sot. Edhe pse do shfaqen persona interesante dhe joshës, ju nuk do tundoheni aspak për te kaluar ndonjë aventure te shkurtër. Beqaret do tërhiqen nga disa persona interesante, por nuk do guxojnë t’i shprehin ndjenjat. Financat do jene përgjithësisht te mbrojtura.

Virgjeresha

Dite e bukur dhe e mbushur me lumturi sot. Do ndiheni si ne ëndërr pranë atij qe dashuroni. Shprehjani edhe ju sa te mundni ndjenjat. Beqaret do gjenden përpara një zgjedhjeje te vështirë prandaj duhet te mendohen mire para se te vendosin. Për financat do jete dite e paqëndrueshme. Kujdes me çfarëdo lloj shpenzimi qe do bëni nëse nuk doni te keni probleme.

Peshorja

Fale mbështetjes se planetëve do tregoheni me te hapur me partnerin tuaj dhe do ia shprehni atij te gjitha pakënaqësitë. Ne këtë mënyrë ai do e kuptoje mërzitjen tuaj dhe do mundohet ta përmirësoje situatën. Beqaret do kenë disa takime te këndshme, por do jene te pavendosur. Financat fatmirësisht nuk do jene problematike dhe mund te bëni shpenzimet e duhura.

Akrepi

Kujdes, nen influencën negative te Neptunit partneri juaj do tregohet me i rrepte dhe nuk do toleroje asgjë. Mundohuni te mos i shkoni kundër nëse nuk doni qe situata te përkeqësohet. Beqaret do kalojnë një dite te qete dhe pa takime mbresëlënëse. Kjo nuk do jete dita e tyre. Ne planin financiar tregohuni te arsyeshëm me shpenzimet nëse doni qe situata te jete e qëndrueshme.

Shigjetari

Dite e favorshme kjo e sotmja për dashurinë. Ata qe janë ne një lidhje do mendojnë te hedhin hapa me tej, ndërsa ata qe janë vetëm do jene te vendosur për ta bere për vete personin qe pëlqejnë prej kohesh. Fati do jete ne anën tuaj ne çdo moment. Ne planin financiar duhet te shmangni transaksionet e mëdha. Nuk është koha e duhur për to.

Bricjapi

Tregohuni besnike ndaj partnerit tuaj sot dhe mos mendoni për asnjë moment ta tradhtoni. Vërtet mund t’iu dalin para persona simpatike, por zemrën e te dashurit tuaj askush nuk e ka. Beqaret do mërziten mjaft për shkak se nuk do arrijnë te krijojnë as sot lidhjen e dëshiruar. Ne planin financiar do keni energjinë e duhur për te përballuar problemet.
Ujori

Mos i kërkoni partnerit tuaj gjera te pamundura sot sepse do e mërzitni atë. Jo gjithçka mund te arrihet menjëherë. Mbrëmja do jete e këndshme. Beqaret nuk duhet te nxitohen për asgjë sepse mund te bëjnë gabime te pa rikthyeshme. Ka kohe për gjithçka. Financat do jene ne përgjithësi pozitive dhe pa probleme. Vazhdoni te tregoheni ende te matur me çdo lloj shpenzimi.

Peshqit

Klima ne jetën ne çift do jete sa shpërthyese po aq edhe e ngrohte sot. Here do dashuroni ne mënyrë pasionante e here do debatoni fort për gjera te kota. Kujdes mos e teproni. Beqaret do kenë një takim entuziazmues i cili mund t’ua ndryshoje tërësisht jetën. Ne planin financiar nuk duhet te nxitoheni për asgjë sepse do keni probleme me vone.
Dezdemona
Dezdemona
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Mendimtare

Regjistruar : 15/05/2016
Postime : 3163
Points : 3302
Reputacioni : 90
Medalje Red Medalje Blu Medalje3

Horoskopi Ditor....(Mund te shkruani horoskopin ditor ketu) - Faqe 2 Empty Re: Horoskopi Ditor....(Mund te shkruani horoskopin ditor ketu)

8th August 2017, 11:01
Message reputation : 100% (1 vote)
Horoskopi ditor, e martë 8 gusht 2017
Dashi

Dëshira për ndryshim do ju bëjë që të aspironi diçka tjetër dhe në jetën sentimentale do të ndiheni gati për të kthyer faqe. Shmangni gjërat që ju krijojnë probleme. Mundësi të mira do të ofrohen për ata që janë vetëm dhe që duan të nisin një lidhje të re dashurie. Dita do të jetë mjaft pozitive. Në punë do të keni luhatje humori, por mundohuni që të jeni sa më koherentë për të mos kompromentuar pozicionin tuaj.

Demi

Në dashuri duhet të gjeni arsyet e keqkuptimeve me partnerin/en dhe të mundoheni të jepni zgjidhje. Një person xheloz për ju, në familje do ju bezdisë. Për ata që janë vetëm, dita do të nisë me disa kapriço. Mos i lini pas dore miqësitë që keni përzemër.

Nëse duhet të përballeni me një mbledhje në punë apo një analizë të rëndësishme, angazhohuni plotësisht dhe gjithçka do të shkojë mirë.

Binjakët

Nga e kaluara do të rikthehet në jetën tuaj një i njohuri i vjetër, i cili mund të ndryshojë jetën tuaj sentimentale. Bëni kujdes të mos bini pre e iluzioneve, pasi me shumë mundësi asgjë nuk ka ndryshuar. Ndërkohë, ata që janë vetëm, duhet të bëjnë sytë katër dhe të mos i besojnë një miku që shtiret si i sinqertë. Në punë, do të arrini të zgjidhni një problem pavarësisht mungesës së armëve në dispozicion. Nga kjo ditë do të nisë një rrugëtim që do ju çojë drejt suksesit.

Gaforrja

Gjatë kësaj dite do të merreni me blerje të rëndësishme dhe me shtëpinë. Në harmoni të plotë me partnerin, do të bëni shpenzime për të arreduar strehën tuaj. Kush është vetëm, do të shfaqë tërheqje ndaj një të linduri të shenjës së Bricjapit. Ka shumë mundësi që të nisë diçka serioze. Shmangni investimet dhe spekulimet në punë. Bëni mirë të tregoni kujdes, pasi do të ketë shpenzime më të rëndësishme në vijim.

Luani

Sensi juaj i korrektësisë do ju ndihmojë që të merrni vendimet e duhura lidhur me një histori dashurie që nuk po shkon siç duhet. Nëse është e nevojshme merrni një periudhë për të reflektuar. Për ata që janë vetëm, priten lajme të mira në ardhje lidhur me një person që i përket së kaluarës. Takimi me të do të sjellë gjëra të reja.

Grinta dhe vendosmëria në punë, do ju ndihmojnë që të mirëprisni mundësitë e duhura. Tregohuni të kujdesshëm ndaj zgjedhjeve tuaja.

Virgjëresha

Duket si një ditë monotone, por nuk është aspak e tillë. Ndonjë zhvillim në dashuri do ju ngjallë dyshime dhe pasiguri, por ju do të dini si të përballoni çdo situatë. Ata që janë vetëm, do mund të sqarohen me disa persona që ju kanë krijuar probleme. Sinqeriteti dhe vendosmëria do të vlerësohen. Në sferën profesionale bëni kujdes në raportin me kolegët dhe komunikimin me ta. Raportet njerëzore do të ngrohin ambientin e punës dhe do të krijojnë harmoni.

Peshorja

Marsi do të ndikojë fuqishëm në shenjën tuaj, sidomos në gjysmën e dytë të ditës, duke ju krijuar situata ankthi dhe tensioni me një familjarin tuaj. Me partnerin/en komunikimi do të jetë i mirë, por mos u përfshini nga xhelozi të kota. Ata që janë vetëm do mund të kalojnë një mbrëmje simpatike me miqtë. Do të ndiheni të lodhur së kërkuari dashuri.

Në punë, gjatë kësaj dite do të keni mundësi të papërsëritshme, por mos merrni vendime të nxituara dhe kërkoni ndonjë këshillë sepse do ju duhet.

Akrepi

Nëse ju duket se sfera e ndjenjave nuk po shkon siç duhet, mendoni më të mirën për ju. Kushtojini kohën tuaj të lirë dikujt që ka nevojë që të shfryhet. Ata që janë vetëm, mund të marrin propozime interesante për të ardhmen. Gjatë kësaj të marte, mund të merrni në konsideratë një zgjedhje e cila mund të ndryshojë jetën tuaj, sa i takon sferës profesionale. Një telefonatë që prisnit prej kohësh, do të rezultojë vendimtare.

Shigjetari

Sfera e dashurisë shkon më së miri dhe kjo e martë do të kalohet në mënyrë të mrekullueshme, së bashku me partnerin/en. Bëni kujdes ama që të mos jeni posesiv.

Kush është vetëm do të ketë mundësi të mira për të nisur një lidhje.

Në punë do të keni mundësi të mira dhe do mund të korrni frytet e muajve të tërë sakrificash.

Bricjapi

Yjet ju sugjerojnë strategjitë më të mira për të përdorur në fushën e ndjenjave dhe do të merrni çfarë dëshironi. Do ta gjeni veten të rrethuar nga njerëz të dashur. Ata që janë vetëm mund të kenë takime vendimtare lidhur me fushën e dashurisë, por duhet t’i bëjnë sytë katër, për të njohur personin e duhur. Në punë do të thirreni për të bërë zgjedhje të rëndësishme për të ardhmen. Fokusohuni mirë në prioritetet tuaja në mënyrë që të mos gaboni.

Ujori

Kjo e martë do të jetë mjaft pozitive për dashurinë, me shumë pak kundërshti dhe me bashkëpunim të madh. Do të jeni në të njëjtën linjë me partnerin/en për gjithçka dhe kjo gjë do ju bëjë të dyve të lumtur. Ata që janë vetëm, mund të mësojnë një sekret lidhur me një person që sapo e kanë njohur. Duhet të tregohen të kujdesshëm që të mos bëjnë pyetje jo diskrete. Sa i takon sferës profesionale veproni me vendosmëri drejt projekteve më ambicioze. Ky është momenti për të përmirësuar situatën tuaj në punë, por edhe sa i takon ekonomisë.

Peshqit

Bëni mirë të qartësoni disa gjëra, para se të vijoni me lidhjen tuaj. Është mirë që të dialogoni dhe të sqaroni gjërat, në vend që të mbani mëri dhe të rrini të mënjanuar. Kjo e martë do të jetë mjaft e frytshme për disa nga të lindurit e kësaj shenje që janë vetëm, pasi do mund të gjejnë personin e duhur. Në punë, sigurohuni mirë lidhur me një propozim që do ju bëhet. Të besuarit është gjë e mirë, por të mos zënit besë është edhe më mirë.
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Horoskopi Ditor....(Mund te shkruani horoskopin ditor ketu) - Faqe 2 Empty Re: Horoskopi Ditor....(Mund te shkruani horoskopin ditor ketu)

8th September 2017, 09:25
Horoskopi ditor 8 Shtator 2017 nga Susan Miler


DASHI

Do bashkëpunoni mjaft e mate qe keni ne krah sot dhe se bashku do vendosni për gjithçka. Disa do mendojnë t’i çojnë gjerat me tej drejt një lidhjeje me serioze. Beqaret do jene serish te mërzitur sepse nuk do e gjejnë atë qe po kërkojnë. Ne planin financiar do përballeni me pasojat e pamaturisë suaj te dikurshme. Situata do jete goxha e vështirë, prandaj kujdes!

DEMI

Tensioni dhe debatet e zjarrta do jene ne rend te ditës se sotme për çiftet. Do e merrni për keq çdo kritike qe do iu beje partneri dhe nuk do e kuptoni se ai e bën gjithçka për te mirën tuaj. Beqaret do kalojnë një dite te qete dhe me shume pak takime. Sektori i financave do ketë ndryshime te mëdha. Do merrni një shume te madhe parash nga dikush dhe situata do stabilizohet.


BINJAKET

Do tregoheni shume te kuptueshëm me partnerin tuaj sot dhe do ia falni ndonjë gabim te vogël. Me e rëndësishmja nga te gjitha është dashuria qe ai ndjen për ju sepse gabime te gjithë bëjmë. Beqaret do njihen me persona te rinj dhe mjaft interesante. Mos i lini këto mundësi t’iu ikin nga duart. Ne planin financiar duhet te shmangni operacionet e mëdha. Nuk është ende koha.



GAFORRJA

Me shume sesa për një dite pasionante dhe emocionuese do preferoni një dite te qete dhe me diskutime te gjata. Do i shprehni atij qe keni ne krah dëshirën e madhe për te krijuar një familje. Beqaret nuk duhet ta humbasin optimizmin edhe nëse nuk e gjejnë atë qe po kërkojnë. Gjithçka ndodh për një arsye. Klima ne planin financiar do jete e ngrohte dhe pa re.



LUANI

Ambienti ne çift do jete shume i qete gjate kësaj dite. Do i përmbushni te gjitha detyrimet qe keni ndaj partnerit dhe do ndiheni me se miri ne krahët e tij. Beqaret nuk do dëshirojnë aspak te nisin aventura apo flirte dhe do mbeten serish vetëm. Ne planin financiar, ekuilibri do jete i mbrojtur, por kjo nuk do te thotë qe te shpenzoni sa te doni. Mbani gjithmonë një lloj kufiri.



VIRGJERESHA

Ata qe janë ne një lidhje do kalojnë një dite shume te qete dhe pa asnjë veçanti. Me ne fund beqaret do e kuptojnë se çfarë duan ne te vërtetë. Nuk do mendojnë me për aventura te shkurtra, por do mundohen te bëjnë çmos për te gjetur personin ideal. Ne planin financiar do keni fat dhe do arrini ta përmirësoni buxhetin. Mund te kryeni edhe investimet e menduara prej kohesh.



PESHORJA

Dita e sotme do jete e qete dhe pa asnjë problem. Mirëqenia dhe mirëkuptimi do mbizotërojë gjate gjithë kohës. Edhe ata qe kane pasur zënka do i sqarojnë sa hap e mbyll sytë. Beqaret nuk do e kenë mendjen te krijojnë një lidhje, por nuk do i rezistojnë dot sharmit te një personi qe do iu kaloje pranë. Buxhetin duhet ta menaxhoni me më shume kujdes dhe maturi.



AKREPI

Qëndrueshmëria dhe sensualiteti do mbizotërojë gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Çdo gjë do shkoje me se miri dhe do ndiheni me fat qe keni dike si partneri ne krah. Shprehjani atij këtë. Beqareve do iu rrahe zemra me fort se me pare fale një takimi impresionues. Te ardhurat nuk do jete shume te mëdha, megjithatë fale maturisë do ruani stabilitetin.



SHIGJETARI

Do jeni te gatshëm te bëni lëshime ne jetën tuaj ne çift sot dhe marrëdhënia me partnerin do jete me e mire. Disa do marrin edhe disa vendime radikale. Beqaret do shkëlqejnë dhe do e kenë te thjeshte ta gjejnë dashurinë. Ne planin financiar do përballeni me probleme te mëdha, por disa te afërm do iu ndihmojnë mjaft te dilni sa me shpejt nga tuneli ku jeni futur.



BRICJAPI

Do keni shume dëshirë te dilni e te argëtoheni me partnerin tuaj sot, por ai nuk do jete shume ne qejf. Kujdes, kjo nuk është një arsye qe ju ta tradhtoni. Beqaret do bëjnë për vete shume persona, por vetëm njeri prej tyre do jete me i përshtatshmi. Financat do përmirësohen mjaft. As vete nuk e kishit menduar se gjithçka mund te ndodhte kaq shpejt.




UJORI

Venusi do jete mjaft i favorshëm sot për jetën sentimentale te çifteve. Ai do iu nxite te tregoheni me tolerante dhe te kuptueshëm. Beqaret nga ana tjetër do jene gjithë kohës ne kërkim, por nuk do kenë fat as sot. As aventurat nuk do jene te privilegjuara. Financat do kenë përmirësime fale një shume te ardhurash qe do fitoni nga ndenje lotari.





PESHQIT

Do jeni me te disponueshem për atë qe keni ne krah sot dhe do ia plotësoni te gjitha dëshirat. Janë pikërisht planetët ata qe do krijojnë një atmosfere stimuluese. Beqaret do joshin pa pushim dhe do arrijnë te bëjnë për vete një person interesant. Situata financiar do filloje te stabilizohet dalëngadalë, por ju duhet te tregoheni me te duruar.
Dezdemona
Dezdemona
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Mendimtare

Regjistruar : 15/05/2016
Postime : 3163
Points : 3302
Reputacioni : 90
Medalje Red Medalje Blu Medalje3

Horoskopi Ditor....(Mund te shkruani horoskopin ditor ketu) - Faqe 2 Empty Re: Horoskopi Ditor....(Mund te shkruani horoskopin ditor ketu)

11th October 2017, 10:38
Horoskopi ditor - 11.10.2017
Dashi
Lidhja me partnerin do filloje te përforcohet gjate kësaj dite. Do ndiheni me te qete pas një periudhe jo shume te mire qe keni kaluar. Beqaret do influencohen mjaft nga yjet dhe do ketë takime pa fund. Njihuni mire me personat qe do takoni dhe me pas vendosni çfarë do bëni. Financat nuk do jene te këqija prandaj mund te kryeni shpenzimet e nevojshme.

Demi
Mirëqenia, bashkëpunim dhe komunikim. Kjo dite do jete edhe me e mire sesa çiftet e kishin menduar prandaj duhet ta shfrytëzojnë deri ne sekondën e fundit. Beqaret nuk do jene ne humor te mire për te krijuar një lidhje kështu qe me mire te presin. Dielli do iu ndihmoje te riorganizoni te ardhurat. Nëse vazhdoni ne këtë rruge shume shpejt do vijnë edhe përmirësimet.


Binjaket
Do e dëgjoni me kujdes atë qe keni ne krah dhe do ia plotësoni dëshirat me te zjarrta. Jo vetëm ai, por edhe ju do ndiheni me se miri. Ata qe kane shume kohe bashke do hedhin një hap me tej. Beqaret qe mendojnë se dashuria i ka harruar do realizojnë takimin me te bukur te jetës se tyre. Ne planin financiar do keni fat me shumice dhe çdo gjë do shkoje për mrekulli.


Gaforrja
Nuk duhet te tregoheni shume autoritare gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift sepse do keni probleme te mëdha me partnerin. Beni çmos te toleroni me tepër. Beqaret do njihen me një person shume serioz. Ne fakt po ta njohin me mire atë do e kuptoni se është një njeri me shume vlera. Për te rritur financat nuk duhet te bëni çdo lloj sakrifice sepse do pendoheni.


Luani
Sektori i dashurisë do jete mjaft i favorizuar gjate kësaj dite. Do flisni me partnerin për gjithçka madje te dy se bashku do bëni plane për një te ardhme. Beqaret duhet me patjetër te largojnë turpin nëse duan te gjejnë dike. E kush mund t’iu gjeje nëse ju gjithmonë fshiheni pas diçkaje apo dikujt? Ne planin financiar do iu duhet shume durim dhe këmbëngulje për ta përmirësuar situatën.


Virgjeresha
Ka shume gjasa qe ta lini paksa pas dore jetën tuaj ne çift sot dhe kjo mund te sjelle disa probleme me vone. Jeta familjare do iu marre shume kohe. Beqaret do ia kalojnë mire pranë miqve te ngushte dhe nuk do kërkojnë me ngulm dike. Financat do jene goxha te mira kështu qe mund t’iu lejohet edhe ndonjë çmenduri e vogël me shpenzimet.


Peshorja
Dite delikate kjo e sotmja për te dashuruarit. Do debatoni ashpër mbi disa tema delikate dhe serish nuk do bini dakord. Me mire do jete te largoheni paksa nga njeri-tjetrin sepse nuk i dihet deri ku mund te shkoje nervozizmi. Beqaret do vazhdojnë te jene ne kërkim te dashurisë, por prape nuk do e gjejnë. Me financat nuk duhet te tregoheni aspak te pamatur.


Akrepi
Ju qe jeni ne një lidhje mos prisni ndonjë mrekulli sot. Nëse atmosfera ka qene e tensionuar nuk pritet qe te rivendoset menjëherë qetësi, ndërsa nëse bashkëpunimi ka kohe qe ka filluar gjithçka do shkoje edhe me mire. Beqaret do jene ne kërkim te dashurisë se madhe e cila ka gjasa te shfaqet shume shpejt. Financat fatmirësisht do jete goxha te qëndrueshme.


Shigjetari
Edhe pse do jene te shumte personat qe do iu joshin dhe do kërkojnë t’iu bëjnë për vete, ju nuk do bini ne tundim sot. Dashuria për partnerin është aq e madhe dhe e rëndësishme për ju saqë asgjë nuk mund t’iu shkëputë prej tij. Beqaret duhet te tregohen ashtu si janë dhe jo te improvizojnë e te gënjejnë. Vetëm kështu do tërheqin vëmendjen. Financat nuk do jene te këqija.


Bricjapi
Do i tregoni partnerit tuaj sa shume e dashuroni sot dhe do ia shprehni ndjenjat me mënyra te ndryshme. Edhe ai do tregohet i përkujdesur me ju dhe do iu përkëdhele mjaft. Beqaret do jene te mbyllur ne vetvete dhe nuk do i shfrytëzojnë mundësitë qe do iu jepen për takime. Ne p;lanin financiar ka rrezik te bëni disa gabime te pafalshme qe mund t’iu sjellin probleme serioze.


Ujori
Merkuri do jete i pozicionuar mire sot ne planin sentimental te çifteve. Ai do iu nxite te tregoheni me te duruar dhe me te kuptueshëm me partnerin. Beqaret do kenë takime, por nuk duhet t’i besojnë shume instinktit te pare dhe te fillojnë lidhje shpejt e shpejt. Ne planin financiar do arrini te kryeni transaksione te rëndësishme. Situata do jete goxha e qëndrueshme.


Peshqit
Ndjenjat për partnerin do jene edhe me te thella sot, por do e keni te vështirë t’ia shprehni atij te gjitha. Mundohuni te qëndroni sa me shume kohe me te ne mënyrë qe te keni mundësi te flisni me qetësisht. Beqaret nuk do e gjejnë as sot personin ideal dhe kjo do i merite paksa. Financat nuk do kenë asnjë problem edhe sikur te kryeni ndonjë shpenzim me tepër.
Sponsored content

Horoskopi Ditor....(Mund te shkruani horoskopin ditor ketu) - Faqe 2 Empty Re: Horoskopi Ditor....(Mund te shkruani horoskopin ditor ketu)

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi