Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

Prof. Dr. Zymer Ujkan Neziri, Instituti Albanologjik i Prishtinës     EPOSI I KRESHNIKËVE: MONUMENT I TRASHËGIMISË KU­L­TU­RO­RE  SH­QI­P­TARE. P Empty Prof. Dr. Zymer Ujkan Neziri, Instituti Albanologjik i Prishtinës EPOSI I KRESHNIKËVE: MONUMENT I TRASHËGIMISË KU­L­TU­RO­RE SH­QI­P­TARE. P

3rd February 2017, 13:42
Prof. Dr. Zymer Ujkan Neziri, Instituti Albanologjik i Prishtinës
 
EPOSI I KRESHNIKËVE: MONUMENT I TRASHËGIMISË KU­L­TU­RO­RE
SH­QI­P­TARE. PËRPJEKJE PËR PËRGATITJEN E DOSJES  PËR UNE­S­C­O­
 
Ligjëratë dhe shfaqja e dokumetarit Eposi i Kreshnikëve në Universitetin ‘’Eqrem Çabej’’,
                                            Gjirokastër, më 14 maj 2015
 
 
Hyrje
Këngët shqiptare të Eposit të Kreshnikëve janë cikël këngësh epike heroike legjendare. Ato konsiderohen ndër shtyllat më të rëndësishme artistike të kulturës shpir­tërore të shqiptarëve. Eposi i Kreshnikëve është jehonë poetike disa­sh­tre­sore e jetës së përbashkët[url=#_ftn1][1][/url] (sh.VI-VIII), por edhe e konflikteve disa­she­ku­llore ndëretnike,[url=#_ftn2][2][/url] e kacafytjeve dhe e përgjakjeve ilire-shqiptare me ar­dhë­sit sllavë të jugut në Iliri (Ballkan), që nga fillimi i ardhjes së tyre e deri në shekullin XIV, sidomos në shekujt XIII-XIV, kur ky konflikt u acarua dhe u zgjerua, siç thotë historiani A. Buda (1986), në kohën e forcimit të pu­sh­tetit feudal qendror serb të dinastisë së Nemanjiqëve.[url=#_ftn3][3][/url] Edhe epikologu gjerman M. Lam­bertz (1958) pajtohet se këto këngë «rrjedhin nga koha e dyndjes së sllavëve nëpër Danubin e Poshtëm në Ballkan dhe ruajnë ende kujtimin e luftërave të vjetra të ilirëve ose shqiptarëve kundër sllavëve, që u dyndën në kohën rreth vjetëve 700-800».[url=#_ftn4][4][/url] Këto këngë janë ndër eposet e fundit aktive në Evropë në fillim të këtij mijëvjeçari dhe me të drejtë thuhet se e ka vendin në arealin e epikës botërore.[url=#_ftn5][5][/url] 
 
1. Eposi i Kreshnikëve
1.1. Eposi i Kreshnikëve dhe këngët epike ilire
Eposi i Kreshnikëve është vazhdimësi e ciklit të këngëve epike ilire, meqë ilirët i kanë pasardhës shqiptarët e sotëm, prandaj këngët epike ilire janë paraprijëse të Eposit të Kreshnikëve. Se ato pas­qyrojnë vepra heronjsh që nga periudha antike, kjo vërehet edhe në elementin mitiko-përr­a­ll­or, thotë epi­kologu D. Shala (1985).[url=#_ftn6][6][/url] Jeta epike ilire gjatë pe­ri­u­dhës shu­më­she­ku­llo­re­ të luftës dhe të kryengritjeve kundër romakëve ka prodhuar këngë epike, të cilat janë hallkë lidhëse me Epo­sin të Kreshnikëve. Ndonëse mungojnë dë­shmi të kohës antike të këngëve epike ilire, ka dësh­mi ndihmëse historike, arkeologjike e linguistike. Linguisti kroat R. Katiçiq (1988) sjell dë­shmi për këngët epike ilire, e duke folur për formulat e stërlashta të këngëve epike në­ Iliri, në ba­zë të dëshmive antro­po­no­mike e homonimike ilire.[url=#_ftn7][7][/url]
 
1.2. Eposi i Kreshnikëve dhe ciklet e këngëve epike historike
Eposi i Kreshnikëve është paraprijës i cikleve të këngëve epike historike te shqiptarët, që fillojnë nga cikli i Betejës së Kosovës (sh.XIV), cikli i këngëve të Skënderbeut (sh. XV) dhe ciklet e tjera të mëvonshme (sh. XVI e XVII), sidomos ato të periudhës së Ali pashë Te­pelenës e të Mahmut pashë Bushatit (sh. XVIII e XIX), të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (sh. XIX), të fazës së fundit të kryengritjeve kundërosmane (fillimi i shek. XX), të Lëvizjes Kaçake ndërmjet dy luftërave botërore e deri te cikli i Luftës Çlirimtare 1997-2001. Këto dy epose heroike bash­kë­je­to­­jnë edhe sot, nga viti 1389.
 
2. Eposi i Kreshnikëve dhe lahutarët
2.1. Këngët e Eposit të Kreshnikëve këndohen nga lahutarët, të cilët janë rapsodë që dallohen për  zërin e tyre tërheqës, për mjeshtërinë e të rënit të lahutës dhe për teknikën e mb­a­me­ndjes së var­gje­ve, siç ishte lahutari i A. Llordit nga krahina e Plavës dhe e Gucisë, Ad­em Brahimi[url=#_ftn8][8][/url]. Ata janë të njohur edhe për mjeshtërinë e rikrijimit të vargjeve të harruara. Përveç këtyre veçorive, te la­hu­tarët e dalluar hetohen edhe aftësia e paraqitjes krahasuese dhe hiperbolike të heronjve, si dhe aftësia e ndërtimit të tipareve fantastike të per­so­na­zheve. Lahutarët janë kryesisht ble­g­­torë, shu­mi­ca të lindur në zonat malore ose ko­d­ri­nore-malore. Lahutarët e njohur dinë mbi dhjetë mijë vargje.[url=#_ftn9][9][/url] Lahutarët janë kryesisht me­shkuj, por ka edhe femra lahutare në Shqipërinë e Veriut.[url=#_ftn10][10][/url]
Kën­dojnë meshkujt, kryesisht, po edhe femrat, si Ajshe Muriqi (Rugovë), Lumturie Nonaj (Le­zhë) etj.
 
2.2. Moshat e këngëtarëve dhe të tregimtarëve janë nga më të ndryshmet, nga 20 e deri në 100 vjet. Gjokë Nonaj (Lezhë) tash ka 105 vjet. Nuk dallime të përkatësisë fetare. I këndojnë, si dikur, pjesë­ta­rët e të dy besimeve: muslimane dhe krishtere. Në krahasim me brezat e mëpar­shëm, tash nuk ka që nuk dinë shkrim e lexim. Shumica e tyre tash kanë të kryera edhe shkolla të mesme, e disa edhe studime të larta.
 
 2.3. Ka ende vijimësi familjare të trashëguar në repertorin e këngëtarëve dhe të tregimtarëve. Por, ka edhe të tjerë që repertorin e kanë formuar jashtë rendit familjar dhe rajonal, sepse këngët i kanë mësuar nga incizimet me magne­tofon. Ka dëshmi në terren se disa kë­ngë­tarë të tjerë, që kanë këngë të kreshnikëve në repertorin e tyre, ato i kanë mësuar nga lib­rat.
 
2.4.  Shumica e këngëtarëve dhe e tregimtarëve besojnë se eposi ynë heroik legjendar do të vazh­dojë jetën  e vet. Por, do pasur parasysh edhe jetën dinamike dhe ndryshimet në shoqërinë shqi­ptare: se tash në odat tona ka më pak dëgjues që këngën e dëgjojnë deri në një orë e më shumë, kurse dasmat e gazmendet tash po bëhen në salla restaurantesh, që po i zëvendësojnë odat. Pa­staj, ende nuk kemi festivale të veçanta për këngët e këtij lloji, kurse në programet shko­llore ende ka pak vend për to, se në fakultetet  filologjike nuk mësohet lënda Eposi i Kresh­ni­këve.
 
2.5. Lahutarët i këndojnë këto këngë në përcjellje të instrumentit muzikor me një tel, që quhet lahutë. Lahuta është instrument muzikor kryesor për për­c­je­lljen e këngëve të Eposit të Kresh­ni­këve. Këto këngë këndohen edhe me për­cjellje të çiftelisë me dy tela, që është po ashtu ins­tru­m­ent muzikor mjaft i për­hapur ndër shqiptarë. Këndohen edhe me për­c­je­llje të sharkisë, vegël mu­zi­kore me tri palë tela. Lahuta përfaqëson akretipin më të lashtë të veglave kordofone me hark të kontinentit evropian.[url=#_ftn11][11][/url] Lahuta është e ngritur edhe në shka­llë kulti. Kulti i lahutës në familjen shqi­ptare është i përhapur, ashtu siç ekziston një respekt shenjtërues për këngët e kreshnikëve.[url=#_ftn12][12][/url] Zbukurimi i saj me figura totem[url=#_ftn13][13][/url] po ashtu është mjaft i përhapur, ku vend qendror zëne figurat totem dhia e egër dhe gjarpri.[url=#_ftn14][14][/url]
 
2.6. Zonat e lahutës dhe gjeografia e shtrirjes së këngëve të Eposit të Kreshnikëve është gjith­a­shtu çështje me interes. Zonat kryesore të lahutës në Shqipërinë e Veriut janë: Malësia e Madhe (Koja, Triepshi, Gruda, Hoti, Kelmendi, Shkreli, Kastrati), Shala e Shoshi, Nikajt e Mërturi, Ma­lë­sia e Gjakovës (Gashi, Krasniqja, Bytyçi), Plava e Gucia, Ru­go­va, Peshteri, Lezha, Kurbini. Këto zona poth­ua­jse janë të gjitha të përfaqësuara në Visaret e Kombit, po edhe në Koleksionin e Allbert Llordit në Harvard. Zonat e tjera të lahutës, ku ky instrument është zëvendësuar me  sharkinë, janë: Rra­f­shi i Dukagjinit, Llapusha, Drenica, Shala e Bajgorës, Llapi, Gallapi, Karadaku (zona Gjilan-Ku­manovë-Shkup). Me in­te­r­es është edhe shtrirja e këngëve të Eposit të Kre­shnikëve në zonat e tashme jolahutare: nga Rrafshi i Kosovës e deri në Luginën e Vardarit e në fushëgropën e Kërçovës, në Ma­qe­doni.[url=#_ftn15][15][/url]
 
2.7. Lahutarët i këndojnë këto këngë në dasma, në gazmende, në festa dhe në raste të tjera gë­zi­mi, si dhe në mbrëmje, kryesisht gjatë stinës së dimrit. Dë­gju­esit kanë respekt të veçantë për la­hu­­tarin, sidomos kur ai këndon. Ata  ja­në shumë të vëmendshëm gjatë interpretimit të tij të kën­gës. Qetësia është në shkallë të lartë, e kur lahutari e përfundon këngën, e urojnë dhe e pë­r­gë­zo­jnë me fjalët: goja të lumtë! ose  djalit ia laç! dhe ky është shpë­r­bli­mi i vetëm dhe më i madhi për ta.[url=#_ftn16][16][/url]
 
3. Eposi i Kreshnikëve dhe veçoritë
3.1. Legjendariteti është veçoria kryesore e Eposit të Kreshnikëve. Quhet epos he­r­o­ik legjendar, përkundër eposit tonë heroik historik, që ka pikënisje të pranuar vitin 1389 ose Be­te­jën e Ko­so­vës të koalicionit ballkanik kundërosman. Qeniet mi­tike, sidomos Ora e Zana, qën­d­ro­jnë në the­me­let e tij, që janë dëshmi e la­sh­të­sisë së këtyre kën­gëve. Fantastikja, rrëfimi i gjatë epik, skenat epike, dig­r­esioni, hiperbolizimi, figuracioni poetik, poetika e kohës, poetika e hapësirës, to­po­­ni­mia, llojet e armë­ve, dyluftimet, for­mulat e fillimit, të mesit e të fundit në këngë, pa­m­jet poetike, për­shkrimet e dy­lu­ftimeve, portretet e kre­­­shnikëve, tiparet etike e morale, kodeksi i nderit, lek­si­ku vendor, sintaksa e vargut, pushimet muzikore, pu­­shimet teknike etj.
 
3.2. Në Eposin e Kreshnikëve është e njohur poetika mitike e personifikimit dhe e apostrofës, nga rrafshi tokësor deri te ai kozmik: lugje, kroje, gurra, kodra, male, ku­aj, zogj, hëna, ylli, dielli, qielli etj. Tërheq vëmendjen edhe poetika e kohës legjendare në epos, ku bie fjala Halili bën 100 vjet gjumë dhe kur zgjohet thotë se më paska marrë pak gjumi![url=#_ftn17][17][/url];ose: Mu­ji dënohet dy mijë vjet burg dhe i mban, e kjo kryhet vetëm me një varg të këngës.[url=#_ftn18][18][/url] Edhe poetika e ha­pë­si­rës legjendare në epos zgjon interesim te studiuesit: me një varg del kreshniku nga Jutbina dhe mbërrin në Miskov (Moskë).[url=#_ftn19][19][/url] Këto janë dy poetika të përmbysjes së rregullave tradicionale në kri­ji­m­ta­rinë letrare, kurse në poezinë legjendare janë të domosdoshme. Me interes është edhe mendimi i studiuesit Shaban Sinani për kohën dhe jashtëkohësinë (extemporiality) në epos.[url=#_ftn20][20][/url]
 
3.3. Edhe numrat mitikë, sidomos 7-shi e 12-shi, 30-shi e 300-shi, janë të shpeshtë, ashtu si edhe përpara. Formulat e fillimit, të mesit e të fundit në këngë të kreshnikëve janë tradicionale, mirëpo disa këngëtarë bëjnë hyrje të drejtpërdrejt në këngë, por ndodh edhe që kënga të përfundojë pa formulë mbyllëse. Fig­uracioni poetik dhe pamjet poetike i shquajnë shumicën e këngëtarëve të dalluar, që janë të zotët edhe në përshkrimet e dyluftimeve, që bëjnë kreshnikët tanë me kundër­sh­ta­rët.
 
4. Temat në Eposin e Kreshnikëve
Temat në Eposin e Kreshnikëve janë të shumta, e më kryesoret janë: tema e mbrojtjes së territorit të krahinës (kullotat, pyjet, fushat etj.), tema e mbrojtjes së bagëtisë (dele, dhi, kuaj etj.), tema e mbrojtjes së kullës (oborri, malli, objekti) dhe  tema e mbrojtjes së familjes (nëna, nusja, motra). Përveç tyre, është e pranishme edhe tema e luftës kundër taksave. Edhe  tema e origjinës së kreshnikëve- barinj, jetimë, që nga zanat marrin fuqi dhe me to ruajnë miqësinë, është e përhapur. E shpeshtë është tema e martesës së kre­sh­ni­këve: me miqësi, me kusht, me kushtëzim, me gara, me pengesa, me rrëmbim, me dhunë. Tema e zënies rob, e burgosjes dhe e nxjerrjes nga burgu është e pranishme në repertorin e shumicës së lahutarëve. Edhe tema e rivalitetit ndër kreshnikët tanë: xhelozia, smira, inati, janë po ashtu të shpeshta. E pranishme është edhe tema e hakmarrjes. Kanë përhapje edhe tema e tradhtisë së femrës: nusja, motra, nëna, si dhe tema e dhunimit të varreve nga kundërshtarët etj.
 
5. Kryekreshnikët
5.1. Çeto Basho Muji
Çeto Basho Muji është kryekreshnik i Eposit shqiptar të Kreshnikëve; -prijës i çetës së tridhjetë kreshnikëve;-vëllau i madh i kryekreshnikut Sokol Halil Aga;-është kreu i familjes: nëna, vëllai, motra, e shoqja, i biri;- kujdeset për martesën e Halilit;-nderon nënën dhe i shtrohet autoritetit të saj;-jeton në kullën familjare dhe e drejton familjen;-pret miq, shokë e dashamirë sipas rregullave të mikpritjes shqi­pta­re­;-në kuvende burrash nuk flet nxitueshëm dhe e peshon fjalën;-nderon ba­shkë­bi­se­du­esi­t, por kur e do puna edhe i qorton;-u del zot shokëve dhe krahinës ku jeton;-i çmon shumë fjalën e dhënë, ndoren e besën;-me armi­qtë­ është sa i ma­tur aq edhe i rreptë;-nuk u shmanget dyluftimeve me kundërshtarët dhe del fitimtar;-është simbol i trimërisë, i guximit dhe i qëndresës burrërore;-ka fuqi mitologjike nga qumështi i zanave të malit;-ka miqësi me orë dhe me zana të malit;-ka trup të përmasave hiperbolike; -ndeshet me mbretër, ka­pi­da­na, harambashë etj.;-lufton për ta ruajtur bashkësinë e lirë fsha­­tare  nga nënshtrimi;-i përket kohës historike të  mesjetës pa­ra­osma­ne;-i prin çetës së përbërë nga tridhjetë djem të rinj e trima, të zgjedhur nga banorët e fshatrave të lira;-çeta e tij është mbrojtje nga shkjetë, që hynin pa leje në zotërimet e tyre;-ai dhe pjesëtarët e çetës e konsi­de­ro­jnë vdekjen në luftë si vdekjen më të denjë; -konfliktet dhe përgjakjet qenë të gjata, sepse mësymjet e sllavëve të jugut ishin të mëdha e të gjata, kufiri lëvizte dhe territori rrudhej, por fama e këtyre çetave të kreshnikëve u ruajt në eposin shqiptar si jehonë e qëndresës kundër nënshtrimit.
 
5.2. Sokol Halil Aga
Edhe Sokol Halil Aga paraqitet kryekreshnik i Eposit shqiptar të Kreshnikëve;-vëlla më i ri i kryekreshnikut Çeto Basho Muji;-merr pjesë në çetën e drejtuar nga­ Muji;-është njëri nga shtatë Halilat, Halili i shtatë (të tjerët u vranë nga kundërshtarët);-trim i madh, gu­xi­m­tar i pashoq, i fuqishëm;- nderon vëllanë e madh dhe fjalën e tij;-nderon nënën dhe i shtrohet autoritetit të saj;-e do shumë motrën dhe e çmon familjen e Mujit;-djalë shumë i pashëm dhe i adhuruari i vajzave të mbretërve;-simbol i hijeshisë dhe i trimërisë;-i nderon si motra të gjitha vajzat e krahinës;-jepet ndonjëherë edhe­­­ pas aventurave me vajza të bukura nëpër krali;- ka miqësi me qenie mitologjike: zana e orë, të cilat i ndihmojnë në raste rreziku;-kur është nevoja, e ma­rrin ndore edhe hëna e di­e­lli;-ka shkathtësi trupore, zhdërvjelltësi dhe mençuri;-me armiqtë është sa i matur aq edhe i rrebtë, ashtu si Muji;-shpesh del në dyluftime me kundërshtarë dhe del fitimtar;-nderin e vet, nderin e familjes e të krahinës i çmon shumë;-ka besë, jep ndore dhe sillet sipas një etike e morali, që dallon nga­ ai i kundërshtarëve;-ka tipare etnopsikologjike të shqiptarëve si etni, ashtu si Muji dhe çeta e tij.
 
6. Kundërshtarët e kreshnikëve shqiptarë
Ata dalin në këto këngë trima e të fuqishëm; kanë edhe fuqi mitike; kanë miqësi me orët dhe zanat e ve­ta; janë të guximshëm, të shkathët, por edhe të pabesë; sulmojnë ko­pe­të e deleve në ku­llo­ta dhe i plaçkitin, kurse barinjtë i vrasin; i kullosin delet e veta në kullotat e kre­shni­kë­ve pa paguar asgjë; sulmojnë kullat e kreshnikëve  dhe i djegin; pre­kin në nderin e fa­mi­ljes së kreshnikut: ia marrin motrën ose gruan; dalin para krushqve dhe ua marrin nusen; nda­lojnë fejesën dhe martesën e vajzave të bukura; lypin mejdane nga krenia para grave të­ veta; lypin çika kreshnikësh miqësisht; japin besë dhe nuk e mba­jnë besën; pra­no­­jnë mejdanet sipas rregullave të kohës; përdorin armët e njëjta si kreshnikët tanë: xhi­li­ti, topuzi, shpata, thika; dinë të kacafyten edhe fyt për fyt; edhe kuajt e tyre u ndihmojnë në­ mejdane; kanë guximin dhe për ta nisur mejdanin etj.
 
   7. Fillet e mbledhjes së Eposit të Kreshnikëve
   7.1. G. Majeri e H. Fejzullahu
  Ishte Gustav Majeri i pari që botoi këngën e parë, fragment, Tha, drit ka dal e dielli nuk ka ra, më 1897, [url=#_ftn21][21][/url] kurse mbledhësit dhe botuesit e parë shqiptarë të Eposit të Kreshnikëve janë Gaspër Jakova-Mërturi, kënga Të lumët na për të lumin Zot, më 1904 [url=#_ftn22][22][/url] dhe Nikollë Ivanaj, kënga Vuko Harambashi dhe Hajkuna e Dezdar Osman Agës,më 1905.[url=#_ftn23][23][/url] Shqetësimin e intelektualëve shqi­p­ta­rë të kohës e bart në emër të disa brezave prifti Shtjefën Gjeçovi, më 1905.[url=#_ftn24][24][/url] Mirëpo, pas Ma­je­rit pason Hasan Fejzullahu, mbledhës i këngës «Gjergj Elez Alia», më 1901, që është edhe për­kthyes i saj në serbisht.[url=#_ftn25][25][/url] Mbledhës të Eposit të Kreshnikëve ndërmjet dy lu­ftë­­ra­ve botërore qe­në: Bernardin Palaj, Donat Kurti, Karl Gu­ra­ku­qi, Filip Fishta, Ha­san Reçi etj.
 
7.2. Koleksione të Eposit të Kreshnikëve
   Dallohet Koleksioni i A. Llordit, i viteve ‘30 me këngë të kreshnikëve, që radhitet për nga rëndësia me Visaret e Kombit, blenjtë I e II (1937) dhe IV (1939), me blenin Zana popullore (Kasem Taipi), si dhe me botimet në revistat Hylli i Dritës (Gjergj Fishta), Leka (organ i shoq. Leka), Edukata e Re (S. Pejani). Brezi i viteve 20-30 u parapriu mbledhësve dhe botuesve të njohur të këngëve të Eposit të Kreshnikëve në gjysmën e dytë të shekullit XX: Zihni Sako, Qemal Haxhihasani, Gjergj Komnino, Anton Çetta, Demush Shala, Zymer U. Neziri etj. Tashmë, nga viti 1897 e deri më 2014, janë mbledhur rreth 600 mijë vargje.
 
8. Vlerat e Eposit
8.1. Për vlerat artistike të këtij lloji të poezisë epike legjendare janë shkruar ar­tikuj dhe studime të shumta nga studiues shqiptarë dhe të huaj në dy she­k­ujt e fundit. Janë mbrojtur disa dise­r­ta­ci­o­ne doktoratash, nga viti 1937 e këndej. (Ernest Koliqi, Stavro Skendi, Gjon Koleci etj). Është ko­n­­statuar se vlerat e tij ar­ti­­­stike janë të shk­a­­­­­llës së lartë. Për Eposin e Kreshnikëve janë organizuar tri ko­nferenca shke­ncore ndër­kom­bë­ta­re, më 1983 në Tiranë dhe më 2010 e 2014 në Prishtinë, me mbi 200 ku­m­­tesa të mbajtura nga studiues shqiptarë dhe nga studiues të hu­aj, nga Evropa Perë­ndi­more, Am­e­rika dhe Azia.
 
8.2. Eposi i Kreshnikëve është ndër pikat më të ndritshme evropiane dhe bo­të­­rore të folklorit bur­imor sot. Me të drejtë bën të thuhet se Eposi i Kre­sh­ni­kë­­­­ve është ndër shtyllat kryesore të tra­shë­gimisë shumëshekullore të shqip­ta­rë­ve.
8.3. Eposi, krahas polifonisë, gjamës, xhubletës dhe Kanunit, është mo­nu­m­ent i lashtë etno­kul­tu­ror, me të cilin shqiptarët duhet të krenohen para botës.
 
9. UNESCO
9.1. Duke konsideruar se Eposi i Kreshnikëve është monumenti më i madh i poezisë gojore shqiptare, janë kryer përgatitjet e nevojshme për pasqyrimin e vlerave të tij poetike dhe të veço­ri­ve të tij au­to­k­­­tone për dokumentim në UNESCO.
 9.2. Regjistrimi në UNESCO mundëson që për këtë lloj të krijimtarisë epike gojore shqiptare të nxitet rritja e shkallës së studimeve, të rritet popullarizimi e afirmimi e tij dhe opinionit shkencor e kulturor të botës t’i of­ro­het për pra­­nim si pasuri e përbotshme dhe të njihet si vlerë bo­të­r­ore e kul­tu­rës.
9.3. Duke e vlerësuar si pasuri të madhe kombëtare, ne shpresojmë se do të mbë­rrijmë që të dë­sh­­mojmë se epika legjendare shqiptare e llojit të kre­sh­ni­kë­ve është një thesar i madh botëror i artit dhe i kul­turës dhe si e tillë, duke e marrë pa­r­a­sysh nismën nga shkencëtarët shqi­ptarë, të regjistrohet në UNESCO si vlerë sublime gojore e trashëgimisë shpir­tër­o­re planetare.
 
Përfundim
 
Përgatitja e dosjes për UNESCO, për shpalljen e Eposit të Kreshnikëve në pesë vende të Ball­ka­nit kryevepër e trashëgimisë botërore të nje­rë­zi­mit, krahas vësh­ti­rë­sive, është realizuar me sukses nga prof. dr. Shaban Sinani, prof. dr. Vasil Tole, prof. dr. Zymer U. Neziri, përgjegjës i Komisionit. Pjesë e dosjes është edhe filmi dokumetar, që e shikuat sot, kurse pjesë e arsyetimit të propozimit për UNESCO është projekti, më i madhi i këtij lloji i realizuar ndonjëherë në ins­ti­tu­tet tona në Tiranë e në Prishtinë, 2012-2014, për hulumtimin, shënimin dhe incizimin me ka­me­rë  të Eposit të Kresh­ni­këve në pesë vende të Ballkanit, që ka mbi 100 mijë vargje në 15 vë­lli­me. Dosja e përgatitur për UN­E­S­CO, e dorëzuar në Qeverinë e Kosovës, me këto 15 vëllime të tashme do ta ketë edhe një dë­sh­mi shumë të fortë për ekspertët e UN­E­S­CO-s për shpalljen e Eposit të Kreshnikëve krye­ve­për e tra­shë­gimisë botërore të nje­rë­zi­mit. 
 
 
 
BIBLIOGRAFI
 
DESNICKAJA, Agnija Vasilevna, «Mbi lidhjet boshnjake-shqiptare në lëmin e poezisë epike», në: Gjurmime albanologjike, Folklor dhe etnologji, 5, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 1975, f. 41-62.
 
BUDA, Aleks, «Eposi dhe historia jonë», në: Çështje të folklorit shqiptar, 2, Akademia e Shkencave e RPS e Shqipërisë, Instituti i Kulturës Popullore, Tiranë, 1986, f. 46-55.
 
BUTUROVIĆ, Đenana, Studija o Hormannovoj zbirci muslimanskih narodnih pjesama, Svjetlost, Sarajevo, 1976.
 
COCHIARA, Giuseppe, Storia del folklore in Europa, Editore Paolo Boringhieri, Torino, 1977.
 
ÇABEJ, Eqrem, «Për gjenezën e literaturës shqipe. Themelet kulture-historike: populli dhe poezija e tij», në: Hylli i Dritës, XV. Shkodër, 1939; në: Eqrem Çabej, Studime gjuhësore, V: Gjuhë, Folkor, Letërsi, Diskutime, Rilindja, Prishtinë, 1975, f. 101-135.
 
ELSIE, Robert and MATHIE-HECK, Janice, Song the Frontier Warriors. Këngë Kreshnikësh. Albanian epic verse in a bilingual English-Albanian edition. Edited, introduced, and translated from the Albanian by Robert Elsie and Janice Mathie-Heck. Bolchazy-Carducci Publishers, Inc. Wauconda, Illinois USA.
 
GJERGJI, Andromaqi, «Etnosi ynë në epikën legjendare», në: Çështje të folklorit shqiptar, 2, Akademia e Shkencave e RPS e Shqipërisë, Instituti i Kulturës Popullore, Tiranë, 1986, f. 103-119.
 
HAXHIHASANI, Qemal, «Vështrim kritik i disa koncepteve antishkencore rreth epikës sonë heroike legjendare, në: Kultura popullore, 2, Akademia e Shkencave e RPS e Shqipërisë, Instituti i Kulturës Popullore, Tiranë, 1983, f. 31-46.
 
-------------«Vështrim kritik i disa koncepteve antishkencore rreth epikës sonë heroike legjendare», në: Çështje të folklorit shqiptar, 2, Akademia e Shkencave e RPS e Shqipërisë, Instituti i Kulturës Popullore, Tiranë, 1986, f. 56-76.
 
-------------«Mendësi zotëruese në ciklin e kreshikëve», në: Gjurmime albanologjike, Folklor dhe etnologji, 21, Instituti Albanologjik i Prishtinës,  Prishtinë, 1991, f. 33-50.
 
HOXHA, Hysni, Struktura e vargut të këngëve kreshnike, Rilindja, Prishtinë, 1987.
  
   KADARE, Ismail, «Eposi dhe kultura shqiptare» (diskutim), në: Çështje të folklorit shqiptar, 3, Akademia e Shkencave e RPS e Shqipërisë, Instituti i Kulturës Popullore, Tiranë, 1987, f. 328-331.
 
KATIÇIQ, Radosllav, «Mbi gjuhën e ilirëve»,  në: rev. Fjala, nr. 21-22, Prishtinë, dhjetor 1988, f. 1 e 7.
 
KOLIQI, Ernesto, Epica popolare albanese. Tesi di laurea in lingua e letteratura albanese di Ernesto Koliqi. Rel­a­tore: Prof. Carlo Tagliavini. R. Università di Padova. Facoltà di Lettere e Filosofia. Anno Accademico 1936-37. Gruppo universitario fascista, Padua 1937.
 
KOLSTI, John, The Bilingual Singer: A Studi in Abanian and Serbo-Croatian Oral Epic Traditions. Harvard Dissertationes in Folklore and Oral Tradition. Edited by Albert B. Lord, Harvard University, Garland Publishing. New York and London, 1990.
 
LAMBERTZ, Maximilian, Die Volkspoesie der Albaner. Eine inführende Studie. Institut für balkanforschung in Sarajevo, Sarajevo, 1917.
 
-----------Albanische Märchen und andere Texte zur albanischen Volkskunde. Gesammelt und mit Übersetzung herausgegeben von Maximilian Lambertz. Schriften der Balkankommission. Linguistische Abteilung XII. Akademie der Sprachwissenschaft in Wien. Alfred Hölder, Vienna, 1922.
 
-----------Epika popullore e shqiptarëve, në: Çështje të folklorit shqiptar, 6, Akademia e Shkencave e RPS e Shqi­pë­r­i­së, Instituti i Kulturës Popullore, Tiranë, 1998, f. 5-95.
 
LORD, Albert, The Singer of Tales, Harvard University Press, Cambridge, Massachusetts, 1960; The Singer of Tales, Second Edition. Stephen Mitchell and Gregory Nagy, Editors. Harvard University Press, Cambridge, Massa­chusetts; London, England, 2001.
 
---------- The Singer Resumes the Tale. Myth and poetics. Edited by Mary Louise Lord. Coronell University Press, New Haven & London, 1995.
 
MARETIĆ, T. Naša narodna epika, Akademija Znanosti i Umjetnosti, Zagreb, 1909, reprint 1966.
 
MEDENICA, Radoslav. «Arbanaške krešničke pesme i naša narodna epika», në: Rad XIV kongresa Saveza folk­lo­ri­sta Jugoslavije u Prizrenu 1967, Beograd, 1974.
 
MEHMETI, Enver,  Studime në fushën e letërsisë gojore. Tetovë, 1996.
 
MURKO, Matthias, Tragom srpskohrvatske narodne epike. Putovanja u godinama 1930-32, I-II, Jugoslavenska Akademija Znanosti i Umjetnosti, Zagreb, 1951.
 
MISO, Pirro, «Roli dhe funksioni etnoartistik i lahutës», në: Çështje të folklorit shqiptar, 3, Akademia e Shkencave e RPS e Shqipërisë, Instituti i Kulturës Popullore, Tiranë, 1987, f. 27-44.
 
NEZIRI, Zymer, Këngë të kreshnikëve, botimi VI, shtëpia botuese Libri Shkollor, Prishtinë, 2013.
 
----------Studime për folklorin, I: Eposi i Kreshnikëve dhe epika historike, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Pri­sh­ti­në, 2006.
 
PALAJ, Bernardin dhe KURTI, Donat, «Hymje», në: Visaret e Kombit, vëllimi II, Kangë Kreshnikësh dhe Legenda. Mbledhë e redaktuem nga At Bernardin Palaj dhe At Donat Kurti, shtypshkronja Nikaj, Tiranë, 1937, f. III-VII.
 
PARRY, Milman, The making of Homeric verse. The collected papers of Milman Parry. Edited by Adam Parry. Clarendon, Oxford, 1971.
 
PIPA, Arshi, Albanian folk verse, structure and genre. Albanische Forschungen 17. Triologia Albanica 1. Dr. Dr. Rudolf Trofenik, Munich, 1978.
 
PULAHA, Selami, «Fshatarësia e lirë e Shqipërisë së Veriut gjatë shek. XV-XVIII dhe cikli i kreshnikëve»,  në: Çështje të folklorit shqiptar, 3, Akademia e Shkencave e RPS e Shqipërisë, Instituti i Kulturës Popullore, Tiranë, 1987, f. 174-189.
 
SAKO, Z. e HAXHIHSANI, Q. e FICO. A. Folklor shqiptar, I, II, Universiteti i Tiranës, Tiranë, 1974.
 
SAKO, Zihni e HAXHIHASANI, Qemal,  «Hyrje», në: Epika legjendare (Cikli i kreshnikëve), vëllimi i parë, Instituti i Folklorit, Tiranë, 1966, f. 7-49.
 
SCHMAUSS, Alois, «Nekoliko podataka o epskom pevanju u pesmama kod Arbanasa (Arnauta) u Staroj Srbiji», në: Prilozi proučavanja narodne poezije, 1, Beograd, 1934, f. 107-112.
 
----------- «Poezija epike shqiptare». në: Shejzat/ Le Pleiadi, 14.4-6. Rome, 1970, f. 115-130.
 
SEJKO, Veis, Mbi elementet e përbashkëta në epikën shqiptaro-arbëreshe dhe se­rb­ok­ro­ate, Bargjini, Tiranë, 2002.
 
SHALA, Demush, Rreth këngëve kreshnike shqiptare, Rilindja, Prishtinë, 1985.
 
SINANI, Shaban, «Rreth kohës dhe vendit të formimit të eposit të kreshnikëve», në: Kultura popullore, 1-2, Instituti i Kulturës Popullore, Tiranë, 1993, f. 11-24.
 
---------- Mitologji në Eposin e Kreshnikëve, SFAR, Tiranë, 2000.
 
SKENDI, Stavro, Albanian and South Slavic Oral Epic Poetry, American Folklore Society, Philadelphia, 1954. Kraus reprint co. New York, 1969.
 
SOKOLI, Ramadan e MISO, Pirro, Veglat muzikore të popullit shqiptar, Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë, Instituti i Kulturës Popullore, Tiranë, 1991.
 
The Dictionary of Folklore, Mithology and Legend, I, II. Editor Maria Leach, Funk &Wagnals, New York 1949,1950.
 
   TIRTA, Mark,  Mitologjia ndër shqiptarë, Akademia e Shkencave e RPS e Shqipërisë, Instituti i Kulturës Popullore, Tiranë, 2004.
 
UÇI, Alfred, «Epika heroike dhe roli i saj në folklorin shqiptar», në: Çështje të folklorit shqiptar, 2, Akademia e Shkencave e RPS e Shqipërisë, Instituti i Kulturës Popullore, Tiranë, 1986, f. 5-45.
 
XHAGOLLI, Agron, «Vendi që zënë këngët e kreshnikëve në realitetin folklorik bashkëkohor», në: Kultura popullore, 2, Akademia e Shkencave e RPS e Shqipërisë, Instituti i Kulturës Popullore, Tiranë, 1984, f. 97-104.
 
ZHEJI, Gjergj, Folklori shqiptar,  SHBLU, Tiranë, 2000.
 
 
Kontakti: zneziri@hotmail.com, +377 44 149 256
 



[url=#_ftnref1][1][/url] Shaban Sinani, Mitologji në Eposin e Kreshnikëve, studim monografik, botim i dytë, Argeta-LMG, Tiranë, 2006, f. 66.
[url=#_ftnref2][2][/url] Alfred Uçi, «Epika heroike dhe roli i saj në folklorin shqiptar», në: Çështje të folklorit shqiptar, 2, Akademia e Shkencave e RPS e Shqipërisë, Instituti i Kulturës Popullore, Tiranë, 1986, f. 28; Andromaqi Gjergji, «Etnosi ynë në epikën legjendare», në: Çështje të folklorit shqiptar, 2, IKP, Tiranë, 1986, f. 117; Zymer Neziri, «Veçori të këngëve të kre­sh­nikëve», rev. «Educologia», Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Mësuesisë, Prishtinë, 2001, f. 75.
[url=#_ftnref3][3][/url] Aleks Buda, «Eposi dhe historia jonë», në: Çështje të folklorit shqiptar, 2, IKP, Tiranë, 1986, f. 54.
[url=#_ftnref4][4][/url] Maximilian Lambertz, Die Volksepik der Albaner, Leipzig, East Germany, 1958, 184 f.; Shihni botimin shqip, përkthim i Eqrem Çabejt: Maksimilian Lambertz, Epika popullore e shqiptarëve,në: Çështje të folklorit shqiptar, 6, IKP, Tiranë, 1998, f. 5.
[url=#_ftnref5][5][/url] Alfred Uçi, «Epika heroike dhe roli i saj në folklorin shqiptar», në: Çështje të folklorit shqiptar, 2, IKP, Tiranë, 1986, f. 40.
[url=#_ftnref6][6][/url] Dr. Demush Shala, Rreth këngëve kreshnike shqiptare, Rilindja, Prishtinë, 1985, f. 5.
[url=#_ftnref7][7][/url] Radosllav Katiçiq, «Mbi gjuhën e ilirëve», rev. «Fjala», nr. 21-22, Prishtinë, dhjetor 1988, f. 1 e 7.
[url=#_ftnref8][8][/url] Adem Brahimi këndoi për A. Llordin këngën me 2163 vargje.
[url=#_ftnref9][9][/url] Vetëm në krahinën e Rugovës, në fund të shekullit të kaluar, kanë pasur në repertor mbi 10 mijë vargje: Isuf Sel­mani-Kuklecaj, Haxhi Meta-Nilaj, Shaban Groshi dhe Isë Elezi-Lekëgjekaj.
[url=#_ftnref10][10][/url] Mustafa Gërcaliu, «Tipi i rapsodit të këngëve të kreshnikëve», në: Çështje të folklorit shqiptar, 2, IKP, Tiranë, 1986, f. 302.
[url=#_ftnref11][11][/url] Pirro Miso, «Roli dhe funksioni etnoartistik i lahutës», në: Çështje të folklorit shqiptar, 3, IKP, Tiranë, 1987, f. 27, 42.
[url=#_ftnref12][12][/url] Shaban Sinani, Mitologji në Eposin e Kreshnikëve, vep. e cit., f. 89.
[url=#_ftnref13][13][/url]Ramadan Sokoli, Pirro Miso, Veglat muzikore të popullit shqiptar, Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë, Instituti i Kulturës Popullore, Tiranë, 1991, f.214.
[url=#_ftnref14][14][/url] Prof. Dr. Mark Tirta, Mitologjia ndër shqiptarë, IKP, Tiranë, f. 62, 157, 158.
[url=#_ftnref15][15][/url] Hamit Xhaferi, Epika popullore e trevës së Kërçovës, Tetovë, 1996. Hafezat Osmani, Epikë popullore shqiptare (mbledhur në Tetovë e Gostivar me rrethinë), Shkup, 1999. Qemal Murati, Këngë të moçme kërçovare, Tetovë, 2000.
[url=#_ftnref16][16][/url] Zihni Sako-Qemal Haxhihasani, Hyrje në: Epika legjendare ( Cikli i kreshnikëve) IF, Tiranë, 1966, f. 24-25.
[url=#_ftnref17][17][/url] Ismail Kadare, «Eposi dhe kultura shqiptare» (diskutim), në: Çështje të folklorit shqiptar, 3, IKP, Tiranë, 1987, f. 328, 329.
[url=#_ftnref18][18][/url] Zymer Neziri, Epika legjendare e Rugovës, vëllimi I, dorëshkrim (1986), lahutari Adem Salihi, kënga « Muja zëhet rop nga krali», v. 25.
[url=#_ftnref19][19][/url] Zymer Neziri, Këngë të kreshnikëve, botimi VI, SHB «Libri Shkollor», Prishtinë, 2013, kënga «Krali i Miskovit rrëmben gjogun e Mujit», f. 142, v.133.
[url=#_ftnref20][20][/url] Shaban Sinani, Mitologji në Eposin e Kreshnikëve, vep. e cit., f. 108.
[url=#_ftnref21][21][/url] Gustav Meyer, Albanesisshe Studien, VI, Wien, 1897, f. 52.
[url=#_ftnref22][22][/url] Prof. D. Gasper Jakova-Merturi, Gramatica della lingua albanese, Frascati, 1904.
[url=#_ftnref23][23][/url] Gaz. Shpnesa e Shqypëniis (1905-1908),Dubrovnik, Kroaci.
[url=#_ftnref24][24][/url] Shtjefën Gjeçovi (1874-1929), meshtar, mësues, folklorist, etnolog, arkeolog, historian etj. E vrau pushteti serb.
[url=#_ftnref25][25][/url] Kënga u botua serbisht, më 1932, nga profesori T.R. Gjorgjeviq, në: Naš narodni život, VI, Beograd.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi