Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

PREND BUZHALA PËR DY LETRA TË AKADEMIK MEHMET KRAJËS  (Ose: për njerëzit pa pushtet e njerëzit me pushtet: "A ke kujt t’ia thuash?! Veshit të shu Empty PREND BUZHALA PËR DY LETRA TË AKADEMIK MEHMET KRAJËS (Ose: për njerëzit pa pushtet e njerëzit me pushtet: "A ke kujt t’ia thuash?! Veshit të shu

1st March 2017, 13:36
PËR DY LETRA TË AKADEMIK MEHMET KRAJËS
(Ose: për njerëzit pa pushtet e njerëzit me pushtet: "A ke kujt t’ia thuash?! Veshit të shurdhër!?")
Mehmet Kraja, brenda shtatë muajsh, shkroi dy letra vërtet me peshë intelektuale (se a merr rrogë të majme nga qeveria e nga paratë e Kosovës, kjo është çështje tjetër... që nuk na intereson për këtë peshë mendimi).
Këto letra janë:
"Letër myslimanëve të Facebook-ut" (korrik 2016) dhe këto ditë "Letër askujt".
E para trazoi qindra e mijëra shpirtra... dhe ndodhi si ndodhi. Ishin njerëz “pa pushtet”!
E dyta, pati jehonë nëpër portale, asgjë kurrkujt!
As që u trazua dikush nga institucionet dhe qeveria. As që iu lëkund karrigia dikujt, as që u ndërmor "për ndryshimin e gjendjes" diçka!
Sepse ishin njerëz me pushtet.
Kjo do të thotë: e kush është ngushtë për intelektualin që kritikon? Le të kritikojë! Se: ekziston “liria e mendimit” që nuk e trazon askend!
Sepse adresimi i Letrës, si duket, ishte PËR ASKËND! ASKUJT!
Pra, Intelektuali, si Emil Zola dikur që e ngrit në këmbë një Francë, është ai që e ka kombin me vete, pa ushtri e milici...
E, ndër ne, ende intelektuali gjendet në rolin e një post-iluministi!
Por ironinë e Krajës duhet ta lexojmë tutje: “e kujt ia thua këto!? A ke kujt t’ia thuash?! Veshit të shurdhër!?”
Ose: fjala ASKUJT është sinonim i përemrit të pakufishëm ASKUSH, askënd (fjalori i shqipes për këtë përemër thotë:” Njeri pa asnjë vlerë, njeri që nuk e përfillin fare në shoqëri.”)
Prandaj titulli i Letrës arsyetohet plotësisht, vetëm kur atë e zbërthejmë me urtinë popullore a me diskursin letrar...
Por kush është I PAPËRFILLSHMI, në këso rastesh?!
(Prend Buzhala)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi