Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Katër shenjat më të fuqishme të astrologjisë Empty Katër shenjat më të fuqishme të astrologjisë

15th April 2017, 16:56
Katër shenjat më të fuqishme të astrologjisë Horoskpi
Në udhëzuesin astrologjik zbuloni karakteret e secilës shenjë, kur është fjala për tiparet që përcaktojnë fuqinë e tyre.

Astrologjia thotë se sipas shenjave të zodiakut dhe elementëve natyral të cilëve i përkasim ka disa tipare që përcaktojnë personalitetin tonë dhe ka shumë prej këtyre tipare që kanë më shumë ndikim në disa shenja se në disa të tjera.
Dashi: 21 mars-20 prill Shenja e Dashit është një prej shenjave më të forta të zodiakut. Njerëzit e kësaj shenje janë plot me energji dhe gjallëri dhe me një personalitet intensiv dhe aventuresk. Ata nuk kanë frikë nga asgjë, janë gjithmonë të gatshëm për të filluar sfida të reja dhe kanë një sjellje prej lideri, e cila u jep atyre siguri të madhe në vete. Zakonisht ata janë rebel dhe impulsiv, gjë që i bën të kenë zakonisht 1 ose 2 armiq. Ata nuk kanë frikë të ndajnë pikëpamjet e tyre në çdo çështje, janë mjaft kokëfortë dhe vështirë të binden. Çfarë e bën Dashin të fuqishëm është kapaciteti i lidershipit, energjia dhe mungesa e frikës.




Akrepi: 24 tetor-22 nëntor

Akrepat kanë një personalitet vërtetë të fortë, por janë gjithashtu të ndryshëm nga pjesa tjetër e zodiakut për intensitetin e tyre. Kjo është veçanërisht e dukshme në një nivel emocional, ata nuk ndalen deri sa të arrijnë qëllimet e dëshiruara. Personat e lindur në shenjën e Akrepit në përgjithësi janë shumë kritikë dhe disi arrogant. Në dashuri ata kanë gjithashtu një karakter të fortë, janë shumë pasionant dhe të përfshirë tek partneri i tyre
Çfarë e bën Akrepin të fuqishëm është vendosmëria e tyre, qëndrueshmëria dhe aftësia për të arritur qëllimet e tyre.











3- Gaforrja: 22 qershor-23 korrik
Ndonëse ata janë të njohur për ndryshimet e tyre të papritura dhe të shpejta, njerëzit e kësaj shenje janë gjithashtu njerëz shumë të fortë dhe këmbëngulës. Në mënyrë të veçantë ata janë njerëz të sigurt që besojnë në kompetencën e tyre, e cila i bën ata të zhvillojnë një personalitet ambicioz në punën dhe jetën e tyre sentimantale. Ata janë shumë kërkues me miqtë dhe partnerët dhe mburren me sinqeritetin, ndonëse mund të kenë lënduar ndjenjat e dikujt tjetër.
Çfarë e bën Gaforren të fuqishëm është vetë-besimi i tyre, që i ndihmon të gjejnë gjithçka që duan dhe perfeksioni, që i lejon ata të krijojnë gjëra të pabesueshme.






4- Luani: 24 korrik- 23 gusht

Do ta përfundojmë listën me një prej shenjave më të forta që është Luani. Tiparet e tyre më dalluese janë karakteri dominant, gjithmonë gati për të qenë drejtues, njerëzit e kësaj shenje janë lider të lindur. Ata nuk janë të frikësuar përballë fatkeqësive dhe llogarisin me një kapacitet të madh krijimin e planeve dhe strategjive për të arritur qëllimet e tyre.
 Forca është 
ajo që herë-pas-here i bën ata krenar, arrogant dhe kokëfortë.
Tiparet që e bëjnë Luanin një nga shenjat më të forta të zodiakut janë karizma, që i bën ata të aftë të lëvizin turma të mëdha dhe vendosmëria për të pasur sukses.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi