Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Si ta ruani lidhjen tuaj, varësisht nga shenja e horoskopit? Empty Si ta ruani lidhjen tuaj, varësisht nga shenja e horoskopit?

15th April 2017, 17:00
Si ta ruani lidhjen tuaj, varësisht nga shenja e horoskopit? Lidhja
DASHI
Dashi duhet të jetë gjithmonë prioritet dhe duhet të jetë në qendër të vëmendjes tuaj. Nëse atij vetëm i shkon mendja se nuk është më atraktiv për ju, do të jetë i gatshëm për ndarje. Dhe, kurrë, bash kurrë, mos e krahasoni Dashin tuaj me ndonjë mashkull tjetër, me të cilin mund të keni qenë në lidhje.
DEMI
Kurrë mos e rreni Demin. "Rrenat e bardha" janë një gjë, por Demi gjithmonë e vlerë- son sinqeritetin më shumë. Mund të jeni edhe misteriozë nëse bëhet fjalë për gjëra të vogla, por te gjërat e mëdha pritet një sinqeritet i plotë.
BINJAKËT
Për Binjakët vlen thë- nia: çka kanë në mendje, e nxjerrin në fushë. Kjo pritet edhe nga ju. Mos jini të paqartë dhe gjithmonë shpjegojani gjërat që nuk i ka kuptuar. Përpos kësaj, duhet të jeni të gatshëm për ndryshime, për përshtatje.
GAFORRJA
Nëse ia lëndoni Gaforres ndjenjat, këtë vështirë do t'jua falë. Kjo shenjë çdo gjë e merr afër zemrës. Nuk guxoni ta harroni ditëlindjen e tij, apo ta leni anash në ndeja. Gaforrja ka nevojë për butësi, të cilën ua jep edhe juve. Dhe, sado nervoz që të jeni, mos u shfryni në të. Nuk do t'jua harrojë lehtë!

LUANI
Luani ka nevojë për një partner i cili e bën që të duket bukur. Asnjëherë mos ia merrni fytyrën në publik, apo në raste të tjera. Luanit i pëlqen që të ndihet sikur është kryesori edhe kur nuk është. Afërsinë trupore kurrë mos e përdorni si mjet ndëshkimi, apo shpërblimi.


VIRGJËRESHAVirgjëreshën e refuzon mungesa e rregullit. Personi i çrregullt, shtëpia, apo vetura e tillë, janë minuse të mëdhenj te ai. Edhe negativiteti e çmend, prandaj përkujdesuni që të mos jeni me të kur të jeni e zemëruar. 


PESHORJA

Askush nuk është më i mirë sesa Peshorja në njohjen e raporteve ndërnjerëzore. Për këtë shkak me ashpërsi dhe mungesë të ndjeshmërisë do ta ngjallni një reagim të ashpër te ajo. Evitoni shakatë e ashpra dhe mos keni qëndrim sulmues.


 AKREPIKurrsesi nuk duhet ta tradhtoni besimin e Akrepit. Meqë në të kaluarën ka qenë i zhgënjyer disa herë, Akrepi gjithmonë pret që ta tradhtoni edhe ju. Nëse doni që të mos ju lë, atëherë duhet të jeni direktë dhe të mbeteni e përkushtuar. 


SHIGJETARIPosesiviteti, xhelozia dhe kontrollimi i vazhdueshëm për Shigjetarin janë rrezikim i lirisë së tij, gjësë së vetme që ka rëndësi për të. Besoni Shigjetarit tuaj edhe nëse vonohet, apo del pa ju.



BRICJAPIEdhe pse Bricjapi nuk i shfaqë ndjenjat e veta aq haptazi, edhe ai mund të lëndohet, sidomos kur bëhet fjalë për dinjitetin e tij. Mos bisedoni rreth jetës tuaj private me kolegët apo të tjerët dhe mos flirtoni me të tjerët në prani të Bricjapit.




 UJORIUjori angazhohet për ruajtjen e natyrës dhe i do kafshët. Për këtë shkak, mos i hidhni cigaret në rrugë, e as mos u sillni keq ndaj kafshëve. Kjo do ta zemërojë pa masë Ujorin. 


PESHQITPeshqit janë dorëlirë, por nuk duan që ndokush t'i shfrytëzojë. Nëse partneri ju ka çuar në darka në restorante të shtrenjta, të paktën edhe ju ftojeni një herë në ndonjë vend të tillë. nëse ai gatuan, ju lani enët. Kjo ka rëndësi për ta.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi