Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Unë nuk e pëlqeva kurrë fëmijën tim Empty Unë nuk e pëlqeva kurrë fëmijën tim

15th April 2017, 17:07
[You must be registered and logged in to see this image.]
Një mama nuk supozohet kurrë ta thotë këtë, por unë do ta them: “Nuk e kam pëlqyer kurrë fëmijën tim”.

Teksa rritesha, fillova të ëndërroja për tiparet e vajzës sime, nëse Zoti do të më jepte një të tillë. Me pak fjalë, e kisha një vizion para syve si e doja të ishte: me gjallëri, guximtare, e zgjuar, e shoqërueshme dhe me vetëbesim. Por kur e solla në jetë mora të kundërtën.
Pas lindjes, Sophie ishte shumë e dobët. Qante derisa më villte – çdo ditë! Kur u rrit, ishte shumë e çuditshme. Nuk të shihte drejt në sy dhe bërtiste aq shumë sa të bënte të vrisje veten. Ajo ngjitej në majë të pemës dhe bërtiste që të shkoje e ta shpëtoje. Madje, as nuk bënte e as nuk u përgjigjej pyetjeve të shpejta. Përveç kësaj, nuk zinte dot as shokë. Parë nga sytë e mi, jeta e saj dukej shumë, shumë e vështirë. Dhe për këtë më copëtohej zemra çdo ditë e më shumë. Kur mbushi 18 muaj, Sophie vizitoi motrën time, një psikologe, e cila një ditë të bukur më tha: “E di që Sophie është thjesht “jashtë kësaj bote”?”. Pyetja e saj më tronditi, por konfirmoi dyshimet e mia se vajza ime ishte në fazat e para të autizmit. Pavarësisht se mjekët te të cilët e vizitova më thoshin se nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar, unë sërish kisha dyshimet e mia. Gjeta më në fund një mjek neurolog, por kur m’u desh të plotësoja seksionin e simptomave që vajza shfaqte, Sophie nuk kishte asnjë për momentin. Kështu anulova edhe takimin. Kjo acaroi në kulm bashkëshortin tim. Ai ishte gjithmonë i mirë dhe i dashur me Sophie-n. E bënte edhe për të qeshur, gjë që unë s’arrija dot ta bëja.
Pak vite më pas erdhi në jetë Lilah. Më duhet të them se ishte vajza që kisha ëndërruar. E shëndetshme, e sjellshme, me vetëbesim, e zgjuar, e shoqërueshme me të tjerët…
Një ditë kur Sophie ishte 4 vjeçe, një mikja ime solli vajzën për të luajtur së bashku. Unë si gjithmonë fillova ta kritikoja për sjelljen, se vizatonte me penel mbrapsht etj. Në këtë moment, mikja ime më kthehet: “Ti je nëna e Sophie-t. Supozohet që ti të jesh shkëmbi ku ajo do të mbështetet për çfarëdo problemi që të ketë. Personi që do të mbështetet për çdo gjë që i ndodh në jetë. Personi që do t’i dhurojë dashuri pa kushte. Nuk ka rëndësi nëse duhet ta pëlqesh apo jo…DUHET TA DUASH PAVARËSISHT ÇDO GJËJE!”

Dua të jem e sinqertë: fillova të qaj! Aty e kuptova çfarë kisha bërë. Kisha larguar nga vetja një burim dashurie që nuk do të ma falë askush tjetër. Nuk e kisha kuptuar që ajo më dhuronte një ndjenjë, të cilën nuk e kisha përjetuar kurrë. Atëherë mund të them që hapa sytë me të vërtetë. Dhe tani, të dyja janë kthyer në miket e mia më të ngushta, me të cilat ndajmë çdo histori e çdo detaj të jetës sonë. /Blitz.al/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi