Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

 “ Unë do të vijoj dhe në të ardhmen të rrok e të trajtoj tema të rëndësishme , për të dhënë kontributin tim kreativ në të mirë të shoqërisë shqi Empty “ Unë do të vijoj dhe në të ardhmen të rrok e të trajtoj tema të rëndësishme , për të dhënë kontributin tim kreativ në të mirë të shoqërisë shqi

14th May 2017, 00:06
Fjala e autores Nexhmije Hasani, autore e noveles "VIJË E LAKUAR"
 “ Unë do të vijoj dhe në të ardhmen të rrok e të trajtoj tema të rëndësishme , për të dhënë kontributin tim kreativ në të mirë të shoqërisë shqiptare”
 
Ju falenderoj për pjesëmarrjen tuaj në  këtë event, që ju të dashur miq e mikesha të mia  ,  keni  lënë në mes punët tuaja dhe i jeni bashkuar  këtij eventi të veçantë, i cili, në këndvështrim  intelektual dhe human si dhe nga përmbajtja , trajtimi dhe konceptimi, është një “kauzë” në përmbajtje të moderuar  proteste, me tematikë sociale.
 Pse unë kësaj radhe në kreativitetin tim  preka një temë të tillë sociale? Cila ishte arsyeja, apo shkaku?
Në asnjë mënyrë nuk duhet të mendohet se ishte keqardhja. Jo. Unë, falë dhe cilësive të mia ,  u shtyva nga dashuria e dashurisë për njeriun. Një temë që gjithmonë më ka tërhequr. Shtysë ishte   dashuria e nënëspër  fëmija, nga dashuria e motrës për vëllain…
Jam ndierë sikur edhe unë e përshkova rrugën e gjatë dhe të vështirë ulje - ngritje, dramatike  të personazhit tim,  Ilir Rusit.
Kush është Iliri?
Iliri është njeriu hero, i cili  i bëri përballje guximtare  dhe  sfidë jetës. Iliri nuk është i vetëm  si individ i tillë , por të gjithë këta njerëz të bukur që ndodhen sot, në këtë sallë, quhen Ilirë. Mbajnë emrin e madhërishëm  dardan dhe për këtë duhet të jenë e të jemi krenarë.  E të gjithë jemi ilirë me shpirt dhe me zemër. Iliri e karakterizon guximi, zgjuarsia, urtësia. Ka cilësi hyjnore. Me diangozë stërmunduese i duhet të kacavirret thonjazi  malores që përball jeta.
 Ne jemi sot këtu për t’ i shprehur  Ilirit dhe miqve të tij se ne ju duam dhe ju respektojmë  në çdo veprim tuajin,  apo në çdo vendim që merrni. Në këtë jetë që jetojmë, ku sundues është i  Prapti,  jemi të gjithë të mjeruar.
 Shumë e goditur është kjo frazë  parabolike e nxjerrë nga romani “ KRYEFJALA E FATALES” i shkrimtarit Kristaq F. Shabani : “Sakatëria nuk është sakatëri, në rast se në trup diçka të mungon. Sakatëria është sakatëri , në rast se truri ka luatur nga vendi I tij”… Iliri dhe shokët e tij të kësaj kategorie janë të gjithë të vetëdijshëm , inteligjetë dhe gjejnë guxim për përballje jetësore, të cilin e shpjegoj qartë në përmbajtjen e novelës “ Vija e lakuar”.
Nuk duhet të ndihemi të veçuar, pavarësisht se kemi shumë të drejtë të ngrëmë zërin, madje keni shumë të drejtë të ngrini zërin  dhe të  apeloni e të apelojmë  për padrejtësitë. Ne duhet të punojmë të gjithë në grup për të krijimin e një klime e  departamenti të ri, ku duhet të përfaqësohen  specialistë, psikologë,pedagogë fizioterapaistë për miqtë tanë disejbëll .
Ekpserienca ime në Angli është dominuese pozitive, e frytshme  njerërizt me disejbilitet, të cilët kanë favore të gjendjes , kanë prioritet.  Akomodimet, transporti publik janë falas. Kafenetë, vendet publike kanë akses për karroca si dhe dalja nga asensorët. Dhe te fëmijët me aftësi të kuafizuara ekzistojnë suportime të ndryshme. Kujdesi ndaj tyre falas, mjekësia, seancat e zhvillimit psikologjik janë falas e tjera.  Këtë përvojë duhet ta zhvillojmë më tej dhe në vendin tonë.
Unë shoh pëtej se çfarë do të ndodhë nesër, jo në mënyrë utopiste, por reale me personazhin tim dhe të tjerët në një kategori me të .
Ndiej se mesazhet e dhëna  nga letërsia, arti, kultura, inteligjenca dhe veprimtari të tilla,  do të përhapen, reflektohen, do të shkrepëtijë  të ardhmen nga dihmesa e kualifikuar edhe trajtimi i shtetit.
Ju faleminderit për këtë pjesëmarrje dhe që u bëtë protagoistë të kësaj veprimtarie  me domethënie të madhe dhe me nxitje intelektuale! Falenderoj pa masë LNPSHA  “PEGASI” ALBANIA për këtë prezantim analitik të organizuar me kaq me ide profesionale e  klas si dhe gjithë kumtuesit , të cilët kumtuan ; të gjithë interpretët e pjesëve nga libri im, duke filluar nga nxënësit e shkollës 9 vjeçare “Naim Frashëri” Tiranë e të gjithë të tjerët. Falenderoj, në mënyrë të veçantë, stafin realizues të botimeve të librave të mi, Shtëpinë botuese” Botimet Barleti” si dhe Drejtorin e Teatrit Eksperimental Kombëtar “ Kujtim Spahivogli”, regjisorin e mirënjohur, Kiço Londo , i cili na mundësoi ta zhvillojmë  këtë veprimtari,  në këtë mjedis kaq të këndshëm.
  Unë do të vijoj dhe në të ardhmen të rrok e të trajtoj tema të rëndësishme , për të dhënë kontributin tim kreativ në të mirë të shoqërisë shqiptare.
Ju faleminderit të gjithëve !
Tiranë, më 10 Maj 2017
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi