Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
CLICHE
CLICHE
Anëtar i rregullt
Anëtar i rregullt
Regjistruar : 31/12/2007
Postime : 433
Points : 40
Reputacioni : 29
Medalje Medalje2 Medalje3

Kosova e pavarur Empty Kosova e pavarur

17th February 2008, 12:45
Kosova e pavarur Flamur11

Kosova e pavarur

Kosova shtet i pavarur.
Më në fund erdhi dita e shumëpritur.

REPUBLIKA E KOSOVËS
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Kosova e pavarur Empty Re: Kosova e pavarur

17th February 2008, 18:43
Uroj te gjithe shqiptaret kudo ku ndodhen
GEZUAR 17 SHKURTIN SI FESTE KOMBETARE
RROFTE PAVARESIA E KOSOVES SI HAP I PARE DREJT SHQIPERISE ETNIKE
__________________
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Kosova e pavarur Empty Re: Kosova e pavarur

17th February 2008, 18:45
Te gjithe shqiptaret ne mbare boten sot ndihen me te fuqishem
Shkaku?
Jemi nje KOMB me dy SHTETE
albx
albx
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 104
Points : 1
Reputacioni : 1
Medalje2 Medalje3

Kosova e pavarur Empty Re: Kosova e pavarur

17th February 2008, 21:25
Gezuar pavarsin e kosoves gjithe shqiptareve.
Gezuar e jete te gjate pavarsia.
shaban cakolli
shaban cakolli
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 14/01/2008
Postime : 1489
Points : 35
Reputacioni : 35
Medalje Medalje2 Medalje3

Kosova e pavarur Empty Re: Kosova e pavarur

17th February 2008, 22:06
DITA HISTORIKE E SHQIPTARËVE 17 SHKURT2008

Shpallëjen e Pavarësisë së Kosovës të gëzuar ekanë pritur shqiptarët kudo që ndodhen në mërgim dhe anëekënd trevave shqiptare.Datë historike në historinë shqiptare,që me diplomaci dhe armë në dorë luftuan dhimbjen që u shkaktoj pushtuesi gjakatarë këtij shekulli,pavarësisht dhimbjeve e sakrificave,trimat tonë me burrëri e ballin lart qëndruan të pa lëkundur për çlirimin e tokave të pushtuara nga makineria e hekurt pushtuese e hordhive serbe.Shqiptarët zgjodhën dy rrugë për çlirimin e atdheut të tyre:Diplomacinë në njëren anë,dhe kur nuk hyri në punë diplomacia upërgjigjen me armë për mbrojtëjene tokës së shejtë shqiptare.Lufta e UÇK-së,një luftë e drejtë për çlirim nga pushtuesi jehoj nëpër botë dhe ktheu aleatët botëror në krahun e vet,krahun e drejtësisë.

Bijët e shqipeve kosovarë,të nënës Shqipëri hallemadhe,që dikur bota ja ndau padrejtësisht pjesët esaj për ta gjymëtuar,nuk u pajtuan kurrë me këtë gjymëtim,por bijët e tyre më të mirë,me qëndresën e tyre heroike i treguan botës dhe pushtuesëve,se kurrë nuk do të kapitullon populli shqiptarë me bijët etij besnik
ndaj idealeve të shejta të kombit dhe atdheut,dhe se lufta do të vazhdojnë deri në çlirimin e plotë të trojeve shqiptare.Po,dhe ashtu ndodhi në fushën e betejave anëekënd trojeve shqiptare ranë si bien herojt e shejtë për nderin dhe lavdinë e kombit,atdheut dhe flamurit.Rënja e tyre shënoj dhimbje dhe pikëllim në zemrën e çdo shqiptari,por me vdekjen e tyre për atdhe fituan përjetësinë e ndriqimit në qiellin shqiptar.Gjaku i tyre i dha dritë jo vetëm pjesës së robëruar të atdheut por edhe mbarë kombit,ata u bënë granit në themelet e lirisë shqiptare,gjaku i tyre ishte rezultat i pavarësisë së Kosovës,e cila ndodhi sot më 17 shkurt 2008 për të u shënuar në historinë shqiptare.Ky akt historik që u shënua sot rrënoj njëherë e përgjithmonë t ashtuquajturën Jugosllavi,rrënoj gjithashpresat e lakmuesëve sllav për të gllabëruar thesaret shqiptare.Kosova sot ndërroj hartën botërore,në atë hartë do të hyj një shtet i ri në Ballkan,kjo është Kosova,dhe nga ajo hartë u fshi një shtet i zhdukur që moti,por që përpiqej të mbahej me teke e hile-ish Jugosllavia.Shqiptarët do ta vetqeverisin Kosovën,kuptohet me të drejta ligjore për gjitha pakicat që jetojnë në Kosovë,por kurrë më nën diktatet e pushtuesëve.Bota po e përcjell me vemendje këtë akt të madh historik dhe të drejtë të pavarësisë dhe po pregaditet të njoh atë.Mediat botërore rëndësi të madhe po i kushtojnë kësaj date historike shqiptare.Sot kanalet televizive gjermane tërë ditën informatën e parë ia kanë kushtuar kësaj ngjarëje të madhe historike shqiptare.

Në Kosovë këtë shënim madhështor ne mërgimtarët e kemi përcjellur me gëzim emallëngjim për mes ekraneve,këtë gëzim shumë nga ju në atdhe e keni shijuar drejtëpërdrejtë,por shënimi ishte madhështor në Kosovë,e Shqipëri,në Shkupe Kosovën Lindore.Shumë mërgimtarë ia dolën të kthehen nëKosovë të shenojnë këtë madhështi me motra e vëllezër.Ata që nuk mund u kthyan edhe në mërgim gjetën forma të shënimit të pavarësisë.Nëpër shumë lande të NRW,sot shqiptarët festuan,unë ja dola të përcjell një shënim në qytetin eDortmundit,rrugëte qytetit ishin mbushur me vetura mbi të cilat valevitshin flamujt kombëtar shqiptarë,kurse në një sallë të madhe,ku fytyrat e mërgimtarëve i ndritën me një gëzim të papërshkrueshëm,qindra shqiptar shënuan këtë madhështi me fjalime të zjarrta të figurave politike e intelektuale,programe kulturore etj...Ata fillimisht falemnderuan dhe lavderuan shtetin gjerman për përkrahejen që po i jep pavarësimit tëKosovës.

Pra një ngjarëje e madhe dhee shumëpritur ndodhi sot më 17.02.2008 Pavarësia e Kosovës,ajo ishte gëzim i madh kombëtar,po ajo është një progres për shqiptarët,porsfidë para së cilës duhet të gjindemi me mendje të ndritur eshumë punë për të e jetësuar.
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

Kosova e pavarur Empty Re: Kosova e pavarur

18th February 2008, 00:07
Gezuar gezuar vllezerve Kosovar diten e pavaresise.
XgirlX
XgirlX
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 28/12/2007
Postime : 635
Info : e keshtu e ashtu :)
Points : 23
Reputacioni : 23
Medalje Green Medalje Red Medalje3
http://albo-youth.gooforum.com

Kosova e pavarur Empty Re: Kosova e pavarur

18th February 2008, 00:12
Gezuar pavarsine te gjithe Kosovareve!!
Albini
Albini
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 16/01/2008
Postime : 931
Info : op
Points : 21
Reputacioni : 20
Medalje Medalje2 Medalje3

Kosova e pavarur Empty Re: Kosova e pavarur

18th February 2008, 16:34
Pamvaresisht deklarates kushtetuese te Republikes se Kosoves, pas pavaresise qe e shijova nga afer, mendoj se bashkimi i Kosoves me Shqiperine eshte nje hap me afer, pra ishte knaqesi te jesh ne at feste gjithekombetare mirepo endrra e jone eshte bashkimi kombetar dhe mbes me shprese se vetem atehere do frymojme te qetë.

Urime dita e pavaresise per te gjithe vellezerit shqiptarë kudo qe ata jetojne.

me rrespekt
Albini
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Kosova e pavarur Empty Re: Kosova e pavarur

18th February 2008, 16:44
Thaçi: Presim çdo minutë njohjen e shtetit të Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, u shpreh të hënën optimist se shumë shtete do ta njohin brenda pak orësh Kosovën e pavarur, sovrane dhe demokratike, ndërsa konfirmoi se bashkë me kryetarin e vendit, Fatmir Sejdiu, u kanë shkruar 192 vendeve të botës shkresa zyrtare për njohjen e shtetit më të ri në botë.
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Kosova e pavarur Empty Re: Kosova e pavarur

18th February 2008, 16:44
Kosova Republikë parlamentare, por me kompetenca të shtuara për presidentin
Draft Kushtetuta e Kosovës, e publikuar menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, Kosovën e definon Republikë Parlamentare, por me kompetenca të shtuara për presidentin e vendit, ndërsa përmban të gjitha institucionet që ka një shtet demokratik.
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Kosova e pavarur Empty Re: Kosova e pavarur

18th February 2008, 16:46
Sejdiu kërkoi nga Kina zyrtare njohjen e Republikës së Kosovës
Derisa ambasadori kinez në OKB ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me vendimin e Prishtinës zyrtare për shpalljen e pavarësisë, kryetari i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, i ka dorëzuar të hënën Wang Wengang, shef i Zyrës së Republikës Popullore të Kinës në Prishtinë, kërkesën zyrtare të kryetarit dhe të kryeministrit për njohjen e Republikës së Kosovës.
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Kosova e pavarur Empty Re: Kosova e pavarur

18th February 2008, 16:48
Pavarësia - rruga drejt zhvillimit ekonomik
Ndonëse është thënë nga ekspertët vendorë dhe ndërkombëtarë se pavarësimi i vendit nuk sjell mrekulli, historia e themelimit të shteteve dëshmon se mëvetësia politike dhe sovraniteti shtetëror hapin shumë shtigje të reja dhe perspektiva për zhvillimin ekonomik afatgjatë, uljen e papunësisë dhe ngritjen e mirëqenies shoqërore në përgjithësi.
KEK ka rrymë të mjaftueshme aq sa e përballon rrjeti

Zyrtarë të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) thanë për KosovaLive se furnizimi me rrymë për ditën e diel do të jetë në kapacitetet maksimale që disponon rrjeti energjetik, që nënkupton se do të ketë reduktime të vogla për kategoritë B dhe C.
Mbi 400 produkte kosovare dhurohen falas ditën e pavarësisë

Një koktej me mbi 400 artikuj ushqimorë, të gjitha prodhime kosovare, është përgatitur nga Aleanca Kosovare e Biznesit dhe do t’u servohen falas qytetarëve të Kosovës, në ditën e shpalljes së pavarësisë, përgjatë rrugës në sheshin “Nënë Tereza”.
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Kosova e pavarur Empty Re: Kosova e pavarur

18th February 2008, 16:50
Nxënësit shpalosin pikturat e tyre, me motiv pavarësinë dhe të ardhmen e vendit
Të gjithë nxënësit e shkollave fillore të Prishtinës, në një pëlhurë dhjetëra metra të gjatë, kanë dizajnuar secili në mënyra të ndryshme vizionin e Kosovës për të ardhmen, të cilën e kanë vendosur në sheshin “Nënë Tereza”, ku edhe do të mbahet një manifestim për nder të shpalljes së pavarësisë.
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Kosova e pavarur Empty Re: Kosova e pavarur

18th February 2008, 16:55
Afganistani njeh shtetin e Kosovës
Kabul, 18 shkurt - Afganistani njeh shtetin e Kosovës. Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Sultan Ahmand Bahin. Deklarata e tij u bë për Radion Evropa e Lirë, shërbimi i Afganistanit. Sultan Ahmand Bahin tha se në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara, të drejtën për vetvendosje dhe zgjedhjet demokratike të 3 Nëntorit 2007 Afganistani i uron suksese shtetit të Kosovës dhe i ofron bashkëpunim.
Albini
Albini
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 16/01/2008
Postime : 931
Info : op
Points : 21
Reputacioni : 20
Medalje Medalje2 Medalje3

Kosova e pavarur Empty Re: Kosova e pavarur

18th February 2008, 16:55
Urime Pavaresia te gjithe shqiptareve


Nuk munda te kufizohem pa ia percjell nje pershendetje nder me te perzemerta vellaut dhe anetarit tone te forumit "Nardlushnja" per mundin dhe kontributin qe i paska dhane kesaj teme.

Urime, shendet, e gezofshin shqiptaret ne te gjitha trevat......ku shqip frymojnë.
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Kosova e pavarur Empty Re: Kosova e pavarur

18th February 2008, 16:59
Hilari Klinton përshëndeti shpalljen e pavarësisë dhe e quajti historike
Uashington, 18 shkurt - Në mes të fushatës presidenciale në Shtetet e Bashkuara, dy kandidatët demokratë Hillari Klinton dhe Barak Obama nxorën të dielën deklarata për pavarësinë e Kosovës. Në deklaratën e saj, zonja Klinton përshëndeti shpalljen e pavarësisë që ajo e quajti "historike". "I inkurajoj miqtë dhe aleatët tanë në gjithë botën që së bashku me Shtetet e Bashkuara dhe vendet e Bashkimit Evropian të njohin pavarësinë e Kosovës menjëherë", shprehet zonja Klinton. Zonja Klinton shton në deklaratën e saj se ky është një hap që do t'i japë mundësi popullit të Kosovës që më në fund të jetojë në shtetin e vet demokratik dhe do t'i lejojë Kosovën dhe Serbinë që më në fund të lënë pas një kapitull të vështirë të historisë së tyre dhe të ecin përpara. Ka ardhur koha, tha ajo që të përqendrohemi tek e ardhmja dhe tek sfidat e ndërtimit të një Kosove të pavarur dhe të mbështesim një Serbi demokratike në një Evropë të integruar. Ndërsa senatori Barak Obama, në deklaratën e tij vë theksin tek fakti që rasti i Kosovës është unik dhe nuk përbën precedent. "Shpresoj që qeveria e Kosovës dhe populli i saj të veprojnë me urgjencë në mënyrë që Kosova të bëhet një shembull pozitiv qeverisjeje demokratike dhe të shtetit ligjor. E gjithë popullsia e Kosovës, qofshin shqiptarë, serbë ose të pakicave të tjera duhet të jenë në gjendje që të jetojnë në një shoqëri të lirë, tolerante dhe të begatshme, ku të drejtat e pakicave dhe objektet fetare të mbrohen plotësisht dhe suksesi i secilit nga grupet e popullsisë varet nga tjetri". Ai bëri thirrje për integrimin e Serbisë në komunitetin euro atlantik dhe tha se Shtetet e Bashkuara duhet të vazhdojnë të punojnë me aleatët evropianë në emër të sigurisë dhe begatisë së gjithë rajonit. "Jam i bindur, përfundon ai se me mbështetjen tonë, Serbia dhe Kosova mund të kthehen në modele të rritjes demokratike dhe ekonomike dhe popujt e tyre të shohin një të ardhme të ndritur
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Kosova e pavarur Empty Re: Kosova e pavarur

18th February 2008, 17:00
Reagimet në botë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës
Prishtinë, 18 shkurt - Shpallja e pavarësisë së Kosovës është pasuar nga reagime të shumta ndërkombëtare. Ambasadori rus në Kombet e Bashkuara, Vitali Çurkin tha se Rusia dëshironte që misioni i OKB së në Kosovë të hidhte poshtë deklaratën e pavarësisë. Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Havier Solana kërkoi që "të gjithë të veprojnë me qetësi dhe me përgjegjësi" duke theksuar nevojën për stabilitet në rajon. Britania e konsideron pavarësinë "si një zhvillim të rëndësishëm". Zyrtarët britanikë do të bëjnë një deklaratë të plotë pas takimit të ministrave të jashtëm të BE së të hënën në Bruksel, tha një zëdhënëse e ministrisë së jashtme britanike. "Eshtë e qartë se është një zhvillim i rëndësishëm që krijon një kontekst të ri për statusin e Kosovës", tha zëdhënësja e ministrisë së jashtme. Ministri i jashtëm francez, Bernard Kushner gjatë një vizite në Jeruzalem ka thënë se shpallja e pavarësisë së Kosovës është një shans i mirë për Kosovën. "I uroj fat të mbarë Kosovës", tha Kushner. Presidenti amerikan, Xhorxh Bush tha se SHBA ja do të punojë së bashku me aleatët për të parandaluar përplasje të dhunshme në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë. Shtetet e Bashkuara thanë se e kanë shënuar deklaratën e pavarësisë së Kosovës dhe i bën thirrje rajonit të tregohet i përmbajtur. Ministri i Jashtëm gjerman, Valter Schteinmaier i bëri thirrje të gjitha palëve për qetësi dhe moderim, pas deklaratës së pavarësisë. Sllovakia, një vend anëtar i BE së, tha se nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës për momentin, bëri të ditur ministria e jashtme sllovake. Presidenti çek, Vaslav Klaus tha se deklarata e pavarësisë së Kosovës mund të ketë pasoja të paprecedent për Evropën pasi mund të shkaktojë një situatë ku pjesë të tjera të vendeve evropiane të kërkojnë shkëputjen. Klaus tha se ai konsideron vendimin për shkëputjen e njëanshme të Kosovës nga Serbia si një "vendim me të vërtetë unik në Evropë". Spanja nuk bëri komente, por e kanë në të kaluarën se deklarata e pavarësisë do të inkurajonte separatistët si baskët. Ministrat e Bashkimit Evropian do të diskutojnë të hënën lidhur me pavarësinë e Kosovës. Papa Bededikti bërë thirrje që të njerëzit të tregohen të moderuar. Ai tha se ishte duke u lutur për popullin e Kosovës dhe Serbinë.
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Kosova e pavarur Empty Re: Kosova e pavarur

18th February 2008, 17:02
Kina kundërshton pavarësinë e Kosovës
Pekin, 18 shkurt - Kina ka shprehur shqetësimet e saj lidhur me pavarësinë e Kosovës. "Hapi i njanshëm i ndërmarrë nga Kosova do të ketë një numër pasojash. Kina është thellësisht e shqetësuar për ndikimin negativ në paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit", tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës. Kina dhe Tajvani kanë qëndrime të ndryshme rreth Kosovës, për shkak të mospajtimeve rreth statusit të Tajavanit. Tajvani dhe Kina janë shkputur në vitin 1949 dhe kanë ndërtuar sisteme të ndryshme politike dhe ekenomike. Tajvani, që dje mbështeti pavarësinë e Kosovës kërkon shkëputjen nga Kina. Pekini e kundërshton pavarësinë e Tajvanit.
Albini
Albini
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 16/01/2008
Postime : 931
Info : op
Points : 21
Reputacioni : 20
Medalje Medalje2 Medalje3

Kosova e pavarur Empty Re: Kosova e pavarur

18th February 2008, 17:13
Bernar Kushner , minister i jashtem i Frances konfirmoi njohjen e Kosoves shtet te pavarur.

gezuar pavaresinë
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Kosova e pavarur Empty Re: Kosova e pavarur

18th February 2008, 17:25
Berisha përshëndet misionin e BE-së në Kosovë


Kryeministri Berisha përshëndeti dje mbështetjen unanime nga të gjitha vendet e BE-së të Misionit EULEX si dhe arritjen e grupeve të para të këtij misioni në Kosovë. Kreu i qeverisë shqiptare e vlerësoi dërgimin e këtij misioni në Kosovë si një kontribut të madh të Bashkimit Europian për paqen, stabilitetin dhe demokracinë në Kosovë, por edhe në rajon, në tërësi. "Duke miratuar plotësisht këtë mision, qeveria shqiptare do të kontribuojë dhe do të bashkëpunojë ngushtë me BE-në në zbatimin e tij", u shpreh kreu i qeverisë.






Pavarësia hap një kapitull të ri në marrëdhëniet me Serbinë


Vetëm pak orë para shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, kryeministri Sali Berisha e cilësoi momentin e finalizimit të Kosovës së pavarur si nisjen e një kapitulli të ri në marrëdhëniet mes kombit shqiptar dhe kombit serb. Duke mos anashkaluar historinë e hidhur në të shkuarën, kryeministri Berisha pohoi dje se ngritja e flamurit në Kosovë, pas një beteje tejet të dhimbshme dhe të lodhshme, i jep fund një historie koloniale në Ballkan. "Me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës merr fund një histori koloniale, hapet një kapitull i ri paqeje, stabiliteti e integrimi rajonal dhe europian, hapen mundësitë për një kapitull të ri mes dy kombeve, kombit shqiptar dhe atij serb, të cilët, pavarësisht nga historia tejet e hidhur, kanë një rrugë: atë që kanë ndjekur kombet e qytetëruara europiane për ndërtimin e një të ardhmeje të re në paqe, stabilitet e prosperitet, dhe për këtë jemi thellësisht të angazhuar", bëri të ditur kryeministri Berisha në fjalën e tij. Duke folur gjatë aktivitetit të zhvilluar në selinë e Partisë Demokratike me rastin e anëtarësimit të një grupi të rinjsh në radhët e kësaj force politike, Berisha vuri në dukje se kjo ngjarje përkon me ngjarjen më të madhe të kombit shqiptar, që nga viti 1912, e cila do të ketë një ndikim themelor në paqen dhe stabilitetin e Ballkanit. "Ju jeni dëshmitarë se Ballkani i viteve të shkuara ishte Ballkani i konflikteve të egra, viktimat më të shumta të të cilave ishin shqiptarët e Kosovës. Lumenjtë e gjakut u derdhën në Kosovë për pavarësinë e Shqipërisë. Por, pavarësisht përpjekjeve të tyre të pashembullta në historinë e Europës, ata mbetën nën pushtim". Në këtë kuadër, kryeministri Berisha, duke iu drejtuar të rinjve të sapoanëtarësuar në Partinë Demokratike, nënvizoi se ata kanë fatin e madh të marrin këtë vendim të rëndësishëm politik të jetës së tyre në një sfond feste për të gjithë shqiptarët.
Sponsored content

Kosova e pavarur Empty Re: Kosova e pavarur

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi