Milan i jep leksion Shkëndijës
18th August 2017, 14:29
Milan i jep leksion Shkëndijës
Skuadra e Milanit ka arritur një fitore pa shumë vështirësi ndaj skuadrës së Shkëndijës së Tetovës. Italianët mposhtën skuadrën e teknikut Qatip Osmani me rezultatin e thellë 6-0. Kuqezinjtë e drejtuar nga tekniku Montella e kanë më të lehtë kualifikimin për në ndeshjen e kthimit dhe janë pothuajse të kualifikuar në grupet e Europa League sezonin e ardhshëm. Në këtë takim Milan luajti me altilerinë e rëndë pasi hodhi në fushë nga minuta e parë Bonuçi, Donnarumma, Andre Silva, Calhanoglu e Contin. Nëkampin tjetër nuk kishte surpriza pasi luajtën të gjithë lojtarët më të mirë të skuadrës duke filluar nga Hasani, Ibrahimi, Radeski e Abdurahimi. Talenti portugez Andre Silva ishte autori i një dopiete.
Ishte ai që zhbllokoi rezultatin e takimit në minutën e 13-të. Më pas është Montolivo ai që dyfishon rezultatin e takimit dhe i jep qetësinë skuadrën italiane. Andre Silva shënon golin e dytë personal në minutën e 28-të të takimit pas një triblimi mjaft të bukur brenda zonës. Kaq mjafton për pjesën e parë. Në pjesën e dytë skuadra e Milanit ka sërish nën kontroll frenat e lojës. Skuadra e Montellas është e etur për të shënuar gola dhe sulmuesi Borini shënon për të katërtën herë në minutën e 67-të të ndeshjes.
Pas vetëm një minuti është Antonelli autori i golit të pesë të kuqezinjve. Një shthurje totale e skuadrës së Shkëndijës që nuk përballojnë dot kualitetet që ka skuadra e Milanit. Për të vendosur kapakun sfidës mendon sërish Montolivo në minutën e 85-të të takimit duke shënuar golin e gjashtë. Kaq dhe për këtë ndeshje dhe sfida e kthimit do të zhvillohet pas një jave në stadiumin “Filipi” të Shkupit. Natyrisht që do të jetë ndeshje sa për statistika pasi kualifikimi i Milanit në fazën e grupeve është pothuajse një çështje e marë fund. Vlen të theksohet se në këtë sfidë numri i mbështetësve të Shkëndijës ishte tepër i madh. Tifozët u mblodhën nga të gjithë trevat shqiptare por dhe italia për t’i dhënë zemër skuadrës së Shkëndijës.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|