Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

Kenget Epike E Legjendare Shqiptare Empty Kenget Epike E Legjendare Shqiptare

1st September 2017, 00:08

Kenget Epike E Legjendare Shqiptare


"Martesa e Halilit"

KENGET EPIKE E LEGJENDARE SHQIPTARE

Studime dhe analiza

Visaret e Kombit Shqiptar janë të shumta, por ndër me të shkëlqyerat janë kënget epike legjendare, ku nëpërmjet tyre është shkruar qartë historia e jonë e mrekullueshme me të gjitha përmasat e veta. Ato këngë epike, vaje, gojdhëna e shumë të tjera, kanë qënë edukimi mbarë shqiptar tradicional gjatë mijë vjeçarve, të cilat kanë mbajtur gjallë shpirtin e qëndresës dhe të mbijetesës ndaj çdo vuajtje apo lufte nëpër kohra. Ndër më të njohurat legjenda janë për Mujin dhe Halilin, legjenda që kanë marrë përmasat e këngve epike legjendare, ku janë kënduar e cituar shekull pas shekulli nga masat popullore Shqiptare, nën tingujt e veglës tradicionale „Lahutës“. Për lexuesin tonë po fillojmë një botim të një cikli të këtyre legjendave Shqiptare, qofshin ato në këngë apo tregime, duke i përshtatur për botim, pa ua humbur rimën dialektore, por duke u përpjekur për ti përshtatur sa më të kuptueshme për lexuesin tonë. Njëkohsisht ju përgjigjemi për pyetje që ju mund të na drejtoni, për fjalë që nuk i kuptoni dot, pasi ato janë fjalë të vjetra të Shqipes së folur. Por dhe me origjinë dialektore, kryesisht të krahinave veriore të Kombit Shqiptar…

Martesa e Halilit

Lum për ty, o Zot o i lumi!
Fort po shndrit ai diell e pak po nxe’!
Ç’po e rreh era, rrapin e Jutbinës !
Borë e madhe që paska ra,
Randojnë ahet për me u thye;
Ushtojnë bjeshkët prej ortekve,
Kanë ra vashat me gja në lumë,
Kanë gjetë lumin në akull të ngrimë;
Kanë nisë vashat krojet me kërkue,
Kanë gjetë krojet, hej akujsh, shterrue.
Kanë nisë vashat e po dertojne:
Kur të bajnë Zoti motin me lirue,
Gjaja e gjalle drue se ka mbarue !
Po Zot, ç’ka janë njata shtetgtarë,
Veshë e mathë porsi Zotni?

Çfarë na thonë këto vargje epike popullore shqiptare ?
Kuptimi dhe zberthimi i tyre i hollsishem :

Të gjithë Shqiptarët nëper miera vjeçarët e historisë së ekzistencës tonë si komb e si popull, i jemi falur një Zoti të vetëm, atij që ka qënë, është e do të mbetet krijuesi e inspiruesi i gjithsisë, mbrojtësi dhe drejtuesi i gjithçkaje në këte Uneivers. Ashtu, pra Perendia ka qënë fillimi i parë i çdo vepre, deri dhe i fillimit të përshkrimit të historive tona në kënge e vargje.
-Fjalet “ Fort po shndrit ai Diell e pak po nxe” : Kanë domethënien se e vërteta mbi komibn e popullin shqiptar ka shkëlqyer gjithmone e jetes në vetvehtën dhe vëndin e vet, si dielli, por shumë pak dhe pothuajse aspak nuk është rrespektuar nga vëndet fqinjë dhe aq me pak nga ato shtete e fuqi të tjera që njiheshin gjatë shekujve dhe që kishin filluar të bënin pazare me trojet e vëndeve të tjera, e sidomos me trojet e Shqiptarve.
“Rrapi i Jutbines” Nje peme gjigande qe rritet deri ne puthje me rete, qe jeton qindra vjet e qe nuk i shuhet fara kurre, eshte simboli krahasues me origjinali, qe ka gjetur krijuesi popullor per krahasimin e kombit shqiptar. Rrenjet e rrapeve shkojne aq thelle ne toke, gje qe tregon per vete rrenjet tona te lashta kombtare shqiptare. Bashkë me ahet që gati po thehen prej debores se madhe… ato janë kryeqëndrat e banuara në trojet veriore Ilire-Shqiptare, eshte vete simboli i kombit me kryeqendrat e veta, në një jetese bolleku e qetsie të cilën populli e tregon me ngarkesën e deborës nëpër ahe, si simbol i rifreskimit, i ringjalljes së jetës dhe pasurise…. Pra në fiset e familjet Shqiptare nuk kishte varfëri në ato kohra, por kishte një ftohtesi jete prej luftrave, të ftohta, acar, aq sa kishte ngrire jetën, krojet dhe lumenjte, çdo gjë të levizshme… Jetën e ngrijne, e ndalojne luftrat, shkatrrimet, barbarit e armiqve që vijnë si rrebeshe, sa dhe deri elementet e parë të jetës i ndalojnë…
Ato luftra kishin ngrire gjithe jeten në trojet veriore Shqiptare, pasi burrat kishin rrokur armët dhe kishin dalë përballë sulmuesve që u binin kufijve të Ilirise në veri, herë mbas here, e në ato luftra nuk ishte e lehte të dilnin as vetë fitimtarët pa viktima. Shumë gjatë vazhdonin ato luftra, sa që vashat Shqiptare të cilat mbanin mbi supe jo vetëm peshën e mbajtjes gjallë të jetesës në familje, furnizimin e burrave në luftë me ushqime e veshje, rritjen dhe edukimin patriotik, trimeror të fëmijëve, por edhe vetë, shpesh, kur armiku depërtonte deri afër vendbanimeve, ato përlesheshin fyt më fyt me barbarin… Ato gra Shqiptare të atyre kohrave e ndiqnin zhvillimin e luftrave dhe bënin llogarite aq sakt saqë në momentet më të rrezikshme kur ato parandjenin humbjen apo shuarjen e fiseve dhe krahinave të tana të cilat binin nën thember të armiqve, ato paralajmronin tërheqjen drejt thellesive të zemrës Ilire, siç ishin malet apo qytetet e Shqipërise veriore.
Në përpjekjet e tyre për ta shpëtuar gjallërimin e jetës në viset e trojet shqiptare, ato e krahasonin luftën me motin e keq, të eger, të ftohtë që shkatrron çdo gjë dhe deri bagëtite, nuk kanë me ujë as ushqim. Mirpo kur diku larg në majet e bjeshkve shikonin burrat e tyre apo mashkujt e fisve Shqiptaret që po ktheheshin nga luftrat kundër armiqve me një gjysëm fitore, apo tërheqje, si disa gjahtarë që nuk kanë arritë ta kapin apo ta gjuajnë gjahun që kanë pasë si qellim… Pra nuk kanë arritë ta debojnë armikun përgjithmonë, pasi ai kishte zënë vënd diku në cepat e kufinjve, ku vinte çdo dite duke e shty nga një gjurme, brenda territoreve Ilire-Shqipetare…
Betejat e Legjendave të Mujit dhe çetave të Jutbines lidhen gjithnjë me një lumë të madh, ku shpesh stuhite e luftrave i perplasin në brigjet jugore e veriore të atije lumi… Mirpo në legjenda na thuhet se Gjeto Basho Mujo, si perfaqsues i popullit shqiptar ne ato kenge epike e legjendare, i ka kullat në krahun jugor të atijë lumi…do me thene se kufinjte e shqiptarve fillonin aty...
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi